Nga Strasburgu, ku eurodeputetët u mblodhën për herë të fundit, ka shprehur keqardhjen për këtë dështim edhe kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan. 

Zoti Kukan, duke folur për Top Channel, tha se ky dështim mund të dëmtojë Shqipërinë, pasi Komisioni do t’i raportojë Këshillit në Qershor, se palët nuk firmosën deklaratë të përbashkët. 

“Në fakt, gjatë takimit tonë të fundit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë nuk u ra dakord për një deklaratë të përbashkët. Qëndrova për rreth 4 orë me delegacionin dhe më pas më duhej të largohesha, por ata u pajtuan dhe unë vlerësoj pozitivisht faktin që nuk donin ta mbyllnin pa marrëveshje, pasi thanë se do të vazhdonin bisedimet politike, dhe në të vërtetë kështu duhej të ndodhte. Ata vazhduan punën në Shqipëri disa herë dhe, teksa po vjen fundi i mandatit tonë në Parlament, ata e kuptojnë se kjo është koha e përshtatshme që duhet ta konsolidojnë këtë marrëveshje. Pra, këtë javë bisedimet filluan tepër intensive, por përfundimisht nuk u arrit marrëveshje, gjë për të cilën më vjen shumë keq. Secila palë tashmë do të mundohet t’ia hedhë fajin palës tjetër. Nuk dua të them se cila palë është më tepër përgjegjëse, vetëm dua të nënvizoj se mënyra europiane është për negociata dhe për arritjen e kompromiseve. Këtë mundohemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë në Shqipëri, që ju lutemi flisni me njëri-tjetrin, grinduni, bëjeni sa më dramatike, por ju duhet të arrini në marrëveshje, sepse kjo është mënyra europiane për zgjidhjen e problemeve. Fakti që nuk ka marrëveshje do ta dëmtojë shumë Shqipërinë, sepse në Këshillin e Qershorit do të diskutohet sërish për statusin kandidat. Në Këshillin e fundit u vlerësuan tendencat pozitive që vinin nga vendi, kultura politike e dialogu ekzistonin aty, por Këshilli donte të nënkuptonte që këto qëndrime kishin jetëgjatësi, e nëse do të arrihej deri në rezultate. Kjo ishte mundësia e artë për të treguar se nuk vijonte tendenca afatshkurtër. Për fat të keq, Komisioni do të shkruajë se nuk pati marrëveshje, nuk u arrit kompromis politik, pra nuk e di se ç’rezultat do të sjellë kjo në Këshill. Unë mendoj se, politikisht, ju humbët një shans shumë të mirë për të treguar se situata në Shqipëri ka ndryshuar për mirë”, theksoi Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin në BE".

PD: Rama e Meta nuk kanë vullnet për deklaratën e përbashkët me opozitën

Deputeti demokrat Aldo Bumçi denoncon ato që i cilëson si hiletë e mazhorancës dhe mungesën e vullnetit të tyre për të bashkëpunuar për integrimin evropian. 

“Arroganca e mazhorancës Rama-Meta nuk ka të sosur. Cdo premtim, kjo mazhorancë arrogante e zhbën në menyrën me teatrale të mundshme. Akti i fundit është loja kukafshehthi në Komitetin e Përbashkët Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Fillimisht ia fshehën opozitës tekstin e projekt deklaratës së perbashket në mënyrë të paprecedente deri më sot. Ky ishte mesazhi i parë që; kjo mazhorancë nuk donte një deklarate të përbashkët nga ky takim. I gjendur përpara kësaj situate absurde, vetë kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian z.Eduard Kukan konfirmoi se deklarata ishte dërguar një javë para takimit në Kuvendin e Shqipërisë, dhe pohoi se problemi qëndron në Kuvendin e Shqipërisë.”- deklaroi Bumçi. 

