Kur opozita vijon të akuzojë publikisht ushtrinë, për implikim në trafikun e drogës nëpërmjet bazës ajrore të Gjadrit, Prokurori i Përgjitshëm Adriatik Llalla shprehet se kanë nisur verifikimet për këtë çështje.  Madje, sipas kreut të Prokurorisë, është ministrja e Mborjtjes Mimi Kodheli, që i ka kërkuar së pari hetimin e kësaj çështjeje.

“Prej disa ditësh, deputetë të ndryshëm kanë ngritur akuza për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. Sipas tyre disponojnë fakte lidhur me këto dyshime, për deklaratat e tyre. Po kështu Prokuroria shqiptare ka marrë edhe një kërkesë nga ana e ministres së Mbrojtjes lidhur me fillimin e hetimeve lidhur me këtë rast. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake”, u shpreh Adriatik Llalla.

Prokurori i Përgjithshëm ftoi deputetët dhe organet e specializuara t’i vënë Prokurorisë në dispozicion faktet që pretendohen se kanë. Por, pa saktësuar nëse kjo kërkesë është bërë zyrtare, apo është ende një apel publik. “Prokuroria do iu kërkojë të gjithë deputetëve që kanë ngritur dyshime, lidhur me mundësitë e trafikimit të lëndëve narkotike me mjetet e ushtrisë, të paraqesin të gjitha faktet që disponojnë. Po kështu do t’u kërkohet të gjitha institucioneve të specializuara shtetërore, përfshi këtu Shërbimin Informativ të Ushtrisë, Shërbimin Informativ Shtetëror, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu gjej rastin të ftoj gjithkënd që mund të ketë informacion apo fakte lidhur me sa u përmend më sipër, është i mirëpritur t’i paraqesë ato pranë organit të akuzës”, shtoi më tej Llalla.

I pyetur sërish në këtë pikë, Llalla saktësoi: “I kemi kërkuar këtyre deputetëve të paraqesin faktet, të cilat thonë se i disponojnë lidhur me këto raste”. Këto deklarata të Prokurorit të Përgjithshëm u bënë gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve për pikturën më të mirë të nxënësve, në rrethe të ndryshme, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Unë kundërshtoj korrupsionin”. Gjatë kësaj ceremonie, ambasadori amerikan Alekandër Arvizu u shpreh se nuk është thjesht shqetësuese dhënia e ryshfetit një zyrtari, por më tepër është shqetësuese mungesa e llogaridhënies nga zyrtarët e lartë.

Akuzat për ushtrinë zbresin në Kuvend 

“Doni të mohoni drogën në aeroport? Jo, mor zotëri, nuk e mohoni dot”. “Zoti Berisha, çojini provat në prokurori, Parlamenti nuk është prokurori”. 

Këto deklarata dhe kundërdeklarata kanë donominuar seancën parlamentare, duke pasuar një javë ku opozita është fokusuar në akuzën e përfshirjes së Forcave të Armatosura për transport droge, akuzë që ish-kryeministri Berisha në Kuvend tregoi, sipas tij, kush ishte burimi. “SHIU dhe shërbime të tjera ushtarake, sipas burimeve të pakundërshtueshme të FA, që urrejnë mashtrimin dhe krimin që po i kaplon, kanë informuar me kohë se kjo po ndodh. Dhe përveç kësaj ka prova. Aeroplani shkoi deri në jug, por në ju gjejmë juve se ju transportoni me të”, tha Berisha duke iu drejtuar mazhorancës. 

“Vullneti ynë si qeveri për të nxitur hetimin për këtë akuzë është i plotë. Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e hetimit, ashtu sikundër nuk ka opozitë në botë që të jetë kaq qesharake, që ta ndërtojë procesin e komunikimit me qeverinë në këtë formë”, u përgjigj kryeministri Rama. 

Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli ka folur për herë të parë publikisht për këtë çështje, ku ka garantuar. “Nuk ka asnjë provë e asnjë fakt. Zero. Akuzat kanë lidhje me nevojat terse të parardhësit tim dhe parardhësit të kryeministrit, për të mbuluar shkeljet shokuese në dosjet e shpërdorimit të detyrës, dosje të cilat janë çuar në prokurori. Uroj që prokuroria të mos flejë mbi to”, tha Kodheli. 

“Më 19 mars, në 7 të mëngjesit, një avion i bardhë që vjen e ulet shpesh herë pasi ka përshkuar aksin Divjakë-Tepelenë. Sepse është raportuar disa herë për fluturimin e tyre njësoj si në Kolumbi për transport droge. Po, kam informacion për këtë”, tha ish-ministri Arben Imami. 

