Nis kundërpërgjigja për kritikat e Jozefina Topallit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Deputetët e rinj demokratë kanë reaguar pas publikimit në media të debatit në kryesinë e grupit parlamentar duke e konsideruar Topallin si një deputete që ka humbur ekuilibrin dhe mbështetjen në bazë. Sipas deputetes së Lezhës, Albina Deda deputetët që kryesonin listat duhet të dorëhiqeshin nëse kishin pak dinjitet. Ajo shton se mbajtja e PD-së në disa duar e ka dëmtuar atë ndërsa vlerëson udhëzimin e nxjerrë nga Basha. E ndërkohë debatet në selinë blu janë pranuar dhe nga vetë kryetari Basha. Në një deklaratë për median ai ka pohuar se: “Debate ka dhe do të ketë gjithmonë se kjo është parti e lirisë”. Basha ka shtuar se Partia Demokratike është një por demokratët do të kenë gjithmonë lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes. 

Reagimet kundër Topallit 

“Disa deputetë të Partisë Demokratike, ose ndryshe deputetë që kanë humbur ekuilibrin dhe mbështetjen në bazë, sipas mediave kanë kundërshtuar udhëzimin e PD-së dhe Bashën. Deputetët që kryesonin listat në qarqe duhej të jepnin dorëheqjen nëse do kishin pak dinjitet dhe përgjegjshmëri. Jo vetëm çuan PD-në në humbje por tani duan të mbajnë përsëri partinë për vetë ose miqtë e tyre”, - shkruan në rrjetin social facebook deputetja demokrate e Lezhës, Albina Deda.

Ndërsa vlerëson udhëzimin e firmosur nga kryetari i selisë blu, ajo thekson se përqendrimi i PD-së vetëm në disa duar e ka dëmtuar atë. “Udhëzimi është më i miri deri me sot, i nxjerrë nga PD-ja, pasi i jep mundësi pjesës së shëndoshë, të rinjve, dhe bën një ripërtëritje që e fuqizon dhe rrit mbështetjen e anëtarësisë. Mbajtja e PD-së në disa duar dhe lidhje interesash e ka dëmtuar PD-në”, - shkruan ajo. Sipas Dedës, të vjetrit duhet t’u hapin rrugën të rinjve, të përkushtuarve, atyre që nuk e shesin Partinë Demokratike sa herë nuk është emri i tyre në lista kandidimi.

“Të vjetrit të kontribuojnë me bagazhin e tyre dhe të mos i shohin të rinjtë si rivalë, por si kolegë që së bashku të sjellin Partinë Demokratike në pushtet sa më shpejt. Të mbështesim kryetarin Basha në iniciativat e tij dhe të mos pengojmë në punën e tij për ambicie e llogari personale. Suksese PD-së në këtë fushatë zgjedhjesh brenda radhëve të saj”, - përfundon komenti i ligjvënëses demokrate të Lezhës. Reagimi i saj vjen pas debateve të forta në kryesinë e grupit demokrat ku Topalli por dhe deputetët e tjerë Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu kanë kritikuar kryetarin e partisë për moskonsultim me strukturat sa i përket udhëzimit për zgjedhjet.

Por ish-kryeparlamentarja nuk është ndalur vetëm këtu. Topalli i ka kërkuar gjithashtu kryedemokratit Basha, sqarime pse ai në një intervistë televizive ka deklaruar se ajo është nënkryetare e Partisë Demokratike. “Pse ke përdorur emrin tim si nënkryetare të PD-së kur unë kam dhënë dorëheqjen nga ky post 3 ditë pas dorëheqjes së zotit Berisha?”, mësohet të ketë thënë Topalli. Burime nga selia blu konfirmuan se kryetari Basha ka zgjedhur t’u përgjigjet deputeteve demokratë vetëm duke u dhënë të drejtë, por pa sqaruar më tej për vendimet e tij.

Një tjetër kritikë e tyre ka qenë zgjedhja e koordinatorëve. Zgjedhja e tyre në çdo rreth pa asnjë bazë statutore është konsideruar si aspak normale nga anëtarët e kryesisë demokrate. Por edhe për këtë çështje Basha ka zgjedhur mos japë sqarime. Sipas një vendimi të kryetarit, gjithë procesi zgjedhor në rrethe po monitorohet nga koordinatorët e emëruar nga vetë Basha dhe të cilët raportojnë vetëm tek ai dhe jo në strukturat drejtuese të PD-së. Kjo gjë është pranuar, edhe pse jo publikisht, edhe nga krerët e rretheve të PD-së, të cilët janë ndjerë të mënjanuar nga koordinatorët e dërguar me porosi të kryetarit. E ndërsa udhëzimi i dytë i Bashës përjashton dhe ‘ligjërisht’ veteranët e selisë blu. 

