Arding Band me nje krijim 100% peshkpaujs - "Gabimi". Teksti, sic me tha Ardi, u mor nga Peshku pa Uje; autori i tekstit nuk me eshte i njohur. Muzika, aranxhimi dhe interpretimi - te gjitha nga Ardi. Nje vit e ca me pare.

Ju ftoj ta degjoni, me shpresen se do e pelqeni, sikur une.
Ardi eshte "nje nga ne", here-here komenton tek Peshku, une e dija qe ka talent pikturen, nuk e dija gjer sot se ka edhe kete talent dhe aftesi te padiskutueshme muzikore. Dhe prap ai "eshte nje nga ne". Domethene ne raport me ne, ai ka rrezikun e marrjes si i mireqene. 

Kudos, Ard! Dhe Falemnderit! 

47 Komente

Suksese Ardianit! Kenga yll. 

shume zhurme. ku mund ta degjojme flac.. mu tingellua si ato kenget e festivaleve me francesk radin 

He mo po na beni karshillik ne utubsuzerve? Ardian suksese edhe pse kengen s'e degjojme dot!

Posmiley pak si country m'u duk?

E ka zemren e madhe Erdoani. Me nje dore te hedh, me tjetren te pret smiley

 

Tinguj te embel, sensuale, romantike, te mbushin me ndjenja te ngrohta... Per nje pasdite ne oborr, ose nje mengjes te fresket teksa nis biçikleten nen pemet qe kane lulezuar... smiley

...Mora ylberin ne duar te ta dhuroja ty

me shihje ne sy e habitur mos te na shohin te dy...

 

...te fola me fjale dhe me shpirt

ti me the mos luaj me mua

tani e kuptove, gabon (?)

ti je e vogel te me duash mua...

 

 

Bukur, bravo! Flm Emigrant qe e solle ketu.

ne rradhe te pare falenderoj Emigrantin per reklamen por sidomos per vleresimin...por edhe ju te tjeret qe moret mundimin te degjoni...dikur ishte talent por sot eshte (e rralle) kohe e lire ne bodrumin/"studio" .....qe edhe kaq me jep te pakten kenaqesi....e di qe cilesia e cdo gjeje nuk eshte...megjithate faleminderit te gjitheve....
 

haha...sorry Cim....i did my best....

 

apo si john entwistle, beg your pardon...  smiley 

..EMo....e pashe ne koncert vjet Aretha Franklin nga jo ne cheap seat....cte te mollois...

.....mbetet my first "love".

 

 

Ardo, Jumping Jack e ke great. kete ta thote dikush qe mund ta kete degjuar kete numer nja 1000 here ne nja 200+ versione.

ajo qe do thoja eshte vetem se e ke maru ca sekonda perpara regjistrimin dhe mbase videon mund ta leje thjesht black, gray or blue, asgje tjeter, natyrisht me ate shakane ne fund. kshu fokusi shkon vetem tek tingulli. 

E perseris: me pelqen coveri yt i JJF. Hyn pa asnji dyshim tek goxha te miret qe i kam degjuar.

..tani e terpove Cim! smiley, mendoja qe kur te kaloje nga Chicago te te jepja nje kafe, por me superkomplimentin do te te jap nje darke te googlesh vet restorantin qe do smileysmiley...

....brezi yne ka pothuaj te njejtat shije dhe menyra si degjonim keto kenge na bejne qe edhe sot ti shijojme 100% edhe duke i fishkellyer....faleminderit perseri Em!

Shume e lezetshme! Ajo kitara ne sfond e ben pak blues, aha-ja ne fund e ben pak beatles. Me kujton ato kenget e para te pas 90 qe ishin vertet muzike e mire. Sa keq qe ka pak zhurme.  

Mendo pak: Ardi shkroi 200 komente me pak te Peshku dhe ndertoi nje kenge.

