Disa muaj pasi i ka punesuar dhe vetem pas denoncimeve të vazhdueshme të PD-së, Kryeministria i kerkon drejtorëve që të vetë-prononcohen për të kaluarën e tyre nëse kanë pasur dënime apo kallzime penale.

Pas denoncimeve nga Partia Demokratike për emërim të drejtuesve të inkriminuar nëpër dikastere, qeveria po merr masa për t’i shmangur. Burime pranë Ekzekutivit bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se drejtorëve të të gjitha niveleve u ka mbërritur një e-mail nga Kryeministria, ku iu kërkohet të japin informacion lidhur me të kaluarën e tyre. 

Në komunikimin elektronik drejtuesve të rinj të administratës u kërkohen detaje lidhur me gjendjen gjyqësore të tyre si dhe faktin nëse ata kanë qenë ndonjëherë të dënuar apo edhe të kallëzuar penalisht për abuzim me detyrën ose vepra të tjera. Kjo masë e marrë nga Qeveria kërkon të parandalojë akuza të tjera të Partisë Demokratike, e cila gjatë këtyre ditëve është përqendruar te denoncimi i emërimit të zyrtarëve të inkriminuar në poste të niveleve të ndryshme në administratë. 

Nga nëntori i muajit të kaluar Partia Demokratike ka denoncuar nëntë raste ku zyrtarët, sipas saj, kanë qenë më parë të dënuar ose të kallëzuar penalisht e pavarësisht kësaj, janë emëruar me ardhjen e qeverisë së re. Në katër nga nëntë denoncimet e bëra zyrtarët e akuzuar kanë dhënë dorëheqjen, megjithëse nuk i kanë pranuar akuzat. 

____

Gjithashtu nga G.SH.:

Në disa institucione kryesore në vend, zyrtarëve dhe punonjësve u është kërkuar rifreskimi i dokumentacionit në dosje dhe mes të tjerash, edhe pajisja me një dëshmi të re penaliteti....Pajisja me një dëshmi të rifreskuar penaliteti, që u është kërkuar punonjësve të administratës, mesa duket është një formë për të bërë një ‘certifikim’ të shpejtë të tyre, për pastërtinë e gjendjes gjyqësore.

43 Komente

partia ta heq njollen, o xhib!

Ore dihet ajo qe ne Rilindje keta s'kane nevoje per deshmi penaliteti e kontrolle te tilla para se te punesohen se mjafton pagezimi me raki Skrapari qe i ben Likja per te qene te paster si kristali.

Ama, disa nga keta dhane doreheqjen pas denoncimeve te PD-se, fatkeqsisht kjo, ngaqe atehere s'e kishin mundesine te kishin lexuar Kothere-Komentuesin dhe zedhenesit e tjere te qeverise tek Peshku per te kuptuar qe sa kohe qe aktualisht s'je ne burg, s'ka arsye pse te mos jesh drejtor. E djeshmja eshte ne te shkuaren, sot duhet te ecim me shpejt. Tek e fundit a nuk e ka kete funskion Rilindja, te te fshije te kaluaren penale, dmth te te rilinde? 

Gjithsesi, keto lajme ne menyre krejt te padrejte hedhin dyshime per aftesite hulumtim-certifikuese te Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit. Keta zbuluan gjithe ate komplot financiar tek tatimet gjate nje fundjave, dmth ne kohen e lire duke luajtur shah e duke pire birra, keshtu qe s'ka kuptim te mos kene zbuluar keto ceshtjet ordinere, dmth historite penale te drejtoreve te qeverise para se ti punesonin. 

Ose sic thote Bama me poshte, ca te keqe ka nese kontrolli behet pas punesimit, ose fundja kur te dalen ne pension?

ueee ca skandali

Gjibi psh nuk e kupton qe disa ndeshkime qe jep ligji, mbas disa kohesh , personat ne fjale quhen te rehabilituar e qe keshtu e thote ligji, natyrisht sipas rastit. Certifikata nuk merret ne PD por ne Ministrine e Drejtesise.

Afatet e tyre fillojne nga 6 muaj e deri ne pese vjet te mos jesh perzi me pune pislluqesh.

