Shqipëria kryeson tashmë grupin e azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian. Sipas dokumentit të siguruar nga TCH, 1.035 azilkërkuesve shqiptarë u regjistruan gjatë muajit shkurt në Gjermani, Belgjikë, Suedi, Luksemburg dhe Zvicër, duke kapur nivelin e serbëve që kryesonin deri në janar 2014. 

Por, raporti i 39-ë i FRONTEX-it shton dhe rritjen e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, ndërsa vëren kalime ilegale të kufirit shqiptar drejt Hungarisë. 

"Britania e Madhe raportoi për 140 aplikime për azil vetëm nga shqiptarët gjatë shkurtit 2014. Nëse këto të dhëna i shtohen numrit total të 5 vendeve të tjera të Shengenit, shqipëtarët përbëjnë kombësinë kryesore gjatë shkurtit, duke ia kaluar serbëve me gati 100 aplikime. Me shqetësim, raportimet e Hungarisë tregojnë se kalimi i paligjshëm kufitar prej shqiptarëve në kufirin serbo-hungarez është rritur në mënyrë të qëndrueshme prej nëntorit 2013", thotë raporti. 

Në dy muajt e parë të vitit vlerësohet 431% rritje azilkërkuesish shqiptarë në Shengen. Të paktën 824 vetë kërkuan azil vetëm në Gjermani, duke shënuar 2127% më shumë se gjatë shkurtit 2013. 

Ndërkohë që në Suedi u regjistruan 116 shqiptarë, (97%), 26 në Belgjikë (-33%), 54 në Luksembourg (391%) dhe 15 persona aplikuan në Zvicër, çfarë përbën 650% më shumë se muaji paraardhës. 

Njësia e analizës së rrezikut në Varshavë tregon se për periudhën e analizuar, 3 Shkurt deri në 2 mars 2014, pati 3.100 aplikime gjithsej nga 5 vendet e Ballkanit përfituese të regjimit pa viza, duke vlerësuar pozitivisht një rënie prej 17% në tërësi. 

Por, ndërsa vëren një ulje për aplikimet nga serbët, boshnjakët e maqedonasit, FRONTEX vëzhgon pothuajse dyfishim të kërkesave të shqiptarëve gjatë shkurtit krahasuar me janarin. 

Ndërkohë, shtetet anëtare rritën kthimet drejt vendeve të origjinës me 61%. Në shkurt, 5 vendet më të prekura të Shengen riatdhesuan 1.248 persona në Ballkan. 

Rreth 40% e azilkërkuesve shqiptarë u kthyen mbrapsht: 200 prej tyre forcërisht dhe 79 persona vullnetarisht. Zvicra mban rekordin për riatdhesimet, sipas këtij dokumenti, duke kthyer 5 veta për çdo aplikues të ri për mbrojtje ndërkombëtare. 

Ketu, kronika.

* Ilustrimi eshte nje pune e piktorit shqiptar me banim ne Itali, Agim Sulaj.

133 Komente

...kur mesonim italisht fshehurazi, sepse ene per te mesu nuk te linte  k*rvi, te fuste ne burg po te kapte me librat e pipinove, vjersha e pare qe mbaj mend ene sot ishte;

non e piccolo ,non e grande

la valigia del emigrante

Non è grossa, non è pesante

la valigia dell’emigrante…

C’è un po’ di terra del mio villaggio

per non restare solo in viaggio…

Un vestito, un pane, un frutto,

e questo è tutto.

po pse ikin keta mor vlla..?smiley   dhe cfare lloj azili kerkojne..?

Mbase s'e dine qe ka ardh rilindjasmiley

Ikin ndoshta se  1-nuk kane pune, 2-nuk jane te angazhuar ne parti smiley , 3- nuk kane lidhje mendonje klan te caktuar, qe kontrollojne biznese, me nje fjale ne shqiperi ka me shume `proletariat`, njerez pa prona! 

Ja me cfare Gelasash te Grandes kenaqen moderatoret smiley

Kur mesonim fshehurazi Italisht .... se po tte kapnin te futnin ne BURG ...smiley dhe kurren e kurres dicka me Vlere si smiley

Une per vete i mirkuptoj te nderuarit Admin qe lejojne dhe Handikapate mendore , por qe ta shndrrojne Blogun vetem per ta ...?......mbase dhe duhet te na thone ose te gjejne nje menyre si pune Lajmerimi per ndryshim kursi .Flm 

Kete deshiren per "rikthim vizash " me arsyen  se po shtohen kerkesat per Azil , mund ta hane Vetem Debilet Politike  ose ata me formim Tetevjecar si Njente Kapo .

E vetmja arsye mendoj se gjendet  ne shndrrimin e ketyre  individeve , , nga azil kerkues ne Kontigjent Krimi ose pistoleros  te Sali Bershes ne sherbim te Familjeve  Kriminale neper Bote !

Edhe pse nuk kam ndonje sipmati per komunizmin perseri kjo lufte qe po i behet me tipa si ti, me duket e padrejte. Krijohen tipa si ti qe ne dukje jane pro-komuniste por e mbrojne ate ne nje menyre qe dhe enver hoxhes do ja neverisnin komunizmin. Pra ne vend qe te behet debat konstruktiv kunder dhe pro, sajohen tipa si ti qe dalin pro por qe behen aq qesharak saqe do i vinte turp te shkruante ndonje tjetri.

Pa te mbetur hatri .

Po te bej i pyetje qe te kuptosh perse eshte prurja :  " ke pare pampor ore " Se ku hyn Komunizmi aty dhe se ku Hyn mbrojtja e tij ,qe as me shkon nder mend ta debatoj me  nje nivel si Juaji ,  qe kupton sa "ma ka thane baba mue " 

 Nje asetci ose mentaliteti kalamaQerish si Joti i ben mire te pije pak qunesht para Gjumit !

Pa na thuaj mender zotria Juej Edison , perse eshte ky Perfundim me "rivendosje vizash " pasi eshte konstatuar se " jane rritur kerkesat per Azil"  Me deshire , sepse nuk te detyron njeri qe te mo flasesh per Nderzimin artificial t Fokave , edhe ne kete prurje !.

