Ka ndërruar jetë sot shkrimtari me famë botërore, Gabriel Garcia Marquez. Autori i shumë librave dhe fitues i çmimit “Nobel”, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare nga pneumonia, sëmundje që e vuante prej kohësh. Lajmi për vdekjen e shkrimtarit kolumbian është bërë i ditur nga familjarët për mediat e huaja. 

Veprimtaria e shkrimtarit 

Gabriel Garsia Markez, (i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha. 

Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë. 

Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet. 

Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal". 

Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación". Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi. 

Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. 

Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. 

Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë. 

Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë.

Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij, përkthyer në shqip si “Njëqind vjet vetmi”, një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit. 

Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta). 

Ndër veprat e tij me të mëdha padyshim ngelen: Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc. 

Tituj të veprave të botuara në Shqipëri 

Njëqind vjet vetmi, 1967 
Vjeshta e patriarkut, 1975 
Varrimi i Nënë Madhes, 1962 
Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili, 1986 
Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, 1961 
Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, 1981 
Gjethurinat, 1955 
Një histori me paskuinë 1961 
Dashuri në kohën e kolerës, 1985 
Gjenerali në labirinthin e tij, 1983 
Për dashurinë dhe demonë të tjerë, 1994 
Historia e një rrembimi, 1996 
Kujtim kurvash të trishta, 2004 
Dymbëdhjetë tregime pelegrine, 1992 
Të jetosh për të treguar, 2002 

36 Komente

Me I embli shkrimtar,u prehte ne paqe!

Më i mërzitshmi shkrimat, u prehtë në paqe!

Nuk di si te shprehet njeriu i shkrete me keto figura.

Po te shprehem si njeri pa nacionalitet duhe te te shprehesha:

U prehte ne paqe- sic u shpreh vlora.

Por njeriu ka kombesi dhe ketu ngaterrohet pak puna,pasi shpura antishqiptare, sot ka nje anetar me pak, qe quhet Gabriel Garcia Marquez.

Ne shqiptaret nuk e kemi zakon te shajme te vdekurin,qofte edhe kur ka punuar kunder nesh.

Le ta gjykoje Zoti!

po hic, ca duhet thene, ja, vdiq trupi i njeriut qe mbante kafken qe mbante trurin qe prodhoi ate qe quhet me e madhja gje letrare nga bota e stermadhe spanjishtfolese pas Cervantes-it (fillimi i 1600-ave). pra nje here ne 400 vjet.

kshu vijne keta te medhenjte, me pikatore.

per communi mortali thuhet "paste lene uraten", per kte dhe ata si ky s'ka c'te duhet deshirorja, se ka deftore plot.

..mbrom pashe ne nje TV channel qe ky shkrimtari i modh i fukarenjeve kish qon  ene shume shok i ngushte i Kastros smiley

Shok i Kastros dhe Milloshevicit.

Por ndoshta kane "harruar" ata te emisionit ta thone.

takoj nje persian diku te 50 e dicka edhe muhabet per shtetin diktatorial ne iran edhe se si feja kontrollon gjithshka edhe se si njerezit duhet te lene te lire te ndjekin cfare te duan etj etj ... predikonte paqen 

duke dit qe une Albanez me thote: mire eshte qe edhe Jugosllavia te bashkohet prape sic ishte "s'keni pse te ndaheni vetem per arsye fetare" smiley

e pashe pak i habitur po e kuptova qe ishte thjesht nga injoranca 

acds-je do ket njof ndonje shqiptar si ty, dhe prandaj do jete bo direkt me millosheviçin qe i eshte duk burre me i mire.

Mos i ul ndonje vlere ky fakt ?

Edhe zonja Miterrand u dashurua pas Fidelit ne moshe madhore...

Jo po duhet te ishte shok i Berishes si Arsidi smiley .E mer Grande Kaka te pakten prit te vije darka se coku leshon nga nje vez .Deri atehere Glasa ....ben me shumice

I propozoj Ministrise se Arsimit dhe Sporteve ti vëmë emrin GGMarkez një shkolle në Himarë.

Mqrfjl, me ça merret Ministrija e Inovacjonit?

He made this dull world looks magic. RIP.

sa e cuditshme. te gjitha ato qe na servirte markez i kemi rreth e rreth aty ku punojme e aty ku jetojme, por here na vrasin syte ose me mire bejme sikur si shohim nga frika se mos na prishin peisazhin(peisazhin imagjinar se ai reali eshte aty e po na ze fryme),,e here bejme sikur nuk degjojme ato tragjedite e vogla te njerezve te zakonshem.

ta shkruan Ai dhe ti le cdo pune per ta lexuar e nuk le njeri pa bezdis duke ja treguar se sa bukur e ka thene.

Tani me tha sot se ky Markezi me kujton Lalen(gjyshin) kur na tregonte ndonje histori per  te qesh. vetem pasi kishim qesh mjaft e kuptonim qe personazhet ishim ne por me emra te tjere.

   

 

Flm

s'ka perse

Lajmin e dhane tere mediat boterore. Garcia ishte vertet shkrimtar i talentuar. 

Ate qe ka arritur Markezi tme "Kujtim kurvash te trishta" ska patur asnje shkrimtar ta arrije.

Jam kurioz te di se sa nga keta qe thone se Marquez ishte shkrimtare i talentuar kane lexuar dicka nga Marquez? 

