Një panoramë e jetës në Sukth; tabutë që respektohen me zë të lartë; problemet që shqetësojnë gruan e një rrethine që gjendet vetëm 20 minuta larg kryeqytetit.

Kërkoj të kaloj një mëngjes, diku në një fermë. Mendoj si shumëkush se fusha e gjelbër dhe qetësia e një femre do ta bëjë jo vetëm ditën, por edhe javën që ka nisur edhe më të qetë. Nuk kam shumë kohë dhe nisem të shkoj në Sukth, aty ku e di se do të më presin miq. Mirëpo, nga një ditë e qetë siç mendoja se do të ishte çdo fjalë e banorëve që takoj më zhyt në mendime. Nuk ka mundësi që jeta në vetëm 20 minuta largësi gjeografike të ndryshojë tërësisht. Ndryshon imazhi, pamja, mënyra se si vishen njerëzit dhe se si rregullohen për të blerë bukë apo ujë në dyqanin ngjitur. Ndryshon thuajse gjithçka. Ndryshon mentaliteti, mënyra se si festojnë dhe mënyra se si qajnë. 

Imazhi

Unë e ardhur nga kryeqyteti, kam veshur një palë atlete, një palë pantallona sportive, një bluzë pa dizenjo dhe një xhuboks. Vajzat që ecin përbri meje, të dyja gjimnaziste që po shkojnë në shkollë, kanë veshur këpucë të larta ortopedike, njëra të kuqe dhe tjetra rozë, bluza të bardha, por me dizenjo që kombinojnë me këpucët respektive dhe streçe të zeza të ngjitura aq shumë pas mishit sa që mund t’u dallosh edhe lëkurën që ka dalë nga tërheqja e streçeve, që me siguri i kanë marrë një masë më të vogël se ajo që u nevojitet. Është mëngjes dhe ato po shkojnë në shkollë. Kaloj tek parukeria ngjitur. Gruaja është ulur përpara pasqyrës, ndërsa burri është duke i bërë shenja parukieres. Gjuhën nuk ia njoh, por mikja ime më e mirë aty më ka thënë që kjo është e zakonshme në Sukth. Meshkujt i shoqërojnë gratë në parukeri për t’u bindur se gruaja nuk do të gënjehet nga modelet që i ofron parukierja nëpërmjet revistave. Ai do ta zgjedhë vetë se si do t’i lyejë apo presë gruaja e tij flokët. Dhe nuk do të ikë aty pa mbaruar ajo. 

16 vjeç: Vajzë të pret unaza !

Nëse i ke mbushur të 16-tat me patjetër duhet të mendosh seriozisht për të ardhmen tënde. Përfundimi i shkollës nëntëvjeçare nënkupton se është koha që t’i të pëlqesh dhe të pëlqehesh nga dikush, që pas një muaji duhet të të kërkojë dorën. Në të 18-tat je mjaftueshëm e pjekur, pas dy viteve fejesë, të hedhësh hapin tjetër, të martohesh e të bësh fëmijë. Nënat në Sukth janë relativisht të reja. Por, si Sukthi jam e bindur se ka edhe shumë vende në Shqipëri. Po mbushe 16- të dhe nuk ke gjë në vijë, përgatitu të të fejojë familja, sepse është turp të ngelesh në shtëpi. Dikush do të mendojë se nuk je e virgjër, nuk je e ndershme apo nuk di të bësh punë shtëpie. 

Nuse me shkollë? Pupupu! 

Sukthi ka një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz. Po ashtu banorët, të rinjtë, kanë mundësi që për rreth 30 minuta të shkojnë në Universitetin e Durrësit dhe për rreth 35 minuta të tjera në Universitetin e Tiranës. Mirëpo, në Sukth, numërohen me gishtat e njërës dorë vajzat me arsim të lartë. Unë njoh vetëm dy. Më thonë se është edhe një tjetër. Dy vajzat që njoh e kanë pasur të vështirë të pranohen nga familja e djemve që duan. Të dyja i kishin kaluar të 20-tat dhe të dyja kishin udhëtuar çdo ditë drejt Tiranës dhe Durrësit për t’u shkolluar. Jeta rrugëve, edhe pse për shkollim, në sytë e vjehrrave aty nuk është gjë e mirë. Mosha e tyre e madhe gjithashtu. Përpjekja për t’u sjellë mirë me mamanë e njeriut që do, duhet të jetë tri herë më e madhe, një sepse të ka “kaluar” afati, një tjetër sepse ti ke bërë shkollë të lartë dhe e treta për të treguar që bën për djalin e saj gjithçka, madje edhe të lash rrobat me dorë si në shekullin e 21-të.   