“Zoti Imami, ju keni një shkresë të SHISH, të cilin sapo e cituat. Por ajo shkresë nuk vlen as për fakte as për provë. Ajo bën fjalë për të dhëna që vetë SHISH i ka në proces verifikimi për t’i vërtetuar. Ajo që po bëni ju këtu ka një kosto të madhe”, u përgjigj deputeti i PS, Erjon Braçe. 

Por deri në këto deklarata, në seancë dominuan edhe tonet e humorit, pasi kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta deklaruan se opozita është ngatërruar pasi zonat të cilat ajo i cilëson si të përfshira në trafik janë pjesë e aksionit të spërkatjes për mushkonjat. 

43 Komente

kshu Ben-o, sa here te perdoresh leter higjienike tashti, do psheretish: "pse"?

Kujdes se mos boheni me djerse ...

"Këto deklarata të Prokurorit të Përgjithshëm u bënë gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve për pikturën më të mirë të nxënësve ..." smiley

“Prokuroria do iu kërkojë të gjithë deputetëve që kanë ngritur dyshime, lidhur me mundësitë e trafikimit të lëndëve narkotike me mjetet e ushtrisë, të paraqesin të gjitha faktet që disponojnë. Po kështu do t’u kërkohet të gjitha institucioneve të specializuara shtetërore, përfshi këtu Shërbimin Informativ të Ushtrisë, Shërbimin Informativ Shtetëror, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu gjej rastin të ftoj gjithkënd që mund të ketë informacion apo fakte lidhur me sa u përmend më sipër, është i mirëpritur t’i paraqesë ato pranë organit të akuzës”

Te gjitha keto Llalla i tha mbas nje vizite ne nje ekspozite pikture qe kishin bere kalamaqet per korrupsionin ku ishte i pranishem dhe Arvizu.

Sot ka dale nje version tjeter nga Ben Imami : rruga Tepelene Gjirokaster eshte perdorur si piste avionash per transport droge. smiley

Deri tani kemi keto : Baza ushtarake e Gjadrit, Baza ushtarake e fshatit X Divjake, Baza ushtarake e Gjirokastres, Baza ushtarake e Rruges Tepelene Gjirokaster.

Te shohim infot e tjera qe do coje SHISH ne PD. smiley

 

Ka pas nje lloj ushqimi prej peshku te thare me emrin ...bakalaro! Keshtu dhe oponenca e opozites...Bakakaro! Nga i pari ke i fundit pa asnje ide rindertuese por vetem merzejne duke degjuar refrenin : ...Radha tre , karrikja ...kater ! Baras me ....pese ton droge , te oeshuar sakte prej ...Jozit ! Turp qe e katandisen PD ne shoqate ne mbrojtje te vjetersires !
Halimet e supes, qe nuk dine me minimalen e jurisprudences: " Barren e proves e ka ai qe ben akuzen ... "

Shashkat e benit

shume e ronde kjo qe te perdoresh ushtrine per trafikim lendesh narkotike. Prokuroria mos te rrije por ti veje hekurat sa me shpejt fajtoreve. Na bone gazi botes, akoma me Fazllic e me droge ne mes te Evropes.

“Opozita ngre pyetje duke lënë të nënkuptuar se ka informacione. Më e trishtueshmja është që ndërsa disa zotërinj pushtojnë ekranet me këtë lloj cinizmi s’dëgjohet asnjë gazetar të pyes: Mirë qeveria s’jep  përgjigje po akuzuesit cfarë provash kanë?  Kam detyrë të bëj punën aspak komode të ministres së Mbrojtjes, dhe për ju (opozitën) kam vetëm një ditë në javë, ditën që vij në Parlament. Ndërsa ju keni përdit detyrë që cdo akuzues ta provojë akuzën e tij sepse në demokraci barra e provës i takon atij që akuzon dhe jo atij që akuzohet. Ju thjesht akuzoni pa dhënë asnjë provë, pa thënë asgjë më pak sesa infrastruktura e FA është vënë në shërbim të dorgës. Turp i madh sa qesharake aq edhe cinike, dhe e papërgjegjshme ndaj FA".

Mimi Kodheli, MM

 

Shkurt, qarte dhe sakte.

 

alke, ..dhe u tha : " Un kaq kam dhe nuk do te flas me...!"
Ndaj mos me ........sikur dic deshi te thoshte tjeter salihut

Ore beni nje Pëjetje te thjeshte .

