Jose Mourinho deklaroi pas kalimit të Chelsea-t të tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve se do të ishte shumë i kënaqur nëse kundërshtari i radhës do të ishte Real Madrid, ish-skuadra e tij. 

“Cdo skuadër që do të na bjerë në short do të jetë e vështirë. E rëndësishme është që jemi mes katër më të mirave të Europës, por nëse na bie Reali do të kënaqemi”, theksoi trajneri portugez i “Bluve” pas fitores 2-0 ndaj PSG-së.

Mourinho nuk la pa “thumbuar” as Rafa Benitezin, ish-trajnerin e Chelsea: “Para një viti skuadra ishte në çerekfinalet e Europa League dhe 25 pikë pas vendit të parë në Angli. Sot jemi në gjysmëfinalet e Champions dhe shumë afër kreut në kampionat.”

Në lidhje me festimin e tij pas golit të dytë, ‘The Special One’ u shpreh: “Nuk po festoja, thjesht vrapova për t’i dhënë detyra të reja lojtarëve që po festonin. Kishim edhe disa minuta për të luajtur dhe në fushë ishin disa sulmues që duhet të ktheheshin për të mbrojtur.”

 

36 Komente

Bajern i modh sa i modh je ti  1-1..smiley       ndersa Atletiko-Barca  vazhdon 1-0... 

..i vuri gjerat ne vendin e duhur Bajerni.. 3-1..smiley

ja u fut edhe Januzaj (theksi tek a-ja e fundit sipas komentatorit gjerman smiley) per ManU

te shohim nese do e beje edhe nje te katert tani Bayern

Mbaroi Bayern - ManU zyrtarisht.

Hajt per hajer tani ne finale!

Atletiko  fitoi 1-0  dhe e meritoi plotesisht kualifikimin!    keta kane ekip  shume te mire!    une vazhdoj te them qe  Atletiko  do shkoje ne finale dhe ka shume  gjasa ta fitoj  CL  kete vit.

E pa, pa, pa, pat kjo pune. 

E shkataroi 

Po e pasëm pat patur thën: Bajerni i Modh sa i Modh qi je ti -> do fitoj edhe Premjer Ligën ket vit smiley

 

- Bajerni anglofagos..smiley

Fiqo, qysh se ka ardhur Guardiola, loja e Byern nuk shifet me sy.

po po shume gjo e shemtut eshte te rrasesh 3 petlla ne 15 minuata ne cerekfinale, skane turp.

S'di ca te them, nuk me ngroh zemren tiki taka e shpifur katalanase.

Gono, dje pashe me vemendje Atletiko - Barca..  tashme mund te them me bindje qe dje  pashe  gjithashtu  finalistin dhe kampionin e CL  per kete edicion..smiley   Atletiko Madrid!smiley

Belulo, une e kam thone me vakt qe Atletico ishin Dark Horses kete kampionat. Ekip kompakt qe dine me nxjerr edhe golin kur duhet.

Po me c'po shofim Bajerni i Modh ka me shume shance per ta fitu kete CHL sesa per ta humb. Sepse eshte veshtire te lush kunder tyne. Po tu besh loje te hapur ato kane super kualitet per te bere gola me shume se kundershtari. Po tu luash loje te mbyllur ne mbrojtje ok me cpo shofim arrin ta ulesh pak rrezikun, por si do arrish ti besh golat kur topin e kane ata nen zotrim. Kundersulmi? Skemi pa asnji ekip qe ta kete vene ne veshtiresi sivjet Bajernin qofte edhe me kundersulm, dhe po flasim per ndeshjet qe kane pas rendesi jo per ndeshjet qe i ka maru afati skadences.

DMTH me dy ndeshje vajtje ardhje eshte shume veshtire qe Bajerni mos te kualifikohet. Ne finale eshte vetem nje ndeshje dhe nuk i dihet, keshtu qe cdo ekip duhet medoemos te shpresoje mos ti bije me Bajernin ne gjysfinale.

Gono, nuk eshte thjesht ekip i mire,  apo kush ka kualitet me shume  etj...  dakord, nga te kater  finalistet, Bajerni  i gezon me shume keto cilesi. 

por  ka edhe disa parametra te tjere.. p.sh  deshira, pasioni ,  nje perqendrim total  ne loje ku luftohet   ne cdo minute, per cdo top dhe  ne cdo cep te fushes.. keto i pashe te Atletiko..   bile kete pathos e vije re qe te lojtaret e stolit, apo trajneri i Atletikos..  edhe stadiumi dhe tifozat jane te vecante.. pra eshte  nje ''enturazh''.smiley  i tere  shume mbreslenes..  

Barca , sic e dime,  nuk eshte me ajo e para.. por dakord,  edhe keshtu si eshte  mund te loz  tika-taka    15 apo 20 minuta te pakten..  Jo, dje Atletiko nuk e la Barcen te loste futboll asnje minut!   jo tika-taka   qe sbehej fjale, po ata nuk i lane lojtaret e Barces  te pasonin 3 here topin me njeri tjetrin..smiley    Atletiko eshte ekip me karakter!   pastaj  jo me kot  Atletiko gjendet  ne vendin e pare te kampionatit  me te forte ne bote..

OK, do shkoj ta shof kismet kur te kem kohe se e kam te regjistrume, por i besoj keto qe thu ti se e kam  pa Atletikon edhe ndeshje te tjera.