Tutti i gusti sono giusti...

dikur jepnin te gjithe mendime per bujqesine, duke filluar nga Komiteti i Partise se rrethit. Tani jane bere te gjithe kompetenta per letersine smiley

Dikur kshu e hongri nji shef i seksionit te bujqesise (gjirokaster). se c'qe nje pune bujqesie, pleh kimik me duket, dhe meqe parashikohej shi me rrebeshe, ky bujku dha urdher qe plehroni mbas nje jave, jo tani. shkoi llafi ne komitet te partise, edhe vjen nje nga ata sekretaret e xhindosur, qe perplasnin grushtet ne tavoline, razi per te zbulu komplot armiqsor. pse s'filloni plehrimin. c'prisni? filloi t'ia shpjegonte ky, e mire o mire, merrte vesh ai tjetri, filloi aludimi per pune armiqsore si me thene... i kthehet ky i bujqesise, i thote mor po pse ju duket vetja te gjitheve profesora ju per bujqesine, pse nuk shkoni t'i thoni nje mjeku mos opero melcine, po stomakun? U zbyth sekretari, ama ate  shefin pas nje jave e hoqen dhe e shpune per te permiresuar punen dhe prodhimin ne nje kooperative te vogel malore me 4 ore diell ne dite (per qershorin)   smiley

 

nuk eshte me rendesi sa nr te letrave te tij ka lexuar tjetri, Roni .

Rendesi ka qe Marquez me shkronjat e tij na solli shiun dhe diellin tropikal mes nesh ,na njohu boten e  tempramentit latin, na perkujtoj qe bukuria e natyres ploteson varferine e njeriut . Na perkujtoj qe jemi aq te ndyte sa  dhe aq te arrire si qenje .

E cka jo tjeter ..

Per mua ,emisionet dokumentare te Exprlour Nature ishin te zbehta karshi pershkrimit real te te madhit Marquez qe i bene vendit te tij .

 

S'besoj se ka njeri ne bote qe s'ka lexuar te pakten 1 liber nga Marquez. 

Ore u ca facebuku nga ripet per Markezin - nga shqipot 99%. 

 

do ishte me e zgjuar sikur pyetjen ta beje ndryshe.

sa nga ata qe e kane lexuar, do ta veçonin si shkrimtar te rralle (di ti psh te na tregosh se perse e mbajne per diçka kete markezin ?). se per nje njeri me fame, nuk ka fare nevoje ta lexojme, qe ta besojme. 

se mund te vazhdonim pastaj me pyetjet e rradhes, kush e ka njohur skenderbeun sesa trim ishte ?, etj, etj, etj.

 rasti me interesant jam vet. nuka kam lexu sa nji liber te tij vete. i lexonte vasili(banakjeri) e ma nxinte jeten tu mi tregu.

Une gjithe listen e perkthimeve ne shqip, por heret dhe me ka shijuar shume.kete vere po lexoj prape nje markez dhe po shoh si do me duket.

Njerzishem u prehte ne paqe! S'eshte as ngjarje e hidhur as e merzitshme, sepse mosha i kishte ardhur e semundja po e torturonte. Pacim fatin e tij te gjithe, qe te behemi te perjetshem duke qene gjalle. Faleminderit per cka na ka lene.

Nje nga ata shkrimtare qe ekzistojne per t'ua bere te afert letersise te gjitheve. Edhe po s'te pelqeu Dashuria ne kohet e koleres, do te te pelqeje Vjeshta e patriarkut. 

Kjo lidhja me Nobelin eshte bere e merzitshme.

...But the Captain did not see her because

he was stupefied by Florentino Ariza's tremendous powers of

inspiration.

"Do you mean what you say?" he asked.

"From the moment I was born," said Florentino Ariza, "I have never

said anything I did not mean."

The Captain looked at Fermina Daza and saw on her eyelashes the first

glimmer of wintry frost. Then he looked at Florentino Ariza, his

invincible power, his intrepid love, and he was overwhelmed by the

belated suspicion that it is life, more than death, that has no limits.

"And how long do you think we can keep up this goddamn coming and

going?" he asked.

Florentino Ariza had kept his answer ready for fifty-three years, seven
months, and eleven days and nights.
"Forever," he said.

 

nuk me pelqejne kta nga kolumbia se merren me drog,, po gjithsesi rip...  se njeri ka qen.

i kam lexuar pothuaj te gjith romanet, por vetem ca paragraf me kan pelqyer

smiley po ky Garsia me Droge eshte marre? smiley

Gabriel Garsia Markez :

My heart has more rooms than a whorehouse...“But when a woman decides to sleep with a man, there is no wall she will not scale, no fortress she will not destroy, no moral consideration she will not ignore at its very root: there is no God worth worrying about.” 

Ishte dashnor i madh!

...Better to remain silent and be thought a fool than to speak and remove all doubt ...

“One night a friend lent me a book of short stories by Franz Kafka. I went back to the pension where I was staying and began to read The Metamorphosis. The first line almost knocked me off the bed. I was so surprised. The first line reads, “As Gregor Samsa awoke that morning from uneasy dreams, he found himself transformed in his bed into a gigantic insect. . . .” When I read the line I thought to myself that I didn’t know anyone was allowed to write things like that. If I had known, I would have started writing a long time ago. So I immediately started writing short stories.”

― Gabriel Garcí­a Márquez

Ka ndërruar jetë sot

do ket shku te ishulli ku jetojne akoma ,elvis presli, majkell xhekson dhe ca te tjere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).