Moratoriumi, ne kuadrin e berjes se politikave publike, eshte mjeti i fundit qe qeveri te ndryshme perdorin per t'i dhene zgjidhje nje shqetesimi publik kur cenohen rende interesat e te pergjithshmes. Ne teorine e qeverisjes publike nuk eshte nje forme e rekomandueshme per te zgjidhur problemet, pasi heqja e nje te drejte ndalon diskutimin serioz dhe konstruktiv te problemit; ndeshkon aktoret e ndershem, si dhe i jep me shume autoritet atyre qe nuk ju preken interesat direkt. Per me teper i dekurajon kompanite serioze te investojne ne nje fushe te caktuar.

Paranteza teorike kerkon edhe pershtatjen ne kontekst praktik. Se fundmi ne Shqiperi, u hoq Moratorium i skafeve. Thuhet se rezultatet kane qene negative, pra dergimi i droges eshte shtuar. Hyri gjithashtu ne fuqi dhe Moratorium i ndalimit te gjuetise ne Shqiperi per dy vjet per t'i dhene fund nje here e mire, sipas pretendimit te perfaqesuesve te qeverise, zhdukjes se speciave te rralla. Perseri, ate qe u ndalua me ligj - importimin e plehrave dhe mbetjeve - qeveria do ta rishikoje se thote qe nuk e kishim mire. 

Si i behet?

PS. Ndalohet hyrja e komentuesve me traste bosh. 

 

20 Komente

Eshte si mahabet leshi n'katror ky muhabeti per moratorumin e gjuetise ne nje kohe kur qeveria brenda pak muajve i ka hapur lufte frontale institucioneve te pavarura (duke synuar ti gllaberoje me justifikimin se drejtuesit jane berishiste) dhe po i heq kompetencat si dhembe te prishur, plus fiaskot e ushtri-droge-trafikut ku qeveria nuk thote se ushtria s'ben trafik droge por thote thjesht qe s'ka fakte, apo tritol-rendi pertoke, apo nisja e rimekembjes ekonomike duke i dhene nje tufe para bizneseve nepermjet borxheve te cilat do ti paguaje populli (pra merri para miletit dhe jepja bizneseve).

Ne kete kontekst pra kjo me ngjan me "debatet" qe hap Fevziu per te mbullur debatet reale te dites. Por dro e kam gabim dhe ti je shume parimore, ne kuptimin qe e fillon ceshtjen nga pellumbat, si simbole te paqes qe ata jane. smiley

hipoteza droges doli fiasko. asnje nga deputetet akuzues nuk ka shku ne prokurori edhe pasi prokuroria i coi leter kuvendit. show mediatik me nje fjale. nuk e kisha vetem me gjuetine, pavaresisht se gjuetia ishte nje shembull, sic kame dhene edhe tre te tjere. 

Perfytyro nje vend tjeter antar te NATO-s ne te cilin opozita ben akuza te tilla duke thene se ushtria dhe/ose infrastruktura e saj jane pjese e mafies qe trafikon drogen, dhe qeveria jo vetem s'e mohon kategorikisht kete akuze, por ne fillim e injoron per dite me radhe, pastaj e ironizon me mushkonja, pastaj kur del nje dokument i klasifikuar ne media thote vetem qe keto sjane prova te pakundershtueshme per trafikun e droges nga ushtria. 

Ku ku, kur thone vellezerit tane ne veri. Plus qe minimalisht qeveria duhet te perfshinte ne deklaten e saj se cfare ka bere qe ne tetor kur SHISH e ka informuar per keto 'dyshime' Mrs Mimin.

Ana tjeter eshte plotesisht e vertete; Basha u zotua se kane prova konkrete dhe do ti shkojne punes deri ne fund, por Prokuroria njofton se Imami me shoke kane refuzuar te shkojne te deponojne, pas kerkeses formale qe Prokuroria i beri nje jave me pare.

Njeheresh, eshte dyfish turp per Bashen; pervec qe si kryetar i opozites i hap namin ushtrise shqiptare pa paraqitur fakte konkrete, si ish-minister i brendshem i kujton njerzve qe ai beri nje vrime ne uje per trafikun e droges se Lazaratit.

T'kuptoj xhibo. Nuk ka vend tjeter ne NATJE qe te kete nje opozite te tille qe te hedhe akuza te tilla kaq te rende, te pabazuara ne fakte, kundra forcave te veta te armatosura. 

+100

Po pse mos te kete dhe NATja i cirlider?

o xhib, ai kryparlamentari qe vrapoi me sqaru se kane qene avionet qe sperkatin mushkonjat, ka pervoje per drejtsi-venie. E ma mend kur ka qene kryeminister dhe doli nji kolonel qe denoncoi ministrin e mbrojtjes (hajdaraga mduket) per vjedhje ne tendera orizi e kpuce ushtaresh. Doli direkt shoku si me qene gjykates dhe tha qe nuk ka prova. Dhe ate kolonelin, normalisht qe e shkarkun.
I thone shqypnie lum miku! qeveria e kap leprin per bishti me qerre

Ne fakt kryeparlamentari interpeloi per mushkonjat ngaqe Kryeministri eshte shume i zene...imagjino s'ka kohe as t'i fishkelleje Ben Blushit.