Punët e shtëpisë 

Punët e shtëpisë i bën nusja e vogël, nëse ka edhe një nuse të madhe shtëpia. E nëse është e vetme i bën sërish ajo. Mos u çudisni nëse ju them se kam zbuluar edhe shtëpi që ende nuk kanë lavatriçe. Këtë e gjen në Sukth, por jo sepse nuk kanë para për ta blerë, por sepse nusja 20-vjeçare që ka dy fëmijë duhet të lajë rrobat e burrit   kur fëmijët janë në gjumë. Kryesisht gratë e këtij vendi vetëm 20 minuta larg kryeqytetit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse punë shtëpie. E nëse nuk di të bësh punë shtëpie bëhu gati të kacafytesh me vjehrrën që e ka kaluar provën e saj dhe pret çdo mëngjes kafenë nga nusja e djalit, edhe nëse kjo e fundit ka gjithë natën pa gjumë në krevatin e fëmijës.

 

“E dua jetën familjare, por më mungojnë librat” 

- Intervistë me Elsida Kurtin, ish-studente në Tiranë, tashmë një nënë e re që jeton në Sukth 

Ajo nuk dëshiron të flasë se sa të vështirë e ka pasur të krijojë familje në një ambient të tillë, pasi aty të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Shprehet e lumtur që është bekuar me një fëmijë dhe që ka një bashkëshort që më shumë se kurrë po përpiqet t’i japë familjes së tyre të vockël pak stabilitet ekonomik. Edhe ajo punon, ndryshe nga shumica e femrave në Fermë, siç e quajnë ato lagjen e tyre. Elsida Kurti ka mbaruar studimet e larta për Letërsi në Tiranë, por tani kujdeset për Elion, djalin e saj që sapo ka mbushur 1 vjeç. Nuk punon si mësuese, sepse nuk mundi të mbyllte Masterin Profesional që i duhej. Edhe pse ajo nuk e thotë haptazi, Elsida ka frikë se qetësia në shtëpi do të prishet nëse ajo do të kërkonte të përfundonte Masterin. Tani është një nënë e re që mëngjeseve duhet të bëjë kafenë, kurse mbrëmjeve ta gdhijë pranë fëmijës. 

Është e pamundur t’i mbyllësh studimet? 

Nuk kam kohë, nuk kam mundësi. Nuk është vetëm mentaliteti i fshatit, por janë të gjitha bashkë: fëmija, familja, shtëpia. Më është dashur të tërhiqem, edhe pse ndoshta jetoj këtu. 

Ju e njihni pak a shumë jetën në kryeqytet. Ndryshon shumë nga ajo që jetoni sot në Sukth? 

Ndryshon, sigurisht. Dikur lexoja shumë dhe kisha se me kë të flisja për letërsinë. Sot, edhe pse kujdesem për një mijë e një gjëra si të gjitha vajzat dhe gratë në lagjen time, gjej gjithnjë pak kohë për të lexuar. Ajo që më vret më shumë është fakti që këtu nuk ke me kë të flasësh. Janë me kokrra njerëzit e arsimuar apo ata që lexojnë. Këtu jetojnë njerëz që blejnë kondicioner dhe nuk dinë të përdorin pultin. Jo pak herë banorët e kësaj lagjeje më kërkojnë ndihmë me katalogë në duar për gjërat e reja që kanë blerë. Jemi shumë pak vajza të shkolluara, ndoshta tre. Nuk kam vërtet me kë të flas. Më pëlqen jeta familjare, por më mungojnë shumë edhe bisedat për librat. Ndonjëherë mendoj se lexoj kot. 

Pra, ndiheni sikur po jetoni në një rreth që nuk ju përket? 

