Maratona sërish filloi! Nëse ju pyesni se cfarë është Maratona, atëherë një sqarim me pak fjalë: Eshtë një konkurs shfaqjesh mes shkollash në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm që nxit promovimin e talenteve të reja dhe përkrahjen e të rinjve për t'u marrë me aktivitete kulturore. Këtë vit Maratona ka një seri shkollash dhe nis nga data 14 e vazhdon deri në datën 29. Andaj kushdo që është në Elbasan dhe dëshiron të shikojë gjëra të bukura prej të rinjve është i lutur të shkojë në orën 18 tek Teatri Skampa dhe të shijojë shfaqjet e shkollave. Ky është një nga aktivitetet më të rëndësishëm për gjimnazistët pasi janë në liri veprimi dhe u kushtohet vëmendje atyre. Duke ditur se sa vështirë është të ingranohesh në art sot, për shkak të vështirësive dhe pritave, Maratona është një mundesi interesante për të ndier vrullin e konkurrencës, zhvillimin e pasionit dhe pse jo të hedhësh hapa të sigurtë drejt botës së televizionit, këngës, teatrit apo artit në përgjithësi.

Këtë javë ktheni sytë nga Elbasani dhe nga Maratona pasi është një nga senet e bukura që i ndodhin qytetit. Këtu ndjen që thyhen klishetë dhe thëniet që i kemi në majë të gjuhës për të rinjtë, "që janë përtacë", "janë të painteresuar" etj. Ku dua te dal? Dua të them që keni mundësinë sado jo shumë të sofistikuar, por të thjeshtë që t'i shihni të rinjtë duke bërë art dhe kjo është vërtetë e bukur. Pavaresisht se Maratona jonë ka probleme pafund, moskoordinime, ndonjë padrejtësi në ndarje cmimesh, të qenurit pak të guximshëm në disa raste, përsëri nuk i takon shkollave, por i takon pjesës së organizatorëve, të cilët pavarësisht gjithckaje ofrojnë mundësi për atë që vërtetë ka syrin e mprehtë dhe qëllime të qarta.

Ftesa është e hapur për të gjithë! Ejani në Maratonë!

7 Komente

epo shyqyr  rifilloi, o evlat, na e bere zemren mal  me kete lajm!   po gezon  e gjithe shqiptaria..smiley  

nejse, urime  te rinjve elbasanas, maratone te mbare!smiley

falemnderit rilindje!

Bredharako, nuk besoj se i ra ndermen Rilindjes per kete eveniment, mendoj se duhet te jete tradite aty, nje levizje nga intelektualet e atij qyteti. 

Nuk e dija që ishte ndërprerë maratona rinore. Më bëhet qejfi, pasi kam qënë në një të tillë në Elbasan, dhe entuziazmi ishte vërtet mbreslënës. Nëse për Tiranën evenimente të tilla tash nuk përbëjnë ndonjë lajm të veçantë, për rrethet është "adrenalinë" një ngjarje e tillë.

U zhvilloka Mraratona ne Teatrin Skampa ? Duhet te jete Teater shume i madh besoj.

Ngjarje shume e bukur. Shpresoj te rigjallerohet jeta artistike e qyteteve shqiptare.

Çdo vit organizohet maratona. Si gjithmonë është një përpjekje për më mirë. Ka valle, interpretim të ndonjë kënge, ndonjë skeç dhe miss bota. Organizim për nxënësit. Art nuk e di a ka. Le ta vendosin ata që do e shohin këtë gjë. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).