Në mars të vitit 1967 në Pallatin e Brigadave ishin zbuluar 19 vepra arti të rëndësisë së veçantë, që u përkisnin autorëve të mëdhenj botërorë [ose shkollave të tyre] ; Ticiani, Korrexhio, Rubens etj. Një dokument prej tre fletësh, i ruajtur në Arkivin Qendror të Shtetit, na risjell në vëmendje këtë ngjarje jo të zakontë të viteve ’60. Ndërsa ndiqej çdo gjurmë e ideologjisë fetare në vend, në skaner kaluan edhe shumë vepra arti. Në Pallatin Mbretëror, duket se kishin sjellë në kohën e pushtimit italian krahas objekteve luksoze edhe vepra arti të kryemjeshtërve të pikturës.

Udhëheqësit e regjimit, ishin të interesuar për këtë pasuri. Ndaj u ngrit një komision për t’i vlerësuar këtë vepra arti, dhe ky komision hartoi një relacion mbi ta (dokumenti që disponojmë e që po e botojmë të plotë zbardhur sipas origjinalit). Komisioni përbëhej nga tre artistë të mirënjohur të artit pamor shqiptar, Odhise Paskali, Foto Stamo dhe Vilson Kilica. Ata i studiuan dhe bënë një vlerësim të hollësishëm e profesional mbi këto vepra, duke i analizuar si nga gjendja fizike e tyre ashtu edhe vlerat artistikë e historike.
Në Relacionin e tyre dërguar në Komitetin Qendror të PPSH-së ata njoftojnë që në krye: “Komisioni i ngarkuar për një studim dhe përcaktim të parë të autorëve përkatës, mbasi i kushtoi disa seanca studimit të veprave që ndodhen në këtë pallat konstaton se 19 prej tyre i konsideron vepra të rëndësishme arti...”

 Më tej japin të dhëna të imtësishme për të gjithë veprat, duke filluar me 6 veprat e para që sipas tyre i përkasin shkollës së piktorit italian Pietro da Kortona, e më tej me 13 veprat e tjera si, “Adami dhe Eva”, vepër e Ticiano V., “Shën Mëria me Krishtin” e Korrexhios,  “Çlirimi i një shenjtori” e Rubensit, “Krishti në torturë” e Ticianit, etj.   
Komisioni me tre artistët e mirënjohur tërheq më tej vëmendjen që këto vepra të rralla të mbahen me kujdes e disa prej tyre që janë dëmtuar të ndërhyhet me sa mundësi ka të restaurohen. Ndërsa Paskali, Stamo e Kilica sugjerojnë që veprat të fotografohen e të shpërndahen imazhet nëpër ambasada për të kërkuar të dhëna më të hollësishme rreth tyre. Ata shprehin mendimin që “këto vepra mund të vendosen në Galerinë e Arteve të Tiranës dhe t’i bëhen të njohura publikut tonë duke marrë parasysh se këto janë pronë e shtetit tonë”.

Sesi mund të ketë vijuar historia e këtyre kryeveprave, për këtë gjë pak dihet sot dhe vetëm një investigim i mëtejshëm mund të zbulojë fatin e tyre. Në këtë rast dokumenti që na e zbuloi këtë fakt, shërben vetëm si ngacmim dhe njohje me këtë ngjarje.
 

Dokumenti i plotë

Relacion
Mbi disa vepra të pikturës që ndodhen në Pallatin e Brigadave

Komisioni i ngarkuar për një studim dhe përcaktim të parë të autorëve përkatës, mbasi i kushtoi disa seanca studimit të veprave që ndodhen në këtë pallat konstaton se 19 prej tyre i konsideron vepra të rëndësishme arti.

Këto janë:
I. 6 (gjashtë) tablo të punuara me tempera të shkollës të piktorit italian (Pietro da Kortona) që përfytyrojnë këto tema mitologjike:
     1. “Zeusi”      (200 x 205 cm)  Numër inventari      9 229
     2. “Diana”      (199 x 216 cm)     “       “        -
     3. “Apolli”     (199 x 216 cm)     “       “    9 224
     4. “Merkuri”    (199 x 205 cm)     “       “        -
     5. “Marsi”      (199 x 205 cm)     “       “    9 226
     6. “Venusi”     (200 x 205 cm)     “       “    9 227
 
II.
1. “Adami dhe Eva” punuar me ngjyra vaji (180 x 145 cm).
Prapa tablosë shkruar me pendë figuron ky shënim italisht: “Vepër e Ticiano V. e vitit 1547 origjinal i verifikuar nga shumë profesorë”.
Komisioni mendon se nga stili, tipat e figurave, koloriti dhe kompozimi, kjo vepër të kujton krijimtarinë e Ticianit.
 
