Pesë kilometra larg qendrës së Tiranës, pranë zonës së Linzës jeton një familje në bunkerin e artilerisë së rëndë. Dikur ky ambiente përdorej për të mbajtur tankun, sot është bërë shtëpia e familjes Gjana nga Kukësi.12 vjet më parë ata erdhën në Tiranë nga fshati Kalis për një jetë më të mirë.Duke mos gjetur asnjë mundësi strehimi, u sistemuan në vendin që dikur përdorej nga ushtria. Në një varfëri ekstreme dhe kushte higjenike skandaloze, në këtë bunker jetojnë katër persona. Floria, gruaja e ve së bashku me tre fëmijët e saj, Fatbardhën, Saimirin dhe Marjanën.



Këtu lindën dy fëmijët më të vegjël të familjes. Bashkëshorti i Flories ndërroi jetë përpara tre vitesh duke i lënë në varfëri të plotë dhe në mes të katër rrugëve. Që nga ajo kohë, nëna 30-vjecare është bërë vetë burrë dhe vetë grua për të rritur fëmijët e saj. Edhe pse është e papunë, me para borxh arrin të sigurojë librat e fëmijëve të cilët ndjekin rregullisht shkollën. Nevoja më e madhe për këtë familje është një banesë normale ku tre fëmijët të rriten larg lagështisë së bunkerit që gjithcka mund të quhet, përvecse një shtëpi. 

Të jetosh në një kabinë elektrike

Prej vitit 2012 kabina e tensionit të lartë është bërë “shtëpia” e Përparim Gashit nga Tirana. 46-vjecari  i pastrehë në fillim jetonte në një barake pas NPV-së Ushtrake, por kur kjo e fundit u prish, ai u fut në kabinën e tensionit pranë ish-strehës së dikurshme. Edhe pse rrethohet nga tela dhe transformator, pa marrë parasysh ajrin e elektrizuar, Përparimi nuk ka frikë. Tashmë është mesuar dhe është i ndërgjegjshëm për rrezikun. Ditët i kalon i detyruar në këtë pseudoshtëpi që askush nuk do të guxonte as ta mendonte për të jetuar. Ka raste kur telat bëjnë shkarkesa elektrike, por Përparimi mjaftohet me faktin që të zhvendoset pak më tutje pa dalë nga kabina.



Banoret e pallateve përballë e ndihmojnë me aq sa munden me veshje dhe ushqime, edhe pse ndihma më e madhe emergjente për të do të ishte një shtëpi normale. Të ardhurat e pakta Përparimi i siguron duke mbledhur kanaçe në lagjet e Tiranës për t’i shitur më pas në vendet e riciklimit. Ai nuk kërkon asgjë më shumë vetëm një banesë ku të flejë i qetë pa patur frikë nga shkarkesa elektrike e radhës e cila mund t’i rrezikojë jetën.

Të jetosh në një kamp 

Pesë godinat e kohës së komunizmit, ndërtuar për të burgosurit rrezë malit të Rrenxit në Torovicë, sot mbajnë të tjerë robër. Mjerimi është pjesë e pandarë e jetës së 50 familjeve të zbritura nga Malësia e Madhe, Dukagjini dhe Puka.  Në një nga hyrjet e ish-burgut sot jeton Pashk Qosaj së bashku me familjen e tij.  “Këtu jemi tek ish-kampi i burgut, ku kanë jetuar të burgosur ordiner kryesisht, për faje jo të rënda, por që ligji i ka dënuar. Të gjithë kohën kam jetuar këtu në këto ndërtesa të ish-burgu. Tani ka rrezikshmëri të lartë sepse ndërtesa ka degraduar dhe ndërtimi nuk është cilësor”, thotë Pashk Qosaj, kryefamiljar. 



E izoluar nga skamja, familje duket sikur i takon kohës migjeniane. Asgjë që sheh në qeli nuk të bën të mendosh se këtu jetojnë njerëz. “Kam ngelur këtu sepse nuk më është dhënë zgjidhje të bëj ndonjë ndërtesë. Vendasit këtu thonë kjo është toka ime, ajo toka ime, komuna nuk na ka zgjidhur asgjë. Pa dashje këtu kam ngelur. Po të më caktonin ndonjë vend për të ndërtuar dicka, sado të vogël, do të dilja prej këtu”, thotë ai. 

