Pershendetje!

A ka ndonjeri ekperience personale ose dijeni ne lidhje me procesin e kerkimit te azilit ne Kanada?

  1. Nqs po, ne cilat provinca eshte me e kollajte?
  2. Ne rast se dikush zoteron nenshtetesi te nje vendi te BE-se, a mund ta perdore sa per te hyre ne Kanada dhe me pas te paraqitet si shtetas shqiptar qe kerkon azil per nje "X" arsye?

38 Komente

ore, e kish mire Ben Blushi profecine qe pas ca kohesh Shqiperia do katandiset me 1 miljon banore.. keta duan te ikin te gjithe...smiley.

thame se mbaruam pune te tema tjeter, pyetja per "vize amerikane".smiley, tani filloi Kanadaja...smiley

azili eshte thuajse 100% i pamundur tani per shqiptaret (per fat te keq ose te mire, gjykoje vete). Jo vetem ktu po edhe ne amerike e ma do mendja kudo tjeter

edhe thuajse edhe 100% i pamundur s'kishim pare!!!!

mjafton te gjesh lidhjet e duhura. nuk e di!

tani, ashtu si e flas dhe e lexoj une shqipen, 100% eshte e ndryshme nga "thuajse 100%" qe dmth e dyta nuk e perjashton ne menyre absolute mundesine.

kishte te drejte Bama qe thoshte qe keto te BE vijne me shumice ne North America

Nese ke ndonje arsye si ajo e Luan Hoxhes, ish shefi i shtabit te ushtrise shqiptare ne kohen qe ishte komandant i pergjithshem Bamir Topi qe tani eshte drejtor i pergjithshem i PTKD-se, ( Partia Tahiri Ka Dashnore ) apliko se e fiton.

Zgjidh ndonje qytet ku dimri zgjat pak sepse pastaj do ngelesh duke u fut ne peshk e do na kerkosh si behen qiqrat ne hell.

thuaji qe je pederast e do te te vrase babai 

kanadezet jane idiote, kerkoji azil per gjithcka dhe pranojne. rob duan ata, se s'u vete njeri. hapi kebeku 20.000 vende aplikimesh per emigrim per gusht 2013 - mars 2014 dhe u shkuan vetem 10 mije. 

Shiko c'bene me kete tipin e PD-s, qe shkoi ne vitin 2011, ne kohen kur PD ishte ne qeveri, dhe u tha qe tani qe ka ardhur PS ne pushtet duan ta vrasin. lol dhe e moren ne kanada e as e moren mundimin t'ia shqyrtojne situaten smiley

http://www.torontosun.com/news/torontoan...

Per mendimin tim, nese je ne Greqi, shko ne ndonje vend ketej nga Europa e veriut, qe ia vlen, ose ne Amerike. 

Dmth ti thote qe eshte "motra".

Shiko c'bene me kete tipin e PD-s, qe shkoi ne vitin 2011, ne kohen kur PD ishte ne qeveri, dhe u tha qe tani qe ka ardhur PS ne pushtet duan ta vrasin. lol dhe e moren ne kanada e as e moren mundimin t'ia shqyrtojne situaten 

Ti ose s'di te lexosh ose s'di te kuptosh nje nga te dyja  ose te dyja bashke:

  Arjan Tabaj says he's living on borrowed time in Albania since being deported from Canada.

 

  E gjen dot paradoksin Kopetent . smiley

Kam pershtypjen se je  ai i " 200 000 dollareve"  dhe North York-ut fshat. smiley

ktij nuk e di ca i kan bo kanadezet po vec mund te hamendsoj qe nuk ka qene aspak gje e mire

O grupo, çoji noji fjale ne vesh atij Rames. Thuji ti leshoj ato furgonat ca kohe te bejne linjen Tirane Toronto. Edhe leke do bejne edhe populli do punesohet. Keta idiotat ketej as leket qe jane sheshit nuk marrin mundimin me i mbledh. Edhe ti mund ti gjesh vetes pune. Tip keshilltari: Si te behesh milioner ne Kanada duke u heq si pederast.

Del me mire me skaf.

Veti, Landi i Jasharit, Bert Broka, ku jane ???

Ngelet duke u mor me pislliqe.

Nuk jep azil kanadaja per shqiptaret, hiqeni ka menja...

duhet te kishe votu per berishen

E fiton Azilin vetem po tu thuash qe po me marrin leket e dritave me zor.

Ne Toronto eshte shume  e veshtire , te pakten ketu jetoj dhe kete e di mire. Gati e pamundur , por ti provoje rrezikun. Ne fund te fundit 2 jave burg ne emigracion dhe do te te kthejne

Provo Alberta.eshte rrezik me i thjeshte

Per pyetjen e dyte, nuk te trajtojne si psh grek ose italian ne dosje pavarsisht nenshtetesise se dyte, sepse vendlindja  ne pashaporte eshte  Albania  , dhe nuk mund te genjesh edhe te duash ti .

