“Drogën e transportojmë me kafshë. 100 kilogram mban secila. E fshehim në pyllin e Semanit më pas nisim transportin. Rrugën e bëjmë thuajse dy herë në muaj”. Kështu i rrëfen gazetarit të RAI-t një transportues marijuane Lazarati, ndërsa duket se për çmimin gënjen. Ndonëse i kamufluar me mjete që ne jemi mësuar të shohim vetëm forcat speciale të policisë, transportuesi i drogës nuk ka drojë nga gazetari italian dhe tregon se dikur punonte me klandestinë, por meqë tashmë s`ka më të tillë, ai është mjeshtër i transportit të drogës. Rrëfimi i tij nuk është i vetmi në udhëtimin e gazetarit të kanalit televiziv italian. Me kamera dhe përkthyes, i dërguari i RAI-t hyn deri në zemrën e fshatit famëkeq. Filmon natën dhe ditën, ndërsa pritet edhe nga kreu i fshatit, Dashnor Aliko. I rrëmben një mesazh që duket ka vite që kryekomunari e thotë për kureshtarët e huaj, kurse gazetari në rrugëtimin e tij vjen deri në Ministrinë e Brendshme. Largësinë e kryeqytetit shqiptar, gazetari e mat me ekzistencën e Lazaratit, ndërsa duket se shqiptarët e intervistuar prej tij janë më shumë italianë; veç punonjësve të mitur dhe kryekomunarit Aliko, gjithë të tjerët flasin në gjuhën e gazetarit! 

Lazarati në RAI

Rreth një muaj më parë, ekipi i televizionit shtetëror italian, RAI, mbërriti në Lazarat dhe kreu një vëzhgim të hollë mbi gjithçka ndodh aty dhe të gjitha masat që janë marrë të ndërhyhet për të minimizuar kultivimin e lëndës narkotike që furnizon Europën. Në pamjet e servirura shikohet qartë impenjimi i trafikantëve për të vijuar punën e tyre. Tregohet se një kilogram shitet me 200 euro, ndërkohë që kultivuesit thonë që një kilogram kushton 300 euro. Në fshatin e drogës thuhet se punojnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit, ndërkohë që në fshat mbërrijnë edhe punëtorë nga zonat e tjera. Mjetet janë furgonë dhe parkohen në qendrën e fshatit, ndërsa, sipas të dhënave që ka mbledhur gazetari italian, mësohet se mblidhen rreth 320 hektarë tokë. Fshati me mbi 4 mijë banorë kultivon thuajse i gjithi lëndën e kushtueshme, ndërsa lënda shitet e gjitha në vend. Gazetari tregon se në Lazarat policia nuk mundet të hyjë dot, ndërsa kreu i fshatit duket se i jep garanci se po përpiqet të bindë banorët që të heqin dorë nga kultivimi i lëndës narkotike. Të intervistuarit tregojnë se kultivojnë lëndën për arsye ekonomike, ndërkohë që gazetari italian mbërrin deri te Ministri i Brendshëm duke i shkëputur edhe përpjekjen që po bëhet nga ana e shtetit për të minimizuar kultivimin dhe trafikimin. Mirëpo gazetari vëren se daljet portuale të Durrësit dhe të Vlorës mbahen nën kontroll gjithë kohës nga forcat e Guardia di Finanza, ndonëse transportuesi i tregon rrugën që e bën të paktën dy herë në muaj në drejtim të brigjeve të vendit nga vjen gazetari. 

Esati dhe Endri         

Dy personazhet e ‘fshehur’ që rrëfejnë për gazetarin janë njëri transportues dhe tjetri punonjës. I pari, dëshmon mënyrën se si operohet për të hyrë në Bari, Leçe ose në Brindizi, ndërsa Endri 17-vjeç i tregon dramën e punësimit: Punoj rreth 7 muaj në Lazarat. Marr 10 euro në ditë. Unë jam në rregull, pasi nuk ke mundësi tjetër të punosh. Endri përfaqëson fëmijët që punojnë në Lazarat, të cilët udhëtojnë nga rrethe të tjera për të bërë të mundur nxjerrjen e bukës së përditshme. Bashkë me fëmijët punojnë edhe gratë, ndërsa të moshuarit janë jo vetëm punonjës, por edhe rregullatorët e procesit të kultivimit, rritjes dhe grumbullimit të lëndës së kushtueshme. Lazarati prej vitesh funksionon në të njëjtën mënyrë, ndërsa gazetari italian në kronikën e tij tregon se, pavarësisht faktit se trafikanti i saktëson si mjet transportues gomonen, mjetet transportuese bëhen gjithnjë e më të sofistikuara. Autoritetet italiane pretendojnë se përqindja më e madhe e marijuanës që hy në brigjet e tyre vjen nga Shqipëria, pasi i referohen tonelatave që prodhohen në Lazarat dhe sekuestrohen në brigjet e tyre, por edhe në dy portet kryesore të vendit që destinacioni kanë Italinë. Për mediet e huaja Lazarati është gjysma e GDP-së së vendit, duke e konsideruar marijuanën dhe substancat e tjera narkotike që dalin nga vendi ynë, si përfitim në shifrat e 4 miliard euro-ve.      

