Pritja disamujore se mos bujqesia shqiptare e "neveritshme" (tipet e bujqesive qe bazohen mbi copezimin e ngastrave ne individe te shumte) do te mund te futej ne rrugen per te rilindur, na e la shendene. Per gjithë kete periudhe te kaluar, ne pritje te nje reforme te thelle, u pa vetem heqja e specialisteve dhe vendosja e lsi -steve ne dikasterin qe drejton lsi-sti zooteknik, Panariti. Nuk u pa asnje tentative per amendim ligjesh, hartim projektligji, apo miratim ligji, si pikenisje te reformes jetike per vendin, reformes ne bujqesi.

Bujqesia zooteknike e Panaritit eshte mobilizuar totalisht per te hartuar nje fare programi, me ane te te cilit do te stimulohen me fonde jo bujqesia, por "fermere" qe drezojne nofuska, me te cilat do te bindin menaxhere e artise LSI-se, se kane dorezuar aqe e kaqe trangull, aqe e kaqe kunguj e qepe, dhe sidomos e me kryesorja, te jene te anetaresuar ne "repartet sulmuese" te fushatave te Partise LSI! Radhet do te katerfishohen me fondet qe do te jepen! Zootekniket e veterineret qe drejtojne Ministrine e Bujqesise, qe nga drejtori i personelit te Ministri, paraqende e paten objektivin per Rilindje te bujqesise. Sepse ne menyren me te shkelqyer pollen nje tip te ri bujqesie, "bujqesine elektorale". Lsi mund te krenohet tash e tutje si forca e pare politike qe ia kerreu binane krejt bujqesise se telekosur shqiptare. Sa duket, keshtu nisi rivarrimi perfundimtar i bujqesise! Kjo situate shpeton vetem nga nje bashkim qeverises PS e PD dhe shpartallim te LSI-se dhe reforme te thelle ne bujqesi. Asnje rruge tjeter nuk e shpeton kete vend nga katastrofa!

112 Komente

Grave , sinqerisht me vjen keq kur mendoj qe ti ke besuar tek Rilindja.

Une kam menduar e luftuar si dhe besuar se ky vend shpeton ose behet duke vene bujqesine mbi binaret e nje prodhimi intensif.Qeverisja e pare as qe kishte qofte edhe nje te vetem politikan qeverises me vizion per problemin me thelbesor qe ka ky vend.Nje bufon si Boda, kujtonte se duke ja ulur ne 6 perqind TVSH kacileve te katundareve ....do perparonte bujqesia ! Dhe katundaret e kacileve PD i quajti " Fermere" ! Dmth ne tete vite qeverisje nga PD nuk e kuptoi njeri se koncepti ferme dhe fermer nuk perputhet fare me realitetin shqiptar te ngastres e cila ploteson kushtet per Ferme.Kemi 546.000 copa tokash me siprrfaqe nga 500 metra dher ne nje ha , per shkak te ndarheve te familjeve por edhe te konceptit qe seicili e don aren e tij , pronen e vet " me vehte" , te ndare pamvartesisht se e mbjell apo jo.Ky panorame bujqesie e ndare ne copa te tilla quhet " Bujqesia e neveritur" e jo bujqesia e fermereve.PD e la bujqesi te neveritur.Ne tete vite qeverisje , per cdo 100 leke kreditime nga korpuset bankare te ketij vendi per gjithe sektoret jetike funksionues, bujqesise ju dha vtem 1.5 leke ....deklaroi kete gjeme krimineli Fullani...! Une jo vetem kam besuar por edhe luftuar pa rreshtur qe te ndryshohet sa me pare situata.Degjoni! Njeren nga kater reformat e medhaja qe beri Kina, Ten Hsiao Pin vuri te paren Bujqesine! Ndryshimi ndodhi qysh ne vitin e trete te zbatimit!
Qeverisja e re me LSI bujqesi po e varros fare.Kete ja kam then kryeministrit jo vetem nje here.Hapet edhe ne gazeten e tij.Por ....kjo forme funksionimi e qeverisjes me " copa" me parcela po kthete ne tipin e qeverisjes NEVERITESE ... te shtetit.Duhet shembur urgjent, por shembja do nxjerri LSI force kryesore ! Ahere duhet shembur LSI qe te shpetoje ky vend.Une nuk shikoj zgjidhje tjeter

Grave, ta ka me hile Bradi.

Ti e kupton vete, por thashe te them nje here, se ku i dihet. 

Dhe masi e sqarum intervencionin e Bradit, a ka mundesi me me thone kush ne te somes eshte ky Panariti?

Brado, tek Rilindja, besuan shumica e shqiptarve, menduan dhe shpresuan, biles edhe une mendoja dhe shpresoja se ata do benin diçka me mire se Buall Mavria, mirpo siç duken bathet smiley keta kishin me shume llafe se pune. 

Hunter, i hodha nje sy dhe pashe qe autori nuk po thonte ndonje gje te re. Ky qenka i fundmi i mohikanve smiley ne kete drejtim. Ti vete e ke lexuar VQ. 

Libri ka dale ne botim qe ne 2010, po ashtu si VQ. Ne lidhje me kete, lindi nje minidebat, nisur nga ngjashmerite mes te dyve. Njeri grup mbeshteste idene qe italiani ka kopjuar VQ, nje tjeter qe P.Th. ka kopjuar italianit dhe nje tjeter qe kane dale njekohesisht ne te njejtet rezultate.

Hera e pare qe po e nigjoj kete histori smiley i dashur. Ti vete a ke lexuar noi faqe nga VQ. 

Italia eshte nje nga vendet me te pasur me injorace ne bote. Bartolini, me gabimet e tij ne nivel abc, eshte nje kampion i pakrahasueshem.

I dashur Gjon, Italia me pelqen, jo se kam jetuar aty, por kam kaluar, dhe i kam pare njerzit, infrastrukturen, ndertesat, plazhet, dhe me kane pelqyer. Italianet, mund te mos kene inteligjencen e ketyre te Europes veriore, por kane (mendoj une) njerzillikun, dhimshurine, sentimente, ndoshta nxehen se jane jugore, por besoj se qendrojne me larte se ne shqiptaret ne shum drejtime. 

