Muhamet Ademi, poeti i viteve `40, në plejadën e të rinjve shkodranë që do të ndërmerrnin guximin e ideimit të revistës së parë në llojin e vet “Kritika”, si dhe revistën letrare “Fryma”. Në këtë revistë boton vjershat e para me pseudonimin Hespeiriues. I tërhequr nga jeta aktive, si mësues i thjeshtë fshati në Kërrabë, mbi kurriz pasojat e persekutimit, Ademi zgjeron krijimtarinë e tij letrare, e cila për herë të parë është përmbledhur në vëllimin “Liria e fijes së barit”, zgjedhur e përgatitur nga Nasho Jorgagji, botimet “Princi”

 

Sa dhimbë!

Sa dhimbë!

Sa dhimbë

me kujtue jetën,

fluruese me zanin tim!

(Kur dita shkimbet

e nata ende s’duket)

Sa dhimbë

me të kujtue sytë,

sytë tuej të kaltër.

Rini

që një ditë hija e muzgut

do t’i mertisë.

13. 2. ‘43

 

 

Erna…erna…

Erna…erna…

a i ndien?

Rrshqasin mes gjethesh

të lagun

nëpër rrugë të heshtuna

me kangë të grisuna

me lotë të ftohtë.

Tjetër asht e nesërmja

e tjerë janë hapat

e ngjyrat,

nuk dij se cilat.

Erna… erna…

mikeshë,

a s’i ndigjon?

Janë tinguj,

që zgërdhihen me mue e ty,

janë tinguj të marrë,

asht koha.

Të e due kohë

rrashtën e frikshme

tanden me rrokë.

Digjem

me krahët e mij të brishtë,

me duert e mija t’ hajthta

me t’i gërrye vargjet

e dheshme.

Mikeshë,

hesht e ndigjo,

a nuk të ngjajnë kto erna

si andrra flatrash?

Kjo asht jeta,

që t’peshon

mbi qepallat e zbeta

e mbi duert

e djersituna.

Fruer 1944

(Botue në “Fryma”)

 

 

Motet kanë ndrrue

Prej gëzimesh që kurrë s’njohta

prej zanesh që kurrë s’dëgjova

prej grash që kurrë nuk pata

Unë vuej.

Kujtimi

bren jetën time

mbi mue,

mbi ninzat e ftohta

të zmadhueme e t’rrita

m’ep dhimba,

më gjakon,

më pervlon,

dejt e shtrime

me dëshira kote.

 

Motet kanë ndrrue

më shpejt se andrra ime.

I njëjtë mbeti kujtimi.

Prill 1944

(Botue në “Fryma”)

 

 

Natën nuk mund…  

Natën nuk mund ta kapi

ndër gishta t’mij ta shtrydhi,

ta thaj, si lulen në gji ta ndrydhi.

Fryma e saj valëvitet,

hija e saj dridhet

ndër buzët e sytë tanë,

derton,

si heshtja përmes gjetheve

i përshkon.

E rrjedh në pika gjaku

e gjaku asht kangë,

e gjaku asht Lumni,

e gjaku asht bukuri.

Por bukuria ban

që lodhja të jetë natë

e nata kangë,

që s’pranë

në mue.

Kallnuer, 1944                   

(Botue në “Fryma”)               

 

 

Pranë shtratit

Në dhomën e mkatit,

pranë shtratit

frushulloi fustani

e ra pa jehonë,

si pika e gjakut

prej plagës së njomë.

Bardhësia e shtratit

rri në vorbullën e mkatit.

N’pasqyrë u fiksuem

lavirë cullake,

të dy në fytyrë u zbemë.

Shpirtënt tonë s’u pushtuen,

mishrat tonë u shkrumuen,

Vrag tretme e u mekue.

1943

 

***

Hesht,

Mos fol, mikeshë!

Ndër buzët tona,

Fjalët kanë jehona

që t’shastisin.

 

Hesht,

mikesha ime!

Gjethet shushurisin,

Buzët tona murmurisin

të përjetshmen melodi.

