Agjencia e vlerësimit të cilësisë së kreditit Standard & Poor’s, përmirësoi vlerësimin e situatës ekonomike në Shqipëri me parashikim të ndryshuar nga “negativ” në “të qëndrueshëm” si dhe i dha një notë pozitive politikave të qeverisë për reduktimin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Në një njoftim për shtyp të publikuar sot, agjencia tha: “Ne besojmë se ecuria e rritjes së Shqipërisë do të përmirësohet dhe se qeveria do të ruajë angazhimin e vet për konsolidim fiskal, gjë që do të sjellë rënie graduale të borxhit të përgjithshëm të qeverisë. Për rrjedhojë ne rikonfirmojmë vlerësimin për borxhin sovran afatgjatë dhe afatshkurtër në monedhë vendëse apo të huaj për Shqipërinë në ‘B+/B’.

Parashikimi “i qëndrueshëm” reflekton këndvështrimin tonë se Shqipëria do të ndjekë politika të shëndosha fiskale dhe ekonomike të lidhura me përpjepjet për integrimin në Bashkimin Europian.”

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me FMN në bazë të së cilës pret të përfitojë rreth 1 miliardë euro kredi të buta në tre vjet në këmbim të reduktimit të deficitit primar të vendit dhe uljes së borxhit publik nga 71 për qind të PBB-së që është aktualisht në më pak se 60 për qind në vitin 2019.

8 Komente

Nuk vjen begatia prej sofistikimit te " Fiskut"! Na eshte thene do presim " Rilindjen".Ne se me kete do te duhet te kuptojme berjen me mire te gjithckaje qe bente keq qeverisja e me parshme , kurrsesi nuk eshte rilindje! Me rilindje une kam konceptuar Kater Reformat e Thella.Asnjera prej tyre .....Nuk Ka Filluar ! Bilez me me kryesoren drejtimi po shkon mbrapsht!.Keshtu qe Standart & Leshi, flet ...kot fare ! Ti biem Kambanes se alarmit e po vazhdoi edhe ca muaj keshtu lipsen urgjent zgjedhjet e reja!Keto konsiderata t'i mbajn per vehte keto organizma qe paguhen per te na hedh ur " hi syve".
Por ne kemi nje problem shum te madh me rrotacionet.Ne vend qe opozita te ristrukturohet, te thithe mendjet e fresketa, te nxisi individe me vizione zhvillimore, te kolaudoje cdo gje qe kreu gabim,etj, merret me sms- t e Saimirit, me ca i ka shpetuar Yzeirit, dhe vendosjen ne pune te ...Demirit! Lul Basha del e flet perdite, per cdo problem se gjasme...te gjitha i di kryetari !Kundershton te liga e te mira bashke dhe qe nuk futi ne koke as edhe nje fije prej rekomandimit amerikan, per reformen territoriale ! Nje opozite e tredhur krejt! Ku dreqin duhen hedhur syte? Na dalshin me gjith rrenje Insha- Allah !

Kater Reformat e Thella

Standart & Leshi

Grave, ky eshte momenti ku porositet kriklla e trete. Pa fol, por me nji gjest te nevrikos kamarjerit! smiley

Bravo cuna

Rrofsh or Cen se nji per kaqi gje vujm !

Sa me pozitive te jene vleresimet e Standard aq me te uleta jane interesat e borxhit te jashtem.Megjithate suksesi i qeverise duket kur vijne investimet e huaja.

Lere mos e cyt. Borxhi i huaj? Shteti shqiptar ka vite qe nuk emeton borxh ne monedhe te huaj, sepse nuk ja blen kush. FMN qe dha 330 milion, solli me vete nje nje kontrate 50 faqe te gjate. Firmos ne fund te cdo faqe, - tha. Luca Brasi style.

Pffff...Standart & Poor'dh.

Asgje e re nga fronti i perendimit. 

Politikat makroekonomike jane te vetmet qe kane marre vazhdimisht vleresime pozitive, madje edhe ne ato vitet e qelbura kur ekonomia jone lundronte e lumtur mes fekaleve te firmave piramidale. 

Ne fushen e ekonomise, tek ne, thelbi i ceshtjes eshte: 

cfare politikash ka qeveria per te rritur, si nga pikepamja sasiore, ashtu edhe nga ajo cilesore, punesimin?

Me fjale te tjera, sa mendon Rama ta coje gjate mandatit te tij qeverises numrin e te punesuarve REALE, qe perfitojne rroga NORMALE, nga ato qe te mundesojne nje jete dinjitoze (dmth mundesine per te marre nje hua per apartamentin dhe automjetin, mundesine per te perballuar me cilesi shpenzimet e zakonshme mujore, etj.)?

Po u rrit numri i te punesuarve REALE qe perfitojne rroga NORMALE (si me lart), athere rritet gjithe ekonomia, pasi me shume te punesuar me me shume fuqi blerese do te thote me shume shpenzim privat, me shume parà ne qarkullim, me shume xhiro ekonomike, etj., etj.

Nderkaq, ne rast se ekonomia vijon te zhvillohet sipas prirjeve aktuale, e dominuar dmth nga nje grusht oligarkesh qe kane perqendruar ne duart e tyre pjesen derrmuese te pasurise kombetare, athere jemi ne nje rruge pa krye. Kjo pasi, sado te shpenzojne oligarket, miqte dhe familjaret e tyre, prape se prape jane shume, shume pak per te vene ne levizje seriozisht tregun.

Ceshtja e rishperndarjes me te drejte sociale te pasurise pra, eshte perparesore jo thjesht per motive ideologjike, por mbi te gjitha per ngritjen dhe mbarevajtjen e nje sistemi ekonomik te shendetshem dhe te qendrueshem. 

Une sinqerisht, kur shikoj ministrin e ri SOCIALIST te welfare-it, qe i rreh shpatullat dhe pergezon publikisht si sipermarres model, ate pronarin e cotonelles, Liqexa a si e ka, mbetem me goje hapur! Kjo pasi jo vetem qe modeli i liqexes me shoke nuk eshte per tu mburrur, pasi bazohet mbi shfrytezimin e skajshem te krahut te punes se fukarenjve, por edhe e mbi te gjitha pasi ministri i atij dikasteri, simodos ministri i majte, duhet te kete ne krah perfaqesuesit e punetoreve, jo pronarin!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).