Ne zgjedhjet e 2017-es do behet gare midis PS dhe LSI. PD-ja s'ka per te ekzistuar me...

Kjo situate shpeton vetem nga nje bashkim qeverises PS e PD dhe shpartallim te LSI-se dhe reforme te thelle ne bujqesi. Asnje rruge tjeter nuk e shpeton kete vend nga katastrofa!

.. eshte e drejta juaj dhe mire ben qe ke besuar tek Rilindja por  ate bashkimin edhe te PD nuk e kuptoj une ,  apo ta besh pergjegjese e fajtore neser per skenarin greek qe po na afron  
 

Mua me i tereson Shqiperia, jo .....pergjegjesia!

O z.. Grave di rusisht ti?, se po te dish do t'i beje shume pune Putinit.

Kshu thone te gjithe smiley

me pelqeu analogjia me bujqesine, por une po ofroj nje me gastronomi

se pari u tha se jane dy kazane qe po e shkaterrojne shqiperine me te njejten gjelle, duhej nje kusi e trete apo e katert, e peste ca me mire, por vajten e u bene 100 e kusur e nuk kish vater ti ziente

pastaj mblodhen serish rradhet, e djathta e shkermoqur mblodhi therrimet pas 97 dhe gatoi nje gjelle per shqiptaret, por ishte e qelbur dhe iu desh te fermentohej per gati 10 vjete sa te behej e ngrenshme per elektoratin, kete rradhe ne 2005 u shtuan dhe erezat e te rinjve (KOP) dhe gjella u servir me intelektualet demokrate, te cilet zune e iken me shpejte sesa erdhen sa u morr vesh se shume gatuhej por pak hanin .. kazani nuk i ngopte dot te gjithe e u desh te perziheshin gjellet me te "tretin", i treti e futi gjellen e tij megjithe kusine ne kazanin e PD-se, kazani ishte plot, por per PD pak kishte per te ngrene - ai qe trazonte mbushte kusine e tij

nderkohe PS-ja u be gjize ne kohen e Nanos, nga nje parti me intelektualet e mbetur te Partise se Punes u prish nga brenda por ngeli ne nje kazan, derisa Meta vendosi te dilte e te ziente gjellen e vete.. u gezuan mileti se thane, nga dy u bene tre ... 

harruan se ky i treti kishte oreksin e atyre te dyve se bashku, e populli jep te haje, e ky s'ka te ngopur - vizualisht eshte dobesuar, e ka zene bulimia, por jo bujaria 

Kjo LSI, për mendimin tim, duhet shpallur parti e paligjshme, se po i shkakton vendit me ato palo emërime e punësime që po bën, plagë që do duhen vite të shërohen.

LSI eshte pasqyre e Shqiperise, e mentalitetit & moralit sundues.

Pa nderruar keto te dyja, LSI-ja jo vetem qe nuk zhduket, por ka per t'u rrit prape. LSI-ja eshte paradigma e "mos bej shurren ne det, se do te kthehet prape ne gjelle". 

Me beso, edhe po te shpallet e jashteligjshme (ne nje realitet pertej Star Wars them), do dali nje tjeter e sojit, do quhet ta zeme ISL. Ashtu si ujrat nentoksore, do shpertheje diku, no matter what.

Needless to say, ky koment (per nje perjashtim) eshte shume serioz!

PS. Shpresoj te mos e lexoje Roni, se me boni lanet, me boni...smiley

Me fal, Ilir!

Emigrant, kësaj LSI-së i ecën si me zamkë ore, paksa qenë e fortë besa.

Këte demokratët e socialistët kënaqen me lugë boshë, kurse LSI-ja , jo vetëm që e do sa mos të mbajë më luga, por e do dhe prej floriri këtë të fundit. smiley

Eshte universale kjo: LSI konws how to play the game! Prandaj per perpjekjen me te vogel ka rendimentin me te larte. Kjo do vazhdoje derisa te jene keto rregulla te lojes ne fuqi.

Nuk ka asnje habi, e kam fjalen. Dhe, perkunder gjithe moralizimeve per Ilir Meten (hajdut, blloku i zi etj etj) - duhet thene qe ai eshte lojtari me virtuoz ne nje loje ku kane pranuar te konkurrojne nje shumice derrmuese shqiptaresh. Pranimi i lojes eshte kushti nr 1 i sundimit te Meteve.

komenti i dyte serioz ky, dhe i fundit, se nuk mund te prish shoqnin me Ronin. E dua te verteten, por jo me shume se shokun smiley

 

Ok, as unë s'po këmbëngul, se nuk jam nga ato që u prishin shoqërinë të tjerëve unë smiley

Shi me cer merren mer zot... 30 milion euro grante te paperdorura vjet, 30 milion!!!! Nuk do shqiptari te punoje jo, do vetem te beje lloqe!!!!

Alban Dudushi: Kthehemi pak te jeta juaj personale. Ju jeni rritur në një familje të madhe, me 9 fëmijë. Ju jeni fëmija i dytë i asaj familjeje. Kam idenë se ka qenë një familje në kuptimin tipik patriarkal, babai ishte dominanti dhe kishte disiplinë. 

Ramush Haradinaj: Ne kemi qenë 10 fëmijë, unë jam i pari. 2 Vëllezërit pas mejë janë vrarë në luftë. Luani është vrarë në vitin 97. Shkëlzeni është vrarë në 99-ën, Enveri është vrarë pas luftës. Kam edhe 3 motra, kemi qenë një familje e rregullt , babai ka pas një dyqan, ishim një familje e rregullt. 