Poshte Enveri .qe nxit Azilin .Tahiri ka dashnore .Edisoni nuk e ka shpikur Llamben smiley

Një tjetër problem i evidentuar nga diplomati amerikan është edhe ekonomia informale në vend. “Ajo që e gjeta me të vërtetë shqetësuese dhe mendoj që të gjithë ju duhet të shqetësoheni, është shtrirja e informalitetit që ekziston në Shqipëri, në sektorin ekonomik dhe të biznesit. Informaliteti. Dhe ndonjëherë vras mendjen: fjalët për faturë ose kupon, ose asete, a ekzistojnë ato madje në fjalorin shqiptar? Kaq shumë bëhet në mënyrë informale dhe kjo lëndon të gjithë vendin, e ky qëndrim, kjo sjellje duhet të ndryshojë. Dhe kjo nis me ju. Nuk janë vetëm politikanët, nuk janë vetëm gjykatësit e korruptuar, nuk janë vetëm policët në rrugë, jeni ju. Ju duhet të nisni të ndryshoni atë mentalitet”, ....

Dmth largohen pa marre kuponin tatimor...

Po largohen cdo dite e me shume , taksat e ngritura , shtimi i papunesise , ngritja e cmimit te karburanteve me te lartat ne Europe , pasiguria , perdite tritol , vjedhje dhe vrasje , asnje vend pune i hapur , perdite selia e PS - se plot e perplot me hallexhinj te mashtruar qe kontribuan ne fitoren e saj por vendet e punes qe hapen jane vetem per njerezit e LSI -se , se te PD s'ka b....me i heq njeri nga puna.
Rilindje.

kam pershtypjen se ne artikull behet fjale me shume per kosovare (shqiptare te kosoves) sesa shqiptare (shqiptare te shqiperise) qe me levizjen pa viza, nuk kane me nevoje te perdorin kufirin serbo-hungarez per t'u futur ne europe.

po artikulli po thote Shqiperia,  jo shqiptaret  si komb....

 

Shqipëria kryeson tashmë grupin e azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian.

çikerrima te ketilla fjalesh (psh shqiperia kryeson, ne vend te shqiptaret kryesojne) kam pershtypjen se nuk i shohin shume gazetaret shqiptare por edhe ata te huaj. prandaj duhen marre te tjere per baze, kur duam te analizojme diçka hollesisht.

ç'duan pra shqiptaret ne kufirin serbo-malazes ? me avion shkojne ku te duan, apo i rivune vizat prap ? pa me von hiç ne dijeni.

Jo , ne kete rast behet fjale per Shqiptare te Shqiperise sepse te dhenat jane marre nga statistikat e vendeve te BE te cilen klasifikimin e identiteteve e bejne ne baze te dokumentave qe azilkerkuesi disponon dhe nqs nuk ke te tilla derisa te behet verifikimi i plote i personit nuk e certifikojne , pra nuk ka Kosovare qe kerkojne Azil dhe te thone qe jane Shqiptare te Shqiperise sepse verifikimi behet per 10 minuta.

ça lesh verifimi behet mor. asnje verifikim nuk behet nga franca psh. dhe kete ME LIGJ. vetem rrefimi i azilantit merret per baze. ne zvicer po ashtu, me duket.

ndryshe nuk do kishte me qindra shqiptare ne angli, e me gjere, te deklaruar si kosovare.

i nderuari z Profili-im, une, te isha ne vendin tuaj, do te tregoja me shume kujdes kur zgjedh fjalet me te cilat i drejtohem nje personi qe shfaqet ketu me flamur gjerman.

jo per gje por keta te natyralizuarit gjermane, jane te rrepte nga natyra, strikte, dhe s'para e tolerojne kur u drejtohesh pa respekt.

per mire them, qe te bashkejetojme ne paqe dhe dashuri. smiley

Nuk me eshte drejtuar pa rrespekt , ka thene vetem " ca lesh verifikimi " ,verifikimin se bej une por ata , keshtu qe ne rregull eshte.

ok robo.

respekt. smiley

Tani ti nuk do , nje Azilanti qe kerkon Azil pershembull ketu ne Gjermani qe nga momenti qe i marrin shenjat e gishtave asnje lloj dokumenti te mos kete me vete brenda 10 minutave i thone se kush eshte dhe si ja quajne gjyshin .

kjo ndoshta ndodh sot, me pasaportat biometrike qe i ka pajisur qytetaret shqipria dhe qe ndoshta te dhenat i disponon edhe gjermania, sipas ndonje traktati dypalesh.

ndryshe me shenjat e gishtave shohin vetem ne qoftese je ne ndonje fichier policie, ose personi ka qene me pare i deklaruar si azilant ne emer tjeter.

vete vendet europiane nuk kane hyrje ne databazat e te tjerve. e bile dhe kooperimi ne fushen e krimit ose tjeter eshte i komplikuar.

Po per Azilantet e sotem po flasim , dmth ata qe kane kerkuar Azil nga heqja e vizave e deri sot .

po mire pse nuk i kthejne te gjithe atehere, po vetem disa.

Sepse kane dhe ata rregulla plus planifikimin e vet , pershembull Shqiperia eshte jashte listes se perfshirjes ne kerkesen per Azil Ekonomik dhe nqs se do i kthenin te gjithe Institucioni i Azilit do u shkrinte dhe dilnin me mijera vete pa pune .

mos harroni gjithashtu se nga vete vendet europiane emigrojne shume me shume persona se ne shqiptaret. te pakten me keto shifrat qe jepen nga artikulli. 

"Zvicra mban rekordin për riatdhesimet, sipas këtij dokumenti, duke kthyer 5 veta për çdo aplikues të ri për mbrojtje ndërkombëtare."

Keta zagaret e Zvicres a i paguan gjithe demshperblimet hebrejve per bashkpunim me nazit?

 

Zvicra eshte e pamvarme, robo. S'e rruan as nga Europa ish-naziste as nga Europa  e sotme neo-komuniste. smiley

 

smiley E ke kabim. Eshte e varme prej ... nga $$$smiley

Sidoqofte une inotin e kam qe kthe ne kete fare feje keta gjynafqaret shqipo. 

kur degjojne qe flet shqip, ne zvicer nuk te japin kafen ne banak. 

ka gjysem milioni shqiptare, normal. te rish ne rruge pese minuta dhe degjon te flitet shqip. ndoshta keta futbollistet qe perfaqesojne zvicren na e ndryshojne namin e keq ne ate vend. por duhet te fitojne kupen. pra te bejne te pamunduren.

Hap pozitiv qeka qe paskan mesu icik shqip. 

