Televizioni italian "Rai Uno" hyn në Lazarat. I dërguari i Bruno Vespa, drejtuesit të emisionit “Porta a Porta”, sjell dëshmi konkrete të trafikut te drogës që prodhohet në Lazarat dhe furnizon tregun Evropian.

Ky reportazh u transmetua mbrëmë në emisionin "Porta a Porta" të "Rai Uno". Pjesë e tij ishte edhe intervista me kryeministrin Edi Rama si dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Reportazhi është përkthyer nga Ora News. Ai nis me pamje në hyrje të Lazaratit, ku gazetari interviston një nga forcat speciale. Gazetari i është bashkuar një aksioni të forcave speciale, i cili nuk arrin të realizohet. 

Video-kronika e publikuar nga Rai ne Youtube

“Droga transportohet me kalë. Një kalë mbart 100 kile drogë,” thotë oficeri. 

Gazetari: Jemi në Lazarat, në Shqipëri. Aty  ku në të gjithe fshatin kultivohet marijuana, në shtëpi, dhe në mes të ditës.Policia nuk mund të futet. Këtu është Antishteti. Edhe Forcat Speciale gjatë natës janë të detyruara të qendrojne ne kodra, larg qendrave te banuara. Edhe Forcat RENEA e pranojnë: “Nga Lazarati droga shkon në të gjithë Europen”.

Të nesërmen në mëngjes në komisariatin e Gjirokastrës na informojnë se është pothuajse e pamundur të filmosh në Lazarat. Pas disa tentativave, në një lokal takojmë kryetarin e komunës së Lazaratit. 

“E di që në fshatin tim ka shumë marijuana por nuk e kam idenë se ku përfundon. Bashkëfshatarët e mi, për të rritur fëmijët e tyre, janë të detyruar të kultivojne drogë. Nuk kanë me çfarë të merren tjetër. Por kërkojmë mundësi të reja punesimi”, thotë Aliko. 

Pas përfundimit të intervistës Aliko na thotë se në Lazarat do ta presë zëvendësi i tij, por është një “grackë”. Me të mbërritur në fshatin me gati 4 mijë banorë, braktisemi nga të gjithë. “Vjedhim” vetëm pak imazhe, më pas ndiqemi nga makina. Banesat janë të rrethuara me mure shumë të larta. Në sheshin e vogël janë furgonë që presin kultivuesit. Parcelat në këtë periudhë të mbjelljes duken në të gjithë oborret e shtëpive. Pas një muaji këtu do të jetë gjithcka e lulëzuar nga kanabisi.

Sipas shifrave të policisë janë 350 mijë rrënjë kanabis të kultuvuara në 320 hektarë tokë. Fshatari hap gropën gati për të mbjellë marijuanën. 9 nga 10 familje bëjnë këtë punë. Në fshat punojnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Endri është 77-vjeç: “Shefi im më paguan 10 euro për 12 orë punë. Më mjaftojnë”.

Çdo familje në Lazarat prodhon mesatarisht 1 ton marijuana në vit. 1 kg shitet 300 euro.

Për skafistët, kanali i Otrantos është trampolina për drejt Italisë. Rajoni i Puglias, nga Brindisi në Leçe është ndalesa e parë. Esad, trafikanti i drogës, tregon: “Kam trafikuar klandestinë. Me të mbaruar klandestinët, shpesh trafikojmë drogë nga Lazarati. Për çdo kile paguhemi 200 euro. Nëse deti është i qetë bëjmë edhe 2 rrugë në muaj. Gomonet i fshehim në pyll, pranë lumit Seman".

Në portet e Vlorës dhe të Durrësit janë dhe forcat tona të Guardia Di Financa që kontrollojnë për të ndaluar këtë trafik. Në muajt e fundit është rritur sasia e drogës së sekuestruar. Dhjetra kamionë si ky janë sekuestruar.

Saimir Tahiri: "Lazarati para së gjithash nuk duhet luftuar, por duhet shpëtuar. Një aksion policor nuk mjafton sepse problemi është cfarë do të ndodhë një ditë më pas. E rëndësishme është shfrytëzimi i instrumenteve të zhvillimit ekonomik e social".