 

ehhhhhhhh mer dudush mer dudush smiley((((((((((

 

 

Grave, po te jap nje info te fresket, qe ta dish mire se kush i drejton punet e Bujqesise dhe Ushqimit ne Tirone. Nuk di a te kujtohet ai boksi ne Qendren e numerimit te votave ne Ndroq, ne vitin 2007...????? Kandidate per PS ishte Fatimja.... Pas humbjes se saj, nen presionin e grushtave dhe karrikeve, ajo mbeti e zhgenjyer nga mosperkrahja e PS ne kauzen e saj per te qene e para ne Ndroq, dhe per inat shkoi e u bashkua me LSI. Aty ajo perseri punoi me "mish e me shpirt" per kauzen e drejte te Baba Tomorrit duke i dhene Likes mandatin e florinjte ne zgjedhjet e 2009, e si rrjedhoje ja pa hairin. Zonja ne fjale, me nje arsimim te dyshimte (Kristalin), sot na drejton Drejtorine e Bujqesise e ushqimit per Qarkun e Tiranes, qe per nga rendesia vjen pas Ministrise se Bujqesise dhe ka reputacion me te madh se te gjithe zv/ministrat te marre sebashku. Por nuk mbaron ketu. Po per te tilla merita, bashkeshorti i saj, me te cilin eshte betuar se .........do te jene bashke ne te mire e ne te keq, deri sa vdekja te na ndaje... ( edhe ky me nje arsimim te dyshimte) po per te njejtat sherbime, na eshte emeruar Drejtor i Pyjores, po te qarkut te Tiranes...... Kesaj i thone...Para Laçi....se bashku me trimat e Mamurrsit dhe te Ndroqit.......

...... ti ben shume  mire qe shpreh shqetesimin qytetar dhe profesional... po te degjon Fatimja...???? Te le Fatimja te ngresh koke....????? Ndaj te them qe ketej e tutje te zesh be .......per Baba Tomorr, ose...... ja Abas Ali..... ne do te degjohesh.....

sa per arsimin (e dyshimte), vulen ia ka von miku per koke i Graves, av. S.N.:

Kur shkoj ne restorant, nuk pyes c'nota ka marre kuzhinieri. Une ha ushqim, nuk ha nota. smiley

 

Po kjo LSI-ja sikur ishte e kulltures se mire mer jahu.smiley

Nuk i ka me gjithe fajet vucidolsi i kulltures se keqe??smiley

Ky e ka hallin te koopertativat e dulles o Brad, ca lesh rilindje thua.. smiley

Si tha njoni, mir mer mire fituam, por s'fituan Miqt e mij.smiley

Nuk jeni mesuar me politiken moderne. Farm's Bill ja thone emrin dhe eshte politizmi me i pergjithshem i bujqesise. Me vjen mire qe LSI eshte e afte te mesoje nga politikberja e SHBA-ve. Kjo me ben te mendoj se LSI its here to stay! 

je ne nje linje me zonjen Ollbrajt, e cila tha per zotin Meta: Mbajeni mend mire kete politikan te ri, sepse ai do jete per nje kohe teper te gjate aktiv ne politiken shqiptare (dhe me gjere, do shtoja une).

kte llogjiken e fajit qe i takon vetem lsi-se nuk e kap dot une. Sepse, qeveria ka nji km dhe nuk ka 2, nga nje per cdo parti. Tjeter, kur lsi ishte ne koalicion me pd, faji nuk ishte i ministrit por i saliut.
Thene kjo, une lexoj qe duhet reforme ose reforme e thelle po nuk shof asnji llaf te vetem se ku duhet te synoje kjo reforme.
E vetmja gje qe m'pelqeu nga kjo teme, ishte fakti se ishte e shkurter

Reforma e thelle eshte nje paket ligjore e cila trajton imtesisht sektorin e bujqesise.Ajo fillon me themelin e prodhimit, me token.Nisur prej saj, bazuar ne ekosistemet secifike reforma prrcakton zonat ku do te zhvillohet
- Bujqesia me prodhim te forte
- Bujqesia me pr..mesatar
- Bujqesia me. Pr. Te dobet
Per seicilen percaktohen kriteret sepse mbi to do te planifikohen edhe investimet shtetrore ne vijim
Reforma e thelle e shef token si pasuri te individeve por edhe si pasuri kombetare.Reforna per here te pare do te ngrinte ne ligj " kush nuk e mbjell token i hiqet.Dinastia Cun kete e bente 3000 vjet ...para Krishtit.Ne Shqiperi ka parcea te tera ne zonen fushore qe per 23 vite nuk jane mbjelle!
Reforma e thelle trajton me ligj sipermarrjen.Sipermarrjen ne prodhim, ne trabspote te produkteve agroushqimore dhe sipermarrjen ne tregtimi e produkteve si nje pakete me vehte.
Reforma nge me ligj Njesine e studimit te tregut te brendshem dhe ate rajonal per te orjentuar sipermarrjen mbi kerkesat, sasite dhe marketingun
Reforma si jane nxjerre nevojat per investimet prioritare ne bujqesi programon investinet e shtetit ne ato drejtime zhvillimore qe japin efektivitete te shpejta.
Reforma ngre ne ligj format e stimulimit te sipermarrsave qe hidhen te shfrytezojne hapesirat me kopshte e emishte te fshatrave te braktisura prej levozjes se popullsise .nje siprrfaqe ajo prej rreth 125.000 hektare !
Reforma percakon me cilat ligje prptejtore do te mbrohet prodhimi vendas prej konkurences se mallrave te huaja.
Reforma me ligje ndalon devijimet ne drejtimet zhvillimore perspektive prej rrotacioneve te pushteteve
Reforma nxit prodhimet e produkteve secifike me donacione te vecanta si ato ne blegtorine autoktone, produktet e valutes forte por me rendimente te ulta, eterovajoret etj
Reforma e thelle eshte nje pakete e plote ligjore qe e ve bujqesine ne objektivin kryesor te cdo qeverisjeje ! Sot ajo eshte e fundit,
Refirma do te jete e plote e thelle dhe e gjithanshme ne se brenda nje qarkullimi te plote bujqesor, ajo te arrije te japi jo me pake se 40 perqind te GDP. Sot ze me pak se 13 - 14 per qind....Sot importohen 460.000 ton produkte ushqimore ne vit !
Reformen e bejne reformatore viziobare, idealiste sepse ajo nuk mund te jete disipline qe ta marrin vesh .... Te gjithe!

Tashti po qe me kenaqe me kete argumentim..... Ke folur tamam si profesionist.... kerkoj nga audienca (sidomos nga ata qe e kane profesion agrobiznesin) qe te shprehin mendimet e tyre per kete çeshtje.... 

Nuk e kuptoj, po ky grava c'te keqe ka pare nga LSI? Ne vend qe te kerkoje bashkpunim me LSI, kerkon konflikt!

me shume e shof si nji debat intelektualesh, te dyja palet te shqetsum per mbrothesine e vendit sipas menyres se vet.

ku ka debat, ka perparim, ecje me te shpejte.

nuk do e quaja konflikt. me shume nje sfide ideshe, konkurrence e shendetshme programesh.

