Baza kontribuese në sistemet e pensionit në Evropë është në rënie. Studiuesit llogarisin se si mund të forcohen sistemet sociale në Evropë. Por propozimet e tyre nuk janë të lehta të zbatohen.

Më shumë se dy dyzina vende të BE-së kanë vënë nën lupë studiuesit dhe ashtu si shumë shpesh Suedia është në krye. Këtë herë bëhet fjalë për plakjen e shoqërisë dhe duket se vendi skandinav e ka atë shumë mirë nën kontroll: "Kjo lidhet me një politikë shumë të mirë të tregut të punës, me një papunësi shumë të ulët. Por lidhet edhe me sjelljen me të moshuarit: në Suedi të moshuarit janë të lidhur shumë mirë në jetën e punës. Dhe kjo është me siguri një nga sfidat më të mëdha të vendeve të BE-së", thotë Michael Bräuninger nga Instituti për Ekonomi Botërore në Hamburg. Shtetet e tjera evropiane - këtu studiuesi ka parasysh Gjermaninë dhe Italinë, që aktualisht ndodhen përpara një pragu: brezat me lindje të larta në vitet 1960 po shkojnë drejt pensionit dhe pensionet e tyre duhet të financohet nga brezat më të rinj, me nivel lindshmërie shumë më të ulët.

Reforma në Gjermani dhe Itali, pritje në Lindje të Evropës

Si Gjermania, ashtu edhe Italia vitet e kaluara kanë ndërmarrë disa reforma të efektshme, në mënyrë që sistemet ligjore të pensioneve të mbeten të financueshme, mendon Bräuninger. Ai i referohet rritjes së moshës së pensionit si dhe stimujve për qytetarët që ata të kujdesen edhe privatisht për pensionin. Në Gjermani kjo ndodh me anë të të ashtuquajturit "pensioni Riester": kush lidh një sigurim privat pensioni, merr për këtë një subvencion nga shteti.

Kryesisht në vendet në lindje të BE-së Bräuninger sheh megjithatë vështirësi të mëdha në të ardhmen: "Ato kanë ende edhe ca kohë derisa të përballen masivisht me problemin e plakjes së shoqërisë. Nëse duan të marrin masa në kohë për përballimin e tij, duhet të pengojnë largimin e krahut të punës të ri dhe veçanërisht produktiv."

Sa më e madhe të jetë pjesa e popullsisë aktive, e cila duhet të derdhë kontribute në arkat ligjore të pensioneve, aq më i fortë është sistemi social i një vendi - ky është argumenti qendror i një studimi, të cilin e publikuan të mërkurën (09.04.2014) Michael Bräuninger dhe kolegia e tij nga Instituti për Ekonomi Botërore në Hamburg, Christina Benita Wilke. Sipas këtij studimi edhe në Gjermani ka ende punë për të bërë: "Në veçanti pjesëmarrja aktive e grave në tregun e punës duhet të përmirësohet. Gjermania duhet të bëjë me siguri më shumë se deri tani për të përmirësuar koordinimin e punës me familjen", thotë Christian Bäumler, kryetar i Punëmarrësve Kristian-Demokratë të Gjermanisë (CDA). Në Suedi rreth 80 për qind e grave mes 15 dhe 64 vjeç marrin pjesë në jetën e punës, në Gjermani vetëm 70 për qind, edhe pse vitet e fundit gratë gjermane kanë përparuar në këtë drejtim.

"Shoqëri e cila me mendje synon pensionin me 50"

Një tjetër aspekt për t'i forcuar në periudhë afatgjatë sistemet sociale evropiane, studiuesit e institutit nga Hamburgu e shohin në moshën e pensionit. Ata i referohen një propozimi të Komisionit të BE-së të vitit 2012. Ai parashikon që rritja e moshës së pensionit të lidhet me rritjen e jetëgjatësisë së pritshme. Në pjesën më të madhe të vendeve evropiane pragu ligjor për pensionin është mosha 65 vjeç.

Në Gjermani në vitin 2006 u vendos që ajo të rritej hap pas hapi deri në 67 vjeç, por qeveria aktuale planifikon që punëmarrësit të mund të dalin që në moshën 63 vjeç në pension nëse kanë derdhur për 45 vjet rresht kontribute në arkën e pensioneve. Një "sinjal fatal", gjykojnë autorët e studimit të institutit në Hamburg dhe kërkojnë një "ndryshim persektive": "Mundësitë e shumta të daljes në pension dhe rregullat bujare për pension në vitet '70 dhe '80 kanë karakterizuar pikërisht në Gjermani një shoqëri, e cila që në moshën 50 vjeç mendon për pensionin."

Kryetari i CDA-së, Christian Bäumler kundërshton: "Ndryshimi i mentalitetit duhet të ndodhë para së gjithash tek punëdhënësit. Ajo që unë shoh është që gatishmëria e punëdhënësve, pikërisht në sipërmarrjet e mëdha, për të punësuar punonjës mbi të 60-t, është relativisht e vogël. Pjesa më e madhe e punëmarrësve, p.sh. në koncernet e mëdha të automobilëve që punojnë në montimin e pjesëve të makinave, janë që në fund të të 50-ve në parapension". Bäumler sheh edhe mundësi të tjera për arritjen e synimit të tërheqjes së më shumë njerëzve që punojnë dhe kështu më shumë kontribuesve në arkat e pensioneve: p.sh. përmirësimin e aksesit të imigrantëve në tregun gjerman të punës.

