Shteti diktatorial, me strukturën e tij të thjeshtë shtypëse, duket i fortë, por është i dobët, dhe provizor, jetëshkurtër. Shteti demokratik, me mekanizma të ndërlikuara dhe ligje të shumta, duket i dobët por është i fortë, dhe jetëgjatë. Shpjegimi është i thjeshtë: Diktatura zgjat relativisht pak, dhe ngec, kalbet dhe shembet, sepse në diktaturë përgjegjësitë janë të përqendruara tek Një individ. Demokracia zgjat shumë më tepër, epet, përkulet, sigurisht dhe vuan, sidomos në fillimet e saj, por mbijeton, sepse në Demokraci përgjegjësitë janë të shpërndara tek të gjithë individët. Mosmarrja dhe moszbatimi i përgjegjësive në Demokraci, është fatale. Pa mbajtjen e përgjegjësive prej secilit individ, Demokracia nuk ekziston. Mosmarrja e përgjegjësive është ajo cilësi rrënuese që Demokracinë e denatyron, e hedh pak nga pak në humnerë dhe rrezikon që ta kthejë në një episod tepër të rrezikshëm dhe të frikshëm: në diktaturë. Mbarëvajtja e një shteti demokratik varet nga ruajtja e ekuilibrit, brenda marrëdhënies që lidh mbajtjen ose mosmbajtjen e përgjegjësive, me, respektivisht, shtimin ose pakësimin e Lirisë. I mban përgjegjësitë që të përkasin - je i lirë. Nuk i mban përgjegjësitë - nuk je i lirë, je skllav.

Ku jemi ne shqiptarët nga pikëpamja e mbajtjes së përgjegjësive dhe të qenit të lirë? A funksionon organizimi ynë institucional, shoqëror, politik, ekonomik qytetar, në raport me marrjen ose mosmarrjen e përgjegjësive që secilit individ dhe secilit institucion i përkasin? Sigurisht kemi bërë dhe po bëjmë përparime. Zinxhir i pafund i përgjegjësive dhe lirive; morale, ligjore, individuale, institucionale, komunitare, private, shoqërore, që ndjekin njëratjetrën pa u ndalur, është pjesë e një “agregati” që tek ne funksionon. Funksionon, sepse ne shqiptarët, bashkë me zgjedhjen për të jetuar të lirë, i kemi marrë përsipër përgjegjësitë e zgjedhjes që kemi bërë, kemi marrë përsipër barrën për të paguar çmimin përkatës.

Megjithatë, meqenëse shtimi i lirisë kushtëzohet nga marrja përsipër dhe zbatimi i përgjegjësive, një numër individësh ende jo i pakët, për arsye nga më të ndryshmet, që variojnë nga moskuptimi, paaftësia, pamundësia, e deri te mosrespektimi i përgjegjësive për qëllime të mbrapshta, stepen, frikësohen, ngurrojnë, që në fund të fundit do të thotë se me apo pa dashje, duke mos marrë përgjegjësitë kanë refuzuar liritë. Refuzimi i Lirisë që rrjedh nga mosmarrja e përgjegjësive, fatkeqësisht, nuk është ndër ne një dukuri e rrallë. Refuzimi Lirisë, çfaqet më së shpeshti si “transferim i përgjegjësisë”. Transferimi i përgjegjësisë nga një individ tek një tjetër individ, ose nga një institucion tek një tjetër institucion, me të gjitha kombinimet e shumta në mes, është një ping-pong individual dhe institucional tepër i rrezikshëm që nëse vazhdon shndërrohet në një shtjellë përpirëse brenda së cilës po ramë, zor se dalim dot. Për ilustrim, rasti i fundit i kësaj dukurie negative sa e dëmshme dhe e rrezikshme, është ai i Ministrit të Brendshëm i cili në mënyrë të përsëritur ka tentuar të transferojë përgjegjësitë nga vetja tek Presidenti i Republikës. Ajo që më së shumti bie në sy në këtë rast është diçka joserioze, e padenjë, banale: Ministri, në pamundësi të frenojë institucionalisht dhe individualisht fluksin e krimeve që po ndodhin, përmes transferimit të përgjegjësisë tek Presidenti, rreh të pakësojë fluksin e kritikave që po i bëhen.

Me keqardhje detyrohem të qartësoj Ministrin duke i vënë në dukje disa gjëra;

- Faktin se ndërkohë që duhet të jetë dhe duhet të komunikojë si ekspert që zbaton Ligjin, po reagon dhe komunikon si njeri i medias, është një lëvizje manipulative trashanike.