Te sygjeroj te martohesh nqs kalon kufirin pa probleme .

Nuk ka asnje arsye kerkese per azil , per shqiptaret sot qe levizin lirshem ne Europe dhe qe duan  te emigrojne ne Kanada.

Ne raste kur u kercenohet jeta duhen fakte konstante qe nga dita e incidentit.

 

"Te sygjeroj te martohesh nqs kalon kufirin pa probleme ."

Po sikur ki fakiri te jete i martuar?

Po sikur ki fakiri te jete i martuar?

 

- vetem dy te rrrahura te bejne dem!.smiley

Shiko andej nga shoqata e LGBT, mbase merr ndonje certifikate fallco dhe hajde ketu ne Montreal.

Vetem se ketu... duhet te japesh prova smiley

 

Bub, ne Montreal jeni Ju?

Ai eshte ne South Shore po e genjen mendja qe eshte ne Montreal. smileysmiley

Mu ne zemer te Montrealit jam Grave. Saint Laurent quhet lagja ime.

South Shore (Rive Sud)  ketu eshte si Pusi i Mezinit ne Vlore...smiley

 

Ne Montreal jam Grava. Je i ftuar per kafe ne se te bije rruga/

Bubi, te lutem ne se ke info, kam bere nje kerjese ne fund te kesaj teme ?Hidhi nje sy!

Good question.

Atehere le t'a provoje me genjeshtra, good luck

Ne Kanada nuk ka nevoje per azil politik, se ka vende pune sa te duash dhe pranojne azil ekonomik.

Albania eshte si shpirt!

Edhe Naimi nga Stambolli i kendonte. smiley

1. s'kane te bejne provincat fare se immigration eshte ceshtje federale. aq me shume qe ti do jesh ne kuadrin e azilit politik dhe si i tille do intervistohesh ne federal buildings qofte alberta apo ontario.procedurat jane standarte dhe te pavarura nga vendodhja jote.

 

2.po qe se je shtetas real i EU dhe nis udhetimin me EU pass, do te atdhesojne ne shtetin nga u nise (dhe pass e te cilit ke ne EU) pavaresisht cfare shtetesie tjeter ke sepse me EU ata kane marveshje kthimi.

nqs nuk je shtetas real eu dhe po perdor dokumenta te reme per te shkuar ne kanada atehere eshte tjetr mesele. po do e kesh shume te veshtire te fitosh azil either way.

per injorantet e tjere. azil ekonomik nuk egziston si klase ne kanada keshtu qe mos e mer mundimin tu thuash qe je azilant ekonomik.

mund te kete kerkesa per krahe pune kanadaja po ti po hyn nga dritarja mister dhe nuk je aq i favorizuar. plus qe kanadase i pelqen ti kaloje ne lupe ata qe immigrojne per ne kanada nepermjet ambasadave ku dhe pajisesh me vizen perkatese.

vone je kujtuar, se tashti i kane rene mendjes kanadezet ... dhe bile fort fare.

 

Bej disa muaj plazh, nxihu sa me shume ne diell dhe thuaj se je gabel Shqiperie me origjine rumune dhe mbaron pune kollaj.

Nga eksperienca qe mund te kesh pasur, eshte me e lehte te marresh azil politik si gabel rumun i diskriminuar apo homoseksual i dhunuar per arsye te prirjeve seksuale?

Si gabel rumun i diskriminuar. Per homot nuk e rruan me njeri. Andej nga Holanda çoku mund te qullosesh diçka, por do te te duhet nje rekomandim nga ata qe merren me ate zanat ne Albanie.

 

kanadaja me duket rivendosi regjimin e vizave me cekine a sllovakine pikerisht per kte ceshtje, qe numri i romeve qe aplikonin per azil, u rrit shume sapo u hoqen vizat. Dhe me duket po mendonin te aplikonin te njejten gje me hungarine a rumanine

Nje pyetje per tanet ne Kanada,
Kerkohet nje prokure nga dy qytetare kanadezo - shqiptare prej andej per dike kety.Noteret ketu thone te na vije me APOSTILE, prej andej.Ka kush te qarte si eshte kjo praktike ? Do tju isha mirenjohes kush me jep nje sqarim te plote te krtij problemi.
Kush e ka nje rast te tillin ?

Une nuk e di se c'do te thote APOSTILE. Po te spjegoj  praktiken qe kam ndjekur vete.