14 Komente

nashi..,   makroekonomisti i shquar  italjan Bartolini, njekohesisht  kolegu i Pjerit, ne librin e tij na thote qe  kapitalizmi Evropian dhe sistemet e tij sociale funksionojne birinxhi!.smiley   sa me larg  sistemit kapitalist amerikan,  shton makroekonomsti..smiley

Midis këtyre kapitalizmave, ai që funksionon më keq është kapitalizmi amerikan i 30 viteve të fundit. Kapitalizmi i Europës Perëndimore ndryshon prej tij se është më social dhe funksionon më mirë.

Sistem social ????? Dmth sistem socialist ..Shteti perkujdeset qe cdo Individ te mos njohe Kufi moshe ne te ardhura , ne themel te te  secilave  qendron e drejta themelore e Njeriut ..e Drejta  per te jetuar !

Ne se lexojme ' kapitalistet ' e PPU nje turme amorfe qe operon vetem me terma do te shohem se ky TERM nuk gjen vend . Ne kete sistem te llogaritareve tane " pergjegjesia dhe per rrjedhoje perkujdesja e shtetit per Pensionet duhet te jete O " pra si ne gjithshka.....o Mete per Vete .

Shume mire . Ka vetem nje te keqe te vogel pasi Qytetaret VOTOJN ti drejtoje e ti mbaje te siguruar nje Klan Politik .Kjo do te thote ...Le te hypin ne fuqi si te duan kush te doje dhe te mos kete me Votime smiley Por as TAKSA  smiley

E thote z. Pjer kete ?

edhe sonte po shkoj te fle i lumtur: siaps llogarive, mua me bie te dal ne pension ne moshen... 74 vjeçare! smiley

Ndryshimi i mentalitetit duhet të ndodhë para së gjithash tek punëdhënësit. Ajo që unë shoh është që gatishmëria e punëdhënësve, pikërisht në sipërmarrjet e mëdha, për të punësuar punonjës mbi të 60-t, është relativisht e vogël.

Aty mbaji shpresat! 

Kopshtare smiley ke koncept te kufizuar por nuk te ve faj se je e orientuar nga Shpirti Lirik . Edhe kur do ta kritikosh  tjetrin , e gju me lesh jo me gure smiley

Punedhenesi me i MADH dhe me Paralli eshte Populli qe nuk e marrin ne pune po kaloi 55 vjec !!!  Ai paguan njerez e Individe si Berisha qe i ka kapercyer te 70 dhe nuk ankohet .Gjithashtu paguan nje tufe te Marresh Qyliste qe i thone vetes Deputete ashtu si ne te gjithe Boten .Biles ne shume vende kategoria e Qylisteve shumfishohet edhe me Senatore smiley

Ketu kemi nje "boshllek " argumenti se besoj edhe z.Pjer nuk ka dashur te krijoje Konflikte me Qylistat por qe jane Shtetare dhe Dinjitaret e nje vendi ! Prandaj na lejohet te japim mendime te Pavarura jashte V...Q ... !

E veshtire te kem koncepte te pakufizuara. Nejse, çdo kritike e leshuar ndaj teje ka qene Cotton candy, z.Idriz.

Perkthim per gjynah te Zotit. Kot qe s'vini linkun e artikullit origjinal.

+1

Ne ketej nga fronti jone  jemi rehat,,Me mire te themi "Para partizan!" se te mendojme per verdhushkat e pleqerise.Live fast and die young...smiley

Problemin e pensioneve tashme e kane te tera vendet, qe kane patur nje bum pjellshmerie ne vitet 50-60-70 dhe tani keta kane arritur ne moshen e pensionit apo afer saj, nderkoh qe shoqeria nuk e ka me ate bum pjellshmerie (dhe shum mire ben, se teknollogjia dhe robotizmi i maqinerive ecen perpara), dhe kjo gjendje ka krijuar nje fare dispropocioni ose do krijoje nje fare dispropocioni pas 10-20 vjetesh. Kemi akoma 3 qe punojne dhe 1 ne pension, por ekspertet e statistikave parashikojne se pas 20 vjetesh apo 30 vjetesh, do kemi 2 qe punojne e 1 ne pension. Kuptohet kjo shifer nuk eshte kaq e prere, por shihet qe pensionistet do shtohen, dhe mund te kemi ndoshta 3 qe punojne e 2 qe marrin pension. 

Zgjidhja e kesaj zgjidhet, duke ulur pensionet e larta. Ka ketu ne Europe qe marrin pensione me te medhaja se rroga e mijra punonjesve. Rroga mesatare eshte 1400-1500-1600 euro, nderkoh qe ka njerez qe marrin 2000 euro pension. Per çfar hyjne ne pune nje pension kaq i madh. 

Ho me, se ishte liruar nje vend pune ne Korce, sepse nje specialiste ne Sigurimet Shoqerore me 20 vite pune, pasi drejtoresha e re e kishte degdisur ne Erseke, vrau veten me helm per minj. 

Ka dale Xhacka dhe thote se nuk eshte keshtu, ne Erseke e cuan per specializim, si front i perparuar qe eshte... .

 

I rregulluam pensionistet tane me buke thate e ilace t'prishme dhe njeli halli evropes me u qa

Elba kam degju tet ate mbreme.Ke nje Tv E than fare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).