Se gjibi nuk e kupton qe njeri nuk mund te quhet perjete i denuar, por sipas percaktimeve qe ka ligji. Mirepo si gjysmake qe jane, po si gjysmake me ADN, ecin me teorine e Bakes, qe bishti i qenit eshte ngelet bisht qeni. Mire, po atehere dhe gjigji gjib ngelet e nuk ka per ta kuptuar se ligj nuk eshte Lul Basha e Robert Rakipllari por tjeter gje.

Nejse, jane shtu shume e nuk ke c`tu besh.

 

Verifikimi eshte gje e keqe? Se nuk po e kuptoj skandalin dmth?

haha Bame sa shpejt re mrena, u turbulli ujti

u turbullu ujti se rash une mrena, apo rash mrena se u turbullu ujti? Ne te dyja rastet... smiley

Pse o Gono, une te dhash dhe gjeth dafine anej...

Ps: tani ta lexova komentin; i imi nuk kish lidhje me tatin. Pritshmeria ne lidhje me temat e xhibit me diktoi fjalen "skandal".

po po e diii ti Bam' me don fort, po me na pa vllau yt Gjergji na i kputi kryt te dyve smiley

ca skandali ka ktu? skandal do ishte sikur ti bojne drejtora akoma pa dal nga burgu

jane heq 8 a 9 deri tani pas denoncimeve pd-iste.
Ky punsimi me parti(shmeri) eshte gjoja me e dhime. Qe e sulmojme kur e ben partia kundershtare po qe e mbrojme kur e ben jona

po dmth keta po i heqin? po i kerkojne dhe verifikim te mbeturve?

po mer, kur bo buje lajmi dhe del ajo bukuroshja e pd-se ne konference shtypi, normal qe do kete reagim.
Jo aq per publikun e mrenshem sesa per ate te jashtem. Ki parasysh pastaj pd-ne qe takohet me arvizun & co. per me i tregu faktet se sot po punsohen elemente kriminale ne poste drejtuse.
Po fakti si i punson rilindja kto tipa eshte paaak-sa shqetsus, nuk mund t'mohohet kjo

ti e ke seriozisht ket dmth?

Dmth kena arrit diten kur pozita nigjon edhe zerin e bukuroshes se PD-se, kur dje kriminelet qe vrisnin masivisht njerez ne Gerdec, vrisnin njerez ne shesh, dhe vidhnin nga 200 milion euro njeheresh (Mos harro se Basha qe na e permende kish nje ceshtje hapur qe u pezullu per pune afatesh) uleshin ne karriget me te larta te shtetit, ndonese i denoncote nje popull i tere?

Paskemi hec shume perpara o bredho!!!!

po mer, kemi ec qamet. Meta hajdut/ Meta i joni

Meta hajdut! Si dje!!! Po per ato te mesipermet asigjo? mkej...

po ta thashe se po perdor 2standartshin pra. Qe nuk eshte naj risi kshuqe nuk m'habit.
Edhe Meta u kap ne video t'u bo pazare hajnash. Thirrem ene popllin ne proteste kunder hajdutve qe na kishin msy qeverine. U vrane dhe rob te pafajshem. Vume edhe trendafila aty n'trotuar. Rrafem gjoksin se do vinim drejtsi. Po ja qe hajduti s'paska qene aq rob i keq. Per nja 1 vit e gjys e bo president. S'po e nigjoj mo as Ballen as Bracen ta akuzojne per vjedhje e pasuri te padeklarume etj si kto. Apo vt thuj, ka rilind. Po pse kto te tjeret me salen ne kry nuk mund te rilindin dot?

Une si kam leviz noihere mendimit se Meta duhet te perfunoj ne burg! Po nuk e kuptoj se si Meta e c'ben kete iniciative pozitive dhe e kthen ate ne skandal. Nejse une mendimet e tuja shtjellova, po jam i sigurte se jo te plota.

Bamke, pozita, nuk eshte se ndigjon ate bukuroshen e PD, por siç ka thone dhe analisti yne i nderuar Lubonja; Shyqyr qe jane nderkombetaret ketu (atje) se te jete per PS e PD, shijne e lozin me popullin si te duan. Shyqyr qe jane te huajt, qe politika drejtuese shqiptare frenohet caze ne shfrenimin e vet babezues. 

