Aludime për Gërvenin si poliagjent

Institucionet zyrtare kanë fare pak kujtesë. Sapo ndërhyn politika, edhe ushtarakët bëhen pjesë e betejës politike të ditës. Disa histori të hershme që nisin që me refuzimin e dikurshëm të Moisiut për të firmosur për Gërvenin...

 Në Ministrinë e Mbrojtjes e morën lehtë. Panë kalendarin, bënë praktikën e zakonshme dhe ministrja Mimi Kodheli firmosi në dokumentacionin që i kishte përgatitur stafi i saj: Përqësuesi ushtarak i Shqipërisë në NATO duhet të kthehet në atdhe. I mbaron mandati!

Në kushte normale kjo do të duhej të ishte një praktikë rutinë, por në një vend si Shqipëria ku normaliteti është përjashtim dhe jo rregull, ndodhi tërësisht e kundërta. Dosja Gërveni u shndërrua papritur në një çështje të nxehtë që përplasi autoritetet më të larta të vendit, duke nisur me Presidentin e Republikës, në rolin e Komandantit të Forcave të Armatosura, ministrin e mbrojtjes, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një mori personazhesh të tjerë të nivelit të dytë.

Eshtë dhe një “palë” tjetër që deri më tani ka heshtur. Mund vetëm të hamendësohet se në çfarë mënyre e ka pritur zyra e NATO-s në Bruksel këtë lojë shqiptare me ushtarakë, politikë dhe politizim ushtarakësh në ekstrem. Burime të  rezervuara nga Brukseli konfirmojnë paraprakisht vetëm habinë e thellë për çfarë po ndodh, por nuk ndalen këtu. Në Bruksel, për aq rëndësi sa kanë punët që lidhen me Shqipërinë, sidomos për këtë rast, kanë dhe shqetësime të tjera. Shumë më të thella dhe shumë më të rënda. Për çështje që kanë të bëjnë me atë pikë të problemit që ata e kanë jashtëzakonisht të ndjeshme: sigurinë! Në Tiranë e njohin këtë shqetësim. Por deri më tani, meqë e sotmja e kësaj historie lidhet me histori shumë më të hershme, as nuk kanë folur dhe as nuk kanë ndërmend të flasin. Më keq akoma. Institucionet shqiptare kanë kujtesë të shkurtër institucionale dhe me shumë gjasa, as nuk kanë dijeni për historitë e vjetra që do t’i jepnin këtij lëmshi një zgjidhje krejt të papritur. Që votat në qershorin e vjetshëm dhe numrat në Kuvendin e sotëm, i detyrojnë të jenë shumë më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në sukses. E megjithatë, lehtësia me të cilën e kanë marrë dhe shtruar për zgjidhje, të paktën deri më tani, është thjesht e padurueshme.

 

