Muzgu kishte rene dhe nje shi i imet e fergellues dukej se i kishte hyre qytetit gjer ne palce si nje dritherime e befte. J.K po kalonte ne nje prej rrugeve qe e pershkonte vazhdimisht. Ishte vone per diku. E ndiente si nje ankth diku ne fund te stomakut.

Ne te dyja anet e rruges qe po pershkonte, kishte peme. Prej tyre ngriheshin avujt e nje arome te kendshme, qe e bente J.K te buzeqeshte here pas here, megjithe perpjekjet e tij per t’u perqendruar tek rruga. Ishte vone per diku, por nuk e dinte se per ku. Ne krahun e djathte degjoi nje klithme. Nuk deshi te ndalej e te shihte, por qafa iu kthye vetiu. Po thernin dike. Ai mundi te dallonte vetem qe tjetri mbante veshur nje kostum te zi, si te tijin. Iu duk i njohur, ndaj u perpoq t’i shihte fytyren, por tjetri fshihej vazhdimisht prapa kraheve te dy ekzekutuesve. Per nje cast iu be sikur ai qe po shkonin ne thike, ishte ai vete – J.K. Deshi te ndalej, te sigurohej nese ishte vertet ai qe po therej, por ndryshoi mendje. Ishte vone. Duhej te nxitonte. Per me teper, njeri prej ekzekutuesve tashme e kishte flakur tej thiken dhe po kthehej drejt tij. J.K shpejtoi hapat drejt krahut tjeter te rruges, per t’iu larguar veshtrimit te vrasesit.

Tani ishte midis pemeve te anes se rruges. Prej te vrarit (duhej ta kishin vrare tanime), nuk degjoheshin me klithma. Ndoshta ata nuk ishin me aty dhe e kishin marre edhe te vdekurin me vete. Ose le ta kishin lene aty. Ai i vdekur ishte, nuk u prishte dhe aq pune.

Po, kishin ikur.

J.K po ecte ne te njejten rruge, me po te njejten ndjesi se ishte vone per diku. Mbremja sapo kish rene. Ai e kuptoi kur pa se e vetmja drite vinte nga nje llambe e lidhur ne njeren prej shtyllave te korrentit ne ane te rruges. Shpejtoi hapat, megjithese nuk e dinte se ku po shkonte. Befas ndjeu se po shkeputej nga toka. Po fluturonte. Veshtroi te dy krahet e tij per te pare nese i kishin dale flatra, por jo. Ishte e cuditshme. E gjitha i perngjante nje pluskimi fluturues. Nen te kish rene mjegulla. Tek-tuk mundej te shquante ca si njolla te zeza, qe s’ishin tjeter vecse puseta kapak-shkulura. Prej lartesise ku ishte, ato ngjanin si brejtje te nje shpirti te munduar. Por rendesi kishte qe ai po fluturonte dhe ishte vone per diku. Mjegulla nen te, sa vinte e dendesohej.

2 Komente

teper e ftoft

Jani Kaci , Jani Kaci

Ki kujdes nga Rim Kovaci

Po t'u fut ne zon t'rreptsise

Ta lau funin e tepsise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).