Gazetari: Në Tiranë, 300 km në veri të Lazaratit, qeveria shqiptare për herë të parë na hap dyert e disa prej depozitave ku ruhet droga e sekuestruar. Kokainë, heroinë dhe mbi të gjitha mariuanë si kjo e konservuar në këto pako është gati për tu shkatërruar. Tentojnë të shkatërrojnë këtë drogë, por do u duhet shumë vite. Llogaritet se vetëm tregu i ilegal i marijuanës në Lazarat në një vit arrin në 4 miliardë euro, gati sa ½ e Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

_____________

Alqi Koçiko: Lazarati si projekt pilot

Ministri i Brendshëm nuk ka sqaruar përse pikërisht në Lazarat “çështja është delikate dhe me sfond jo thjesht policor, por edhe social”, por nuk është e tillë në fshatrat e Vlorës, Fierit, Sarandës, Malësisë së Madhe etj.

 

Top Channel: Durrës, sekuestrohen 2.2 ton hashash

Droga ishte fshehur në kamionin...i cili po transportonte 45 copë divane... Sipas policisë, në secilin prej divaneve të hapura deri tani ka pasur 50 pako kanabis.

80 Komente

Tentojnë të shkatërrojnë këtë drogë, por do u duhet shumë vite.

smiley

Bashkëfshatarët e mi, për të rritur fëmijët e tyre, janë të detyruar të kultivojne drogë. Nuk kanë me çfarë të merren tjetër. Por kërkojmë mundësi të reja punesimi”, thotë Aliko. 

Normalisht, kur shteti te braktise, te le pa asnje mbrojtje sociale, pa asnje mundesi punesimi dhe organizimi, njeriu do gjeje menyren e vet per te mbijetuar. Na pelqen, s'na pelqen, njeriu do kujdeset per familjen e vet. 

kjo eshte ajo llogjika e 10-re  ku cdo faj i hidhet shtetit   (ai qe vodhi ska faj) .    a thua sikur eshte  shtet i pasur  dhe  nuk i ndihmoi  ata me politka sociale....  po ai shtet ka 1001 probleme...  pastaj pse nuk e bejne te gjithe fshatrat e Shqiperise kete pune, se edhe ata jane te varfer,,, po keta si mbijetojne pa kultivuar droge??

jo,   lazaratasit mbjellin droge sepse ka shume fitim, ashtu sic kane  te gjitha aktivitet kriminale.   pastaj  lazaratasit   kane 10-15 vjet qe merren me kete pune...  jane pasuruar goxha...  keshtuqe kot u qani hallin atyre.

 

 

Kur shkruajta per shtetin, e kisha fjalen per nje klase politike qe ka punuar per shkaterrimin e institucioneve shteterore, sherbimeve sociale, per mungesen e politikave ekonomike te qendrueshme, etj. etj. 

Jam e sigurte qe disa lazaratas jane pasuruar, por shumica e atyre qe merren me kultivimin e kanabisit kane perfitime modeste qe nuk kalojne pertej shpenzimeve bazike. 

edhe njeher, po te jap shembull  Hollanden  qe eshte shtet i pasur dhe ka politika sociale te standarteve  nga me te lartat ne Evrope.   ketu  kultivimi  i   droges eshte i ndaluar  dhe per rrjedhim  eshte veprimtari kriminale!  por prape, ka plot   hollandeze qe kultivojne droge..   neper sera te sajuara,   neper  magazina  etj etj...  po keta pse e bejne, se u mungon  mbeshtetja sociale nga shteti..?     -e bejne sepse  thjesht  ka shume fitim!  

E bejne per te shitur apo per perdorim personal?

per te shitur natyrisht, o gjembi...  per perdorim personal  lejohen vetem 2-3  vazo (saksismiley)    ne vend te luleshqiponjes apo fikusit, bie llafi, ne sallon te shtepise..smiley   jo sera  te tera me 100-200 apo 500 rrenje..smiley

Edhe ketu sa te duash ke qe mbjellin per shitje, neper bodrume me drita elektrike 24 ore, etj.

po gjembi.. bodrume, tavane shtepish.. magazina te vjetra ...   zakonisht  policia  i zbulon  me ane te kompanive  qe  levrojne elektricitetin, si CEZ ne Shqiperi...  keta ne fakt, e vjedhin  energjine  duke bere lidhje  ilegale majtas e djathtas, sepse po te  paguanin energji vet,  do diktoheshin  direkt nga faturat  se  kur i kultivon ne bodrume dhe ambiente te mbylluara, bima qe te rritet do shume  drite (fotosinteza) non stop, plus ajer, gje qe e realizojne me ventilatore te medhenj..