Sipas deputetit demokrat, “opozita prej më shumë se tre javësh i është drejtuar me një letër Kryetarit te Kuvendit z. Meta, ku dënon këtë akt të turpshëm, dhe kërkon sqarime prej tij, por deri me sot z. Meta nuk ka denjuar të përgjigjet se përse projekt-deklarata, nuk iu dha opozitës. Pavarësisht nga ky fakt, ne përgatitëm dhe paraqitem propozimet tona gjatë takimit të Strasburgut. Fale bllokimit nga mazhoranca të propozimeve tona, deklarata nuk u miratua në Strasburg, por u la kohe për negociata në Tirane. Prej datës 13 Mars deri me 10 Prill, shumica nuk iu përgjigj propozimeve tona, duke treguar një mungese të plote interesi për një deklaratë të përbashkët.” 

“Pas kërkesës së përsëritur të opozitës për një reagim ndaj propozimeve te saj, mazhoranca më në fund nisi negocimin, te enjten e shkuar, pas 23 ditësh heshtjeje të plotë e të pajustifikueshme. Me gjithë këtë vullnet të qartë të opozitës, për të arritur në një deklarate të përbashkët ku do të përfshiheshin çështje thelbësore qe lidhen me kushtetutshmërinë, pavarësinë e institucioneve, respektimin e parimit të ndarjes se pushteteve, dyshja Rama-Meta nuk pati vullnet politik për një produkt të përbashkët. Me metoden e saj tashme te njohur, pasi ra fillimisht dakord, u kthye mbrapa dhe zhberi variantet e miratuara duke e rikthyer negocimin ne fazën fillestare.” 

“Shihet qarte se që në pikënisje dyshja Rama-Meta nuk ishte e interesuar të ndërtonte nje marrëdhënie normale me opozitën. Duke fshehur projekt-deklaratën, duke zvarritur kohën e negocimit në kufijtë maksimale, dhe së fundmi duke bërë prapakthehu nga pikat për të cilat kishte dhënë konsensusin më herët, dyshja Rama-Meta faktoi se i mungon interesi dhe vullneti për avancimin e integrimit europian te vendit.”- përfundoi Bumçi. 

Rezoluta me BE, Balla: Berisha urdhëroi opozitën të mos kishte marrëveshje

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, njëherësh bashkëkryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla sqaroi sot përmes një deklaratë arsyet sipas tij të mosarritjes së një deklarate te perbashket mazhorance-opozite dhe BE. 

Sipas tij, PD nuk kishte arsye e argumenta të logjikshme për mosshkrimin e deklaratës, ndërkohë që akuzon direkt Berishën, që nuk i ka lënë deputetët të firmosin deklaratën. 

DEKLARATE E PLOTE

Si bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, sëbashku me eurodeputetin Eduard Kukan, e konsideroj shumë të domosdoshme që të informoj opinionin publik, për arësyet e mos arsyes që cuan në mungesën e një deklarate të përbashkët në Takimin e Shtatë të këtij komiteti. 

Jam i sigurt se kushdo nga opozita që do të replikojë pas meje, lidhur me këtë qartësim që unë po bëj para jush sot, do të përdorë këto argumenta: 

Ndodhi një akt i rëndë nga sekretariati i Parlamentit Europian dhe yni sepse drafti në Strasburg na u dha një ditë përpara, 24 orë nuk na mjaftonin të shkruanim sëbashku dy faqe letër, nuk na mjaftuan as 3-4 javë, etj, etj, etj.  Po e them që në fillim se Partia Demokratike nuk kishte arsye, nuk kishte argumenta të logjikshëm. 

Problemi i parë që dua të ndaj sot me ju, është shqetësimi im normal, si deputet, për lirinë e kolegë të mij deputetë të Partisë Demokratike, të cilët emërohen nga Kuvendi në një delegacion, por partia e tyre nuk iu jep asnjë të drejtë, qoftë edhe per të shkruar një deklaratë të përbashkët, apo për tu ulur në një tavolinë me kolegët e tyre të mazhorancës për të negociuar dy faqe deklaratë. Kjo është e rëndë për integritetin e çdo përfaqësuesi të kësaj partie. 

Dëshiroj të bëj disa sqarime. 