Po, pak a shumë. Kam një partner, bashkëshort shumë të mirë, që mundohet shumë dhe që e di se për mua dhe Elion do të shkonte deri në fund të botës, por ambienti rrethues shpeshherë më mbyt. Kam një bibliotekë në shtëpi, por kam parë njerëz që vepra të klasikëve të mëdhenj i grisin për të mbështjellë misra. Më ka ndodhur edhe që të kenë tërhequr një libër nga rafti i librave të mi dhe pasi të kenë bërë sikur e kanë lexuar i kanë grisur fletët për misra apo kaushë farash. Kjo është diçka që më trembte, tani jo më. Jam mësuar me njerëz që nuk i duan dijet aq sa punën si gomar.

Çfarë do të doje që të ndryshonte më së shumti në zonën ku ti jeton?

Ta duan arsimin dhe të lexojnë. Po të dish, bën. Këtu paragjykohen vajzat që janë të shkolluara. Dhe nuk kuptohen. Realiteti këtu të detyron të përshtatesh. Ndryshe mund të përfundosh në vetëvrasje si Ema Bovari. Ama, sikur të gjithë të lexonin më shumë do të kuptonin se jeta sot në këtë mijëvjeçar nuk mund të ndërtohet më kështu, ose të paktën nuk mund ta detyrosh dikë të jetojë kështu. 

 

Kur mblidhen gratë e Sukthit për vendime

Një nga vajzat më aktive në Sukth, Ina, ajo që na siguron edhe ndonjë fotografi të realizuar gjatë aktiviteteve në këtë qytezë, na rrëfen se në këtë zonë të Durrësit ka edhe aktivitete që organizohen nga vetë vajzat dhe zonjat e kësaj rrethine. Kryesisht këto takime organizohen nga ajo. Ajo mbledh herë pas herë gratë dhe vajzat e Sukthit për ndonjë qëllim të caktuar. Janë mbledhur për të fituar të drejtën për të hyrë në politikë, për të debatuar mbi çështje që i përkasin barazisë gjinore ose për të ndaluar dhunën në familje. Kryesisht, këto takime i bëjnë në shtëpinë e ndonjërës nga organizatoret ose në ndonjë lokal aty afër. Dhe çdo rast i tillë është në një farë mënyre një lloj eventi për këto gra dhe vajza. Të mblidhen bashkë për të biseduar më gjatë se zakonisht është një lloj organizimi që meriton të përflitet edhe një javë pas përfundimit të tij. Thuajse të gjitha janë aktive në këto lloj takimesh.

Madje, duket se të gjitha e respektojnë njëra-tjetrën. Flasin me leje dhe në të gjitha fotografitë e realizuar janë duke buzëqeshur. Takimeve të tyre nuk u mungojnë biskotat, amaretat, patatinat apo edhe ndonjë ëmbëlsirë të gatuar vetë. Sigurisht që në këto takime mungojnë pijet alkoolike, por gjithashtu mungon edhe uji. Në tavolinat ku zhvillohen takime të tilla ka gjithnjë lëngje frutash apo pije të gazuara joalkoolike. E nëse sheh disa fotografi të realizuara gjatë këtyre takimeve, ku diskutohet roli i gruas në politikë, në familje apo edhe në fshat, e ke më për mbarë të mendosh se aty po organizohet një ditëlindje apo po festohet ndonjë ditë e veçantë. 

E sado e ashpër të jetë politika dhe dhuna për këto femra, ato dinë sërish të buzëqeshin kur vjen puna te blici i një aparati. E megjithatë, numri i pjesëmarrëseve në këto lloj aktivitetesh është relativisht i vogël. Mjaftojnë tre tavolina lokali ose dy tavolina të mëdha shtëpie për të mbledhur parinë e grave të fshatit. Organizimi i vetëm që kthehet edhe në festë është ai i 8 Marsit. Për gratë e Sukthit, dhe me siguri edhe të shumë fshatrave në Shqipëri, 8 Marsi është një ditë e shënuar dhe thuajse të gjitha e festojnë. Po a janë vërtet të lumtura këto femra që duket se japin dita-ditës frymën e tyre në familje, duke mos menduar asnjë grimë, përveçse në këto aktivitete, për veten e tyre?     

