Indeksi i ri, prodhuar nga ekonomistët amerikanë, rekomandon për Shqipërinë përqendrimin e politikave në arsimin e lartë, cilësinë e banesave dhe krijimin e kushteve për shfrytëzim të qëndrueshëm të natyrës.

Renditja

Amerika nuk është në vend të parë këtë herë. Pavarësisht se ka Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të dytin më të lartë në një listë me 132 vende, SHBA-ja nuk është në vend të parë kur vjen puna për nevojat njerëzore bazë, shëndetësi, mirëqenie dhe arsim.

Zelanda e Re zë vendin e parë në botë në Indeksin e Progresit Shoqëror, pasuar nga Zvicra dhe Islanda. Kjo është një renditje e re e vendeve të botës hartuar nga një organizatë joqeveritare amerikane, në të cilën SHBA-ja renditet në vend të 16.

Ky indeks është krijuar nga një skuadër shkencëtarësh të udhëhequr nga profesori Majkëll (Michael) E. Porter i Universitetit të Harvardit dhe rendit 132 në tri kategori: nevojat humane bazë, themelet e mirëqenies dhe mundësitë. Mbi 50 tregues janë përdorur për të matur rezultatin në secilën prej kategorive – përfshirë ushqimin, aksesin tek uji dhe shërbimet sanitare, aksesin në dije bazë dhe në arsim të lartë, jetëgjatësia, emisionet e gazrave serë dhe liritë personale e politike.

Në pamje të parë, indeksi duket jo shumë i ndryshëm nga lista e vendeve sipas pasurisë. Vendet me ekonomi më të mirë janë sipër, ndërsa ato me ekonomi më të keqe janë në fund. (Burundi, Republika e Afrikës Qendrore dhe Çadi janë të parët nga fundi).

Por indeksi vlerëson secilin vend në raport me të tjera vende të ngjashme sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është pika që e bën indeksin interesant dhe njerëzit (në teori politikëbërësit) mund të identifikojnë fushat ku janë përpara dhe fushat që duhet të përmirësohen.

Sa i përket Amerikës, ka ende një pikë të mirë. Ky është vendi që sërish konsiderohet si toka e mundësive, përgjithësisht për shkak se performon më mirë në krahasim me vendet e tjera kur vjen puna për aksesin tek arsimi i lartë dhe me cilësi të shkëlqyer.

Shqipëria

Shqipëria renditet në vend të 48 në botë sa i përket Indeksit të Progresit Njerëzor, shumë më mirë në krahasim me indekset e tjera, si niveli ekonomik, ku jemi zakonisht në fund të listës. Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria renditet e parafundit në Europë dhe e 68-a në botë. Për matjen e PBB-së për frymë në këtë rast merret parasysh fuqia blerëse e PBB-së.

Serbia, me ekonomi të ngjashme me ne, renditet në vend të 41, Maqedonia në vend të 49, Mali i Zi në vend të 53. Greqia është në vend të 35 dhe Italia në vend të 29 në renditjen botërore.

Te kategoria e Nevojave Njerëzore Bazë, Shqipëria ecën mirë në disa fusha, si ushqimi dhe kujdesi shëndetësor bazë, dhe ka mundësi të përmirësojë mirëqenien njerëzore nëse punon më shumë te strehimi. Kjo duket se lidhet jo aq shumë me sasinë e banesave sesa me cilësinë e tyre. Te kategoria e Themeleve të Mirëqenies, Shqipëria ofron mundësi të mëdha për njerëzit për të përmirësuar pozicionin e tyre në Shqipëri dhe ka dobësi të theksuara në aksesin në arsimin e lartë.

Arsimi i lartë, shumë keq

Megjithëse aksesi në arsimin e lartë për të rinjtë shqiptarë është shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, cilësia e arsimit mbetet thelbësisht e papranueshme për të pasur klasifikim të vlefshëm si “akses në arsimin e lartë”. Shqipëria renditet në vend të 73 në botë, niveli më i keq në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Shqipërisë i rekomandohet të përqendrojë politikat e veta në qëndrueshmërinë mjedisore, si mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës.

 

http://www.socialprogressimperative.org/...

5 Komente

cfare do te thote kjo ore admin i nderuar? (sikur nuk lejohet te merret shkrimi i gjithe, por vetem pjese te tij) 

Megjithëse aksesi në arsimin e lartë për të rinjtë shqiptarë është shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, cilësia e arsimit mbetet thelbësisht e papranueshme për të pasur klasifikim të vlefshëm si “akses në arsimin e lartë”. 

ate ceshtjen e cilesise e ka lidhur kot aty... aksesi matet ne baze te statistikave te studenteve te regjistruar dhe ne metodologji lexohet se keto jane indikatoret e ketij konstrukti (Access to advanced education): Years of tertiary schooling; Women’s average years in school; Inequality in the attainment of education; Number of globally ranked universities ..  hiq "numrin e universiteteve ne renditjen globale"  keto shifra nuk flasin per cilesine (sic ja keput kot gazeta) se jane tregues sasiore (pervec se dyshoj se diku ka nje mbivendosje ne shifra ndermjet "numrit mesatar te shkollimit te femrave" me treguesin e "pabarazise ne frekuentimin e arsimit")... tani, kush pretendon te kete universitete shqiptare ne renditjen globale? ky tregues per shqiperine eshte "zero", sikur edhe per gjithe ballkanin (pervec greqise, treguesi =2 vs. p.sh. gjermani=4) .. listat e renditjes qe  ka marre indeksi (nese do te kritikonim indeksin e perparimit shoqeror) jane Times Higher Education, QS World University Rankings, dhe Academic Ranking of World Universities, tregues qe anon per nga vendet perendimore me GDP te larte..  

I gjithe dimensioni "Opportunity" (ku ben pjese komponenti "access to advanced education") ka per shqiperine nje indeks prej 54, dhe access to advanced education eshte 39 (vendi i 73).. megjithese ky eshte nje indeks perparimi, treguesi nuk eshte keq, por te dhenat besoj se nuk jane te plota per shqiperine (p.sh. Barron Lee, nga ku eshte marre dataset per "education attainment" ka vetem deri ne 2010) .. dhe indeksi i education attainment (vitet mesatare te shkollimit per personat mbi 25 vjec) per ciklin e trete eshte 0.25 ne 2010, jo keq ne krahasim me kroacine (0.27), cekine (0.32) apo rumanine (0.33), dhe behet fjale per 25 vjecaret, kur masivizimi i arsimit te larte ka filluar gjate viteve 2007-2013 - por problemi eshte keto tregues sasiore nuk i kenaqin te gjithe.. kritika ndaj rritjes se aksesit p.sh. ka plot

lere edhe shoqerorin ,social dhe nuk nevoje per perkthim!

kot nuk tha i ziu sale ,do ta bej anglishten gjuhe zyrtaresmiley

tashi ky vendi i 56 per progresin shoqeror qe thuhet ne titull del me rregullin e treshit, duke marre mesataren e progresit njerezor (vendi 48) nderzyerP ) me indeksin e PBB (vendi 68) dhe doli indeksi i progresit shoqeror vendi 56..? apo se kuptova mire une..smiley

Bravo politikanet shqiptare qe ja kane ngritur nivelin e shqipes.

dua te falenderoj per kete arritje Sali viqidolin, ilir koklopen, dhe edvin palloshin.

/ja kaluam allamanit mo?

Ka mundesi qe ky studim te jete me realisti gjer me tani, me i perafrueshmi ndaj realitetit te vertete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).