Dy fjalë për çfarë po ndodh

Nisi në javën e fundit të marsit. Në dukje një urdhër rutinë i ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli për kthimin në atdhe të kundëradmiralit Kristaq Gërveni për shkak se i mbyllej mandati tre vjeçar i qëndrimit në detyrën e Përfaqësuesit ushtarak shqiptar në NATO. Një urdhër i paraardhësit të saj Imami, i prillit të vitit 2011 për miratimin e rregullores për atashetë ushtarakë dhe përfaqësuesit ushtarakë shqiptarë, i jepte të drejtë të hidhte këtë firmë. Sipas Imamit, këta përfaqësues qëndronin në “…shërbim për një periudhë tre vjeçare… dhe koha e qëndrimit llogaritet nga momenti i marrjes së detyrës…” Dekreti për Gërvenin ishte firmosur në janar 2011. Edhe vetë kundëradmirali Gërveni ishte i vetëdijshëm për këtë fakt. Për këtë arsye, në një korrespondencë zyrtare me stafin civil të ministrisë së mbrojtjes ai kishte nisur procedurat për largimin nga detyra. Vullnetarisht. Ashtu siç i thoshte kalendari që konfirmonte përfundimin e mandatit. Në letër Gërveni shpreh vullnetin e tij për të vijuar karrierën e tij si ushtarak, por dhe se ishte përgatitur që “të mbyllte karrierën ushtarake”. “Do të ndjek proceduren e largimit nga Forcat e Armatosura duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi”, shkruan ai, por duke theksuar se do të dëshironte “…të provoj të punësohem në Strukturën e NATO-s”. E madje për këtë gjë, ai kërkon dhe mbështetje nga Tirana zyrtare. Një letër që mbetet pa përgjigje për shkak të rrokullisjes së shpejtë të situatës, aty ku ndërhyn politika, një personazh i të cilës vendos të bëhet dhe vetë ushtaraku i lartë. Presidenti i Republikës mëson për çfarë po ndodh dhe ngul këmbë për të kundërtën. “E këshillon” të mos kthehet në atdhe duke thënë se procedura e largimit nga detyra ishte e paligjshme. Çështje kompetencash të cënuara të presidentit, sipas zyrës së tij. Në debat ndërhyn dhe shefi i shtabit të përgjithshëm. I saktë dhe korrekt, duke cituar ligjin dhe rregullore ushtarake gjeneral Bazo hyn në debat duke thënë se urdhëri për ushtarakët zbatohet dhe nuk diskutohet. Madje, citon dhe se çfarë ndodh nëse një gjë e tillë nuk ndodh. Por dhe deklarimi i tij lexohet me syze të tjera, me syze politike dhe ai vihet në shënjestër edhe nga vetë Presidenti. “Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e kësaj deklarate dhe përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gërvenit për të zbatuar urdhrin administrativ të ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer në atdhe pa dalë dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën”. Nuk mund të mungonte Berisha në këtë ndeshje. Tonet e tij janë natyrisht politike dhe shumë të larta: “Në revanshin e papërmbajtur për pushtet personal, dyshja Rama - Meta, pas dekapitimit të një seri institucionesh të pavarura, janë vërsulur me tërbim kundër Presidentit të Republikës, marrjen me votim në Parlament apo me urdhër të thjeshtë ministri, të kompetencave të Presidentit”, thotë Berisha. Eshtë në linjën e tij. Edhe pse edhe kësaj rradhe nuk ka shumë lidhje me të vërtetën. 

Një deklarim zyrtar i ministres Kodheli është shumë pak për të përballur “revanshin” mediatik të dyshes në sinkron Berisha-Nishani. “Kam zbatuar vetëm procedurat edhe ligjshmërinë. Kjo është një procedurë besoj krejt normale në mbarim të dekretit të presidentit… Thjesht dhe vetëm kam nxjerrë një urdhër administrativ në mënyrë që gjerat pastaj të procedohen qetësisht, normalisht që t'i hapet vendi dikujt tjetër për të ardhur”, thotë Kodheli nga korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Duke i hyrë një beteje që e kishte quajtur të thjeshtë nga pikpamja ligjore dhe një procedurë normale, por pa llogaritur se në Shqipëri hesape të tilla me politikën bëhen ndryshe. Ndaj duhet të kishte reaguar tërësisht ndryshe. Por Kodheli harron dhe një pikë tjetër shumë të rëndësishme, të cilën nuk e bën publike në këtë debat. Ministrja i është drejtuar së paku tre herë Presidentit të Republikës – edhe për problemin në fjalë – në nëntor, në janar dhe në shkurt dhe ka marrë premtimin e tij për zgjidhje. Ose më saktë, premtimin se nuk do të krijontë asnjë pengesë. Nishani bëri të kundërtën e premtimit të tij dhe në rastin më të mirë, gjykuar nga deklarimet e tij publike, zgjodhi në mos të gënjejë, të fshehë të vërtetën duke u bërë një nga strumbullarët e këtij problemi të krijuar në gotë. Të njëjtën premtim – firmosjen e propozimeve të ministres – Presidenti e ka bërë dhe në takimin publik që ai pati me të në prani të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, por ngërçe të tjera, që nuk kanë të bëjnë me ministrinë e mbrojtjes, por me selinë e re të SHQUP-it e kanë bërë atë të mos mbajë fjalën.