 

* Titulli është i Peshkut

66 Komente

O Shqiperi o nena ime, i ke ato male dhe qytete te mbushura me injorance. Femra shqiptare vazhdon te vuaje patriarkalizmin dhe misogjinine e theksuar, madje te mbeshtetur nga vete grate. Akoma nuk kuptohet qe qendrimi ne shtepi duke bere dhe ribere punet e shtepise i pengon femrat, me arsim te larte apo jo, per te çare ne jete. 

Kush ti ben punet e shtepise ty karote.

Nusja e vogel smiley  ka lezet me qene nusja e madhe. Imagjino tkesh 2 nuse me t'vogla. Njera ben punet, tjetra gatuan. 

Kam blere robot per ate pune Brad. Po ty kush ti ben?

Kujdes tastieren se po na hyn roboti ne peshk .

Po nga Afganistani di gje njeri sa minuta larg ndodhet Sukthi?

ty ,fare e keqe,nuk te takon te komentosh per probleme shqiptaresh,prandaj sko e gris menderen gjekundismiley

Une punoj me matrapik merr shoku, ti aty ne Greqia shiko dhe ruaje fort menderen, sepse greket kane mesuar nga turqit ta kene qejf menderen e shkrete, sidomos po qe shqiptare pa e vjeter apo e re, nuk ka shume rendesi per ta.

mirdita profesor!

Duhen degjuar fjalet tuaja, padushim, te mbeshtetura ne nje vrime te zeze eksperience!

Nga pershkrimi, dukej vertet sikur flitej per Afganistanin smiley siç aludoi dhe Usta-i, por une kam pershtypjen, se qytezat e vogla kane ndryshuar, dhe nuk jane dhe kaq te izoluar. Psh, veshja e nje sukthjoti/e nuk besoj se ndryshon shume nga veshja e nje durrsaku apo tiransi. 

streçe të zeza të ngjitura aq shumë pas mishit sa që mund t’u dallosh edhe lëkurën që ka dalë nga tërheqja e streçeve

tmerr...

Mire moj jardine por e di si beri nje fshatari im? Iku ne Amerike kur qe 18 vjec dhe u kthye rrumullak 50. Nje memgjes heret po ecte me ca kushurinj te tija per pazar.Para gjeten dy breshka ..njera perpara ...tjetra persiper te pares .....Nje nga ata melunerit e fshatit e pyeten " amerikanin e venit"
- C' bejne keshtu keto xhaxho ..filani ?
- Nuk e di c' bejne ketej, kukubreshkat, por ne Amerike , keto pune behen vetem ...naten
Dhe ju po cuditeni se i pat diten keto te paberat..Por dhe anej coku behen naten se me ka thene ai amerikani venit mua !
Pse ore kaq kollaj zhduken doket, zakonet , traditat ?

E bukur historia e breshkave, Grave. Zakonet dhe traditat duan kohe per te ndryshuar, e vertete, por prit gomar sa t' dali bar, eh?

 

po ca ka per t'u skandalizu tani dhe ju...
Te gjitha shoqerite kane kalu ne kto etapa heret a vone; e probleme mentaliteti te komuniteteve te izolume ka jo vetem ne shqipri. Nuk shof naj gjo per u-bu-bu

16 vjeç: Vajzë të pret unaza !

Ja kaq!

 Nuk ke nevoj te kuptosh me shume drejtimin e transformimit te Sukthit dhe Tiranes! 

Fshat eshte vertet, por kur e mendon qe eshte vetem 30 minuta larg Tiranes, kryeqytetit, tmerrohesh kur lexon nje gjendje te tille.  Kam njohur vajza nga fshati qe  edhe pse mbi 100km larg Tiranes, ndihen te privilegjuara ne fshatin ku jetojne, jo si kjo e shkrimit, qe ndihet sikur ka bere nje krim. Qe te kuptosh mentalitetin e ketij fshati, mjaft qe te shikosh kete, qe edhe pse ka bere 3 vjet shkolle ne kryeqytet,  nuk denjon te beje masterin profesional, jo me qe te perpiqet te sjelli nje fryme te re te rinia e ketij fshati.

