Nxënësit e gjimnazit në Lazarat shikohen të duartrokasin fort për shoqen në një kronikë të Top- Channel. Ajo mori fjalën në një takim të organizuar mes pushtetit vendor, policisë dhe gjimnazistëve në tentativë për t’i bindur këta të fundit që ata të bindin prindërit të heqin dorë nga kultivimi i narkotikëve. Nxënësja tha se kjo ishte mënyra e tyre e jetesës në mungesë të garancive për punë të tjera. “Pa punë ose në gjendje ekonomike të mjerueshme mund të jenë më keq se Lazarati vende të tjera”, replikoi por pa fituar duartrokitje kreu i Komunës, Dashnor Aliko. Është një situatë e pazakonshme.

Lazarati nuk është i zakonshëm. Kjo sigurisht dihet, por po aq i pazakonshëm po bëhet edhe shteti në tentativë për të eliminuar kultivimin e hashashit, pasi ka dështuar për mbi një dekadë, edhe pse nuk është e qartë nëse e ka provuar në ndonjë moment. Së fundmi jemi para situatës kur e paligjshmja që deri dje fshihej apo maskohej tani del hapur, me një shtet që ngre duart në pamundësi për të ndryshuar situatën dhe e dëshmon këtë edhe përmes përpjekjeve groteske gjysmë për të qeshur e gjysmë për të qarë. Shumë njerëz kanë mbledhur supet dje kur drejtues të policisë nuk kishin më shumë për të thënë sesa të shpresonin që përmes fjalëve të mëdha nga ato që përdoren në seminare me të ftuar të painteresuar dhe ku askush nuk dëgjon. Teorikisht kjo duket një përpjekje e drejtë, sikur të paktën më herët të ishte provuar diçka tjetër. Por në gjithë këto vite mungesë ekzistence qasja e shtetit ndaj fenomenit Lazarat, por që nuk mbetet vetëm në komunën jugore, është e paplotë, e vakët e në fund qesharake. Qesharake para së ardhmes (gjimnazistëve), të cilët përfaqësuesit e shtetit i quajnë “katalizatorë për të përcjellë normalitetin” dhe marrin prej tyre përgjigje plot mosbesim për pamundësinë për të ndryshuar dhe lidhjen e fortë të banorëve të komunës me hashashin dhe paligjshmërinë.

Në skenën e dytë të këtij teatri gjysmë komedi është ajo që po ndodh me paratë e paligjshme të fituara deri tani në Lazarat. Që shteti e ka të pamundur të hetojë dhe vërë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin dhe që përdor përpos kësaj amnisti apo ndëshkime kolektive, kjo është tashmë e qartë prej vitesh. Dje në Lazarat u fol hapur për një amnisti për gjithçka ka ndodhur deri tani, madje edhe për mënyrën se si po shpenzoheshin paratë e fituara prej hashashit.

Kreu i Komunës, Dashnor Aliko pasi përmendi faktin që atyre u ishte falur mënyra si e kishin bërë milionin e parë, ishte koha që këto para të investoheshin në të tjera forma ekonomike.

“Ne nuk pyesim për paratë e para të fituara, por ato para të fituara vendosini në punë të ndershme dhe jo në punë të pandershme. Ju duhet të ngulni këmbë te prindërit tuaj që ato para që fitojnë, mos i shpenzojnë nëpër kazino. Janë hapur tri kazino në Lazarat. Ky është turp! Pse nuk blejnë një market, një dyqan, por blejnë makina 50-milionëshe. Për çfarë duhet makina kaq e shtrenjtë në këtë zonë?”- tha Aliko, kryetar i Komunës Lazarat.

Kjo e gjitha tregon se tashmë në zonë nuk bëhet fjalë për të mbuluar varfërinë. Nga ajo çka nxënësja iu përgjigj fjalës së kryetarit të komunës u kuptua qartë se tashmë bëhej fjalë për një mënyrë jetese. Duartrokitjet që ajo mori tregojnë se kjo mënyrë jetese përkrahej prej atyre që ishin ftuar në sallë. Askush nuk sheh diçka të paligjshme në të, madje dukej se me fjalët e buta dhe këshillat financiare as zyrtarët e shtetit nuk e shihnin fort të paligjshme situatën.

Nuk bëhet fjalë vetëm për hashashin. Bëhet fjalë për kundërshtimin e çdo forme të prezencës shtetërore dhe kjo përmes forcës dhe armëve. Në fjalën e tij, kreu i Komunës u përpoq të tërhiqte vëmendjen edhe për këtë. “Policia nuk do të sulmojë natën Lazaratin, mjaft me breshëritë e armëve sa herë dëgjohet një thashethem i tillë”, perifrazohet të ketë thënë ai.

Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri thoshte se “…nuk njeh zonë ku nuk ushtrohet autoriteti i shtetit dhe autoriteti policor”. Madje ai po ashtu paralajmëroi ndëshkim.

“Ata, që në Lazarat dhe nëpërmjet tij kryejnë veprimtari kriminale, do marrin atë që meritojnë në kohë rekord. Policia e Shtetit dhe unë jemi fare të vendosur për këtë. Qeveria është e vendosur për këtë… Kjo është e sigurt”, – tha Tahiri. Por dje, nxënësve të gjimnazit u flitej se si duheshin investuar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, s’ka gajle se ishin të tilla për sa kohë paligjshmëria braktisej. Ajo që para disa viteve në Lazarat bëhej në përplasje të ashpër me shtetin, në pak kohë është shndërruar në diçka të pranuar prej të gjithëve. Për vite me radhë askush nuk është përpjekur qoftë edhe minimalisht t’ia ndryshojë rrjedhën kësaj historie që ka prodhuar një biçim Medelini shqiptar. Ndoshta për të shpëtuar nga gjithë kjo farsë, është mirë që shteti të legalizojë atë që ndodh atje.

119 Komente

Policia e Shtetit dhe unë jemi fare të vendosur për këtë – tha Tahiri.

smiley

Meqe ra fjala tek xhevahire ngjalore, ja nje akoma me te forte se kjo e Sajmes, nga i paarritshmi Andrea Stefani:

Për një sërë shkaqesh që nuk mund të analizohen në një artikull të shkurtër, demokracisë i lindi në vitin 2013 po ashtu nevoja që të bashkëpunonte me Metën

 

...Aleanca me diktatorin e egër Stalin nuk i pengoi aleatët perëndimorë të luftojnë me sukses Hitlerin në favor të demokracisë!

I nderuar karaj !

Me qe Ju keni qene pjese e anetaresise se PPu dhe shpesh edhe kini ardhur , nga une personalisht jeni i Lutur para cdo artikulli qe Botoni ne se keni mundesi te shkruani:

Perjashtohet cdo perdorim sharlatan nga Gjibi i artikujve te mi! Gjibi mund te "lere nje koment aty " smiley si te gjithe !

Duke Ju kerkuar paradhenie nje si 'pardon " per Ju personalisht kam nje mendim se duhet me i sakte ne keto Lloj qe jane probleme Kombetare .

Nga anoni JU ? Dhe me kete rast Cfare rekomandoni ? Gure per Rrathe shmangu sa te kesh mundesi .

Si e vleresoni deklaraten e Tahirit dhe ku e gjeni Kunderttine me Propoganden ne fushen e edukates qytetare te nxenesve Lazaratas , per nje jete me te Dobishme , nepermjet Investimeve qe ngrejne nivelin Kulturor dhe Edukativ te tyre me te Vlera se kazinot ?

Dhe Ju e mbyllni ....Ndoshta për të shpëtuar nga gjithë kjo farsë,?  është mirë që shteti të legalizojë atë që ndodh atje...

Cfare ? ...Prodhimin e  Droges apo "amnistine " e  Investimeve ?

Flm !

Te legalizoje hashashin..., prodhimin dhe perdorimin etj etj. Nuk jam thelluar gjate ne kete pjese, [por kjo eshte e vetmja menyre qe te pakten te kemi nje bicim drejtesie ne vend. Ketu ka pleq nga 75 vjec qe po bejne burg per hashash dhe ca te tjereve u behet leksione ekonomie si te perdorin parate e fituara nga pazari.. Une personalisht asnje preference per kete ceshtje, thjeshte e shoh si te vetmen zgjidhje qe te funksionoje nje fare shteti i se drejtes se nuk besoj jam vetem une qe e shoh si nje padrejtesi faktin qe ca bejne qef dhe te tjere bejne burg per te njejten gje...  

