Një shtet i madh është rruga drejt tiranisë

Liria ekonomike sikundër thotë Milton Fridmani është garantuesja e çdo lirie tjetër. Një shtet i madh është rruga drejt tiranisë. Jo vetëm kaq por është edhe i shtrenjtë, pasi mbahet pikërisht me paratë e taksapaguesve. Shpeshherë nëpërmjet mbi-rregullimit dhe ndërhyrjes për të ri-shpërndarë pasurinë, kur kapitali është ende i brishtë, investimet ende të munguara dhe aparati burokratik jo profesional, shtetet e varfërojnë më tepër qytetarin dhe dobësojnë shtresën e mesme që duhet të jetë lokomotiva e zhvillimit. Po ashtu godasin biznesin e vogël dhe të mesëm që janë lokomotiva e mirëqenies individuale dhe mbarëvajtjes së shoqërisë që garantojnë paqen sociale, harmoninë familjare dhe lumturinë vetjake. 

Nuk është rastësi që shumë nga emrat më të shquar të mendimit neoliberal apo neokonservator, nga Ludwing Von Mises, Leo Strauss te Nathan Glazer apo Irving Kristol kanë qenë majtistë në rininë e tyre por janë rikthyer tezave për kontrollin e ‘Leviathanit’ shtet në fazën e pjekurisë intelektuale të tyre duke marrë një kthesë 180 gradëshe. Sepse sikundër thotë shprehja tashmë e famshme “duhet të jesh pa zemër që të jesh i ri dhe jo revolucionar, por duhet të jesh pa tru po të vazhdosh të jesh i tillë në moshë të mesme”. Shteti natyrisht që ka prerogativa të mbrojtjes sociale duke përfshirë vencarisht funksione bazë të tij si edukimi primar publik, siguria, rendi, mbrojtja e shtresave më vulnerabël dhe të margjinalizuar nëpërmjet politikave të mençura dhe të diferencuara por duke u ruajtur njëkohësisht që mos të bjerë në grckën e mbi-kontrollimit dhe mbi-rregullimit që kthehen në kosto të patjetërsueshme për qytetarët dhe biznesin. Sikundër Von Mises ka thënë emblematikisht “asnjë burokraci nuk ka aftësinë për të qenë e vet-limituar”. Ashtu sikundër vienezi tjetër Hayek ka kapur kuintesencën kur thotë që ekonomia e planifikuar dhe e centralizuar është e pamundur se asnjë individ (apo grup individësh), sado të zgjuar qofshin ata, nuk mund ta dinëçfarë njerëzit duan.

Individët kanë të drejtat e tyre bazë kur liria nga moscënimi i pushtetit arbitrar që cënon direkt apo indirekt jetën, pronën dhe pasurinë e tyre është natyrisht primare. Sikundër James Madison, autori kryesor i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe më pas një nga presidentët e parë të SHBA-së ka argumentuar: “Ashtu sikundër një person ka të drejta mbi pronat [pasurinë] e tij, ashtu ka edhe plotësisht të drejtë të ketë pronësi mbi të drejtat e tij”. Pra këto të drejta mos ti dhunohen në emër të një pushteti suprem, të përdorimit selektiv të ligjit, të ndërhyrjeve arbitrare apo vendimeve të padrejta të gjykatave. 