C'i duhet te lexoje klasiket, nje   viktime te tille qe edhe shkollen s'pati force ta vazhdonte, shko maj laj robat ma mire smiley

 

cjane keto idiotlliqe qe botohen mo vlla...gjithmone me cudit ne Shqiperi fakti se si shkruhet historia njehere ne koken e shkrimtarit, pastaj shkon dhe gjen nje rast per ta ilustruar, dhe automatikisht pershkruan gjithe jeten e nje fshati. Me cudit se si nuk i vjen turp personit qe i ve firmen ketyre lloj shkrimeve, dhe ata qe i botojne.

Per te kuptuar rrethanat e nje personi, duhet pare ambienti ne te cilin jeton; keshtu qe nuk eshte bere ndonje gabim i madh ne trajtimin e kesaj historie.

pikerisht se pershkrimi i sjellur nuk perfaqeson aspak nga realiteti i perditshem ne fshatin shqiptar...po te nisesh me qellim per te bere pershkrimin e kesaj historie, ta garantoj une qe mund ta ndertosh ne cdo fshat edhe te belgjikes, anglise apo amerikes...kam njohur njerez qe kane jetuar gjithe jeten ne New Jersey pa hyre asnjehere ne Manhattan...apo nga ata qe ne 2005 me pyesnin a e more vesh se kane rene dy kullat...ndaj mendoj se shkrimi eshte paravendosur ne koken e shkrimtares, dhe me pas ka dalur per te gjetur shembullin per ilustrim.

Pra, juve nuk ju pelqen qytetarocentrizmi i autorit?! Ne rregull, aty ju kuptoj. Por ne çfare aspektesh nuk e perfaqeson realitetin e perditshem te fshatit?

Po a janë vërtet të lumtura këto femra që duket se japin dita-ditës frymën e tyre në familje, duke mos menduar asnjë grimë, përveçse në këto aktivitete, për veten e tyre?

Jo, nuk duhet te mendojne per te tjeret, sepse vrasin veten si Ema Bovari, duhet te mendojne per veten, te zejne dashnor si Ema Bovari.

 

te zejne dashnor si sinjora Bertini, thuaj me mire o Tiku..smiley

kot e dramatizojne kaq shume keta, sepse shoqeri te tilla, te "mbyllura", qe jetojne ne menyre tradicionale ka kudo.. edhe ne shtete e shoqeri shume te zhvilluara. p.sh Mormonet. (jo hormonetsmiley) ne SHBA, por edhe ketu ne Hollande apo Gjermani ka disa fshatra ekstreme katolike qe jetojne ne shoqeri te mbyllur dhe jetojne sipas disa rregullave strikte tradicionale familjare.. keta vishen ndryshe, martohen me njeri tjetrin, shkollojne femijet deri ne nje moshe te caktuar etj..smiley

se ke lexu zonjen bovari,do e kesh bo kaush farash dhe ti.nuk shkon analogjia me sinjora bertinin.e ca se ka shoqeri te mbyllura kudo?ku ma gjen te mbyllej sukthi nga katolicizmi.ty do t'pelqente ajo lloj jete?nuk do doje t'arratiseshe po te jepej mundsia?

po lere o Blanca tani nese e kam lexuar apo nuk e kam lexuar une madam Bovari-ne.... gjetiu e kemi une dhe Tiku kur permendim sinjora Bertinin apo, "oh Beti sa e lehte je ti Beti".smiley

nuk e di nese do te doja te aratisesha nga ajo lloj jete, se nuk e di si eshte ajo jete.. por me ce njoh veten une, besoj se po.. ndersa nuk dua ti paragjykoj keta njerez sepse mbase u pelqen kjo lloj jete.

Po te jesh burre si eshte? smiley

pse duhet ti besojm??cfar mund te besh tjeter ne nje katund apo ferm ?a ka aty teater,kinema,pube?ket gocen nuk e martoi njeri me zor.nese do pelqente nje jet ne qytet te kishte gjet nje burr 3 vjet ne tiran qe beri shkollen.ne fshatra ka plot injorant,po kjo e paska felliq fare familjen e burrit me kto kaushat e farave hahahaha.