Nuk dua te justifikohem politikisht ne kete rast por shkrimi nuk ka asnje lloj ngjyrimi partiak as eshte shkruar me ndonje paragjykim te tille. Aliko, kryekomunari qe jepte leskione, eshte sot e gjithediten i PD-se mesa di une... "Lazarati nuk është i zakonshëm. Kjo sigurisht dihet, por po aq i pazakonshëm po bëhet edhe shteti në tentativë për të eliminuar kultivimin e hashashit, pasi ka dështuar për mbi një dekadë, edhe pse nuk është e qartë nëse e ka provuar në ndonjë moment".  

Po ti lexoni te gjithe rrjeshtat eshte me e qarte... 

Komentuesit nuk po i pergjigjem me se ai me lexon mendjen smiley 

Tani mire eshte ndaje dhe hidhi "beneficet ' sit hote avokati , ne te dy anet smiley

_ Je qe te Legalizohet

apo 

_ Te nderhyje Shteti me dhune Policore dhe ta asgjesoje nga Harta e Hashashit kete fshat .

Sepse keshtu si ke shkruar se kupton njeriu  cfare te kete njeri Kunder e cilin krah te mbaje . Prandaj  ketu lexon se "qe nga koha e Turkut e deri tek Rama -Meta , me dreken e Pollos etj etj , kur fshatatret Robtoheshin dhe Pashallaret ....jstifikohet rrembimi Mitrolozit " etj xhibonjizma .

Une theme se ka nje Fillese edhe ne kete Problem qe duhet ti kishe MESHUAR FORT , Klanit Berisha sepse eshte Mbjelle , Korrurr dhe Shitur nga Shteti ose Regjimi Berishes . Jane Linja jo aq te Kollahta sa te duket !

Pasi te kishe Evidentuar probemin Themelor per Shqiperine ,  Gropen e Famshme qe ka lene me ...Llogje Kavaje ajo Bande Politike , mund te kishim Lexuar dhe cfare kushtesh jane Pjekur per te marre Aksion ose mbajt Qendrim Shteti . Ose mundet ta kishe qujt Reportazh !  Ne nje komunikim pame ndaj Gerverit ne Natje , dhe e lexove Mustaqelliun , dordolecin e Presidences , cfare psallmash kerreu .smiley

Nuk ke pse ta marresh me emocion Krasta ,  se ne fund te fundit nuk vertetohet qe je shmang me Ndergjgegje apo pa "dashje " faktorit Themelor , situates ekstreme te ketij problemi te DROGES se Kultivuar ne Shqiperi ..

E pashe kete kroniken e Topit dhe me erdhi turp, bile shume turp, si per Topin qe e dha kete kronike, shume, po shume turp per atee kryetar komune injorant, qe u lutej femijve qe te "ndreqnin" prinderit e tyre dhe po aq turp per Drejtorin e Policise  se Qarkutqe kishte shkuar dhe po u luttej femijeve qe po zgerrdhiheshin te lumtur qe e kishin vene shtetin porshte shaleve.  Nuk po shkruaj me se e di qe do te vije Idrizi dhe do te me beje fertele... Por ky nuk eshte shhteti... kjo nuk eshte politike penalle... Kjo eshte katrahure dhe zbythje e shhtetit ligjor... Zbythje e ligjit perkundruall paligjshmerise, eshte mungese e kontrollit mbi teritorin... mund te them plot e plot te tjera, por po pres me heroizem shigjetat e Drizos...

 

Shiko, problemi eshte kompleks dhe kronika ishte hileqare sepse duke percjelle reagimin e femijeve aty, i jep shkak policise te gjeje alibi per deshtimin e pjeses se saj ne kete histori.

Megjithate per policine une them te mos flasim para kohe se do na duhet te kafshojme gjuhen nese do kete ndonje nderhyrje si ajo sot ne ate fshatin Sarandes ne mes te dites. smiley

Miljonin e pare ua kemi falur smiley

Nxënësit e gjimnazit në Lazarat shikohen të duartrokasin fort për shoqen në një kronikë të Top- Channel kur ajo tha se kjo ishte mënyra e tyre e jetesës në mungesë të garancive për punë të tjera

 

..prandaj po kerkohet te kapet dhe me pas  shkaterohet RTSH publik nga qeveria qe mafia komuniste e Top-Channel te kete dore te lire ne gjithe shqiperine  dhe shqiptareve tu ofrohen keto lloj pacavuresh propogandistike.

Prezantuesi i njohur Adi Krasta, i cili për një kohë të gjate ka punuar edhe ne Top Channel , se fundi ka dale hapur kunder kesaj medie duke i dhene te pakten nje here te drejte ish kryeministrit Berisha se Top Media, eshte nje mafie e rrezikshme me padrino kryeministrin Rama.

 

I nerum Alidems ju nuk beni sharlatanin .Ju jepni mendimin tuaj si cdo kush .Mbase kemi te njejten kerkese per Zgjidhje .Por ne nje pikpamje 'hedhja e Gureve per rrathe " sikur nuk eshte lidhse bisedash .

Turp nuk ka perse te na vije qe behen perpjekje per 'zgjidhje " Nuk duhet me fluturu shume si "abstragues " per te pare zgjidhje jashte Vendit , Njerezve e Kohes . Ata e filluan keshtu .Ku eshte TURPI ?

Qe nje Komune ndjen Detyrim e Pavaresi tu beje thirrje te Ardhmes ta gjykojne Ndyshe ? Turp mund te na vije nga ket qe "lene nje koment aty " smiley per sharlatanizma te cfrytezimit te artikujve . dhe "Tahiri ka dashnore " Provojme njehere me kete menyre qe nuk e Perjashton Shtetin per mua , as Policine .Ne te kundert tregon se filluan te levizin edhe mekanizma te tjere shoqerore .

Plus qe Ju me njihni tashme qe ne teresi jam Kunder te Fluturuares me presh ose "te shtypesh Iriqin me bythen Lakuriq te tjetrit " smiley

Apo u harruan "se Fermeri yne zotrie , te mbjelle cfare te doje .Jo si diktatura qe e detyronte te mbillte drithera "  e pordhe te tjera te MAPO-ve .... apo harruan qe " cdo sulm ndaj Lazarratit eshte Sulm ndaj demokracise " ...dhe keshtu si aneks te pa verifikuar Zyrtrisht por qe te gjithe e dine qe " Mbreti eshte lakuriq "

A mund te kete PD-hi te Saliut pa pagese te Mercenareve me parate e Droges se ...." ?

Keto po qe mund te bejen fertele kedo !Lazarati  eshte rrjedhoje e Praktikes kapitaliste qe u Organizua , Nxit dhe Zhvillua nga Babai i Korrupsioni Shqiptar Berisha !

Perralla me mbret! Pamundesia e shtetit perkthehet ndryshe, dmth jane bere bashke dhr hane nga njeri tjetri.

Me vete i nderuar Komentues ...smiley

Grande Kaken Ju e dini qe e kemi "vigjilentin " smiley e PD-hit brenda rradheve te PPU qe eshte ngarkuar per Ruajtje te pastertise se figures morale te Saliut dhe Shkatrimin dhe dhenienh e dermes ( tm belul ) edvin kriminel kristaq rames .

Si nisme per ndergjgesim nuk eshte e keqe . Ata nxenes do rriten Dikur dhe do ballafaqohen me VETEN ! Ne se shoqeria Harrin qe ta Legalizoje ata prap jane te FITUAR sepse desherojne nje "menazhim " me te mire te fondeve smiley Dhe Policia merr nje Falenderim qe u Tregua e duruar !

tani per qejf tat dhe timin !

Ku eshte Hileja e Kronikes ? Qe e jep Top Qenelli apo cfare ?  Qe Policia nuk ka "deshtuar ' e dine te gjithe . Por qe duhet ti Shpalle LUFTE Lazaratit , ta mesyje me Tanke e autoblinda , tu vere zjarrin me napalm parcelave ...dhe pasi ta humbe kete Lufte , atehere PO mund ta shpallim te Deshtuar !

