Christopher Dell, një diplomat karriere i nominuar nga Barack Obama për të përfaqësuar SHBA-të në Prishtinë, është punësuar nga Bechtel Corporation pasi e ka ndihmuar kompaninë që të fitojë kontratën për të ndërtuar autostradën në Kosovë. Dell mori rolin si drejtor i “Bechtel-it” në shtetin afrikan të Mozambikut vitin e kaluar, disa muaj pas përfundimit të karierrës tridekadëshe në Departamentin e Shtetit. Punësimi i Dellit në "Bechtel", kompaninë më të madhe amerikane në inxhiniering dhe ndërtim, ka nxitur debate për projektin polemizues të ndërtimit të autostradës së quajtur “Rruga e Kombit”.

Pieter Feith që ishte diplomat i lartë i BE-së në Kosovë kur ishte siguruar kontrata, ka kritikuar mënyrën se si ambasadori amerikan ka ndihmuar për marrëveshjen dhe po ashtu ka bërë thirrje për hetim. Ai ka akuzuar Dellin për fshehje të informatave për kontratën e "Bechtelit" dhe që ka lobuar në qeverinë e Kosovës për t'u pajtuar me, siç e përshkruan ai, një marrëveshje të keqe me një kompani të SHBA-së dhe se me këtë ka vendosur ndikim të pamasë në buxhetin e vogël të Kosovës.

Është një rutinë për ambasadat perëndimore për të shtyrë interesat e biznesit të kompanive të vendeve të tyre. Por është e pazakonshme për një ish-diplomat të fitojë një vend pune në një korporatë të madhe pas shfrytëzimit të ndikimit të tij për të siguruar kontratë të majme qeveritare. Pas emërimit të tij si ambasador në vitin 2009, Dell kishte ndikim të madh në Kosovë, ku SHBA-të shihen gjerësisht si një fuqi mbikëqyrëse për shkak të rolit të tyre në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë Pieter Feith, si përfaqësues civil ndërkombëtar në Kosovë ndërmjet viteve 2008 dhe 2012, ishte një figurë tjetër kryesore në Kosovë, të cilit i ishte besuar pushtet i gjerë nga BE-ja dhe SHBA-ja, për të mbikëqyrur Kosovën pas deklarimit të pavarësisë së saj më 2008.  Për shumë vite, Feith dhe Dell kanë shërbyer krah për krah si dy zyrtarë të lartë ndërkombëtarë që mbikëqyrnin fushatën e Kosovës për njohje si një shtet sovran. 

Në kohën kur Dell inkurajonte qeverinë e Kosovës për të nënshkruar kontratën e autostradës, Feith tha se kishte shqetësim serioz për dhënien e kontratës së madhe një konzorciumi të përbërë nga "Bechtel" dhe partneri i saj turk, "Enka". Feith besonte se marrëveshja rrezikonte financat e qeverisë së Kosovës. 

Feith tha se ishte përplasur me Dell-in për logjikën e ndërmarrjes së një projekti infrastrukturor të madh nga një vend i varfër dhe i sapolindur dhe në vend të kësaj arsyetonte se paratë duheshin të shpenzoheshin nëse preket shkalla e papunësisë në Kosovë, e cila ishte 40 për qind. Feith po ashtu kishte kërkuar që të shikonte detajet e kontratës që besonte se ishte nën mandatin e tij, por qasja i ishte refuzuar nga ambasada e SHBA-së. 

“Informatat mbaheshin të fshehura dhe papritmas na është prezantuar me një fait accompli [fakt i kryer] i kësaj kontrate- të qenërit e kryer dhe të qenërit obligim për buxhetin”, tha ai. 

Kontrata me Bechtel-Enka-n ishte nënshkruar në prill 2010, përkundër shqetësimeve të ngritura nga FMN-ja, diplomatët e BE-së, Banka Botërore, Feithi dhe këshilltarët ligjorë të vetë Qeverisë së Kosovës. 

"Bechtel" mbrojti punësimin e Dellit dhe tha se çdo sugjerim se punësimi i tij ka qenë i paduhur është “i padrejtë dhe fyes”.

Por Andrea Capussela, i cili kishte shërbyer si kryesues i Departamentit të Ekonomisë në ICO dhe ishte zë kritik për skemën e ndërtimit të rrugës, tha: “Punësimi i ambasadorit Dell në 'Bechtel' ngre më shumë një pikëpyetje të madhe për tërë projektin”. 

“Kjo kontratë ishte iracionale për Kosovën dhe i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm”, shtoi ai. “Departamenti i Shtetit do të bëntë mirë për të hetuar këtë”.