Arsyeja e parë pse nuk u arrit që deklarata e takimit të Strasburgut, të miratohej atje, ishte se amendamentet e deputetëve të PD, anëtarë të këtij komiteti, nuk u shkruan prej tyre, por priteshin të vinin nga Tirana. Pra amendamentet e opozitës erdhën nga Tirana me vonesë, pra nuk mbërritën brenda orarit zyrtar të takimit. Megjithatë bashkë me zotin Kukan, si bashkëkryetar vendosëm që ti pranojmë ato amendamente për diskutim. Duke shtyrë edhe takimin përtej kohës së planifikuar. 

Problemi i dytë ishte fakti se amendamentet nuk ishin amendamente, por një deklaratë politike e Partise Demokratike, krejtësisht tjetër nga ajo që kishte përgatitur Parlamenti Europian. Dua të theksoj se drafti i paraqitur ishte një draft tërësisht i shkruar në Bruksel, nën drejtimin e zotit Kukan, në dijeninë e Komisionit Europian. 

Drafti shprehte mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke nënvizuar shqetësimin e mungesës së një vendimi pozitiv në dhjetorin e kaluar, bënte vlerësim të ecurisë së përmbushjes së prioriteteve dhe rekomandimeve, kishte vlerësime poztive në fusha të caktuara, sikurse kërkontë më shumë angazhim në sektorë të tjerë. 

Qëndrimi ynë, i deputetëve të mazhorancës, ishte i qartë, të pranojmë dokumentin e Brukselit, sepse në fund të fundit, ata janë më objektivë. 
Por dokumenti që erdhi nga Tirana, nga opozita, ishte një deklaratë për shtyp e Partisë Demokratike, pra kësisoj nuk mund të shërbente si një dokument i përbashkët, vlerësim ky edhe nga eurodeputeti dhe bashkëkryetari i Komitetit zoti Kukan. 

Në strasburg arritëm dakordësi vetëm për 5 paragrafë, njëri ndër të cilët ishte edhe paragrafi që i bëntë thirrje të gjitha forcave politike "të heqin dorë nga retorika mosrespektuese, ndaljen e veprimeve obstruktive si dhe të shmangin bojkotimin ose bllokimin e punimeve të Kuvendit.” 
Pas kthimit në Tiranë, kërkesës për tu ulur dhe për të vazhduar diskutimin, iu dha përgjigjia: “ne e kemi bërë propozimin, reflektoni ju mbi propozimet tona”. Ndërkohë që përgjigjia jonë ishte se propozimet pothuajsë në tërësi janë të palogjikshme për një deklaratë të përbashkët, sepse shprehin vetëm këndvështrimin e Partisë Demokratike. Kërkuam që PD të tërhiqet nga përmendia në deklaratë i emërave të përveçëm në formën e padëgjuar ndonjëherë: të kthehet në punë filani, të dëmshpërblehet pronari i pallatit pa leje etj etj. Ndërsa afati i fundit, ai i shpërndarjes së Parlamentit Europian po afrohej, negociatat u shtuan edhe më shumë. 

Ishte Kryetari i Kuvendit, i cili në një veprim që duhet përshëndetur, mirëpriti kërkesën e përfaqësuesve të PD në Konferencën e Kryetarëve, për të mbledhur në një takim 14 deputetët - anëtarë të Komitetit. Pra kërkesa ishte e Partisë Demokratike. Dhe Kryetari i Kuvendit menjëherë një ditë më pas thirri takimin. Takimi u la të premten e kaluar në orën 11. Për habinë e të gjithëve megjithëse u kërkua nga vetë PD, takimi u bojkotua nga deputetët e PD. Kryetari i Kuvendit priti bashkë me ne deputetët e mazhorancës në sallën e Byrosë së Kuvendit për më shumë se 30 minuta. 