 

 

Shpeshtim

Durimi i ashpër s’ikte aq lehtë,

egërsohej edhe urrejtja,

por s’i mjekonte plagët

qe më forconin qëndresën.

 

Çdo gja vjetrohej:

edhe hapat e përqafimet,

grusht mblidheshin gishtat

e goditnin gabimet e mia.

 

Shpresa e besimi, të gënjyem,

lehtë gjunjëzoheshin

e binin në laqe.

 

Boshllëku u zëvendsue

për aq e kaq vite

me gënjeshtra, mashtrime.

 

 

Pasiguria

Pasiguria,

ajo zuskë muer fluturimin

nga kafshimet e shqelmimi i njerzve.

Pezull ngelen në përgjim

Koha dhe shprehja

 

Pasiguria,

Ajo lavire ndërhyni e u zhyt

Në ngjarjet e mia të ngrohta e intime.

Ndëshkimi e godijet e dobësitë

Filluen që në ditët e para të çlirimit.

Rrugëzgjidhje s’u gjetën.

 

Tashti po hetohemi

në çdo lëvizje

S’arrijmë të pushtojmë ma,

Pasigurinë, as besimin tonë.

Korrik, 1978

 

* Ilustrimi është një fotogramë nga "Nostalghia", Andrei Tarkovsky, 1983

58 Komente

...dialekt veshtire i kuptueshem...

Ueeee sa fantastik smiley

Vargje te perkryera, te thjeshta, te pastra. Shume po me pelqeka. Dua te di me shume per autorin.

kam te njejtin mendim..me pelqyen shume

Neser Fin se eshte vone.  Por te lutem  , ne se desheron  do  thuash  a ka dhe sa fjale  ka qe nuk kupton .Ose ne se ke mundesi te thuash se ku i ke hasur me pare , qe i DI 

Kendshem shkruan , pavaresishte se "krahasimi " perdoret  " ashtu si e kuptoj une " si ne cdo Hermetizem , por 100% dikush ka "fut dore " dhe i ka pershtatur me Sot , pasi ka shume fjale me drejteshkrim sidomos kur lexon Kallnuer e Fruer !

Flm qe i solle !

Jo, nuk ka fjale qe nuk kuptoj, por edhe "sikur", kjo s'eshte shume e rendesishme kur lexon poezi. 

Motet kanë ndrrue

më shpejt se andrra ime.

I njëjtë mbeti kujtimi.

flm Fin!

 

Mrekulli ! Flm qe i sollet ketu

Erna... Erna te kujton aq shume La pioggia nel pinetto, te d'Annunzio-s. Me pelqyen shume.

Vateja ka qene fashist. smiley

Asnjehere s'me kujtohet kur e lexoj.

flm

wow

Me shume larg ndiesise se vjersherimeve  per te cilat mendoj si dhe ju se Vjershetori Ka DAMAR ! Dhe megjithse nuk Kuptohen drejtepersedrejti ...Ndihen ! Ja disa fjale qe nuk i kam Hasur ne gjith ate shoqeri Verioresh me dekada , pervec Kallnuerit e Fruerit !

dita ... shkimbet

hija e muzgut do t’i.... mertisë.

Fruer 

 Mbi ...ninezat ...e ftohta

Kallnuer,

Deri ketu them se ka bere Poezi .

Me pas qe nga Hesht e poshte ka bere Pamflete Politike ! Si eshte fati ketij Poeti qe nuk njihet , te pakten keto 25 vjet ! Mundesh dicka Fin !

Ja per fuer (kerkim vetem tek Peshku): http://www.peshkupauje.com/search/google...

Ja per kallnuer (kerkim te Peshku): http://www.peshkupauje.com/search/google...

mertise: http://www.peshkupauje.com/search/google...

nineza: http://www.peshkupauje.com/search/google...

Tri te fundit, i gjen tek Fjalori i Gjuhes Shqipe i '80-s:

http://www.fjalori.shkenca.org/

 

"Me pas qe nga Hesht e poshte ka bere Pamflete Politike !"

Edhe mua ndryshimi mes periudhave me beri pershtypje, por jo per keq. Poezia sherben aty ku ka nevoje, mu si Hirushe: nje here per te pastruar shtepine e nje here per te magjepsur princin (ta zeme).

