Një grup qytetarësh shqiptarë kanë protestuar pasditen e sotme, në sheshin para Piramidës dhe pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, kundër torturave të ushtruara ndaj të dënuarit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, vdekur në burgun grek të Nigritas. Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar himnin kombëtar dhe janë përplasur edhe me policinë, e cila ka përdorur ndaj tyre edhe shkopinj gome për t'i shpërndarë.

Protesta ka nisur para Piramidës, kryesisht nga të rinj të "Aleancës Kuq e Zi" dhe të "Tifozave Kuq e Zi", të cilët kanë ngritur flamuj shqiptarë dhe kanë grisur flamurin grek. Më pas, ata kanë shkuar në rrugën e Kavajës, pranë bllokut të ambasadave dhe kanë rrethuar ambasadën greke. Pikërisht aty,  kanë nisur të protestojnë e të thërrasin në kor, deri dhe fjalë fyese kundër shtetit grek, ç'ka ka sjellë ndërhyrjen e repartit special "Shqiponja", e cila ka përdorur edhe shkopinjtë e gomës kundër tyre për t'i shpërndarë.

Policia ka shoqëruar në komisariat, 26 protestues, të cilët po merren në pyetje. Disa prej protestuesve të lënduar nga policia janë: Jonard Agolli, Augent Xhaferaj, Albert Beshiti, Erald Sefa, Anila Nishani, Nuri Kola, Selami Fevizu,
Mariglen Duraj, Frances Manaj, Emiljano Vasha, Enja Sadikaj, Indrit Sullaj, Leonard Suli, Selim Malaj, Indrit Demiraj, Klodian Lacaj

NOKA: PD DËNON DHUNËN QË U PËRDOR NDAJ PROTESTUESVE 
Deputeti demokrat Flamur Nokoa dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve, që siç tha ai, po mbronin parimin e jetës. 

“PD dënon me forcë këtë lloj dhune ndaj të rinjve që po protestonin për të mbrojtur një parim të shenjtë, parimin e jetës. Qeveria ushtron dhunë ndaj atyre që po protestojnë për këto parime.”- deklaroi Noka. 

ANGLI, SHQIPTARE TE REVOLTUAR NISIN NJE PETICION "ONLINE"
Torturat vdekjeprurëse ndaj të dënuarit shqiptar kanë nxitur revoltën qytetare jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. "UK Albanias Network" - një grup shqiptarësh në Angli, kanë nisur një peticion "online", përmes së cilit kërkojnë që vrasja e Karelit të dënohet sipas ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut.

Peticioni, në argumentimin e mbajtjes së tij, i drejtohet një sërë institucionesh të larta, si Avokatit të Popullit shqiptar dhe grek, Ministrisë greke të Drejtësis dhe Këshillit të Europës dhe shoqatave për Parandalimin e Torturave. 
Përmes peticionit kërkohet një hetim i drejtë dhe transparent për vdekjen e Ilia Karelit, nga troturat e gardianëve apo autoritet e burgut prej neglizhencës ose qëllimisht, dhe dënim maksimal me të gjithë forcën e ligjit. 

266 Komente

perse quhet ilia ky shqiptari i vrare? kudret sikur e quanin!

 

Perse ke flamurin grek ti te prosfili? Shqiptar i vjeter sikur te quajne !

pse, ti qemol  je amerikon?

Shqiptar ne fillim pastaj amerikon. 

une jam vetem shqiptar nga kombesia. flamuri ka te beje me vendndodhjen

Qintagjyshin ia kane pas quajtur Karl pastaj erdhen turqit e beri kudret, pastaj vajti ne greqi e beri ilia te gjitha keto vetem se greket Jane maskarenj

Ja protesta neandertalesh te tilla nuk duhen bere nese deshirohet me te vertete ndryshimi i rrethanave per shqiptaret qe rezidojne ne Greqi. Aspak me shume se injorance e thelle! Skena te shpifura! Cfare ka te beje flamuri shqiptar njehere? 

Nga njehere ke te drejte por nuk di sesi te protestosh nuk di te zgjedhesh menyren e duhur! Ja kjo eshte e gjitha me keta protestues. Keta protestues, psh kalojne  ne parrula te tjera,(Shqiperi etnike)  qe nuk kane lidhje me ngjarjen e rende ne burgjet greke! Protersta mund te ishte me nje fjalim te caktuar per dhunimet cnjerezore te padrejta , ndaj shqiptareve  te denuar qe ndodhin ne burgjet greke!  Mund te ishte dhe nje proteste ndaj qeverise/politikaneve shqiptare qe nuk reagojne ose nuk interesohen mire, se cfare ndodh ne te vertete me te denuarit shqiptare ne greqi nga autoritetet greke. Ky rasti psh eshte i paprecedent! Ai shqiptari mund te ishte ishe denuar simbas ligjit neqoftese kishte vrare nje gardian! Dhe jo keshtu sic e tregon media! Kafsheri! 

Vetem nganjehere? smiley

E kisha me protestuesit jo per ty . smiley thenie retorike.

Protesta shume me vend, e duhur madje e vonuar. Vetem se djegja e flamurit grek e zhvlereson kete proteste. Eshte proteste qe kerkon dinjitetin dhe respektin; ne momentin qe djeg nje flamur e barazon veten me kafsherine e tjetrit. Edhe flamuret e panumert aty jane te tepert, eshte proteste civile, qytetare, jo manifestim patriotik qe duhet te shfrytezohet nga organizime mediokre si aleanca kuq e zi apo tifozet e futbollit.

Ashtu eshte nje komb kriminel proteston vrasjen e e nje pjesetari kriminel te kombit. Per kete qellim merret ne proteste flamuri i kombit kriminel dhe kerkohet qe kombi kriminel te zgjerohet ne kufijte etnike te kriminalitetit.

Po pra se greket dhe serbet qe debuan dhe vrane gjithe ato çame dhe kosovare ishin me pak kriminele! Etiketimet u shkojne me persembari ketyre popujve i/e dashur Usta.

Po shikoj ne FB thirrje per proteste neser me vetem nje qellim, DOREHEQJEN e ministrit Tahiri.

Dhune kafsherore e policise ndaj protestuesve e cila nuk duhet dhe nuk mund te pranohet.

Ne Greqi vrasin nje shqiptar me tortura, ne Shqiperi policet e Tahirit ushtrojne dhune te pajustifikuar kunder protestuesve.

Nese nuk dalim te kerkojme pergjegjesi per kete dhune te policise shqiptare, s'kemi fytyre te kerkojme pergjegjesi per dhunen e policise se burgjeve ne Greqi.

Tahiri ka humbur kontrollin. Pas skandalit me situaten e rendit qe i plasi, tani kerkon te humbase vemendjen me dhune policore ndaj protestuesve te ligjshem.

jam plotshisht dakord... vetem qe gjendem larg o bir...

shpresoj qe djemte e mire dhe te forte ne Shqipri t'organizmohen dhe te ndergjegjesohen se asnje nuk ka per tu dhen t'drejta por nuk i morren vet me forc...
kto teorirat e te drejtave kshu... me dua kete dua ate nuk kane pir e nuk do pin noi her uj... te drejtat fitohen.. me forc... argument

policia dhe ministria e rendit sot u treguan shum diletanteske

Jo diletanteske, por u tregua shume kafsherore dhe duhet te dalim te gjithe ne shesh, qofte edhe me solidaritet nga larg, qe te detyrojme Tahirin te jape doreheqjen, pasi kjo dhune eshte e papranueshme.

Nese ne nuk kerkojme pergjegjesi nga policia e vendit tone, nuk kemi asnje te drejte te protestojme per pergjegjesine dhe trajtimin e shqiptareve ne Greqi.

TahirSehiri e ka lekuren sholle o bir... si njeri i degjeneruar.
ku ndien turp soji i tij?!! pse flet kot a derman! smiley

Keta protestuesit e "ligjshem" ku e kishin marre lejen?me sa di une merret ne polici

Shoqja fjona, keta kane pasur leje te rregullt, por policia e Tahirit tend ka nderhyre dhunshem kur kane filluar te bertasin kunder Greqise.

Kjo dhune nuk duhet te kaloje, ndryshe keta te rrahin neser me shkop gome vetem pse nuk ju pelqen fytyra jote.

Ka filluar te behet nacionalizem ...me kusare dhe kriminele! Po protestohet sikur gardhjanet greke ...na vrane ajken e djemve te ketij vendi! Marrezia e rene ne publik qe ecen sipas Katrorit te shpejtesise!
Gradhjanet greke kryen nje krim shtetror ndaj nje te burgosuri....shqiptar nxitur nga nje fobi antishqiptare.Kjo perben nje problem jo te vogel. Por jo se e kryen ndaj... ajkes djalerise shqiptare.Dhe ketu jemi para nje ndryshimi themelor!

Tahiri im?! Qe do te thote...? Policia shqiptare shok i dashur ka kohe qe ashtu te rreh

Shteti grek po ben hetime ,e gjithe kjo zallamahi per ti dale zot nje burgaxhiu i cili ndodhej aty se nuk kishte respekt per jeten e dikujt tjeter eshte injorance .Nese shqiptaret nuk e ndjejne veten te respektuar ne greqi le te kthehen ne memen shqiperi e cila do i prese me krahe hapur e te jetojne te lumtur e te gezuar nen sigurine qetesine e begatine qe te ofron jeta nen hyqmin e shqiptareve.

Kjo eshte njelloj sikur te ju thoshe dikur hebrejve qe nese nuk ju pelqen Gjermania naziste keputni qafen ku te doni.

Nga muzeu i fashisteve keni dale ju apo ju kane leshuar nga psikiatria?

Greqia eshte vend demokratik dhe ratifikuese e shume konventave nderkombetare, nder to edhe asaj kunder tortures, ty te duket shume qe ti kerkojme ti trajtoje me respekt dhe ligjerisht shtetasit shqiptare qe jetojne ne Greqi apo jane denuar per nje krim?

Nje shtet, thote Mandela e dallon sa demokratik eshte duke pare sesi trajton te burgosurit, jo si trajton qytetaret shembullore.

Shteti grek po merr masa po ben hetime kunder gardianeve.shoqeria media greke e kane denuar aktin gjithashtu.derisa po veprojne per te vene fajtoret perpara pergjegjesise gjithe ky eksitim nga ana jone ne mbrojtje te nje vrasesi eshte idiotesi.

ishte shume me vend flamuri aty ,pasi motivimi i rojeve te burgut ishte kombetar!

organizatat  jo mediokre ku jane fshehur,apo vetem per arixhinjte ndihen?

medioker jane ata qe te peshtyren ne surrat e marrin si renie shiu!  ky qendrimi me demek te mos behemi edhe ne ''kafshe'' nuk eshte tregues i ndonje epersie morale apo qytetare,por thjesht mendesi skllavi qe perpiqet poshterimin ta shese si epersi!

