TIRANË- Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në zonën e Kamzës në kryeqytet. Një person i ndaluar nga policia ka deklaruar në gjykatë se një nga efektivët gjatë shoqërimit e ka kafshuar në vesh. 

31-vjeçari Alket Palushi ka dalë ditën e sotme para trupit gjykues i akuzuar për kundërshtim të forcave të policisë. Por Gjykata e ka shpallur të pa ligjshëm arrestimin e tij dhe e ka lënë të lirë. 

Palushi ka treguar në gjykatë se një nga efektivët e policisë gjatë ndalimit e ka kafshuar në vesh madje ka treguar edhe 
të çarën prej 2 cm. Edhe efektivët e policisë shprehen se 31- vjeçari ka kundërshtuar shoqërimin në komisariat dhe i ka kafshuar në duar.

 

28 Komente

Kur po i tregoja një shoku se në gjimnaz kisha bërë jujutsu, ky më kërkoi t'i tregoja ndonjë lëvizje dhe unë i thashë menjëherë "grab my ears". Akoma qesh kur e kujtoj, zhbllokimi nga kjo kapje është diçka që ta mësojnë me të vërtetë.

Po të kesh parasysh kafshimin e famshëm që i bëri Tajsoni Hollifildit dhe melodramën e Edi Ramës në Vjenë arrin në përfundimin se manipulimi i veshit është mjeti i fundit i më të dobëtit dhe si i tillë meriton keqardhje në mos mirëkuptim. Krahasoje këtë rast me ato për të cilat është e famshme policia e Nju Jorkut që të bën shoshë me plumba kur ti nxjerr dorën nga xhepi të kruash veshin.

skenarin nuk e di akoma, por po them titullin si fillim:  ''ne kopeshtin zoologjik''.
 

me vajti mendja te Tyson,  por ketu kemi te bejme me kafshim te dyfishte.. sepse, sipas policeve,  edhe ky i paska kafshuar  ne duar ata..smiley

as e lexova fare, o Belul smiley

Kanibalet e preferojne raw.smiley 

Skenarin?

I thanë policët këtij: hip ore, se ta hëngrëm veshin!

-Më hani veshin ju, po unë jua ha duart, - u përgjigj 31-vjeçari

 smiley

Tahiri's Police! Department of Cannibals.

E moret vesh ate tjetren? Dje Rama dhe Tahiri bene nje show me ca motora femijesh dhe makina qe thane se kishin ardhur fringo te reja per policine, dhurate nga nje kompani turke. Ne investigimin e abcnews dilte qe makinat ishin te vjetra (me sinjale qe nuk ju punonin, me timon te shkoqur etj.) dhe qe vetem ishin lyer me boje.

Pse tallen kaq keq me popullin nuk e marr vesh?!

dëgjo, ajo e lyera me bojë dhe hahet, por timon i shkoqitur dhe sinjale që nuk punojnë, të sjella këto për policinë, nuk hahet as me vaj e uthull bashkë smiley

nuk i kane sjelle, i ka lyer Rama me Tahirin. Kompania turke mund te kete sjelle nje numer me te vogel, por keta per ti bere me shume kane lyer me boje te vjetrat qe i dha abcnews me pamje nga afer.

Me fal qe te shava qeverine.

I falur qofsh! smiley

 

nuk e di nese jane te reja  motocikletat, por  keta policet   kokoret i kane te gjithe te ndryshme,  ca bile ngjyra ngjyra..smiley

I pari djathtas, Mazinga zetasmiley

Mazinga-zeta e kishte kokoren te zeze..smiley   po  shiko ate te dytin djathtas ti.. me duket se i ka vene kokores vesh arushi..smiley

Mire e ka bere, veshet jane bere delikatese kohet e fundit. smiley

Cfare salce rekomandohet?

Me te perbrendeshme ...

smileysmiley 

hahahahaaa... keta kane zevendesuar portokalline.

ore, fakti që i kanë kokoret të ndryshme është e qëllimshme, jo kot, tregon që policia jonë disponon kokore të larmishme, në respekt të  shijeve të qytetarëve. smiley

smileysmiley me kasken e Valentino Rossi e flamurin italian smiley

Sa e paster Tirona te kjo foto Belul.

Gjynah gruaja e policit, do traumatizohet sa here qe ne seks e siper goja e te shoqit do ti avitet periferise se veshit te saj.

Skenari? Polici: Ta ha veshin me bathe (fava beans), shoqeruar patjeter me raki Skrapari.

P.S. Foto e veshit te polickafshuar, mos e kliko nqs je vegjetarian/e.

Skenari me i bukur do ishte nje vizitor nga USA, qe kuptohet se kush eshte, zbret ne aeroportin Nene Tereza, me nje valixhe. Ai merr taksi dhe i thote taksistit; 

- NjyJork street. 

Sapo zbret ne Kamez, futet tek rruga Uashington, aty hap valixhen dhe dalin ca mikrobe, qe syri i njeriut nuk i dallon. Keto fillojne e infektojne njerzit, te cilet fillojne e i hajne veshin e duart njeri-tjetrit smiley nderkoh qe "turisti" nga Amerika kenaqet dhe kthehet nga ka ardhur, pa harruar te futet ne sitet/faqet shqiptare per te perçare edhe ideollogjikisht. 

cuditerisht edhe ket here e keqja vjen nga Amerika....

Pjero mesa kuptoj une e ke fjalen per Ronin por me sa kemi marre vesh edhe ai nuk e le dot Ameriken pa kete shenje " ssss'' smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).