Po te isha grava, une do te kisha frike. Debatet ne krahun tuaj, historikisht kane perfunduar ne gjakderdhje.

Frike ? E pse frike ? Te friksuar jane keta qe po e kthejne M.Bujqesse ne fole zooteknikesh e veterineresh ....per miq shoke e ushkure dhe ...vota!Krejt zona fushore parabregdetare po kripezohen , ministri ngre laborator ne lushnje per te punesuar 14 vete lsista dhe ku dha shembullin si laborant, para shqiptareve si nga uji kripa tretet ! E po hodhem ca trongull te grire ....dalin fllucka ! Karagjoze jo burra qeverses te rrgjegjshem.Te kesh frike nga keta pufte !

e ngatarron strategjine me reformen po vari teneqen. Vizionaret dhe idealistet nuk bejne reforma se reformat behen nga zyrtare e burokrate.
Pastaj, 7501 mban peng thujse cdo reforme radikale qe ka lidhje me fshatin dhe bujqesine.
Likja dhe Panariti kte e kane diskutu si problem qe ne zgjedhjet e 2009 (ke ne ppu tema per kte biles). Edhe ps te fushata e fundit ktu u fokusu, te aktet ligjore e nenligjore per shitblerjen dhe dhenien me qera te tokes bujqsore.

Asnje pengese nuk perben 7501! Problemi qendron ne shqetesimin per ta bere reformen, per t'ii mbledhur te mencurit e ketij vendi, pa ngatresat zgjidhen nga ata qe e dine si duhet bere.E ve vehten nder ata qe e dini mjaft mire si duhet bere! Jam me se i sigurte se nje dit ky vend do ti kthehet seriozisht reformes ne Bujqesi." Reformat i bekane burokratet ....! Cdo degjojme me ! 500 milione burokrate kishte Kina.Por nje Ten Hsioa Pin te vetem ! Vetem ai ishte vizionari qe vuri ne jete idete e Buharinit ! Mire eshte te hapet ndonje liber ! ....
Reforma me pare, nder 4 reformat e Kines ( Tenit) ishte ... ajo per bujqesine !

çeshtja qe ka shtruar per diskutim Grava ketu, eshte interesante, por njekohesisht edhe e veshtire, sepse kemi te bejme me koncepte te tjera, ate te prones private dhe lirise per te bere ç'te duash me pronen tende. Ka dhe nje problem tjeter, se edhe sikur ta detyrosh me forcen e ligjit bujkun te punoje token, ai s'ka mjete, s'ka mundesi, thjesht. Detyroje sa te duash ti, po nuk pati mjete, toka me krahe -sot- nuk punohet. Me krahe punohet oborri i shtepise, por jo toka qe kane marre nga ligji 7501. Prandaj dhe shum fshatare po preferojne ti shesin per truall shtepie, gje qe ka sjelle edhe nje coptim tjeter te tokes. 

Enderra per te bere ferma private, apo kooperativa aksionere, eshte shum e veshtire tashme, pikerisht nga zenia e tokave me shtepia te reja. Prandaj duhet ndaluar me ligj berja e shtepiave te reja, dhe ti jepet prioritet apartamenteve, ndertesave 3-4-5 kateve. Siperfaqja e sheshte e zene, nuk duhet te jete me e madhe se lartesia, apo me fjale te tjera, lartesia e nje ndertese banimi duhet te jete jo me e vogel se siperfaqja e sheshte e zene, se prish probabilitetin ekonomik ne llogaritjen e diferences se vlerave/paketave ne nje siperfaqe te caktuar. 

E keqja aty Grave, nuk eshte LSI, paçka se ka marre torten me te madhe keto vitet e fundit, por sistemi, dhe mos nderhyrja e qeverise ne kete drejtim. Ja me thuaj ti, se ç'ka bere ai kodosh kryeminister, ne llogaritjen e vlerave te paketes se obligacioneve te CO2 dhe hedhjen ne treg (ne forme investimi ne fshat) te kesaj pakete/vlere. Ta them une, nje bir ne uje ka bo, pse, sepse eshte pallosh nga ment e kokes.  

Me thuaj ti se ç'ka bere ky pallosh, ne hedhjen ne treg te Bonove te Ushqimit, qe eshte nje pakete me vehte e bazuar ne llogaritjen e fitimit nga shit-blerja (cirkulimi) i produkteve ushqimore, apo te pakten vetem nga llogaritja e diferences se fitimit dhe taksave qe paguhen mbi bazen e ketij fitimi.  Ne tere xhiron (aktivet) e nje/shume produkteve, ekzistojne disa paketa/vlera me te cilat bursistet/brokersit/tradersit lozin ne burse. (por kjo e burses eshte teme me vehte) por une do te thoja se qeveria e ka te drejten qe mbi bazen e ketyre diferencave, paketave, te hedhi ne treg bono ushqimi, siç veprojne edhe kendej. 

Ai gomar, vetem keto te dyja te aplikonte, i kish dhene dermen 50% varferise, dhe kishte shtuar frontet e punes. Nuk i di, do thuash ti, po mir, te ndigjoj.

Te ndigjoj te pakten, se duke ndigjuar, ai dhe shoqeria shqiptare perfiton. Po ai hajvan as kete nuk e ben. 

Dhe ti cuditesh pse te eshte vene kundra Roni ty.

E dashur, Roni ben lojen e tjeterkujt. 

Ti po thua qe ai luan per skuadren tjeter? Ah jo, ate s'e di. smiley

Enderra per te bere ferma private, apo kooperativa aksionere, eshte shum e veshtire tashme

Erdhi korbi i zi tu prishi shqiptareve gezimet! 

 

ç'gezime mor derzi, ku po shef noi gezim ti, tek 1-2% e shqiptarve qe jetojne ne super-lluks, siç thote dhe Grava. 