Ky bojkot nuk u bë publik me shpresën së më i rëndësishëm ishte miratimi i Deklaratës. Per këtë Kryetari i Kuvendit pati një komunikim edhe me zotin Bumçi, të cilit i shprehu rëndësinë që ka miratimi i një teskti të përbashkët.  Ndërkohë një ditë më parë unë i kisha dorëzuar nënkryetarit të këtij Komiteti, përfaqësues të opozitës, zotit Bumci edhe propozimet tona riformuluese të tekstit të sjellë nga PD. Opozita nuk erdhi në takim, por negociatat i vazhduam. I kam kërkuar disa herë zoti Bumçi që të uleshim dhe ta diskutonim tekstin, por rekomandimi i tij ishte që komunikimin ta mbanim vetëm me e-mail. Shkëmbyem dhjetra emaile me zotin Bumci, më pas edhe me zotin Halimi, i cili zëvendësoi zotin Bumçi në këtë komunikim vetëm me e-mail. Deputetët e PD nuk kishin mandat për të negociuar në tavolinë. 

Në propozimin e fundit që unë i kam dërguar zotit Halimi, duhet ta them, u pranuan të gjitha propozimet e ardhura nga PD, qoftë ato që erdhën me email nga Tirana në Strasburg, qoftë edhe të tjera që u shtuan gjatë procesit të komunikimit me email. Kujtoj që gjatë gjithë këtij procesi kam përsëritur kërkesën që të ulemi në një mjedis të Kuvendit dhe ta negociojmë sy më sy këtë dokument, prandaj dhe jemi deputetë. 

Dy çështje mund të them shin çështjet më të rëndësishme ku PD kishte qëndrim të pa-negociueshëm. 

1. Në çështjen e dëmshpërblimit të pallatit dhe ndërtesave të tjera pa leje të shembura nga INUK, ku kërkonin ndërprerjen dhe dëmshpërblimin e pronarëve të këtyre ndërtesave pa leje. Sipas tyre ne duhet të binim dakord në deklaratë se veprimet e INUK ishin të paligjshme, se prishjet ishin të paligjshme dhe se pronarët të dëmshpërblehen. Ngulmohej në faktin që shumë nga pronarët e ndërtesave pa leje dhe të paligjshme janë shtetas të BE, ndër ta edhe shqiptarë me pashaportë hollandeze. Kam komunikuar me delegacionin e BE në Tiranë dhe mora konfirmimin që nuk ka shtetsa të BE që të kenë reklamuar një fakt të tillë. Iu kërkova mirëkuptimin që të hiqet nga teskt referenca shtetas të BE, duke iu kujtuar se dy shtetasit shqiptarë me pashaporta hollandeze, jane ne konflikt interesi…me deklaraten. 

2. Pika tjetër ishte sigurisht çështja e zëvendësimit të Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Unë po ju lexoj paragrafin e propozuar prej nesh, në funksion të variantit të propozuar nga PD:
“Komiteti vëzhgoi se që prej Deklaratës së Tetorit, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP u zëvendësua nga Parlamenti, përmes një procesi që u kontestua nga Opozita. Presidenti i Republikës sikurse edhe opozita e konsideruan këtë proces në kundërshtim me ligjin që çon në uzurpim të pushtetit ligjor dhe kushtetues të Presidentit të Republikës për të nominuar kandidatin në rast të një vakance të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP. U mor shënim fakti që Presidenti i Republikës dhe opozita kanë paraqitur ankesë sejcila palë më vete në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e hapave të ndërmarra nga shumica në këtë rast." Paragrafi mbyllet me thirrjen për respektimin e cdo vendimi fundor të gjykatës. Nga opozita kam marrë gjithmonë me email përgjigjen se procesi ishte i kontestuar ligjërisht dhe nuk donin që të saktësohej se ky kontestim bëhej nga opozita. Situatë më qesharake nuk ka. 