Kafen gjithanej ia iapin pares jo robit. 

jo te gjithe parane e kane primare. edhe atje ku jeton ti bile.

pastaj shqiptaret nuk jane kliente te mire. me nje kafe te rine gjithe diten ne lokal. e kjo largon te tjeret. 

Mire, shko provoje te te japin kafe pa pare dhe ec e na thuj si shkoi. 

kush tha pa pare ? 

 

Ne fakt e kane fajin vete..Pse te penalizojne gjithe qytetaret shqiptare dhe levizjen pa viza per dy tre kokrra. Ta vendosin Shqiperine ne listen e vendeve te sigurta dhe ju heq te drejten te abuzojne me kerkesen per azil(si e beri franca para nje viti me duket). Ti shkurojne procedurat dhe tju bejne deportim direkt. Edhe qeveria Shqiptare nga ana tjeter nuk eshte pa faj..Duhet te beje ndonje fushate sensibilizuese ku tju sqaroje pasojat shqiptareve nese kerkojne azil ne vendet e BEse (si ndalimi i levizjes se lire per 5 vjet)

te gjitha keto masa qe thua  ti jane parashikuar ne marreveshjen  Shqiperi-Be,  perpara se te behej liberalizimi i vizave.. ishte kusht i BE ky!  

pra nese qytetari  shqiptar  qe udheton  pa  vize ne nje vend te BE , por kerkon azil atje,  nuk i njihet kjo e drejte  (pervec ndonje rasti te jashtzakonshem)  dhe riatdhesohet direkt ne Shqiperi...  plus qe  si denim nuk i lejohet  te udhetoje ne vendet e BE (Shengen)  per nje kohe te caktuar...

5 vjet .

po, 5 vjet.  keshtuqe keta qe kerkojne azil,  rrezikojne vertet shume sepse jane te pashanc.

Po normal o Belul , po perfundove ne dere te Azilit domethene qe shansi nuk ka qene as me perpara , s'kane ca humbin dmth por ajo qe s'kuptoj une eshte qe edhe pse e dine qe keto vende nuk japin Azil ekonomik prape se prape ate kerkojne. Por me e keqja eshte qe asnjehere gjate ketyre viteve qe kane qene heq vizat nuk kemi qene kaq afer vendosjes perseri te tyre.

Brado,  ne fakt mua me eshte e paqarte:  cfare azili kerkojne keta, ekonomik?   po nuk ka, nuk ekziston azili ekonomik,  apo kerkojne azil politik..?

Ekonomik e kerkojne sepse Politik eshte gati e pamundur ta fitosh , vetem nqs personi ka fakte te padiskutueshme qe nga Shteti i tij i rrezikohet jeta .

po prandaj pyeta se azili poltik eshte i pamundur per shqiptaret sepse nuk i ploteson ato kushte Shqiperia.  ndersa  azili ekonomik nuk ekziston fare... apo e kam gabim une..?

Jo i pamundur nuk eshte , ka plot qe e kane fituar por kane pasur fakte te padiskutueshme qe i rrezikohet jeta nga shteti te cilit i perkasin kurse Azili Ekonomik per Shqiperine nuk egziston me .

Brado nuk ekziston asnje mundesi ligjore per te kerkuar azil ekonomik sepse nuk ekziston si term fare. Azili dhe emigimi ekonomik jane dy gjera krejt te ndryshme Shumica e ketyre me sa kam marre vesh kerkojne azil per kushte te tilla si gjakmarrje,jane cigane(rome,minoritete), per arsye politike deri kam degjuar qe ka dhe qe jane paraqitur si homoseksuale

Nejse, mendoj se ka halle ky popull qe merr rruget e botes. Askush nuk e braktis vendin e vet per qejf. Sa per punen e levizjes pa viza, le ti heqin, por rruget e azilit nuk do te mbyllen. Mos i paragjykoni njerzit, pasi problemet e tyre jane te jashtezakonshme.

Te gjithe per halle nisen por nuk jane vitet 99 qe te ikje poshte mauneve..Tani ai te ka dhene pashaporte te udhetosh si njeri nuk mund te kerkosh me azil dhe abuzosh. Di shume shqiptare qe vijne ,punojne disa muaj ne te zeze sa ju lejon qendrimi dhe largohen.

Mos i paragjykoni njerzit, pasi problemet e tyre jane te jashtezakonshme.

Ne nje vend te jashtzakonshem problemet jane te jashtzakonshme me kryesorja e jshtezakonshmes  eshte mungesa e punes ne vazhdimsi! 

Po cfare thoni more pash zotin! Rrini e thoni se shqipot e shkrete po kerkojne shume azil? Po ju qe jeni jasht, qew po shkruani sa nga nje vend i Europes ose i Amerikes, cfare keni bere? Si keni ikur???? 

A e dini ju se kur ti rri i mbyllur brenda se hasmi te ka bere bene se do te pres plumb pushke se xhaxhai yt ka vrare dike? Dhe femijet lindin e rriten brenda kater mureve? A nuk eshte kjo shkelje e te drejtave te njeriut? 

Po e drejta per jeten, e drejta per tu shkolluar, e drejta per te jetuar, a nuk eshte e drejte themelore e lirive themelore te njeriut??!! A nuk kane te drejte keta rob te shkrete te kerkojne azil diku, qofte edhe ne Filifistun, por ama te jetojne pa friken e plumbit pas gardhit???

A e dini ju se jeten ne Shqiperi ta bejne te pamundur qe nga mengjesi ne darke??!! Cdo njeri, cdo zyrtar, cdo komunar, cdo partiak, cdo gjykates, cdo polic, cdo rob qe ka dicka ne dore per ty, ai perpiqet te te vjedh, te te mashtroj, sepse aty o njerez mashtrimi eshte vlera e vetme me te cilen maten ditet e secilit! Edhe kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut, por Europa kete pune ka, ajo na mbajti mbyllur si bagetine nja 50 vjet, na izoloi duke na thene per nja 20  te tjera, dhe ja, sot qe mund te levizin njerzia nga ai vend dhe te kerkojne nje vend me te mire per te ardhmen e femijve te tyre, ju thoni, Europa thote: nuk ka Azil, se Shqiperia helbete eshte vend i sigurte! Po, eshte vend i sigurte per horrat dhe kriminelet, por jo per shumicen!

Si nuk iken i gjithe populli i shkrete dhe vendin ta lene vetem per 10.000 PD-ista dhe Socialista, e LSista!!!

