Byroja për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka lëshuar një kumtesë përmes së cilës u bënë thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë gjatë festës së Pashkëve. 

Kumtesa është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë.

Është hera e parë që një organizatë ndërqeveritare amerikane u bënë thirrje të kësaj natyre qytetarëve amerikanë në Kosovë në prag të njërës nga Festat më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët, ndërkaq aludimi është shumë i qartë për të gjithë ata që përcjellin ‘evoluimin dhe involvimin’ e disa segmenteve të shoqërisë kosovare.

Një kumtesë poashtu në shkurt e kësaj organizate ndërqeveritare, Këshillit konsultativ për Siguri Jashtë vendit gjithashtu këshillonte qytetarët amerikanë për vigjilencë dhe tërhiqte vërejtjen për "rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës", raporton RTK.

“Festat e Pashkëve janë të një rëndësie të veçantë fetar për komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse dhe pritet që në vendet e tyre të lutjeve të jenë dukshëm me më shumë njerëz se sa normalisht. Duke pasur parasysh kërcënimet e herëpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave më prominente në qendrat urbane, ambasada e SHBA dëshiron t’u tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Policia e Kosovës”, thuhet në këtë "këshillë udhëtimi" për qytetarët amerikanë që janë apo planifikojnë të udhëtojnë këtyre ditëve në Kosovë.

 

20 Komente

vetem te kjo teme shoh   ''pashke''  e po e bej ketu urimin!

Gezuar pashket  te gjithe besimtareve te krishtere  (ortodoks dhe katolike) shqiptare!

 

 

p.s  po qarkorja  qe leshoi autoriteti amerikan  per  qytetaret e vet qe  te  shmangin Lazaratin,  eshte akoma ne fuqi?

Gezuar Pashket! smiley

Shtet letre qe nuk arrin te mbikqyre, mundesisht te parandaloje radikalizmin islamik! smiley

Gezuar pashket dhe javen e shenjte, sipas katolikeve. gjate javes se shenjte eshte kur me merr malli me shume per Jerualem. Me dukej sikur isha shekuj mbrapa ashtu sic i ruanin ritualet ne festim besimtaret e krishtere. mbas festimeve, jeta vazhdonte ne kohen e sotme. 

Sidoqofte,  mu me bo pershtypje kujdesi  qe qeveria amerikane gjithmone  ka,   per qytetaret e vet  neper bote! 

eee, ke pare ti ilirjano..   edhe mua me ka bere shume pershtypje kjo perkujdesja e vecante  e qeverise amerikane  per qytetaret  e vet  neper bote...   sikur te kujdeseshin me te njejtin fanatizem edhe  per qytetaret e vet brenda ne Amerikesmiley  ata,  sa mire do ishte..smiley

Si ke barcaleta, mrena s'ka ambasade amerikane (dhe nje gje tjeter) , pranejsmiley

nuk e di barcoleten..  po mire them,  kane bere ndonjeher ndonje studim amerikanet:  sa  qytetare amerikane vriten cdo vit neper bote,  e sa vriten  brenda ne Amerike..?smiley     pastaj  kur te shikojne raportin, mbase  arrijne ne perfundimin  se sja vlen  fare kjo propaganda per te mbrojtur qytetaret amerikane neper bote..smiley

siç the dhe vete, eshte pjese e prapagandes amerikane dhe prapaganda eshte e nevojshme per shtetin. se mbi kete qendron ne kembe. 

anglo-saxonet jane dhe mjeshtrat e prapagandes.

 

ndersa neve qe e mbajne amerikanin si mikun me te madh dhe per me teper çlironjes nga serbet, duhet te na beje me reflektu kjo tema.

Barcaleten s'ta them dot (se eshte me spec amerikan). Ne fakt amerika do ishte mire te kishte dy presidenta nje per mrena e nje per jasht. Psh Obama nuk eshte dhe aq keq per mrena, kurse Wja do ta qante ate te jashtemen. Do ta kishte vu Putinin te bente pompa tashti, edhe 50 te tjera ... smiley

PS. Aman o Belul, i bine pragut te degjoje dera.

ky ne fakt eshte kompliment qe i ben trupit dipllomatik amerikan qe eshte shume i ndjeshem ndaj ngjarjeve dhe rrethanave. autoritetet e brendshme amerikane duhet ta marrin per rol-model kete performance rezultative,ne ndergjegejsimin e popullsise. psh, nese kane indikacion qe ke lagja ka nje numer te caktuar pedofilesh - me me te larten e mesatares se lejueshme se njesia mateseve shteterore- atehere pushteti vendor duhet te beje ndergjegjesimin si psh mos i nxirrni kalajmt nga filan ore ne filan ore, ose kush ble cokollata me shumice te raportohet ne polici me njehere, etj, etj. e shtune sot, na falet, fillo puno fantazia. smiley

Kuptohet qytetaret e jashtem amerikane jane misionare, agjent qe paguhen nga shteti jane persona te rendesishem  . smiley Ne fakt kete komunikimin, me publikun e vet  per rreziqe, ose parandalimin e ndonje aksidenti nga rreziqe te ndryshme natyrore ose sociale amrikanet e kane edhe brenda teritorit te vet, si gjithe shtete e tjera ne perendim, Nje formalitet ky qe nuk njihet ne Shqiperi! 

sa mbrapa botes qe jemi, apo jo ?

shume. 

 

interpretimin politik te ketyre mesazheve nga autoritet shqiptare mediatike dhe me gjere, ja kam lene gjithmone injorances. imagjino tani, kur behet nje parade ne Washington, DC dhe dy dite me pare media ta ben koken daulle se cfare stacioni metroje, apo ngjyre linje mbyllet ne cfare ore; cfare tip cante ti mund te marresh ne metro; mos e mer personalisht nese te ndalon policia dhe bashkepuno me autoritetet; etj, etj. njerezit keto rregulla ndjekin, big brother po flet per te drejtat tona te sigurise. 

tërhiqte vërejtjen për "rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës"

s'di ca te besosh me pare. idheologet e peshkut pa uje nxjerrin gjuhen (kjo behet me dy pika dhe nje P) per kete qeshtje. dhe bejne be e rrufe qe bredhin e prizrenit e fryu flladi, me Hasonin e komunales si ekspert.

Verejtje: "çeshtje" perpos te tjerave.

Po kte me poshte pse nuk e shenon? Apo nuk do te "xhinks-esh" harmonine nderfetare?

Duke pasur parasysh kërcënimet e herëpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave...

Me nje te hedhur te shpejte syri ve re se debati eshte perqendruar ne: a) niveli i paranojes amerikane; b) efikasiteti i Amerikes ne garantimin e jetes se qytetareve amerikan brenda kufijve shtetrore te USA. 

Shka bajnë tash shqyptarёt?....
Han fiq e kastraveca
E pijn’mastikё e qesin petlla n’ujë;
E ngrehen rrugёs e fryhen si gjeldeca;
E rrin tue kqyrun udhёs ushtarёt e huej
Pale’a kanё ksulen qyp a se kapelё,
A ka uficiali kalin at apo pelё.

smiley

Kjo eshte per tu brengosure. Kjo do te thot qe po zbehet besimi amerikan tek qytetaret e Kosoves.

Une mendoja qe Kosovaret jemi populle me pro Amerikan ne bote.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).