3 kazino ne Lazarat smiley i paska lene mendja, ne vend qe te hapnin 3 punishte per perpunimin e agrumeve. Po kush do lozi atje xhanem, 10 fshatare te Lazaratit, nga 100 fshatare aktive qe kane ngelur, se 90 te tjeret kane halle te tjera. 

"10 fshatare te Lazaratit, nga 100 fshatare aktive qe kane ngelur, se 90 te tjeret kane halle te tjera......"

po pra halle te tjera, 90 te tjeret shkojne ne pune me bicikleta...ruajne linjat e bukura trupore dhe mbrojne ekosistemin nga ndotja smiley

Së fundmi jemi para situatës kur e paligjshmja që deri dje fshihej apo maskohej tani del hapur, me një shtet që ngre duart në pamundësi për të ndryshuar situatën dhe e dëshmon këtë edhe përmes përpjekjeve groteske gjysmë për të qeshur e gjysmë për të qarë

Nuk jemi ne kete gjendje "se fundi" por kemi 23 vjet! Edhe nuk mund te shperngulet dicka qe e ke mbjell dhe e ke frymezuar per 23 vjet me nje te rene te lapsit.. Pas Lazaratit kane qendruar gjithmone horrat me pushtet ku mbi policine eshte qelluar edhe me arme dhe ai plehra qe eshte sot deputet bertiste per popullin demokrat te Lazaratit..! Edhe tufa e skuthve te bllokut te Tiranes nuk hapnin gojen.

Pse qenka groteske tu flasesh femijeve kundra droges? Ku e ke pare e degjuar ti kete? Nuk ka asgje komike ne kete rast pervecse sarkazmes denigruse te autorit skuth. 

Me ne fund  e nxjerr koken tipik skuth dhe shkruan : Ndoshta për të shpëtuar nga gjithë kjo farsë, është mirë që shteti të legalizojë atë që ndodh atje.

 

 

 

 

Liqeno, mund tu flasesh femijve e tu besh propogande gjithe diten qe te mos e perdorin, te mos jene konsumatore, e se fundi te mos e proddhojne vete, pasi ata jane te pa eksperience dhe pa njohurite e nevojshme per ate qe po perpiqen te bejne, por tu thuash atyre qe tu thone prinderve me of aman aman, qe te mos prodhojne hashash, kur nga ky prodhim ata kane siguruar nje mireqenie te caktuar, kjo sikur nuk ka vend te rrije... Ka ca dite qe isha ne Sarande, dhe e njoha Lazaratin, thjeshte nga rezervuaret e ujit, si dhe nga tubat e ujit qe i vinin si vargoj fshatit  nga te kater anet... Kaq e veshtire eshte per te penguar prodhimin e hashashit ne nje bythe fshati...??? Sipas meje eshte shume e thjeshte, sshume, e thjeshte... dhe pa dhune fare... se pari mos lejo ta shesin dhe se dyti mos e lejo ta prodhojne... rrethoje fshatin nga udhet e hyyrjes dhe te daljes, si dhe priti tubat e ujit... se dihet se per sa uje ka nevoje fshati... pritja dhe do ta shohesh se sa e thjeshte qe eshte... por si ata te PD ashtu dhe keta te PD, NUUUK DUUUAAAAN.....  ja kaq e thjeshte eshte Idrizz.... Eshte tjeter gje, nese duan apo jo ta legalizzojne, por ajo eshte tjeter gje, dhe ne nuk i kemi akoma kapacitetet per kete gje...

Femijeve ketu ku une jetoj qe ne klasat fillore jo vetem qe ju thuhet te mos perdorin droge por edhe tu thone prinderve te tyre qe jo vetem droga mos te perdoret por edhe duhani, alkoli dhe shpejtesia ne makine mos te abuzohet. 

Tani meqe ke pare tubat e ujit ne Lazarat meso edhe kete tjetren... Ato tubat e ujit mund te jene vendosur apo ruhen me arme zjarri naten nga ata te rinj qe jane ne shkollen e mesme. Keta te rinj jane ata qe kur hapen lajmet per hyrjen e policise qellojne me kallash ne ajer. Mos u bej pre e medias mediokre dhe sharlataneve. Ky qe shkruan as nuk e ka idene se c'domethene te luftosh nje kulture kriminale dhe si te sillesh me nje popull qe eshte rrit pa ligj e pa shtet! 

 

 

 

Mos u bej pre e medias mediokre dhe sharlataneve. Ky qe shkruan as nuk e ka idene se c'domethene te luftosh nje kulture kriminale dhe si te sillesh me nje popull qe eshte rrit pa ligj e pa shtet! 

Keto jane fraza shteruese te nje njeriu qe ka kapitulluar para paligjshmerise.... ne te vertete, eshte shume me e thjeshte... me shtetin nuk kruhesh dot, sado i dobet te jete, kete mbaje mire parasysh. Por a e do kete gje sshteti...??' ketu qendron problemi...

Se ç'u thone femijve andej nga ju, une e di shume mire, po ato gjera u thone edhe ketu, por shembulli qe prrindi u jep femijve ketu eshte shhume me ndryshe, kultura eshte shume me ndryshe, shteti eshte shume me ndryshe, e keshtu me radhe... Atje te "spiunosh" eshte nder, kurse ketu eshte turp...ja ketu eshte dallimi...

 

 

alidems shteti nuk ben vetem lufte me pushke, por edhe me dije...  Lufte eshte edhe kjo! Nuk jam pacifist dhe as naiv, por pushka ka me shume efekt kur shoqerohet me dijen.. edhe dija ketu eshte arsimimin, kutura apo rritja ekonomike. Ne Lazarate ka problem me kulturen pike se pari dhe prapambetjen e thelle shoqerore.. Me mire tu flasim ketyre femijve apo te marrim pushken e tu fusim plumbin kokes? C'kujton ti se kundra kujt do besh lufte Alienve nga planeti Mars?  

Persa i perket deshires apo jo te shtetit eshte tjeter debat dhe nuk ka lidhje me shkrimin qe ben thirrje per legalizimin e droges ne vendin me te varfer ne Evrope dhe praktikisht me nje shtet te deshtuar 23 vjecare. Sharalatanet kane nje veti, gjithmone i thjeshtojne gjerat deri ne kulm dhe i ndajne me "thike" ne te mire e te keqe e te lene ty lexusin te "zgjedhesh". Keshtu e kane me lehte te manipulojne njerezit sepse jane te pa afte tu japin pergjigjeve problemeve reale. Ja pyte njer kete gazetarin qe ka pergjegjsi publike me ato qe shkruan nesa ka shkelur ndonjehre ne Lazarat apo largqofte vullnetare kunder kultivimit te droges sic bejne koleget e tij gazetare amerikane ne meksike apo afganistane ku kane lene edhe jeten.

 

 

 

 

 

 

 

Ja pyte njer kete gazetarin qe ka pergjegjsi publike me ato qe shkruan nesa ka shkelur ndonjehre ne Lazarat apo largqofte vullnetare kunder kultivimit te droges sic bejne koleget e tij gazetare amerikane ne meksike apo afganistane ku kane lene edhe jeten.

Po ja po te pergjigjem. Jo vetem njehere... Madje kete doja te te thoja se nuk e pashe qe kishe lene ne fund te komenteve. Si skuth kam hy ne karrocerine nje makine, nje dite pasi renea arrestoi ca te forte ne fshat, te cilet u liruan me amnisti nga Bamka *(ish presidenti) me vone... edhe pse kishin nga 25 vjet burg. e kam kshu te qarte fare situaten kristal... nje kolegu mu para syve te mi e qelluan me qyte pistolete ne koke se bere fotografi (e tradhetoi blici)...