P.s. Per poetin ne fjale di shume pak. Me pelqyen poezite dhe i solla.

Flm ! ...po duket sikur i ke bere Vete smiley

Pastaj dhe une ate thashe se keshtu duhet  Lexuesit te lexojne me Fjalorin e Gjuhes Shqipe ne sqetull !

Po me gjithmend ato Vite te Pushtimit Nazi - Fashist ,  ndoshta nga Presioni i Pushtimit ndoshta nga nje Zgjim me shkaqe Patriotike , po gjithsesi si enet nen Presion , kam lexuar neper shtypin e Kohes ( per aq sa me ka rene ne dore ) por edhe ne Antologjine e Poezise Shqipe me te vertete Vargje dhe krijime Poetike ! Kete poet , nuk e kam hasur ndonjehere megjithse shumica shkruanin me "pseudonime " se sic me kane thene bashkekohes "ishte TURP te merreshe me vergje " e me te shkruara , jashte situates smiley

Guerilet nuk ishin si te Marko Dajtit  smiley

 

Gjyshja ime mallkonte - a t'u shkimte nratja,t'u shkimte! - po as une s'e di c'a do me thane (nratja - mgjesi)

Per here te pare e kam has diku te "Muji e Halili", ka qene nje varg i tille  "u shkimen rete" a "u shkim dita"  dicka e tille, qe mendoj se duhet te jete: me u tret, me u zhduk, me u davarit, me humb...Tundohem shume ta perdor, kur perkthej vete, po s'ma mban, duhet gjet konteksti i duhur, ndryshe ngec.  

mallkimet ne epos, arketipi "t'u shkimt drita, mori Zane"...

A i kane bere monument Dhimiter Paskos?

Nqse jo, c'presin? Apo e ka zene vendin ai pashai halldup me shallvare qe boni hamomet n'tiron?

Pashane halldup e kane zbrit nga kali, tani kane hall ku te varin Zogun. Ne Shqiperi eshte me mire te mos kesh monument, o Emo, se te ndodhin gjera te pahijshme. I menjanuar, i ruajtur me kujdes nga ata qe ia dine vleren, ashtu eshte me mire. 

ke te drejte. Kjo loja e monumenteve eshte nga te paktat linja me vlere ne fiaskon (per mua, gjithnje) "Mosmarrveshja" e te madhit. S'di a i  ke parasysh.

E meqe je Ti, ajo pune e monumenteve si e pershkruar atje, sado gri e zymti qe eshte, me vinte paralel me xhani rodarin e shigetes se kalter, edhe atje eshte nje monument me kale qe fillon e ecen, mos gabofsha, se u ben kaq vjet smiley

"t'u shkimt drita, mori Zane"...

At'here dhe mallkimi i gjyshes time do ket pas kuptimin;"tu fikte(shujt) drita! (nratja - mgjesi - doli drita)

gjyshja ka qene nder homeriket e fundit ne kete planet, Pjeter!

Ai mallkim eshte kozmik (kercenimi bere diellit qe do te te syrgjynos ne Hades t'u besh drite te vdekurve, nuk eshte aspak ndryshe nga "t'u shkimt nratja". Kjo e fundit, ka avantazhin qe eshte me e kursyer ne fjale. energjia e ndryre ne verb eshte maksimale, te kujton protolenden, para big bangut).

nejse, mos heqim vemendjen nga afera Jar Nishoni & Ternava me kto vogelsina.

mos harroj edhe kete: kur lexon nga keto qe po molloisim, e kupton se sa te lehta e pa lende (krahasimisht!!!) jane keto poezite me qepalla te zbehta e erna flutrake smiley

Ajkuna vajton Omerin, o tu shkimte drita ty o mori hane, qe s'ma cove at' nat nji fjale

Po! Rrofsh! Duhet kete qene diku nga 8-vjecarja. "T'u shofte drita..." ka qene gjegjesja ne standard, tani e kujtova.

ooo ca na kujtove Vajtimi i Ajkunës ( i rende)