Legalizimi i firmes. Kur kam dokument per te legalizuar ne frengjisht apo anglisht,shkoj te zyra e Bashkise se lagjes me dokumentin te shkruar dhe te printuar. Tregoj perpara tyre nje dokument identifikimi me fotografi (patenta e shoferit ose karta shendetesore) . Firmos perpara tyre dhe ata me legalizojne firmen time. Firmos dhe vulos nepunesi i zyres. Per kete, ka lagje (rajone)  qe e bejne me pagese (5 dollare), ka dhe lagje (rajone) qe e bejne gratis.

Ne qoftese lind problem perkthimi, ka dy menyra zgjidhje:

1. Te behet perkthim noterizimi i ketij dokumenti (derguar me poste ne Shqiperi) tek noteri shqiptar,

2. Te perkthehet dokumenti ketu, nga perkthyes anetar i "Ordre des traducteurs et interprets"  shoqata e perkthyesve) e cila ka vlere  legale, dhe me pas te dergohet ne Shqiperi.

Si gjithmone,n.q.s. eshte dokument qe do paraqitet tek zyrat e shtetit, duhet legalizuar ne Ambasaden Shqiptare ne Otawa. Tel: 1 613 236 4114

Gjithsesi nganjehere praktika qe ndiqet varet dhe nga permbajtja dhe rendesia e dokumentit.

Nuk e di ne se isha i qarte...

APOSTILE

Me firme per konfirmim - ne mos gaboj.

Me eshte dashur mua te bej nje prokure nje njeriut tim ne Shqiperi para ca viteve. Edhe "kompetentat" e shtetit, noteret, punojesit e bankave ne Shqp i kishin thene ketij njeriut tim qe prokura qe do te dergoja une duhet te kishte vule apostile?!?!?!?!?
1.Shteti kanadez nuk e njeh si praktike kete gje. Mbasi bera prokuren te noteri kanadez mora ne tel amabsaden e shqp per ti dale te keqes perpara. Me thone duhet apostile dhe duhet te shkosh te min e jashtme e Kanadase qe ta maresh. Marr ne tel. min e jashteme te Kanadase dhe ju kerkoje te me vulosin nje dokument te noterit. Me thone qe eshte e tepert zoteri dhe te kushton diku te 35$. E di i thashe po shteti me gunga ne Shqp e do keshtu. E vulosen dokumentin. Shkoj ne ambasade dhe atje me thane qe te jete i rregullt ?!?!?!? si dokument duhet ta vulosim dhe ne ketu qe te vertetojme qe eshte vula e rregullt e min se jashtme kanadeze. Nje formalitet qe kushtonte diku te 80€ se nuk pranonin dallare kanadhez. Gjithe kjo per te thene qe sa me i korruptuar te jete nje sistem apo shtet aq me shume procedura dhe vertetim vertetimi te vertetimit te vertetimit do te kerkoje. Ketu vetem me patenten ke zgjidh 99% te letrave me te gjitha zyrat shteterore apo private.

Vlonjat, ta kuptoj hallin (me eshte dashur edhe mua si shume te tjereve te shkoj neper kete historine e apostile-ve). Por mos u bej merak se eshte me keq dhe ne Shqiperi.

Vitin e kaluar ne Dhjetor mu desh nje certifikate me apostile per ketu dhe thashe po e mbaroj kete pune sa jam ne Tirane. Kalvari vazhdon keshtu: Shkon ne Minibashki merr nje certifikate (paster dhe bukur deri ketu). Me certifikate ne dore shkon ne Prefekture se duhet nje vule qe te vertetoje vulen e pare. Pasi ke harxhuar kohe sa te duash, te thote ai i Prefektures (roja e deres kuptohet qe eshte nje nga "figurat" me te rendesishme ne cdo institucion ne Albanié): "Jo or zotri duhet te shkosh ne poste dhe qe atje te na e dergosh me poste" (dhe te presesh ta marresh prap mbrapsh me poste, kuptohet).

Nejse, shkon ne poste ku asnjeri nuk e di kete se eshte rregull i ri rilindas. Pas nje lufte nervash mbaron ne pune. Pas kesaj shkon cdo dite deri ne poste per te pyetur "a ka ardh gjo?". Me pak fat pas dy ditesh vjen. E merr hap zarfin dhe e fut ne nje zarf tjeter pasi dhe Ministria e Jashtme punon me "poste". Perserit ritualin e zakonshem per ca dite te tjera aq sa behesh shume i njohur me punonjesen e postes qe sa te sheh thote "jo me nuk kan ardh, vonohen içik se jan dhe festat". Me shume fat pas nje jave pune dhe perpjekje ke marre ne dore nje certifikate lindjeje!!! Per leket hajt mo se nuk jane (edhe aq) shume por ...koha or shok or mik or vella ... koha. Po nga ana tjeter per kohe ne Albanié te mbysin, te gjithe verdalle sillen gjithe diten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).