A jemi ne NATJE nae ?

Ai sharlatan koke e kembë si Arben Imami ,  vegël qorre e Kryeintrigantit Berisha , duhet arrestuar ne sallen e Kuvendit si nxites per thirrjeAnrikushtetuese  "jashte nga NATO " Nato mbeshtet Ushtri te Degjeneruara , te Implikuara me Krimin .NATO  ka mashtruar që ka kontroll mbi ajrin pasi shkatërruan buzë shpervjelurit e Saliut aviacionin dhe mka .

Vetem per kuriozitet ! Kush ka dy gr Tru di të nxjerrë përfundime edhe për KOHËN !

Dikur një specialist Amerikan ishte HABITUR me kontrollin tonë të Ajrit .Fluturim i një mjeti fluturuaes i Pa Raportuar në teritoret  ku shtrihej Ushtria ( pëllëmbë për pëllëmbë ) ishte i detyruar dhe e Ligjëruar të HAPTE Zjarr pa paralmërim qoftë edhe rastësisht avioni ynë !

Ky paska qenë sistem i mbrojtje k/ajrore ...tha i Habitur !

Çfarë ka drejtuar ky vulëhumbur si Min Mbrojtjes ? Po Gjunkshollarët ? Po Vishollarët ? Po ky ish k/ministër me çfarë është marrë , që siç na thonë vdiste në punë 20 në 24 orë për derisa bëri fëmijët Milionerë duke i prerë kokëm kulshedrës së kuqe të korruptuar ?  

Çfarë pret Prokurori tu analizojë këtyre Deklaratave ?

Po musteqja dorodoleci Saliut si President si i duron këto dhe nuk jep Direktiva për të filluar urgjent Çështja ! Etj etj !

Në Parlament duke denoncuar trafikun e drogës. Ramës dhe Kodhelit iu dalin rrenat në shesh!

Të dashur miq, sot në Parlament debati u përqendrua në përdorimin e bazave të ushtrisë për trafikun e drogës. Debati faktoi se Rama dhe zëdhënësja për ushtrinë Kodheli mashtruan publikisht. Kjo sepse:

1- Ata në fjalën e tyre u betuan para kamerave se nuk ka asnjë dokument që dëshmon për përdorimin e bazave ushtarake për trafik droge. Por kur ata u përgënjeshtruan me fakte, jo vetëm nga unë dhe ministri Imami por dhe vet deputetët e mazhorancës që deklaruan se kanë në dosje informacionin që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes për përdorimin e aeroportit të Gjadrit për trafik droge, Ramës dhe Kodhelit i dolën rrenat sheshit, ata heshtën dhe nuk folën më.

2- Për të krijuar mjergull rreth këtij problemi tronditës Rama akuzoi opozitën se ajo, sipas tij, po ngatërron avionët e spërkatjes për mushkonja dhe i merr ata si aviona droge. Mirëpo kur ne provuam se faktet për përdorimin e avionëve për drogë opozita i ka denoncuar publikisht në media tre muaj me parë se të flitej për spërkatje, Rama u detyrua të përgënjeshtroj veten dhe deklaroi se spërkatja për mushkonja me avion nuk ka filluar akoma dhe do të fillojë javën tjetër.

Seanca e sotme ia doli të bëjë transparencën e plotë të përdorimit nga Rama të bazave ushtarake për trafik droge.

sb

Sipas te gjitha gjasave thote Prokuroria trafik ka , njeri nga prokuroret sipas deshmive te deshmitareve te shumte deklaroi se ne Kalane e Gjirokastres me dt 2 Shkurt eshte ulur nje Avion i cili gjate uljes ka humbur dhe nje rrote , pasi Avioni u mbush me droge Piloti konstatoi se Avioni nuk u ngrinte dot me , sipas Prokurorit Avioni ishte akoma ne gjendje te mire por cuditerisht brenda vinte ere e keqe .

Trahana kan per tgjet.

Se ajo e shkretë myket trageteve.

 

Vetem nje pyetje kam une...po sikur te jete e vertete qe kjo ka ndodhur, si do reagojne peshqit e majte?

deri ne vdekje do ta mohojne

se ne nje vend normal do zhdukej tere Qeveria brenda dites

Do marrin teseren e PDse si Blushi me tunelin. smiley

Qe Shqiperia eshte nje nga pikat kryesore te kalimit te droges drejt perendimit, kete gje nuk e ve ne diskutim askush. Qe  per kete transport mund te perdoren edhe avione, asgje nuk ka per tu habitur.