- Nuk i falet Ministrit të mos e dijë se Drejtësia, ajo që është, ashtu si është, dhe gjithçka që lidhet më të, duhen respektuar pa asnjë mëdyshje, pa asnjë hezitim, sado të këqija apo të padrejta të duken.

- Respektimi i Drejtësisë, dhe përpjekjet për ta përmirësuar Drejtësinë, të cilat Ministri i bën lëmsh, janë dy gjëra të ndryshme që kurrsesi nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën.

- Pretendimi për ta përmirësuar Drejtësinë duke mos e respektuar, është një gabim shumë i madh, tejet i dëmshëm, tepër i rrezikshëm, që nuk i lejohet absolutisht askujt, e jo më një ministri.

- Pretendimi për ta identifikuar Presidentin e Republikës me Drejtësinë në përgjithësi, është një sulm politik, një “naivitet” malinj i pashoq.

- Ministri i Brendshëm nuk mund të “gjykojë” një vendim Gjykate. Aq më pak kur rastet në fjalë janë ende në gjykim. Është i pari rast në historinë e Shqipërisë post-diktatoriale që një Ministër i Brendshëm “gjykon” një vendim Gjykate, dhe nuk e le ta bëjë këtë një Gjykatë më e lartë.

- Policia e Shtetit të përmbushë detyrat e saj duke bërë sa mundet në parandalimin e krimeve, mes tjerash, si në rastin në fjalë, duke mbajtur në mbikëqyrje personat ende në gjykim.

- Për verifikimin e shkeljeve procedurale në gjykata, Qeveria të mos aktivizojë Ministrin e Brendshëm, por atë të cilit i përket kjo detyrë, Ministrin e Drejtësisë. Në kujdes të pandërprerë për të marrë dhe zbatuar përgjegjësitë e mia si President i Republikës, e siguroj shumicën parlamentare, se do jap të gjithë mbështetjen institucionale në ndërmarrjen sa më parë të reformave të nevojshme në Drejtësi sipas modeleve më të mira evropiane, për rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të punës së sistemit gjyqësor.

- Qeveria të ndalë urgjentisht shantazhimin e gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm.

- Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin” që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Baot maoceduniane, Fletë Rrufetë enveriste, por ai i garantit për të mos lejuar interferimin e Drejtësisë me pushtetet e tjera, dhe mbrojtjen nga rreziku i kapjes së saj nga grupet e interesit. Drejtësia ndreqet duke e respektuar Drejtësinë. Drejtësia ndreqet duke marrë secili përgjegjësitë që i përkasin, pra duke vepruar institucionalisht. Duke denoncuar në Prokurori gjithçka që vlerësohet e padrejtë, e dënueshme, kriminale, etj.

Ka ardhur koha që më së fundi edhe ne t’i dimë dhe t’i aplikojmë këto të vërteta kaq të thjeshta dhe kaq të dobishme. Ka ardhur koha që në rrugën e vështirë të progresit ne të mos mbyllim, por të hapim korridore Lirie, të mos ngremë, por të sheshojmë pengesat ndaj njëri-tjetrit. Të bëjmë çmos ta “drejtojmë” Drejtësinë. Duke mbajtur dhe zbatuar secili përgjegjësitë e veta. Qytetari i pari. Me respektimin e Ligjit, seriozitetin, punën, votën e vet. Pastaj politikani, ligjbërësi, prokurori, gjykatësi, polici etj. Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë t’i marrin dhe zbatojnë përgjegjësitë. Progresi i deritanishëm është prova. 

39 Komente

Do gezohet korcari se do e bleje kripen me lire, do gezohet tropojani se do shkoje te takoje djalin ushtar ne Pashaliman...

Keshtu shkruante Lal Hekri kur u inagurua hekurudha Fier Vlore e Jari ishte begs.

Ama duhet ta pranoj qe e ka shkrujt me rregullat e reja te drejtshkrimit e per kete i heq kapellen. Vini re ci ka bere germes se madhe ne fjale te pergjithshme ne mes te fjalise.

Hej ai njeriu i Viqidolit qe eshte duke bere si i zgjuar , me demekt ka konflik me institucionet e pavarura dhe shantazh ndaj drejtesise.  smiley

Me keqardhje detyrohem të qartësoj Ministrin duke i vënë në dukje disa gjëra; - Faktin se ndërkohë që duhet të jetë dhe duhet të komunikojë si ekspert që zbaton Ligjin, po reagon dhe komunikon si njeri i medias, është një lëvizje manipulative trashanike.