Flet per edukim kunder droges, por hape kroniken dhe kur ta gjesh nje fjali te thene kunder droges ne kronike..hajde dhe me thuaj se do ta terheq pas gjithe artikullin 

Ti flet per edukim por e di ti kush po e bente ate oren e edukates.. NJe kryetar komune  godina e te ciles i ka oborret e hashashit si lulishte... mjaft te dale ne dritare kryetari te kepuse nje gjethe... Ai leskioni po u behej gjimnazisteve qe nese hapin dritaret e shkolles dhe marrin fryme thithin ndjejne hashashin... dhe ty kjo te duket edukative... dhe jo farse. Sigurisht qe shteti nuk ra dje... Shteti ka rene prej kohesh dhe ke te drejte qe nuk eshte sefundmi, por ajo qe te skandalizon eshte mungesa e nje perpjekje serioze per te ndryshuar qofte edhe pak situaten.... Skuth Pfff... Ju anonime pas gjerdheve dhe pseudonimeve.. flisni per te tjeret me gojen plot... na aludoni sharlatanizem...dhe padije.... kur ju s'dini asgje per veten tuaj... Si na qenka normale qe nje perfaqesues i shtetit kryetar komune ne kete rast i PD bashke me nje drejtor policie te PS flasin per falje milionash dhe bejne edukate duke u thene nxenseve qe prinderit te mos blejne makina luksoze me paret e droges por te investojne ne dyqane... nderkohe qe burgjeve te shqiperise ka pleq nga 70 vjec qe vuajne denimin per kultivim hashashi... a nuk e ndjen ti sa i padrejte eshte sistemi ne kete rast si i favorizon te fortet ne dem te atyre qe i mberthen kollaj.... 

euuuu o burre!!! I terheq te gjitha... Une nuk e dija qe ti qenke radikale te pandeha tip skuthi ose naivi. Mesa kuptova ti je o per legalizimin ose hurin... Legalizimin nuk behet per 1 milion arsyhe qe nuk varen nga ne. Ngelet huri! Nga ta fillojme? Une them nga ata qe per 8 vjet (po deshe e bejme edhe 23 vjet) qe e kishin per detyre ligjoree  nuk hoqen asnje rrenje apo plagosen mikun tend gazetare. Nese ti neser ne gazete kerkon litarin per Saliun, Bamen dhe gjithe ish ministrat e rendit qe kane bere milionat nga te ardhurat e droges se Lazaratit une i terheq te gjitha. Do them edhe me fal! Por, qe ta fillosh me kryetarin e komunes se PD-s qe flet ne shkolle dhe ben hipokritin e me kalamaqte adoleshente te Lazaratit kete se kaperdij dote. 

 

Jo nuk jam fare radikal. E ke gabim. Legalizimi ne kete rast eshte per te mos krijuar ate situate padrejtesie qe e kemi tashme prej vitesh. Rasti i dritave. A nuk jane te persekutuar ata qe i paguajne perballe atyre qe kane vite qe nuk derdhin nje qindarke... Rasti i ndertimeve pa leje, a nuk jane te persekutuar ata qe jane te pastrehe, ndersa nje pjese po jepet mundesia te paguajne lire token e zene dhe te pastrehet pastaj do kontribuojne me taksa per te mbuluar pagesen qe do u behet pronareve... Nese keto te duken situata normale po te jap nje tjeter. Ka nje paralajmerim nga qeveria qe ata qe nuk paguajne dritat do denohen me burg, me thuaj pak si duket kjo kur nuk je ne gjendje te kontrollosh trafikun e narkotikeve??? Sa i besueshem je. Dhe njehere gjuha e perdorur ne ata takim ishte deshmi kapitullimi... kaq per kete pjese..

Aaa. Meqe mendon se edukimi ne kete forme e zgjidh situaten. Ja ku e ke ish ministrin e brendshem dhe ti e une e dime sa mire u zgjidh kjo pune pas tij. Basha biles tha se i kishin dhene fjalen qe nuk do e kultivonin me droge. Cudi si nuk e kane mbajt apo jo...

http://www.ikub.al/LAJME_CATEGORY/100524...

Per pjesen e dyte (ate me litar) do perpiqem te te kthej pergjigje, dmth ne gazete sapo te jete gati do te ta nis ketu... Gjithe te mirat.

 

Ke probleme te thella me llogjiken... Mund te rrime ketu gjtihe naten dhe ti ende do keshe veshtiresi ta kuptosh, por do ju shmangesh tematikes qe ke hap me dritat, ndertimet pa leje, rruget... lista e gjate shume. Beje shkrimin beje per Bamen, Bashen dhe Berishen qe lejuan te mbillet hashashi, shitet dhe te crrenjosin shtetin nga ajo zone.. Jam kureshtare te di se cili do jete komenti i tyre.

S'kemi kapacitet per legalizim? C'do me thene, si matet kapaciteti ne kete rast? Kapacitet per alkolin, duhanin, kazinote, etj. etj. paskemi por jo per kete?

gjembi mire? qenke edhe eksperte hashashi mi dreq.. smiley

smiley

Une per vete preferoj drogat e renda. Nga ato qe perdor xakja dhe ca te tjere

hahahahahah ti vetem me fjalet e xakes e drogohesh, pale sikur te pish nje krikell birre; nga gjemb behesh trendafile e te gjithe te marin ere.

ike ere pirdhu shtet langaraq...se mos kane zgjidh gje tjeter keto katunare me pushtet qe do zgjidhin ket gje

Po SHISH cfare ben, pse s'i jep informacion Tahirit nese vertet prodhohet droge ne Lazarat apo jane thjesht thashetheme?!

shqiperia ka 1000 probleme dhe lazarati eshte i 700-i per nga rendesia.  ne nje vend qe nuk prodhon asgje ,te merresh me nje fshat qe tek e fundit prodhon nje produkt  te paligjshem perkohesisht, eshte tendecioze.  ligjerojeni dhe tatojeni dhe keshtu zgjidhet vete problemi.

 

e jo a derebardhe te ngreme fabrika e ti bejme cigaret puro si kubanezet... cigare puro hashashi te bera me dore nga lazarati pak km larg nga qendrat e mbrojtur nga UNESCO - Gjirokaster dhe Butrintit... Vetem per Lazaratin kjo gje ndersa ne malet e Skraparit e te Tropojes do kultivohet opiumi qe te hyjme ne konkurence te ndershme tregtare me talibanet e afganistanit. 

Me sa duket rilindja s'u boka pa icik bar. Kur e mendon duhet te jete goxha proces i nderlikuar fiziologjik. 

O bijte e eterve, hidheni hapin, legalizojeni prodhimin dhe perdorimin. Ka per tju dasht gjith Lazarati, ka per tju dasht gjith Shqipnia. Populli eshte me ju dhe jo me konservatoret...

Pershendetje Ladi.  

Per ceshtjet e trajtuara ne artikull, per aq sa ia vlen te ndalemi gjere e gjate tek fjalet e kryetarit te komunes "hallall 1 milionshin e pare" mendoj qe po aq te rendesishme jane fjalet e nxeneses e per me teper akoma duartrokitjet e salles.  

Nëse ju na thoni që t’i bindim prindërit që të mos kultivojnë më hashash, na siguroni dot që prindërit do na i mbani në punë. Kjo është mënyra e jetesës tonë.

Me kete mendesi, keshtu le te thone edhe femijet e nje hajduti qe kapet neser, keshtu le te thone edhe femijet e tregtareve te tritolit e me radhe.  

Sa per instancat shteterore qe kane organizuar kete takim, pavaresisht rrjedhes se diskutimit, ne princip nuk shoh ndonje gje negative.  E permendi Liqeni, por keto takime ndodhin edhe ketu, qofshin per perdorim droge, bandat (gangs) etj.  Perpjekja e pare ne Lazarat e ketij lloji nuk eshte qesharake, bile rezultatet tregojne te kunderten. 

fjalet e femijeve thjesht are echoing what drejtori i policise tha qe Lazarati eshte ne rradhe te pare problem ekonomik. po mor zotni problem ekonomik eshte, shko thuja te jemes se atij emigrantit qe u vra ne autobuzin e bome shoshe nga kallashi.

 

Problem vizionesh te qarta thuaj... milionin e pare e bene... Ore njeriu po nuk mori vesh nga mikroekonomia miliarda te kete bere, jo miliona, po nuk diti ti menaxhoje aha... po se mos ka specialiste ai vend...

mbase edhe na rrejne, mbase s'ka hashash fare.