Problemi kryesor ne kete rast, sipas mendimit tim, eshte nese ky trafik eshte shtuar apo jo. Qeveria e 'Rilindjes', qe erdhi me kaq premtime ne pushtet, e ka pakesuar apo jo trafikun e droges nepermjet Shqiperise? Apo i ka shqyer te gjitha dyert, qe droga te rrjedhi si lum nepermjet Shqiperise?

Mos valle policia nxjerr ne rruge policet e rinj thjesht per kozmetike, nderkohe qe nga mbrapa policia eshte mbushur me skafiste dhe trafikante droge?

Per mua keto ceshtje duhen trajtuar.

I gjithe lezeti i kesaj pune eshte stili LefTKopese nga " na kem feisin e Bukit or tie "  Nje kryemashtrus si Berisha qe e ka dhe me shkrim elektronik te Dokumentuar Deklaraten lihet ne vargjet Poetike te Poetit Kombetar te PPU alis Llalla ...Do e shqyrtojme, do mbledhim Informacion

Nuk shqyrton prokuroria o Llalle ..dergon thirrje per tu paraqitur  dhe Urdher Arresti .

Keto me sa kemi degjuar ja dergon Berishes me leter te bute ta ndihmoje ti fshije Bythen Halimi supes per Drejtesine e Shtetin ligjor !

Jo arrest per Left me ....yyyyyyy ne fund te shndrruar ne Left me ...iiiiiii ne fund se , nuk eshte e pergjgjeshme menderisht ,Plus qe eshte nje Spikerfon i perforcuar i babasqapit , plus qe ka deklaruar faqe burrave e gravesmiley se Idioti i ka ndryshuar jeten !!

Tani babasqapi duhet te ishte prapa hekurave duke Uleritur ...Nuk e kam seriozisht zotrie .Asht Politike . Ju e pate si u Putha me Nanjen pasi i thame njeri tjetrit i Dashur kriminel "

Ftojme dhe te Djathit te Clirohen nga halucinacionet . Nuk kane per ta pare me Shtetin e Saliut qe i jep garanci kriminelit me dreka e darka Publike ! Besoj Plotesisht se nuk do kete dallim per asnjerin ne Goditjet e krimit ne cdo hallk ! Harrojeni kulturen e sumes ose te Zheit e Percit te Zogajve  " Se Berisha zotrie ka kulturen e mosndeshkushmerise" ........ ose te Shtetarit Llapaqen Hajdut ose lexo Leftin e Politikos smiley

Opozita dekalroi dje ekzistencën e dokumenteve për përdorimin e mjeteve të ushtrisë në trafikun e drogës. Rama dhe Mimi e mohuan, ndwrsa deputeti Braçe deklaroi se ishte në dijeni të këtij dokumenti.

....ja ene  fotoja e avjonit "PIPER" i zene ne flagrance duke ngarku droge qe ka siguru opozita por qe prokuroria per cudi nuk e mere si prove sepse  nuk oshte video me ze smiley

Nuk e kuptoj me esencen e PD. 25 vjet terhequr zvarre prej nje te marri qe e bazon argumentin politik tek klani zemunit, te bijte e kuq te eterve, qeveria mafioza dhe droges, parate e pista, motra dhe gruaja jote...

Kam bindje qe personi Berisha eshte o agjent i Serbeve ose hajvan qe kerkon me cdo kusht mbajtjen sonambul te vendit. Shqiperia do shpetoje vetem nese ky person shporret nga skena politike.

 Shqiperia do shpetoje vetem nese ky person shporret nga skena politike.

Nuk di shpetimin e Shqiperise (gje e madhe kjo), por pa diskutim klima politike do kete nje permiresim te ndjeshem.

Berisha eshte nje zgjatim fizik i hijes se Enver Hoxhes. Imagjino, qofte edhe me shaka, mbeshtetesit e tij i thone Komandant! smiley

Edhe njehere do te behet Kryeminister , ka shpreh deshiren skemi ca ti bojme , dhe AI kur shpreh deshiren eshte 100 % e sigurte , keshtu mendoj edhe une .

Brado e lexove artikullin e Fatos Hoxhes "Pushkatimi pa gjyq i Partise Demokratike"?

Harram i qofte adminit po nuk e solli ne peshk! 