2. “Shën Mëria me Krishtin” punuar me ngjyra vaji (65 x 48 cm). Është vepër e shquar e pikturës italiane të shekullit XVI të kujton piktorin e madh italian Korrexhio.
3. “Familja e shenjtë” punuar mbi dërrasë në teknikën e asaj kohe (26,7 x 37,3 cm) është e shkollës italiane toskane të shekullit XV.
4. “Çlirimi i një shenjtori” punuar me ngjyra vaji (57 x 48 cm). Me numër inventari 817. Në pjesën e pasme mban 9 copë vula me këto mbishkrime:
- Galeria nacionale dhe kabineti i gravurave.
- Administrimi i të ardhurave mbretërore.
- Regjistri i eksportimit i Akademisë Mbretërore të Milanos.
Këto vula mendohet të jenë të periudhës së pushtimit austriak.
Komisioni mendon se nga stili, fraktura, vizatimi dhe kompozimi të kujton krijimtarinë e piktorit të madh Fjaming Rubens.
5. “Peizazh” punuar me vaj (66 x 50,2 cm). Nr. inventari 814 dhe një numër tjetër me ngjyrë të zezë 252. Përmban 8 vula, në njërën prej të cilave përmban mbishkrimin: “Drejtoria e përgjithshme e muzeve të vjetërsisë”.
6. “Aspekt nga gjuetia” punuar me vaj (73 x 96 cm) me nr. inventari 823 dhe një numër tjetër shënuar dy herë 8343, vepër e shekullit XVIII. Autor i panjohur i shkollës italiane.
7. “Krishti në torturë” punuar me ngjyra vaji (86,7 x 114 cm). Vepër e shekullit XVI.
     Komisioni mendon se nga stili dhe ngjyrat të kujton krijimtarinë e Ticianit.
8. “Natyrë e qetë me rrush e pjeshkë” me ngjyra vaji (64 x 48 cm). Vepër e shek. XVII.
9. “Natyrë e qetë/ fiq, pjeshkë, qershi” me ngjyra vaji (68 x 48 cm), vepër e shek. XVIII.
10. “Natyrë e qetë me shpendë” me ngjyra vaji (87 x 119 cm). Vepër e shek. XVII.
11. “Natyrë e qetë me fruta” me ngjyra vaji (87 x 119 cm). Vepër e shek. XVIII.
12. “Peizazh me pemë dhe figura” me ngjyra vaji (69 x 104 cm). Vepër e shek. XVIII.
13. “Peizazh me pemë dhe figura” (69 x 104 cm). Vepër e shek. XVIII.
    
Shënim: Veprat e artit figurativ që përmban ky relacion duhet të ruhen me kujdesin më të madh mbasi ato janë vepra arti me vlerë artistike dhe vjetërsie.
Ruajtja e tyre konsiston në: Të ruhen nga lagështia, nga thatësia e tepërt, të bëhet një dezinfektim kundër krimbit të drurit, të pastrohen provizorisht nga pluhuri. Të vendosen në një sallë të përshtatshme me ajër e ngrohtësi të kondicionuar. Veprat të vendosen në mur mbasi të jenë bërë shërbimet fillestare të rastit.

Duke parë se disa nga veprat janë dëmtuar të merret masë për ruajtjen  e tyre duke penguar që të prishen më tej. Veprat kanë nevojë për restaurim por kjo është një çështje e madhe mbasi tani për tani ne nuk kemi specialistë restaurimi. Kështu nuk duhet vënë dorë mbi to veçse ato veprime që mbrojnë si p.sh. vendet ku është grisur kanavaca mund të vihen copa të reja kanavace. Spastrimi i veprave nga pluhuri mund të bëhet me qepë ose me terpentinë të lehtë.
Për identifikimin e veprave duhet të vazhdojë studimi nga specialistët tanë. Gjithashtu jemi të mendimit që të gjitha veprat duhet të fotografohen me film me ngjyra, nga fotografë specialistë.

Këto fotografi nëpërmjet ambasadave tona të konsultohen me ndonjë specialist të arteve figurative që mund të jetë mik i vendit tonë.
Këtë ta bëjmë për të marrë mendim dhe të specialistëve të tjerë të huaj të artit rreth identifikimit të këtyre veprave. Kur të kemi shumë a pak arritur në një konkluzion mendojmë se këto vepra mund të vendosen në Galerinë e Arteve të Tiranës dhe t’i bëhen të njohura publikut tonë duke marrë parasysh se këto janë pronë e shtetit tonë.