Kjo bukuroshja qe permend ti ben mire te dali po mos te flasi fare. Kjo zonja eshte pedagoge te juridiku .... dhe e di ca? del dhe thote "eshte denuar per shkelje te pabarazise ne tendera" smileysmiley

http://www.youtube.com/watch?v=C3rvImK5Krc

Bredharak, kur behet fjale per punesime ne nivel drejtori, nuk eshte thjesht punesim partishmeri. Punesim partishmeri i thjeshte, eshte militanti, ai ne baze, qe caktohet nje post administrativ. Ne poste te larta, kriteri eshte partishmeri dhe sa kontribut (me kuota) sjell. Jane komplet nivel tjeter. Vleresohet kontributi qe je ne gjendje te sjellesh.

ashtu eshte. U prek Petrit Vasili kur thane se LSI eshte parti pragmatiste qe i merr votat duke punsu njerez ne sektorin shtetror po nuk e kuptova per ca u prek

E kane prek ne ven te keq, pranej. smiley

Mire ligji, po nuk eshte denimi I meparshem per korrupsion nje precedent goxha I forte per mos ta vendosur perseri personin ne pozicion drejtues?

E dashur vlore,

se kush quhet i padenuar ne nje moment te caktuar e jep ligji jo PD-ja as PS-ja. Jane gjera te percaktuara prej kohesh, taksative.

Nese nuk marrin certifikaten , pra jane ne kundershtim me ligjin e rrjedhimisht nuk plotesojne kushte per te qene pjese e administrates.Kaq eshte kjo.

Kur nuk plotesohen kushtet personi ne fjale duhet te largohet nga ai vend pune menjehere dhe te merret ne analize ai qe e ka emeruar ate person ne kundershtim me rregullat.

Verifikimi eshte gje e mire.

P.S. Admini eshte i share nese e heq kete prurje, se na duhet si reference per te kuptuuar se cer soji jane.

Shume bukur, menyra si u dha lajmi te krijon pershtypjen qe jane emeruar ne kesi pozicinesh duke e ditur te kaluaren. Qe nje b.. Vend jo se eshte e pamundur. Shpresoj te jete nga padija.

Fajin sigurisht e ka xhibi qe thjesht solli lajmin e vendimit te qeverise, lajm i botuar nga jo pak media shqiptare.

Ah po, edhe Saliu - por kjo s'ka nevoje te permendet se eshte e perhershme.

Pikerisht per kete arsye po behet verifikimi dhe mire bejne, sepse jane padiskutim raste  ku mund te abuzohet. Pra jane dy probleme ne kete situate : e para qe behen emerime te gabuara, abuzive, qe duhen ndeshkuar, po nga ana tjeter jane keto denoncimet jo te sakta ne kuptimin qe kufizimet i jep ligji jo PD, sikunder mbrojtjen e jep ligji e jo PS-ja.

Tani une kam bere nje gabim para 10 viteve dhe me ka ndeshkuar ligji, sipas PD-se jam hajdut ndersa sipas ligjit jam i rehabilituar. Perparesi ka ligji e jo gjibi. Kjo eshte perverse sepse luhet me dinjitetin e ardhmerine e nje familje, ndersa kur ligji nuk ma lejon nuk ka nevoje per koment.

Mire ky eshte soj qe kete ka ushqim : Tahiri me dashnore, Kosta Bajraba hajdut, Kristaqi e Linda, ajo goca e Tatime shkon ne plazh me bikini , Rama ka vene minister burrin e gruas etj.

Moralisht mos deshe te thuash? Dakort dhe ke te drejte, por keta qe para se te dekretohej Tahiri i gjeten dashnoren ca debati mund te besh?

Para ca kohesh dikush solli emrin e nje deputeteje 20 vjec e pyetja e pare qe u be ketu ishte : ke ka dashnor kjo?

E sigurte qe kjo eshte perhapur nga vete pala e interesuar, per te thene qe shiko po e ndjekim ceshtjen, sepse nuk kane nevoje, i njohin mire te vetet, pa mail e kerkesa formale. Por mbi te gjitha, njohin mire sa dhe si kane kontribuar ne fushate.

p.s. Me i madhi ishte ai drejtori i kontrollit te cilesise te ushqimit apo cfare ishte, te cilen e kishin denuar per fallsifikim pije alkoolike.