Shume gabim e keni zoteri. Ky lloj aktivizmi eshte tejet negativ per çeshtjen shqiptare ne Greqi. Motivimi i rojeve ishte ne radhe te pare kafsheror, antinjerezor, pastaj kombetar. Patriotizmi duhet te shprehet edhe me ane te vlerave qytetare, te miresjelljes bazike e cila ne kete proteste mungoi krejtesisht. 

Qenke jo i vjeter por nandertal o shqiptar. Nuk protestohet duke djegur flamure e me saze patriotike por me qytetari e civilitet, koncepte qe normal jane aliene per ata qe e shohin cdo gje nen prizmin kombetarist. 

A jane gardinet pas hekurave?... Abuzime te tilla neper burgje fatkeqesisht ekzistojne ne cdo vend te botes, duke theksuar ketu qe ky kishte vrare nje gardian burgu(heqim menjane rrethanat). Tani te mos kalojme ne ekstaze dhe ti atribojme ngjyra kombetare nje personi i cili nuk e meriton aspak kete

Gardianet pergjegjes jane arrestuar, nuk dua te mbroj greket ketu se dhunosja e shqiptareve ne ate vend eshte bere sistematike(e dime se c'shtet jane) por protesten dhe perleshjen me policine tone e shoh te panevojshme. Keto i ben papunesia dhe varferia

po ben protest sensibilizuse tjetri o rrote...
ke par a ske par noiher protest sensibiilizuse..??? si i thon llafit: solicitacion!!

Po me thirrjet "shqiperi etnike" apo djegien e flamurit grek ca po sensibilizojne?

 

 

 

 

 

Marrezine , asgje tjeter!

A thua djegia e flamurit grek simbolizon grekofobine e zakonshme shqiptare ndaj nje kombi te lashte qe mban me buke 1 milione shqiptare ne vendin e tij?

Apo nuk ka mundesi, sepse shqiptaret nuk jane grekofobe. Ndoshta pak serbofobe apo edhe kjo s'ka mundesi.

Usta,  ka nje pasaktesi  shume te madhe komenti  yt: "...ndaj nje kombi te lashte qe mban me buke 1 milione shqiptare ne vendin e tij?"

Greqia (nuk e dime se  ku e pe  "kombin e lashte" ) mban me buke "vorioepirotet" e  Shqiperise te  cileve u paguan pension. Kjo  eshte shume e vertete.

Kurse 1 milion emigrantet  shqiptare ne Greqi  punojne me  njemije sakrifica  dhe ne kushte shpesh  diskriminuese dhe  parane e tyre  nuk ua fal njeri, por e fitojne me gjak e mund. Dhe kjo eshte shume e vertete. Eshte nje nevoje e njohur, e ndersjellte,  fiziologjike  e  te dyja paleve, emigranteve te huaj dhe tregut grek te punes.

Keto jane  fakte  dhe faktet.

Nuk po permendim ketu  perjashtimin nga  rregulli, pra as  hajdutet  dhe kriminelet  shqiptare  ne Greqi dhe as  viktima  te hajduterise  se  pronareve greke dhe maskarallekut te  shtetit  grek  si ne rastin e  Flamur  Pislit.

Sa  per protesten  mendojme se ishte nje proteste  shume idioteske, ne kohen e duhur, por ne vendin e gabuar. 

Proteste  duhej bere para kryeministrise  per  mungesen e sensibilitetit  te Qeverise  shqiptare ne rastin kur nje kriminel dhe shtetas shqiptar lincohet  deri ne vdekje me torture nga  policia e  nje vendi antar te  Bashkimit  Europian. Asnje prononcim, asnje deklarate  denoncuese, sensibilizuese nga ana e  qeverise shqiptare per kete  kanibalizem brenda nje institucioni  shteteror te nje vendi antar te  Europes se  Bashkuar. Mendoni  per nje cast sikur  te kish bere vaki kjo vrasje me torture me nje kriminel dhe shtetas turk  ne burgjet e Greqise se cfare reagimi  do kishte nga  shteti  turk.

pikerisht!!!

Po per ate shqiptaro-maqedonsin e shdukur nga shik-u shqiptar di gje njeri kur behet protesta? Po per 4 te vraret e 21 te eksekutuar pa gjyq nga shteti shqiptar di gje njeri kur protestohet?

Po mire por per ate shqiptaro-maqedonasin me c'fare flamuri te protesojme me flamurin maqedonas dhe te djegim flamurin shqiptar?

Nje kriminel i denuar me burgim te perjetshem nga gjykata pasi kishte grabitur dhe vrare nje shtetas grek, ne deshperim apo cmenduri vret edhe nje gardian burgu ne shenje hakmarrje per mos lenjen e takimit me nenen. Me pas disa gardiane dhunojne vrasesin e gardianit derisa ai jep shpirt ne qeline e burgut. Mbas autopsise ligjore trupi transportohet ne Shqiperi  dhe i dorezohet familjes per ta varosur. Nderkohe, hetusia greke ka vene nen arest disa nga gardianet qe dhunuan viktimen. Kjo ka ndodhur ne Greqi. Ndersa ne Shqiperine e Saliut nje qytetar kosovar qe punonte ne Shqiperi i quajtur Remzi Hoxha merret forcerisht nga SHIK-u i Gazidedes dhe izolohet ne nje baze te saj. Aty, torturohet jashte cdo lloj ligji nga shikasit e gazidedes dhe jep shpirt. Edhe sot e kesaj dite trupi i tij nuk eshte gjetur.  E pra nese duhet protestuar me force e me ulurime eshte per kete te fundit sepse ka ndodhur ketu. 

Pse eshte kriminel ai i ndjeri? Une se besoj fare akuzen qe e ka rrasur ne burg ne 2007 qe ka vjedhur dhe kercenuar me vrasje nje familje. Vjedhjen e besoj po kjo 'kercenimi me vrasje' duket qe eshte sade nga ato akuzat qe i vishen atyre qe do ti kalbesh brenda. Dhe nuk ka pasur dhunim te Karelit ne qeli po ka pasur ekzekutim shteteror, kjo ska diskutim.

Se kushdo qe vret nje njeri, per cilendo arrrsye , kryen nje krim dhe emri i mbetet ...kriminel

Jo bre Grava, se emri i mbetet thjesht shqiptar

Usta, ne jete njeriu merr dy enra; njerin qe ta vendos nena e babai dhe njerin qe seicili ja ngjit vetvehtes.I vevehtes mbetet me jetgjati

Kriminelet nuk kane kombesi.ne kohen e luftes ne kosove kur shqiptaret dhe serbet ishin ne thike e ne pike mafia kosovare e ajo serbe bashkepunonin vellazerisht me njera tjetren.edhe ata shqiptare qe  kryejne krime nga me te ndryshmet duke njollosur  shqiptaret e pafajshem  duke abuzuar me mikpritjen e vendeve te huaja nuk besojne se kane memedheun e nderin e tij ne mendje kur bejne ato qe bejne.

"............. Sh sakte !

E gjeti dhe kauzen e radhes opozita, vjasjen e nje krimineli shqiptar nga gardianet kriminele greke...Sa poshke keni rene nuk po e kuptoni

Kot per kuriozitet ka shprehur ndonje nga ana jone ngushellime familjes se gardianit?

C'ne moj Alba ! Plot thone " mire ja beri qenit grek...! " ...ne shtepi te vet

Kjo nuk eshte e drejte per mendimin tim.megjithe te keqiat e greqise ne fund te fundit vajtem atje vullnetarisht e te paftuar.Nuk na e kane per borxh tu vemi atje t'ju thyejme ligjet , te kryejme krime kunder personit pasurise etj.Shqiptaret ne burgjet e greqise jane shumica jo per emigrim te paligjshem po per krime te renda.megjithe defektet e sistemit gjyqesor asnje vend nuk ka interes te ushqeje te pafajshem ne burg kot.

Se vajten shqiptaret ne Greqi nuk do te thote qe duhen keqtrajtuar neper institucione shteterore. 

Nuk ka kauze ketu ne kete rast, kauza ekziston ne trute e semura qe nuk kane kapacitet te gjenerojne nje kauze te vertete.

Një lajm i rëndë ka tronditur sërish Greqinë. Policia greke ka vrarë një shqiptar tjetër me armë zjarri. Në rrugët e Athinës policia greke pasi e ka rrahur, ka qëlluar me armë zjarri mbi 35 vjeçarin Fatos Miska. Ende nuk janë dhënë motivet zyrtare të vrasjes dhe vendi është rrethuar me forca të shumta policore. Fatos Miska është emigrant prej 7 vitesh dhe ka lindur dhe rritur në fshatin Lunik të Librazhdit. Fatos Minska ishte baba i dy fëmijëve. Krimi i policëve grek është kryer rreth orës 20.30 të mbrëmjes.  smiley
 

Kapo

Athina eshte kryeqytet i Greqise.Rilindja ende nuk e ka territorin grek nen hyqmin e saj smiley

..duket qe pas SMS se Rames, Samiri e ka vu nen kontroll vilajetin e Tirones  smiley

Pas protestës në ambasadëi n greke për vdekjen dhe torturimin e Ilia Karelit, policia ka arrestuar kreun e Rinisë së Aleancës Kuqezi Ardit Mekshiqi dhe Nënkryetarin e degës së Tiranës Albert Mesiti. Nga dhuna e policisë janë lënduar rëndë 7 aktivistë të AK, Jonadër Agolli, Augent Xhaferaj, Anila Nishani, Erald Sefa, Nurish Kola, Kristaq Treska dhe Fatri Alushi.

 

Kapo akoma nuk e keni kuptuar se shteti fqinj eshte ne kaos? pyesni ca bashkatdhetaret qe ta kuptoni

Sikur te ndodh ne Shqiperi  qe nje polic te vras nje grek ne rrethana te ngjashme si me te ndjerin Fatos Minska, do te ishte bere nami ne Greqi! Do te thirej ministri i jashtem shqiptar ne Athine!  

Nga e di qe i ndjeri eshte i pafajshem?

Edhe i fajshem po te ishte prap ato do ta thirrnin ministrin smiley

...medjat mafjoze te kontrolluara nga KM si Top Channel bllokon lajmet për protestën.Asnjë fjalë për dhunën policore dhe arrestimet.Protesta e cila zgjati tre orë dhe përfundoi me përleshje dhe arrestime të disa drejtuesve të Aleancës KuqeZi të cilët u plagosën dhe rrahën barabarisht nga policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.Çuditërisht TV kombëtar Top Channel ka bllokuar të gjitha transmetimet për zhvillimet e protestave.
 

AK mos eshte e njejta parti qe kercenonte kumandarin te mos guxonte te kthehej ne Shqiperi se do arrestohej?

Protesta e cila zgjati tre orë dhe përfundoi me përleshje 

Me greket apo me shqiptaret ?!smiley pse duhet te perfundonte ne "perleshje" ?

Z. Kapo, çdo dhune e pajustifikueshme ndaj protestuesve eshte per t'u denoncuar, por paksa e gabuar te jepen gjykime siç keni bere ju meqenese a koma nuk dihen te gjitha detajet.