Sikur te kishte mbeshtetje sociale nga shteti si dhe nje politike me objetive te caktuar dhe te qendrueshem ne sektorin agrikulturor, lazaratasit dhe shqiptaret tjere nuk do kishin nevojen e kesaj 'industrie'. Ti permend Hollanden, por pikerisht sepse ka sherbime sociale dhe varferia eshte pothuajse inekzistente qe bejne qe kultivimi i kanabisit te jete i panevojshem. Mire, fitimi qenka motiv primar, por me thuaj, te ishe ne vendin e tyre dhe pa ndonje alternative tjeter, nuk do veproje njesoj?  

"Mire, fitimi qenka motiv primar, por me thuaj, te ishe ne vendin e tyre dhe pa ndonje alternative tjeter, nuk do veproje njesoj?"

po pra zhardine, pjesa tjeter e fshatareve ne Shqiperi, pse nuk veprojne njesoj? pse keta mbjellin: domate, patate, qepe, presh e leshsmiley e jo kanabis? nuk mu pergjigje?

pastaj, ne nje koment tjeter permend Francen qe subsidon fermeret dhe bujqit franceze.. ne fakt kjo eshte politika e BE-se per bujqesine ku Franca merr absolutisht pjesen e luanit!smiley. tashi, ti e kupton sa joprorcional eshte te krahasosh nje gjigand si BE me Shqiperine..?

Ke te drejte, u kenaqen fshataret duke shitur mollatarta, kortolla,  shtata leshit, etj. etj. smiley

Pikerisht pra, sepse ne France (por jo vetem, mund te marrim edhe shembujt e Serbise dhe Bullgarise ) ka shtet qe nxit bujqesine me forma te ndryshme. Ne Shqiperi, fshataret organizohen ne ilegalitet dhe pa asnje lloj perfshirjeje shteterore...

".....mollatarta,kortolla".........,kastraveca, karota, karpuza, shal.qi, etj etj..smiley

Karrota (!!)... llallte ( smiley ), gjize, buke kallamoqe... Me keto kane blere benza pra, kurse lazaratsit akoma perdorin kale...

 

 

Zhardine, lazaratsit prodhokan afro 1 ton droge per familje ne vit (ne nje nga vendet me te varfera te kontinentit) e ti thua se keta jane te neglizhuar nga shteti? 

Hiqi syzet e inercise dhe shikoje prap se mos te dalin shume te privilegjuar. Apo thua se fshataret e tjere mbjellen qepe dhe domate per qef dhe lazaratsit mbjellen droge nga halli? 

Gjithsesi, nuk jane aspak me te neglizhuar se banoret e cdo fshati/qyteti tjeter shqiptar. Pa folur per ca fshatra ne veri, apo Shqiperi e mesme, ku ha pula gure, e po te ra copa e bukes nga dora s'ka dhi qe e gjen ne humnere.

Plus qe, njerez te neglizhuar nga shteti ka ne gjithe boten, dhe ne Amerike ku jam une e ne France ku je ti, po kjo s'do te thote se ata e kane te drejten--apo mundesine--ta kthejne fshatin/lagjen ne kantier produktesh te paligjshme. Ne fakt kjo veshtire se ndodh dhe ne shtetet me te humbura/dobeta te botes, gjithsesi jo me kete permase fshat/shtet, ku prodhimi i paligjshem i fshatit/lagjes  perben gjysmen e PBB-se se gjithe shtetit.

P.S. Di gje njeri si filloi historia kolumbiste e Lazaratit?

Flas per pjesen e varfer te shoqerise, jo medoemos per lazarasit, Xhib. Si nuk jane te neglizhuar ne nje kohe qe nuk ekziston asnje lloj mbeshtetjeje nga shteti ? Pra, sipas teje, fshataret, romet, pleqte dhe grate qe punojne ne ate sektor nuk e bejne per te mbijetuar ?