 

....ai me shkrim te bukur dore

E sigurte qe kjo eshte perhapur nga vete pala e interesuar, per te thene qe shiko po e ndjekim ceshtjen 

Nuk besoj se do i interesonte qeverise te thote qe nuk ka bere asnje kontroll minimal per drejtoret qe ka punesuar, para se ti punesonte. Apo qe te pranoje se i ka punesuar me djeni, me justifikimin se sot per sot ata jane te lire ligjerisht. Aq me pak do i interesonte qe keto lajme te botohen tani dhe t'i bejne hije lajmit te vizites ngjalekryeministrore ne Gjermani.

Plus qe, treguesi me i mire ne Peshk se sa problematike eshte nje situate per ngjalqeverine jane prononcimet e autoparlantit qeveritar (Koth-Komentuesi momentalisht); sa heret, me vrull dhe shpesh komenton ne nje teme te tille. Deri tani, 20% e komenteve jane te agjitpropit qeveritar ketu lol 

P.S. PD-ja nga ana tjeter, pervec denoncimeve, do bente mire ti tregoje miletit se cfare masash e kontrollesh paraprake bente ajo gjate 8 viteve qeverisje, sa i perket punesimit te drejtoreve dhe posteve te tjera te larta ne administrate.

Kot e kane, kur rilind fshihen gjithe gjynofet. Bile dhe Merkeli ishte dakord. 

E me mire, te pakten s'i kane pyt per dashnoret?smiley

Ja dhe nje precedent i ri pozitiv per tu pershendetur. Sigurisht, inatcinjte dhe cmirezinjte do gjejne gabim ne cdo gje, per ta edhe bora nuk eshte e bardhe sa duhet.

Kjo kerkese ka QENE dhe per here te Pare e ka Aplikuar Zyra e Nanos pas 2002 gjate Rikthimit te tij . Se bashku me Kodin Etik qe ishte Thelbi mardhenies Administrate - Punonjes sepse permbante Detyrim Administrativ per pergjigjen ndaj ankeses me AFATE ,shoqeruar me mas adminmitrative deri largim nga Puna , kane qene dy nga thmelet e nje Administarte Moderne ,j ashte perfytyrimit te regjimit Berisha

Ec se e bojme i  ven ku merr Pare .Vetem bertit "Poshte kamunizmi  Rrnofte NMa i Dhimi Berisha "

Dhe besoj u Nenvleresua deri ne Braktisje sepse ne themel nga nje krah nuk kishim kohe per Kazino , nga krahu tjeter pregatitej te vinte Sqapi Ulerims  " na jem neoliberal zotrie "

Desha me thene qe fillesat , por "tekanjoze " kane qene qe ne qeverine Meta !

Kjo masë e marrë nga Qeveria kërkon të parandalojë akuza të tjera të Partisë Demokratike, e cila gjatë këtyre ditëve është përqendruar te denoncimi i emërimit të zyrtarëve të inkriminuar në poste të niveleve të ndryshme në administratë. 

po jo or/j gazetar/e, nuk eshte ky qellimi i qeverise, qellimi eshte qe te kemi nje administrate te paster dhe me merita

 

hahaha ca gallate kjo rilindja

jarinananihopa rrabadabdabdabidibidopa

Zyrtarët ngjalërilindore të denoncuar, 6 muaj p.e.n. (pas erës së ngjalës): 

- Enrik Sulejmani, drejtor i Policisë së Burgjeve
    PD e akuzoi si të pandehur në një proces gjyqësor. Sulejmani dha dorëheqjen dhe deklaroi se Gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

- Aleksandër Kalemaj, përgjegjës sektori në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    PD deklaroi se është arrestuar për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Ministria e Bujqësisë verifikoi akuzat dhe e largoi nga detyra. 

- Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës Kavajë
    PD e akuzoi se u shpall në kërkim nga Prokuroria nën akuzën e kontrabandës. Kurti dha dorëheqjen dhe deklaroi se nuk është në kërkim. 

- Fisnik Myrtezai, drejtor i Shërbimeve Operacionale në Portin e Durrësit
    PD deklaroi se ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Myrtezai dha dorëheqjen dhe Drejtoria e Portit deklaroi se ai nuk ka qenë i dënuar dhe as në ndjekje penale. 

- Agron Beu, drejtor i spitalit të Kavajës
    PD e akuzoi se në vitin 2009 u arrestua për kontrabandë ilaçesh. PS e Kavajës reagoi dhe e cilësoi si shpifje akuzën. 