Protestat me orientim nacionalist dhe te cilat degradojne ne djegje flamujsh dhe ulerima ksenofobe jane te demshme jo vetem per marrdheniet greko-shqiptare, por edhe per kauzen ne fjale. 

....I am free because I know that I alone am morally responsible for everything I do. I am free, no matter what rules surround me. If I find them tolerable, I tolerate them; if I find them too obnoxious, I break them. I am free because I know that I alone am morally responsible for everything I do.
                                                               Robert A. Heinlein
 

To be able to think freely, a man must be certain that no consequence will follow whatever he writes.

Ernest Renan

Thjeshte zevendesoji "think" me "act"  dhe "writes" me "does" dhe thenia eshte e duhur per rastin. smiley

“PD dënon me forcë këtë lloj dhune ndaj të rinjve që po protestonin për të mbrojtur një parim të shenjtë, parimin e jetës. Qeveria ushtron dhunë ndaj atyre që po protestojnë për këto parime.”- deklaroi Noka. 

smiley

 

Nje idiot fenomenal si Flamuri, ben kauze me hallexhiun per mend te kokes!Kjo eshte opozita e salistanit...

...e po gjithe ajo djaleri qe i hane durat per pune, te zhgenjyme dhe zemerume nga Rilindja,pa pune pa pare e me halle neper shpija  ene i falet ,prandaj policia duhet te tregohet ma tolerante me qytetaret e vete hallexhinje..smiley 
 

osht drejtori i bute, Kapo. Ca me i bo... Po hani, hani smiley

smiley

 

Me tolerante? Po ti nuk e pe dhunen qe u ushtru sot ndaj protestuesve paqesore apo jo? Ate dhune nuk do ta ushtronin edhe ne Greqi po te protestonin ndonje grup shqiptaresh.

Te gjithe ne shesh tani per koken e Tahirit se ai dajak nuk pranohet.

ne note serioze: nuk esht mire qe flamuri i shqipnis te asociohet me protesta qe i ngjajne si dy pika uji hezbollahve!

..AK i mungon eksperienca e drejtimit te protestave si ajo e komandantit,mgja  do e fitojne me kalimin e kohes sepse zemerimi i popullit po rritet dita dites  dhe athere s'do gejne vrime ku te futen pinjollet e bllokut smiley
 

paskan vrare dhe nje shqiptar tjeter thone keta..

Me siguri pasi te shqyrtohet rasti, do dale qe armen me te cilen eshte vrare i ndjeri shqiptar e ka mbushur dhe shkrehur djalli. Keshtu kane bere me mbi 100 raste kur policet greke i kane qelluar shqiptaret megjithese nuk kishin pse perdorinin armen.

Kto jane ftof ne tajare! 

Videon nuk e hap dot por mesiguri qe kan djegur flamurin grek dhe kan bertit ne korr "shqiperi etnike"

e shkelen me kom, e bon "leck" flamurin e greqies.

iu gafurren policit, e tash fill e ne Jutbine protesten me e pleqnue

nj'at drejtsi per me e rregullue

se i burgosmi po don jeten me jetue

vrrik njaj flamur noka na asht cue

kem parimin e jetes me kerkue

e per ket parim sot jem tuj luftue

bar kena me hanger per me e sigurue,

ne lugje te verdha kem me u tubue...

 

Si shpjegohet qe gjithmone shqipot protestojne ne kohen, vendin, kauzat e gabuara?!! Kjo protesta me kujton dhe armet berthamore lol. Liri dhemokraci. 

e sigurte qe te kishte nje shkak per se mbari, te themi vrasjen e nje shqiptari kolektivisht nga lagjia per racizem, ose nga pronari per te mos i pagu rrogen (keto kane ndodhur ne te vertete nga maskarenjte e ndyre grek!), protesta do ishte 1/10 e kesaj.

s'ke c'i bo, jo rralle jemi popull avdall! harxho energjit per hatlla.

Debilleku kolektiv na karakterizon si popull. Pak a shume si puna e tragetit Maltez ne 91-shin qe po vinte te merrte shqiptare.

E tepruar kjo proteste ne kete forme. Detyrojne dhe keta tanet t'ua hyjne me shkopa kokes. Gjera qe ndodhin jane keto ne burg. Nuk eshte se ish me pushime. Mesa mbaj mend e njejta metode ka pas qene aplikuar dhe ne nje burg ne California. Eshte vete ambjenti atje I tille qe te duhet te mbijetosh ndaj abuzimeve dhe provokimeve. Ne momentin qe ka vrare gardianin ai, ai vete e ka ditur qe ish I vdekur already. Akoma enigme me mbeti ku i gjeti 60 grand qe pagoi gardianin per 3 dite te dilte jashte?! 

Armet berthamore?

Ato moj qe do hidhnin amerikanet qe nga lart dhe do u vrisnin femijet shqiptareve. 

Jo -ne USA ja tha kryeministri .

Ja tha pra ate Jo-ne se protestuan fuqishem. Me Salen ne krye. 

Sala shkrete sa doli e perzune , por nejse , ai e ka fajin .

Hmmm, kauze aq e gabuar sa u çuan edhe greket dhe italianet te protestonin kunder tyre...

po nuk i takon popullit ashtu si turma turma te dali e te protestoje (me djegie flamujsh ) tani per nje te burgosur qe nga viti '97. Ve bast se asnje nga ato protestuesit se di historine e vertete te jetes se tij. Thjesht kane dal se kane ate dellin e patriotizmit qe i verbon here pas here. Ka menyra te tjera me paqesore dhe me diplomaci te vihet drejtesia ne vend. 

Ke te drejte, nuk e di çfare arrihet me keto protesta te zhvilluara ne Shqiperi, perveç percjelljes se nje mesazhi anti-grek. Do te kishte me kuptim sikur te kishte vetorganizim nga emigrantet ne Greqi nepermjet shoqatave ekzistuese dhe avokatit te shtetit shqiptar si rruge te mundshme per te ngritur zerin kunder dhunes ndaj te burgosurve. 

Ky eshte vetem fillimi , protesta do te kete pothuajse perdite , pritet doreheqja e Presidentit dhe doreheqja e te gjitheve Kryetareve dhe Bashkive dhe Komunave qe jane zgjedhur nga PD - ja , me 14 Maj pritet doreheqja e Kryeministrit.

Nga Prilli shkove ne Maj o Brad? smiley

ska gje peresim ja erdhi Maji!

mire e ka: s'e ke nigju qe thon prill-maj, mos iu ndaj.

U shty pak sepse qeveria e filloi punen me vonese .

smiley

rrofsh!!!

ia per kaq ia vle peshku.

bofshi qejf! shnet Brado & Ron.

Edhe per kete Edvin Kristaqi e ka fajin o Brado ? 

per cfare.

Po per kete te ndjerin qe u vra nga greket...

Agim I arte ka dhe anetare shqiptare te cilet kane keqtrajtuar emigrante me ngjyre.

Nuk e kuptoj pse nuk mund te quhet hero ky? Fakti qe u deshen nente greke per ta vrare dhe vetem pas 3 oresh tortura ja arriten e ben te ngjashem me vete Leoniden e te 300ve. Pas 1000 vjeteve jam i sigurt qe per kete do te thuhet se u beri balle per disa dite rradhazi ushtrive te tera me gardiane burgu deri sa ra i vdekur vete. I ka te gjitha materialet per t'u kthyer ne nje mit.

Megjithate nese duam te jemi thjesht racional, fakti qe duhen nente greke per te vrare nje shqiptar duhet te na bej te ndjehemi me optimiste per te ardhmen.

u deshen 9 greke  per ta vrare, edhe  te lidhur.. do thene edhe kjo.

megjithse   e denoj vrasjen  qe ky shqiptari i beri gardianit grek (cilado qofshin arsyet)  por po  te besh nje krahasim te thjeshte,  i nxjerr shume keq greket..   pra ky shqiptari, vrau nje  gardjan grek, tek per tek,  me  ndihmen e nje luge te sajuar si thike..    ndersa 9 greke   vrasin nje shqiptar  te lidhur per me shume se 2 ore...     he,  kush eshte burre ketu..?

rrofsh, pra  !

morali i komentit tend:

 plot optimizem e ardhmja qe na pret o burra , ai tjetri i rradhes me duar te prangosura garant te pakten 15 gardian grek do ti molis deri sa ky  shqiptari i shkret te  jep shpirt ...q'te jemi duke ju sill grekve qe haj medet haj ( ''as ata vete nuk jane duke e kuptuar '')

 

Sa inat i kam une ata qe s'kuptohen me ke jane! Se s'di cfare t'u thuash.

Po pse kishte perfunduar ne burg ky i ziu ?

Kish vra dike ne grabitje.

Ok , rrofsh.
Protesta komplet e justifikuar.

eshte cik e paqarte kjo Rono.. une diku lexova  per ''tentative vrasje''  gjate grabitjes..  por ishte perserites,  pasi dikur ishte denuar 1 here  per vjedhje..  keshtuqe heren e dyte e denuan me shume..

Duhet te kete qene tentative vrasjeje ne kushtet e vetembrojtjes .

Belulo e thot te letra " megjithse une kam vrare" po ka rrejt ai, kam rrejt dhe une

po me duket se kjo eshte letra  qe kur thote:  ''megjithse une kam vrare'',  nenkupton  gardjanin e burgut.... bile thoshte  doja  vetem ta friksoja,  jo ta vrisja....    nejse,  te dhenat per kete kane qene te ndryshme,  edhe une   nuk eshte se e ve doren ne zjarr..

ja si e lexova une  historikun e ketij ne nja 2 media...

 

Shqiptari që vrau rojen në burgun grek, Ilia Kareli është gjetur i vdekur sot në mëngjes. Mediat greke raportojë se Ilia Kareli u gjet i vdekur në qelinë e burgut Nigrita.

Po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se vdekja e shqiptarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kareli vrau me thikë më 25 mars 2014, gardianin 46 vjeçar, Jorgos Cironis, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën. Shqiptari ishte dënuar me 20 vjet e 9 muaj burg për tentativë vrasje, grabitje, trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend. Kareli kishte kryer më shumë se 3/5 e dënimit dhe kishte paraqitur një kërkesë për liri me kusht, kërkesë e cila i ishte refuzuar.

Ai ishte burgosur së pari më 21 tetor 1997, i akuzuar për grabitje dhe ishte dënuar me 16 vjet e 5 muaj heqje lirie. Por në 27 maj 2006, pasi kishte vuajtur 3/5 e dënimit ishte liruar.

Më 4 mars 2007 ishte çuar sërish në paraburgim, i akuzuar për tentativë për vrasje me paramendim në vazhdimësi dhe për grabitje. Akuza për tentativë vrasjeje lidhej me një çift në Neo Iraklio të Athinës, ku Kareli kishte hyrë për të grabitur bizhuteri. Fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj, por në shkallë të dytë dënimi iu ul në 12 vjet e 9 muaj. Por ndaj Karelit ishte shqiptuar edhe një dënim shtesë prej 8 vjetësh, për trafik droge. BalkanWeb

Lexoje dhe nje here letren Belul dhe do bindesh qe e ke gabim. Dmth letren e ka shkrujt para se ta vrasi gardianin. 