E mer Jari mer Jari, po si mund te shkruash per veten keshtu? A nuk je duke folur dhe ti nepermejt medias, pra po komunikon si njeri i medias? Po dhe gjibi eshte me i kujdesshem mer , qa ban keshtu? smiley

 

O Jar kopuku, ik e laj qaforen njehere. U bone ti, hem.

bravo President

Ministrat me te "shquar" te kesaj qeverie si Tahiri e Kodhelja kane nje nivel ordiner te punes duke perfshire komunikimin, u ka ngeluar ora te partia e xhaxhi enver

I mban përgjegjësitë që të përkasin - je i lirë.
Nuk i mban përgjegjësitë - nuk je i lirë

ose: kur Jar N i ha mune Nard N 

 

smiley

kur thote jari kshu gjonash ndoka ishte hala duke kullot dhite ke bari rrotull deshmoreve te vigut! 

Të bëjmë çmos ta “drejtojmë” Drejtësinë. Duke mbajtur dhe zbatuar secili përgjegjësitë e veta. Qytetari i pari.

Ohu bre, nonen. Qytetari e paska fajin per drejtesine e "shtrmberuar". Po si keshtu 're Jari?

Me respektimin e Ligjit, seriozitetin, punën, votën e vet.

Prit se e kuptova me duket, qytetari duke zbatuar ligjin ve ne vend drejtesine. E thjeshte paska qene. Pooor, ka nje problem se se kjo nuk quhet drejtesi por zbatueshmeri ligj. Drejtesia eshte koncept tjeter o Jari dhe na lind nevoja kur te tjeret na bien ne qafe ose i bien ne qafe shoqerise. Ti ja paske gjetur ilacin, nese te gjithe do te zbatonin ligjin nuk do te kish nevoje per drejtesi dhe si rrjedhim nuk do te kishte rendesi nese drejtesia do te ishte e "shtrember"apo e "drejte". Bravo!

Pastaj politikani, ligjbërësi, prokurori, gjykatësi, polici etj.

Ja pra mo, "jeni ju pa jemi ne". Dhe kjo vlen dhe tek respektimi i ligjit, puna etj duhet ta beje njehere qytetari dhe pastaj politikani, polici, gjykatesi, prokurori, etj. Por sikur nuk e kishim keshtu por nga ana tjeter (pra i pari i zgjedhuri/nepunesi/gjyqtari/etj dhe pastaj qyetari), apo s'ka gje thuaj se njeri duhet ta filloje dhe meqe s'po e filloni ju le ta fillojne qytetaret te paret (ne fund te fund te fundit ju nuk ju ngelet hatri).

Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë t’i marrin dhe zbatojnë përgjegjësitë. Progresi i deritanishëm është prova. 

Ore te ishte per shqiptaret kishin marre nje lesh se ti vete po e thua qe nuk duan mor vella te zbatojne ligjin prandaj kane nje drejtesi shtrembese e per ibret. Pastaj, ky "zbatimi i pergjegjesive" si i veshtire po me duket si kobncept per tu kuptuar, po nejse leter e hapur eshte, kush po ja var.

 

Ese:Liria, pergjegjsia, Demokracia

Shkruar nga Kapter Jari.

Pse s'e dime ne c'eshte Bujar Nishani? Nje mut-muti.

P.S. Shume te pakujdeshem me ironine juve ngjalistat kur vini ne dukje profesionin e politikaneve te cilet refuzojne bekimin e terapise ngjalektrike te piktorit + mundesit lol

Kapter Jari qe ne Mars te 1991-shit, bashke me ushtaraket e tjere te shkolles se bashkuar kercenonin se do rivendosnin bustin e Hoxhes ne mes te Tiranes me force.

Bujar Nishani ka deklaruar qe grupi i ushtarakeve ne fjale kane qene drejtuar nga disa enveriste, dhe qe pjesa me e madhe ku bente pjese edhe ai, kane qene kunder atyre protestave absurde. Ka qene minister i brendshem kur jane arrestuar bandite e kriminele (banda e Lushnjes, Durresit) qe ne kohen e Nanos as ju afrohej policia.

Bravo Jari. S'i paskam lexuar keto deklarate te tij.

Interviste ne tv.

Kjo nuk eshte e vertete, nga burime te permrenshme dhe them te sigurta. Mund te kete gjynahe te tjera, por jo kete. 

Mire, une keshtu e dija.