Tani situata është në kufinjtë e absurdit. Gërveni i drejtohet gjykatës duke paditur eprorin e tij Kodheli dhe duke kërkuar pezullimin e urdhërit të saj për kthim në atdhe. Gjykata pranon këtë pjesë të kërkesës, pezullon firmën e Kodhelit dhe do të nisë hetimin gjyqësor në themel të çështjes.

 

 Një histori me dy anë

Dhjetë vjet më parë emri i Kristaq Gërvenit ishte pak i njohur. Si një ushtarak karriere ai njihej nga kolegët e tij me uniformë, por shumë pak në publik. Edhe sot, pakkush e di se emri i tij është bërë objekt i një ndeshjeje të fortë mes disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Një presidenti, një tjetër ministri mbrojtjeje dhe ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar, Në vitin 2004, me propozim të ish-ministrit të mbrojtjes Pandeli Majko, Gërveni emërohej si komandant i flotës. Pritej dekreti i ish-presidentit Moisiu, por ai vonoi. Pikërisht atëherë kanë hyrë në lojë strukturat e shërbimit sekret shqiptar. Bahri Shaqiri thirret në zyrën e presidentit dhe në prani edhe të ish-ministrit të mbrojtjes diskutohet shumë gjatë për këtë kandidaturë. Dyshimi mbi emrin e Gërvenit ishte gati fatal: i papërshtatshëm për të kryer detyrën, për ta thënë me terma të butë sepse dyshimet ishin shumë më të rënda. Shkaku i këtyre dyshimeve, duke u nisur nga prania e ish-kreut të SHISH në takim, mbetet vetëm për t’u hamendësuar. Për muaj të tërë Moisiu refuzoi ta firmosë këtë emërim, por më pas, në rrethana të panjohura, me insistimin e Majkos, Gërveni merr detyrën e komandantit të flotës. Kishte nisur këtu, por nuk mbaronte këtu.

 

Marrëveshja e detit

Në media ka pasur konfirmime të drejtpërdrejta për arsyet e mungesës së firmës së Moisiut në dekretin e dhjetë vjetëve më parë, por dhe rolin e Shaqirit në këtë histori. Gjashtë vjet më pas, në vitin 2009-2010, historia morri një drejtim tjetër. Shumë më dramatik dhe të lidhur gjithashtu me emrin e kundëradmiralit të ushtrisë Gërveni. Ai ishte ushtaraku më i lartë që morri pjesë në komisionin shqiptaro-grek për delimitimin e hapësirës detare me fqinjit të jugut. Gërveni ishte njeriu që në emër të komuisionit, por dhe qeverisë shqiptare mbronte mënyrën e ndarjes së hapësirës detare përballë akuzave të djeshme të opozitës dhe shoqërisë civile që pretendonin se në favor të Greqisë ishin dhënë disa qindra kilometra katror det. Një vendim unanim i gjykatës kushtetuese hedh poshtë marrëveshjen nën arsyetimin se ajo kishte pasur probleme proceduriale dhe substanciale. Që me fjalë të thjeshta, pranonte si të vërtetë akuzën e opozitës: Shqipëria kishte humbur territor me këtë marrëveshje. Dhe kaq. Sepse Shqipëria nuk është vend normal. Nëse do të kishte qenë kështu, ai vendim duhej të pasohej nga një reaksion zinxhir që do të përfundonte në segmentin prokurori-gjykatë. Të paktën të gjithë antarët e komisionit do të duhej të ishin ligjërisht nën hetim nga prokuroria për krime kundër rendit kushtetues: dorëzim të territorit dhe marëveshjes për dorëzim të territorit një fuqie të huaj. Dy akuza ngjethëse që nëse vërtetoheshin do të ndëshkoheshin deri në 25 vjet heqje lirie. Por ndodhi tërësisht e kundërta. Gërveni, por dhe të tjerë, jo vetëm që nuk u hetuan kurrë, por edhe u ngritën në detyrë. Në 11 janar 2011, ish-presidenti Topi e emëron atë si përfaqësues ushtarak në Minisionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në Bruksel. Edhe kësaj here, sipas zakonit shqiptar, politika ishte alkimia moderne që shndërronte në flori gjithçka që i interesonte.