Cfare argumenti qenka ky : "qe njerez te neglizhuar ka ne gjithe boten" ? Ne vende si Franca ka sherbime sociale dhe politika mbrojtese (subvencione etj.) per ata qe operojne ne sektorin bujqesor. Ndersa ne vende si Kolombia dhe Shqiperia, ke fshatra te tere ku kultivohet kanabisi pikerisht sepse shtet te pergjegjshem nuk ka dhe pasuria nuk distribuohet ashtu siç duhet.

 

 

Pse s'formojne nje parti keta Lazariotet a Lazaratasit (a s'i thuhet). Le qe mjafton LSI. 

Pse s'formojne nje parti keta Lazariotet a Lazaratasit (a s'i thuhet)

 

-lazot..smiley

Sa esht me metra kubik ky 1-tonshi per shpi?

Shif ilustrimet e 1 tonshit te paketuar dhe presuar (1 dhe 2) dhe shumezoje me "mbi 900 ton ne vit" qe llogaritet se prodhon Lazarati (fshati me tragjedine me te madhe sociale, sipas Edi Rames dhe Saimir Tahirit) dhe e krijon nje ide. 

Po qe per ilustrime volumi hashashi te thare por te papaketuar, mbase sjell Brad ndonje foto ilustruese konkrete, se me PD-ne kane qene tradicionalisht keta te neglizhuarit e Lazaratit smiley

Po ky Bruno Vespa ca m... do? Sikur u njoftem si shume. Shko ere dreq shif punen tate. Njehere qe bine Lazot (flmd Belul) ne kos ky thote eshte i prish. smiley

350 mije rrenje ne 320 ha toke ? nuk eshte si pak ?

320 ha = 3,200,000 m katror hajt po themi 3,500,000 per kollajllik.

350,000 rrenje i bi 10 metra katror per rronj (afersisht gjithnji), ose 3m by 3m.

Nuk e di... 3 me 3 osht si i dhom kalamoni. mase i mjellin rralle per ajrim. do guglloj kush osht denduria optimale e canabis.

Jo mo cfare ajrimi , kaq mer e kane planin .

Çdo familje në Lazarat prodhon mesatarisht 1 ton marijuana në vit. 1 kg shitet 300 euro.

Dmth nese une shkoj ne Lazarat mund te bleje 1 kg hashash me 300 euro? Me ndihmoni se nuk e kam idene sa cigare mund te behen me 1 kg kanabis? Te themi 200 cigare me 5 gram cigarja? Jo, jo se qeka e shtrenjte, nuk e perballoj dot. 

100 $/kg por behet 300 se do te shtosh edhe transportin  - 200$/kg ben bileta per itali - tha ai atje.. , por kam idene se eshte ma pak.. 

1 acre - 10,000 bime thote kjo. Qe i bi i cik me shum se 20000 bime per ha.

I cik si rralle i mjellin kto tanet, mer Brad. 1000 bime per ha. mos i saboto greku?

Lene se pyeta njonin tani dhe ma sqaroi , i mbillkan rralle qe bima te rritet e shendeteshme smiley

nje, po luan ama!

bohet marijuana sa i ulli 200 vjec mrena mujit.

eh ta lumsha mi demokraci, tha skener sallaku smiley

 

Endri është 77-vjeç: “Shefi im më paguan 10 euro për 12 orë punë. Më mjaftojnë”.

smiley 120 euro ne dite e paske rroge europiani.

 

77 vjec dhe e quajne Endri?? e po e paska hallall xhaxhi rrogen si te Evropit

97 vjec ka per te shkuar xhaja, nga rroga qe merr, nga puna qe ben se puna te mban gjalle dhe nga aroma e hashashit.. smiley

Edhe mua me habiti. Plak 77 vjec me emer Endri ska! Pike!! Ska mundesi plak 77 vjecar nga maje e malit me emer Endri. Plak I lindur 77 vjet me pare ska mundesi te quhej, ti vinin emer Endri! E pamundur. Plak me rrudha na u qukerka Endri?!!! Hell no! Me siguri gazetari e ka ngaterruar smiley sh rebel keta lazaratsit. 

shiko, ai e kishte neim dhe u be henri.

ky do e ket pas nesim dhe u bo endri.

