Gjithnjë e më shumë, për çdo çast, për çdo orë, për çdo ditë, fjala korrupsion është bërë një nga fjalët më të përdorshme në jetën tonë të përditshme. Nëse thua korrupsion, ndokush mund të përgjigjet sakaq “e drejtë, e drejtë, ai po na e ha shpirtin”. Këta janë ata që lexojnë gazetat e shohin lajmet në tv dhe që i marrin seriozisht ato që thuhen zyrtarisht. Të tjerë përgjigjen “mirë e ke zotëria jote, po si janë nga shtëpia xhanëm?”. Të tjerë akoma tundin supet të habitur, sepse askush nuk ua ka thënë ende që termi modern korrupsion nuk është gjë tjetër veçse ryshfeti, miku, akraballëku, qengji në hell i dhuruar nën dorë, një thes i dikurshëm me patate, një darkë qyl, në dukje krejt e pafalshme…

Korrupsioni është një veti e shoqërive demokratike, është efekt negativ anësor i lirisë. Liria është një medikament dhe si gjithë të tjerat, ka edhe efektet e saj anësore. Përkundrazi, diktaturat, jetë e mot, i duan të tëra për vete. Duke e mbuluar me një veti të fortë kockore dhe morale idenë e njeriut që i shërben vetëm vendit dhe shoqërisë – por duke nënkuptuar njeriu-shërbyes që jep gjithçka për krerët e diktaturës – ato, të gjitha bashkë, qofshin të djathta apo të majta, e kanë zgjidhur me kohë këtë punë: dënime nga më të ashprat për të gjithë ata që përfitojnë nga posti i tyre publik. Ndërsa deklamojnë këtë, diktatorët jetojnë në një luks të matur larg syve të njerëzve. Ata, të paktën, janë të matur në punë të marrëdhënieve me publikun. E kanë një lloj ndjesie të fshehur. Pa e ditur as vetë mbase e ndiejnë që luksi i tyre nuk shkon për shtat deri në fund me varfërinë e turmave që i mbajnë në këmbë.

Korrupsioni nuk është aspak një shpikje shqiptare. Ai është një shpikje e vjetër sa vetë djalli. Ai është aq djallëzor saqë u mbijetoi edhe 50 vjetëve komunizëm. Një bufe dhuratë me dru arre për një vend pune, një sheleg i njomë që regjistrohej si i sëmurë në regjistrat e kooperativës, një fletë kampi me pamje nga deti, një drekë e bollshme qyl në kohë urie, pale pastaj një vend pune me pak lekë në dorë apo një tv me ngjyra… të gjitha këto kanë funksionuar edhe në kohën e terrorit më të madh komunist. Asokohe nuk i thoshin korrupsion. Këtë term e mësuam më së shumti kur Shqipëria u hap drejt botës, drejt Perëndimit. Nga një vend ku paraja nuk kishte asnjë lloj vlere, të gjithë bashkë, të korruptuar e korruptonjës nisëm të kuptonim se gjërat në këtë botë rrotullohen vetëm rreth parasë. Të etur për të, atëherë çfarë ndërtuam? Duke u nisur edhe nga mësuesit tanë të huaj, ndërtuam një vend ku “më biri i kurvës”, ai që në pak kohë grumbullonte më shumë para, ani se shahej, ani se shkonte në prokurori, ani se nuk kishte as kohë, as mendje dhe as zemër ta shijonte malin me para që grumbullohej në thasët e tij, quhej si një vlerë e këtij vendi, madje edhe si zgjidhja e vetme e tij. Çdo gjë tjetër ishte hipokrizi. E keqja nuk ishte më e keqe dhe e mira ishte thjesht një budallallëk i idealistëve që lexonin “shumë libra”, të cilët, në rastin më të mirë, quheshin dhe quhen akoma të paaftë, thjesht të paaftë. Për edukatë, dhe për dashamirësinë që ka nganjëherë i pasuri për të varfrin, u thonë edhe “të paorientuar”.

Tani, në kohën që qeveritë kanë shkuar dhe kanë ardhur, duke e pasur në gji të tyre këtë sistem vlerësimi, kërkohet me të madhe dhe madje bëhet bujë për luftën antikorrupsion. Dikush mburret, dikush shan, dikush bërtet se duhen forcuar ligjet. Të gjithë bëjnë shou dhe të gjithë bëjnë të mirin sa kohë që e dinë se do të dalin në tv apo në gazetë, por ajo ideja se “ai biri i kurvës” është shumë i aftë, bën që të gjitha deklaratat e tjera kundër të duken si deklarime thjesht teatrore apo patetike.