Feith ka refuzuar të komentojë punësimin e Dellit në Bechtel. Megjithatë ai tha se një hetim i gjerë për ndershmërinë e marrëveshjes së autostradës është i garantuar, edhe pse nuk specifikoi se cila organizatë do të duhej ta kryente një hetim të tillë.

“Ne kemi qenë të përfshirë në luftën kundër korrupsionit në Kosovë dhe çdo gjë që mund të ndihmojë për të qartësuar, shpjeguar ose të sigurojë transparencën në lidhje me atë që ka ndodhur është e dobishme për të ardhmen e shtetit të ri", tha ai. "Nëse ka një hetim, unë do ta mirëpres atë.”

Qeveria e Prishtinës tha se projekti i ndërtimit të rrugës ka lidhur Shqipërinë Veriore me Kosovën, duke zëvendësuar rrugët malore me një autostradë me katër korsi dhe do të jetë një injektim ekonomik për rajonin. Megjithatë, kritikët theksojnë se kostoja e saj është dyfishuar që nga vlerësimi fillestar.

Autostada nën hetime nga EULEX-i 

Projekti i autostradës ishte kompletuar vitin e kaluar, por ishte zhytur në akuza për korrupsion në të dyja anët e kufirit. Marrëveshja e autostradës në anën e Kosovës aktualisht është nën hetime nga EULEX-i. Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, tha se "ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë nëse ka hetim lidhur me këtë çështje". Por Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar në qershor të vitit të kaluar se EULEX-i atëherë kishte nisur hetimin. Po ashtu javën e kaluar, qeveria e Shqipërisë njoftoi se po nis një hetim të ri të korrupsionit për financimin e pjesës së saj të autostradën. 

Ish-ministri i Transportit Lulzim Basha, më herët është liruar nga akuzat “abuzimi i pushtetit” kur rasti kundër tij ishte bllokuar nga Gjykata Supreme për shkak të hollësirave tekniko- ligjore. Basha ka mohuar të gjitha akuzat.

“Kam menduar se kjo do të forcojë përshtypjen e mosndëshkimit dhe nuk do t'u ndihmojë përpjekjeve tona për të luftuar korrupsionin. Pieter Feith

Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi që sugjeron se "Bechtel" apo Dell janë të implikuar në hetimet për korrupsion, detajet e të cilis janë konfidenciale. Dell, i cili kishte pak besim në hetimin e BE-së kundër ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, ka bërë përpjekje që të largojë ministrin nga Kosova në një post diplomatik në New York apo Washington.

Feith tha se besonte që kjo lëvizje jepte "dalje të pasme" për një ministër të dyshuar për korrupsion, duke bllokuar hetimin për korrupsion. Dell në anën tjetër, është kuptuar se besonte se nuk ka prova të mjaftueshme për të akuzuar Fatmir Limajn. Ai besonte se largimi i qetë i Limajt nga Kosova ishte një zgjidhje më pragmatike dhe efektive. 

“Mendova se kjo ishte një ide e keqe dhe ia kam thënë kështu”, tha Feith për bisedën me Dellin. “Kam menduar se kjo do të forcojë përshtypjen e mosndëshkimit dhe nuk do t'u ndihmojë përpjekjeve tona për të luftuar korrupsionin.” 

Në fund, propozimi i Dell-it për të larguar Limajn nga Kosova kurrë nuk u miratua. Ministri i Transportit më vonë u arrestua dhe ai është përballur me një seri të akuzave për krime të luftës dhe korrupsionit, por ende nuk është dënuar për ndonjë nga akuzat.

Fatmir Limaj, i kontaktuar nëpërmjet Endrit Shalës, ende nuk ka komentuar deklarimet e Feith-it. 

"Bechtel-i" fillimisht ka vënë kontakt me Dell-in në vitin 2012 për punësimin e tij të mundshëm në kompani. Kompania ka konfirmuar se në kohën kur ka vënë kontakt ai ishte ende ambasador i SHBA-së në Kosovë.Sipas "Bechtel-it", Dell “ka raportuar menjëherë bisedën” në Departamentin e Shtetit, duke i respektuar rregullat e qeverisë së ShBA-së, duke hequr dorë atëherë nga çdo çështje në lidhje me "Bechtel-in".