Amerikanet thone:  pick your battles.20 vjetori i masakres se peshkepise po afron.4 ushtare shqiptare u vrane ne gjume ne territorin shqiptar.kjo date po duhet perkujtuar me manifestime masive e mundesisht te ngrihet dhe nje memorial per ta.

+1

+1

Miti i kriminelit si simbol kombëtar, është antishqiptarizëm

12 Prill, 2014 |Editorial |

Mero Baze

 

Ka një përpjekje të dytë për të bërë politikë në Shqipëri me një rast mizor torturash ndaj një krimineli shqiptar në Greqi. Një grup qytetarësh, të indinjuar nga ajo që i ka ndodhur një bashkëkombësi tonë në qelitë e një burgu në Greqi, vendosën të protestojnë para ambasadës greke në Tiranë.

Në të vërtetë Shqipëria ka nevojë të ketë një shoqëri të gjallë dhe reaguese ndaj çdo fenomeni, por në rastin në fjalë, nëse policia nuk do ta kishte tejkaluar me ushtrimin e dhunës, protesta do të viktimizonte qytetarët e keqpërdorur. Kësisoj ajo u nis si një protestë ndaj shtetit grek, por në fakt po bëhet popullore si një protestë ndaj shtetit shqiptar dhe policisë së tij. Si e tillë, mendoj se ia ka arritur qëllimit. Por si një protestë ndaj shtetit grek, është e dështuar.

Është e dështuar pasi shteti grek nuk ka shfaqur asnjë hezitim për të dënuar dhe gjykuar ngjarjet. Të gjithë ne që bëjmë sikur eksitohemi si nacionalistë, në fakt jemi duke parë atë çfarë na servir shteti grek, media greke, drejtësia greke dhe qytetarët grekë. Skenat janë me të vërtetë brutale dhe tregojnë anën e errët të një sistemi të kalbur burgjesh, dominuar nga racizimi dhe paligjshmëria, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë shkakun e këtij reagimi. Heroi ynë në këtë rast është thjesht një kriminel, që meritonte të dënohej nga ligji dhe jo nga vetëgjyqësia. Por vetë ai i mori jetën me vetëgjyqësi një gardiani, dhe pak muaj më parë theri me xham një çift për t’i vjedhur 100 euro. Kjo gjë nxit në Greqi urrejtje ndaj shqiptarëve, shumë herë më tepër se sa eksitimi turbofolk në Rrugën e Kavajës.

Nëse një grek në Shqipëri do kishte bërë atë që viktima jonë ka bërë në Greqi, gardianët tanë, jam i sigurt se do silleshin më keq, por ne gazetarët dhe politikanët akoma dhe më keq. Ne do heshtnim, pasi ai ishte krimi ynë. Greqia nuk po hesht, dhe në këtë kuptim, nuk gjej motiv real për të shkuar para ambasadës greke.

 

 

Rruga më normale për një protestë që bëhet në Shqipëri është të protestohet para qeverisë shqiptare. Nëse qeveria shqiptare ka përgjegjësi për vdekjen e Karelit, duhet protestuar atje. Para një ambasade të huaj mund të shkohet në raste ekstreme, kur shteti në fjalë ka bërë gjeste në emër të tij kundër shoqërisë sonë. Në rastin konkret nuk kemi asnjë gjest antishqiptar nga shteti grek, dhe motivi për të ngritur një kauzë nacionaliste mbi fatin e një krimineli, është një mënyrë e ndyrë për të diskredituar patriotizmin shqiptar.

Nacionalizmi është vërtet një strehë horrash, por në rastin konkret është dhe një kult kriminal. Nëse ka një mënyrë se si mund të diskreditohet patriotizmi shqiptar, është që media greke të botojë viktimën tonë me flamurin kombëtar dhe disa pseudonacionalistë me flamuj kombëtarë, që mbajnë lart nderin e një njeriu, që nuk e nderon asnjë sekondë Shqipërinë, as me jetën dhe as me vdekjen e tij.

Kësisoj protesta e sotme kishte kuptim si protestë politike kundër qeverisë shqiptare. Por meqë kur nisi nuk pati shumë motive, u gjet gjatë rrugës teprimi i dhunës nga policia shqiptare, e cila duhet të zhdukë nga mentaliteti i saj idenë, që kur ke një shkop në dorë, duhet ta përdorësh patjetër. Ajo ka dhunuar mes të tjerësh dhe gazetarë dhe e ka tepruar pa nevojë me ata dhjetëra vetë për t’i shpërndarë me forcë. Por policia jonë ka bërë dhe më keq, kur kujtojmë 21 Janarin, ndërsa manipulatorët e patriotizmit shqiptar kanë bërë gjënë më të keqe të mundshme duke identifikuar patriotizmin shqiptar me një kauzë fyese për të.

Dhe në fund dua të them se kjo lojë vulgare nuk mbron as shqiptarët në Greqi dhe as dinjitetin e shtetit tonë. Kjo nuk është as lëvizje spontane dhe as qytetare. Ky është një instrumentalizim i shoqërisë përmes një krimi, nga disa pseudonacionalistë që mendojnë se duke u bërë antipodët e ca idiotëve grekë, do të bëhen popullorë në Shqipëri. Kjo vetëm sa forcon idenë në Greqi se “modeli Kareli” është një mit në Shqipëri dhe kjo institucionalizon krimet e tij si pjesë e identitetit tonë. Dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë më antishqiptare se kjo.

Tani duhet thene edhe se flamuri grek me siguri u dogj ne shenje dashurie te shqiptareve ndaj grekerve. Ne shqip ka nje proverb te bukur, ai/ajo qe te shan te do. Tani mund te imagjinoni se sa shume te do ai/ajo qe te rref, dhe kulmi i dashuri eshte ai qe te do te vret.

E them me plot gojën, që sot më erdhi turp që jetoj në Shqipëri

Për llogari të gazetës ku punoj fotografova një furgon policie brenda të cilit ndodhej një prej protestuesve të shoqëruar në Rrugën e Kavajës, i cili po dhunohej keqazi me shkopa gome (dukej lehtësisht nga jashtë). Ç’më ndodhi???
Me të zbritur nga furgoni, policët me shkopa gome në duar duke përdorur forcën me detyruan të futesha brenda rrethimit të Komisariatit nr.2. Nën kërcëmime dhe fyerje me detyruan të fshija fotot, ndërkohë që dy prej tyre kërkonin me ngulm të më fusnin brenda në komisariat. Në qafë kisha të varur kartën e gazetarit dhe ua thashë disa herë se çfarë profesioni kisha. Por mu përgjigjën se “nuk je bërë ti t’na fusësh në burg, se të zhdukim fare”.
Nuk jam bërë e as nuk dua t’i fus burg në fakt. Ama, e them me plot gojën, që ME ERDHI TURP që jetoj në Shqipëri.
Të dashur miq, nuk e kuptova nëse kisha të bëja me efektivë të Policisë së Shtetit, apo me miq të gardianëve grekë… smiley

                                        Mand Bajrami

 

 

E them me plot gojën, që sot më erdhi turp që jetoj në Shqipëri

Ishte ne Shqiperi ky kur u vrane 4 demonstrues ?

Puna eshte qe kur e drejta tejkalohet nga te dyja palet nuk ekziston me e drejta por vetem raporti i forcave. Dhe tani s'ka me asnje kuptim te flitet se nga anon e drejta, nga Kareli apo nga gardianet. Te dy palet e kane shkelur dhe jane si ne lufte ku nuk ekziston me i miri dhe i keqi.

Sa per ate qe nuk mund te pritej me flamur ky i shkreti, te vjen pak cudi pasi thuhet pak dite pasi u prit me flamur nje ishkolaboracionist dhe te gjithe e pranuan njezeri se eshte njerezillek t'ia konsiderosh te shlyera te gjitha fajet nje trupi te vdekur.

  ...gazetaret dhunohen e vrite në Afganistan , Siri,Rusi  apo Iran  dhe jo në një vend që aspiron BE-në. Të dhunosh sot një gazetar në Shqipëri, tregon jo vetëm që nuk kemi media të lirë  por nga ana tjetër është tregues i qartë i instalimit të një rendi, të cilin shqiptarët e kishin lënë pas në kohë ai i pinjolleve te eterve te djeshem. smiley

ç'te ka gjetur moj e mjer
shqiperia ime me shum nder
cte ka gjetur moj xhan
brenda te derrmojne e jashte te vran
Shqiperi o moj fisnike
fukaresh patriotike

 

ca prisnit ju se do ndodhte pasi vrau gardianin e burgut. Leri keto budalliqe tani, te merren gjykatat dhe institucionet e ministris se jashme me keto pune sipas ligjit madje ta padisin edhe ne strasburg shtetin grek. protestat popullore nuk e di sa vler kane

Prisnim te denohej sipas ligjit ja ca prisnim. Sic ndodh ne cdo shtet normal. Ky ishte i pafajshem edhe pas vrasjes deri sa te vertetohej ne gjyq si vrases apo jo. Nuk prisnim qe te ekzekutohej nga nje tufe banditesh pa pike profesionalizmi per uniformen qe mbajne, por vec urrejtje e ligesi. Ja ca prisnim o burre, jo shume.

Kjo eshte nje nga vrasjet me barbare, me kanibaleske dhe me kriminale qe ka ndodhur me shqiptaret e greqise. eshte prodhim i kultures se dhunes perzier me pandershkueshmerine qe kane forcat e sigurise hreke, kombinuar me faktin qe autori eshte shqiptar (shih. pabuks, inferior) dhe ja ku ke nje krim shteteror perfekt. I turpshem, ulurites, fyes.

Po si zakonisht ne e dhjesim vete te drejten per protestim. Ne vend qe te kerkohet me dinjitet respekti dalin ca avdalle turbofolkas dhe bejne proteste sikur te jete ndeshja laci-peqini.

Nderi i gjithesecilit ne vend te vet!

Bertisnin: ÇAMËRIA ËSHTË SHQIPËRI!

Pse behen kaq qesharak, nuk e kuptoj.

Pa lere qe shqiptarizmes ia bejne memen kesisoji. 

Bertisnin: ÇAMËRIA ËSHTË SHQIPËRI!

llahtar ishte nacionalizmi serb, por ishte serioz ne llahtarin e vet. Kto jane palaco mer burre. 

me plas me vje qe nuk me kujtohet titulli i nje filmi qe kam pare para shume kohesh. Ish nje skene ku i biri naziskin skinhead i hakerrohet te jatit (industrialist gjerman) qe ti me shoket e tu e shitet Gjermanine. I jati e merr per leckash e fut te zyra vet dhe dere mbas dere e fut ne nje dhome sekrete ku ish plot flamuj nazist dhe foto qe ky kish dale me Hitlerin dhe naziste te tjere. E kap te birin per zverku e i thote Gjermania nuk behet "uber alles" tu rraf emigrant turq por duke shku ne shkolle e duke ju fut punes.  