Komisioni:
Odhise Paskali
Foto Stamo
Vilson Kilica
 
Tiranë, më 10.III.1967 

 

* Fotot e Pallatit të Brigadave janë te fillimviteve '40. Këtu, më shumë mbi to.

27 Komente

Sesi mund të ketë vijuar historia e këtyre kryeveprave, për këtë gjë pak dihet sot dhe vetëm një investigim i mëtejshëm mund të zbulojë fatin e tyre. Në këtë rast dokumenti që na e zbuloi këtë fakt, shërben vetëm si ngacmim dhe njohje me këtë ngjarje.
 

Ja te na e thone kopetentet e peshkut, hafijet e peshkut, ose niperit e nomenklatures qe sot masturbohen me fotot e Rames.

do jene riprodhime. se te ishte ndryshe keto vepra do ishin te dokumentuara edhe nga te huajt qe ndodheshin ne shqiperi.

Bah te vetmit qe mund ti kene sjelle jane italianet. Nuk ma do mendja qe Tiziano, Correggio, Pietro da Cortona, Rubens ti kene sjelle ne Shqiperi.
 

Vertet Italianet? Pse nuk kishte familje te pasura ne Shqiperi perpara 1945-es qe t'i kishin blere? Pyet pak sa vepra arti jane sekuestruar ne 1945 e me vone.

Plus ate qe tha profili qe mund te kene qene te Zogut.

mund t'i kete blere Zogu, s'kane sjelle gje italianet te na i bejne dhurate. nje gjermanit (çun oficeri nazist) i gjeten ne shtepi nje koleksion te tere. baba i tij ja u kish ble çifuteve, qe ne ate kohe po linin gjermnaine, per nje dore pare. 

aty ku dyshoj une, eshte sesi ky i la pa i marre me vete, dhe sesi italianet qe pushtuan shqiperine nuk i pervetsuan po ashtu. si pra na ngelen neve, pas gjithe atyre peripecive.

ndoshta kane qene fshehur, sepse flitet ne artikull per gjendjen e tyre jo te mire. 

sido te jete, vilson kilica eshte gjalle me duket dhe duhet te dije se per çfare flitet realisht.

po pse vetem  italjanet hunter.. ka pas edhe artdashes shqiptare te cilet kane blere  piktura  te  artisteve te njohur..   me cmbaj mend une ne Shqiperi  nje familje  ka pasur nje pikture te Rembrandit..   nuk jam i sigurt,  por me duket se ua bleu shteti apo thjesht ua shtetezoismiley 

Po eshte e vertete Belul.

Mark Kakarriqi bleu disa vepra arti, si pikturën “Çifuti shëtitës” që i takon Rembrandit ose shkollës së Rembrandit, por ndoshta edhe Venerën e Kanovas.

 

Marku e mobiloi shtëpinë e tij me vepra arti të artistëve të njohur në Europë me shumë skulptura, mobilie historike, koleksione porcelani të rralla japoneze dhe kineze. Në periudhën e mbretërimit të Zogut, Marku ka qenë kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë. Gjatë pushtimit italian, Marku u bë kryebashkiak i qytetit të Shkodrës deri në vdekjen e tij në vitin 1943 gjatë një dreke që po hante në hotel “Dajti” në Tiranë. Varri i tij monumental ndodhej në Shkodër, më pas u prish dhe eshtrat iu shpërndanë. Veprat e artit të grumbulluara prej Markut u shpërndanë, u prishën, ose humbën. Me një fjalë u shkatërrua një muze arti i klasit të parë që do ta nderonte si asnjë muze tjetër Shqipërinë. Më 1967-n, piktori Kujtim Buza, që ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, bleu në familjen e Valentin Kakarriqit (nip i Mark Kakarriqit, i cili studioi nga viti 1936 deri në 1943, kur vdiq Marku, në Brera të Italisë për Arte të Bukura), portretin e quajtur “Çifuti shëtitës” për 6000 lekë të reja, të barabartë me vlerën e 600 $ amerikanë. Kjo vepër, edhe sot gjendet në fondin e veprave të rralla të Galerisë Kombëtare të Arteve. Koleksionet e porcelanit, mobiliet u ndanë nga ana e pushtetarëve komunistë, por padituria e tyre e frikshme bëri që shumica e tyre të humbasë.

Por ne artikull flitet per kryevepra, te sjellur ne kohen e pushtimit te italianeve. Pallati i Brigadave ishte rezidenca e Viktor Emanuelit. Nuk ma do mendja ti kene sjelle.

po mire po emri i atyre te komisionit, te jete ender thua. 