- Florenc Tabaku, drejtor i Zyrës së Punës në Korçë
    PD deklaroi se është dënuar me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh. 

- Plator Mehmeti, kryeinxhinier në CEZ Durrës
    PD e akuzoi si të dënuar në vitin 2008 për shpërdorim detyre. Akuza u hodh poshtë nga CEZ, që deklaroi se Mehmeti nuk ka qenë asnjë ditë i dënuar. 

- Ukë Camaj, nëndrejtor ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës
    Sipas PD-së, u dënua nga gjykata me një milion lekë gjobë për falsifikim dokumentesh shkollore. 

- Roni Shqopa, drejtor i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme
    Sipas PD-së, është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është në proces gjyqësor. Ministria publikoi vërtetimin gjyqësor sipas të cilit Shqopa është i padënuar. 

Burimi: Gazeta Start 

Kontroll paraprak jo, po as nuk i pyeten para punesimit?

- Klan sqaron bazen ligjore te retorikes kothqevermentuese, dmth idene qe s'ka problem te punesosh ne poste te larta persona me precedente penale, sa kohe qe momentalisht ata s'jane ne procese gjyqesore per vrasje, perdhunime dhe mosshkuarje tek ditelindja e Metes.

 

P.S. Peshkut s'i falet qe harroi perngjalevjetorin

Nendrejtor i spitalit rajonal ne Tropoje nuk eshte post i larte . smiley

Dhe nuk e kupton qe ky eshte autogol i PD-se, por kur ta kuptosh duhet te kalojne 7 dite. Nuk eshte kjo menyra per te dermu PS-se. Perkundrazi, PS merr pike kur e perdor kete per te thene qe ja ne reflektojme, ndryshe nga Arben Sefgjini qe kishte akuze per rrembim dhe zhdukje personi e djali i Sheqeres e vuri drejtor Tatimesh e jo nendrejtor spitali ne Tropoje ku nuk ka asnje mjek. smiley

hahaha

p.e.n (pas eres se ngjales) .... brilliant

E gjith kjo stuhi e ngritur prej Pd dhe e fryre prej mercenare, eshte e gjitha nje vrime ne uje.Pse ? Sepse shkelja e kritereve nuk perben veper penale, por vetem shkelje administrative.Pd, kreret e saj bene 143 vepra penale shum te renda dhe ju shmangen pergjegjesise penale " me procedura" ! Vrau njerez Salihu dhe zhduku serverat dhe ja ku derdellit e pellet gjith diten e Perendise .Na qenkan dogndisur mercenaret se 5. - 6 - drejtore Na qenkan vene jasht kritereve.I heqem e nuk na nx...hic.!Por kush na i ngjall te vraret dhe kush na i jep 200 milion eurot e vjedhura ne Rrugen e Kombit.Prandaj ta mbyllin bucen pdistet dhe mercenaret se dhjam pre pleshti nuk nxjerrin dot.KURRE !

Vetem dy vende ne bote te japin nje "second chance", Amurrika dhe Albanie. 

Era shtet do kish thon njoni..

po ju jeni antihuman mor zoteri!

 u kërkohen detaje lidhur me gjendjen gjyqësore të tyre si dhe faktin nëse ata kanë qenë ndonjëherë të dënuar apo edhe të kallëzuar penalisht për abuzim me detyrën ose vepra të tjera. Kjo masë e marrë nga Qeveria kërkon të parandalojë akuza të tjera të Partisë Demokratike

- U kerkohet gjendja gjyqesore (deshmia e penalitetit) pasi i kane emeruar ne poste te mesme dhe te larta te SHTETIT ! kur ne Shqiperi deshmine e penalitetit ta kerkojne edhe per ndonje shkolle, kurs apo gjene me te vogel ku duhet te regjistrohesh

- U kerkohet gjendja gjyqesore, jo per te qene ne rregull me LIGJIN, por ... per te evituar akuzat nga PD .. dmth jo per te miren e Shtetit, por per te miren e Partise te ciles nuk duhet t'i ulen vlerat dhe kuotat mediatike nga akuzat per nepotizem, korrupsion dhe shkelje te Ligjit

po kta mo vlla a me duket se nuk jan ne terezi fare, po pse presin qe te shkoje na njoni me kok ul e ti thote se kam bo kte e kam bo ate...ma va fa.....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).