Mbase gjetja e burrit ne Tirane nuk ka qene ne plan te pare meqenese duhet te kete qene e zene me mesime. Po mire, nuk e martoi njeri me zor, por eshte e thene qe duhet te pranoje tani kete lloj prapambetje dhe roberimi qe i behet ?  

jo,du t'them ne nje far menyre ajo nuk e perjeton aq keq se ndryshe do ishte sforcu per nje jet jo provinciale.problem me i madh esht qe aty ne ate vend ska asgje per tu kulturuar,ska ambjente argetimi,njerzit nuk dalin nga shpija,ku te shkojn femrat e gjora?

Me pelqen menyra jote e te menduarit, por gjetja e nje burri ne kryeqytet, me synim qe te evitohet jeta fshatare, nevojit goxha dhelperi, kulture joprovinciale (etj.) dhe jo te gjitha mbartin keto karakteristika. Problemi nuk eshte thjeshte mungesa e ambienteve kulturore, por fakti qe femrat, kryesisht ne fshatra por edhe ne qytete, trajtohen si sherbetore 24/7. Jo vetem, por ne shume raste pengohen per te ndjekur studimet e larta, nje profesion qe nuk pershtatet me detyrimet e tyre martesore, familjare, etj. Lere pastaj dhunen qe eshte i nje ekstremi tjeter.

Argetimi eshte i rendesishem por shumica e familjeve shqiptare jetojne ne kushte te veshtira ekonomike dhe nuk ia lejojne vetes shpenzime ne ate drejtim. Tani, imagjinoje te jetosh me bashkeshortin/bashkeshorten ne nje shtepi me gjashte ose me shume persona, pa intimitet, i/e mesuar te besh dashuri ne heshtje, ne rastin me te mire ne dysheme prej frikes se do degjohen zhurmat... 

 

Punët e shtëpisë i bën nusja e vogël, nëse ka edhe një nuse të madhe shtëpia. E nëse është e vetme i bën sërish ajo. Mos u çudisni nëse ju them se kam zbuluar edhe shtëpi që ende nuk kanë lavatriçe. Këtë e gjen në Sukth, por jo sepse nuk kanë para për ta blerë, por sepse nusja 20-vjeçare që ka dy fëmijë duhet të lajë rrobat e burrit kur fëmijët janë në gjumë. Kryesisht gratë e këtij vendi vetëm 20 minuta larg kryeqytetit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse punë shtëpie. E nëse nuk di të bësh punë shtëpie bëhu gati të kacafytesh me vjehrrën që e ka kaluar provën e saj dhe pret çdo mëngjes kafenë nga nusja e djalit, edhe nëse kjo e fundit ka gjithë natën pa gjumë në krevatin e fëmijës

Ne vend te fjales nuse te kishte vene me mire fjalen skllave.  SAD smiley

"një bluzë pa dizenjo dhe një "xhuboks."

perdoret akoma kjo fjale..? xhiboks e dija unesmiley. jukebox sikur i thone edhe asaj xhepanesesmiley qe luan muzike me xhetona..

Te jesh grua ne sukth do te thote te besh pjese ne shoqerine shiptare me rregullat dhe traditat qe nenat dhe gjyshet tona na kane transmetuar,ne nje shoqeri qe po evoluon pak nga pak me te mirat dhe te keqiat qe ai permban.Raste te tilla si ato qe jane pershkruar ketu mund te gjesh kudo,por s'eshte e pergjithshmja, edhe atje ka gra e vajza qe po mesojne makinen,qe mundohen ti perngjajne qytetit ne menyren e veshjes me aq sa munden dhe kjo gje ngjan edhe ne shume gra te shkolluara qe jetojne ne tirane,te cilat nuk jetojne ne lluks,por ne jeten e thjeshte familjare,ate te sakrificave per femijet dhe familjen ne teresi me detyrimet qe ajo ka,pa u ndjere aspak skllave!

ate te sakrificave per femijet dhe familjen ne teresi me detyrimet qe ajo ka,pa u ndjere aspak skllave!

Sakrifice per mua quhet ajo grua qe ngrihet ne mengjes, con femijen ne kopesht, shkon ne pune, vjen nga puna, merr femijen nga kopeshti e shkon ne shtepi te gatuaj e te laj e te shplaje e te ulet e te ndihmoje femijen me detyrat ne darke.