Që të jemi të qartë, e thamë edhe më parë, e themi edhe tani, korrupsioni është një veti njerëzore, bashkudhëtare e lirisë dhe e demokracisë. Ai është aq i vjetër sa edhe vlerësimi për njerëzit që kanë qenë kundër tij. Katoni Plaku (234-149 p.K.) është një ndër njerëzit më të shquar të Romës së lashtë. Politikan, udhëheqës ushtarak, reformator, shkrimtar, ai ishte një ndër njerëzit që u mundua t’i vinte fre korrupsionit të kohës së tij. Asokohe të gjithë të kamurit nuk u morën me ato që thoshte, por me… flokët e tij të kuq. “Kuqi” romak, që çonte një jetë të thjeshtë e të përkorë në fshatin e tij të lindjes, fillimisht përfundoi si objekt barsoletash. Duhej të kalonin shumë shekuj që të kujtoheshin për drejtësinë e tij dhe ligjet që ai i propozoi senatit janë edhe sot e kësaj dite shembuj për studentët e së Drejtës Romake në shkollat juridike të të gjithë botës.

Por le t’i kthehemi vatanit tonë. Deri para pak orësh, para një takimi me një matematikan të ndershëm deri në palcë, ishim të bindur se edhe në Shqipëri duhet të aplikohet një formulë e thjeshtë, më e njohura në të gjithë botën në punë të antikorrupsionit. Kjo formulë, e njohur botërisht, është hartuar nga Robert Klitgaard në veprën e tij bazike “International Cooperation Against Corruption” (Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Korrupsionit), i botuar më 1997-n, atëherë kur ne kishim halle të tjera për të zgjidhur. Sipas Klitgaard, ndryshe nga ne që kemi idenë ende naive t’i ndajmë njerëzit në të mirë e të këqij, pra në të korruptuar dhe në të pakorruptuar, korrupsioni nuk ka aspak të bëjë me ndjesitë, me ndjenjat apo me prirjet e njërit apo tjetrit. Sipas tij, është thjesht punë llogarie. Sa më shumë të shtohen kushtet ku dikush të përfitojë duke bërë korrupsion apo duke korruptuar, sa më pak risk të ketë për këtë investim, sa më shpejt të vilen frytet e këtij investimi të paligjshëm, aq më shumë njerëzit, qofshin këta të mirë apo të këqij, sipas mënyrës tradicionale, do t’i zgjidhin problemet e tyre, sipas kësaj mënyre, sado që janë ata vetë të parët që e shajnë atë. Formula e tij (anti)korrupsion është: K = M + F – Pgj, ku K është niveli i korrupsionit, M është niveli i monopoleve, pra i grumbullimit të pasurive nga një grup i caktuar, F është fshehtësia e të bërit të gjërave, Pgj është përgjegjësia qytetare, e cila përfshin ashpërsinë e ligjeve antikorrupsion dhe nivelin e zbatimit të tyre, demaskimin e tyre nga mediat dhe, sidomos, qëndrimin moral që ka e gjithë shoqëria ndaj këtyre akteve. Kuptohet qartë se armiku i vetëm i korrupsionit, i vetmi që i heq pikë në këtë ekuacion, është faktori Pgj. Dhe duket se pikërisht këtu çalon ana jonë më e rëndësishme, të paktën ajo që kemi në dorë si qytetarë. Ligjet janë, por ende po zbatohen në nivele shumë të ulëta. Ne të mediave – me ndonjë përjashtim të bujshëm – jemi bërë vetëm zëdhënës të skandaleve që vetë politika shpalos për interes të luftës së saj të brendshme. Sa i takon vlerësimit të përgjithshëm popullor për “birin e aftë të kurvës”, pra për të korruptuar e korruptonjës, kemi mbetur në nivelet e dhjetëra viteve më parë. Ata shihen ende me vlerësim nga një pjesë e mirë e jona. Nëse duam të ndryshojmë diçka, e vetmja zgjidhje mbetet, me sa duket, që t’u kërkojmë ndihmë matematikanëve. Sipas atij matematikanit, që ua përmendëm ca më parë, ajo është përshtatja e formulës së Klitgaard-it në kushtet e Shqipërisë. Dhe, sipas tij, ajo duhet të jetë:

K= M X F : Pgj. Për çdokënd, të cilit i kujtohet qoftë edhe një fije e aritmetikës elementare, atëherë puna është e qartë. Sa më e madhe Pgj, aq më shumë herë i pavlefshëm K, korrupsioni. Bëjmë mirë tua vëmë veshin sa më shumë matematikanëve. Ka ardhur vërtet koha.