Pra për këtë arsyetim të pa-arsyeshëm të opozitës, ditën e enjte emaili im i fundit drejtuar kolegëve Bumçi dhe Halimi nuk mori më përgjigje. 
Dua t'ju informoj gjithshtu se teksti që iu ofrua si draft përfundimtar Partisë Demokratike, iu komunikua edhe Parlamentit Europian edhe Komisionit, të cilët kanë qenë shumë të interesuar dhe janë mbajtur në vazhdimësi të informuar. Kam marrë prej përfaqësuesve përkatës falenderimin për disponibilitetin tonë, por kam vërejtur edhe habinë se edhe pse deklarata u bë siç e deshën, përsëri nuk e pranuan. 
U zgjata paksa në këtë përmbledhje sa kronologjike, aq edhe substanciale, me qëllimin e mirë për të pasqyruar gjithë ecurinë e këtij procesi komunikimi me opozitën, për një dokument, që në fund të fundit është një deklaratë. 

Por në këtë komunikim me JU, dua të bëj edhe disa konstatime. Së pari, nga ky proces kuptova që Kryetari i PD Lulzim Basha është një lule që nuk do të lulëzojë kurrë. Si mund të dalë burri pa pikë turpi dhe të thotë që ne e dhamë konsensusin, kur edhe pasi ne pranuam gjithçka, u gjet edhe nje arsyetim i palogjikshëm nga ana e tij për t'i thënë JO deklaratës. Së dyti, ju informoj se vetë deputetë të Partisë Demokratike ishin dakord me tekstin e kësaj deklarate, madje shprehën dhe habi për gatishmërinë tonë për të pranuar të gjitha propozimet e PD. Nuk dua t'i ha në besë deputetët e PD, po besoj se zoti Fatmir Mediu si kryetar i një prej partive opozitare mund ta konfirmojë këtë. Zoti Mediu u angazhua të bindë Lulzim Bashën që ta pranojë draftin e dakordësuar. Së treti, konstatimi im është sa kohë Kryetari real i PD të jetë Sali Berisha, me Partinë Demokratike nuk mund të biesh dakord për një fjali të vetme, jo më për dy faqe deklaratë. Nuk e kanë tek teksti, e ka kryeplaku tek mendësia e tij. Së katërti, ta themi troç porosia e zotërisë ka qenë e qartë, të mos ketë marrëveshje, sepse kjo mund të ndikojë negativisht tek vendim-marrja për statusin. Sipas tij nuk ka deklaratë, nuk merret statusi. E tmerrshme, po ta kuptosh që zotëria ka qenë 5 vjet President, 8 vjet Kryeministër, 23 vjet Kryetar i PD, dhe beson ende se mund ta cënojë procesin e integrimit me këtë sjellje. 

35 Komente

Zoti Kukan, duke folur për Top Channel, tha se ky dështim mund të dëmtojë Shqipërinë, pasi Komisioni do t’i raportojë Këshillit në Qershor, se palët nuk firmosën deklaratë të përbashkët.

..po te ishin honger ma shpejte ajo tave me ngjala, LSI nuk do i kish bashku votat me PD per ate kryetarin e qarkut te Fierit  dhe na sot do e kishim mor statusin e venit kandidat ne  EU smiley

Edhe keta europianet, si nuk e thone nje llaf te mire per politikanet shqiptare. Vetem me I sha dine.

BE e ka te sigurte misionin dhe per nja 100 vjet. Edhe sikur ti mbaroje nje dite benzina, s'e mbyllin dot dyqonin, se do jete ne tavoline akoma Albanie. 

Me zemren cope e xhepin plot tha. Te pakten ta bejme me radhe, tha BEu. smiley

Kushedi ca derr miku duhet me kap keto vene pllumash ne Albanie. 

Ja, pyet Pjerin.