Sakrifice te rrish ne shtepi e te lash e te shplash gjithe diten dhe ti besh dhe kafen vjerres  nuk quhet sakrifice por hall.  Me pak fjale i ka zene rrota bishtin .......

 

Tradite e mrekullueshme, nje pasuri kombetare qe duhet konservuar. Ku ka gje me te bukur qe per çdo mengjes (mundesisht ne pese) t'ia besh kafen vjehrrit ose vjehrres? Aspak skllaveri per nuset shqiptare, vetem kenaqesi ne ate adrenalinen qe shkakton padurimi per te ditur nese kafja eshte pelqyer apo jo.

Tradite e mrekullueshme

Tradite pellazgesh!

nje pasuri kombetare qe duhet konservuar

Ne kuti sardelesh te fabrikes "Ernest Telman". 

Thoni shyqyr qe s'jemi sukthare. smiley

PS. Nuk do ishte me lehte te thuhej Thuks?

ose Skuth..smiley. kushedi sa te veshtire e kane thu-thuqet te thone fjalen Sukth..smiley

ore, ne Sukth banon ai komuniteti boshnjak, apo ne nje fshat tjeter prane Durresit..?

Jo ashtu se do te ngaterrohej me vendlindjen e gjithe politikaneve albaneze. 

S'eshte cudi te dali dhe ndonje komunitet Klingon, le qe jo, s'e s'kemi ambasada me ta. smiley

Sukthi,fshati thithssmiley

thukth, fthati thekth.

Me kete reklame nami do behej me turizmin perkates.smiley

zgjidhja me e mir esht qe gjith kto vajza te luftojn per tu martu ne qytet se per te ndryshu mentalitetin esht humbje kohe.luftoni te martoheni ne qytet!!

mire o Teto Ollga, mire.. hidhu ti, gjej dhenderr ne qytet per to, tu besh pashaportizimin..smiley

E po, ne mos njeri, tjetri, Melken do ma marre! 

Po keto te shkretat, edhe ne qytet "nuse per shpi" i duan prapeseprape. 

e thash nje her,nese duan nje jet me te mir,do bejn qe do bejn luft.me mir te luftojn per qytet se do dalin me te fituara.esht mision i pamundur ti shkulesh mentalitetin brezit te vjeter.me mir te behen pragmatike te cajn ferrat nese duan te shijojn jeten.zgjidhje tjeter ska.
 

Ia dha Zoti një shans për t'i shpëtuar makthit të përjetshëm. E dërgoi tre vjet rresht në Tiranë, ku kishte tre mundësi; o të njihte një nga Tirana, o të lidhesh me një student nga rrethet, o të njihte ndonjë qytetar rrugës në fugon smiley. As këto tre vjet, as këto alternativa nuk i shfrytëzoi kjo. le të rrijë në Sukth dhe të bëhet trashëgimtare e denjë e traditave mesjetare sukthiote smiley 

Dmth e garantuar qe ne qytet ka mentalitet tjeter, sipas teje? Po Suktharet (apo Sukthiote?) e tjere qe mund te kene levizur ne qytet, apo nga vende te tjera, nuk sjellin te njejtin mentalitet me vete? Ja psh shume kane levizur ne Bathore, Paskuqan e Kamez. Ka ndryshuar mentalitet i te ardhurve pse kane levizur prane Tiranes?
 

nuk thash te shperngulet e gjith familja,po vajza te luftoj te futet nuse ne nje familje ku nuk sundon ky mentalitet.kjo esht me e mundur ne Tiran dhe efikase per vajzen,te pakten shpeton veten e vet,jeten e saj,sepse nuk mjafton nje jet per te ndryshuar mentalitetin e fshatit,do ishte humbje kohe nese i futej kesaj pune.ata qe kan ardhur ne Tiran dhe kan mbi 10 vite kan ber permiresime.

Nuk me kuptove ate qe thashe.