Pas largimit nga Kosova, Dell-it i dhanë post në Gjermani për të punuar për ushtrinë amerikane në Departamentin e Komandës për Afrikën si zëvendëskomandant për aktivitetet civilo-ushtarake. Ai lëshoi këtë punë në tetor, duke marrë rol të ri në “Bechtel” një muaj më vonë. Zëdhënësja e “Bechtel-it” Michelle Michael tha: “Njohuria dhe përvoja e tij e madhe në rajon është një përshtatje ideale me punën tonë aktuale dhe mundësitë në të ardhmen këtu”.  Më herët këtë vit, qeveria e Kosovës ka shpërblyer "Bechtel-in" me një kontratë tjetër me vlerë prej 600 milionë eurosh, për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

Dell, i cili u largua nga posti i tij në Kosovë në verën e vitit 2012, refuzoi të komentojë rolin e tij përkrahës për “Bechtel-in” në Kosovë, veprimet diplomatike për Limajn dhe punën e tij të re në në Mozambik, ku “Bechtel-i” ka siguruar një marrëveshje të madhe për gazin.

(Artikulli është realizuar në bashkëpunim mes Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese- BIRN dhe gazetës britanike The Guardian)

Paul Lewis - Washington, Lawrence Marzouk e Petrit Çollaku - Prishtinë dhe Erjona Rusi - Tiranë

 

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

17 Komente

Amerikanet ne fakt, jane shume agresive ne çeshtjet ekonomike, ne mbrojtje te interesave te tyre, te firmave te tyre neper bote.  Autostrada me e mire sot per sot, eshte ajo e Kroacise. Di gjo njeri se kush firme e ka bere dhe po e ben ate. 

Kjo eshte akuze e rende zoti Pjer.  Perse e akuzoni Ameriken per padrejtesi pikerisht sot qe ne nje teme tjeter perkujtojme edhe kontributin e tyre ne c*roberimin e Kosoves???????

 

* smiley

Kush po e akuzon Bamke, ti sikur je infektuar me sindromin e Ronit. Fjala 'agresive' perdoret tashme ne te gjitha artikujt ekonomike, por jo ne ate koncept qe e kuptonim neve dikur. 

Ti nuk po flet per nje biznes qe po perdor taktika agresive marketingu, rritje cilsie e ulje cmimi qofte edhe nen kosto vetem e vetem per te kap treg, ti po flet per politiken e nje SHTETI. Te kam keqkuptuar nese je shprehur gabim. O prano qe je shprehur gabim, o prano qe po sulmon. Ama te le shije te keqe qe po sulmon sot.

Dhe me vjen shume keq qe sapo te shterojne argumentet fillon dhe behesh agresiv....

C'lidhje ka ulja e cmimit te qofteve ketu se nuk jam i qarte. Mesa di une ambasadori dell nuk hante qofte.

e cmimit te qofteve smiley

 

Po ja mo si thote; 

 rritje cilsie e ulje cmimi qofte 

C'faj kam une? smiley

nxitojme, e tastiera na ha germa !!! duhej te ish "ulja e cmimit te qofteve"!!!

Po si o ca lidhje ka, a pinte birra ambasadori?

Oops, sorry, mendjelehtesia ime kjo qe harrova birrat, dhe qe automatikisht duhet bere lidhja me qoftet

po qe per birra e qofte, pervec Pierr-it ke ket kellufin ambasadori eugen wollfarth, ose me mire me thone felliqesiren e OSBE. 

o të pime! biles dhe venë.

Po ti, per presion i ve pikat e? smiley

E njenjta firmë me të njenjtat probleme korruptive që nga projektimi (cilsia nuk diskutohet as në një punim të saj)

autostrata e Kroacisë ka problemin e madh të mos shfrytzimit përjashto periudhën e verës pasi ajo ësht shumë larg qyteteve të mëdha (përveç Zagrebit), qendrave të banuara  e porteve detare. e bërë në kreshtat e maleve ajo vështirson dhe rrit koston e rrugëve lidhëse me të. 

Ti Pjer e sheh autostratën e Kroacisë nga interesi personal e jo i kroacisë.

firme problematike por me "xhepa te thelle" si i thone ketej. edhe ketu ne US ka pasur nje rekord te dyshimte ne goxha raste. 

deri me tani hallall i qofte Albinit qe e ka sulmuar keto afera korruptive (me sa di)

Nuk mund te jene te gjith Withers...

Vallai, europianet kane lujt me fort se amerikant per rrugen e kosoves...kur e pane qe oferta e kompanise europiane ishte dyfishi i bechtelit, filluan te ankohen...me pak fjale nuk ishte bere rrushi!!! 

Normalisht s'duhet ta kishte marr kete pozicion per arsye morale. Por si duket duhet te kete qene lek i madh. S'ka problem, nje ne dore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).