Do hanin njeri tjatrin si kanibal do hanin!

Hajt te keqen Xhoni.... tung!

po shtjellon kerkesen tende te azilit keshtu ? smiley

Kam mbaru pune o shoku, me kohe. Por me vjen cudi me ju qe mbani qendrim te tille, sikur po ju zene vendin gjyhnaqaret e tjere. Pfffff, pa lidhje! smiley

 

po mire si mendon ti , te vijne dhe ata ketej dhe te shkruhen te peshku e te bashkebisedojme bashke po per hallet e shqiperise ?

si te duket ky solucion, si zgjidhje e halleve tona kombetare dhe individuale ? apo kete quan ti jete te lumtur perendimore ?

hajt se po te degjoj.

Interesant je kur flet nga keto pozita, perbes! Skam cfare te them, por je ne France, nese nuk ke qene ti azilkerkues, kane qene prinderit e tu, nese nuk jane as ata, i bie qe je student. nuk e kam iden e kesaj historie, por nuk kam ndermend te aludoj pa te njohur, por per dicka jam i sigurte: shumica qe shkruajn ketu nga vende te huaja kane qene azilkerkues per vete! dhe nuk i paragjykoj aspak, te betohem. As ata qe zgjedhin te jetojne ne Shqiperi. Mos mendo se do te ikin te gjithe, vetem ata qe jane ne pike te hallit. Puna eshte se kur do te behet vendi jone nje vend normal, si gjithe bota e zhvilluar, si Europa, pasi dreqi e mori, ne jemi vetem treg per Europen, per makaronat e tyre, per makinat e tyre, per telefonat e tyre, (celularet), per internetin e tyre, dhe shkurt, ne jemi lend e pare e mire per europianet, por jo perfitues nga sistemi i tyre! 

A eshte e drejte kjo? Sigurisht nuk eshte e drejte. Ka edhe 1000 arsye te tjera, por nuk e di a ia vlen te zgjatemi kaq shume.

 

John, qenke i ri ketu tek Peshku me duket, welkom . 

po çlidhje mer trap ka kerkimi i azilit nga une, tek ideja qe te shtroj si zgjidhje ? 

po te jap nje shembull te filloresh qe te kuptosh.

jemi dhjetra vete ne kerkim te ujit pishem. shohim detin perpara nesh, une qe akoma me kane ngel disa forca shkoj dhe pij nje grusht uje dhe u them te tjerve nga larg, qe eshte uje i kripur dhe qe nuk mund te pihet. pra s'ja vlen.

ndersa ti, qe s'kupton po me tregon : po mire po ti ujin e kripur e pive vet i pari, pse ndalon te tjeret ta pijne nashti. 

po ngaqe e provova qe eshte uje i kripur, apo farmak qe te ngec ne gryke. a kupton ?

shoku, nuk ma ze goja ate fjale qe me thua: trap, se me trap ke ikur me duket smiley

lere mos e pyet, qe te zgjidhet kjo fare gurguleje qe eshte ne vendin tene, timin dhe tendin, ndoshta duhen edhe ca vite te mira, se kjo europa qe thu ti na ka kandisur keshtu, si lypsar dhe qytetar te dores se trete! dmth emigracion ka patur dhe do te kete, sa te jete njerezimi ne kete nallane! Asnje e keqe nuk do te vij nga azilkerkimi dhe emigrimi. Gjonat do i sheshoj koha vetiu o rob zoti.

Pjer, flm pjer per mireseardhjen smiley

e keqja eshte se njerzit shpenzojne ENERGJI te shumta (mijera dollare, angazhim, kohe, prishin jeten e femijve te tyre qe i terheqin bashke me valixhet rrugeve te botes, etj.) vetem per te ikur, kur me kete energji dhe fare pak MEND, mund ta bejne jeten 100 here me te mire, ne shqiperi sesa jashte saj, dhe nga çdo pikepamje edhe ekonomikisht.

gjithashtu me tipat si ty, qe te duket vetja i kaluar (zgjidhje te cilen propagandon sa here bie ne kontakt me te tute ose te tjere shqiptare), qe jeton ne emigracion dhe nuk je veçse NJE HIÇ, qe nuk do lesh as me te voglen gjurme. pra do te ike jeta per shalesh kot. 

ndersa te pakten ne shqiperi i len ca kalamaj dhe i jep shanse races tende, per dite me te mira ne te ardhmen. pra dhe pse je tip kot, pa asnje shans te besh diçka te shenuar ose me vlere, hyn ne pune per diçka. 

dhe kur them, une nuk e kam fjalen vetem per veten, po ashtu kur permend ti, nuk e kam fjalen vetem per ty. po kam qejf qe t'i ndjesh ne lekure keto qe shkruaj, se ndoshta kupton diçka prej tyre.

ti me te vertet qeke i out fare. djali, ti nuk me njeh fare, prandaj nuk ke pse e kalon ne plan personal. ti nuk e di asgje, po asgje ne bote per mua, se cfare kam arritur une ne jete, se ku e kam lidhur mushken time dhe ku kam hedhur guret e themeleve te mia. por te siguroj se i kam te forta. nuk po propogandoj asgje, thjesht po them se ata njerez qe ikin jane ne dite te gazepit. dhe nuk e kam nderment te te mush kaplloqen ty, qe te duket vetja i squt, qe ne thelb edhe ti ke emigru si te gjithe, edhe nese je student, perseri emigrant studimesh je! 

nejse, here tjeter mos i kalo gjonat ne plan personal, sepse ketu vij per te fol ndonje fjale shqip, por jo per te ca drrasa me njerez si puna jote, une thash mendimin tim, dhe mendimi im eshte ky: derisa ka emigrant dhe ti mund te jesh nje nder ata, nuk ke pse u jep mend te tjereve qe kane halle. 

mos te rente ty halli qe kane keta hallexhinje! as ne farefisin tend! 

fund polemikes. u lutem adminave te fshijne mesazhin tim dhe te tjereve, nese e gjykojne se kane kaluar caqet. ma prishe mberemjen o bir kurve!

deri sa te kete si ty, qe kane arritur jashte diçka qe as vete nuk e dine se çfare, do te kete gjithnje emigrante. pra mos u shqetso.

beji te fala arushes polare prej atje ku banon se duhet ta kesh afer. 

John, po bashkohem edhe unë me Pjer:

qenke i ri këtu, mesa duket.