Edhe një gjë kaq e thjeshtë, e domosdoshme dhe e lirë në vlerë si lapsi na kujton Leonard Read te një ese paradigmatike e tij dhe më pas e risjellë në vëmendje nga Freedman-i, kërkon bashkërendimin e një sërë komponentësh që e përbëjnë të tillë si dru, grafiti, gur vullkanik, gomë, plastikë, ngjitës etj që vijnë nga vende të ndryshme dhe i përkasin punës së kombinuar të mijëra njerëzve anembanë globit. Pra edhe një gjë kaq e thjeshtë, është fryt i një procesi të komplikuar që ndodh pa ndonjë dorë rregullatore që do të alokonte burimet në mënyrë të centralizuar. Gjuha angleze që ka një fond prej mbi 1 milionë fjalësh nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë planifikimi qendror apo kongresi gjuhëtarësh në nivel kombëtar apo ndërkombëtar por si rezultat i konvergjencave ‘natyrore’ të asimilimit të fjalëve të ndryshme apo krijimit të fjalëve të reja nga miliona prurje veprash artistike apo fjalësh të përditshme që kanë vërshuar si përrenj të vegjël në shtratin e madh të këtij lumi. Shumë nga ligjet më komplekse dhe universale kanë derivuar nga rregullat më të thjeshta sikundër na rikujton një nga leksionet më bazike të shkencave sociale. 

Sikundër Adam Smith e thotë shprehimisht në kryeveprën e tij Pasuria e Kombeve, të cilën pak nga ata që e citojnë vazhdimisht e kanë lexuar realisht “tregu është vet-rregullues. Çmimet priren të barazojnë kostot e prodhimit nën konkurrencë dhe prodhuesit gjithnjë përpiqen të furnizojnë masën e produktit që përputhet me kërkesën konsumatore. Pra tregu është një sistem i pashmangshëm. Në ndjekjen e fitimit, tregtarët çojnë burimet aty ku ndodhet kërkesa dhe si rezultat, çmimi arrin optimizimin e tij duke bërë që të kënaqet kërkesa. Pra burimet çohen aty ku duhen duke barazuar kostot dhe e gjithë kjo, mrekullisht pa asnjë drejtim të centralizuar apo të planifikuar nga një pushtet suprem. 

Shteti i vogël por i fortë që e bazon legjitimitetin e tij te e drejta, me burokraci të zvogëluar por efektive, funksionale dhe meritokratike që stimulon tregtinë e lirë, taksat e ulta, rregullat që krijojnë një mjedis miqësor për biznesin, lëvizje të lirë të njerëzve dhe kapitalit, mostolerim të korrupsionit, siguri fizike dhe pronësore për shtetasit e tij, është shteti që kërkojmë për të na garantuar liritë ekonomike, demokracinë dhe pjesëmarrjen pasi pa liri ekonomike nuk mund të ketë liri tjetër sikundër u hap edhe ky shkrim.

11 Komente

Nje 'shtet i madh' eshte rruga drejt rregullarizimit te ekonomise, drejtesise dhe barazise se mundsive te qytetareve. Shqiperise i mungon pikerisht kjo. 

Pikerisht ky rregullarizimi na e mori shpirtin - dmth mungesa e rregullit.

Cfare nenkupton me shtet te madh? Une me shtet te madh nenkuptoj doren e shtetit gjithkund. Shteti me i madh qe ka patur Shqiperia ka qene ne 1945 - 1990.

Gjemb, ben gabim qe me 'shtet te madh' kupton ate sistem idiot (dhe kriminel) qe njohen shqiptaret. 'Shtet te madh' kane Serbia, Bullgaria dhe Polonia (psh) sistemet e te cilave garantojne te drejta dhe liri qe nje shtet i vogel nuk do mund te garantonte kurre. Paksa te bezdisshme jane krahasimet siperfaqesore qe bejne disa gazetare mes ketyre dy sistemeve; ne çdo rast merret shembulli me i mire per 'shtetin e vogel' dhe me i keqi per te madhin.

Mjafton te veresh fenomenin e Lazaratit apo te barnave te parimbursueshme per te vleresuar frutat e 'shtetit te vogel', sado i forte qe mendohet te jete...

po u kry rregullarizimi, eshte gjo e perfundume, them une. Po kush ta boj rregullarizimin se, ajo eshte puna...

E kush tjeter pervec rilindezuesve?

Problemi eshte me pas si fillim shtet. Tashti as e kemi lluksin me diskutu cfare lloj shteti. 