Nuk e di si jane me stolin se tashti sa vjen e ngushtohet dhe behet me sfilitese puna, por Barcelonen e rrafen edhe pa Costen.

I qendroj asaj qe kam thone me lart, qe me dy ndeshje vajtje-ardhje, asnji nga te tre ekipet ne tavoline nuk e eleminon dot Bajerinin e modh.

Lisbona eshte qytet i bukur, kete e kane ne mend gjithe kohen Bavarezet.

me argumentin e Lisbones me binde!  apo seshte ngrohte tani atje. ne Mynih, megjithse  zyrtarisht eshte pranvere,  ben goxha ftoht.. e pe si rrinte i mbeshtjelle Shvajni dje ne stadium..smiley  keshtuqe me mire nje xhiro  andej nga viset e ngrohta, Lisbona pershembull..smiley

Ky eshte bere me keq se ato grate llafazane, ka qene me kohe xhanem .

Ja s´deshi shorti qe Chelsea te ndeshet kete restsezoni me Realin e Madridit.

Bayern München - Real Madrid

Chelsea - Atletiko Madrid

 

Kta te Bajernit kon nji kunj finale Champions League me Chelsea-n. S´u ka dal akoma zeheri per humbjen e finales m´fush t´vet.

Bayern - Atletiko ne Finale.

e drejte Brado!     ne finale Bajern-Atletiko.

 

keta spanjollet dolen te forte..  edhe ne EL  perfaqesohen me dy ekipe..

Beluggi, keta spanjollet jane Kampione Bote ( last time I checked )smiley. kane kohe qe kane dale te forte dmth. Nji pytje : Si ndodh qe Tata' Martino akoma firmos ne bordero' ?

c'faj ka Tata Martino? Atij i ngeli ekipi ne dore pas nje periudhe 4-5 vjecare ku ata cunat nuk fitonin vetem ate qe nuk donin te fitonin, tani ata i kane provu te gjitha llojet e emocioneve qe te jep futbolli, qe nga ngritja e kupes se mbretit e diskretitimi i real madridit e deri te ngritja e kupes se kampioneve, superkupes e kupes interkontinentale. Ca mund ti motivoje? perfundimisht edhe barcelona ka nevoje per Rilindje qe te eci me shpejt smiley

Qemol, po nuk ka se çben Tata  (amon o  Tate, me jep 2 franga.smiley) ,  sepse mori nje ekip  ne dorezim i cili ne fakt e ka mbruar me kohe ciklin e vet  dhe tashme  vazhdon te luaj per inerci...  

Barcelona duhet te marre nje vendim,  duhet te formatoj nje ekip te ri..  ndofta  duke  pasur Messin si pike referimi,  por  tashme me lojtare te rinj.. te pakten  6 a 7 nga keta qe luajne tani, duhen zevendesuar.. keta, vetem fizikisht, nuk e perballojne dot me  futbollin e nivelit te larte!   por  nje ekip i ri,   do te thote qe Barca te pakten 1 apo 2 sezone  nuk do te jete  protagoniste,  por nuk ka zgjidhje tjeter ama!

Jon si jon lojtaret, Tata nuk gjendet me bankine qe ti'u a boje jeten me te veshtire. Para se te futesh idene e lojes me krose, a i ka shku ne mend Tates qe te gjeje nja dy veta ne fund te kroseve qe jane pak me te gjate se 1m e 20 cm ? Mascherano eshte nji moshe me gjyshin tim. Edhe arbitri vrapo me shpejt. Pse e fut ne loje ? Dhe mos me bo te filloj per Ceskun ...

ate po te them me siper bre Qemol,  duhen zevendesuar nja 6 a 7 futbolliste te Barca se nuk e kane  me takatin  ta perballojne fizikisht  futbollin ne kete nivel..smiley   

nderkoh,  gjerat u veshtersuan edhe per sezonin  tjeter per Barcen, sepse UEFA  para nja 1 jave e denoi Barcen per nje vit  te mos bej asnje  transfer (shit-blerje)  ne ekip.

Me ka cudit kjo Atletiko me Barcen Belulo neshjen e kthimit , disipline ne loje qe sbesoj se e ka ekip tani per tani , as Bayerni jo.

shume ekip i disiplinuar Atletiko,  Brad!  nje perqendrim total ne loje, nga minuta 1 deri ne 90.   po prandaj  kryesojne kampionatin spanjoll  ata,  jane edhe ne 4-shen e CL.   ekip shume i mire, i pjekur, me kualitet!
 

Reali ishte kundershtari me i lehte qe mund ti binte Bayernit, megjithate me vjen keq qe nuk i ra me Chelsean se kemi nje llogari te hapur me ata, dhe po e eleminoi Atletico do na ngelet prape e hapur llogaria smiley

swedo,  po Bajernit edhe ne 8-she,  Man Uinited  i ra, kundershtari me i lehte i mundshem.. jo or po keni lindur me kemishe..smiley

ca ti bojme, se mos dum ne, goglat e kane fajin, megjithate ne cerekfinale nuk do kishim kundershtim as per dortmundin ose psg-ne smiley 

per mu ne fianale do ndeshen Bajerni me Celsea. 

mire e ka Fiqo... ne 24 Maj Bajerni i Modh ngre dy kupa, Premier Ligen dhe Champions Ligen.

Real - Bayern eshte finalja e vertete.

cuna, kemi per t'pas finale spanjolle, per fat t'keq. Une mund t'u tregoj dhe rezultatin po s'du me ju prish surprizen

po e ha dhe barca dmth

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).