Pritet qe Artan Lame te punesoje nje Nafije per te fishkellyer.

 "Ndalohet hyrja e komentuesve me traste bosh"

E paske zbatu vete moratoriumin, kshu qe kot qe pyt. smiley

smiley e kisha per glorifikusit e lidereve dhe partive. ke te drejte dhe sorry. ja qe na paska hy m-ja ne gjak pa e ditur.

Po dhe ceverite me ate menje nisen, dmth per mire. smiley

Speaking of moratoriume, c'u be me ate tritol-moratoriumin e Tahirit nepermjet te cilit desh te konfiskonte 'numra te tepert celularesh'?

Si dhe, shif ca ben Rilindja duke 'moratoriumuar' femrat per te mos i lene qe te behen deputete.

 

Per me teper i dekurajon kompanite serioze te investojne ne nje fushe te caktuar.

Per cfare konkretisht e kishe fjalen ketu?

Moratoriumi i skafeve per te ndaluar tregetine droges eshte ekuivalenti i ndalimit te udhetimeve drejt avropit per te ndaluar azilkerkuesit.ne nje kohe kur personat me para ne shqiperi jane shtuar moratoriumi i skafeve vetem sa privon shqiperine nje vend me burime te shumta ujore nga industria e varkave dhe punet qe ajo gjeneron (kuptohet ne menyre legjitime).

Me e forta ka qene ky moratoriumi i gjuetise. As u mor vesh qysh, si, as kur. Nje dite te bukur vec kur dha ne tv lajmin, nga data x do te kete dy vite ndalim te gjuetise ne territorin shqiptar, per te mbrojtur speciet ne rrezik. Stop. Hajde shperndaju tani. smiley

Qe moratoriumi ndalon diskutimin e problemit, ndershkon aktoret e ndershem dhe dekurajon investimet kjo eshte sagllam, por ne rastin e moratoriumit te gjuetise, snuk. Nese ka nje rast te vetem qe moratoriumi ben sens eshte pikerisht ky i gjuetise.Mire do benin te ashpersonin dhe denimet per abuzuesit, ose te perdorin denime alternative.Atyre qe gjuajne me dinamit psh alternativa mund te ishte futja e kallepit te ne bire te .....

me e bukra esht se flamurin e moratoriumeve e ka marre lsi. pasi i i heci me moratoriumet elektorale me pd e ps tani po provon ne nje terren dhe me te gjere. interesante

pasi heqja e nje te drejte ndalon diskutimin serioz dhe konstruktiv te problemit; ndeshkon aktoret e ndershem

Shiko se ti mund edhe te kesh te drejte,por problemi eshte kryekeput i kundert ne ate vend qe quhet Shqiperi e qe sapo jam kthyer. Ai vend nuk vuan nga mungesa e lirise e te drejtave,vuan nga e kunderta,vuan nga liria e tepert veprimi,nje liri veprimi qe nuk po ndalet me gjithe perpjektet e shtetit te sotem por qe deri tani,me sa pashe une,keto perpjekje(qe realisht ekziston) rezultojne te deshtuara e krejtesisht te pamjaftueshme deri tani,qofte se hasin kundershti te forta nga nje pjese e kosiderueshme e popullsise te ciles i pelqen anarkia,qote edhe per mungese profesionalizmi e serioziteti deri diku nga ata qe duhet ti zbatojne.

smiley everything

Ate ligjin dragonian te skafeve qe e vuri Buall Mavria, shyqyr qe e hoqen se ishim bere gazi i botes. Kudo me pyesnin belgjit se si shpjegohet qe nuk sheh varka, skafe ne Shqiperi, kaq vend i varfer qenka. Dhe ishin belq qe jo se kishin qene ne Shqiperi, por belgj qe nuk kishin qene, qe shifnin me internet apo foto nga Shqiperia, apo ndigjonin nga shoket dhe miqt e tyre qe kishin pare Shqiperine. U thoshja se ne krye kemi nje budalla, qe ka nxjerr nje ligj dragonian, ç'a tu thoshja, nuk eshte faji i popullit u thoja, nuk eshte as faji i politikanve te tjere, as i biznesit, varet gjithshka nga nje njeri. Bo-bo thonin belgjit, duke menduar se kishin te benin me noi sulltan, me noi diktator. Ua shpjegoja se nuk ishte dhe aq i eger se kish lene dhe ca gjera te lira, por keshtu i thosh mendja se kujton se keshtu fiton pike ne syte e perendimorve per ta futur Shqiperine ne nato dhe Europe. Ata i hapshin syte me shume, se mendojshin se si ka mundesi, se te gjitha vendet perendimore, ishin futur ne nato dhe Europe pa keto ligjet abstrakte qe kish nxjerr Buall Mavria. 

ca u bo me ministrat qe do dorezonin mandatet. apo mashtrimlleqe thuaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).