_______

Raporti i OKB, policët, më të korruptuarit në Shqipëri

Një vrojtim i Zyrës së OKB-së për Krimin dhe Drogën UNODC dhe Institutit të Statistikave mbi Ndikimin e Ryshfetit dhe Krimit në Ndërmarrjet Private zbuloi se 15.7 për qind e bizneseve kanë paguar së paku një ryshfet përgjatë 12 muajve të fundit dhe se masa e mesatare e ryshfetit qe 53 mijë lekë të rinj.

Bizneset paguan mesatarisht 4.6 ryshfete secila për zyrtarët publikë përgjatë 12 muajve të fundit.

Jo të gjitha kategoritë e bizneseve janë njësoj të prekura nga kjo praktikë. Hoteleria dhe shërbimet ushqimore (restorante etj) janë më të goditurat, këtu 20.3 për qind e bizneseve paguan ryshfet, pasuar nga sektori i transportit dhe magazinimit (përgjithësisht taksistë, furgonë e autobuzë), nga të cilët 20.1 për qind paguan një gjobë. Rreth 18.7 për qind e të gjitha kompanive që veprojnë në sektorin e ndërtimit paguan gjoba ndërsa sektori i manifakturës, elektricitetit, gazit dhe furnizimit me ujë qe më pak i prekur, me 14.1 për qind të kompanive që paguajnë. E njëjta gjë ndodh edhe me shitjet me shumicë dhe pakicë, ku 14 për qind e bizneseve kanë paguat ryshfet.

Në Shqipëri, 35.7 për qind e ryshfeteve paguhen me para të thata dhe gjoba mesatare qe 53 mijë lekë, thotë studimi.

Policët janë zyrtarët ku paguhen më shumë gjoba në Shqipëri. Atyre u shkon 12.5 për qind e të gjitha gjobave të paguara, pasuar nga punonjësit e doganave me 12.3 për qind apo atyre të tatimeve, 10.7 për qind. Punonjësit e bashkive apo komunave përfitojnë 10.2 për qind të gjobave.

Arsyet kryesore të pagesës së ryshfeteve janë: përshpejtimi i procedurave, 39.1 për qind, marrja e dokumenteve finale apo përfundimi i procedurave, 16.8 për qind dhe marrja e një trajtimi më të mirë, 7.2 për qind. Rreth 13.5 për qind të gjobave nuk kishin qëllim të drejtpërdrejtë.

Studimi është financuar nga Bashkimi Europian dhe në të janë intervistuar 2 mijë biznese.

20 Komente

policia eshte me te vertete elementi me i kalbur i shtetit shqiptar!  mjafton te shkoje nje here ne shqiperi robi me makine dhe shanset qe te ngelet pa patente ose pa targa jane mbi 50 %.  te gjithe jane militante partish,d.m.th kategoria me e shemtuar e shoqerise,ndaj edhe sjellja e tyre eshte tragji-komike.

partite e tanishme jane thjesht banda hajdutesh .  mungesa e idealizmit eshte shkaku i gjendjes.

Ia qitet longun korrupsionit mo, kusur s'i late. 

1.3 TON

Holy Shajze!

Hapu dhè te futemi. 

Imagjino qi as Muçi nuk hyn ke 600shja.

Erë trahana o bir.

Shteti amë nen tutelën totale të mafjes.

I paska hik per Leçe prodhimi vjetor i nji familjeje. Ai milioni i pare qe ua falme smiley Vini doren ne zemer per ket rast.

http://www.balkanweb.com/m/kryesore/bari...

 

Ik mer pirdhu, mashtrusa smiley Ju shplaftë panuklla.

 

 

smiley holy shajze smiley

Gje e mire kjo qe paskan bere nje studim per kete pune. 

e mo baxhak, iu vervite edhe korrupsionit, dmth. te duket kollaj me fol per korrupsionin, e? sikur i fut 2000 lekshin nen dore rojes se spitalit? pale, po me ato formulat rrezik te esht duk vetja ne maje te piramides se DIJES (tm njoni).

na lodhet me brockulla e gjera qe i di edhe bufi, o burre i dheut! 

shkruani or gjera qe dini, beni reportazhe per shkozen apo selcen, per burgajetin apo irbrik tepene, kshu si bicim shenime udhetimi. c'esht kjo e keqe me shkruesit shqiptar qe kujtojne se i dine te gjitha? neser me bast qo do shkruash mbi ndikimet e toksinave mbi mikroorganizmat putrifikuese ne rrethinat e ndotura te vendit. smiley

smiley

Formula e tij (anti)korrupsion është: K = M + F – Pgj, ku K është niveli i korrupsionit, M është niveli i monopoleve, pra i grumbullimit të pasurive nga një grup i caktuar, F është fshehtësia e të bërit të gjërave, Pgj është përgjegjësia qytetare, e cila përfshin ashpërsinë e ligjeve antikorrupsion dhe nivelin e zbatimit të tyre, demaskimin e tyre nga mediat dhe, sidomos, qëndrimin moral që ka e gjithë shoqëria ndaj këtyre akteve. Kuptohet qartë se armiku i vetëm i korrupsionit, i vetmi që i heq pikë në këtë ekuacion, është faktori Pgj

qofsha gabuar, ti emigrantsmiley .. por ky paragraf po me duket sikur Baxhaku ta kete  nxjerre nga sirtaret e tu..