Nuk denonte kot xhaxhi per agjitacion e propagande, se ja hapen fjalet kot. smiley

Eshte nje film shqiptare i xhirum ne Sarande"nxenesit e klases time" me nje klase mature dhe nje mesuese matematike(Ermira Gjata,mami i Zhakut)

Tani Jari po ban si ai nxansi i prekdhel qe i punonte i jati n'komitet - msusja m'ka inat - thoshte, dhe kapte presor Nardin(Berishen) smiley

plasen dhe analizat e tekstit ketu smiley

po kur dergoi letren Tahiri ishte cdo gje ne rregull me ju o mengjereshe.

vras mendjen cfare ju ben te mendoni qe jeni koke me e mencur se Presidenti smiley

ka mundesi e keni prej mustaqeve smiley

ose sepse dikur paska qene kapterr smiley ndoshta dhe kamarier , kjo s'eshte gje e mire sepse duhet te jete si shoku Saimir direkt ne Minister

por me e mundshmja eshte sepse nuk eshte prej stanit tuaj. Jeni mesuar me xhaxhi verin cdo gje ta keni vet dhe Presidenti ju vret syte

 

Kjo histori pas disa mujash do te tregohet keshtu:

Dy ditë pas vrasjes së një të dyshuari, të cilin Gjykata e Apelit e kishte lënë të lirë, ministri i Brendshëm i kërkoi zyrtarisht Presidentit të Republikës që, në cilësinë e kreut të KLD-së të urdhërojë inspektimin e tre gjyqtarëve.
 

Të nesërmen, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka kthyer një përgjigje ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri përmes një shkrimi të titulluar “Mbi përgjegjësitë”

 

Me pas, te gjithe u kujtuan se ne fillim ishte fjala :

Rama: "Pa një reformë reale të drejtësisë anëtarësimi në BE mbetet një iluzion."

 

çdo te thote -reale- vallë ?? smiley

Duke u bazuar ne eksperiencat historike, do te thote: Gjykata speciale, prokurore ushtarak, gjyqe popullore, ndeshkime ekzemplare. Cuditem qe nje marksist si ti, shtron te tilla pyetje. smiley

Ju te gjathtet keni dy obsesione:
-allatet e Rames
- komunizmen

jo mer jo, osht shume mo i thjesht muhabeti: po i thuhet Jarit: o boj punen o ke per t'fluturu nga presidenca! smiley

Allatet e Rames jane provincializem qe s'i perket aristokracise se djathte. smiley Komunizma ka vdeke. Po jeni ju te majtet qe ju djeg permendja e hipokrizise dhe deshtimeve historike.

Fjalimi i Sh.T. Z. Bujar Nishani eshte inspiruar mendimtareve liberal John Suart Mill, Adam Smith, Frederick Bastiat, per te arritur te me bashkohoret Hayek dhe Friedman. smiley Keto dije natyrisht nuk i ka marre ne shkollen Skenderbeg, por ashtu si shume politikan shqiptare, gjate kurseve te posacme te sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Yep smiley

po i thuhet Jarit: o boj punen o ke per t'fluturu nga presidenca!

Ohh kete dua ta shoh. Shpresoj fort te marrin kete iniciative.

- Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin” që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Baot maoceduniane, Fletë Rrufetë enveriste, por ai i garantit për të mos lejuar interferimin e Drejtësisë me pushtetet e tjera, dhe mbrojtjen nga rreziku i kapjes së saj nga grupet e interesit

...sidomos ato grupe interesi qe transpotojne palmat me helikopter dhe ullinjte shekullor me maune nga Vlora ne Laez smiley
 

O Capo, jo nga Vlora por nga Vora ene mos e shkel syrin se pastaj ankohesh tek administrata qe te shajne postribas.

Me ra fjala te peshendes ty e gjithe popullin antikomunist me kete kangen : Xhekdelli 

Keta i ka zene te gjithe semundja e hardallosjes . Te qellon babasqapi me balle ne pjesen e prapme te kokes dhe ..s'ke me shpetim nga mania e Madheshtise .  Niset Burri me i dhane mesime Historike Popullit nder shekuj , sikur nuk mjaftojne mesimet e NN dhe Sali babasqapit . Jep e jep nja dy rreshta me Mesime dhe del tek dhembka "Olele Tahiri " smiley Hajde dordolec Politk hajde .

Leri er dreq llogjet sqapore e merru me reformën ne Drejtesi. Mos u hidh si kacagjel "nëntoger " , gjithmonë ta kane fain te tjerët . Plus qe rri kot gjith diten e dites po te pakten mos boto @qelleqe . Merru me Pune e mos ben gam -gam , se shkatrrut nje Jete te nje Brezi te tere ,  me Drejtesi e Shoqeri ne Rrenje te Korruptuar  dhe akoma nuk kupton gje dhe ben smiley llogje kosasi .