Dmth zgjidhja e vetme qeka nje burre tjeter? Akoma s'e keni kuptuar qe zgjidhja eshte pavaresia ekonomike, puna. Dhe kjo i ka pasur mundesite per Ta ndryshuar jeten e saj, vetem se ka pas frike. Frike se mos Baba mendon qe goca po e turperon, frike se po i doli nami ne fshat, do ngelej pa martuar, frike ngaqe do te mbetet vetem e meqe ai burre e ka kerkuar, duhet me kap fatin... Nuk i ve faj vajzes, sidomos kur rritesh e mbyllur dhe e ndrydhur te duhet dyfish guxim per te kaluar muret e shoqerise dhe muret qe na detyrojne te ngreme brenda vetes.

Se kuptoj si bie ne dathuri nje vajze qyteti me vizione te qarta me nje katnar prej Sukthi bie fjala?!! Kinda strange. lol

Si tek barcaleta, i ka thene nja dy llafe qe i ka kput shpirtin. smiley

I ka prere koken maces naten e pare, pastaj Te tjerat vetkuptohen.

Si e ka kap macen para se t'i kepuste koken. Kete me duket po pyt Llastica, meqe, sic ka thene dhe do shkoje ne Albanie. (Mos shko ne Sukth!smiley)  

Duhet te ndryshoje taksimi i tokes se pa punuar them une.

s'duhet ndryshuar asgje Bamke!..shif me kujdes smiley, shte PËRSOSMËRI!!

"Meshkujt i shoqërojnë gratë në parukeri për t’u bindur se gruaja nuk do të gënjehet nga modelet që i ofron parukierja nëpërmjet revistave. Ai do ta zgjedhë vetë se si do t’i lyejë apo presë gruaja e tij flokët. Dhe nuk do të ikë aty pa mbaruar ajo."
 

 

Luela, kepuce ortopedike sukthistet keshtu?

Tregoi pak Belulit tani (se Bredharaku eshte ortomaniak)...ben vaki qe s'eshte vec paragjykim ky i yti por eshte dhe pak zili per linjat e sukthisteve ne krahasim me te tuat sa i perket streceve te ngushta? smiley

Unë e ardhur nga kryeqyteti, kam veshur një palë atlete, një palë pantallona sportive, një bluzë pa dizenjo dhe një xhuboks. Vajzat që ecin përbri meje...kanë veshur këpucë të larta ortopedike...dhe streçe të zeza të ngjitura aq shumë pas mishit sa që mund t’u dallosh edhe lëkurën që ka dalë nga tërheqja e streçeve, që me siguri i kanë marrë një masë më të vogël se ajo që u nevojitet. 

Femrat e vrara, dhimbja që s’merr fund kurrë 

Përgjate viteve të fundit Shqipëria numëron qindra gra të vrara nga bashkëshortët, partnerët, etërit apo vëllezërit e tyre për arsye nga më banalet, për xhelozi të sëmurë, në kushte të vështira ekonomike, apo se përfliten në lagje për cështje morali.  

Shumica e tyre janë ngjarje të paralajmeruara, ku cdokush e di për motrën, mamanë apo fqinjen që rrihet e masakrohet barbarisht. Vriten në fshatra dhe qytete, u përkasin shtresave të ndryshme shoqërore... 

- Artikulli i plote tek Top Channel

Shih se cben mungesa e arsimit...te mendosh se komplet fshatrat ne shqiperi jane pak a shume ne keto kushte. smiley

Nuk quhet po nuk e dha lajmin STALKER.

 

Autores, ..ju prish makina ne Sukth apo e perzgjodhi si ekosistem me ndikim mbi psiqikformimin, nuk mund te hamendesoj.Por me sa ka shkruar mua me duket nje situate e zakonshme ne petiferite urbane., ca edhe me shume ne ato te largetat ku problemet e sotme jane mijera here me shkaterruese se ato para viteve 90 per vajzat, nuset, grate dhe nenat.Para dusa diteve nje kronike nga fusha ngjitur Korces, burri po punonte me kal token dhe e shoqja e strapacuar mezi ecte nerr brazdat e plugut te terhequr nga nje kal ...gerdalle.! Behej fjale per Fushen e Korces ! Ku eshre kthyer kali , gomari dhe njeriu te jene mjetet e punes ne bujqesine e neveriteshme .....te sistemit te ri...!

O ,oo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).