Ndonëse kanë të ardhurat më të ulta në Europë, shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë, jo vetëm se fqinjët e tyre, por edhe se qytetarët e ekonomive të zhvilluara. 

Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, një nga institucionet më të specializuara për krahasimin e çmimit të karburanteve, e klasifikon Shqipërinë si një nga vendet me çmimet më të larta të naftës dhe benzinës në treg. Përkatësisht, sipas GIZ, në fund të vitit 2012, çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri ishte 1 dollarë e 79 cent për litër, duke lënë pas Francën, Qipron, Spanjën, Kroacinë, Poloninë dhe shumë vende të tjera, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.Sipas të dhënave nga GIZ, rezulton se qytetarët shqiptarë e blejnë naftën në treg thuajse me një çmim të barabartë si qytetarët e Austrisë apo edhe ata gjermanë, dy ekonomi ku standardi i jetesës është i pakrahasueshëm me atë të vendit tonë.

Në të njëjtat nivele raportohen edhe çmimet e benzinës. Por, sërish këto të dhëna i përkasin vitit 2012. Që nga ajo kohë, çmimi i karburantëve në tregun e brendshëm ka pësuar të tjera rritje, për shkak të taksave shtesë në dy vitet e fundit. Kjo e çon Shqipërinë në majën botërore për çmimin e karburanteve, madje dhe energjisë në tërësi. Kjo pasi, sipas FMN, edhe për energjinë elektrike Shqipëria ka çmime ndër më të lartat në rajon, çka i detyron familjet shqiptare të shpenzojnë një pjesë të madhe të buxhetit për këto produkte.

Por, përtej këtij shtrenjtimi në këto nivele të energjisë, FMN shtron dhe një tjetër pyetje. Atë se cilat janë efektet e saj në rritjen ekonomike, pasi shumë studime kanë faktuar se çmimet e larta të energjisë pengojnë për rritjen ekonomike

18 Komente

Tani une nje gje nuk marr vesh perse ja hidhni miletit kete njoftim, se lajm nuk eshte ky, qe ne vitin 2012 ne paskemi pas qmimin me te larte te naftes ne dynja.

Por, përtej këtij shtrenjtimi në këto nivele të energjisë, FMN shtron dhe një tjetër pyetje. Atë se cilat janë efektet e saj në rritjen ekonomike, pasi shumë studime kanë faktuar se çmimet e larta të energjisë pengojnë për rritjen ekonomike

Po he pra do thush ndonje llaf per kete apo FMN e ka bere pyetjen per lexuesit e peshkut dhe te Shqipit?

ne biciklete, te gjithe

qafderra!!

Deri dje fajin e kishte Taci. Maj mend Erion Veline me ato prezantimet qe tregonin se po na rripte Sala e jepte cmimin e naftes ne 2005 e pastaj ne 2008, 2013. Po tani pse e paguajme me shtrenjte naften ne?

P.S. Sot cmimi i naftes eshte 20 USD/fuci me i ulet per se c'ka qene ne 2008 qe merrte Velia per reference e ne e paguajme gati 50-60 leke me shtrenjte cdo liter.  

Pse cuditesh ti iher, ne perhere shtrenjte e kemi pagu! 

Prit kur ti japin licensen Kokedhimes per aeroportin e dhe portin e ri andej poshte nga Jugu, pra,  i bie qe nafta akoma do shtrenjtohet se do kete kerkese me te larte smiley

me ca do mahet shteti vec me taksa...

paguj dritat, paguj ujin, paguj taksat

jo vetem ti

po gjith fisi jot

je ne lufte me ato qe s'pagujn taksa!!! ndryshe ti qytetari nershem qe fle gjum ke per ta honger ne....sum

Dmth akoma s'e kemi kalu Jermanin? Ah Sali c'na bere, te dytet e perjetshem! Po tashti s'ka mo b... vici, i thone rilindje.smiley  

Kjo qeveri i ka duart e lyera me naftë.

Nafte can bllokaden.

ja sa te qesin prej detit ato 6 miliarde fucite. Apo 60 miliarde? 
Plus nji informacion i mrenshem thote qe tani ka ardh dhe shelli
 

Eshte e sigurte ky lajmi i Shell-it? Nese po eshte nje surprize e madhe.

ket burimin e informacionit te shellit e konsulton dhe obama per ceshtje te politikes se jashtme kshuqe merre si lajm te konsolidum

Cmimi i naftes ne treg = cmimin e blerjes + taksat + fitimin

Cmimi i blerjes = Furnizmi + Shperndarja

Furnizimi = Kosto blerje + transporti + depozitimi + rafinimi + depozitimi i nenprodukteve

Shperndarja = Transport nga rafineria + depozitim + shperndarje te konsumatori

Taksat = Akcize + Taksa mjedisi dhe energjie + TVSH

Krahasimi me vend do ishin taksat mbi nenproduktet e naftes ne krahasim me vendet e tjera dhe fitimi (sepse ndoshta ka paracaktim te cmimeve nga operatoret) dhe jo cmimi perfundimtar i produktit sepse eshte e qarte qe kostot e tjera jane automatikisht me te larta persa kohe ne Shqiperi nuk ka rafineri per te plotesuar kerkesat e tregut. 

Cmimet e rritura te energjise pengoje rritjen ekonomike - e vertete, por sic thote edhe raporti i GIZ te cilit i referohet autori, nxit potencialin per eficience energjie ne transport, qe redukton edhe kostot por edhe ul emetimet e gazeve me efekt sere smiley

 

Ueee ca skandali....I myten shqiptaret me borxhe dhe me cmime te larta, skane turp dallkauket me pushtet. Keta derdimene me pushtet dhe me vila te shtrenjta po i varferojne shqiptaret e shkrete dhe si te vetmin shpetim iu ofrojne kultivimin e hashashit qe do perdorin te rinjte e papune per te grabitur autobuzet me arme dhe vrare bij nenash.

Ka gjashte muaj qe vetem per borxhe, hashash dhe terital qualiteti flitet.

Kjo shtrenjtesi e karburanteve ne Albanie, eshte dhurate e politikes se paafte shqiptare ndaj kombit shqiptar. Vete ky fakt, shtrenjtesia e karburanteve dhe produkteve te tjera, ne krahasim me shum vende europiane, tregon jo vetem paaftesine e qeverive shqiptare (PD, PS, LSI) por edhe fallsitetin e tyre si te sukseshem, siç hiqen ne te vertete ata. 

Te them te drejten, s'me merzit fare qe cmimi i pakices eshte kaq i shtrenjte, sepse shqiptaret duhet te heqin dore nga perdorimi i makines per te ikur tek furra e bukes.

Per cmimin e shumices atehere do ishte ndryshe puna, sepse flasim qe perdorues jane industri apo fusha prodhuese te cilat jane jetike per zhvillim. psh. s'di a subvencionohet nafta per bujqesine, se sikur u fol dikur.

e mer Pjer, a kupton pse refuzohen kompanite belge qe sugjeron ti per hekurudha etj? se na duhen kto rumunet. Do thush ti pse rumune? si thu ti Pjero, ku eshte me lehte me e ngjy gishtin apo krahun?

..qeveria e Rames mban nje premtim te fushates zgjedhore per shtetezimin e industrise se naftes.KM i ka kerkuar ministrit te ekonomise te gjeje nje kompani konsulente me eksperience nderkombetare dhe pregatitet te deboje nga shqiperia  shoqerine Canadeze "Bankers Petroleum" e cila ka koncesionin me te rendesishem ne ekonomi ....e hongri edhe nje  tjeter ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).