Ne princip jo.Farsa qendron se keta nuk eshte se po flisnin per fenomene te fshehura si bandat, apo perdorimi i droges ne perendim, por dicka qe eshte ne mes te sheshit.. gjuha e perdorur ne keto raste te pakten fjalet te ishin zgjedh...

Duhet folur hapur per situaten ne Lazarat.Eshte modeli qe stimuloi Sali Berisha, duke e kthyer ne nje " Nedelin " shqiptar , te armatosur ...edhe me raketa! Jo se kjo qeverrisje nuk e ben dot zap Lazaratin por gjith problemi eshte kostoja e nje operacioni te tille.Do te kishte shum gjak i cili mesigurine matematike do te ishte i tepafajshmeve, femijeve dhe grave!Ndonje lolo keto le te llapi sa te doje jo qeveria, jo saimiri e jo tahiri.Problemi sipas meje duhet bazuar mbi nje genplan te pergjithshem , ku forcat politike te mbeten te gjitha dakort.Sepse Salihjena e priste qe ne Lazarat te derdhej gjaku lume.Mezi e priste dhe e shpreson akoma.Ndersa ti more Vladimiri ...i hic nuk e ke kuptuar se pikerisht kjo nisme eshte fillimi i mbare i nje plani te kujdesshem.

Hahahaha Grava.... Nisma si keto ka pas edhe me pare.... Biles njoni ish minister i Brendshem ne kohen e Sales, tash kryetar i opozites shkoi vete ne Lazarat...dhe kur doli tha: "Banoret e lazaratit me dhane fjalen qe nuk do kultivojne me hashash".... hahaahhaah....Keto nisma ketu na kane sjelle... njesoj ishte edhe dje me teorine "bete cbete hajt ta myllim ketu..." Shteti nuk funksionon keshtu... sepse po ben padrejtesi pjeses tjeter qe i kalb ne burgje... shteti duhet me qene i drejte njesoj. Duhet ta ndaje mendjen ose te legalizoje hashashin dhe nxjerre nga burgjet ata qe ka denuar, ose te zbatoje ligjin dhe kjo nuk behet me fjalime te buta te tipit milionin e pare po mbyllim syte, por duke ua bere te qarte njerezve se cfare humbasin dhe madje duke ua bere te qarte qe keto para nuk do i gezojne dot sepse ligjet per trafikun dhe krimin e organizuar e detyrojne kete palo shtet qe tua sekuestroje parate... kaq

Po hajde, ta legalizojne dhe ta mbyllin dhe kete ceshtje...Meqe po e pranokemi qe shteti qenka "toothless" dhe spaska burre tja mbledhe Rrepublikes se Lazaratit.Edhe lazaratasit ta importojne ne menyre ligjore andej nga Hollanda,SHBA,etj

Nje nderhyrje e shtetit me force, siç e mendojne disa naive, duke i meshuar terminollogjise se ligjit (per te mos i akuzuar si fshehes pas kesaj terminollogjie), eshte e papranueshme dhe e pakonceptueshme. Sepse ta kthesh ne realitet kete gje, - forcen e ligjit- siç deshirojne disa miope, do te thote jo vetem te derdhet gjak shqiptari, por tu japesh ushqim mediave "mike" per nje Kolumbi ne Europe, nderkoh qe ky problem (droga) nuk ze as 1% te prodhimit e xhiros qe zhvillohet ne ekonomine shqiptare. 

Po nuk flet njeri per force dhe lufte mo..pse beheni qesharake. ka forma te shtrengeses super te sofistikuara qe do benin zap miliona e jo me nje komune... Po ketu spo flasim fare per keto zgjidhje, por per farsen e gjasme po bejme dicka...

cilat forma te sofistikuara ?

A hetime per te eleminuar peshqit e medhej qe besoj nuk flene ne lazarat? Bllokimin e rrugeve te trafikut...? Krijimi i hapesirave te reja per banoret e fshatit? Gjetja e formave per ti carmatos? dhe shume te tjera besoj ka specialiste sigurie qe i dine shume mire si behet...

Krasta, do ishe shum i dobishem te permendje ate planin qe ju e. Quani efektiv dhe une ju jap llafin se jo me tutje se neser do ta kishit ne faqe te pare Gazete dhe Rames direkt.Por ki parasysh se eshte nje nga problemet me te veshtira .Pse ore u mungojne mjetet e sifistikuara amerikaneve e kolumbianeve bashke per ....Nedelinin? E di sa vite kane ne ate perplasje ?Ndaj nuk esht mire te thuash jeni qesharake.Un ja marr 7 vjet me problemin e carmatimit.Pata dhe nje gazete apostafat per ate qellim....Ndaj me qete e jo kaq taxativ!

O Gjembac !

Ti te kenaq , se kujton  qe vetem marijuana eshte Droge . Nuk e di qe me Gjemb Gomari , ushqehen tere kerret dhe dil e shikoj si hidhen buze Vjoses kur hane nje dore te mire . E ke vene re sa here te "nuhasin ty " nje variant i tyre i ke Posht e Lart sipas rastit smiley

Alidemso paske pa shume mer Jahu  smiley Po a ke marre ndonjehere takim cfare dun ata ?

Nga nje magazine per Familje , asnje Takse e tatim dhe i gjith Duhani te kaloje Aty smiley Police e Doganiere pas rp azem hajdarit qe u siguronte "fare te zgjedhur me porosi te Saliut " etj etj  etj etj dhe Saliun me hunj fjamuresh ne sume ti prije me Ulerima !

"Se neobllokmenet Zotrie ....e sulmuen dhe e gjakosen Lazaratin se asht Fshat demokrat ! Po po ta them une tye .Do vi dhe aty une .se nuk e doni fshatin Jue "

Kur te kuptoni MIRE dhe THELLE qe ai Kerme ka lene nje GROPE Haleje Morale Ekonomike dhe Financiarae do kuptoni pse Lazua ( me mire syri se nami smiley lulezon nga Lulet e gjelbera sic Lulezon e gjithe Shqiperia dhe me gjere ne rajon e Gjate ne Kontinent smiley

Shikojeni fare thjesht sepse shtypi  ate Detyre ka te grije  llogje sentimentale . Ketu nuk eshte Pune Lazarati ! Ketu eshte " Ujku Ujku dhe Cakalli ben kerdine "

Fshati eshte BRAKTISUR me Qellim dhe lene ne Meshire te FATIT nga Banditet e Berishes qe e shtyne ne bace DROGE .. e lvatrice parash te Pista te Krimit nderkombetar !

Tani ne prill eshte dhe festivali Droges me duket ne Denver ....jeni te ftuar shoke antikomuniste ! Po merrni me vete dhe ate te PK , ate te Intervistes , qe tu fuse nga nje HU prapa .....Kokes smiley

Kishin vene ndonje kenge regae te Bob Marley? smiley

Te pershendes.

I`ts Good for the Flu
Good for Asthma,
Good for Tuberculosis,
Even Numara Thrombosis
 

Youtube: video not available in your country

na diskriminojne jardine, na kane me sy te keq smiley

E çuditshme. Kenga ishte: "Legalize It" nga B.M. 

Per te mbetur tek arresyet dhe jo ne kotesira, te merkuren ne mbremje ne fshatin Shendelli te Sarandes, ndersa pjestare te rendit ishin ne ndjekje te nje te dyshuari per krim, ndaj makines se forcave te rendit u qellua me bresheri armesh nga mase banoresh, te nesermen forcat Renea kapen edhe mitraloz te rende, vendosur per te qelluar mbi forcat e rendit ...! Mentalitet dramatik mbi funksionimin e shtetit , kur rendi eshte marreveshja qytetare- shtet , per te zbatuar rigorozisht ligje , kurse disa derdellisin me karagjozlleqe!

po shteti ça marreveshje eshte ?