A ka mesazh me te fuqishem se sa ky per ne shqipot komenteshume e punepak? smiley

nje blla-blla me pak (kjo qe po lexon perfshire) dhe nje tulle tjeter ne ure me shume...

E duam nje cike zvarritjen, prokrastinimin, po edhe coku punojme, o Emo. smiley

Kenga e lezeteshme, nje blues mjaft i kendshem per tu degjuar. NJe zhurme shoqeron te gjithe kengen qe po te eleminohej do te ishte akoma me mire. Suksese Ardi dhe vone nuk eshte kurre. 

Urime! Kenge e lezetshme. Qenka e pershtatshme per tu kenduar me nje kitare buze detit. Bravo dhe vazhdo krijo! Ndoshta dikush mund ti perpunoj ne nje studio me profesionale dhe ja ku u be albumi.smiley Suksesesmileysmiley

faleminderit perseri...njehere ne disa komente ndjej detyrim falenderimi jo vetem per komentet pozitive por edhe per kritikat po sidomos per kohen dhe mundimin qe merrni ....

....sigurisht i kerkoj te falur autorit te tekstit (nga peshku pa uje) qe e kam perdorur textin pa marre leje...ku patjeter mund te mos i pelqeje muzika ngjitur tekstit te tij/saj!

 

mua me pelqeu!    muzike  relaks,   te qeteson sidomos   kur vjen i lodhur pas pune.smiley  e  miredegjueshme dhe e kapshme lehte nga veshi..  motivi bluz te ngelet ne koke.

Ej, not bad. Duhesh degju me kufje te veshi. Sounds nice. E ke konsideru me marr pjese te - the voice, me team Adam? smiley 

Po sikur te krijojme nje band virtuale? Besoj se kapacitetet i kemi ne lyrics. POr dhe ne instrumentist nuk besoj se jemi keq. Ndersa per vocal, sidomos per zerin e dyte kemi xhibin, nje polifon autokton i vertete. 

Bukur, si muzika ashtu dhe zeri smiley veç mu duk si muzik amerikane e viteve 50-60 smiley

Sigurisht Pierr pasi eshte  i zhanrit Blues. smiley

e këndshme shumë. po pse se thotë emrin makari nofkën e poetit por ka bër gjithë peshkun autor të teksit që ishte dhe ai i bukur.

e lezetshme! ( F. Radi ne kohe te vet , po mos te kishte bere pershkrimin Emigranti..)

 Ky vargu "mora qiellin ne sy te te shikoja" me solli nder mend, Sy-ylberen e Ylbereve ( kenge fantastike! )

http://m.youtube.com/watch?v=4nOr-WVFUOc

..meqe ra llafi : Long Live Rock n' roll!!! smiley

kenga ishte e mrekullueshme... (shpresoj te mos jesh komunist sepse perndryshe do ta terheq vleresimin smiley )

nuk bej shaka fare. stili nuk eshte i ri ...dhe ndonje gjys-gdheje qe nuk merr vesh nga muzika e mire dhe ndjek moden ...do ti duket e vjeter.

megjithate, duke konsideruar artizanalitetin, si me thene, dhe mungesen e modifikimit ne studio mendoj se nese guxon kenget do te pelqehen

qe une te blej nje disk tendin psh (ose nje song ne itunes apo ku dreqin shiten) duhet vetem qe pertej zerit edhe teksti te jete domethenes...
gjej ndonje poet te mire, qe nuk derdellit gjera kot, por qe shkruan kuptueshem dhe futju punes per diskun e pare.... (gjithnje duke shpresuar se nuk je komunist smiley sepse perndryshe i terheq te gjitha sa thash)

ps. elina duni para kesaj kenge eshte nje hic. smiley

 

haha..as jam as kam qene ...por related me disa qe me kane lejuar ,....biles mesuar- beatles, stones,....batisti e celentano etj etj atehere kur shkoje ne burg.....stili i vjeter tregon qe une nuk jam shume i ri si ne shije ashtu edhe moshe....megjthate eshte teper kenaqesi te lexoj cdo lloj komenti, ....