Drita a dalë e dritë s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ç’ma ka gjetë?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetë?…
Qyqe vetëm rrugën paska marrë,
kanë zane vend yjt’ vajin me e ndie!
Kur ka dalë ndër Lugjet t’Verdha,

 

atëherë nana hanën ka mallkue:
-T’u shkimtë drita ty, o mori hanë,
që s’ma çove atë natë nji fjalë,
n’Lugje t’Verdha, shpejt me dalë
bashkë me hy n’nji varr me djalë!…
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjeç,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

 

Mirë po pshtetet për degë t’ahit
pikon loti mbi varr të djalit
Kanë lanë kangën zogjtë e malit,
kanë lane kangën me vështrue!
-Po a s’e din se kush ka ardhë,
që nuk çohesh për m’u falë,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji herë ksi burgut t’errët,

 

fol me nanën që t’ka rritë
s’m’ke lanë kurrë kaq shumë me pritë!…
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji herë për me lodrue
bjer ndër gurra me u freskue
kërko majat bashkë me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!…

 

 

Sa e fuqishme qe eshte. c'ngarkese emocionale ka! E te mendosh qe ne i studionim ne shkolle 8-vjecare ku s'arrinim te rroknim as gjysmen e kuptimit te tyre. Duhet me iu rikthye ca leximeve te asaj kohe patjeter! Po koha, ku eshte koha, thuaj!

Po. Tani nga Tregime te Mocme Shqiptare, mbaj mend qe Omeri ishte djali i fundit, qe i kishte mbetur gjalle, se gjashte apo shtate te tjeret i kishin vrare. Nga kjo, gjithe kjo dhimbje them.

Dil nji herë për me lodrue
bjer ndër gurra me u freskue
kërko majat bashkë me zana
se ty varrin ta ruen nana,

a ka shekspir? dante? homer? hugo?

para ketyre 4 vargjeve, schlicht und einfach: NEIN! 

Eshte per t'i ndejt larg, Emo, jemi me tragjike se greke e romake bashke, prandaj dhe gezimet dhe vakite i perjetojme ligsht. Sinqerisht, duhet me iu avit anash, se balle per balle, t'rrezon. 

do vete t'i hap varre

te sho c'nur i ka rare

nur i kuq a nur i bardhe...

Morg. Vdekje e te dashures. Autopsi. Estetike (nuri si hir, hijeshi, hije - te treja kategorite perziere ne nje espresso shume te forte).

Me erdh ai afshi i vjeter i autobiografise se popullit ne vargje. S'na ben mire per performancen ne pune smiley

Idriz, edhe mua me beri pershtypje ndryshimi ne kohe, por nuk mu duk tjeter stil. Shpeshtimi eshte sonet llahtar, me ben xheloz, nuk ja kuptoj titullin, por nuk me duket fare pamflet politik, thjesht zhgenjim moshe. As hesht nuk me duket e tille. Vetem pasiguria i ka eksplicite referencat historike, por do matesha 100 here para se ta quaja pamflet.

Ti shko korigjo ate" fshirjen " pastaj hec .Se keshtu qe te shkruj Une si do ti vallaj nuk kam Mirazh !

Po hajt mo me qe erdhe me eksplicite , cfare Linja ka ky si Poet ? Cfare ka shkruar dhe ku ka Botuar ? Cfare di ti per kete vitin 78 dhe ku i ka Botuar ! Pasi te sqarosh gjera konkrete lei dhe udhe Fabtazise per " zhgenjim moshe " ...Ose ndrushe "i shijojme ato te parat dhe keto te tjerat Une JO ti PO !

Ne mosha te medha nuk ka me zhgenjime moshe me Poezi .Me qe je qejfdashes e di metamorfozen besoj nga Poet ..." Oh e dashur pse me le " ne Proze "Ndarja ishte shume e lire 380 dollare ..." smiley

Nuk e njoh poetin, e thashe. Por me pelqeu. Por edhe pertej pelqeses (se normal qe s'po diskutojme shijet) objektivisht, pra (meqe i ke qejf fjale si keto e si "eksplicite") ato poezi nuk kane as forme dhe as permbajtje pamfleti. E kuptoj qe nuk te pelqejne, por nje gje eshte te shprehesh gjykim subjektiv si ky e t'i quash madje edhe te shemtuara, dhe nje tjeter eshte t'i quash "pamflete politike." Dhe per me teper qe e njejta gje vlen edhe per ty, "pasi te sqarosh gjera konkrete, leji udhe fantazise me 'pamflete politike'." Pasi "konkretisht," pertej pelqeses, objektivisht, poezia flet vete me shume se c'mund te flase biografia e poetit. E para kjo. 