Ministrja e mbrojtjes Kodheli ndoshta është e bindur se ka zbatuar detyrën e saj, në këtë pjesë rutimore të detyrës së saj. Pa dyshim që këtë bindje e ka edhe presidenti Nishani. Edhe pse i kanë zyrat në dy skajet e Tiranës, ata duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin.

Njëlloj si dhjetë vjet më parë, në zyrën presidenciale kur kreu i shtetit ishte zoti Moisiu, por kësaj here me aktorë të rinj. Nuk duhet të mungojë as shefi i shërbimeve sekrete. Presidenti Nishani ka dëshmuar se i beson zotit Ajazi, ndaj bën mirë që ta ftojë në bisedë me ministren e mbrojtjes dhe ta dëgjojë se çfarë do t’i thotë për këtë histori. Në mënyrë që as ai, as zonja Kodheli të mos gabojnë përsëri. Qoftë dhe për ta marrë seriozisht shtetin shqiptar që edhe në këtë rast, nga zyra e NATO-s në Bruksel po ndiqet me kureshtje dhe humor: Punë shqiptarësh…!

21 Komente

Ueee ca skandali... uee uee

ata ne siri i paguanin nga 150$, dhe andej vriten e jo shaka

Nuk u vje zeri rilindasve. Te pakten t'i kishte ftuar Likja ne ditelindje. smiley

#EraShtet  (TM gjembi)
 

P.S. Pse perpiqesh te hedhesh balte gjithmone mbi #rilindjen o Berishist i kamufluar? smiley

Ne fakt ato komandot e shkrete jane vertet te kamufluar dhe luftojne per Berishen. smiley

si duket, karma po lu "e ka - kush e ka" me Rilindjen

Në 11 janar 2011, ish-presidenti Topi e emëron atë si përfaqësues ushtarak në Minisionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në Bruksel. Edhe kësaj here, sipas zakonit shqiptar, politika ishte alkimia moderne që shndërronte në flori gjithçka që i interesonte.

Po Bamirit boll ti nxirrje Fahri Qenefin perpara. President 5 vjet i shantazhuar.

Punë shqiptarësh…! 

Ministrja nuk Gabon ne asnje Rresht dhe ne asnje germe . Musteqetenderi i Berishes ne Presidence nga qe eshte OUT gjithshkaje ,  i pelqen me e vleresu  or tie se eshte Institucional dhe nuk "nxitohet "smiley

Biles ka vumun oroe njisoj si kur "Olele odeta ",  Opozita or tie asht tu i sha karriken dhe helehyqmylylah , njato Musteqe Burrnie që vet Nmaidhimi Berisha i parë ja ka çmue . Ky sikur ka qenë dhe Ushtarak thojnë smiley

Lorenci ka dashnore smiley

E mos vdeksh o Komentus .Me një llaf  ke portretizu të gjithë shpurakët e babasqapit të çdo Niveli që prej 1991 , për Sot e sa të jetë në krye të tyre babasqapi i dhive !

0-idris-0, po kur pergjysmoi numrin e oficereve a gabon apo jo Ministrja ne ndonje rresht apo germe? Te ishe ti psh ende efektiv, si do mendoje? Apo mos valle ti ke qene ajo shoqja nga Berati qe tha "amani se dhe bar do hame vec ju te pajtoheni?"
 