Udhëzimi i dytë i Bashës 

Në udhëzimin e dytë të firmosur nga Lulzim Basha thuhet shprehimisht se “s’kualifikohen nga kandidimi kryetarët e seksioneve që kanë plotësuar dy mandate si kryetarë të zgjedhur seksioni si dhe ata kryetarë të zgjedhur seksioni që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë rezultatet për PD më të ulëta se zgjedhjet parlamentare paraardhëse nivel seksioni”. Po ashtu jashtë gare mbeten dhe deputetët, duke saktësuar në udhëzim se: “Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të Partisë Demokratike të respektohet mos-pajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës të PD-së me mandatin e të zgjedhurve (deputet, kryetar këshilli qarku, kryetar bashkie, kryetar komune)”. Në garë nuk përfshihen as ata që konsideron si humbës në zgjedhjet e 2013-ës, krahasuar me ato të vitit 2009. Edhe pse vetë udhëzimi sjellë përplasje në vetvete sepse ndërsa Basha përjashton nga rikandidimi kryetarët e grup-seksioneve që kanë plotësuar dy mandate si kryetar grup-seksioni dhe ata kryetarë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë rezultate më të ulëta se zgjedhjet parlamentare paraardhëse, shton më tej se analiza e zgjedhjeve duhet të nxjerrë në pah mënyrat e skemave të përdorura nga kundërshtari për realizimin e joshjes së votuesve të mundshëm të PD-së por pa cenuar dinjitetin e zgjedhësve individuale.

 

78 Komente

Kete vereni tek 24 karatet, si kategori.

Ironia e demaskimit te elementeve te brendshem alla Enver Hoxha vs Beqir Balluku...

/te pakten keta nuk te pushkatojne

Nuk te pushkatojne, po te blejne nje Mercedes dhe te nisin me sherbim ne Elbasan...

Mercedesin duhet ta blesh vete ...

Te marrin dhe portofolin..... ne fund fare...

Do te vesh per gjah ? No Problemo... IK po ta mbajti...

 Basha ka shtuar se Partia Demokratike është një por demokratët do të kenë gjithmonë lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes.

 smiley 

Heu bre!!!

O Brado! smiley

s'po mor mo vesh. 

S'ka c'te thote bradi,opozita eshte e veshtire. Spastrimet e partive atehere behen.

Zonja Albina ben kuptim.

PD do rilinde!

Kam besim te patundur.

Eshte bo Bradi si kasaforte zvicerione. Nuk hapet me e vra! 

I kujtoj me mall ato dite kur na i jepte lajmet 1 ore para se te dilnin ne tel. Bashke me pushtetin me duket se i hiku dhe mundesia per te marr info. 

kishte lezet...

Ia boni bam ne Luli. 

Socjalistet e Korçes do e ken shkrujt edhe ket artikull smiley

Cfare kishin shkruatur socialistet e Korces.

me duket se Fiqoja ben lidhjen me socialistet e Elbasanit,  kunder socialistit nga Korca..    por nese ja kam futur kot,  i kerkoj ndjese Fiqos,  por edhe ty per  disinformin.smiley

Elbasan de, elbasan smiley

 

Dmth ti e hudh llafen me marifet, qe rilindja do beje tunelin bashkues Elbasan-Korce.smiley 

Paska plasur pucizmi nga te dy anet.   Rrofte LSI qe po qendron si grusht bashkuar rreth liderit historik.

sdi pse e lexova ate si "liderit histerik"... smiley

E po c'beri.  Edhe ashtu shkon.

E kemi parashikuar me kohe qe vuajtja e Gjuzit nga fisi hajn i Qobajve nuk do jene humbja e zgjedhjeve, por moszgjedhja e saj si nenkryetare parlamenti dhe kur te filloje te talle sumen Lul Basha me te.

Ne ku erdh dita!

Si ishte puna e asaj deputetes nga krahu i opozites qe ulet ne rreshtin e trete qe i shkoi emri dhe ne DASH?

Si ishte puna e asaj deputetes qe nxorri studentet e Venezias te protestonin kunder ambasadorit britanik kur ky shkoi ne Shkoder?

Ke do ma marre voten ai Lul Basha mu me duket per 2025 !