E dyta, ku ka zhgenjim me te madh se sa te arrish ate moshe sa mos kete me zhgenjime? Perndryshe, duhet te jete e gjithe mosha nje zhgenjim pa fund qe mos kete me zhgenjime. Por ndjese, se eshte moshe qe se njoh e mund t'i kem dhene shume udhe fantazise. 

Dhe e fundit, ti e di qe une s'kam gisht neper fshirje, keshtu qe nuk di ca me kerkon? Pastaj dhe po qe se na kane fshire, s'e shikon, perla, diamante do humbase njerezimi...

Leke Calaj me lahute e kendon pak ma ndryshe. (kur e ndigjon me lahute eshte 100 here me e forte). 

 

Mire bylbylat djalin po ma vajtojne 

e njat here Muja ka shkue ne shpi 

nana e djalit Mujen po ma t'vet 

Mujo mua djalin cma ka gjet?

n'lugje te verdha a thue mua me ka mbet?

nlugje te verdha djali nuk ka mbet 

por ka shkua per me bujt te dajat

cka qit njat here grueja e i ka thane 

pash q'at zot o Mujo qi t'ka dhane 

amanet ti djalin cma ke bo?

cka qit njat here Muja mi ka thane 

me vajtua kur te shkosh per dru

zhurme ne konak nuk du me me bo

se shkijet besa djalin ta kane vra

n'lugje te verdha n'dac o per me pa

nj'atje ne dhe per vete e kam shti

qyqja none besa mbet pa djale 

ka nis nj'at here grueja me bertit 

sa shpejt rrugen besa ma ka marre

n'lugje te verdha nj'at here kur ka dale 

ka nis honen besa ma mallkon

ty tu shofte drita more hone 

si sma cove ti o at nate nji fjale 

n'lugje te verdha besa per me dale 

me hi ne vorr o mrena me gjith djale 

 

Ajo qe me duket shume interesante eshte pse Muji ne fillim tenton ta genjeje Ojkunen kur i thote:

n'lugje te verdha djali nuk ka mbet 

por ka shkua per me bujt te dajat

Frika mbase? Frika nga reagimi i nenes kur merr vesh vdekjen e djalit? 

raportit te Mujit me te shoqen, per nga gradet e lirise, u vijne anash gjithe keto paradhigmat e te sotmes. 

Muji qe nuk trmebej nga asgje, pervec perballe dhimbjes se nenes qe ka humbur djalin.

Fantastike! Lapidar  Humanizmi!

Pse iu fsheh Kostandini skenes se takimit te nenes me te bijen?

Ik ti perpara, se une kam pak pune ne ajodhime

Ai i vdekur se i vdekur ish, frika duhej te ish nocion i huaj per te, kish vajtur gjer ne Bohemi e ish kthyer i bir i botes, a nuk rrinte dot edhe 5 minuta? 

Konstandini theu Besen me te rende te kesaj bote (kontrate): vdiq para nenes se tij.  Edhe pse arriti te ndreqe njeren nga pikat e kontrates, i solli nenes te bijen,  “black hole” i krijuar mes tyre, nuk mund te zhbehet me asnje Big Bang. Ka nje tmerr kozmogonik ne tere kete moment, dimensione qe perthyhen e tentojne te arrijne njeri tjetrin, pa mundur kurre. Nuk di a te ndodh ty, por vete sa here qe e lexoj kete legjende, ne nje pike te trurit rri perhere ndezur drita e shpreses se Konstandini mund te rimarre permasen tokesore.

ecja e te dyve nen yje ka qene qe ne krye te heres pasazhi qe me ka goditur me shume. Genjeshtrat thene te motres, jane e njejta logjike me genjeshtren e Mujit per te shoqen.