10 euro per 12 ore pune ne dite jo 10 euro ne ore.

te thashe 'ndreqe se e ke bere si ne kohe te Evropit', s'me degjove smiley...ik merru me Sali Protopapen tani smiley

Ketlina, llogarite i ke jo mire, plaku thote qe merr 10 euro ne dite, per 12 ore, hiq 2 ore, ngrenie buke, pushim, nevoja personale, cigare, llogje, verdallosje, etj, pra plaku merr 1 euro ora. Kaq eshte paga ne Shqiperi, fatkeqesisht dhe fatmirsisht. Them keshtu se krahu i lire i punes ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. 

Shiko eshte pershtatje me emrin e Fshatit Erind , qe pastaj InteliDjente te ndryshem e bene dhe Ervin . Nje shoku im Hajdar ,  ja vuri cunit emrin Ervin smiley

Nje kale mbart 100 kile droge .Pyesni Graven per keto dhese mos ja mbysni Kot .Nje Mushke e Fuqishme per ato Ane ( jo kal ) mba deri 80 kg ! Ku hyn ne pune Kali andej si kafshe Bartese ne Gerxhe smiley

Kali dhe Pela perdoren zakonisht si kafshe Hypese dhe Terheqese ! Zona Fushore mbase dhe i perdorin per ngarkese !

smiley 

C'te pyesim Graven? Grava duket zeher sot smiley

Pse i kane zene mushkat me droge smiley Nuk merret Grava me Droge .Ke plot ketu qe ja dine Vleren smiley Graves po ja tha mendja i Fut nje Vapor dhe e mbyll aye muhabet !

Po mire Pyet Mesilen atehere smiley 

nuk e di me ca merret Grava, por nga shkrimi qe kishte postuar dukej shume i merzitur...Doda eshte e zene me Marko Polot..s'di ku te perlaset i shkreti njeri keto dite smiley

Ne kete vend, por dhe ca te ikur njerez plot bejne kokrren e qejfit me muhabete.Po ka dhe ca qe kujtojne se me llafe , behet edhe qejfi i .....!Me more vesh mo , papirus ! Mos i ler aqe pas dore cte ka dhene All Llahu !

smiley

Deri tani, Zoti eshte treguar shpirtgjere.. nuk ankohem!
Ndersa, zotrote po perpiqesh te ndryshohet  boten me nje koment?! Te jap te drejte dhe te besoj..se, si i thone asaj shprehjes: 
"S'ka  kala qe nuk e merr Ali Pasha"
Apo, konform realitetit dhe tematikave qe trajtohen ketu :
" S'ka  bust qe nuk e rrezojne komunistet"

Dhe kjo, pikerisht kjo, pra o shoke,

 

 

 

është, e bukura e taksimit progresiv.

ai ministri i brendshem me dha nje siguri te madhe, - duhen politika sociale, e nesermja - tha.. njeri me vizion, sikur e kane vene atje te beje politika sociale e prapandaluese (e nesermja - kush i kendoi dhe nuk e sosi)

se ç'ka per tu tallur me ata fatkeqe qe jetojne atje s'e marr vesh,hajt mo peshk hesapi

Ata " fatkeqet " vendosen ne shenje proteste per talljen ne peshk qe i behet te pine nje cigare me shume .

kur ka hall robi ,pi cigare,une psh s'e pi smiley

Ka ardhe koha qe cigarja te pihet per qejf , shume mire qe nuk e pi smiley

ktu spo tallen por po qeshin kot sikur kan pi hashash

atehere do ta mesojsmiley

smiley
jo jo se pergjegjesia bie mbi mua pastaj smiley

ore mire keto te tjerat, po ky Bruno Vespa jetoka akoma..smiley, doja te thoja ska dale akoma ne pension ky..?!smiley. po Toto Kotunjo vazhdon me emsionin "Domenica in", te djelave..?.smiley

ne itali s'dalin njerezit ne pension belulo,kur te dali Salasmiley

toto po ashtu,ne xhiro per il mondo

..smiley. bashke me Rafaella Cara.. besoj edhe kjo vazhdon akoma te prenzantoje ne TV..smiley

Ore ..po Paolo Rossi nga behet ?

po .po eshte ne jurine e "the voice" edhe vjet aty ku fitoi elhida dani smiley

paolo rossi jep gjykime mbi ndeshjet e futbollit ne sky

Belulo, ka bere nje liber ky Vespa qe i nxjerr gjithe politikanet taljon tip Berluske, duke fillu nga Ducja qe kishte cdo dite orar pritje per te dashurat e partise.