Tani e kam nje porosi per gjithe Peshqit dhe komunistet.

Vazhdoni te dashuroni vellezerit e juaj te dashure Grek.

Se Greket ju duan shume aq shume sa qe nga dashuria e madhe qe kane per ju dhe Shqiptaret edhe ju torturojne e ju vrasin.

PS shpreh dashuri dhe falenderim te madhe per dahsurin Greke qe kane per Shqiptaret dhe PS urdheron Policine minoritare Greke te shtyp disa protestues qe duan te prishin kete dashuri te Madhe Greko-Shqiptare smiley

Mos te harojme dhe dashurine per Serbet nga PD

http://www.telegrafi.com/magazina/e-nisi...

 

Nuk eshte pune dashnie per greket por se shqiptaret po luftojne betejat e gabuara.psh pervjetori i vrasjes nga greket  te ushtareve shqiptare nen flamurin shqiptar ne peshkepi kalohet ne heshtje ndersa protestohet per nje vrases ordiner me nje rap sheet sa nje faqe gazete si me qene hero i kombit.

Edhe nje gje mos te haroje per ata qe urejn Turkun.

Nje rast i fundit ishin disa djema terrorist nga Kosova dhe Maqedonia qe vrane disa polic Turk ne shkembim zjari.

Tani ata terorist jane ne burg ne Turqi.

Valle mos pate ju gje qe Turku ne burg masakroi keta Shqiptare?

Valle mos pate ju qe Turku ne burg poshteroi keta Shqiptare?

Valle me tregoni tani kush eshte shtet demokratik Turku apo Greku?

Ehh, nuk del dashuria per turkun, 500 vite nuk harrohen lehte aga, e kuptoj. Speca te mbush, tave dheu, gjize me qepe te njoma, hamam mbush me burra, ashure, hallve, kadaif, i tas dhalle me shallvare te hija pazarit me tespije ne dore duke kundruar bukuroshat shtatselvi, ja ca do me shume robi. I fut dhe nje te share evropit kurve allafrenga dhe u plotesua tabloja.

Seriozisht tani, nje nga shkaqet kryesore qe Turqine se qasin ne Evrope eshte trajtimi ju-njerezor qe i ben shume veteve neper burgje (sidomos kurdeve) dhe paaftesia per te pasur nje qasje tolerante ndaj te drejtave te njeriut. Mos shko me larg, shih Sulltan Erdoganin si mbyll twitter e fb per te kapur prizmin allasoj qe kane udheheqesit turq ndaj demokracise.

Valle mos ti ke qene ne burgun ne Turqi te shohesh si po trajtohen ata kriminele?

Valle mos po na e can fort kryet me propagande pro Turke?

hahahahah jo nuk kam qene kure ne burg po mos haro se Turku nuk ka kurfare urejtje per Shqiptare as 1 % urejtje kunder Shqiptarve.

Ndersa eshte e vertetuare qe Greku ka urejtje shtazarake kunder Shqiptarve.

Remember fjalet e te madhit Erdogan:

Kosova Turkiyedir ve Turkiye Kosovadirsmiley

Kosovo is Turkey and Turkey is Kosovosmiley

Kosova eshte Turqi dhe Turqia eshte Kosove.smiley

Ndersa eshte e vertetuare qe Greku ka urejtje shtazarake kunder Shqiptarve....

Atehere pse jetojn ne Greqi qindra mijera shqiptare ?

Ndersa kryekopuku Erdogan kreditohet me instalimin e islamizmit ekstrem ne Turqi,Bosnje dhe Kosove.

Gjithashtu edhe per sulmet me arme kimike ne Siri kunder civileve.

Impresionuese nofka juaj Jack Baba. Nuk e di se si u kreditoka Erdogani per instalimin e islamizmit ekstrem, por çdo gje qe do te shkruanit falet. Jack Baba... smiley

Nofka Jack Baba nuk ka lidhje me "dumbabistet" per te sigurt kjo , edhe pse mund te duket si e tille .

Erdogani po i rrenon edhe ato pak arritje qe kishin ba turqit dhe organizatat qe financohen prej tije dhe wahabisteve saudite rrekrutojne njerez ne ballkan per al-nusren .

Komentova se me pelqeu, jo se me erdhi nder mend lidhja qe keni bere. 

Persa u perket organizatave te dyshimta, nuk e di nese reduktohet ne ate qe keni shkruar ju.

E vetmja propagande e lejuar me te cilen mund t'i çash kaptinen tjetrit dhe ta di per faleminderit eshte propaganda amerikane dhe propaganda shqiptare.

 

ben kuptim. jo?

Çfar ben kuptim sipas teje? (per kete rast, per te mos u perhap shume)

 

ajo qe ke thene ti. per propaganden shqiptare dhe amerikane.

Çfar kam thene nuk eshte mendimi im, eshte mendimi juaj, i cili nuk ben sens. Por nuk do me thene se ju prish gjiza amerikaneve dhe shqiptareve, jeta vazhdon edhe pa sens. Nuk rron njeri me sensin, biles ne kohet moderne funksionon nonsensi, i cili eshte sensi pare nga pikpamja e nonsensit, persa nonsensi eshte sensi, dhe persa nuk eshte ... . Vazhdimin mund ta thuash ti, se ja thek me mire per keto gjera.

 

ekziston sepse eshte e arsyeshme smiley

Kush e ka thene kete mbrekulli, akademiku i Harvardit Ilia Kareli?

 

Kaqe gje e dija se kush e ka thene, biles di qe klasiket e M-L per kete thenie e mbanin Hegelin ideolog te imperializmit prusian, ndersa Shopenauri per nje sharlatan dhe bythelepires i padroneve ne fuqi.

Kurse une, me i madh se M-L e çdo lloji dhe Shopenauri, e mbaj te drejte ne kontestin qe eshte thene, dhe ne kontestin ekzistencial qe i jep nje kuptim tjeter te vertetes. (ne kete rast e diskutueshme, sepse kujt i shkulin zemren nga kraharori dhe kush lexon lajmin ne gazete kane qasje te ndryshme per te verteten, prandaj edhe pyetja ime ironike se kush e ka thene).

Si gjithnje eshte moskuptimi dhe keqkuptimi eshte pasoje e nxjerrjes nga kontesti dhe kryesisht ne plan te fundit konceptim dhe perkufizime te ndryshme per aksiomat (ne kete rast aksiome e verteta, dmth çfar eshte e verteta, çdonjeri ja keput katunit sipas qefit).

Pastaj si pasoje dikujt i shkulet zemra nga kraharori dhe te tjeret zbaviten e kalojne kohen me lajmin e diskutime.

 

Kurse une, me i madh se M-L e çdo lloji dhe Shopenauri

...

gjigand

u peshteta pas dritares,

balli im shkrinte xhamin...

Pastaj si pasoje dikujt i shkulet zemra nga kraharori dhe te tjeret zbaviten e kalojne kohen me lajmin e diskutime.

Nxora sytë, i mbajta
në distancë leximi
nga faqet e fytyrës,
zbrazëtirë lexuan,
zgavrat nga ku dolën.

Vetëm verbërì vetes i sheh vetëm.

Si sytë përpulitur
zemra dot s’e do
veten sepse ja, dhe po e shkule zemrën
ta mbash para gjoksit
në largësitë e dashjes
zgavër gjoksi veç
do shohë në kraharuar.

Vetëm me një zemër dot nuk e do veten.

ne zvicer kishin kapur nje udhetar kohe (time traveller). donte te ndryshonte rrjedhen e shtrember te ketij planeti, i cili po shkon drejt nje te ardhmeje me cokollata per te tere... Quhej Eloi Cole, tha.

Ja kshu, kshu. Kurse ti vazhdo me hermetizmin tat qe nuk te co asgjekund.

Kush ta ka thene kete te re shkencore, Roni?

 

amerikanet do perdorin uje deti per karburant avionesh luftarak! kujto dolfin tone te dashur qe i tha finlandezit: stalini duhej te kish marre rumanine para nesh. e c'eshte rumania, nja 30 divizione gje. pa rumanine tanket tona nuk do benin dot asgje, tha, sepse duan karburant tanket. shume karburant dhe koran. tani shprehja "a i dhe uje gomarit" do marri tjeter kuptim, me kontekstin e ri, sic i do ti gjonat: "dhe c'uje pa, gjithe detin", sic tha Jaho Labi. ndersa ti vazhdo me providencen, qe nje Zot(? - c'eshte ky... shprehje gjeografike) e di kush ta ka injektuar ne koke, me c'age (maje shiringe, jo moshe) e c'serum qe derdhet me venen me te trashe te parakrahut...

sic e sheh, vazhdoj te t'gozhdoj me fakte te pakontestueshme. me dhimbje, vella, me dhimbje.

Kto marrezira qe ti shkruan vazhdimisht jane pasoje e siringes, jo ne vene, por direkt ne tru.

 

gjindja qeshi hidhet: "eshte i marre,

vec i marri mburr pa turp veten e tija..."

Kjo ndodhi nje mije e ca vjet me pare,

kush ish i marre e shkroi historia

smiley 

maroi edhe filxhoni i dyt i kafes.

po me bohet si ves kjo, dy kafe me peshkun per mjes.

mbaroi borzhoni, mbaroi dhe fjalimi im

Hrushov

Pirdh se lirohesh o emigrant!

 

smiley

nuk gjete nje mbyllje pak me galante? 

Cfar mbyllje or burre? Nuk shef veten se nga muhabeti i te vertetes, Hegeli, kercen si pupagjel kot me kot neper lloj lloj gjerash pa kuptim nga bosomi tek Krushovi.

Kjo eshte mbyllje e muhabetit me Tjetrin, jo nje mbyllje e nje muhabetit. E kush eshte ai koqe qe mund te vazhdoje te beje muhabet me ty mbas ketij muhabeti? Çar kujto se po tallesh me mu?

 

paragjykim! une bej shaka, por KURRE nuk do tallem me ty, se do tallesha me veten time.

nga 7 miliarde e ca banore te globit, une te zgjodha ty me kalu nja dy ore mengjesi.

e keqja mbase qndron ne perceptimin e ndryshem qe ne kemi per peshkun. riperseris: une nuk e shoh kete vend si shtojce te akademise se shkencave (franceze).

Perqafime dhe diten e mire. smiley

Tani e mendon Peshkun se nuk eshte shtojce e akademise franceze, sepse ne darke e sigurte qe do mendosh se eshte shtojce e akademise angleze, dhe ka rrezik do te na sjelles ndonje artikull se si eshte krijuar bota nga bosomi (gje qe e ke bere me pare).

Megjthate ti vazhdo, jepi se mire e ke, skizofrenia eshte e modes, sidomos per artiste, e domosdoshme per krijim, çfar thuhet sot nuk thuhet neser, bile dridhe Like edhe brenda frazes, sepse ndryshe nuk ka fraze poetike.

Nuk behet art i modh mer jau pa qene i çmend mer jau? Kamarjer edhe nje dopio tjeter!

 

se mos te metet merak: ja.

Sali Sheqere Berisha nxit trazira sociale.