Permes genjeshtres thuhet e verteta me e madhe (doja te hapja nje muhabet te tille me heretikun, po ai eshte i zene me luftera boterore ne fronte me te rendesishme), ka nje optike te cuditshme ne realitete te ketyre dimensioneve, perceptimi nuk vjen dot i drejtperdrejte, por si pasqyrim - a nuk eshte e njejta teknike e perdorur per bukurine e Helenes e dhene mes llafeve te pleqve trojane: ia vlen te luftosh per te? apo ne perrallat arabike, bukuria e gjylxhanit e dhene permes vajit te hidhur te eunukut te haremit te emirit (i cili kish qene donzhuan e njohes i mire femrash ne te rite e tij, e mu per kete arsye e trodhen dhe e vune "drejtor" haremi) -  ai e pa gjylxhanin, u murretye ne fytyre, u tha vartesve pergatiteni ju per te emiri dhe iku te qaje i vetem ne kthinat e veta.

Ron per fat ekziston edhe youtube nje variant i AJKUNA QAN OMERIN.

Besoj se kjo eshte ndoshta pjesa me forte e folklorit tone, bashke me 

Keni pare skeni pare

shkon i vdekuri me te gjalle.

Te dyja madheshtore

smiley

Jo Ron ..eshte si dhe sot Tradite jona .Biles per ti thënë Lajmin e Vakisë nje të afërmi që nuk ka dijeni për shumë arsye zgjidhet nje nga njerzit e FORTE te fisit per me dhënë "myzhdenë " !

Është një nga format e Respektit më të Thellë , sidomos kur Bëhet fjalë për Nënën , kjo e Mujit kalon në një Lirizëm e dashuri pa Cak ! E rrallë ndër më të rallat si mesazh !  

Me thënë të drejtën ishin nga Librat më të dashur të moshës kur shihnim Ëndërra me Gjermanë e Fashistë që sulmonin vëndin për të gjetur bashkëpunëtorët e tyre midi Grande Kakave shiptare !

Edhe nje nxenes ne klase te 6-te apo te 7-te kishte me bo vjersha me te mira. Ky osht kot fare.

Nuk bie dakort Idris!

O ishte Mujo i forte o nuk ish kush! 

Mujo mua djalin cma ka gjet?

Kjo me siper mendoj se e ka shty Mujon drejt genjeshtres. Mujo nuk shkon drejt genjeshtres prej respektit por prej frike. 

 

Prap pa qethur smiley

Nuk është GËNJESHTËR është thelbi i të folmes së Mujit ! Pra Muji me i Forti shfaq  një " dashuri , respekt , urtësi " e gjithshka të ardhur nga Eposi Homerik . Është thelbi i Traditës ! Për ngjarje të rënda nuk hidhen "Gurë mbi Kokë " .Besoj edhe vetë e ke lexuar që Muji i vërtiste shkëmbejtë si punë fiçorësh lumi !

Në se gjykon që është Frikë , duhet ta shoqërosh edhe me PSE -në e gjykimit të një Fakti të tillë ! Gjë që do jetë përëpjekje artificile , pasi do arrijë Kulmin e dëshpërimit që nuk përligj as Eposin as faktin e Herojve !

ose Ajkuna do bëjë Gjëmën ndaj vetes

ose Ajkuna do Vrasë ,godasë , Mujin !

Ose ...do përfundojë si tjetër Version i përafërt por jo i njëjtë as në Lajm !

Një në prag e një në derë / Plasën si qelqe me Verë !

Të paktën këto kemi në Shqip smiley

A do habiteshe nese pas "Mujo mua djalin cma ka get" Ajkuna i fuste thiken ne bark Mujit?

Medea per dashurine e te shoqit theri bijte. Ti mendon se Ajkuna per dashurine e te birit nuk e ther Mujin? 