Cfare eshte shteti, si njesi trritoriale ku " gjuhen per derra luane e tigra...." , duhet me lexu.... La Tartarin du Taraskon...!

kur rendi eshte marreveshja qytetare- shtet , per te zbatuar rigorozisht ligje

 

 

Marrveshje me masen qe ka kaluar trauma dhe eshte ne mjerim nuk ka. Ate ose do t'a shpetosh duke mbajt autoritet si shtet per te ndare krundet nga gruri , dhe te vesh rregull me seriozitet  , pa korrupsion , , ose po vazhduan kshu si e kan nis , po  e cojne ne grope gjithcka

Ty si " filosofe "smiley  e modhe mer Jahu duhet me te mesu edhe ABC . Po problem Shteti eshte .Po jo iShtetit te Babasqapit nga Frymezohesh per tu barazlarguar .Po shteti ne Funksionte tij nuk ka VETEM Policine dhe Arben Imam Bajalldine  me Tanke smiley Nuk ka vetem Kremrat e Gollogungave te Jozefperckes .As Halimin e Supes.

Shteti ka edhe Edukimin edhe Arsimimin edhe Bashkepunimin me Oraginzma te shumellojta per temos edukuar tek Njerzit Vetem BURG dhe Lufte me Tahirin!

Po thuj qe shyqyr qe "nuk le koment aty " smiley se do keshe Cudite Derstilen !

o Vladimir djali, o infantil 100 karatsh, po ku kemi shtet ne? Ate kerkojme te formojme dhe mua me duket se jemi ne rruge te mbare. Mbas largimit te pushtueseve saliste, besoj se dite te mira do vijne. Diversante si xhibistat me shoke do te perpiqen qe shtet te mos kete Shqiperia, por Merkel e vendosi ta beje kete vend pjese te Europes. 

Ate lumte goja... E tha Merkel qe do te behet Shqiperia smiley

shif  t'jemen merri t'bijen, shif lazaratin njife shtetin

fjalen shtet zevendesoje me Klike. 

me bo rama shtepine futuriste me rrogen e kryeministrit, sa katunare duhet te punojne token dhe per sa vjet ? po me ble iliri veren franceze sa katunare po te tille duhen ? 

ky eshte shteti dhe atje ku ndodhesh ti dhe une, jo vetem ne shqiperi. mos harro qe nenpunesit e shtetit ketej, jane mizerable njerez para nenpunesve te shtetit shqiptar. nje apartament me dy dhoma e nje guzhine ne paris ka Hollande. 

per te perballuar deshirat per pasuri dhe luks te nenpunesve shqiptare, duhet katunarit t'i qihet nena ne pune, gjate gjithe ekzistences se tija brez pas brezi.  pra eshte mese normal qe ata do marrin mitrolozin kundra shtetit. bile per kete arsye katunari luftonte dhe turkun apo cilido pushtues tjeter te huaj.

çuditet njeri me lart, nga kjo.

Ndoshta për të shpëtuar nga gjithë kjo farsë, është mirë që shteti të legalizojë atë që ndodh atje.

Eshte naive te mendosh qe Shqiperia te mund te legalizoje hashashin para EU-se. Europianet do e hanin te gjalle qeverine pasi legalizimi ne Shqiperi do kishte implikime serioze ne politikat e luftes ndaj droges ne vendet europiane. Perfitimi kryesor eshte trafikimi i hashashit jashte Shqiperise jo konsumi vendas qe eshte financiarisht i paperfilleshem. Legal ose jo legal, hashashi do vazhdoje te trafikohet per sa kohe eshte ilegal ne EU sepse aty eshte fitimi real. Legalizimi s'do ndryshonte asgje.

Keto qe keni shkruar jane mese te verteta, sidoqofte nje sistem taksimi siç duket eshte i domosdoshem ne ate vend. Nese kultivimi i kanabisit legalizohet, trafikimi ka gjasa te mira te vazhdoje te operoje normalisht, siç thoni pak a shume dhe ju. Por ajo qe do te bente gjithe diferencen do te ishte taksimi i kesaj industrie (perfaqeson 1/3 e gdp-se informale +formale) i cili do te sillte fuqizimin e shtetit dhe me shume fonde publike. Pra, per qytetaret shqiptare gjerat do te ndryshonin per mire, per trafikantet, jo dhe aq...

1. Kultivimi i kanabis me perqindje te larte TCH nuk eshte legal asgjekundi pervec Uruguai. Edhe ne Hollande ose Kolorado, ha burg po te mbjellesh tonelata kanabis. Me legalizim kuptohet dicka tjeter. Ne bote diskutohet legalizimi i perdoruesit, jo prodhuesit. Pra flitet per taksim te konsumit, jo kultivimit.

2. Shifra 1/3 e GDP eshte fiktive, eshte llogaritur ne baze te cmimit qe ka marijuana ne europe jo ne shqiperi (disa here me pak po ta blesh ne Lazarat) dhe ne baze te sasise totale jo sasise qe shitet realisht. Vetem nje pjese e asaj qe prodhohet, arrin klientin ne Europe. Marihuana qe shitet ne shqiperi eshte praktikisht stoku i asaj qe nuk arrin te trafikohet. Vlera reale qe fiton shteti nga taksimi i konsumit te marihuanes ne Shqiperi eshte aq e vogel dhe nuk paguan as shpenzimet shtese qe ka shteti per te penguar trafikimine saj ne Europe.

Ne Indi dhe Iran githashtu, por çfare rendesie ka nese nuk eshte legal ne vendet tjera? Ky eshte realiteti shqiptar, perfitohet jashte mase nga disa grupe mafioze ne dem te shtetit dhe qytetareve shqiptare. 

Saimir Tahiri - 17 Qershor 2012 - 21:39 Permalink
përgjigju

....duhet te kuptoni dhe nje gje. Nje miku im thote, ku Gjenerali keput nje molle, ushtria shkul gjithe pyllin. Pra ky sistemi i korrupsionit qe eshte instaluar, ne mos ushqehet, stimulohet dhe inkurajohet nga korrupsioni i te parit te qeverise. Kultura e pandeshkueshmerise eshte fiks kjo, zinxhiri i pandeshkueshmerise qe zbret nga lart poshte.

...shif mor cfar xhevairesh me ushtara e gjenerala na ka lon amanet ketu Tahiri para se te bohej minister. smileysmiley

 

 

Shteti dorezohet???? Me nje fshat? Turp! 

Eh Moze nga ai fshat futen 600milione dollare ne vit ne vend

Titull i destinuar per te bere buje.

Shteti dorezohet ???

...sepse;personat e emeruar Drejtore ne Policine Kufitare  jane te skeduar ne Bashkimin Evropian per trafik droge. Të skeduarit për trafik droge janë emëruar në postet më të larta të kufirit shqiptar duke riaktivizuar sipas ish krerëve të policisë , linjat e trafikut me vendet fqinje.
 

Kaposh ja dhe nje per ty po me gjenerale , por - Kryekumanare smiley..

Kur Kumandarit  i pelqen  , nje veze te hedh ne Gurmaz 

Ushtria prapa tij , njrmij pula ne shtiza perplas 

Ruaj Pulat se ti moren e lei Mollet e Tahirit smiley Ja dhe nje qe ta kuptojne te gjith shoket antikomuniste ci ka bere  Shqiperise Kumanari qe marrte ngaditet tuaj , e mos tu vikej KEQ per nje fshat

Ci thua te mjerit prehrin mos bej Pis

Kur ka rene i teri ne Balte ...

Folu LefTKope se e kane leshuar paduar , kane heq dhe shalen e bicikletes smiley

Xake eshte e habitshme se si disa mergimtare kan mbetur ne standartet e viteve 90. Gjithcka e shohin po me ato dylbi pa fshire as xhamat.Nuk shkeputen dot prej baltes lluces ngjitese qe la ne kete vend nje njeri teresisht i cmendur.Qe shkaterroi tere bazen e mrekullushme te arsimimit me 123 universitete qe prodhojne diploma per shitje, ndersa nxjerrin injorante per te mbushur sheshet militante.Qe e ktheu shtetin ne seli partie, qe e beri administraten nje ushtri " oficeresh publike" ku cdo leter e leshuar dhe e firmosur prej tyre kundrejt nje rryshfeti, nuk pati as minimumin e saktesise e te vertetesise.Nuk a asnje konflik civil, absolutisht as edhe nje te vetem ne te. Gjitha shkalket e gjykimeve, apo gjykim penal e drejta nuk eshte kurre ne kandar, por nje tender per masen e pageses arbitrave, prej paleve ne konflikt.Kjo eshte nje murtaje qe ka hyre dhe nuk do dali kollaj pa nje revolucion te prrgjithshem permbyses sepse reformat, me gjytyrym krye piramides drejtsise nuk mund te jene efektive.Kjo qeveri ka nisur te beje krejt ndryshe se shkatrruesja, por revolucionin qe nevoitet nuk do ta beje dot kurre !Kurrozos varri ja drejton shtyllen.Intelektuale te blogut kontraverse i bien vrangalles me emrin sali...per te leshuar ...melodi.Leshon vrangalla melodi more Xake ?