...dikur edhe me genjnte mendja per ndonje album, .....por tani ngelet vetem enderr e bukur,....ne bodrum....actually crawling basemntsmileysmiley

 

Ardi na çoi larg ne kohe kjo perpjekja jote e kendshme,e gjej shume te embel ne video ate çiftin qe kercen,tentativat e para per te thyer modelin standart te athershem,deshirat tona per te kercyer si gangsterrat amerikan smiley,rrofte muzika e mire,poshte tallavajasmiley

suksese Ard!

kong e omel shum ard.na ktheve mrapa n'koh.falemneritsmiley

faleminderit te gjitheve per kohen e komentet smiley

E kam degjuar nja 10 here kengen..presim kengen e radhes se shpejti te lutemi. smiley

faleminderit Ketlina......kjo eshte nje tjeter...http://youtu.be/YmypDXFlAiM

ps. edhe po s'ju  pelqeu "fajin" e ka emigranti, pasi e hapi kete muhabet smiley

 

pak studim i JJF nga Arding

Minuti 2:11 eshte nderhyrja e Taylor, qe i jep hitit ngjyren e periudhes me te lavdishme te stonsave, Mick Taylor Era. Vazhdon per rreth 25 sekonda. Pastaj hyn prape ne minutin 3:31 per te vazhdu deri ne fund.

Nderkaq ritmi i bassit (Keith) s'ka te share.

Ka dy kadenca te vogla tek "gas gas gas" shume te rregullueshme ne nje "take 2".

Te gjitha keto nga dikush pa pretendime te shprehme muzikore - kjo po qe eshte nje mrekulli!

Ai qe nuk e pelqe nuk se osht vertet i sham, por qe trego ndjeshmeri prej levoreje peme, e trego.

Shume e nolte JJF jote, Ard! Shum e nolt! Do nigjohet rregullisht, hyni pa trokit fare te te zgjedhmet!

meqe kam pak kohe Cim..te tregoj historine e JJF kur une bashke me shoket e mi kemi "performuar" ne zborr Mamurras...pervec kengeve te tjera si Beatles edhe Stones

...kori prej minimum 5-6 vetash filloi me "Satisfaction", dhe pa nderprerje vazhdoi me JJF....

ka qene fillim pranvere por 1987 ose 1988,...jo me u duk si trim ne ate kohe kur akoma ta prisnin veshin po te kendoje te tilla kenge por isha rrethuar nga djem/shoke me baballare me k..e dhe ata engrinin zerin me shume nga te tere....kombinim dhe "arranxhim" si ajo nate nuk bohet me....e kam parasysh si sot....kitar/vocal=a.hoda, batteri=sirtar komodine/vocal=a.hoshafi, vocal=r.pitarka,komodine/vocal=a.kalavace etj etj....

po te ishe Cim, do ishe perfshire ne crowd, edhe anetari i partise me i flakte te ishe...ose do kishe ikur nga syte kembet smiley....mendo qe ishim jo vetem te papire, por edhe darke se mbaj mend por fasule ose caj...

...kam edhe historira te tjera, por kete nuk e harroj dot se edhe komandanti qe erdhi (Margariti), vetem se na tha te ndalonim se ishte vone....smileysmiley

te falnderoj per komentin...

100 here e themi: jemi i njejti stock. Kemi lon rrylin e fytit te morena reka te pallati i sportit. ishalla s'gaboj per emrin e kengetares. nuk di a e ke parasysh, ka qene nje here qe u bote kontroll te hyrja per kaubojs. 

po shiko se edhe stonsat kozmik u bon kozmik se e tille atmosfere pak a shume qe perreth tyne - donte liri bota.

cunat e komunistave? po ata kan qene me te terbumit mer, sepse iu hapen syte me vone se te tjeret per pisllikun, u sqarun me vone dmth, kjo per shum arsy, edhe kishin ate pathosin e dhondrrit te ri, qe mos me i dal para.

i vetmi rast i ngjashem qe kam pa online eshte koncerti i McCartneyt ne Sheshin e Kuq - hudhi i sy, se si qajne mileti, me shume per jeten e vet se sa per tjeter gjo.