49 Komente

ore,  gjithe keto  lajme per   drogen  dhe Lazaratin nga  gazetare te huaj  qe jane bere vetem keto muajt e fundit  (media/TV  franceze, gjermane, italjane etj),   mendoni se  i ben mire apo keq imazhit te Albanies ne Evrope..?

s'besoj se albania perben kurreshtje nga qytetaret e thjeshte te botes. asnjehere nuk do ta dine se ku bie ne harte. si ne me lishtejshteinin a si quhet. 

ndersa specialistet e zanantit, dmth policia europiane, e di prej kohesh (s'ka nevoje per dokumentarin e rait) qe jemi mafioze nje pjese e madhe jona dhe na pergjon telefonat sa here flasim per te zbuluar ndonje trafik.

kete lloj publiciteti negativ, s'eshte keq ta perdori ndonje qe kerkon azil. te thote pasi te vije ketej, qe trafikantet me detyruan tu trasportoja neper bagazhet e mija nje sasi te tille por une s'pranova dhe nuk mund te kthehem me se do me eliminojne pa gjurme fare.

Mendoj se po i ben mire Belulo , u bone nja pese deri tani qe po me thone qe ne Maj kane prenotuar ne Lazarat smiley

dmth i ben mire turizmit  te bimeve mjeksore ,po thuat ti Brado..?smiley
 

biznesmeni i mire bashkon mallin me konsumatorin!!

Mos u cudit nese Lazarati behet pjese e fushates se re imazhit te Shqiperise te A. Campbell.

"Për mediet e huaja Lazarati është gjysma e GDP-së së vendit" 

Cudi eshte pse vetem keta? 

ose legalizim...ose lazarati duhet djegur

p.s. po ky gazetari, e provoi i cik mallin ... meqe po raporton them, jo per gje

Ja ku doli Endri prape. Endri na qenkerka 17 vjec e Jo 71. Yt gazetaruce. lool

"Për mediet e huaja Lazarati është gjysma e GDP-së së vendit, duke e konsideruar marijuanën dhe substancat e tjera narkotike që dalin nga vendi ynë, si përfitim në shifrat e 4 miliard euro-ve."

Si s'u kenaqen nje here keto "mediet e huaja"?! Ne '90-n ishim shume te varfer, tashti mbahemi me marihuane. Nuk merret vesh cfare duan!

duan t'i krijojne publikut te tyre, pershtypjen, qe ka me keq gjetke. 

ne france psh italianet i mbajne per mafioze akoma sot. djerse i dilte njerit (nje gazetari te njohur te rait) ne TV francez, duke u shpjeguar se jo çdo hajdut ordiner, mund te quhet mafioz.

Profilo,  kur behet fjale per tregetine e droges, nuk ka me keq se Italia!   para  ca javesh lexova nje artikull ne gazete  ku  nje zyre  e nohur  account-esh,   me te dhenat qe dispononte kishte llogaritur  fitimet e  klanit mafioz  Ndrangheta per vitin 2013.  50 miliarde dollare fitime!     ja kalonte  edhe fitimeve   te  Mc Donalds dhe IKEA  te marra se bashku..   fitimet kryesore,  rreth 25-30 miliarde,  Ndrangheta i siguron nga tregetia e droges.. ndersa pjesen tjeter nga aktivitete te tjera,   thoshte analiza... 

tashi  keta llogariten vetem fitimet e Ndrangheta....  po Camorra, Cosa Nostra etj...?   prandaj, thashe:  nuk ka me keq se italjanet!

i fryjne shifrat me siguri. per vete nuk i besoj specialisteve te shifrave. jane te gjitha hamendesime. 

bejne me shume leke politikanet me korrupsion sesa mafiozet nepermjet kontrabandes. per mendimin tim mafia i ben mire italise, se eshte kundra pushtet (ballance) i politikave te korruptuara. prandaj dhe politikanet e te gjitha ngjyrave e luftojne sebashku. 

kur i sheh keta mafiozet "e stermedhenj" qe kapen, jane ne fakt njerez te thjeshte ne pamje dhe ide. 

belulo, se je dhe i ekonomis...

kto ishin profits apo revenue...

jo, ishin EBITDA,  noshke..smiley

thashe fitime, pra profits...     ku pjesa me e madhe perfitohet nga tregetia e droges 28 milion, nja 15 milion  nga  hedhja plehrave andej kendej....    dhe pjesa qe mbetej  nga  aktivitete kriminalite  te ndryshme si gjobat ndaj  bizneseve,  prostitucioni etj...