Por mirëseardhjen e shëndrroj në pyetje: ç'tu desh që erdhe në këtë pellg pa ujë, mes piranhash që shqyejnë njeri-tjetrin?

nga jeta boshe qe ben dhe jo vetem ai por edhe ti dhe une, e te gjithe emigrantet e botes (ndryshe nuk do ishin vaje kenget e mergimit). me cil tjeter mund te kuvendoje atje ku jeton ? kujt tjetri t'i hape zemren, priftit te fshatit ?

Eshte nje vakum ligjor qe abuzojne shumica qe Shqiperia ende(megjithese ka perfituar udhetim pa viza) nuk njihet si vend i sigurte nga disa vende te BEse. Thjesht perfitojne futjen ne sistem se pergjigja ne 99% te rasteve dihet, por fatura eshte ca e kripur per keto vende .Ketu ne Suedi me sa kam degjuar nuk po ju japin as shtepi azilanteve shqiptare

Shqiperia ne listen e vendeve te sigurta?! Qysh kur? Per cfare sigurie e ke fjalen? Siguri per jeten? Siguri per pronen? Siguri per te ardhmen? Asnje lloj sigurie nuk ka ne Shqiperi, e vetmja gje e sigurte eshte se nuk ke asnje lloj sigurie qe duhet te jap shteti per qytetaret e tij. Mos ti citojme tani ketu gjithcka ndodh ne Shqiperi. 

Pastaj kam nje pyetje: pothuaj shumica shkruajn nga vende europiane. Shumica prej jush ka fituar lejeqendrimin ne formen e azilit keto 23 vjet. A nuk me thoni cfare ka ndryshuar ne Shqiperi qe nga koha qe ju keni kerkuar azil?!

Xhoni, ti je ai pirati  i famshem me paterice te  ''ishulli i thesarit''?smiley

te gjitha keto qe thua ti jane te drejta!  bile shto   qe eshte  edhe  nje vend i korruptuar etj..  por keto hyjne te problemet sociale dhe ekonomike te nje vendi , prandaj    Shqiperia klasifikohet si  nje  vend i varfer  ne tranzicion..   

por  si Shqiperia ka shume, shuuume vende te tjera ne bote..   tashi,   kur bashkbiseduesi  me siper  thote qe:  ''Shqiperia hyn  te vendet e sigurta'',  kam pershtypjen se e ka fjalen qe   Shqiperia  nuk eshte vend ne konflikt, ne lufte  dhe Shqiperia  nuk eshte diktature.   sepse vetem nese vjen nga vende te tilla  (lufte,diktature)  mund te aplikosh per azil politik...   ndryshe,  sic thashe me siper,  vende te varfra ka shume  fare  dhe nuk  i dilet  qe qytetareve qe vijne nga keto vende  tu japesh  ''azil politik'', e pamundur!  sepse i bie  qe  ne BE  te kishte cdo muaj miliona  ''azilante''  nga te gjitha kontinentet...

Belulo, Xhoni jam, po pa paterica smiley

Kur kerkojn robt azil prej hallit e bojn o burri dheut. nuk eshte e thene qe te gjithe te perfitojne, por e provojne te shkretet. Puna eshte se gjakmarrja egziston dhe shteti sillet sikur nuk di gje! Problemi eshte se te iken petlla (koka) prej te forteve dhe i forti denohet 7-8 vjet dhe del per 3 vjet e pastaj te bon karshillek e te vret perseri. Harrove o burri dheut se cfare po ben tritoli? 

E di se europa nuk do te jap lejeqendrimi, por te pakten ti mirekuptojme keta rob, se perzoten u ka shku thika ne kocke!

 

Tani prej halli vene te gjithe por ka ligje dhe rregulla. Shumica jane emigrante ekonomike e dimie fare mire, tani une nuk mund ti mirkeputoj dot keta nq se vene ne rrezik levizjen e lire te gjithe shqiptareve. Une mirekuptoj nje Sirian qe vjen nga lufta dhe bombardimet dhe nuk ka mundesi te tjera. 

Nuk di a ka vend me te pasigurte se sa SHBA-ja, qe mban rekordin ne bote per pasigurine e femijve neper shkolla...??? Zhoooooon, kuj jeeeee....?????

tjeter lloj pasigurie ajo atje (ashtu mund te vdesesh ne çdo moment, aksident rrugor, nga zemra, rrufeja, termeti, era, peshkaqenet ne plazh, etj). duhet qe pasiguria te jete E SIGURTE qe do te te ndodhe. pra qe nuk ke nga i shpeton dhe qe shteti ku ndodhesh NUK TE MBRON DOT.

shkollat ne perendim jane kthyer ne burgje, aq shume ato mbrohen. bile kjo i ben dhe te rrezikohen nga vete nxenesit qe studiojne ne to, qe kjo lloj sigurie jete qe kalon çdo limit, po i budalleps dhe ben me hije. 

sikur ti prishin gardhet (siç ben rama) dhe ta lejne diellin te futet perseri neper oboret e shkollave, do eliminoheshin vete raste te tilla, se nxenesit do ktheheshin vetvetiu me humane.

kushti baze per fitim azili, eshte RREZIKIMI I JETES tende ne vendin qe ke lene. po TRILLOVE nje histori ku ky fakt te perligjet, ti i ke te sigurta letrat me ligjet e sotme ne fuqi te azilit.

fatkeqesia e aplikuesve te azilit eshte qe edhe kur nuk jane te tille, ata luajne rolin e gjunahqarit. dmth kerkojne me çdo kusht, qe atij qe i pret t'i vije keq per ta. 

kur duhet e kunderta te tregojne, qe jane njerez me dinjitet (njeri superior) dhe VLERA. sepse vetem vlera vleresohet gjithnje dhe nga çdokush.

prandaj ti xhon silveri, ne qofte se kerkon letrat atje nga shkruan, thuaji qe kam ardh me permiresu racen tuaj te shpifur (qe s'ka qit nje njeri te shquar kurre) dhe ne shthurje. dhe do i kesh letrat ne xhep. 

Ftoj Xhibin si arkiviste e dalluar ne kerkime arkivore ta rigjeje Prurjen e Pare per kete qellim Nje nga komentet e shokeve antikomuniste qe bente Dermile Kritiken  e Antibabasapesve  ishte "mbrojtja e tezes se ...etj etj flm Xhib !

Bile Bile me sa me kujtohet shoqja LefTKope me kete rast mbajti dhe nje diskur Pasionant mbi sukseset e njepasnjeshme per nje Popull qe nuk e Braktis Atmen e Fene !! Jo kaq shpejt kthesat !