Ore nga njehere me ngjan sikur i Gjembon  te Tredhurit mendor qe te dalin se s'ben smiley U rri si me cfurk ne dore o ti detyrosh qe te vijne ..o s'ka !

Po ce pyet o Grava . Keta shyqyr qe doli thirrja "Posht kamunizmi " dhe se Diktatura zotrie ' se do i shihje rruges duke fol me veten " Ue ,  po une cfare dua ne kete bote me njerez o llajo " .. Le qe ka dale dhe emri Parti tani .E kane kollaj fare , here  123 dhe je me rrjegull smiley Po kot se nxoren kengen permetaret e famshem :

Cu mbush mali plot me rrush, plot me rrush

Thote neneja s'jane  Salush ,  jane Lulush  ....   smileyLulushanka i thone pe Mokre !

Hallall Grava !

ere shtet po vjen smiley

Kushedi cfare plani ka menduar Didi dhe ka cuar keto perpara te zbulojne terrenin. Deri tani u ankuan se eshte mbjelle shuma hashash ne kohen e Saliut tani ja kur te shohim ndonje aksion madheshtor ne stilin e Rames dhe Tahirit, me rrethime para partizane, tritol and all

Pse kemi shtet ne? Ne kemi nje sistem mafioz, me nje komision mafioz, ku anetaret e bandave ndajne copat e pushtetit ekonomik.

Ju qe pretendoni qe x apo y parti eshte me e mire se tjetra, beni mire te zhvisheni nga perkatesia politike, sepse ne Shqiperi nuk ka me parti, ka thjeshte banda. Mos u perpiqni t'i gjeni justifikim vetvetes per keto parti politike, eshte ajo qe duan politikanet ketu ne Shqiperi! Te gjitha njesoj jane!

Duhet te shkeputemi nga fiksimet tona te kota!

100% sakte !

"beni mire te zhvisheni nga perkatesia politike"

Per disa, eshte me lehte te vizualizohet bota me me shume dimensione. 

E kisha fjalen qe mos te merremi me me partite ne Shqiperi. Fundja tashme ato jane thjeshte disa grupe qe perfaqesojne thjeshte interesa mafioze.

E qarte, po dhe njehere, shko shpjegoja qenieve te botes me dy permasa se ka bote me tre permasa. Kokat zor se ndryshojne, por per fat, zevendesohen. 

c'thua more, thirrje qe te shohim me sy kritik partine tone? po ku eshte pare e degjuar nje gje e tille?
Kjo qe po beni ju eshte thirrje masive per harakiri. Sa turp! po, po, e perseris prape po deshet, sa turp!

Te gjitha njesoj jane!

Me ndryshime te vogla, por e vertete!

...pas takimit me km Rama Moore u shpreh se, qeveria duhet të tregojë përparim në luftën kundër korrupsionit. “Mendoj se një prej mesazheve kyçe që jam përpjekur të ndaj dhe për të cilën ambasada jonë në Tiranë ka qenë shumë konseguente është që të ketë sa më shumë punë që të jetë e mundur tani, si nga qeveria dhe nga opozita, në çdo hap të rrugës; jo vetëm duke lobuar në kryeqytete të ndryshme, por edhe duke marrë vendime politike që duhen marrë, duke treguar përparim në luftën kundër korrupsionit dhe në hapa të tjera përmes mekanizmave ligjorë, jo atyre politike, për të përmirëzuar shanset që, Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive në qershor”.

...per takimin Rama-Moor edhe kesaj radhe mungon fotoja  dhe njoftimi zyrtar  shkruan panorama smiley

 

Duhet me u interesu e me u lidh per jete (pra me u martu) me ndonje fshatare nga Lazarati. PO te qelloje e re dhe e bukur aq me mire.

m'pelqen qasja e re, berber. E ke marre me filozofi dhe me wishful thinking. Iku koha kur ky problem tregonte paaftesine e shtetit perballe krimit

Mire mire po ia ka me hile filozofise me duket.  "e re dhe e bukur" thote.smiley 

ta ket te rrujtme...sqetllen demek

Po sikur te rrujtmen e ka zanot, apo quhet konflikt interesi. 

ke parasysh kur e kerkonte george costanza dashnoren me floke te dendura si te valvitme a dicka e tille? dhe tha, kjo do te thosh shume per te

Admin mos me merr me qafe !  E kam 0.27 usd postimin une e shyqyr qe gjej tema per komente, ju i hiqni me nje te rene te gersheres. smiley

 

ku ka fshat e distrikt e krahine e zone metropolitane qe te hahet me shtetin, mer!

shteti te ngre zgupthi.

per mu ky eshte testi i Rames. test fair. nuk po i kerko njeri te tjera gjona me te veshtira. ne mandanin e pare duhej te kishte ceshtjen lazarat te kopsitme. 

pare gjinden. 

pervoja eshte aty: quhet enver hoxha.

S' kuptoj, per çfare pervoje behet fjale?

E pati thene Dursun Beu.( kronisti turk) " ....Ata te pa fe, sec kane nje gje, qe krrejne nga nje te prin e tyre i cili edhe fjalet i kthen ne gjyle e shigjeta te helmatisura sa qe neve si rruge shpetimi te veteme, kemi pare ....vrapin !
Ku ta dinte fakiri Dursun se na te tillet i kerrejme nje here ne 100 vjet...

Muhabeti i legalizimit per mua eshte i gabuar. E para, eshte eksporti ku behet paraja dhe legalizimi nuk e ndryshon ate gje. E dyta, nuk jetojme ne vakuum e jame sigurte se vendet pereth nuk do jene shume te kenaqur nga kjo pune. E treta dhe me e rendesishmja, eshte nje gje ta legalizosh pasi e ke analizuar ceshtjen e ke dale tek konkluzioni qe nuk eshte e demshme (si Colorado apo Hollanda), e eshte tjeter pune ta legalizosh si nje easy way out nga detyra e shtetit nga qe nuk deshiron kostot politike...

Lazarati High. Rocks!

Lazarat c'e pate fat, nje Azbi + nje mulat.

P.S. SHBL (Shetet e Bashkuara te Lazaratit):

Aerial pictures suggest some 60 hectares have been cultivated in Lazarat, with 300,000 cannabis plants, capable of yielding 500 tonnes or half the total cannabis production in Albania.

lol!

sa i keq eshte bere ppu! 
ja, nga gjithe kjo zallamahi qe u be ktu, ambasada amerikane paska dale me thirrje drejtu amerikaneve qe te mos guxojne te shkojne ne lazarat se eshte jashte kontrollit te ligjit.
E nxefem sajmen kot mduket. Ai e tha qarte dhe pa ekuivoke (sic flet vec sajmja: cdo cep i shqiprise eshte nen kontroll!).
Kto amerikanet jane dhica

kjo dmth "se dicka po kurdiset ne, tunelin e xhenjos", Bredho.. dmth keta ndofta po pergatisin ndonje aksion per te "nderhyre" ne Lazarat. .. po jo se do behet ndonje gje kushedi se cfare, por u duhet ama nje aksion si rekord per Brukselin para Qershorit.

e hoqen qafe ate ate kapon e lazaratit, 25 vjecarin para 2 javesh, Belul.
Daroviste ne vendin e gabuar, thoshin. Ky i riu do jete me mend ne koke...
Luhet para e madhe, Belul djali...ti e di vete se je i perfshire ne aktivitetin e skafeve dhe skafet kane pas levizje. 

nuk kishte gjo me deshperuse se sa brace end co duke i qa hallin lazaratsve se do jene me gjendjen shpirterore nqs nuk do mbjellin sezonin tjeter... duhet me i gjet patjeter ndojne pune.

per te gjith te papunet ne shqipri nuk ka problem se jan mesu tashme. ma va f....