Edhe Pjeri megjith pecogrosot e tij s'ka care dot ne Albanie. 

te gjithe keta ambasadoret, qofte te misioneve te  BE,  por sidomos ambasadoret dhe konsujt e vendeve te BE , pas 90-es kane grire para te madhe ne vendet e lindjes  me vizat..  

mbaj mend nje politikan grek  kur tha ne nje emision ne tv.. dikur  diplomatet   konsideronin privilegj dhe kerkonin te vendoseshin ne ambsada   te vendeve prestigjoze p.sh: ne  Londer,  Berlin, Rome Paris etj,  ndersa  tani duan te shkojne ne ambasadat e Ballkanit ose  vendet e ish Bashkimit Sovjetik.smiley

$$$ e 10t prestigin, tha. smiley

po pra, te 10-fsha  prestigjin!   ketej nga Lindja  kishte argumenta me te forta..smiley     ne Shqiperi  doli qe edhe ambasada gjermane ishte e superkorruptuar,  shiste  viza.. ca te thuash per lamashet e tjere te BE..

 

ndersa  ne 97-en,  greket  ne konsullaten e Gjirokastres, u vrane me njeri tjetrin   brenda ne Konsullate se sishin dakord me ndarjen  dhrahmive....  dhe si te ndyre qe jane,  thane qe e vrane shqiptaret nga maja e minarese  se xhamise..    nejse, u doli genjeshtra se ishte nje deshmitar, minoritar, vorio epiriotsmiley   qe  ishte si roje aty dhe e pa ngjarjen... vetem se para se te fillonte gjyqi ne Greqi, e vrane dhe  vorioepiriot mavrine. iku deshmitari per lesh..

pd-ja eshte nje parti pa identitet shqiptar.  per te nuk ekzistojne interesat kombetare.  e vetmja gje qe di te beje eshte te sjelle ndonje serb ne shqiperi sic solli nje fare colici-kengetar i preferuar i njerezve me identitet te dobet  qe rastesisht jane edhe saliste!

Le te shpresojme qe relativisht shpejt, ose Shqiperia do futet ne BE, ose BE do shperbehet. Eshte torture kjo reprezalja mediatike shqiptare qe perserit nga 10 here ne dite te njejtat lajme..BE i ben thirrje politikaneve shqiptare qe te behen cuna dhe goca te mira dhe ata i pergjigjen thirrjes me premtime solemne. 

Sesi na duket BE tani. Na ka dal qejfit qe kur ka fillur polat alemdar......
O bajern sa i modh qe je ti
,do ta tegelosesh realin prej madridi
o bajern I madh qe je ti........

Hedhja e topit sa tek njeri-tjetri, nuk me duket shenje e mire. Degjon njeren pale, dhe thua se faji qendron tek pala tjeter, pastaj ndigjon palen tjeter dhe sheh se faji qendron ne krahun tjeter. S'di njeriu i shkrete ke te besoje. 

A nuk do ishte me mire qe te dyja palet te zhdukeshin nga skena politike per nja dy vjet, dhe te vinte nje qeveri teknike me eksperte. 

Ja korrupsioni ben muuuu:

Veturave te reja qe bleu Rilindja siu punon feneri (vertura djathtas per teleshikuesit nga ekrani)

Ca pret nga keta derdimene kur slene as kacidhen me te vogel tu shpetoje.

Nuk calon gomari nga feneret.

P.S. Mua me pelqen helmeta e policit te pare djathtas.

Lulzim Basha është një lule që nuk do të lulëzojë kurrë. 

smiley  Ska Pranvere me Berishen! 

Sec ka nje gje feminore tek politika shqiptare ( dmth marredhenia BE-Shqiperi me duket si Mama me femije). Jane ende faza qe mendojne se te huajt duhet te japin te drejte njeres apo tjetres pale. Do vijne keta te BE-se e do thone, bravo te qofte ty PS, se je cup e mire, se fajin e ka PD-ja apo anasjelltas. Nuk e kuptojne qe ne fakt asnje perendimori s'i rruhet ( me falni per frengjishten) faktikisht se kush ka te drejte, por i behet me mire ekonomikisht dhe politikisht qe po vazhdojne keto mosmarreveshje.