Dikur kodrat përball ish-burgut ishin të rrethuara me tela me gjemba dhe ushtarë që bënin roje. Sot telat janë hequr, por në të gjithë kampin ka ende shenja që të kujtojnë të kaluarën.  “Këtu ka qenë një birucë shumë e rrezikshme për të burgosurit, ndër më të këqijat për të burgosurit. Këtu kalonin 1 ose 2 javë. Sot e përdorim për të vendosur ndonjë material për kuzhinën sepse s’kemi ca të bëjmë, këto na kanë rënë për pjesë”, rrëfen Gëzim Dushku, banor i kampit. 

Prej vitesh i kanë kërkuar ndihmë pushtetit lokal për mungesën e ujit, rrugëve apo dritave. Në të shumtën e rasteve ndihma u ka munguar dhe kushtet aktuale e tregojnë më së miri këtë gjë. Shpesh herë mendojnë se edhe pse nuk janë të dënuar, jetojnë sikur të ishin të tillë. 

15 Komente

Edhe Migjeni po te vinte, do ishte lemerisur nga kjo gjendje e mjerueshme e ketyre njerzeve. 

Po ta kisha festuar ditelindjen tek Rogneri apo Sheratoni, - tha, - do kisha shpenzuar shume here me teper! Prandaj preferova ti sillja palmat me kamjona ketu ke shpia ime, buze plazhit te virgjer te Adriatikut... .

Keshtu mor Pjer, kjo toka jone mban mbi shpine si keta bashkeqytetaret tane te shtypur e fatzinj, si ata te tjeret, te cileve nje Zot e merr vesh sesi, ju mbine neper duar pasuri perrallore, nga ato qe levizin edhe guret e maleve dhe druret e pyjeve!!

Lajmi ka nje te mete te madhe!

Nuk ka pasqyruar vendin kryesor me te "pazakonte" te banimit ne Shqiperi:

Vilat-ferma ne Gjirin e Lalzit, ku hyjne e dalin palma dhe nevojtore levizese me kamiona!

Zoti i ndihmofte!

Zoti vonon por nuk harron, ka thene populli yne heroik... megjithate meqe e kemi me ngut, Edi Rama kur te ndertoje shtepine  e vet t'u japi nga nje dhome... S'ka ndonji problem te madh.

 

Shteti ose bashkite duhet te veprojne per t'i dhene rrugezgjidhje njerezve qe jetojne ne varferi aq te thelle. Gjithe ato banesa sociale, pse qendrojne bosh? 

Bashkia Tirane nen drejtimin e Bashes se ku lexova nje lajm qe i kishte perfunduar banesat shoqerore...

Me ne fund, Tirana po shikon qytetari ne administrim.  smiley


Jo si ne kohen e Edi Rames, ku ndertohej e ndertohej, beton dhe beton, shkaterrohej ambienti dhe njerezit gjithnje ne mes te rrugeve rrinin... smiley

Po, po, do kete rishqyrtim te dosjeve ekzistuese qe do te thote ne te vertete zvarritje.

kohen e Edi Rames,

Koha e Edi Rames qe i la peshqesh Sali Berisha! Koha e mavrise! Pasojat duhen kohe nja 20 vjet qe te shikohet ndonje prespektive sociale! 

Po ca flet er burre smiley edi rama e ktheu ne qytet tiranen se ishte me keq se mogadishu. 

ndertimet ne demokraci ishin pa leje dhe shumica provizore qe dmth mund ti prishje pa shume veshtiresi. po cfare ti bejme lejeve te rames qe disa pallate kane dale dhe ne trotuar si te rruga e elbasanit. i prish dot ti ato sic prishi rama kioskat? do jene perjete aty duke na zene rrugen. qesh ti qesh se ke flamur amerikan...

Ta gezojme " sistemin e Ri ...!" Jardine, nuk ka andej edhe me keq? Kam pare ne shume vende....kam pare edhe rreth Romes...! Por nuk e kisha pare kurre ....me pare

Nebi Surreli mo smiley

 

ti Shqiperi me ep nder

me ep emrin shqipetar..

ky varg mu kujtua duke pare linkun e pare..

....(paramendo ironin e fatit ! Fatbardhet e Fatlumet,kane kenaqesine te rriten nen hijen e kuqe qe reflekton flamuri kombetar.. )

 

(megjithate, si struktur  arkitektonike enterieri i bunkerit me pelqej-e, me pak ide dhe kreativitet do dilte pos-pos modernizem akritektonik.

Disa jetojne ne lluks, disa ne mjerim!  smiley

Trishtim i madh.smiley Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise me bashkite perkatese duhet ti adresoj si duhet keto shtresa. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).