Po patjetër ! dhe do ti jepja të drejtë Shm...ti  që Ajkuna është nga fis i Malit të Zi , po me një merak se  pastaj hajt ta mbaje Lubonjën për Çmitizimin e zakoneve makabre të Lajmit të vdekjes smiley

Je shumë i vlerësueshëm për mua , por të LUTEM  ndërprite " Sikurin " në variante që kanë ndodhur pa "Sikur" mbrapa . . Ne kemi faktin dhe Traditën .Ose jepi variantin e zgjeruar edhe edhe për lezet muhabeti smiley

Eposin jemi te "denuar" ta kuptojme me sikure, perndryshe nuk eshte me Epos por Histori 

E xgjasim po deshe smiley Po këtët të parën që kemi , Jo me Lahutë sepse  lahuta vjen mbrapa , e kemi KËSHTU siç e thotë MUJi .Dhe kjo është shumë e shpjegueshme me SOT si Traditë . Fisnekeri Dhimbje Kulturë Njerzore e Klasit lartë !

Pastaj asnjë nuk  detyron askënd të shtrihet në Sikure ... me SIKURE unë do të mirëpranoja edhe  një variant të tillë argumenti ..

Ani boll mirë që u ka Vra .Shyqyr që shpëtuem prej tij !

Biles mund ta zgjeroj Intrigën po deshe sipas "  peisazheve ...." smiley me shaka , deri tek marrveshja e Ajkunjës me Krajlat malazes , "me qëru njat pengesë për me Jetue ne Paq e Harmoni në kto vise të Lodhur nga Lufta e Vrasjet për Burime Uji e Korije "  smiley

Une them perqendrohemi me teper te bota e brendshme e Ajkunes e jo te ajo e jashtmja me krajla, burime uji dhe kroje.

ajkuna sapo ka marr vesh se djalin nuk e ka me. Kujdes! Mund ti beje gjemen vetes. Dhe kur eshte e afte tja beje vetes, afermendsh qe ta ben dhe ty. Prandaj me kujdes, i thote Muji vetes. Mendoj une. 

Ti mendon se ky kujdes buron nga respekti. Une mendoj buron nga frika. Por shpesh here respektin dhe friken i ndane nje vize e hooolle, e holle. smiley

Po cfare vargu ke per Boten e Jashtem pervec hamendjeve ose Sikur ? smiley

Respekti eshte nje Vend Bosh ku duhet te ishte Respekti i Thelle ose ajo qe thirret Dashuria .! Muji ka dashuri per Ajkunen smiley

Dhe habitem, perse neglizhon ose perjashton Variantet  e Sikures time ?  Perse vetem Sikura Juaj e Nderuar duhet Pranuar smiley

Respekti eshte nje Vend Bosh ku duhet te ishte Respekti i Thelle ose ajo qe thirret Dashuria .! Muji ka dashuri per Ajkunen

smiley

Dhe habitem, perse neglizhon ose perjashton Variantet  e Sikures time ?  Perse vetem Sikura Juaj e Nderuar duhet Pranuar

Me vjen keq:

shpesh here respektin dhe friken i ndane nje vize e hooolle, e holle.

Viza e holle nuk eshte gje tjeter vecse hamendesimi i mundesise per te qene une ose ti gabim. smiley

Si gjithnje e pranoj  jam Une smiley

Po nuk po flasim per definicione me duket . Po flasim drejt per nje Ndodhi .Dhe pikerisht ajo Viza e Holle ben SIKURIN argument  po  vetem ne nje Krah .....Vetem per Sikurin tuaj te nderuar smiley

Respektin nuk duhet ngaterruar me Friken ndaj eprorit !!!! Eshte fushe tjeter ketu .Kur une shpreh Respekt per Ju , duhet kuptuarqe aq kam mundesi , sepse nuk kam njohje me teper ose te afert .Mund te kesh Respekt per te "aferm " por jo Frike .Ndersa ne Familje Respekti perfsaqesohet nga dashuria per njeri tjetrin .

Shpesh edhe ketu pervec shokeve Antikomuniste qe jane me Hanxhar ne dhembe smiley behen thirrje per me shume Respekt e Dashtuni midis njeri tjetrit .

Ndoshta nganjehere te gabon Logjika e ftohte ekonomike e z.Pjer smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).