Tensioni eshte mbijetese. 

Skenar i dobet gjithsesi. Pardje kishte mbledh ne nje kokteil per promovimin e kenges Tropojani te Gjergj Lekes te gjithe te hequrit nga puna nga kjo administrate.

He se mos haroj : po dje ne Klan Tv ishte i ftuar vete idhulli i balukeprereve te viteve 80 Zdravko Qoliq. 

Dikush ketu e ka patur merak. smiley

Mirmgjes.

Ka dal llafi qe ministri i rendit dhe ai i mirqenies do shkembejne postet. A thu eshte e vertete?

Shum gje pozitive do ishte mendoj edhe une.

Sa bukur do te ishte! Me ne fund do te kete paqe ne ate vend, lule, ylbere, njerez te lumtur dhe te patrazuar nga tritoli.... Imagjinoj policet qe trajnohen nen tingujt e kesaj kenge.  smiley

Edhe une ashtu kam degju.

Meqe ra fjala, kur po ban ndonje poezi per kete Iliarian Karelin qe e kane dhunu keta greket. Ne fakt duhet ta kishte bere ai shnikasi, po meqe ai ka pas ca pune pranej.

Ajo qe eshte interesante eshte fakti se keta qe protestojne per vrasjen e Ilia Karelit jane po ata te cilet "Kudretet" qe behen "Ilia" i quajne shqiptare gjakprishur. 

Shqiperi te kam dhjere nuk te mora vesh nje here!

te tera i kane bere. edhe eposin e kreshnikeve e komentojne ne dialekt korcar.

Kjo bote u prish!

E pe si i gafurreshin policit shqiptare? Ne greqi kur u flet polici syte i mbajne poshte dhe pergjigjet i japin te shkurtra dhe koncize. Me tregoi nje miku yne (me amandamentin e 4-rt ne gjak) se kur kish qene tu kalu ne Kakavi ish nxe me policin e kufirt dhe i kish kerku llogari "what is the problem?". Ish degju nje ze nga rreshti ku ishin trimat shqiptare "ule mor zerin se na more ne qafe" smiley

smiley

 

lakonizmi eshte nji virtyt i yni qe duhet vlersu smiley

 

ne fakt kjo protesta duhej te behej ne Greqi..  bile ne   te gjitha qytetet kryesore te Greqise, se  jane mbi 600 mije shqiptare atje (ca thone 1 miljon)  dhe  nuk kane bere kurre nje proteste   per rastet kur jane vrare  apo jane keqtrajtuar shqiptare nga policia greke.. kurre!   prandaj  ndodhen ne kete gjendje...   dhe per  per sa kohe keta do ta mbajne koken ulur,  dhuna, diskriminimi  do  te vazhdoje!

Ore Belul po gardianet nuk e vrane Kudretin e gjore se ishte shqiptare por sepse u theri shokun. 

jo joooo...  dakord  ''hakmarrja''. por te ishte nje tjeter  nuk kishin per ta  vrare, thjesht do ta rrihnin.  por e vrane edhe sepse ishte shqiptar dhe ne perceptimin e tyre, i cili eshte shume  korrekt,  me shqiptarin mund te besh cfare te duash  sepse nuk  ke asnje pasoje.

 

p.s o Rono,  kush  u ka thene  gradjaneve  apo policeve  qe keta duhet  te japin drejtesi..?!

p.s o Rono,  kush  u ka thene  gradjaneve  apo policeve  qe keta duhet  te japin drejtesi..?!

se nuk u ka thene kush ndaj dhe do dalin para gjyqit dhe gjasat jane qe do bejne dhe burgun.

e mire,  tjeter pune kjo.. mbetet per tu pare sepse deri tani  nuk ka ndodhur kurre qe nje  polic apo gardjan grek  te jete denuar per vrasje apo keqtrajtimin e shqiptareve..  kjo eshte e sigurte!

nderkoh, tjeter ishte pohimi jot  ne fillim.. kete te ndjerin e vrane sepse ishte shqiptar  me sigurine qe nuk  do te kishin pasoje...   kete e deshmon  gjakftohtesia  me te cilen   e kryen vrasjen, mbi 2 ore e ca....   plus qe ai momenti i   ''gjaknxehtesise''   qe therret per hakmarrje kishte kaluar me kohe, sepse kete e kishin cuar ne polici, 1  apo 2 dite me duket ..  pra cdo gje u be  e paramenduar dhe me  gjakftohtesi... 

 

 

kete te ndjerin e vrane sepse ishte shqiptar  me sigurine qe nuk  do te kishin pasoje... 

Ah jo Belulo, me vjen keq por faktet deshmojne te kunderten. Drejtori i burgut ka deshmuar se u ka thene gardieneve se me kete qe po beni do humbni dhe shtepite tuaja. Prandaj po them qe te ndertosh kauze me rastine ktij fakiri eshte si te ndertosh kala rere ne durres ku dallga e pare ta sheshon. 

ah jo Rono, e ke gabim ti.. ne  radhe te pare, drejtori  i burgut e deshmoi kete qe thua ti,  pasi kishte ndodhur  ngjarja... pra nuk tha: ''me kete qe po beni''   por me pas kishte thene: ''tani,  me kete qe bete,  nese  ndonjeri nga ju  eshte burre,   te dali  e ta marr persiper , se ndryshe  do te humbisni te gjithe shtepite tuaja''.. dhe kujdes,  se thote  ''do humbisni shtepite tuaja'',  pra nenkupton  do humbisni punen.smiley   pasoja ekonomike pra...    

tashi ky drejtori  tha gjithashtu:   ''qe une isha i pranishem  kur erdhi nga policia... i beme foto, dhe ndenja deri sa e futen ne biruce,  pastaj u futa ne zyre e nuk e di se ç'ndodhi me pas''.

mirepo,  ka dale nje video e vundit,  ku   ky drejtori  duket  qarte  qe kalon 2-3 here prane qelise gjate kohes   qe ata po e torturonin... keshtu Rono, keshtu!      

nejse, une nuk p othem kerkund  qe ky eshte rasti i duhur per kauze.. por ama  ky eshte nje rast i rende   qe kerkon vemendjen e duhur,  sepse vlen per fakirat  e tjere shqiptare ne burgjet greke..

Une e di qe ate punen e shtepise ua ka thene nderkohe qe ata po rrihnin. Nejse, ideja eshte qe nese policet grek do kishin rrahur per vdekje nje shqiptare qe kthehet na puna, shqiptaret zjarrin ti venin Athines do u thosha bravo. Per kete rast duhet prit si do te jete denimi i gardianeve. Nese denimi eshte sa per sy e faqe atehere hallall protestat perndryshe protestat jan palacollek!

ky rast ta dhjet kauzen, Belul!

greket po fitojne pabesueshmerisht shume-shume pike morale nga ky rast, qe eshte totalisht kunder nesh.

ata jo vetem qe nuk e kane mbuluar ceshtjen, por sic po degjojme, po e kalojne ate ne nje stad me lart, ne process. kur une dhe ti (shqipot) i hengrem moone rastit kur vrame njerez tanet, jo kriminele, diten per diell, e "fatkeqesisht" me film e regjistrim. ne (shqipot) e shkaterruam processin, madje, u munduam te ngreme nje process surrogato ne vend te tij.

ja keshtu. mos beni kauza me te denuar, me afera gardianesh, me ryshfete 60 mije eurosh per te cilat njeriut te ndershem, t'i fitoje, e jo t'i kurseje aq para, i keptuet kerrbishtja.

shqipot duhet te mbyllin kamaren per nje rast si ky. mirpo kur kemi bere hajer ne qe do bejme kete radhe. ne jemi rob qe presim si Messiah Rrapush Xhaferrin, kupton apo jo? Sa te shkerdhyer para e mbrapa jemi?

Cameria eshte Shqiperi!

une emo, kete shqiptarin nuk  e mbaj per hero..    kriminel ishte dhe  fundja  gjeti ate qe kerkonte sepse ishte marre me 101 gjera te pista..     sidoqofte,  per mendimin tim  kemi te bejme me situata te ndryshme qe  kane specifikat e tyre  dhe eshte e veshtire ti krahasosh...  

kjo protesta qe u be  Shqiperi me duket kot dhe pa ndonje vlere, aq me shume kauze..  prandaj thashe ne komentin me siper  qe  protesta duhej bere ne Greqi...   shqiptaret  emgrante  ne Greqi duhej ta kishin perdorur kete  rast  per te  protestuar (por ne fakt duhej ta kishin bere shume kohe me pare me raste te tjera)  sepse ka te bej direkt  me dinjitetitn  dhe te drejtat e tyre  te neperkembura.

mundet. une nuk e di c'do sillte nje proteste e tille ne greqi. mbase atje duket budallallek ta bejne, pasi rrezikte perfundonte si shenje solidariteti me shtetin grek (per kete rast vetem!!!)

Flitemi prape.

por policat dhe gardjanet  greke, pervec se jane perfaqesues  te shtetit,   qe ushtrojne kesi dhune  ndaj  emigranteve shqiptare   e bejne  kryesisht sepse nuk jane ndeshkur kurre!   mosndeshkueshmeria  e implikon   dhe fajson shtetin grek automatikisht!   ndryshe po te kishim nje rast te izoluar..  

prandaj edhe protesta duhej bere  pikerisht  kunder shtetit grek,  si nje shtet  fajtor, diskriminues  ndaj  shqiptareve qe ka   toleruar me  ndergjegje  kete  gjendje! 

o belul,ata qe nuk kane qene ne greqi ,nuk e kuptojne poziten e forcave te sigurise(ushtri,polici) ketu.  keto medemek ndjekjet ligjore te rojeve jane nje farse e shumeperseritur.  u behet nje gjyq mbas 3-4 vjetesh ku masa me rende eshte transferimi!    50-60%  e tyre, votojne per  agimin te arte.

para ca vitesh ne shqiperi , nje qytetar shqiptar u vra ne nje aksident rrugor ne himare. reagoi gjithe shteti grek qe nga ministria e jashtme, deri te janullatosi dhe bollanua.  bile ju be edhe bust te cilin e peruroi agimi me shokesmiley

ne kete proteste nuk mbrojti kush personin e demtuar e aq me teper ta mbanin si hero a ku di une,por reagimin kriminal te shtetit ndaj nje te burgosuri per shkak te kombesise.   pastaj si do ta komentojne usta llaret serbe dhe militantet partiake ne shqiperi eshte tjeter gje.

shqiperia ka nje zv.minister te jashtem grek.  le te bente te pakten nje deklarate a la pink,ku ne kuadrin e marredhenieve te mira dhe integrimit evropian,nen kryesine e radhes se be-se nga greqia, te denoje nacionalizmin e eger shqiptar qe bie ndesh me frymen liberale dhe progresiste qe mbizoteron ne rajonsmiley.

policia shqiptare nuk nderhyri kur agimsat rrahen kameramanet shqiptare ne himare,c'ne tani kaq agresive ndaj nje te rinjsh shqiptare!

bile ju be edhe bust te cilin e peruroi agimi me shokesmiley

 

shqipe,  ti ne fakt doje te thoje: ''Genci dhe Agimi''..smiley     po  une kuptova... ndryshe do te na akuzojne per  amatorizem dhe mungese vigjilence..smiley

 

per te tjerat jam dakord me ty,  se une e njoh Greqine..smiley

Prandaj duhen zgjedhur kauzat per te cilat duhet ngritur zeri.psh 20 vjetori i vrasjes se ushtareve shqiptare nga komando greke u kalua ne heshtje....AK me Kreshnik heroin ne krye hup si krypa ne uje kur Agimi i Arte vjen ne shqiperi ...