Na I shpjego me gjate keto hipoteza nese ke mundesi. Flm

Gjusepina nuk e kishte mesuar leksionin qe nuk luhet me miellin e Daj Samit.

Arvizu komenton edhe zhvillimet e seancës parlamentare dy javë më parë ku deputetët e opozitës kërkonin sqarime për çështjen e lëndëve kimike të Sirisë, madje veçon edhe një episod të asaj dite. “Ishte një deputet i caktuar i PD-së që ulet pranë Z. Berisha në radhën e tretë, faqja e Facebook e të cilit kishte një kopje të retushuar, më duket të The Daily Mirror. Faqja e gazetës kishte një foto të disa fëmijëve të vrarë me gaz nga Asadi, një foto faktike të masakrës. Faqja e retushuar kishte të njëjtën foto, por fjalët thoshin, radhën e kanë fëmijët shqiptarë apo diçka e tillë. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht provokuese. Është diçka e paskrupullt. Është e pavend. Thjesht e gabuar dhe kjo ambasadë dhe Uashingtoni u skandalizuam. Dhe unë e vendos një gjë të tillë në krah të sigurive që më kishte dhënë z.Basha vetëm pak ditë më parë, që PD-ja i kuptonte sensitivitetet. Nuk është se thamë ndonjëherë mos protestoni apo mos kritikoni qeverinë; kjo nuk ishte kurrë pjesë e bisedës, por thjesht vendos pranë atë foto drithëruese prej një politikani të lartë të PD-së me atë që z.Basha më kishte thënë më parë. Ndaj mendoj se ka qenë pyetje me vend: Je apo jo në kontroll?

E ka fjalen per Gjusepinen fisit hajn te Qobajve.

Luli nuk eshte djale budalla dhe e di mire qe aty ku eshte nuk e coi Gjozi por tjeter kush.

Per britanikun ?  Here tjeter se u lodha per sot.

Kane vlere ekzekutuese keto vendimet e bashes? Cfare kuadri ligjor ja lejon te shprehet keshtu? Shume te pathena ka lene gazeta pa pare. 

Vlera ekzekutive si "de jure" s'ka rëndësi.

De facto vetë Basha nuk ka rëndësi.

Rëndësi ka se si e ka ndarë mendjen Lideri Historik!

C'pune ka ligji me rregullat apo mosrregullat e nje partie?

Pyes nese rregullorja a statuti I lejon kryetarit te jape keto lloj urdhrash dhe cfare force zbatuese kane.

Po,rregullorja dhe statusi i PD-se i lejon keto urdhera,ashtu sic i lejon edhe rregullorja e PS-se.

Kane force zbatuese 100%.

Ate here pse e kundershton grupi I deputeteve kryetarin e me cfare preteksi, nuk po e kap thelbin. Pune tarafesh pa debat. dhe kundershtimeve te tyre kryetari I thote keni te drejt. 

Statuti i partive albaneze eshte i shkrujt me laps dhe gomen e ka kryetari per kollajllik. Forca zbatuse varet sa per ... e ka kap kryetari (apo kryetari i kryetarit ne kete rast) partine, pa te cilen as do ishte kryetar. Dmth lista deputetlliku, etj. etj. 

PS. Na treme kur the ligji. Jo se ky i fundit ka ndonje vlere ne Albania.

Keto ferkimet brenda partive ekzistojne kudo, keshtu qe nuk ndonje hata. 

Kush tha qe eshte hata? Ketu njerezit komentojne thjesht per qyfyre...

Eshte bere PD-hi per gjynah...

Sa per zhvillimet me PD,jane shume pozitive dhe per kete ndoshta jane shqetesuar komentuesit e majte.

Edhe PS-ja ne fillimet e saj siopozite ishte me keq se PD-ja sot,e shperndare ne 3-4 grupe qe smerrej vesh cfare thoshin.

PD-ja ashtu si PS-ja nuk eshte se erdhen ne pushtet nga alternativat e tyre.Ato erdhen ne pushtet se mazhoranccave perkatese ju erdhi fundi.

." PD është një, pavarësisht mendimeve ndryshe"  

PD-ja ndihet e frikësuar, or ti, se helbete, nuk janë mësuar të ketë mendime ndryshe brenda tyre, është eksperiencë e re. smiley

Po mua me duket pozitive,cka ketu per tu tallur?

Ne vend qe te inkurajohen nisma te tilla,filloni nxirrni cic mice,jo eshte mesuar jo seshte mesuar.

