SHBA dominohet nga elita te fuqishme, te cilat kane ndikim te madh ne vendimet politike

Sipas analizave te shumta te nje studimi disavjecar theksohet se elitat ekonomike dhe grupet e organizuara, te cilat perfaqesojne interesin e bizneseve, kane nje impakt thelbesor ne politikat e qeverive te SHBA-ve, nderkohe qe qytetaret e thjeshte dhe grupet e lidhura me interesat e tyre nuk kane aspak ndikim ne keto vendimmarrje.

Keshtu konkludon studimi i fundit i Prof. Martin Gilens, Priceton University, dhe Bejamin I Page, Northwestern University.

30 Komente

aq me mire

Ska se si te jete ndrysha!Nga hiçi vjen hiçi.

Pavarsisht se nuk e kuptoj gjuhen barbare dhe primitive angleze, besoj se autori ka te drejte ketu. Per kete çeshtje kam folur edhe tek VQ (tek Intervista) dhe e theksoj se Amerika ne aparence duket si demokratike, por ne brendesi levrijne interesat e grupeve te fuqishme financiare, te cilat nuk pyesin per interesat e te tjerve. 

Ne fakt duke filluar nga sistemi gjyqesor ne SHBA kemi te bejme me nje sistem gjyqesor elitar, ne shumicen e rasteve denohen te dobetit dhe te varfrit. Po marr ketu dy shembuj te fresket qe me se tregojne qarte kete. Para pakj kohesh nje nene(e ndare nga burri) dhe e papune u denua me 8 vite burg sepse la femijet vetem per nje kohe te shkurter per te vajtur ne nje interviste per pune. Nderkohe qe nje qelbesire, nje prej pjesetareve te dinastise DuPont i cili perdhunte sistematikish vajzen e vet u la i lire.

Politika e jashtme e Obames  

Te jesh donator automatikish perfiton nje karrige ambasade. Si puna e hotelierit me origjine greke George Tsunis te cilin Obama e caktoi si ambasador ne Norvegji (cmimi $1,3 milione per fushaten elektorale). Ky tipi, nje cope debili koke e kembe nuk e kishte idene e Norvegjise se ku binte ne harte...lere pasta kur e quan Republike Parlamentare smiley McCain e pyet per nje nga Partite kryesore ne koalicjonin e Qeverise Norvegjeze Partine Progresiste(LSIja e Norvegjise). Ky debili vazhdon me tej...Norvegjia i ka denoncuar ata. Ju desh ta nderpriste McCain serisht "Qeveria i denoncoi ata?" Cilet ata?....."Jane pjese e koalicjonit qeverises........ o rrote" kane 8 ministri nen yqem   

Tjeter donatori, si Noah Mamet ju dha posti i nje prej ambasadave me te rendesishme si ajo e Argjentines megjithese nuk kishe shkeluarr asnjehere ne ate vend

Nje rast tjeter skandaloz ishte ai i Collen Bell qe merret me Opera dhe muzike, te ciles ju dha posti i Ambasades se SHBAve ne Hungari(kjo dhuroi $ 800mije gjate fushates se Obamese). Kur u pyet per rendesite strategjike te SHBAve dhe prioritetet ne Evropen Lindore u pergjigj se nuk e kishte indene se perse flitej. ( 37% e donatoreve kane perfituar vende neper ambasada te rendesishme anembane botes dhe sot prezantojne SHBAte)

Ne fakt duke filluar nga sistemi gjyqesor ne SHBA kemi te bejme me nje sistem gjyqesor elitar, ne shumicen e rasteve denohen te dobetit dhe te varfrit..

Me mahnit aftesia jote per te zgjedhur shembuj te shkeputur jashte kontekstit per te bere pergjithesime per nje shoqeri shumeplaneshe shumefaqeshe shumekombeshe shumeraciale si shba.

