Basha mbyllet në zyrën e tij, humb kontaktin me deputetët

Kur pritet që Partia Demokratike të nisë procedurat për reformimin e saj dhe për zgjedhjen e strukturave drejtuese, Lulzim Basha i ka bllokuar të gjitha këto procedura duke u mbyllur në zyrën e tij dhe duke mos bërë asnjë komunikim me partinë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se kreu i demokratëve, ka disa javë që nuk diskuton më çështjet e partisë apo për procedurat e reformimit të saj, por është mbyllur në zyrën e tij duke bërë një bllokim total të komunikimit. Por kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur demokratët presin nga kryetari i tyre që të krijojë një parti pa një sistem autoritar siç ka qenë më parë, por me struktura të zgjedhura nga vetë anëtarësia, gjë të cilën Basha aktualisht nuk po e bën.

Situata
Brenda Partisë Demokratike aktualisht ekziston vetëm një kryetar i zgjedhur nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e tjera janë inekzistente dhe në disa poste të tjera janë vendosur persona të komanduar të cilët marrin direktivat direkte nga Basha në seli dhe nga Berisha në Kuvend. Por komunikimi direkt për drejtimin e partisë nga personat e ngarkuar me këto poste kanë ngrirë totalisht, pasi kreu i Partisë Demokratike që prej disa javësh është mbyllur në zyrë duke mos dhënë asnjë direktivë për drejtimin e forcës politike që ai ka në krye.

Por burimet bëjnë me dije se Basha ka komunikuar vetëm me një person përsa i përket drejtimit të partisë. Sipas këtyre burimeve, Lulzim Basha ka zhvilluar me Berishën disa biseda kokë me kokë ku kanë vendosur për politikat drejtuese të PD-së. Këto takime përgjithësisht zhvillohen tek zyra private e Sali Berishës, ku Basha shkon atje për të diskutuar apo për të marrë udhëzime nga ish-kryetari i tij. Veç kësaj, është konstatuar se çdo ditë të hënë dhe të enjte kur PD bën mbledhje grupi, Basha dhe Berisha mbyllen në zyrën e kryetarit të PD-së ku diskutojnë gjithashtu për qëndrimet që ata do të mbajnë në aulën e Kuvendit. Por kjo situatë bëhet edhe kaotike pasi në shumë raste, të cilat janë bërë edhe publike më parë, dy krerët më të lartë të demokratëve kanë qëndruar me minuta të tëra vetëm duke i komanduar deputetët me telefon në sallën e Kuvendit.

Zgjedhjet
Në muajin dhjetor të vitit 2013 Basha theksoi se procesi i ripërtëritjes të Partisë Demokratike do të përfundonte që në muajt e parë të vitit 2014. Por aktualisht, kjo gjë nuk ka nisur ende. E vetmja procedurë që është bërë dhe kjo në rrethe jo në Tiranë, ka qenë rifreskimi i listave të anëtarësisë ku personat që kanë tradhtuar PD-në janë larguar nga anëtarësia dhe janë afruar persona të tjerë. 

14 Komente

Po pra xhibo , masnej fillon e qan se te bone abuziv smiley
Ca eshte ky trap qe e ka shkruajtur kete pacavure mo , po dy pikat pas PD pse i ke vone mor palle.

dy kungujt pra.. 

Jam kurioze te dij se çfare do behet me Sarah Palin e Shqiperise...

Shume shpejt jashte rradheve te PD se.

S'ka gje se me siguri do ta marre Partia e Lirise, Sinqeritetit dhe Integritetit. 

..he xhibo  xhibo  he xhibo  xhibo 
 

mos te shkafte koma, o Kapo, se te gjithe me vrap, kush ta veje shkelmin i pari.

te pakten kritika ime eshte e shendetshme, parimore, dhe niset gjithnji nga e mira.

Brad, ke te drejte, gabova me ate titull...ishte ankuar Trusti i Kungullit, kishin thene pavaresisht ngjashmerise me fotot, s'duhehen ofenduar perimet ne kete menyre.

P.S. ngjalistët vs kungullistët ... nga sot militantet e PD-se pagezohen me termin kungullistë, meqe e paski kaq problem fjalen kungull per liderat e partise lol

" .....Sipas këtyre burimeve, Lulzim Basha ka zhvilluar me Berishën disa biseda kokë me kokë ku kanë vendosur për politikat drejtuese të PD-së. Këto takime përgjithësisht zhvillohen tek zyra private e Sali Berishës, ku Basha shkon atje për të diskutuar apo për të marrë udhëzime nga ish-kryetari i tij. Veç kësaj, është konstatuar se çdo ditë të hënë dhe të enjte kur PD bën mbledhje grupi, Basha dhe Berisha mbyllen në zyrën e kryetarit të PD-së ku diskutojnë gjithashtu për qëndrimet që ata do të mbajnë në aulën e Kuvendit. Por kjo situatë bëhet edhe kaotike pasi në shumë raste, të cilat janë bërë edhe publike më parë, dy krerët më të lartë të demokratëve kanë qëndruar me minuta të tëra vetëm duke i komanduar deputetët me telefon në sallën e Kuvendit...."  

 

Kjo forme eshte tipike per mafiozet, por jo per ata qe duan te vendosin demokracine ne nje parti apo shoqeri. 

smiley Prurje nga vete gjibi qe eshte bere si ata qe flasin me shenja per shurdhmemecet ne TV qe edhe po thane ndonje gomarrlik nuk e kupto njeri veq atij shurdh-menecit. smiley

E kujt i plasi se cfare ben PD-ja apo kanakari i saj LB-ja. Mu njehere jo nuk me plas fare. Po edhe xhibit besoj se nuk i rruhet fare.

Po lere gjibin se ai hije ben, por a do me thuash cer ishte ajo batuta qe tha Erion Velia dje qe Rama donte te takonte Lulin sepse kerkonte ta afirmonte ate si lider te opozites?

"Tashmë qytetarët e dinë se kur nuk ka asgjë pozitive për të ofruar, kryeministri lëshon Griseldën të sulmojë Bashkinë. Zero bilanc, zero punë, zero rezultate, zero projekte, vetëm sulme dhe shpifje kundër Bashkisë. Ky është realiteti që ofron sot kryeministri Rama."

Haha ca gallate

Te ishte se kishte Nje smiley dheu bene Dy smiley, do ishte shkelqyer se rriten mundesite e byrekeve me Kunguj per Boden .Kemi pasnje ne ketu qe i rrinte Koka jashte sa here qe doje ta kapje .Ai mund ti jape purgjigje se iste smiley perfekt per Lojen e Kungulleshkave 

Me qe ra rasti sa Fshesaxhi jeni o Alaba me shume zamete se  kam besim tety per sinqeritet ..Xhibolja esht Hileqare. Eshte si Gjembi kontrollon Naten .

Se mos keni bere fshesaxhi Shefqetin alias  Endrtit me nje ....Y ne fund smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).