Ne Gjermani me sa kam degjuar, kane shkuar shume ne janar, sepse flitej per nje legalizim te emigranteve pa dokumenta. Per te mos i kthyer direkt ne aeroport, shqiptaret bejne kerkese per azil politike e pastaj shohim e bejme.

Jane vetem llafe , nuk eshte folur ndonjehere te pakten keto 5 vjetet e fundit qe Gjermania do legalizoje emigrantet pa Dokumenta.

Une kam degjuar qe gjermani po te kapi ne te zeze, te paligjshem te merr dhe leket(sekuestron llogarite bankare)

Shendetesia falas , taksat pertoke , ekonomi e puna ne pupa , transporti europian , siguria bravo cuna , popull legen sbaheni kurr njerez ikni se ikni

"dokument i siguruar"  - ku i siguroni keto dokumente more aman.. e bete shqiperine sikur me qene miniere sekretesh, atje vetem mcifen dhe keta i sigurojne, i zbulojne, i zbardhin e i nxijne.. hajde gazetari hajde.. 

Shqiptaret jane sqimitare, nuk duan te rrijne te dytet. Nuk presin dot sa te kalojne para gjermaneve.

Dmth do behen por kur Gramozi i Ersekes te luaje me Bajernin per kupe kampionesh dhe presidenti i Gramozit te shkoje me kembet e veta ne burg per evazion fiskal.

Valixhja pse eshte bosh, me cfare do ta mbushi ate emigranti ?! Fotografi e dhimbshme! 

Famemnderit Rilindje.

Nuk eshte faji i `Rilindjes ` Rilindja eshte pak larg! 

sqaroje cik fiqiriun se fajin e ka pas, e ka dhe do ta ket saliu

.Saliu iku.

Saliu, Saliu  koco miu,

gjithe pjatat

i lepiu...

 I  lepiu mire, e mire, 

dhe i fshiu me peshqir!

 

 

Ja qe faktet flasin ndryshe se smiley

Kto jan ne pushtet h për h. Dhe grafiku ka shku lart, dhe kto skanleviz asnji gisht. Tashi ose jane te pafuqishem perballe fenomenit, ose e ushqejn ate, ose thjesht jane te zene me trafikun e trahanase.

Fiqiri, shqiptaret e sotem jane akoma ne tranzicion, si ne vitet 90. Ndoshta me keq, Athere bota ndihmonte shqiptaret dhe jo qeverine, sot ndihmojne qeverine por jo shqiptaret. Qeverite vjedhin! Kjo rilindja nuk mund te jete shkopi magjik i cudirave "Hapu Sazan Mbyllu Sazan" 

"Hapu Sazan Mbyllu Sazan"

 

jopo, hapu/mbyllu Karaburun....smiley            Sesam or Sesam, tha  Ali baba..smiley

thjesht sa me shume qe koha kalon po i kap kriza qe ka kap edhe europen. (u mbushen njerzia me pallate, frigorifere televizore dhe makina, dhe tregu nuk propozon me gje tjeter)

ne duam ta bejme europen vetem ne leter. ta kopjojme si majmuna, pa industrializim e per me teper me njeri te ndryshem. se nuk jemi europiane ne natyre. 

pastaj kur ti kopjon europen, por pa qene i tille, normal qe njerzia (qe europen kane si ender) te duan te ikin. ata nuk e hane kopjen per origjinalin. 

kete duhet te kuptojne edhe keta debilet qe drejtojne europen, teknokratet e saj,  po te duan ta shpetojne. asnje interes nuk kane qe kudo te jete europe, pra njesoj. se njerezit nuk jane njesoj, po te ndryshem. dhe kane mijerva vjet qe jane te tille. do te duhen shume me teper, qe te behen njesoj, te ngjashem.

Balkani ka klime dhe resorse me te medha ne Evrope.Po te ishim te menqure ne ballkanasit vend lufte e nacionalizmi do krijonim Unionin Balkanik dhe do ishim shume me te Fuqishem se Evropa. Unioni Ballkanik do perfshinte: Turqin, Greqin, Shqiperin, Kosoven, Serbin, Malin e Zi, Bosnjen,Maqedonin, Kroacin, Sllovenin, Bullgarin,Romanin. Keshtu do ishim me te forte te bashkuar si Ballkanas dhe do ishim konkurent te forte per BE.

Keshtu do ishim me te forte te bashkuar si Ballkanas dhe do ishim konkurent te forte per BE.

smiley

Halla po te kishte ashtu ... do te quhej  xhaj-Uncle ! 

smiley

me nfund, dhe versioni aq i shumprit i shqinglish

Ju ka marre malli per baben e Anadollit

Nuk te bejne resurset natyrore te zhvilluar por resurset njerezore...Si ato shprehjet ku deti dhe mbreti te cilat Zvicerjani i hedh ne kosh. E para nuk te le njeri nje grup vendesh te korruptuara dhe shpartalluara ekonomikisht si ato Ballkanike te cilat jetojne nen lemoshat e FMNse, BEse dhe BB te krijojne union konkurrues me BE.Shikojme te shtrojme by..en dhe te rregullojme ate cope vend dhe ti leme denglat e funderinvae historike si Panotomanizmit apo PanJugosllavizmit

Atehere me thuaj pse egziston unioni skandinav apo unioni evropian.

Mos te ishin te sukseshem nuk do krijohet. Pra edhe ne Ballkanasit na duhet nje Union Balkanik.

Na duhet komplet ti nderojme librat dhe historin qe femijet te mos mesojne me urejtje per fqinjet e tyre.

Duhet komplet ndryshuare mentaliteti per njeritjetrin.

Per kete duhet plan dhe lider strategjik. Perse te lejojme psh Francezet apo Holandezet te luajn me neve Balkanasit. Pra nuk besoje qe ata jane me te menqure se ne.

Mendoj qe ata kan plan dhe strategji ne nuk kemi.

"Perse te mos lejojme serbet dhe maqedonasit te luajne me ne shqiptaret?" -them une.