Tani une mora dy ekstreme te koheve te fundit....Dhe po sistemi gjyqesor eshte i padrejte dhe nuk i trajtojn njelloj qytetaret perpara ligjit. Mund te dal ketu me shembuj te panumerta po te duash. Po flasim per nje vend i cili pretendon te jete motorri importues i lirive dhe demokracise neper bote, right? dhe ne fakt te gjitha keto perforcojne temen e studimit, ligjin e xhungles dhe sistemin oligarkik qe sundon ne SHBA ne pergjithesi

Lexo me kujdes

In August of last year the Sentencing Project, a non-profit devoted to criminal justice reform, released a comprehensive report on bias in the system (pdf). This is the sentence you need to remember:

The United States in effect operates two distinct criminal justice systems: one for wealthy people and another for poor people and minorities.

There is an abundance of evidence, however, that both conscious and unconscious bias permeate every aspect of the criminal justice system, from arrests to sentencing and beyond. Unsurprisingly, this bias works in favor of wealthy (and white) defendants, while poor minorities routinely suffer.

 

Yet, shumica e njerezeve sakrifikojne shume per te emigruar ne Amerike. Ndryshe nga Arti, ata duhet te jene budallenje.

Amerika eshte shpirtokraci.

Obama eshte komunist.

Ajo cka ka rendesi eshte qe te jesh me mire se pjesa tjeter e botes, por per filozofet e rradhes se qumeshtit perfundimi nuk ka rendesi.

Po ca dreq studimi...  smiley 

Influenca qe kane oligarket fare mire mund te krahasohet me ate qe kane artistet apo shkrimtaret me librat e tyre. Edhe keta kane influence te gjere jo vetem mbi popullin, lexuesit pra por edhe mbi qeveritaret. Dhe analogjia shkon me tej sepse kane edhe nje ngjashmeri, vota e asnjerit prej tyre nuk vvlen me shume nga vota e cilitdo qytetar tjeter,
 

Per sa kohe votojne dhe zgjedhin qytetaret, atehere emertimi si sistem oligarkik eshte i rrejshem, meqe ata pasurine mund ta kene te fituar me pune, me intelekt dhe me djerse.

dhe a e di se si ka mberritur perendimi aty ku eshte? 

thjeshte duke lejuar kapitalizmin, lirine per te bere, per te shkembyer, per te shpikur.

ne kete menyre tregu, individet njejes dhe se bashku selseksionojne vetvetiu ate qe u sherben me mire interesave te tyre. ndryshe ndodh ne nje sistem socalist, siç edhe e kane permendur tek tema tjeter. tek socializmi njerezve u thuhet se cfare eshte mire per ta. por ky nje problem thelpesor, filozofik madje. 

nese lexon pacavuret e perkthyera nga a. zaimi (shiko temat e zgjedhura), me historicizmat e leshit, qe jane karakteristike te totalitarizmave, do te vesh re se perpiqen qe ta legjitimojne totalitarizmin, socializmin hegelizmin etj duke "argumentuar" per parashikueshmerine dhe pse jo riperseritshmerine e historise.
kesisoj, shoket commie, dhe keta bijte e rinj qe kane filluar dhe perkthejne edhe poezi, preteondojne qe me ane te historicizmit te qeverisin tufen e deleve, qe do te ishte populli, pra duke thene se meqe ekziston ky historicizmi (qe eshte nje spekulim, i demaskuar, si empirikisht, si filozofikisht) atehere intelektualet, kupto: llafologet, e dine se cfare do populli e keshtu ne perfundim nuk ka nevoje per liri shkembimi dhe asnje lloje lirie tjeter.

duke u rikthyer tek kapitalizmi, liberalizmi klasik etj etj. gjithe teorite qe perpiqen tia atribuojne supremacine kapitaliste perendimore ne fenomene si kolonializmi, zoterimi i pasurive natyrore, prania e skllaverise ne disa momente te caktuara... jane te pabaza.

siç e thashte, supremacia vjen nga lenia e njerezve te zgjedhin dhe percaktojne vetiu ne tregun e madh ekonomik, politik, te ideve, filozofik etj  te atyre cka me mire permbushin nevojat e individit e mepastaj te shoqerise.
ky eshte thelpi i kapitalizmit. demokracia, politike, ekonomike dhe e te gjitha fushave te tjera.