Roni , Pjeri e ka idene jo perkooperativa por per sipermarrjen e cila merr me qera tokat e shume pronareve dhe zbaton skema prodhimi bujqesor ne kooperim me blegtorine , sipas rrotacioneve te studjuara prej shkences , te nje strukture kulturash bujqesore...Ne kete aspekt dhe vetem mbi kete objeksion shteti nis Reformen e thelle ne bujqesi.Tokat e ketij vendi kane kapacitet dhe burime uji , .... te furnizojne ...gjysme e Ballkanit me udhqime!Ndersa sot importohen 460.000 ton ushqime...ne cdo vit..!E kuptoni ku jemi ?Esht i drejt shqetesimi i Pjerit

Grava, ne kohen e merhumit kur e gjithe toka ishte nje, mbanim me ushqim gjysmen e Ballkanit ne? Mua s'me kujtohet dicka e tille - megjithse ti e di me mire se je i asaj fushe.

Si tha ai "jo more, po sikur ta mundim ne Ameriken, mbahet me buke tere ajo Amerike?"

Gjemb, pac jeten e gjate per ta pare nje dite qe ne kete vend tu vine njerzve mente dhe ti kthehen me rrenje bujqesise, dhe te bindeshe se je aut fare ...ne kete fushe.
Me qe medoemos "coc je " ne culinari, meso se cdo vit importohen 8 - 9 milion euro ...salc domatesh te disa llojeve shpesh edhe me nisheshte perzier " buono per Albania " , kur vjeshten e vitit qe shkoi mijera ton domate ne lushnje ...mbeten kanaleve..Degjove gjembace ?

Qe jam aut e kaput e di, prandaj te thashe qe ti di me mire - apo s'e thashe? Po pergjigje pyetjes time s'i dhe.

Deshe pergjigjen?Degjoje prej meje dhe regjistroje!Ky vend do eci dhe nuk do te zvarritet si gjer sot , kur ne kete vend te lulzoje bujqesia dhe agroturizmi ! As nuk e keni idene ca rezerve e madhe prodhuese eshte injoruar prej paaftesive qeverisese!
Nuk te kujtohet por ja nje shifer dhe kerko te ma hedhish podhte ne se nuk eshte e tille.Bujqesia jepte 65 perqind te fondit qe perdorej ne shkalle vendi, per investimet! Tte gjitha minierat perfshi dhe Kombinatin e madh ishin me humbje!

Grava, ne kohen e merhumit kur e gjithe toka ishte nje, mbanim me ushqim gjysmen e Ballkanit ne?

Lexo me siper! Flasim e engledisemi bashke se nuk ka ekonomiste te sjellin analiza te bazuara ne studimet shkencore,Akademia merret me ...mundje ! Ju....me humor ! Lere c' vete ne kete prak!

Grava, per cfare te me duhen ekonomistet? Kam jetuar edhe une ne Shqiperine e tallonit, e mishit qe vinte nga Argjentina, e pulave qe vinin nga Hungaria, e patateve qe vinin nga Polonia, e djathit nga Bullgaria, e rradhave te qumeshtit, vezeve, racionit te kafes, vajit, makaronave, orizit, sheqerit, e rradhes se bukes, rradhave per birra per vit te ri, rradhave per fruta ku mollet i merrnin familjet e deshmoreve, rradhen per ullinj, dyqanet e perimeve ku vec presh mund te gjeje, etj. Prandaj s'po kuptoj si e mbakemi ne me ushqime gjysmen e ballkanit.

Gjembi , kurr nuk ke per ta marr vesh se ajo situate vinte nga paaftesia qeverisese dhe mbajtja foooort e karrigeve.Ishte problem konceptimi i sistemit ! Kurre nga paaftesia e pjellorise tokave ! Kupto kete qe te mos flasish krejt kuturumpazar

I dashur,  Roni e kupton shum mire, por ka hallin qe vendet rrotull nesh, e sidomos vendi padron i tij qe ne e kemi ne krah, te eksportoje sa me shume produkte bujqesore ne Shqiperi, se duke importuar Shqiperia sa me shume, aq me pak valute i mbeten per te blere teknollogji. Dhe dialektikisht, sa me shume teknollogji te blesh (maqineri perpunuese etj) aq me shume pune hapen, dhe aq me shume shtohet xhiroja, aktivet, taksat,  investimet, mirqenia etj. 

Grave,

kush mendon ti se duhet te jete struktura e prodhimit bujqesor e rrjedhimisht edhe ajo e perpunimit agroindustrial?

Dhet te vejme qerren dhe buajt ne menyre te korrekte. Bualli: shkembimi i lire. Qerrja: prodhimi. E gjitha duhet te jete ne funksion te shkembimit te lire mes njerezve te lire. Lirija per te blere nuk mjafton, duhet edhe lirija per te shitur. Ne historine e botes cdo hap perpara eshte frut i shkembimit. Cdo hap mbrapa eshte pasoje e frenave ndaj shkembimit te lire.

Po te vejme prodhimin te parin vijme vetem verdalle dhe kurre perpara. Flasim mbas dy-tre vjetesh.

Dmth pyetjen e kisha te formes : cfare propozon grava qe duhet te mbjellin bujqit shqiptare e te prodhojne blegtoret po shqiptare qe te konkurojne produktet e vendeve qe kane tradite.

Psh, si t`ja bejne qe djathi, klumeshti, t`lyni, taravoki, te jene konkurues me te njejtat por me origjine nga vendi ku lopeve u vejne mizike simfonike per te bere klumesht.

Psh, si tja bejne me ullirin po te kemi parasysh cer i bej atij greqerit qe rrafen Kudret Karelin, pra vajit.

Po edhe vererat e rrushi do kene ndonje problem ma do mendja sepse jane bere nja 200 punishte vere ne Shqiperi qe sun e konkurojne Spanjen e Francen.

Po ketu edhe gogellenga* ka dale me pesticide e fajin nuk e ka LSI e zeotektiket.

Sheget ?! Dmth e ke fjalen per arroret ne pergjithesi. Mbaroi skema or mik. Genc Ruli i mbaroi financimet per ata qe mbillnin nga keto. Ta kishin lene do mbillte vertet edhe 20 000 000 rrenje ullinj qe sikur secila rrenje te prodhonte nga 10 kg atehere do kishim prodhim ulliri te rendit 200 000 000 kg vit, ose 200 000 tone ullinj ne vit.