 

p.s, nuk jam i ekonomis..

duket qe s'je i ekonomis, se po ngatrro miliardin me milionin smiley

me fal,  doja te thoja miliarde natyrisht!

Vllezer jane: njerin e quajne ardi tjetrin oni. smiley

o me pra - turnover eshte revenue...se ka shpenzime mafia or tie

mire o noshke mire.. ka shpenzime mafia, por fitimet i ka gjithmone neto se  nuk paguan taksa  e tatime  or taj...  dhe une e thashe  ne dollare, se ne fakt  raporti  i ka llogaritur ne euro... keshtuqe po ti kthejme ne dollare, mire e kam une  aq dalin fitimet, rreth 50 miliarde $.smiley

Taljont po ia bejne vehtes, se do tu rritet cmimi.

Akoma me Lazaratin mirren keta, po lereni ore rehat, ne fund te fundit ata kane kontrate me Hollanden smiley

Lazarati nuk preket sepse na mbron nga grekët. 

bo bo sa ofendues i paragrafi  te gjithe flisnin ilalisht me perjashtim te kryetarit te komunes!

si sala me berluskoninsmiley.   te pakten afrika flet anglisht e frengjisht!nuk kemi me ke te krahasohemi!

MUSHKA ME HASHASH-  oh film shume i bukur luixhismiley

 

 

Shume histeri rreth Lazaratit. 

edhe pak histori..smiley

dmth i fshehin ne pyll, thote...
Lajm i mire si e shof une. Do te thote qe u duhet pylli kshuqe nuk kane per t'i hyre me sopate

jane trillime 100 % dokumentare te tille.

ishalla ja myllin qysh neser ket biznes. se mos po ja shef njeri hajrin ktyne, bo lek e futi shtat pash ne toke. 

me çfare lekesh ndertohen ato pallatet shume kateshe te shqiperise ?

çfare eksporton shqiperia ? qe te mund te beje (ose prodhoje) lek, perveç borxheve te shtetit qe do te rriten vazhdimisht.

Nuk dime se cfare te themi..te themi qe jemi krenar apo qe na vjen turp nga droga e Lazaratit? smiley

Tani qe e filluam me aroplana dhe ballona hyte ne Lazarat juve o RAI! smiley

vone, shume vone! 

Droga fatkeqesisht po behet pjese e identitetit kombetar. Qe me rilindjen ne pushtet, droga vlon ne te kater anet e vendit, deri edhe ne repartet e ushtrise.

Faleminderit o rilindje!

si mori ai zv.ministri mbrojtjes ne telefon direkt te Opinioni dhe ja dhiu gjithe terine Lorenc VanXhelit.

P.S. a ekzisto mo ai kodi i etikes i qeverrise apo u perdhje dhe ai si shume gjona te tjera, se zv.ministri filloi tu fol per qef te vet ne emision drejperdrejte nga uturaku

Mos fol kshu se i njel  hatri Ronit & Emigrant smiley

sa mire tingellon B Blushi ne Opinion; uje Selite e Red Bull origjinal perzier me teorine Huntington smileysmiley

Belul, a te ka rene biznesi i skafeve? se ktu lexoj qe nuk hyjne me refugjate

po  prandej e kemi zevendesuar  me hashashin, Bredho..   gjithmone ka dicka per te transportuar!

ate kovacin e beratit un ne arbi,arbi ne un,un gol e ka gje kjo nikoleta qe shkruan per hashashin?

dokumentar koti fare... pse ka shqipo qe te dekonspiroje punen e vet....???? pffff, kan gjet nanjonin ky gazetari dhe i ka dhon ca pare per te dal medemek ekskluziv..... hahahahaha Pse e hane ket koqe ullini keta transporteret tane...????

Njelloj si gjibi e ke lexu dhe ti. 

ca gallate, turp i zi

Edhe Laura bush ka vrare nje me makine.aksidente ndodhin, turpi eshte kur I fshehin ose nuk mbajne pergjegjesi.

ruhu Fjona se ska kush te ru mo.

Kjo porta a porta emision leshi ka qene gjithe kohes. Ante te jugut sjellin kokainen nga pertej oqeanit e furnizojne europen keta na zbuluan te keqen e madhe me 5 mushka ngarkuar me bar. Aq te pasur e sofistikuar qenkan sa transportin e bejne me gomar,please!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).