Jardine, ...kur lexova ca ke shkruar , njekohesisht ke Top- i flisnin femrat kosovare te perdhunuaran...prej bishave serbe! Sinqerisht undridherova i teri! Dhe po pyesja vehten; kane fije ndjesie njerzore keto qeniet serbe? Pse mor i madhi Zot na i poftisi komshinj?Perdhunuar tri motra nga nje kompani qensh serbe dhe si u prene ..kokat ...i hodhe ne pusin e tyre...!
Lere kete makabritet , por burrat ,shiftare( qellimisht e shkruajn keshtu, serbce) sot te perdhunuarave na u thenkane ...kurva te ...perdala( te lutem me fal per perdorimin e fjales)...,!,

Faleminderit qe e permendet emisionin  z. Grave. Do ta kerkoj dhe ta shikoj. Me vjen keq qe njerez si z. Aga jane aq entuziaste ne dashurine e tyre per Serbine dhe harrojne shpejt krimet e bera nga serbet, perdhunimet e femrave, spastrimin etnik si dhe poshterimet e ndryshme. E trishtueshme.

Tani te krahasosh Skandinavet qe s'dine se ceshte lufta me Ballkanin eshte utopike dhe naive. E para Skandinavet  jane pak a shume nje race(pervec Finlandezeve), e dyta stadi i zhvillimit ekonomik,intelektual,socjal eshte vite drite larg. Skandinavet kane qene pjese e mberterise Suedeze dhe Unioni ne fakt ishte me teper ekonomik(sot ekziston vetem union kulturor). C'union ekonomik do krijosh ne Ballkan? nje zone pa industri apo ekonomi te mirefillte e cila importon gjithcka. Union blegtoralo-bujqesor? edhe ai eshte me spec se cdo vend do perpiqet te mbroje produktet e veta 

Tani e verteta historike nuk duhet mohuar, ku shkeli kemben otomani la mjerim dhe injorance. Sikur ne vend te otomaneve te kishim pat 500vjet Austrohungarezet ne Ballkan sot do flisnim krejt ndryshe me beso.

Po te ishim te menqure ne ballkanasit vend lufte e nacionalizmi do krijonim Unionin Balkanik dhe do ishim shume me te Fuqishem se Evropa.

 

o  2 x aga....  po ish Jugosllavia ca qe mo.. nuk ishte njelloj Unioni Ballkanik, por pak me i vogel??

me mire sesa jane sot shtetet e saj perberese ishte jugosllavia ne ate kohe. budallalliku ose me drejt tahmaqarlliku (deshira per lek) i njerzve (republikave me te pasura) e prishi. tashti disa vertet qe fitojne me shume lek, por kane humbur shume me shume se me pare, gjera te tjera dhe qe kane me vlere se leku. 

jugosllavia, pa ne shqiptaret (qe s'jemi sllave) do te ishte vertet me mire per republikat e tjera SLLAVE, qe nuk humbin por vetem fitojne (sqime dhe lavdi) prej saj.

Jugosllavia ishte ''me mire'', sidomos ne vitet 60-70, sepse  e mbajti ekonomine  me  borxhet e  shumta  qe mori....  kur  mbaruan borxhet  pastaj,   falimentoi dhe Jugosllavia  e meqe ishte e perbere nga popuj te ndryshem, ndodhi edhe katrahura  e luftrave....  

rasti i Jugosllavise  per menyren si e zhvilloi ekonomine,  duke u bazuar vetem ne borxhe dhe kredi  dhe me e keqa  i ben rrush e kumbulla keto para, eshte i ngjashem me Greqine sot.. vetem se Greqia pati protesta sociale... imagjino sikur dhe Greqia te ishte shtet federativ  i perbere nga disa popuj...  -do i dilte tymi!

Bravo z BeLuli

mendime te kjarta keto tuajat

Socializmi ashtu e ka, ha buke me parate e te tjereve.

Shiko, psh, edhe PPU ha buke me "parate" (artikujt) e te tjereve. Shume bukur!  Jo me kot Trapizoma tek nje teme tjeter fliste mbi superioritetin intellektuall te te mengjerve. Kuptuar si ne hame buke duke bere pall me artikujt, punen, e te tjereve.

smiley

Nja dy here u mblodhen ata ministrat e brendeshem te vendeve te Shengenit per kete problem, por siç duket, ato bla-bla-te e tyre per rivendosjen e regjimit te vizave, vetem u arshivuan smiley

Pjero mos i nenvlefteso gjerat se ndryshuan kornizen ligjore dmth tashme nuk varet me nga BE bllokimi i levizjes se lire por direkt nga vendet e prekura. Psh Parlamenti Gjerman ka te drejte te votoje qe neser bllokimin e levizjes se lire me X vend per nje perjudhe te caktuar pa patur nevoje per ratifikim nga Parlamenti Evropjan 

Po kesaj o Art-o, i thone qe EU te fuksionoje vetem ne leter dhe jo realitet, se ta 10-ska muhabetin smiley edhe nje parlament lokal, i nje landi vetem. 

Quhet demokraci ajo o Pjer ajo tjetera eshte burokraci...Tani po abuzove to kete pasoja apo jo?

Kete inicjative e mori Gjermani, kishte probelme me azilantet serbe.I kane vene gishtin kokes se po e shikojne qe ekstremi i djathte ka fituar terren ne skenen politike Evropjane. Eshte llogjika, edhe SHBA jane Union o Pjer por secili vend ka ligje te ndryshme. Teksani nuk do pyese Washingtonin per deportimin e meksikaneve te paligjshem

Piktori e ka qare valixhen, s'besoj se gjen dot simbol me te mire.

Keta qe ikin jane ata qe se dine qe jemi pas gjermanise. Ka faj qeveria e sotme qe nuk i sensibilizon njerezit qe nuk te qas me njeri, por edhe qeveria qe iku nuk e ka theksuar fort faktin qe pervec gjermanise, te gjith te tjeret i kemi ne xhep.

26 në Belgjikë...  15 persona aplikuan në Zvicër

iken kohet kur numrat ishin 2.600 ne muaj ne Belgjike e 1.500 ne Zvicer.

Sot qahen se i numerojne me gishtat e dores... smiley  Nejse, mezashi ka vajtur tek njerezit e thjeshte, ne Evrope nuk mund te hyet, kshu qe Evropa te behet ne Shqiperi. 

 

kjo tregon me shume qe kemi popull te zgjuar (shumica e kane provuar emigracionin pastaj dhe jane kthyer e do kthehen) dhe e kupton qe ne shqiperi jetohet me mire per ne shqiptaret.

prandaj dhe poetet e quajne si vendin qe na e ka fal vete zoti.

ndersa politikanet qe duan te na bejne europen ne shqiperi, jane sharlatane qe per disa lek qe fitojne pa mund, po e shesin pikerisht kete vend dhe po e dhjesin jeten e popullit. 