Si shume pretendim me duket mua te perdoresh ullirin per rritjen e gjelave te detit, por nuk eshte se e perjashtoj. smiley

Mirepo Grava preferoi te mos pergjigjej dhe mire beri ne fund te fundit.

* Dellinje e zeze.

 

Aristoteli, nje injorant gjenial, e konsideronte bujqesine si forma me a larte e aktivitetit njerezor. Ai ishte kunder businessit. Senatoret romake e kishin te ndaluar çdo aktivitet tjeter perveç bujqesise. Kur te dy "qyteterimet" u shemben thjesht fale injorances ndaj gjese se duhur, Venediku, nje tufe emigrantesh, nisi te shkelqente ('537 ad) duke shitur kripe. Modeli fitimtar ekonomik i njemije vjeteve te kaluara e te ardhshme.

Gjon, une kam mendimin se Ju dhe shum si ju , te kontribuoni me ide rreth te vetemit resurs zhvillimor, shume shpresdhenes, te lene krejt pas dore per gati cerek shekulli, per ...Bujqesine!

Grava, e vetmja menyre per te shkuar perpara eshte ajo e te venit ne krye te prioriteteve qe bejne ndryshimin midis te ardhmes ( se ndritur e te merituar) dhe te djeshmes. 

Pastaj duhet te jete nje gare mes te gjitheve ne drejtim te ketyre objektivave.

Hollanda ka 16 milion njerez por eksporton me shume se Franca. Bujqesia e saj ( e nivelit te larte) perben vetem dy perqind te GDP, industria 24%, sherbimet (shkembimet) 74%.

Hollanda, ne shoqerine e vendeve me sjellje te gabuara, ka vetem probleme teknike por asnj lloj problemi struktural.

Bujqesia eshte shume e rendesishme si nje nga aktivitetet njerezore. Per tju pergjigjur fteses me respekt: deshira ime eshte qe te vij e te blej nja dhjete hektare toke, meqe tokat e familjes sime nuk na u kthyen se ju duheshin Herojve te Tranzicionit, dhe te jap nje shembull sipermarrje te thjeshte. Te mbjell shege me standartet me te kthjellta dhe te garantuara te nivelit europian dhe ti shes neper bote. Nje kokerr shege ne Itali kushton ne euro e gjysem. Impirtohen nga Turqia dhe Izraeli. 

 

Gjon, EU ka qysh ne 2006 (me marrveshjen MSA) qe ia hoqi taksat doganore prodhimit bujqesor shqiptar, (nderkoh qe kete marrveshje qe do behej, une e dija para shum viteve te nenshkrimit te saj)  dhe qysh nga ajo kohe bujku shqiptar, firmat tregtare shqiptare, do t'mundnin te fitonin miliona me shegen dhe qershine, ku kjo e fundit shitet, 5-10 euro kg. Pa permendur produktet e tjera. 

I dashur Gjoni! Nje sipermarres vizionar, e nis punen nga objekti jo nga tregu!Do studjoje ca tokash ka ...per objekt.Te nxjerri te dhenat e shumta qe ka ky shtet per tokat kudo dhe te shofin specialistet qe do angazhoje, perse jane potente ato toka.apastaj studjon tregun e brendshem e ate rajonal dhe mbi ate baze harton rotacionin qarkullues( kurre monokulturen mbi nje toke se e shterpezon shpejt) per nje cikel qarkullues( zakonisht 6 - 8 vite)Mba mend sa te cilesoj.Ne te ardhmen " peco grosot e Pjerit....do jene sipermarresit e bujqesise.Mos e neglizho ate qe permende si objeksion..,Token

Jam i kenaqur per shkembimin e ideve. Une, si i pamencur qe dihet se jam, Si vizion timin vej gjithnje perpara Shkembimin si e vetmja forme e suksesit historik te provuar. Te kesh produktin dhe te kerkosh tregun eshte ndryshe nga te kesh tregun te qarte dhe, ne kete kuader vizionar, te krijosh produktin e duhur. Sukses i garantuar

Te kesh ne dore shegen me te mire ne bote dhe te mos e shkembesh ajo kalbet. Suksesi nis nga shkembimi dhe produkti e mjetet ( toka eshte nje mjet) jane ne sherbim te qellimit prioritar.

Une kurre nuk e perjashtoj token, vetem i jap rolin e duhur ne procesin e krijimit te vleres. Venediku, modeli fitimtar ekonomik, nuk kishte toke. Europianet, ngaqe ne Venedik nuk kishte rere ( e blenin ne Liban dhe me pas ne vendet e veriut) mendonin qe Venedikasit e benin qelqin nga uji. Hollanda ka ekonomine e 17te ne bote dhe te treten ne Europe. Sa toke ka? 

Per mua ekziston vetem nje treg, ai global. Plani i businessit niset nga objektivi final: shkembimi.

Bujqesia duhet zhvilluar po sa toke te punueshme ka shqiperia?Me sa mbaj mend shqiperia eshte nje vend i vogel me vetem 25% te siperfaqes toke te punueshme(gojet e liga thone se gjysma e kesaj eshte zene ne ndertime pa leje).Ndersa bujqesia nuk duhet lene pas dore dhe cdo m2 duhet shfrytezuar ajo qe do ti nxjerre shqipot ne selamet eshte investimi ne burimet njerezore.trajnimi i fuqise punetore per punera te teknologjise se larte .

Shqiperia ka 413.000 ha toke are dhe 716.000 ha toke bujqesore.Ka toke are fiks sa dhe Izraeli.Me burime uji 32 here me shume se Izraeli ...! Per me tutje nuk ke nevoje Alba

Shum toka ne Shqiperi Grave, jane degraduar  pikerisht nga mos punimi i tyre. Toka duhet punuar, mbjelle, dhe pas nje 7 vjetesh (ne mos gaboj, e kemi bere ne shkolle) duhet lene te pushoje, lihet pa mbjelle, ose i ndryshohet kultura. Ne nje emision qe po shihja per vreshtaret franceze, keta e linin token pa punuar (parcelen) pas 30 vjetesh + - , e hiqnin ate varietet dhe e mbillnin me nje varietet tjeter. Pra njera faqe kodre kishte nje varietet, kodra tjeter nje varietet tjeter. 