Shteti i vogël por i fortë që e bazon legjitimitetin e tij te e drejta, me burokraci të zvogëluar por efektive, funksionale dhe meritokratike që stimulon tregtinë e lirë, taksat e ulta, rregullat që krijojnë një mjedis miqësor për biznesin, lëvizje të lirë të njerëzve dhe kapitalit, mostolerim të korrupsionit, siguri fizike dhe pronësore për shtetasit e tij, është shteti që kërkojmë për të na garantuar liritë ekonomike, demokracinë dhe pjesëmarrjen pasi pa liri ekonomike nuk mund të ketë liri tjetër sikundër u hap edhe ky shkrim.

 

Thjeshte kjo esse me duket si kunder - pergjigje ndaj hipotezave te ekonomise se perqendruar te cilat ne e kemi hasur dekada me pare. Artikullit, edhe pse besoj se ka pika te rendesishme referimi per ato qe studjojne monetarizmin, i bie vlera sepse eshte kryekeput ne formen me ekstreme noeliberale qe nuk reflekton aspak realitietin e ekonomise tone, dhe cfare eshte me kryesorja, nuk ka shembuj empirike qe ta mbroje smiley

Per mua shteti sduhet te jete as i vogel e as i madh, as i renduar me ideologji tip eksperimentesh por nje mekanizem rregullues ne te cilin shihet e mira e perbashket. Problemi eshte se nqs ne analizojme sistemin ne te cilin jetojme, a na i zgjidh hallet tona ne ate lloj menyre kur idealizmi dhe praktikaliteti gershetohet me se miri? 

 

Citat mbas citati, kshu ka thene Hasani, kshu ka thene Adami dhe ne fund nje paragraf moralizues , pa e vrare mendjen fare dhe pa ekzaminuar, qofte edhe permes nje veshtrimi (jo studimi) empirik se cfare eshte shteti qe kemi krijuar deri tani, shtet i madh burokratik apo shtet i vogel klientelist, ku eshte "etatizmi" qe po i merr frymen ekonomise se tregut, nese ne realitetin tone problemi eshte "shteti i madh" apo mungesa e autoritetit te shtetit ne rolet e tij si garantues i rendit, sigurise dhe  rregullator i jetes ekonomike.

Asnje fjale per ekonomine informale, evazionin fiskal, sistemin e korruptuar te drejtesise, monopolet, anarkine territoriale, anarkine mjedisore, anarkine urbanistike, anarkine e pronesise, decentralizimin fiktiv, zhdukjen e komuniteteve, mungesen e shoqerise civile, mosbatueshmerine e ligjit dhe pandeshkueshmerine e krimit dhe korrupsionit ,paqendrueshmerine dhe  militantizimin e administrates.

Nga Small state  ne  Big society eshte sfida or ti kalemxhi por nuk ke thene kurrgja si e qysh jane keto pune ne realitetin shqiptar.

ja ke fut kot plako... smerr vesht ti!

Nga mbiemri duket se ka ndonje te aferm edhe ketu tek PPU , dhe po duhet me i mbajtur anesine  .Perpjekje per te Molloisur !! Por Marksin ka bo si ka bo dhe ka fut si Drejtimin Kryesoor te zhvillimit .Me kete dua te them se ka Goditur percaktimin e zberthimin Gjenial te GJEMBIT te PPU qe njeh "shtet e medhAnj mer jahu " ne ndryshim nga "shtete e voCer mer jahu "

Citat mbas citati, kshu ka thene Hasani, kshu ka thene Adami dhe ne fund nje paragraf moralizues ... Ave Maria Cezar smiley...me nje shtese ,  kush e njeh pak Kinen smiley keto jane si Citatet e Lin Biaos ..." Ne na duhet nje Shtet sa i forte aq dhe i Dobet "  te xeberthyer ne psallmet e kuvendit te PD-hit nga Mullahu Berisha " se na jem neoliberal zotrie "smiley

Dabat koti (dmth DEBAT PA BUKE) : s'ka as shtet te madh, as shtet te vogel.
Ka shtet qe duhet dhe pike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).