Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom ka zbehur shpresat se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të ndodhë gjatë këtij viti, njofton Koha Ditore.

Malmstrom, e cila jep vulën e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, i është përgjigjur deputetëve të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, ku ajo nënvizon se liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes.

Dy eurodeputetet, Lunacek dhe Fajon, kanë kërkuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian përshpejtim të procedurës dhe dhënie të rekomandimit për heqje të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Sidoqoftë, Cesilia Malmstrom në përgjigjen e saj tërheq vërejtjen se procesi i vizave bazohet në merita e jo, siç shprehet ajo, në afate e korniza kohore.

“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me siguri”, thotë Cecilia Malmstrom në letrën e dërguar në Parlamentin Evropian. “Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Evropian do rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”, porosit ajo.

Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, të cilave iu drejtohet Malmstrom me letrën, e cilësuan përgjigjen e Komisionit Evropian si tejet dekurajuese. Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian, Fajon deklaroi së është e dëshpëruar me përmbajtjen e letrës dhe me mungesën e përkushtimit ndaj afateve që mund të shërbenin si kornizë për heqje të vizave. “Pavarësisht kësaj ne do vazhdojnmë të insistojmë se duhet hequr vizat për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Fajon.

a.k

8 Komente

Si nuk ju vjen pak turp ketyre qelbesirave ja hoqen vizat Moldavise dhe Kosoven e mbajne akoma tek dera

E moj Evrope e shtrige e vjeter Kosova dhe Turqia pa viza veq pse jem besnik te Turqis. Po ku krahasohet ekonomia e magjupve rumun me ate turk dhe kosovar

Keto paralelizmat e Kosoves me Turqine, pervecse shume te bezdishme , behen te rrezikshme.

Ani bre, ne Siri nuk keni nevoje per viza per me shkue me luftue, çka po ju duhet vizat e Avrupit apo keni ngel pa ndihma?

Teme e vaket. Duhet nje mendim prej atyre me ADN ose dhe e vete gjibit.

Ka nje presion te jashtem shume te pavend ne ceshtje te tilla. Komisioneria ne fjale, eshte politikane suedeze dhe eshte ne kontakt me komunitete te shqiptareve te Kosoves ne Suedi, pergjithesit persona qe kane qene ose jane azilant. Keto vonesat ne procese te tilla, jane mesazhe te qarta mbi dyshimet qe vend nuk eshte ende stabel. Une nuk jam ne dijeni per plotesimin e kritereve teknike nga qeveria e Kosoves, por sigurisht izolimi i qytetareve te tyre eshte nje gje qe nuk e meritojne.

Shume mire, te jepen vu pashaportat shqiptare. Me ate rast dhe kombetarja ngelet e bashkuar smiley 

lol....

koha per ta hudh ..Taqin ne plehra

me fal, Thaçin

 

ahahaha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).