Pjer! Vreshtaria perfshihet si ze me vehte dhe nuk eshte pjes e fondit "Toke Are"Duke qene e tille ka specifiken e saj ndikuese mbi " sortin " e hardhise ne kultivim , sidomos sa i perket rezistences ose jo ndaj semundieve.Sortet ( varietetet) e hardhive te mbjelka zakonisht ne terrene kodrinore me exspozicion lindje - perendim, per efekt te diellzimit sepse prej tij ndikohet perqindja e sheqerit ne vilen e rrushit.Sortet e ndryshme qe kultivojne vreshtaret franceze , eshte problem, shijesh, aromash, ...tregu! Degustatoret evropiane jane bere shum nazelinj...kjo i dashur eshte problem trajtimi ne nivel ...Akademik ... per vreshtarine

Francezet Grava, jane fanatik (ne kuptimin e mire te fjales) ne vreshtari dhe vere. Vreshtaria, vera, shampanja, konjaku, etj, ze nje peshe te konsiderueshme ne ekonomine e tyre. 

Plasi ne .....Lushnje kete here! Prodhimet perimore trajtuar me hormone ( ngjyroses) me sasine 60 here mbi normen e EU...!
Laboratori i ngritur prej M.Bujqesise ne Lushnje ...nje Shou mediatik.Asnje katunar lushnjar nuk ve... koqe domate ne goje , prej atyre te destinuara per treg.Ato ti haje Tirona ....! Sic po e ha ...!
Nje currle qe do t'i degjohet avazi neser! E alidems kam pas te drejte me sa ke lexuar ?
Megjithkete jam qe ceshtja te merret seriozisht ne konsideraten e organizmave shtetrore sepse nuk perjashtoj mundesine e nje sulmi mediatik te atyre. Tregtuesave, ... qe kane kontrata importit.Duhet nderhyrja urgjente e shtetit!

O grave,

me larte te eshte bo nje pytje serioze, menoj un, dhe shof se nuk e ke marr seriozisht...gjynof mer, se ke trajtu goxha seriozisht gjith ket problem serioz...

Cila mor se nuk e kam pa ?Bej autokritike b..

Grave, a do me diskutu sic eshte per te diskutu, apo si?

Do jem back pas ca, edhe du me degju opinionin tend per bujqesine shqiptare, po te ishe KM ose minister bujqesie, cfare do beje?

Emo edhe ti me pyt? Mire, c'fare do beja ?
Te paren gje qe do beja do ishte kjo:
1. Kush eshte ne te vertete gjendja reale e bujqesise shqiptare; si siperfaqe e lire, ne fusha, kodra dhe male.Sa kan qene te mbjella keto siperfaqe dhe me c'fare, ne tre vitet e fundit
2.Cilat jan kapacitetet ujore si dhe ato percjellese( per 23 vite rresht keto nuk jane trajtuar)
3.Nga 3033 fshatra gjithsejt sa prej tyre jane te braktisura dhe si jane trajtuar siorrfaqet me kopshtije ?
4.Ne M.Bujqesise do ngrihej menjehere njesia e studimit te tregut te brendshem dhe te atij rajonal
5.Do kerkoja prej doganave sasite vjetore te drithrave te importuara, ushqimeve te perpunuar si dhe te sasis vjetore te perimeve e mishit .
6.Nje grup prej juristesh, ekonomistesh dhe soecialistesh do fillonte punen per ligjin e mbrojtjes tokes dhe te mbjelljeve te detyruara te saj.Ligji i tokes do te sanksiononte heqjen e saj kush e len ate djerre me synim per dhenien e saj ...Sipermarresave
6. Do hartohej ligji i plote per sipermarrjen ne bujqesi.( prodhuesa, tregtuesa dhe te marjetim shitjeve) te drejtat, detyrimet, mbeshtetjen nga shteti dhe masat protektore per prodhimin vendas
7. Do hidhja per diskutim ne te gjitha nivelet cilat mund te ishin themelet e nje reforne te thelke ne bujqesi , pasi te kishin dake gjith sa thuhet me larte,
Do te organizohej nje forum shkencor per elementet ligjore, tejnike dhe programues te reformes
Do te ndahej bujqesia shqiptare ne tre zona
Zona e nje bujqesie te forte
Zona ...bujqesis mesatare
Zona e bujqesis dobet
Ky rajonizim do te perbente bazen e strategjis kombetare per i vestimet afatgjata dhe afatshkurtra ne bujqesi.Stimulimin e pridhimit vendas per tregun e brendshem ku do informohej sipermarrja dhe ferneret se cilat prodhime e n cilat sasi thith ky treg, cilat kerkohen ne ate rajonal, cilat duhen stimuluar per ambjentet e mbrojtura etj.
Ministria duhet ti thote siprtmarrjes dhe fermereve se tregu i vendit ne vit kerkon kaqe sasira perimesh.qe mund te mbillen ne kaqe hektare dhe me zera.Ne tregun rajonal ne fitojme po te nxjerrimperimet kaqe dite para .....te tjereve etjetj qe jane detyra te saj dhe seksioneve te anbasadave tona ne rajon e me gjere.
Mbi keto kritere e plot si keto do te hartohej paketa ligjore e plote e diskutushme ne oarlament dhe e kther ne prigrame zbatimi nga cdo qeverri.
Emo thash paje

Nis zbatimi i skemave të reja mbështetëse në bujqësi  MONITOR 

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pagesave (AZHBR) fillon zbatimin e skemave të reja mbështetëse, nga të cilat do përfitojnë fermerë dhe agropërpunues në të gjithë vendin. Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike.

Skemat e reja mbështesin: dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, infrastrukturë për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve; investime për inovacion e teknologji bujqësore, sigurimin e standardeve dhe cilësisë së produkteve; mbështetje për bagëtitë e imta, bazuar në traditën dhe avantazhet konkurruese të vendit tonë.

“ Për herë të parw, skemat prezantojnë mbështetje financiare për zhvillimin rural si promotor i agroturizmit, konkretisht rehabilitimi i ullishteve shekullore. Për herë të parë, mbështesim sektorin e akuakulturës, burim potencial i pashfrytëzuar deri më sot”, tha Suela Popa, Drejtore e AZHBR.