 Je nje nga emrat qe do rrish varur mureve nëpër salla  njësoj si Musteqet nën hunde që mba . Pa pikë Vlere . Bën nje gje te mbahesh mend . Shansin e ke .Nje Qeveri e Grupim qe ka Vullnet  e Perpiqet te Reformoje Gjyqsorin ne Dobi te Drejtesise ! Ik bashkëpuno e mba Përgjegjësi !

Do na thote ndonje gje per Pashke ky apo jo? smiley

Per gezimin e Marise, per grazhdin e ftohte...

Kalimi i kompetencave te presidentit tek Kryemisistri do te jete gje shume e keqe.

Ky duhet te jete shqetesimi dhe thelbi i komenteve dhe jo te merren me budallalleqe.

sa mban mend dhe ti.

Harro njecike.

Po kush i jep Hapsire atij Musteqelliut me dhone mesime per sqeprit ne raporte institucionale Presidence - Ekzekutiv ?  As Xhibolja nuk i do keta lloj Derstilstesh qe " lajne lesh pa uje "

Mbeti Jar musteqja të msojë "për Përgjegjësitë"  sikur Shqipëria është në Vitin 1976 dhe ndërton socializmën , e kalon në rrugë të pa shkelura smiley

Shko or Dordolec mba përgjegjësi Konkrete për ato që të ngakon Kushtetuta ( edhe kjo e bërë nga të tjerë ) . Ndërhyni në Drejtësi se latë nam me sqepër në çdo vend që të tregojnë " kush është kryesorja " dhe të mësojnë kush është "thelbi shqetësimi " për kalamajt e kopshtit smiley

Thote Vasjari per revanshin stalinist te Rames ndaj institucioneve te pavarura qe ne muajt e pare te qeverisjes se tij:

Që Mimi Kodheli të hartojë një projektligj i cili i heq këtë të drejtë Nishanit për t’ia dhënë Ramës, është njësoj sikur një kapter të propozojë për heqjen e gradave komandantit dhe dhënien e tyre zëvendëskomandantit... 

 

Pikëpyetja qëndron tek zoti kryeministër, tek interesi i tij për të këmbyer në natyrë me ministren, një mall që nuk i takon as atij dhe as ministres. Në një analizë fare të thjeshtë, nuk ka asnjë interes. Mbi të gjitha nuk ka asnjë interes të përforcojë opinionet, gjithnjë e më të artikuluara, mbi projektin e tij për të uzurpuar të gjitha segmentet e pushtetit....

 

Në emër të pendesës për puçin e ndryshimeve kushtetuese të 2008, në emër të koherencës për çfarë ka thënë para 23 qershorit, zoti Rama duhet të reflektojë seriozisht mbi një platformë vetkufizimi kompetencash. Është ky akti politik që duhet të bëjë sot, në vend që të merret me gjeneralët e Presidentit.

Ja u be dhe Jari si John Rawls, na flet per demokracine. Jari pra Jari. Ca ka ngelur tani? Ed Tutuqi te na flase per artikulimin e rrjedhshem si Ciceroni?

Fillimi i shkrimit te Presidentit me pelqeu, kishte nota apo psikollogji perendimore smiley gje qe e ngre ate ne syte e opinionit shqiptar dhe nderkombetar, ndersa per konfliktin me ministrin e Brendeshem, te them te drejten nuk jam ekspert ligjor, dhe do te ndigjoja me kenaqesi ekspertet. 

Shkrim tu duk ty Pjer?

Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin"...

Epo!? Cke qe krruhesh atehere? Po ik o lumadh bej ndonje lek pune se le koqen e namit me keto pacavure ypiane. Pastaj c'lidhje ka 34 vjecarit Tahiri me dacibaot dhe fletrrufete? Apo futja t'ja futim. Po ja ta zeme se lajthiti Tahiri, po ti? Mbas kalamanit do shkosh?. Ti je president qe mos qofsh, je mbi palet qe u palofsh megjith mustaqe.

akoma president ky...

Diktatura zgjat relativisht pak, dhe ngec, kalbet dhe shembet, sepse në diktaturë përgjegjësitë janë të përqendruara tek Një individ.

 

 

Ne qofte se ky miku 50 vjet i quan pak athere qenka me verte i pjerdhur jo vetem nga topat sic thone njerzit por dhe nga mend e kokes smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).