Pritet qe Fevzua ta beje nje liber te ngjashem per politika*et e Albanies. Se dhe keta nuk jane te paket, vetem ... me te turpshem. smiley

po Fevzua e ka idhull Vespen,  Tirona...  edhe liber ka bere.. por  edhe emisonin Opinon qe drejton,  si ka lene gje, deri ne detaje,  si  Porta-Porta..smiley   

nejse,  me ben vertet pershtyje qe Vespa vazhdon e drejton  emison ne TV akoma . e  mbaj mend qe i vogel..smiley   sa vjec eshte ky?

E pe ke Opinioni apo jo? Gjeth ishte. Bile Fevzo aludoi qe ... akoma e ka riprezen e forte. smiley

Per vjecet do ta kisha nje pergjigje, po te hane te gjalle peshket. smiley

Shifrat (te tera) mu duken pak te ekzagjiruara. 

ekzagjiruara.

ekzagjeruara ke dashur te thuash?

p.s. e mos me thuaj lapsus nxitimi pasi i-ja me e-ne jane shume larg ne tastiere. 

per sa kohe kuptimi del i qarte, nuk me duket ndonje qamet i madh. ndonjehere puritanizmi i tepruar prish pune. mund te kish thene "te fryra", "te zmadhuara", dhe te njejten ide merr lexuesi. une per vete jam shume OK me ekzagjirim.

ore zoteri, as nuk me intereson fare se cfare eshte OK me ty! Ajo qe me intereson eshte rrespektimi i standartit! Do zbatojme rregullat e standartit apo do ta bejme shqipen corap?

mire xhanem, po edhe kaq strikt, se si me duket. ne s'jemi gjermane.

epo nese s'jemi athere duhet te behemi. Dhe shembullin e mire duhet ta japim ne emigrantet patriote!

Or toç, pasi u diskretitove si grices dhe lojtar i sllaveve, po perpiqesh te rregullosh biografine sikur je patriote smiley Mu me vjen keq per ata torrollaket e tjere te majte, qe te besojne akoma ty si patriot. 

lojtar i sllaveve

e imagjinoj se si noton ne rubla dhe ben jete luksoze ne rezortet me me emer te vendit. vila ne Moske dhe ne Krime.  

vila ne Moske dhe ne Krime. 

 

...dhe Helena Mihajllova aty prane, me robdeshambrin e purpurte,  duke pergatitur  2 vodka-lemon.

Katerina me duket se e qujne ate leshverdhen shkodrane (qe ka pas lujt me Zyliha Milotin). Si Katarina e Madhe. Roni ne ket rast i bi me qen Rasputini smiley

 

di qe aktorja  bjondine  eshte shkodrane, por emrin nuk ja di ne fakt...     

jane nja dy skena, te porti  por edhe  te festa e shthurursmiley  e ruseve te dehur,  ku si figurante ''ruse''  eshte  gjithe ekipi i basketbollit te femrave te Flamurtarit, se duheshin edhe te gjata, si ruset pra..smiley
 

rrespektimi i standartit!

Më respekt për standard-anë smiley

opo ti shyqyr qe u duke, pa i bejme kabull te tera ne smiley

 

epo tashti kur shoh se standardi nuk rrespektohet nga disa palo intelektuale, me erren syte!

Me erren syte = rrespekt = sikur ke ndonje damarr nga Brratajt derrman = krahinizem smiley

@ em smiley

te gjithe kalojme ne krahinizem kur na erren syte!

 

Qarte.  Ndaj duhet te jesh me i ndjeshem ndaj erresimit te vizionit nga shifra te paqarta. 

Or toç, dole ti, vetem per ty perbejne problem akcentet,  pse nuk perbejne problem per te tjeret, shif Emigrantin, per te dhe shum te tjere nuk ka problem E apo I apo O. Meso a derzi, mos u gric kot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).