.E rende valixhja e emigrantit ....edhe kur nuk i ka fundin! Bosh e kerrus njeriun!

Dje u dha ky lajmi, sot fillun spotet ne TCH per te ndergjegjesuar miletin te mos qendroje apo beje kerkesa per azil. E paskan dit prej kohesh kete pune gjersa e paskan pergatit paraprakisht.

Keta jane te gjithe "motra". smiley

Ai Mentor Kikia cfare mendon per kete qeshtje? Se ai i ka merak shume se si perdoren paret e miletit.

Po TCH sikur ishte nga ana e P*** se S****, apo e ka blere edhe kete djali i Sheqeres, duke e genjyer me kothere?

He motra, he idhi, si thu ti?

Je gje e trashe. Nuk kam koment tjeter.

"Motra", gjembi me perkufizim eshte gje eholle, qe shpon.

Ti "motra" qenke  shume e ndjeshme, s'paske provuar ndonjehere gjemba... ua ""motra" sa bukur!

Hera jote e  pare? Te dhembi, tu duk  i trashe?  Duhet perjetesuar  ky moment, do te mbetet ne analet e webit. smiley

Nga kjo nxjerr perfundimin qe ty te pelqejne te gjate, te holle dhe me pak kurriz te dale.

P.S. nje keshille miqesore se me vjen keq per ty: Ai apo ajo qe te ka thene qe ke humor apo ironi te ka genjyer.

Nuk u kuptua? Je cope mishi me dy sy.

Flm. E di qe s'i mbush kriteret e tua se ty te pelqen tubi i mishit me nje sy. Por une s'gjykoj, sidomos ne diten kur eshte ngritur nga varri Jezusi per te falur fajet tona.

me beri te qaj ky komenti tend me jezusin ngrit nga varri.

ps: pse e mori per keq ate videon ai ? se nuk kuptova gje.

pse e mori per keq ate videon ai ? se nuk kuptova gje.

Kush e merr vesh, nderkohe qe vete e permendi i pari videon.

gjembi, pashe linkun qe solle ti, spotin sensibilizues dmth...    tashi, keta mire qe u kujtuan ti sensibilizojne  njerezit,  por  edhe nuk i informojne  sic duhet  shqiptaret....  

thote zonja, aktorja, qe presupozohet  se ka thyer rregullin dhe ka ndenjur me shume se 3 muaj ne France te e bija....  -thyeva rregullin, ndenja me shume se 3 muaj ne France, por tani nuk  me lejohet   te shkel ne France  per 5 vjet....   kabim!  tashme zonjes nuk i lejohet te shkel  per 5 vjet ne gjithe hapesiren Shengen te BE,   e jo thjesht vetem ne France.   

Mu m'erdhi keq per ate qe kishte kapur nje pune Belulo, te te iki kot gjith ai mundim dhe kur, kur sapo ke filluar pune smiley

eshte film o pjer. mos e merr per te vertete. ate qe fillon pune, nuk e kthen njeri. bile spote te tilla, bota  detyron shqiperine t'i beje, nga mungesa e punes. nuk ka me pune ne perendim as per vete perendimoret.

se ndryshe do na rekrutonin vete. 

shumica e emigranteve jetojne me socialin. bile prandaj dhe emigrojne (sidomos ata te greqise), se puna eshte e veshtire kudo.

Hahahaha jalla Gjembi! Mbas ksaj, cunit me thone drejten nuk i ngelet gjo tjeter vecse te kthehet mrapc e ta morri pa bo llafe.

Bend over and take it like a man, man!

by the way is he the same guy that everyone calls intimately Motra?? 

......

reklama si te kohes se enverit bejne akoma. prapagande qe asnje nuk e ha. sepse dhe ata qe e bejne, ate videon, kujtojne se jeta jashte behet me e mire se ne shqiperi. punojne pra thjesht me permbush detyrimet (ndaj botes qe i paguan per spotin dhe per buxhetin e shtetit). si dikur.

Dmth ju zuri o shqipo, e dime qe m*... eshte, po kjo ju ra per pjese, thote rilindja. smiley

*pavaresisht qindra mijra vendeve te reja te punes dhe kullave artistike ne bregdet.

Vidio sensibilizuese eshte thjshte propagande boshe, te gjithe i dine rregullat por shpresojne, njesoj si dikur qe kufiri me greqine ishte i ndaluar te kalohej, por shqiptaret e kalonin edhe pse i kthenin me 10 ra here!

Permisoni jeten ne shqiperi hapni vende pune dhe lerini propagandat, sponsorizoni reklamime per vende pune ne shqiperi, jepni informecione ku ka pune ne shqiperi ..kontrolloni tregun e zi te punes ate beni ju te Propagandes!

vende pune s'po hap dot anglia do te hape shqiperia. 

kur postoni a llogjikoni, apo hajt liri hesapi dhe e thoni fjalen pa e peshu hiç.

pastaj ne pune na kish fut te gjithe enveri, po sa u hap kufiri ja mathem vrapit.  pse more vendet e punes atje do e mbajne shqiptarin pa ik ? 

duhet RROGE (jo pune) po e aq e mire sa e ke ti ne angli, qe mos iki me njeri. puna eshte se do na vine zezaket e kllufat e tjere te botes, gjithe rrumbythja, tek ne pastaj. dmth do biem nga shiu ne bresher.

 

Ti profil je commi.

une jam vete zoti. 

Mall Lazarati po pi apo eshte afgani?

po ti plak si te shkon jeta ne france ? 

nje njeri i lumtur (qe jeton ne vendin me te bukur te botes) ka nevoje per droge ? hajt na sqaro pak me inteligjencen qe perdor neper komente ?

Po ju qfare mendoni per qeshtjen zoteri? Si duhen perdorur paret e miletit? 

...." idhi " ....! Palorto safi !,

Fajon e shqetesuar per azilanatet shqiptare.

Gjermania javën e kaluar konfirmoi se do të listojë  Ballkanin te grupi i vendeve me origjinë të sigurt. Sipas saj, ky vendim do të shkurtojë kohën për procedurat e azilit, me shpresën se do të çojë drejt një situate ku më pak njerëz do të thyejnë rregullat, apo më pak persona do të tentojnë të abuzojnëë me sistemin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).