Profesori i madh i perimikultures ne fund te leksionit te fundit u tha studenteve te tij, te cilet gjat 300 leksioneve ku kishi marre njohurite e plota per sicilen kulture prrimore,per vlerat e medha dhe gati te pazevendesushme , per organizmin njerezor, shtoi:
" Te dashur studente !ju kam fole nje vit plot per vlerat e cdo kulture perimore e pershkruar hollesisht ne faqet e ketij libri te madh i cili nuk mbahet vetem me nje dore.Me keni lumturuar se i keni pervehtesuar keto njohuri shkencore.Sot po ju them fjalen e fundit.Une , personalisht , do te zevendesoja gjithe ckam shkruar ne kete liber .....me vetem nje qofte..! "
Po keshtu edhe gjith per " argumentet " e apolegjeteve te kapitalizmit.Te gjitha prallat e tyre shemben prej malit te p abarazise extreme te kapitalizmit, qe vjen prej natyres shfrytezuese te punes.Bota sot e ka modelin se si mundet nje shoqeri bazuar ne sistemin shoqeror te eci perpara edhe pse jo vetem nuk ka shfrytezuar pune e pasuri te vendeve te tjera, por ka qene i shfrytezuar prej te tjereve.Modeli i ketij vendi te varfer, duke vene ne jete tezat e komunistit gjeni Buharin, u shndrrua per nje perjudhe shume te shkurter....ne Banke per Ameriken.Socializmi lindor deshtoi ne formen e zbatimit, por jo ne idete e tij.E ardhmja e njerezimit eshte rikuperimi i tezave aplikative te socializmit ose konflagracioni shkaterrues si shpresa per mbi jetesen e sistemit te vjeter i cili ashiqare e ka marre rrugen e ....m !

Grave, a mund te shtjelloheni pak ne ate qe shkruani mbi idete e socializmit ? Si nuk kane deshtuar sipas jush ?

 

Amerika do ishte mire te linte te lira edhe partite e majta, te shkeputej nga binomi PD e PR, e te fuste ne sistemin e saj sa me shume elemente sociali. 

hahahahahahahahah

Edison, pse qesh more djale, thuaje dhe ti argumentin tend, mos u fshih pas qe qeshures. 

Partite e majta dhe te djathta, jane te lejuara o Pjer!

Shko e mblidh 5 mije firma dhe krijo partine tende ketu ne SHBA.

@ Art Chancge the world dhe Pjer.

Sistemi gjyqesor,jo vetem ne SHBA por edhe ne ate Suedine tende dhe ne vendet e BE-se  godet ne shume raste te dobetit.

Nuk dua te shkoj me tej,por merr rastin e pedofilit Polanski,qe nuk u ekstradua per ne SHBA.

Nga ky rast kam kuptuar qe ka dy lloje ligjesh,nje per ne njerezit e zakonshem dhe nje pale te tjera per ATA qe kane para dhe fame.

Me nje fjale po te ishte nje njeri i zakonshem ne vend te Polanskit,Zvicra do e kish ekstraduar pa u menduar dy here.Ose merr rastin e Amanda Knox me te dashurin pasanik italian Raffaele Sollecito ,qe e kaluan lumin pa u lagur.

Per SHBA,duhet te vish e te jetosh vete si ti edhe Pjeri qe te flasesh.Eshte vend shume shume i madh,nga pika lindore Bostoni,ne ate me Perendimore (ishujt Hawaii) do 10 ore me avion.Ne 3 ore me makine ketu une kaloj ne 3 shtete,nderkohe qe juve ne Europe jeni ndryshe.
Ndryshe nga Europa,ketu jane mbledhur tere nacionalitetet dhe fete e botes dhe po bashkejetojne per bukuri.

SHBA eshte vend shume i madh dhe shume shume i decentralizuar.Ka plot shembuj qe te pasurit nuk jane denuar por ka edhe kur jane denuar( Michael Kennedy nje rast psh).
Ka plot raste kur edhe te varfer nuk jane denuar.

Sistemi gjyqesor ne SHBA eshte ndryshe nga ai ne BE,me juri nga njerez te zakonshem dhe me shume hallka.

