23 të mitur, shumica e tyre të dënuar për vjedhje, fituan lirinë pas amnistisë që përfshiu sistemin e burgjeve. Prindër që i presin dhe që bëjnë fajtore veten dhe mjedisin.



“Ambient i keq për fëmijët, për të gjithë. Unë nuk pata mundësi të kontrolloja fëmijën tim, as babai i tij nuk pati mundësi për ta kontrolluar dhe përfunduam në këtë gjendje”, thotë Luiza Kaloshi, nënë e një fëmije të dënuar që rifitoi lirinë. 

“Një herë që vodha unë, më kapën. Vodha para në një banesë dhe vodha për shkak të shkollës, papunësisë, shumë gjëra. Vidhja për vetë”, thotë Alket Allisha, i dënuar për vjedhje. 

“Vidhja për të luajtur kompjuter, bilardo, bixhoz”, deklaron Artur Marku, një tjetër i mitur i dënuar për vjedhje e që një ditë më parë rifitoi lirinë. 

Kujtime Xhafa 49 vjece nga Rrogozhina, një grua që po i rrit e vetme pesë fëmijët e saj, ka lypur për të siguruar lekët e biletës deri në Kavajë. 

“Para se të vija këtu kam lypur dhe kam ardhur për të nxjerrë djalin. Kam lypur se nuk kam. Më duheshin lekë për të ardhur tek djali”, rrëfen ajo. 

Ajo është nëna e Lulzim Xhafës, një 17-vjecar i heshtur e që është i vetmi që nuk qesh kur lë burgun. Për të psikologët shprehen se edhe rrobat e trupit ja kanë falur shokët në burg.  Lulzimi i ka shtëpinë në lagjen numër dy në Rrogozhinë, e motra Anxhela në pritje të tij nuk ka dalë të mbledhë kanaçe. Shtëpia e këtij 17-vjeçari, që duket se s’ka patur ndonjëherë fëmijëri është një dhomë e improvizuar mes orendish të falura e të gjetura në plehra. 

8 Komente

Titulli, jo aq shkrimi, më kujtoi këtë artikull dhe institucionin e humbur të shegertit, zëvendësuar nga lypësi, shitësi i bajameve, mbledhësi i kanoçeve dhe hajduti, për t'iu qasur më në fund shkrimit.

Lulzimi aq simpatik dhe shprehës, të ishte një regjisor ta shikonte.

" ....Kujtime Xhafa 49 vjece nga Rrogozhina, një grua që po i rrit e vetme pesë fëmijët e saj, ka lypur për të siguruar lekët e biletës deri në Kavajë. 

“Para se të vija këtu kam lypur dhe kam ardhur për të nxjerrë djalin. Kam lypur se nuk kam. Më duheshin lekë për të ardhur tek djali”, rrëfen ajo..." 

 

Ku eshte shteti social ketu. Nene e 5 femijve (kryefamiljare, ne kete rast) dhe s'ka leke per 1 bilete 0,30 eurocent. Turp per ate shtet dhe qeveri. 

Eh cfare fukaralleku qe aty o Pjersmiley

Plage te thella, nga t'ja nisesh,me dhimbsen ata çuna smiley,me pak perkujdesje,ndjekje hap pas hapi,ne ç'do moment nga prindi,mund te ishin shume me te mire,por prinderit s'dine ku kane koken, mbijetesa teper e veshtire.

"buke thate" smiley
 

Varferia: ai rreth vicioz qe shkaterron çdo vlere te percjellur nga prindi dhe shoqeria. Ne fakt çfare pritet prej nje vendi ku femija nuk mbrohet aspak nga shteti, ku nuk ka burime nepermjet te cileve mund te kultivohet kulturalisht? Cfare shkolle te ndjeke ne nje kohe qe nuk ka mundesi te bleje libra qe kushtojne rreth 3000 lek? Si te motivohet nje femije per te cilin/cilen prinderit nuk mund t'i sigurojne dy vakte ushqimi ne dite? Eshte e pamundur.

 

C'mjerim! Shume gjynah Lulzimi ne fund! Shteti, dikush duhet ta ndihmoje ate familje. Hera e dyte qe kish qene ne burg. Sa e dhimshme, pa e fillu jeten akoma. Ka shtet atje a ska? A I shohin ky jetojne???!  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).