Politika shqiptare eshte ne fazen feminore akoma!

kjo per shkak te tejzgjatjes ne politike te Sali Berishes ,Sali Berisha eshte i konsumuar dhe i deshtuar, qysh ne 1997! Ky mban peng te gjithe politiken shqiptare, nepermjet politikes se tij te vjeter konfliktuale! Gjate gjithe kohes se tij si ne pushtet edhe ne opozite, ai gjeneron vetm konflikte politike, per interesa te veta te pushtetit  pra jo debate konstruktive! As nje ndryshim opinioni per Shqiperine ne keto 4-5 vjetet e fundit. Shqiperia mbetet nje vend i varfer dhe me nje korrupsion te madh! Keto "debatet" (konfliktet)  e fundit ne Parlament me opoziten per Trafikun e Droges me Avionet e Ushtrise smiley jane njesoj  naive mashtruese intriguese   si ato qe u prodhuan mbas 21 Janarit: Stilolapsa dhe cadrat pistolet. Keta nuk kane asnje deshire te bejne poltika reformuese per daljen e shqiperise nga varferia dhe tranzicioni! 

Mos Kukan , mos e shkruani , shume shpejt do zgjidhet dhe ceshtja e Prefektit te Fierit .

...nuk e kuptoj ket ngutjen e Taulant Balles  apo  e doshin statusin me rastin e 5 Majit smiley

Bravo Evropa! 

Nuk ka Shqiperi ne Evrope sa kohe katilat jane rrugeve, gjykatsit jane te paprekshem dhe politikanet jane si yjet e Hollivudit! 

bravo!

Jo jo deklarata gjysmake per te kalu rradhen ska. Deklarata perfshin interesat dhe shqeresimet e te gjitha paleve. Te gjithe humbin dhe fitojn ne proporcjon. 

Prandaj, O do behet tamam, o te gjithe te shkojme per lesh, sa jemi..

Nuk ka !

Deklarata duhet te perfshinte kthimin ne pune te zana xhukes dhe moslargimin nga puna te endyra bushatit. Imagjino qe keta ankoheshin qe ps-ja perdorte si sebep keshillin e qarkut fier, e ulen steken deri te endyra bushati, cer pallash. 

Tre tritole ne 24 ore, vrasje dhe maska. Nderkohe Rama... kerkon edhe kompetencat e Presidentit!

Te dashur miq, ne 24 ore kane ndodhur; tritol ne komisariatin ne Fushe- Kruje, tritol ne Durres biznesmenit te njohur, tritol ne Tirane, droge ne te kater anet dhe Edi Rama kerkon dhe kompetencat e Presidentit. Ai e ka mendjen vetem tek pushteti personal dhe perdorimi i tij per pasurim.

Ky eshte urimi i Bastardit te Viqidolit me rastin e Pashkeve.

E ka shpirtin vrer dhe nuk gezon dot si gjithe dynjaja qe ne dite te tilla japim mesazhe shprese e perparimi edhe sikur ne mes te luftes te gjenden.

 

what goes around comes aroundsmiley

problemi tani eshte qe Rames nuk i intereson fare statusi sa eshte i zene me tregti droge

 

ndonje gje per k@rin e rames ke per te thene?

nuk me intereson ajo teme, por prandaj te kemi ty zedhenes apo jo, 24/7

junkysmiley

 

 

 

Sipas opozitës, në Divjakë është parë një avionë i bardhë dhe në aksin errugës Levan-Tepelenë.

Fshataret e Divjakes, Gjadrit ne Lezhe dhe ata qe banojne rruges Levan-Tepelene kane marre foto qe provojne trafikun e droges me aeroplane..  

 

Jo, sot e ndriti PD ja fare.Zedhensja e PD - se jo me Laura por nje bjonde, mori ne mbrojtje nje gazetar qe dikush i kish ...kercitur dhembet sepse paskej shkruar per avinet qe furroseshin me droge qe uleshin ( vini re saktesine e lajmeve te PD - se ) ne ..." Kardhiq te Sarandes....! "
Ec e mos e beso ate fare gazetari e PD- ne, qe as e ka idene se Kardhiqi, fshati me kala te hershme , eshte 70 km larg nga Saranda. Dhe ne jete te jeteve Lokalitet i Gjirokastres...
Doni me per saktesine e habereve te PD se ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).