...

2 Komente

Faji ka shumë të ngjarë që të plaket pa u larë,

faji ka ngrirë si kërmë madhështore ndanë shëtitores

ku ballit shtrëngohej grushti e u parakaluan mëkatarë,

t’vaditur për të ndenjur gatitu nga ato hapa, me gjak tjetri,

me kryefjalët vdekje dhe rroftë përmbi pankarta,

faji i mbirë tharë ndanë udhës ku shkojnë

shtrënguar varri dhe lopata…

.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).