Kur PD-ja hapi dyert e pluralizmit dhe te mendimit ndryshe juve akoma,nuk e kishit idene e mendmit ndryshe.

E solli pluralizmin, s'e mohon kurkush, por e pati të vështirë të sillesh ndryshe nga ajo që gjeti.

E ke gabim.

Do te shohesh qe PD-ja do te zevendesoje gjenaraten e vjeter pa shume probleme.

Ne 2 vjet,qe nga Berisha e deri ne Patozi a ndonje tjeter qe sme kujtohet do te jene vetem per te mbyllur mandatin.
Natyrisht qe ska per ti perzene njeri nga PD-ja.

I gjo mbase duhet shpjegu per te Revoltuarit Revolucionare ose torollisesit e molloisjeve  qe bejne stuhira ne gote Uji smiley .Që Debilë  e Debile ka nga te gjith krahinat kjo nuk është ndonjë veçori .Siç ka edhe nga Korça .

Po që të imitosh të folmen  e Kryedebiles Jozefpërckës kulmit të trashësisë femërore dhe sharlatanes më të madhe të Gjuhsisë nuk është fai i asnjërit përjashtimisht i Komentuesit të nderuar ta përshtasë në të folmen  e saj . Thjesht se Gjuzepina e fisit Hajn të Qobajve nuk përfaqëson asnjë Peshë dialektore dhe asnjë Dialekt !Thjesht tjetër përmëndja Normal e emerit të saj tek PPU është tallje me Inteligjencën e anëtarëve !

Një me dërrasa mangut mund të dllojë "përbuzje krahinore" edhe ndër idiotë të kalibrit Jozefpërckës ! Dhe për më tepër mund të dallojë që ekziston një Parti si PD-hi ose stani sqepërve , AKOMA , i babasqap Sali Vuçidol Sheqere Berishës smiley 

sperkatja fillon javen e ardhshme... looool

si tu duk aktrimi i Benit me poshte?

prit ta shof.

s'ka qen asnjehere aktor, derziu. nuk di pse u shemtu kshu ky njeri.

Pra, sipas teje z.Idriz, te shprehesh ne gegerisht te ben automatikisht sharlatan(e) te Gjuhesise?

Ky përgjithësim i i Juaji e nderuar Kopshtare smiley është një sharlatanizëm . Drejtëpërsëdrejti pa të personaliuzaar !

Ndërsa të shprehesh në imitim të Trashësisë dilaktikore që i përdor një Sharlatane si Jozefpërcka , për mua ësht gjest qytetarie si përçmim i Injorantëve të Dialektit ! Dhe kjo kuptoje drejt ka të bëjë me Persona Publikë aq më tepër ish figura Qëndrore të jetës shoqërore Politike e Shoqërore ne Albani.

Tani " del për zhelesh jashta ! Dhe nuk Hin mae ! smiley

Po pse gjykohet vetem ish-kryetarja e kuvendit per shpreheri banale? Pse jo Kryeministri aktual ose Meta ? Pse kembengulet aq shume mbi dialektin e saj pastaj? Besoj se jeni duke diskriminuar ne baze te krahines dhe gjinise se saj, z. Idriz!

Ti e nderuar Kopshtare smiley pyete për rastin dhe jo për të gjithë rastet .Tani me variantet logjike te atij /asaj buzshpërvjleur fmg , mund ta shtyjmë sa të duam .Edhe xhibolja nuk është kundër .Për respekt tatin , bjer një sharlatane të Krahasueshme konkretisht si Gjuzepja , po aq Person Publik dhe po aq në Nivel të lartë dhe më ke në krah ! Aq më tepër si Kopshtarja smiley

Ke te drejte, te gjitha rastet nuk qendrojne meqenese keta te fundit kane dhene proven e nje elokuence te rralle; pavaresisht disa leshimeve te vjetra dhe te reja brenda dhe jashte parlamentit. 

 

Bame, si te duket aktrimi i Imamit ktu? (qendrimi ne profil, xhestikulacioni i duarve, mu duk aktrim klasi. Sidomos intonacioni i zerit te "i cili vjen dhe ulet shpesh here" eshte klas fare)

min 2:33

Me fletushken e Koco Kokedhimes merreni ju?!

Fletushka e Kocos, ish drejtues i larte i rinise puniste dhe sot nje i korruptuar i madh (qe fletushken ja shkarravit nje pioner i Enverit), mundohet te pergjigjet me sulme ndaj opozites pasi zbulimit te grupit armiqesor te Elbasanit me ne krye armikun Ben Blushi.