Sa per idiotlleqet e Pjerit per gjuhe barbare,ndoshta ka te drejte,por ben mire ta mesoje se ajo gjuhe eshte gjuha diplomatike dhe komerciale boterore dhe ata angleze barbare kane pasur perandorine me te madhe ne bote.

Sa per studimin,nuk e di perse harxhohen para kot,per te vertetuar nje gje qe dihet,jo vetem ne SHBA por kudo ne bote,qeverisin elitat.

Vecse ne SHBA,nje njeri i thjeshte e ka shume here me te lehte te hyje ne keto grupe qeverisese apo ne elitat,se sa ne vende te tjera.

P.S. Nuk e di se cfare propogande behet atje ne vendet e Europes se Vjeter mbi SHBA-te,por kam pasur jo pak raste qe kam takuar gjermane,suedeze franceze apo zvicarane,qe kujtonin se ne cdo minute do te shikonin ndjekje te policise alla O.J Simpson ne rruget e NYC dhe Bostonit.
Kur e kuptuan se policia ne pergjithesi kontrollon qytetet dhe njerezit mund te dalin ne mes te qytetit ne 2 te mengjesit pa i prekur njeri,ishin habitur dhe zhgenjyer. smiley
Mark Twain ka thene qe duhet te udhetoni qe te hiqni paragjykimet.Duhet qe edhe Pjeri edheti Art te beni te njejten gje si Mark Twain.

Alfabetin sot e paska zene kriza pro Amerikes. Siç duket i qeka rrit kursi i aksioneve te veta ne burse.

 

smiley ësht transformator smiley

 Dow Jones 16500 sot.smiley

ACDC1, po pse duhej ekstraduar Polanski, apo se thote Amerika. Pse per qytetaret e vet, Amerika nuk pranon ti ekstradoje ne vende te tjera, biles kur shkruan marrveshje me çdo shtet, kujdeset pikerisht tek kjo pike, qe kriminelet amerikane qe kapen ne vendet e tjera, te mos gjykohen ne keto vende por ne Amerike. Nderkoh qe ata qe arreston ne Amerike (me kombesi tjeter) i gjykon ne Amerike.  Nuk e ve re qe ka nje pabarazi ketu, apo nuk e ve re, apo nuk e di kete muhabet. 

Sa per gjuhen angleze dhe Ameriken, ACDC1, ti nuk e di, se une kam pas qejf ta mesoja ate gjuhe, me pelqente, e adhuroja, dhe se ne kohen e socializmit jam rrahur e torturuar si proamerikan, jo per mburrje por per Ameriken kam patur nje dashuri te pakufijshme (lexo VQ) gjersa u zhgenjyem kur ajo erdhi ne 1991-92. 

Per gjuhen fillova ta kuptoj (ketu nga emigracioni) se anglishtja ishte nje gjuhe e varfer, i mungojne format e shtjellimit siç i ka shqipja. Edhe gjuhet sankritishte qe fliten nga India e Pakistani, jane shum me te pasura se anglishtja. Anglishtja si shum gjuhe te varfera te Europes veriore, ka vetem tre forma shtjellimi, nderkoh qe shqipja ka nja 20 forma nga te cilat nja 9 perdoren me shpesh. 

Me vjen keq qe mbron nje pedofil si Polanski,qe eshte denuar nga gjykata me burg.

Polanski nuk do te vinte te gjykohej Pjer por do te vinte te kryente denimin.

 

Nderkohe qe USA ka bere marreveshje dypaleshe me shtetet,jo per raste pedofilash te rendomet si Ploanski,por per raste te gjykimit te ushtarakeve per krime lufte.

Nuk mbroj Polanskin, se s'me bie ndermen per te, por principet. Me vjen keq, por ata perveçse jane megalloman, hundperpjet, jane edhe te trashe. Pale kur i kap ajo histeria kolektive, si dikur qe kapte disa komuniste te vendit tone dikur. 