 

Keto "formula" jane konceptuale (si psh ajo "formula" e gjasave te jetes ne galaktiken tone). Ato nuk operojne me te dhena te vezhgueshme, dhe shume shpesh as te matshme.

Une nuk do shkruaja kurre bazuar mbi kesi gjerash, madje keto nuk jane formula, por relacione.

Dikush qe merret me aplikime sasiore, nuk do bente kurre baterdi te tilla.

PS. Ka nje literature vertet te pasur mbi korrupsionin, te shkruar nga zanatcinj te fushave (pasi korrupsioni kerkon nje trajtim shumedisiplinor), dhe kjo me beri te flas. E kam shume problem kete derdellitjen prej street-smartesh per cdo, sikunder jane shumica, per te mos thene te gjithe shkruesit tane, ose me nder "opinionistet". Ne esence eshte nje trashegim prej menyres se veprimit te Enver Hoxhes.

Ka nje literature vertet te pasur mbi korrupsionin, te shkruar nga zanatcinj te fushave

Haha, zanatcinjte e fushave te korrupsionit do te shkruajne, kush do te shkruaje, shenjtoret?

 

smiley

nuk bie pre e provokimeve smiley

Nje nga keto mbaj mend, nje Wan (me siguri nje kinez gjeni, nga ato qe i perlajne univ amerikane) qe konsideronte ne formule pagen ne sektor publik, alternativen e pages ne sektor privat, fitimin e paligjshem, humbjen e te qenurit i pandershem, probabilitetin e zbulimit te korrupsioni, kostot eventuale etj etj. Nejse, shkurt, nqs tot kosto nuk rritej dhe probabiliteti i ndeshkimit ishte i ulet, punonjesi publik nuk kishte leverdi "te mos korruptohej". Por ishte i ndergjegjshem, qe faktor te tjere, moraliteti i shoqerise, historia, perbuzja sociale ndaj te korruptuarit etj, ishin veshtire te matshem.

Po ndjenjen e fajit (mekatin origjinal te Mesjetes) e llogariste e maste? Po te qenurit bythpamuk e llogariste dot?

 

smiley

Baxhaku   s'kishte pse ta tjetersonte formulen e Klitgaard ne nje thyese te thjeshte ( i gjen rendom ne librat e klases se 6te te arithmetikes) smiley..perpjestimi qe ofron Baxhaku  eshte shume i diskutueshem..numeruesin (M+ F ) ne parametrat aktuale te tyre eshte nje  numer i madh pozitiv, sado qe  Bachaku perpiqet hipotetikisht te ngreje vleren e emeruesin PGj harron te marre ne konsiderate nje fakt: pergjegjesia qytetare nuk eshte e lidhur me dy te parat,  ne asnje lloj marredhenie perpjestimi ( te drejte apo te zhdrejte). 
Pergjegjesia qytetare ( jo vetem ne Shqiperi, po kudo ) eshte e lidhur ngushte me nje platforme tjeter, ate te sigurise dhe mbrojtjes qe te ofron cadra e ligjit
 

 

Korrupsioni pika-pika, Fiqos ja morri frymezimin, korrupsion ka dhe Amerika, Pjeri aprovon studimin.

Ish-ambasadori amerikan ne Kosove, Dell, eshte punesuar nga kompania e famshme e rruges se kombit, per te cilen loboi:

US ambassador to Kosovo hired by construction firm he lobbied for

 

A US ambassador to Kosovo, who lobbied for the construction of a $1bn road through the war-torn country, has taken up a post with the American construction giant that secured the lucrative contract... [The Guardian]

Në Shqipëri, 35.7 për qind e ryshfeteve paguhen me para të thata dhe gjoba mesatare qe 53 mijë lekë, thotë studimi.

Pjese tjeter paguhet me karta crediti?smiley

 

Ose ne natyre...

smiley Si the ai ke barcaleta me kohe e vakt, a ke $$$ se me keshtu jemi deri ne gryke. 

Aman vetem mos thoni:  Te paguajme me shume policet qe te mos kene nevoje per ryshfete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).