U tha ktu qe ka nje zhurme regjistrimi. kto rob nuk e kuptojn ca ka qene zhaurima qe s'te le me nigju muziken qe do, nuk e ndjejne imperfeksionin e vinilit, apo te shiritit te ngjit me leukoplast, nuk e din ca hiqte robi me kap luksemburgun, se si per 1/100 e mm te sintonia te merdhifte konga ne pjesen e preferume, edhe pale kur e nigjoje prap... ty natyrisht ajo gervima te ka dale padashje ne ate regjistrim, por mu jo vetem nuk ma prishi te nigjumen, por perkundrazi, i dha prekjen (touch) e gjose se nalume, ia riti vleren...

e ke pa rooftop concert te sllavi? ka qen vakt dreke. sapo ardh nga shkolla. do harrohet vetem me mu bashke, me ca fije bari mbi te smiley

.. Cim.. dritaret dhe ballkoni im shikonin perndim dhe veri....vetm shkolla partise ishte perballe po shume me ulet se kati i apts imi 6....sllavi dhe italioni dilnin vetem me nje vibrator dhe leter varaku, vetem se kishte raste se duhej te rrij ne kembe per pozicionin e duhur....rooftop concert e ke llafin per The Beatles - filmin Let it be?!?!....kam pare gjysmen e tij kur jam kthy nga shkolla, dhe perseritje dite te enjte ne mengjes - se e mbaj e kam lene shkollen ate dite.....gjithe shoqnia vinte tek une per koncerte dhe sporte qe nuk jepte tirana....

sot ketu ku jetoj  kur shikoj ndonje koncert tek "palladia" e merr vesh gjithe blloku cer koncerti eshte...shyqyr i kam komshjt njerin greek tjetrin italian, so i njofin sadopak shqiptaret dhe nuk ankohen.. smiley

Morena ka kenduar me grupin tim per nja ca muaj..biles ne festivalin e 91 kendoj me ne......per tu cudit ca zeri qe kishte dhe si integrohej ne kenge te huaja, pasi kurre nuk kishte njojtur apo dinte ndonje kenge te huaj...

 

 

kam pare gjysmen e tij kur jam kthy nga shkolla

fiks ai ka qen! droga jone ajo.

nje amosfere te ngjashme e kom perjetu ne austri, ne Linz, ne kohet e nemura kur bora u nxi e balta zu thinje. rrija ne nje godine shume te madhe, ne mes te pyllit, godina e zbrazet se ishte vere, kishte studenta atje gjate vitit, por ne vere xhan xhin, si per film horror, kishte nje salle te madhe si auditor, me nje TV te madhe, shkova e hapa, jepte Joe Cocker nje concert, u thith i gjithi, kaloi mesnata goxha, dola jashte, pyllit permes e rashe ne qytet (ishte koha kur nji kasetofon ishte big of a deal), s'kishte njeri ne qytet, vetem vitrina ku ato elektroniket terhiqshin me shume, kuptohet, e kishte aq TV e stereoanlage, sa qe ne jete s'kish enderruar njeri, tha, u enda rrugeve te Linzit me pluhur neoni duke riperserit "I'm a civilized man" nja 100 here me vete... ishte ora 4 ose 5 kur u ktheva ne dhomen time.

 

Ky ka qen ai vendi qe them smiley

e ke pa boten shpejt ti bro....une edhe ne enderr me dilte me miza ose zhurmus....

joe cocker eshte akoma nje nga ata qe akoma skam arritur ta shikoj live....ne korrik do shikoj John Fogerty ...jam prehur keq...nomi u bofte good seat kesaj rradhe....jane disa artiste ne moshe sot dhe nuk i shikon me te pakten ne formenqe jane....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).