Jo, po mund te jene riprodhime sic thua ti. 

ti kishin shtetezuar ku e gjen, po ne artikull flitet qe veprat ishin ne gjendje te mjeruar ne 63-in, imagjino sot. dhe kishin nevoje per restaurim. por po ashtu edhe per njohje nga specialiste te fushes.

ka nje rembrant me duket galeria kombetare, po qe ne fakt nuk eshte origjinal.

 gjembi - 2 Prill 2014 - 22:11

"Vertet Italianet? Pse nuk kishte familje te pasura ne Shqiperi perpara 1945-es qe t'i kishin blere? Pyet pak sa vepra arti jane sekuestruar ne 1945 e me vone"

Lidheni ...Ne se nuk kini Litar Gjeni / ja rrembeni atij Qeni .smiley

Nder bleresit Shqiptar njihet Gjembac Gjembo Gjembaj nje Koleksionist me fame Boterore i sekuestruar nga N.Madhnia ne tij Zogji i Pare per nder te Atmes e Fese qe te zbukuronte Pallatin e se Ames Mbretneshe !

 

Po sot ku jane keto pikturat, se nuk morra vesh gjo per destinacionin e fundit, ku ndodhen momentalisht, se ato jane pasuri. 

artikullin e kane shkruar se nuk dine ku gjenden. vetem letren e inventarit do kene gjetur.

Lexoje deri ne fund z.Pjer ...Duhet hetim serioz i metejshem .  Kjo qe eshte shkruar ka vleren e nje eksperimenti te Pavllovit ..dmth ..nje ngacmim smiley

Rama duhet te dije gje si Piktor ?

Koleksionet e porcelanit, mobiliet u ndanë nga ana e pushtetarëve komunistë, por padituria e tyre e frikshme bëri që shumica e tyre të humbasë.

E mer Hunter, mer antikomunist. Dmth filxhanat i thyn e "Qifutin shetites" e rujten edhe ishin dhe te paditur sikur nuk shko. smiley

I thuni atij qe e ka shkrujt ate gjene aty ta rregulloje pak se nuk ngja si llogjike e shendoshe.

Fuck me!

Te lexosh pershtypjet e ketyre njerezve ne kontaktin e tyre te pare me Artin... eshte si te shohesh ate skenen finale te Kubrick me majmunet dhe monolitin tek "Odiseja ne Hapesire"

Sesi mund të ketë vijuar historia e këtyre kryeveprave, për këtë gjë pak dihet sot dhe vetëm një investigim i mëtejshëm mund të zbulojë fatin e tyre. Në këtë rast dokumenti që na e zbuloi këtë fakt, shërben vetëm si ngacmim dhe njohje me këtë ngjarje.

Regjimi ja ka shit ndonje koleksionisti te huaj per valute?!

po nuk eshte cudi te jene zhduk edhe ne vitet "e arta" te demokracise

Absolutisht jo, (jo cudi).

Perkundrazi, "makes more sense".

U gjet sebepi ene ket here me e qit Nexhin ne faqe t'pare. 

A di nanjoni ka ju sallakshat me na thone kohen tamom kur doli goca ne cete?

Vë bast se shumica e këtyre që kanë komentuar më lart nuk e kanë lexuar artikullin. Nuk kam patur kurrë dyshim se një pjesë e anëtarve të PPU-së lexojnë vetëm titullin dhe ndonjë koment, sa për të filluar "sherrin" e për t'u shfryrë. O peshq! Veprat e artit kanë qenë pjesë e Pallatit të Imperatorit, ai që u quajt më pas "Pallati i Brigadave". Shkëlqimi i tij nuk mund të bëhej me riprodhime; familja savoja as e kish problem që nga moria e pafundme e veprave të artit, disa të hijeshonin hapsirat ku do rrinte Perandori, Konti Çiano ose mëkëbësi i Mbretit; Italia, që kish paisur tërë muzetë e botës me vlera të artit vizual, nuk kish problem të pajiste edhe një pallat në koloninë nga ku mendonte se nuk do ikte më. Problemi është: ku janë?

Përgëzoj këtë gazetare të mrekullueshme për gjetjen dhe e nxis të investigoj më tej.

Petro, nqs keni lexuar artikullin, e kuptoni ndryshimin mes veper e mjeshtrit dhe veper e shkolles se mjeshtrit? Riprodhime te nje teme te mjeshtrit nga nxenesit (cdo mjeshter kishte nxenesit e tij) e shkolles se tij ose bashkohes qe riprodhonin stilin e mjeshtrit. Te kete sjelle Viktor Emanueli nje pikture te Ticiano, Pietro da Cortona ne Shqiperi?! Te lutem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).