Skemat e mbështetjes financiare e shtrijnë efektin që nga data 1 janari 2014. Këto skema synojnë orientimin nga bujqësi e mbijetesës në bujqësi të zhvillimit që garanton: siguri ushqimore, teknologji inovative, progres ekonomik. 

http://www.monitor.al/nis-zbatimi-i-skem...

Toka, vecanerisht toka are, ne Reformen duhet te marre statusin e brabarte me ate te " Monumenteve te kultures " ...e shume me te fuqishem !

Bujqesia ne shqiperi ka marr fund me kohe, qysh kur u krye reforma agrare dhe toka ju shpernda ne ngastra, ngastra (mikro parcela) ish kooperativisteve. Por jo vetem bujqesia, por ne pergjithesi natyra shqipetare eshte dregraduar aty ku nuk mund te imagjinohet. Edhe sikur shqiperine ta kishin pushtuar fiset barbare nuk do ta kishin katandisur natyren ne kete gjendje. Shfrytezimi barbar i saj nga te pa skrupullit per tu pasuruar me ne krye politikanet e te gjitha ngjyrave i ka dhene efektet e saj. Shqipetare sigurishtr qe do te kete, por Shqiperi per te jetuar si njerez me jo!

Gjembi, ndiq TOP STORY sonte dhe kraheso me ca kam shkruar une !
Ministri i LSI eshte aut fare !....Bujqesise i jane dhene. Vetem 1 leke per cdo 100 leke te kredituara ne total dhe rritja vjetore ne kete bujqesi eshte si ne asnje sektor tjeter ... 2.9 perqind...! E shkreta toke edhe pa i dhene leke, por vetem sa nje flete cimcakizi ....ka dhene me shume... !
Kolegu im ne studio, nje mbeshtetes i artikujve te mi dhe fermer shume i suksesshem i thote : Duhet Reforme e thelle .... Z.Minister!

Ta fleme mendjen ! Nuk do kemi bujqesi, per pasoje as zhvillimin qe pret gjithkush, pa kthyer gjith vemendjen nga toka, nga bujqesia, nga siprrmarrja per kooperimin tresh.Siprrmarres prodhues, siprrmarres transpotprtues dhe siprrmarres marketing- shitjeje .Duhet ligji qe detyron pronaret e copave te tokave, per tu perfshire ne siprrmarrein kooperuese.Sot nuk kemi as ferma ( ne mase ) e as fermere ! Kemi katundare te copave per prodhim produktesh per tregtim "me kacile" !

Prof. Dr. Doc. Ass. Etj. Fuga s'paska lexuar Poemen e Mjerimit te shkruar "nja njëqind vjet më parë ". Megjithate, grava, emigranti e agronome te tjere mund te flasin shume me me kompetence se une, apo se Fuga, per kete fushe.

Dikush t'i thote Dr. Fuges edhe qe sikur eshte rritur pak fare popullisa ne krahasim me nja njeqind vjet me pare. E po keshtu jane rritur edhe kerkesat e njerezve. Para 100 vjeteve njerezit mjaftoheshin me buke e kripe, po tani duan dhe Bananen.

ate po thote edhe Fuga, o gjembo..ka ndryshuar shume jeta, njerezit,qyteti, fshati..lopet nuk ushqehen më me bar si  100 vj me pare , por me banane...e keshtu me radhe smiley

Si tha kumandari ne vaktit, do shkonja me qejf ne fshat, po dertet e popullit s'e lene dhe Fugen. 

Pjer, kompanite franceze zbresin ne ..panairin " Zanzibar" per te prezantuar produkte ushqimore, dhe panairiti veteriner gezohet.Kurse zanzibarasit do mbushin "kacilet " tu bejn karshillek francezeve..!Vendi me ,mezatarisht 312 dite diell. ...! Nuk eshte artikullnper mua Pjer , eshte ulurime per qeverri lsi ne ....
Se do ishte panairi i pritshem , por jo ne vendin me sistem " Bujqesie te Neveritur"

smileysmiley sidoqofte i dashur, shife panairin dhe na sill noi gje nga eksperienca franceze aty, qe prezantohen. 

Grava, si doli ai seminari per mbeshtetjen e bujqesise.....??? A pati ndonje gje te re.... meqe je edhe i fushes...???

alidemso,  me qe ra llafi...  ne pergjithsi  keto seminaret, apo takime pune, sidomos ato qe behen ne salla hotelesh meeting,  nuk shtyhen... jane te merzitshme!     ama pjesa  me e vlefshme dhe me e rendesishme eshte bufeja  ne fund!.smiley

Alidems, ju e dini opinionin tim.LSI po shkaterron c' ka mbetur pa u shkatrruar gjer sot ne bujqesine shqiptare.Po ngre nje skeme te paster korrupsioni me donacione, kur duhet urgjent reforma....Sot Myslim Pasha kish bere nje artikull ke Panorama ku fliste dhe per mua.Se shpejti une do tua perplas hapur fare.Se kryered.shek mi qeth ...dhe ka te drejte, ka buken e gojes ..! Mik duhet xhvexhur shpata ....se keta jo vetem qe nuk dine ta bejne reformen, por jane ..SKUTHA.Ai ....ben sikur nuk i merr vesh keshillat .Se eshte nden pincat e ...atij .Kjo menyre simbioze eshte ....jo per te mbaren qe un shpresoja.Une .... nuk rri me pjese ....!

I nderuar, po ai Panariti, m'duket njeri i zoti, te pakten kur ish minister i Jashtem, mu duk mire, nuk besoj se do ta qullisi ne bujqesi. Ndoshta problemet jane akumuluar me kohe dhe tani plasin, ndoshta. 

Pjer , shprehjen e di besoj; " i mire per krushk " por per reforme shpetimtare nuk ja thote hic.Ate dere i kane caktuar " te tubde"! !Ky do i rrise numrat e antarsise goxha, por Bijqesia do ta haje sa ....

Nga LSI, ky me duket me i zoti, apo si me i paperlyeri. Te pakten keshtu me duket mua, megjithse ju aty ne Shqiperi i dini punet me mire se ne emigrantet. 

Kjo situate shpeton vetem nga nje bashkim qeverises PS e PD dhe shpartallim te LSI-se dhe reforme te thelle ne bujqesi

Si mund te  bashkohet PS dhe PD ? Pak e cuditshme!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).