Ja dhe një tullë tjetër në përftim të "kompllotit botror"

I nderuar Pjer për Gjuhët tek V...Q...kemi lexuar se " Gjuha më e përhapur dhe më e domosdoshme është e atij vendi që është Lider në Teknologji Art e kulturë " kështu që kush nuk e ka lexuar bie edhe në surrogatot e acdc-ve se është " diplomacia dhe komercializmi " smileyose në pathosin revolucionar të legereissimos " po po ta themë unë tye se miraklliu i fridomiut zotrie "

Kur Ju bëni shpjegime teknike unë JU kuptoj shumë mirë Ju , po halli që shumë vetë me GJUHË kuptojnë bashkimin e gërmave smiley

E moj me zamete kur do si i vë VULËN ...nje shoqeri shumeplaneshe shumefaqeshe shumekombeshe shumeraciale si shba...smiley që për mua shpjegon edhe Thelbin e Amerikës , të paktën deri tani që vetë Amerikanët si shkencëtarë e bëjnë " Një Shoqëri të VET-kritikueshme "

Po të kujtohet këtë konstatim te Marksit bëri përpjekje ta nxiste edhe enveri me xha abazin , po me klas të Inter Leggeve që nuk kanë mësuar abetaren akoma , sepse vinin nga kasolle të lyera me "bajgë dhe kashtë " Arritën diçka si punë sistemi Pilot në Vuçidol po dhe ajo SOT   është kthyer në të kundërtën e saj sepse janë shndruar nga njohës Alfabeti në lidhës Gërmash !

Amerika deri tani i ka marrë Motorin Marksizmit për tu përshtatur e drejtuar jetën shoqërore , ekonomike e politike , atje ku nuk krijohen  Konflikte Tritolse sipas mat-Hist ..Kjo krijon dhe Hapsira të shumëllojta .Kush sheh prospektin e shndrrimeve të domosdoshme Ekonomike atëhere me plot Gojën mund të themi Lindi një Marks i Ri.

Thuhet në një bisedë të Botuar nga Gate etj pasunarë se , duhet të orientohemi atj ku po nxisin aplikimet teknologjike tek

Kapitalizmi Kreativ " ..që kishte të bënte me "shpërndarjen " ........Ka dikush !

Papa i Heretikut tha" ka shumë Arogancë e Polarizim "

 

 

Sondazhi global i WIN/Gallup ne 65 vende me 66mije pjesemarres konkludon se qyetaret anembane globit e konsiderojne SHBAte si rrezikun me te madh te paqes globale. Deri ne 13%te vete qytetareve amerikane kane po kete mendim per vendin e tyre. Ne vend te dyte eshte Pakistani dhe ne vend te trete Kina

 

Nuk eshte cudi qe superfuqia te kensiderohet e tille.

Qytetaret qe nuk jane qytetare te superfuqise,kane aresye shume per te mos e dashur.

Eshte si dikur me Romen,

Te gjithe donin te beheshin romake,dhe kur nuk e arrinin dot fillonin te nxirrnin bishta.

Me fjale te tjera,keta qytetare te botes qe konsiderojne SHBA-ne si rrezik,po tu japesh pasaportat amerikane qe neser i marrin te gjithe dhe jane gati te japin kontributin e tyre financiar qe SHBA te mbetet e tille.Nuk ju duket pak ironike  dhe cinike kjo?

Ndersa per numurin 2 dhe 3 edhe falas te me japesh pasaporten e tyre une nuk e marr.

@Pjer Thomas,

Dukesh qe nuk e njeh fare SHBA-ne.

Te pakten ne rastin Polanski ata kane pasur te drejte.

Sic e thashe ore zoterinj,eshte nje shtet qe nga pika lindore ne ate perendimore do 10 ore me avion dhe ka te gjitha racat dhe besimet qe jetojne ne harmori me njera tjetren.

Nese Suedia apo Belgjika apo kushdo shtet tjerer ne bote do te arrije kete,atehere mund te flasim.

Zgjidhni njehere ndonje Kryeminster apo Prokuror te Pergjithshem me ngjyre, pastaj mund te flisni per te drejta njeriu.

po tu japesh pasaportat amerikane qe neser i marrin te gjithe

smileysmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).