Atje ku siguria e jetes dhe rendit publik prevalon mbi te drejtat individuale te njeriut (pandehurit) qe ka vene ne sprove sigurine, gjithmone drejtesia anon nga siguria.

pasi i pandehuri kishte alternativen per te funksionuar pa dhune.

kjo nuk justifikon dhunen e rojeve te sigurise, por ja qe, ne jete gjerat ndodhin dhe asnjeri nuk i parashikon dot. (As vrasjen e kriminelit, e as vrasjen e njerezve te shtetit).

Per kete ngjarje duhet te kishte reaguar shteti albanez i pari. Cfaredo te kete bere ky nuk justifikon dhunen makabre te ushtruar ne menyre te organizuar ne burgun grek. Edhe te denuarit me vdekje kane te drejtat e tyre.    

Tjeter pune qe ne Albanie kete e merr mister xheli dhe e ben kale beteje. 

Ilia Kareli te denohej per krimin e vrasjes se gardianit me maksimumin e asaj qe parashikon ligji grek nga nje gjykate e ketij vendi, por jo te vritej duke u torturuar. Kush mbron kete makabritet grek tregon qe ka mbetur qenie pa shpirt dhe ndjenja, krijese skizoide e komunizmit.

Vrasja e ketij shqiptari te denuar ne kete menyre, ne shkelje te cdo ligji e konvente qe ka pranuar Greqia eshte barbarizem.

Kete po e denojne edhe ne Greqi por keta po thone te pakten se ne kete situate ku eshte Greqia, ku edhe nje bashkepunetor i afert i kryeministrit te Greqise eshte njeriu i neonazisteve te GD, atehere pse cuditemi qe gardianet e nje burgu marrin vete ne dore ligjin.

Shqiptaret po protestojne shume pak.

Por kjo eshte kur s'ka qeveri per te mbrojtur shtetasit e vet, por rreh ne dajak ata qe protestojne duke bere punen qe nuk e ben qeveria.

Dhuna e policise se Tahirit eshte fytyra e kesaj qeverie dhe ne s'kemi fytyre te flasim per dhunen greke kur te dhunon policia e Tahirit ne mes te Tiranes, bile edhe gazetaret.

ZEMER SHQIPTARE

Në k'të ditë dhe k'të skëterrë,
të bashkohemi veç një herë,
demokrat a socialist,
liberal e nacionalist,
Po na vrasin dhe poshtrojnë,
zemrat tona po shqelmojnë,
të krishter dhe musliman,
drejt në shesh për k'të vatan

Kreshnik Spahiu

LAJM I FUNDIT: Aleanca KuqeZi thirrje: Nesër ora 13.00 të bashkohmi para Ministrisë Brendshme për të larguar avokatin e gardianve grek Saimir Tahiri

Jashte nga zyra Sajme qe ka dashnore e qe dergon sms !

P.S. Kishte hak ai mesuesi kinez qe ja u bente kolegeve cajin me shurre. Ja u bente se nuk kishte vemendjen e duhur prej tyre.

 

 

 

Po nese ti je i kenaqur qe policia e Tahirit perdor dajakun kunder armiqeve te partise, bile edhe gazetareve, nuk jane te kenaqur te tjeret dhe do dalin ne proteste posi.

Tahiri me i miri po i ben vend me duket Erion Vilajetit.

Te me falesh qe kemi te njejten ore ne koment sepse bera nje korrigjim per shkak te gramatikes se gabuar, por thelbi nuk ndryshon.

Te behet proteste pa diskutim per Tahirin qe rreh gazetaret nese nuk ka marre masa, por pse tek Tahiri protesta per Kudretin e jo tek Vangjel Dule?

Tahiri do e zevendesohet nga Veliaj? Une personalisht do isha shume i lumtur te ndodhte sepse gjera e pare qe do bente Veliaj do ishte largimi nga puna i zvministrit te brendshem qe ka qene keshlltar i ish ministrit te brendeshem Lul Basha ne kohen kur policia rrihte miletin tek dy kullat binjake sepse kishin zgjedhur te pinin kafe atje ku nuk duhej.

Tani dhe pak dhe vije ata te grupit TKD dhe meru me ata me Tahirin, por mos harroni kete patriotin qe derdhi gjakun e gardianit grek per memedhene tone te dashur.

Shif Niku : ben thirrje edhe per myslimanet edhe per te krishteret ! smiley 

              

Sa retards ka atje. Fatkeqesi e madhe. 

Retard, fatkeqesisht jeni ju. Dhunen ne proteste ne kundershtim me ligjin, kush e beri? Une?

Ja, po e pranon edhe vete Tahiri me i miri, por keto pacavure nuk i ha publiku. Pergjegjesi eshte Tahiri jo dy rreshtere injorante se ata nuk rrahin njerezit pa urdher.

"Pezullohen katër punonjës policie, të cilët kryen veprimeve në kundshtim me ligjin, protestën e djeshme. Lidhur me këtë fakt, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë gjatë analizës së shqyrtuar rezultoi se veprime të disa punonjësve të policisë kanë qenë jo korrekte dhe në shkelje të procedurave standarde të veprimit për menaxhimin e tubimeve"

Pra, jane marre masa. Apo duhet t`i rrihnin policet me dru , pra me kopace? smiley

Nje hap para Tahiri me i miri. smiley

po ti mund te tallesh me keta te tjeret jo me mua.

Policet kane rrahur me urdher se ata nuk nderhyjne pa urdher, keshtu qe pergjegjesi eshte Tahiri dhe jo dy a tre injorante nga Tepelena qe i ka bere police Tahiri dhe tani gjoja po merr masa.

S'me duhen dy police kafshe mua, mua si qytetar me duhet Tahiri. Ai eshte pergjegjesi.

Ato 2-3 injorante nga tepelena, mire ua kane bere atyre kokeshtremberve te tjere. Menduan tua drejtojne. I pe ne video ? Gjithe loket aty. 

"Gjithe loket aty"

mos mu merzit...smiley

Nah I am cool. lol 

ruaje energjine, se po vijne edhe pushimet e veres.smiley

Jo nuk po tallem. Te protestohet ndaj Tahirit dhe ndaj Rames ne dac . Pra si ta gjykoni per dhune apo jo dhune.

Por nuk ka lidhje me Kudretin e konvertuar ne Ilia qe la jetime kalamaqet e gardianit.

Thirja eshte te protestojme ndaj Tahirit qe eshte avokat i gardianeve greke. Kjo eshte per tu tallur besoj e ti nuk je kunder. Se edhe sikur te jete keshtu eshte kauze e Nik Gjelit e kjo nuk i shkon per shtat Lulit qe nuk eshte duke reagu hiq per kete qeshtje.

Ene u thuj atyre qe mos nxjerrin Mulin per qeshtje kaq te ndjeshme se nuk e merr njeri seriozisht. Apo e nxjerrin kastile e une do e kuptoj ne fund fare qe e nxjerrin se dun me i qit bojen linjes se djalit te Sheqeres?

 

Policet kane rrahur me urdher se ata nuk nderhyjne pa urdher,

Dmth edhe me 21 Janar nuk jane pergjegjes gardisted por Basha dhe Berisha qe kane dhene urdherin.

Bashkoju turmes dhe ti, politico ora 13:00. Neser.  Shko protesto dhe ti. Bashkoju turmes se budallenjve. 1 me shume nuk behet qameti. Mbase ke ze t'forte. 

Deshmi e protestuesve te ndaluar: policia edhe pasi i ka ndalur ka perdorur shkopinje gome dhe elektroshok.

Po elektroshokun ku e gjeten? Apo i ka pas blere qeveria e saliut? Po pse ti kete blere valle sali krimineli?

Fajin pse u vra ai ne burg e ka askush tjeter vec Saliut.  Fajin pse ti s'gjen dot nuse nga Lazarati e ka Saliu. Per gjithe te tjerat ka mastercard

smiley  Rrofshin cucat e Lazaratit, por edhe vejushet. Sa te hapet pak rruga atje kom per shku me rrock ndonje Lazaratse, ene masanej i them telasheve "ik pirdhu". Ndersa per ate qe u vra ne burg nuk ka faj saliu se ai ishte kriminel per vehte.

Ja kështu bëhen kriminelët heronj. 

Pavarsisht se dhuna e policise shqiptare mund te jete e tepruar, demostrata ishte komplet aut, autogol, budedallik me brire. Eshte e vertete se dhuna, tortura, vrasja eshte e denueshme, dhe duhet te denohen, por te ndizesh si kashta  flakes kot, kesaj i them te kesh koken me kashte dhe jo mend. 

Ja keshtu me pelqen Pierre, me mendime te pjekura qe vijne vetem nga konsumimi verera te vjetra europiane.

Kuazo, une nuk pij vetem verera te vjetra, por edhe te reja, te 2008-2009-2010-2011-2012, dhe mendimi i pjekur vjen nga shqyrtimi i fakteve, shikimi, rishikimi nga te gjitha pikat te ngjarjes, dhe duke menduar dialektikisht. 

Pjero sa nxorra nje Shiraz prej qilarit dhe une. Eshte e diele sot, pihet vere. Mendja te ty m'shkoi- ca po pi Pjeri sot? smiley 

M Ll , une piva nje nga ato spanjollet te rezerves te 2006 . 

WWPD

Policia i kerkon falje gazetarit te Panorames, pasi e kercenon dhe ja fshin nga aparati fotot qe deshmojne dhunen e Policise. Nuk dihet nese ja kane derguar me sms mesazhin e faljes.

Qy tipi ne Greqi, pervec tortures barbare, paska vdekur me pranga ne duar. Ose sipas #kultures n'Peshk, mire ja bene se qe kriminel.

Erdh dhe i treti. U plotesua skuadra. smiley

Reagimi i policise me perdorim te dhunes eshte larg aspirates se popullit shqiptar per marrjen e statusit. Nje polici qe drejtohet me stil mafjoz nga katunare e ndjen veten te forte perballe qytetarit.

Po keta me kete mendje qe kane rrezik i perjashtojne dhe nga OKB-ja pa statusin e qane...

AK protestë nesër para Ministrisë së Brendshme. Murati: “Spahiu na vodhi protestën për Karelin”. Dhuna në protestë, pezullohen katër policë  Gazeta Shqip 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/13...