 

Ambasada SHBA-s i ndalon qytetarëve të saj udhëtimin drejt Lazaratit: Qytet jashtë kontrollit të ligjit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ndalon të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri, që të udhëtojnë për në fshatin Lazarat në Gjirokastër.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, Ambasada Amerikane thekson se zona e Lazaratit është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë. smiley

 

Nese ky lajm eshte i vertete, athere i bie qe paskam pas te drejte kur them qe amerikanet jane budallenj smiley Reklam (pa dashje) me te mire se kjo, une nuk mund te gjeja, dhe nje here flm amerikane gomere smiley

...shume i zhgenjym  nga ky reagim o Pjero ....dhe me gjithe respektin si i persekutum besoj se je duke pire ndonje "vere cheap" ne ndonje zafet dhe njerez te tjere te kane shty me leshu  keto ofnendime emocionale per mikun tone te modh Amerikan smiley 

 

Kapo, keshtu siç po zhgenjehesh ti nga mua, u zhgenjeva dhe une nga USA para shum viteve. Qe ta kuptosh me mire, dashurin e madhe qe kam patur une per Ameriken ne kohen e socializmit dhe zhgenjimin qe pesova me vone, lexo VQ. 

Dashuria e ndaluar eshte me terheqese. smiley

Keshtu thone dhe pedofilet

Nuk po flisja per monstra. Gjuha prandaj ka kontekst.

Roni ja ka prish shume imazhin per Ameriken Pjerit smiley

kur eshte shkrujt VQ, autori nuk e njifte Ronin.

..kur asht shkrujt VQ,shqipnia ishte mush plot me rob si Ronni ...tash asht shume e veshtire me gjet ekzemplare te ralle  si ai  smiley
 

me shqiptare qe shkollohen ne tempujt e Dijes ne zemren e forteses boterore te kapitalizmit?

po me cudit, Kapo. Une njoh nje shqiperi tjeter, me sekretare partie qe denonconin robt neper gjyqe, qe benin forma edukimi, qe merakoseshin per shendetin e udheheqjes, qe te merrnin erzin per favorite te gjata etj etj...

...si tha ai i pari; te keqijat dhe poshtersite mbeten e nuk haroen kollaj, te mirat i mer era ... smiley
 

Their loss, eh?

Lazaratasit nuk llogjikojnë më, hashashi ka bërë punën e vet. 

 

Lazarati si projekt pilot

BY ALQI KOÇIKO

Nuk besoj se ka mbetur njeri pa i bërë përshtypje kronika e TCH për Lazaratin këtë javë. Në kushte të tjera, mund të thuhej se “policia më në fund hyn në Lazarat”, dhe jo cilido polic, por vetë drejtori i qarkut. Por në fakt, hyrja e uniformës së rëndësishme kishte ndodhur me konsensus, sepse ai dhe kryetari i komunës do të kryenin një bashkëbisedim me nxënësit e fshatit të madh, për të bindur prindërit që këta të fundit të mos merreshin më me kultivimin e hashashit. Me fjalë të tjera, duket se shteti ka vendosur që “principata” e Lazaratit të bindet të heqë dorë nga kultivimi dhe shitja e një substance të paligjshme e të hyjë në rrugë të Perëndisë me dialog, seminare dhe work shop-e. Gati-gati më ngjau me një konferencë për dhunën kundër gruas, apo për të këqijat e duhanit ose për promovimin e ecjes me biçikletë. Thuajuni prindërve të mos hanë fast food-e se kanë kolesterol. Zaten, kjo rrugë ishte paralajmëruar me disa deklarata të mëhershme të ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që këtu e pak muaj më parë shkaktuan jo pak reagime. Kujt ndjek mediat dhe rrjetet sociale, i kujtohet se shumëkush mbeti i habitur me këtë “trajtim preferencial” ndaj fshatit rebel. Por pati dhe asi komentuesish që e mbështetën këtë këndvështrim të qeverisë, duke thënë se Lazaratit që është bërë si delja e zezë për shkak të kombinimit hashash plus votë për PD-në, po i bihet ca si shumë në qafë, sepse zona të tjera “bëjnë namin” me hashash ndërkohë që vëmendja është drejtuar nga ky fshat.Përtej pafuqisë dhe qëndrimit si mbi gjemba e plot siklet të kryepolicit të qarkut, epiqendra e takimit në fjalë me gjimnazistët lazaratas ishte kryetari jetëgjatë i komunës, Dashamir Aliko. Thënë shkurt, thirrja e Alikos ishte kjo: Thuajuni prindërve e vëllezërve, që të heqin dorë nga hashashi dhe paratë që kanë fituar tërë këto vite, t’i investojnë në biznese të ndershme dhe produktive; boll i lanë nëpër kazino dhe makina të shtrenjta! Duhet thënë se ky qëndrim publik është origjinal vetëm si artikulim zyrtar i një pushtetari lokal. Pak a shumë, Aliko propozoi atë që dëshironte dhe nuk arriti dot të bënte Majkëll Korleone në serinë e tretë të sagës së “Kumbarit”. 

...vijon..

 

Kapitull më vete meriton pastaj, reagimi i një gjimnazisteje ndaj kësaj thirrjeje të kryekomunarit. “Gjejuni punë prindërve tanë”, tha pak a shumë vajza syshqiponjë, “po deshët që ta lënë hashashin”, duke korrur duatrokitjet e bashkëmoshatareve. Nga intonacioni dhe mimika triumfatore, kam përshtypjen se vajza në fjalë nuk e kishte fjalën për një punë dosido; por për një angazhim të ngjashëm me përfitimet që sjell bima narkotike. Përndryshe ç’punë do ishte ajo? Pra, përveç legalizimit ose në daçi, miratimit nga “ALUIZNI i narkotikëve” i parave dhe aseteve të deritanishme të hashashit, duhet që shteti të marrë masa për mundësitë e punësimit të fshatit të madh. Arsyetimi kundërpërgjigjës i Alikos se “edhe fshatra e zona të tjera vuajnë për punë dhe kanë varfëri, por s’mbjellin hashash”, nuk piu ujë.

Pas këtij evenimenti, duhet ngritur pyetja: Kjo është vërtet strategjia që shteti shqiptar ka për Lazaratin? Punë bindëse, përditë dhe me durim, që edhe ky fshat të hyjë në kooperativë? Fletëpalosje dhe postera për të këqijat e narkotikëve? Apo mos është një taktikë specifike, që parashikon luftë pa kompromis për kapjen e sasive të trafikuara duke ua asfiksuar biznesin kultivuesve, derisa këta të binden se kështu nuk ka leverdi? Fakti është që vetëm pak kilometra më në jug, në Shëndelli të Sarandës, një i dyshuar për trafik narkotikësh, shtiu mbi shefin e antitrafikut teksa ndiqej nga uniformat blu; ndërsa në zona e rajone të tjera, kudo ku pikasen parcela okulte apo njerëz të përfshirë në këtë trafik, shteti vepron me forcën e ligjit. Dhe ministri i Brendshëm nuk ka sqaruar përse pikërisht në Lazarat “çështja është delikate dhe me sfond jo thjesht policor, por edhe social”, por nuk është e tillë në fshatrat e Vlorës, Fierit, Sarandës, Malësisë së Madhe etj. Përse kryetarët e komunave të Krujës a Librazhdit, i janë dorëzuar gjyqit për moskallëzim të kultivuesve të hashashit, në vend që të organizonin simpoziume bashkë me policinë, për të bindur “kundravajtësit” që paratë e trafikut t’i legalizojnë në biznese të hajrit që paguajnë taksa? Nëse në fund të fundit, ky është qëllimi final dhe kjo e Lazaratit është njëprojekt pilot, atëherë aferim. Këtë bimë le ta legalizojmë dhe të lidhim kontrata me Holandën.   

FUND

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).