Gjembi, jo ti pergjysmoje por edhe ti heqi te gjithe do jete po toidhjio, po njesojj.Kete vend e kane lene pa ushtri! Boll qe jemi antare te natos pa .....c..Leme se nuk e them ! Jemi vend pa ushtri !
Gerveni, vete e gjith familjen....me pasaporta, dmth me shtetesi greke,Ate perzgjodhi Salihu per te ndare kufirin tone me ...greket, Gervenin ....!

E drejte grava, une s'e kuptoj si mund ta lene pa ushtri. Mire qe deri ne shtator fajin e kishte Sala, po tani?

Pyet se nuk e ditke qe kur guri niset ne rrukullime, nga nje e shtyre prej te marrit.....nuk kthehet me lart per ne vendin nga u nis.?Duhet Sizifi gjembi !

Me c'di une Sizifi sikur s'ndertonte gje.

Ndertonin te tjeret, Sizifi trasportonte tullat si gollobordas.

Ngrinte gurin lart, maje kodres , e conte ne vendin e nisjes, moj gjembi !

Tamam pune shqiptaresh smiley

" Mos humbisni "
lorenc Vangjeli

Do humbas qe cke me te.

Por ndodhi tërësisht e kundërta. Gërveni, por dhe të tjerë, jo vetëm që nuk u hetuan kurrë, por edhe u ngritën në detyrë. Në 11 janar 2011, ish-presidenti Topi e emëron atë si përfaqësues ushtarak në Minisionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në Bruksel. Edhe kësaj here, sipas zakonit shqiptar, politika ishte alkimia moderne që shndërronte në flori gjithçka që i interesonte.

Po pse mer, ngritje ne detyre eshte kalim nga Komandant i Flotes Ushtarake Detare ne perfaqesues ushtarak ne Misionin e RSh prane NATO-s?

Po pse mer akoma kaq katunar jeni, saqe po shkove me nji ambasad jashte shtetit qeke ngrit menjeher ne detyre?

Po ai eshte degradim ne karriere or Vangjel e jo ngritje ne detyre. Po hajt mo, kujto se po e vrenjte njicik ftyren kur i thu dy gjona ene po e trashe edhe njicik zonin, kujto se robt po t´besojn se je tu thon nonji gjo me men. Hajde Lenci hajde!

Na hupi ca kohe ndigjimi i Komisionit hetimor i deshmise se z.Tahiri .

100 fish me shume Respekt nga kjo dëgjese per kete Individ ne raport me shoket Rita te byrose se PD-hit .Absiolurisht asgjë e re nga Motua e tyre "Pse nuk e njohim ne atë mut muti që i arrestuam babanë " Dhe të mendosh se çfarë banalitetetesh ka pasë në drejtim berisha të vjen të vësh Kujen me Oi Oi dhe smileysmiley

Urgjentisht Basha duhet te largojë njerzit rrugaçë dhe nevrastenilkë me Inteligjencë NUL ,  si Strazimiri .Sidomos  Halimin e supës , qe edhe Olio eshte pak ta cilesosh në këtë Komision . Përgjegjësi mbajnë edhe këshilltarë Ndërkombëtarë që i qëndrojnë afër të " Djathtës " për ta pastruar nga Plehrat dhe për të ndikuar në formimin e një Partie . Nuk më duket kjo Shqipëria e përfaqësuar nga një vathë injorantësh fodullë që bëjnë zhurmë si daulle me sfond të madhërishmin ndër të madhërishmin Flamur Noka ...Ministër ....O brinja !

Urime Policise se Shtetit te bazuar dhe pa dyshuar aspak ne Seriozitetin Kulturën , Përgjegjësinë dhe Qartësinë  e z.Tahiri si përfaqësues i denjë i Brezit të ri të politikanëve !

Shfaqja e Kllounëve të fundit kurrizit të Sali Berishës vazhdon smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).