Grupi armiqesor ka dale ne Elbasan per partine puniste te Rames dhe s'ka lidhje Topalli ketu.

PD eshte parti demokratike me liri fjale e mendimi, ndryshe nga te tredhurit e PS qe ju tregon edhe kur duhet te shkruajne statuse ne fejsbuk Endri Fuga.

PD eshte parti e lirise, PS e Rames eshte kazerme ushtarake me kapterr Endri Fugen.

Ben Blushi ka shancin e arte tani te ngreje zerin, ta zbythe Ramen, ndryshe ka per te perfunduar si shume armiqte dhe grupet armiqesore te partise se punisteve.

Qeveria aktuale eshte zene me presh ne skandalin e trafikut te droges te bere ne bazat e ushtrise, mundesi me te mire qe Blushi te filloje ofensiven nuk ka. Nese nuk e ben, ne qafe paste veten se e mbylli punen me partine e punisteve.

sa nike ke ndru deri tashti?

Si nuk u lodhe mer jahu? 

poet, keshilltare, politico smiley

Por ama gjithmone do te njihet si POET! 

Roni ...Vetëm me një gjë isha kundër Ramës ...Kunupi ....është tejkaluar dhe ka mbërritur Përsëri tek Dialekti i velipojsave ..MUSHKAJA ...po e kuptove në brëndësi , madhësia e tyre krahasohet me Mushkat .

Një peshk që hëngrëm në Divjakë na i nxorrëm për Hundët MUSHKAJAT ..tha një mik yni që ishte me ne ...nga Shkodra smiley

cfare eshte Kunupi o Idris se nuk e kam parasysh. 

mickonje ne gjuhen greke.

Po shtoj këtu se harrova ...Nuk e kampër analogjine e Poltiko , si pjellë e re e LefTKopesë pas Kunupeve . Po besoj lefTKopeja e ka kuptuar që për MUSHKAJAT nuk ka më "simbole figurinash "

Kunup ...fjalori enciklopedik Politiko Shqiptar .Zë i shpjeguar nga linguisti dok prof Berisha .... Mushkonje në madhëlsinë e Aroplanit ! Në fshatra të tjera të Lushnjës shqiptohet edhe Qelepidhzë !

Me ne fund po i vjen edhe radha Bradid, Leftyyyyyyyyyyyy, e shume te tjereve per tu rritur ne pergjegjesi ne radhet e PD-se. Dhe une kam shume besim qe kjo strukture dhe organizate mafjoze me gjak te ri ne drejtim do te ndryshoje per mire.

Sheme , Bradi nuk behet dot pjese e PD - se .

E drejte, nuk tradhetohet dot LSI-ja smiley

(shaka)

Jo gjemb , pavaresisht shakase , une jam dhe do jem gjithmone me PD -ne por fatkeqesisht nuk behem dot pjese e saj .

Bravo Luli! smiley

S'ke pune me Lulin ti , u bone pese muaj qe je pjese e LSI -se .

Pse 5 muaj kaluan? smiley

po normal qe se kupton kohen kur iken , ke 17 dite qe degjon vetem " gabimin " smiley

Cfare po bohet ne PD o Brad. Na hudh nji llaf!

asgje e re Rono , ke s'do elektorati do largohet , nje nga keto eshte dhe Josefina .

Po nqs lideri historik nuk eshte dakort qe ajo te largohet? 

Tashme e ka dhene aprovimin .

Dmth ç'kerkon elektorati, aprovon lideri, dhe ç'aprovon lideri, kerkon elektorati!

Nice! 

e ka dhene aprovimin

domethon Jozin e paska puth halla ne te dy faqet... smiley

 

smiley As me vdeke nuk te lini

Ah, rruga e gjate dhe e mundimshme drejt civilizimit minimal e Pd-se kalon domosdoshmerisht nga shtegu i spastrimeve te saj nga keto halabake qe ditet e shkelqimit personal i kane pasur kur dilnin perdite neper mitingje mes perkrahesve me shapka llastiku dhe me gishtat e ndotur me gjize dhe long damotje perpjete! 

Rob qe ju bonte mishi kokerr kur halabakeria poshte gerthiste: tos qorri tos qorri! smiley

Si perhere, me te shqetesuarit e Peshkut per fatin e PD-se ngelen Idrizi dhe shoket e tij.

Faleminderit Rilindje per #kulturen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).