Ministri Tahiri duhet te shkarkohet urgjentisht, per sms qe tregon deshtimin e Policise me rendin e sigurine, dhe me dhunen e ushtruar ndaj protestuesve paqesor, duke treguar se kjo Qeveri eshte e shitur te Greku

Poshte Rilindja e GREKOFILEVE !!

Dmth Opoziten e ka marre ne dore Altin Goxhaj dhe Flamur Noka. Hallall ja bofte zoti cunave. Po qe kom nji parandjenje qe PD-hi ka per te dal ne ilegalitet si komunistat favtit. 

PD eshte ne vrojtim per momentin, pret qe Qeveria dhe Min. Brendshme te bejne gafa te tjera ne protestat e ardhshme, perpara se te nderhyje :

ceshtje ditesh

Skeni deputet ne Parlament mer Left! Nga ana tjeter sipas S&P ekonomia po forcohet, por edhe statusi ne Qershore do jepet. Ju prishen pune ne fakt ato familjaret e Kudretit te shkrete qe e varrosen shpejt e shpejt. Tja u kishin lone nja 2 dite xhenozen e Kudretit dhe me arkivol ne dore...e ke parasysh vet ti mo! Nomin, nomin do kishit do! Po kshu pa arkivol sikur ju ngecin protestat o Left.

Ke te drejte, se atehere per ku iku Nano ? Ne Greqi apo jo ? Po ai tjetri qe u vesh si grua dhe qe tani e keni Kryetar Grupi ?

Feeling-u ju ecen mjaft mire me Grekun si Rilindas qe jeni

Nano hiku ne Maqedoni e Lefto. 

O Lefo maji icik ere kesaj e me thuj se ca ere vje. 

P.s. Era shtet lale, era shtet! 

P.s.s.Harram i qofte buka e Partise emigrantit nese nuk ja kushton 2 vargje ardhjes se shtetit ne Dhermi!

O Dhermiu me lezete

deti te ben isharete

shteti paska ca adete

keshtu tha, sikur nuk vete,

mos nderto hotel pa leje

s'te le gram prej qeresteje... smiley

 

Lefti, po e bon si Erzen Brecani! Kush jane grekofile ore Left ? Mos e ul pjacen kaq poshte !Grekofilet...qe hodhen ne Gjyq salihun , pse i pati fale grekut 353 km territor te ketij vendit te " grekofileve ..! Ata " grekofile " i menderosen mu ne firme Salih " patriotit" ! Ndaj me kujdes kur ja valon kaqe holle !

Pervec rrahjeve te protestuesve, Policia eshte pergjegjese dhe per daljen ne TV te Altin Goxhaj

Meqe s'ra fjala akoma ketu tek Peshku, per cilen droge akuzohet ushtria shqiptare se po e trafikon, ate te Lazaratit apo ate te Afganistanit? Shpresoj qe mos ta kene harruar ate nismen "Trafiko shqip". Apo ishte "Blej shqip"?

P.S. Me pelqen goxha menyra se si Anila Basha e ka formuluar titullin e artikullit: Protestuesit e ngasen makinen e protestes pishem, perplasen me Policine.

Po kush merret me kamionet plot me droge o Xhib ?! Aty del leku me te cilin ushqehen qente e Rilindjes qe lehin ne PPU

Ne male Left, ne male e kemi forcen. Sa me pare te fillojne aksionet guerrilase aq me shpejt do tu shembet pushteti bijve te eterve!

Sa qejf qe e paske skenarin ukrainas, dukesh ti "patriot" i madh. 

ngjarjet ne ukraine u zhvilluan ne qender te Kievit ndersa Roni po flet per male. Ku skenari ukrainas ?? Cjane keto diversione Pjer ???

Ah kto jane palaco mer palaco smiley

kishin nxjerre kete foto me nenshkrimin "shikoni cpo na bejne". Ne fakt foto eshte marre nga protestat ne Rome. smiley

P.A.L.A.C.O. 

Ish Roni diversioni, nga sot vleresohet me titullin Sir Roni NgjaleSherlockoni smiley

Ate foto e publikoi si te tille gazeta ramiste "Shqip" (nese e korigjojne artikullin me pas, skedari i fotos ne artikull eshte ky) si dhe nje faqe humori ne Facebook, "Vetem per te qeshur".

Megjithate, ti bravo per perpjekjen. Ne mos konspiraci per te perlyer cunat e Tahirit, kjo mesele do dale bredh terrorist qe justifikon dhunen e policise ,e cila fotot e te rrahurave qe i beri protestueve ja fshiu gazetarit nga aparati me qellim qe ti te demaskoje keta palacot me germa te medhaja. smiley

 

Gjeja me e dhimbshme ne tere kete histori eshte mosreagimi total i qeverise tone. Me duket se behet per te mos marre tone antagoniste ndaj greqise e cila mund te na prishe pune ne votimin per hapje negociatash me BE ne qershor. Kesaj i druhen. Si nuk doli njeri mer te thote qe 'Shqiperia e denon ashper dhunen e shpeshte dhe barabare qe perdoret vazhdimisht kunder shtetsave shqiptare ne Greqi. Kerkojme hetimin e ndershem dhe denimin sipas ligjit te te tere pesonave te perfshire ne vrasjen kriminale te I.K. Ngjarje te tilla shkojne perkunder vlerave njerezore te proklamuara me aq force nga KE.'. Kaq mo vlla kaq. Rrine si pula per nje cope statusi. Dil mer njeri e thuaj qe shqiperia sdo te pranoj asnje status sikur ne kembim te ketij statusi te ishte mbyllja e syve ndaj neperkembjes se dinjitetit te saj e shtatasve te saj. Asnje status sna vlen sa dinjiteti. Yyyy frikacake.

+ 1M

shefat e rinj te rendit e paskan doren e rende, normal kishin vite pa dhene dajak dhe thane hajt te ushtrohemi pak

ps. o Saimir o Legen prit Kreshnikun se po vjen smileyray:

Video e keqtrajtimit te tij ishte e tmerrshme !po kur del xheli qe s'ka lene lek dhe valute ne kembe sa qe ne kld dhe ben si .idh I bukur aty s'ka ku te rrije hic!

Te biesh preh e propagandes se AK-se edhe pas 23 qeshorit te 2013 eshte te vrasesh veten,por ka edhe me keq : te lexosh e degjosh Salistat e anshem e te paanshem qe shajne greket!!! Apo edhe me keq se keq, te lexosh e te degjosh Salistet qe shajne shqiptar te tjere per Grekofil...kujeeeee !!!!p.s. Kishin leje keta tipat te protestonin para ambasades? 

Murati: Jam … Kam faqen SHQIPËRIA IME. Jam unë organizatori i protestës dhe jo ju. Më njoftuan disa redaksi televizive që po çohen njoftime nga strukturat e AK-së si organizatorë. Nuk më duket e ndershme.

 

Spahiu: S’po të kuptoj. Më fol më drejtpërdrejt.

 

Murati: Dua thjesht të mos lihem i padukshëm se e kam bërë me zemër, madje ju kam mbështet edhe në fushatë.

smiley

Mendoj se arketipi i Pjerit eshte arketipi me i perhapur sot nder shqiptare. Propozoj qe sllogani "Te gjithe jemi Kreshnik" te ndryshohet ne "Te gjithe jemi Pjerin"!

I swear these are funny characters in real life... Gazetar Murati qe paska nje blog post personal me soccer fan/ultra nacionalist/jurist/politikan/xhelist Kreshnik pleshti , cili eshte me idjot se tjetri ...?!

Nuk shkohet ne Evrope duke rraf njerez o fshatare tepelene se na cate trapin

Ti nuk do me u bo si Mik Xheger e Laver Bariu.

Po si nuk doli nji te protestonte kur i dhuruan Greqise 350 km det, dalin e bertasin se u vra nji kriminel i cmendur. Cfare do ti kishte ndodhur nje greku ne Shqiperi qe ther nji cift pleqsh per 50 mij leke dhe ne burg vret edhe rojen e burgut!!! Jam i sigurt qe kete tipin do e kishin masakruar me keq per ato qe beri po te ishte ne Shqiperi.

C'lidhje ka Shqiperia etnike qe bertisnin protestuesit me kete tipin qe edhe emrin e kishte Greqizuar?!

Ato protestuesit e ndotin edhe ate pak nacionalizem qe ka ngelur ne Shqiperi. Ne jemi popull qe shembim e betonizojme kalate e gjithe historine e kombit dhe e kerkojme nacionalizmin tek nji kriminel.

Jo mo c'ne na vrane flamurmbajtesin! Nuk e degjoni misterbrilantinen, Kreshnikun more? Cope u be dereziu !
Greket bene qenerine e tyre te zakonshme se ju versulen nje te lidhuri gjith greket qe do ruanin.Njesoj qente gaxhivare mbi kermen.E per kete moren turpin e gjith botes.U damkosen me turp.Po na nuk mund ta kthejme ne kauze tamam me kete qe kidh bere krime atje.Kauze kemi rastin e Peshkepise, jo kete.Kemi mijera raste por kurrsesi kete.

Ilia ka pas loz kalceto?

Njerez bastarde!!!

Protesta sot kishte 23 vete dhe slogani ishte :

O Saimir o zagar,

ti je grek nuk je shqiptar. smiley

E ta kane bere lemsh kete pune medemek. I kan dhi mu ne te protestave keta sharlatane qe tani edhe kur te kete gjera qe duhet me protestu vertet nuk u del njeri.

Ene i pata thene Sajmirit qe eshte me rrezik te kesh dashnore se do ta permendin tere jeten. Nuk me degjoi. Urdhero tani e bene dhe grek, bile grek komunist qe ka lidhje edhe ne Moske edhe ne Beograd.

Mos e lin pa pare nese e gjen diku.

Rilindja sikur permtoi me ze te larte qe nuk do te perdorte kurre dhune ndaj çfaredo lloj proteste

 

Ohu sa ka premtuar rilindja.

sa qef i paska vezet rilindja

Vrasja e Kudretit kishte sfond etnik dhe kjo mire eshte te thuhet. Eshte gjithashtu nje gur i nje mozaiku disa-vjecar i marredhenieve midis institucioneve greke dhe shqiptareve.

Protesta pastaj eshte nje skene e shemtuar, qe nga menyra se si eshte organizuar e kush merr pjese, deri tek budallalleqet primitive superinjorante alla AKZ..smiley

Nuk është çudi që pikërisht Ballkani shpiku edhe tragjedinë edhe komedinë.

Një barbarizëm grek që tejkalohet nga një idiotësi e Adoleshentëve Kuqezi. 

Sa vrasës shumë më të këqinj se ky që u vra janë nëpër burgje? Sa prej tyre pësojnë fatin e këtij? Atë Brevikun pasi masakroi fëmijë e adoleshentë kështu e vranë?

Gjithsesi edhe protesta me flamurë krenarë kuqezinj dhe flamurë të djegur grekë? Bravo! Idiotizëm në katror!

po e thame qe ne fillim.. denimi me i madh qe do marrin gardjanet  ne Greqi qe torturuan per vdekje  ate fatkeqin, eshte...., transferimi ne nje burg tjeter.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).