Më date 4 Prill ka nisur një aktivitet i veçantë në qytetin e Tiranës. Afro 32 të rinj janë mbledhur në mënyrë vullnetare tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” për të pikturuar të gjitha muret e kësaj shtëpie.

Ky aktivitet organizohet nga Uniteti Mendo Pozitiv një organizatë me të rinj e cila përpiqet të shperndaje frymën pozitive në Shqipëri dhe përpiqet të risë përfshirjen e të rinjve në çështje sociale të komunitetit duke kthyer kohën e tyre të lirë në kohë për komunitetin. Aktiviteti si të gjithë aktivitetet e tjera të kësaj organizate bëhet me punë vullnetare, por këtë herë kompani të ndjeshme ndaj çështjeve sociale kanë ndihmuar për gjetjen e materialeve, kështu “Deutschcolor” ka sjellë të gjitha ngjyrat e nevojshme, kurse “Mon Cheri” dhe “Goina C” kanë kontribuar për gjetjen e materialeve te tjera për tu përdorur gjatë këtij eventi, gjithashtu per logjistiken u kujdes Dyqan Taxi . Duke qenë se eventi do të zgjasë disa fundjava për të përfunduar të gjithë godinën, dhe duke qenë se godina e kësaj shtëpie është e madhe, të rinjtë e UMP kanë organizuar edhe një party bamirësie në bashkëpunim me “Tirana Ekspres” për të mos pasur asnjë vështirësi në realizimin e kësaj nisme.

Rreth orës 14:00 tek shtëpia e fëmijës filluan të vinin të rinj të gatshëm për punë vullnetare, dhe të gjithë sapo merrnin një ngjyrë në dorë fillonin të buzëqeshnin dhe të pikturonin ato ca ju caktoheshe ose ato çfarë kishin dëshirë. Shumë shpejt orët në dispozicion kaluan dhe na u desh ta mbyllnim punën për sot, por do të vazhdojmë akoma me pjesën tjetër ditën e Diel 5 Prill dhe disa fundjava të tjera që do të publikohen në rrjetet sociale të organizatës.

Qëllimi i këtij eventi ishte ndihma e një institucioni që kishte nevojë me punë vullnetare të rinjve. UMP do të tregojë me këtë event që të gjithë mund të bëjnë shumë për komunitetin me kohën e tyre të shpenzuar kafeve të Kryeqytetit përditë. 32 veta sot pa asnjë një drejtues apo pa kërkuar diçka në këmbim punuan për 4 orë dhe i dhanë ngjyra dhe buzëqeshje një institucioni që aq shumë ka nevojë.

Në fund të ditës anëtarët e organizatës janë shumë të lumtur për gatishmërinë dhe përshtypjet pozitive që kishin lënë vullnetarët e rinj në këtë organizatë, ata të informuar nga Facebook apo miqtë e tyre u përfshinë në këtë event dhe ndjenë atë kënaqësi që ta jep vetëm një punë vullnetare për komunitetin të cilën pa e provuar asnjeri nuk e kupton dot. Me shumë dëshirë presim ditët në vazhdim të këtij aktiviteti dhe shpresojmë që më shumë evente të tilla të zhvillohen në qytetin tonë.

Fotot dhe të gjitha të dhënat tona i gjeni tek linqet më poshtë:

Klikoni per te pare te gjitha fotot KETU

www.mendopozitiv.org

8 Komente

Ato ngjyra jane flamuri i LGBT-se, sa per te qene te qarte .

Elba, ylberi eshte nje fenomen natyror qe i perket te gjitheve.

Me pelqen kjo organizate dhe nismat e saja. Veç keta kane nje gje te keqe, qe nuk kane nje zyre, nje vend stabil, qe edhe po te doje tjetri te shkoje per te ndihmuar a biseduar, te kete se ku te shkoje. Nje vend, nje zyre, nje dhomez, te jep pamjen e nje organizate serioze dhe jo si disa organizata kendej qe kane vetem sajtin e tyre, numrin e llogarise dhe nje numer kutie poste. 

Po kostot e zyres Pjer kush i mbulon?

Pa shume kritika te pavenda, jo po ashtu jo po keshtu, edhe njehere urime e faleminderit UMP-se qe jane qytetar te angazhuar dhe bejne gjera me inisiativen dhe leket e tyre.

Bravo!!smiley

Shume faleminderit Dora_Noli smiley

Perverse te angazhuar per shtimin e numrit te tyre? Unitet qe mendon ne menyre perverse.

Kot e ke. S'merzitet njeri me keto qe thua. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).