Nuk lexoj pavavure te ketyre mbiemrave .

ka shpreh deshiren skemi ca ti bojme

smiley

AI duhet te ulet dhe te shkruje kujtime (kujtime pa rrena, e? se s'ka mo shum kohe me la mekatet. Si dhe te marri naj kurs pikture dhe te boj portretet e mulit, nard ndokes apo taulant balles smiley  ...)

ps. me vjen shume keq qe nuk u bojshe dot, per arsye objektive, antar i strukturave te PD-se. kjo eshte humbja e vertete e Partise! 

Brado e lexove artikullin e Fatos Hoxhes "Pushkatimi pa gjyq i Partise Demokratike"?

Harram i qofte adminit po nuk e solli ne peshk! 

smiley
jo pra se lexova se me plase smiley

Menova se nuk kish dale heren e pare smiley

 

Po nuk boni ndonji dobiclluk Rama, nuk vjen me PDja ne pushtet te pakten per nja 12 vjet.

Ne fakt ne gjuhen shqipe Berisha eshte zevendesuar me peremer vetor te vetes se trete. Dy germa. Kaq.

Ah mor djale, sikur ta dija une sec cfare lidhje ka Mimi qe ha jahni me ushtaret dhe ajo qe thua ti, bota do ishte nje vend me i mire.

Pikerisht, ja kte doja prej teje smiley

 

Paratë e firmave piramidale do të merren
Publikuar Shekulli më 16:10 / 18.04.2014

Procesi i kthimit të parave të kreditorëve të firmave piramidale ende vijon.  Administratori i Shoqërive Huamarrëse, Zeni Tollazhani thotë se kohët e fundit është mbyllur procesi i likuidimit për disa kompani dhe se qytetarët sipas listave të afishuara, sipas kohës, mund të fillojnë të tërheqin paratë. Por sipas zotit Tollozhani i gjithë procesi do të mbyllet në fund të vitit 2017. 

“Kjo administratë është pothuajse në mbyllje të procedurës. Pasi shumë kompani ne i kemi çuar në gjykatë, një nga ato është “Sudja”, 3 të tjera janë të mbyllura, 2 janë në shqyrtim. Më pas ngelen për t’u trajtuar “Vefa”, “Silva”, “Cena”,“Gjallica” dhe “Xhaferri”, të cilat kanë asete të pa shitura”, thotë  Zini Tollozhani, administrator i Shoqërisë Huamarrëse. smileysmileysmiley

 smiley 

smiley

Shtrengoni b@then o burrat e PD-s.. smiley

Te besh krahasim te Berishes me E.Hoxhen ...me fal emigrant po vura re nje shkeputje te fjales Lidhese me E.Hoxhen ...eshte nje zgjatim i zores se verber te E.Hoxhes eshte cilesori i uhur i Berishes .

Enveri si do qe te qe puna nuk e shiste Shqiperine ne Arenen Nderkombetare si ky Mafioz Bajraktar Intrigant qe se ka per gje te leshoje si Lopa Bajgen cdo akuze per Sjtetin e tij , Vendin e tij , Popullin e tij .Ai eshte aq Rastesor sa qe dhe teorine e Napolonit "ne vezmen e Ushtarit fle shkopi marshallit " e shndrroi ala Bajtaktarshe " Ne poltronin e Dinjitarit mund te rrije Cdo Mashtrues e Hajdut "

Gjithsesi une jami Bindur qe ai me Imamin jane brenda Lidhjeve te Klaneve te Droges , ndoshta edhe brenda ketyre varianteve qe paraqesin .

Llalla ..qe "do mbledhe iformacion " smiley .si te gjithe .dorodolecet e vene prej tij ne Poste . Jane te shtrenguar prej KOQESH me veprimtari Korruptuese ,edhe Lllall  Dhjet GJAK nga tritolsit e Berishes .

Ina Rama nuk ndermori asgje kunder tij dhe smiley e  quajti nga  "Carla " ....ne " Lavire  Bulevardi " dhe i ngriti Komision me Halimin e Supes per ta arrestuar .E perse ? Sese kerkoi ti ndalonte Sejmenet per pyetje ?

Llalla  ka absolut DESHMI te Paster biles dhe nga Imamam Bajlldia te perforcuar , dhe thote "do mbledh informacion " 

Tenderi i 10 makinave të “Crown Agents”, Kryeprokurori Llalla pranon nisjen e hetimitsmiley

... do zbulohet ene dashnorja e Blerit me ket rast smiley

Prit se nuk kane filluar 'aferat' e verteta smiley

albanistan... o albanistan

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).