Opozita pretendon se ka fakte që në bazën ushtarake të Gjadrit është trafikuar drogë. Paloka: Nëse Kodheli do të ishte e sigurt se ç’ndodh në bazat ajrore dhe detare, do thoshte që nuk ka trafik…Nuk bëhet fjalë për kanabis, por për droga të forta…

TIRANË - Gjithçka nisi me një deklaratë të beftë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami pak ditë më parë gjatë punimeve të Kuvendit. Në debat e sipër me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Imami u shpreh se infrastruktura e ushtrisë po shërbente për trafikun e lëndëve narkotike. Një deklaratë kjo që nuk solli reagimin e menjëhershëm të Kodhelit. Një ditë më pas, përmes një njoftimi zyrtar, Kodheli do t’i drejtohej Prokurorisë së Përgjithshme për t’i kërkuar kryeprokurorit që të niste hetimet për një akuzë, që edhe ajo vetë e cilësonte si tepër të rëndë për ushtrinë shqiptare, e cila prej pesë vitesh i është bashkuar edhe NATO-s. Qëndrimi zyrtar i Kodhelit u shoqërua më pas me një tjetër reagim, po zyrtar nga ana e PD-së. Aldo Bumçi u shpreh se PD-ja dispononte informacione për akuzën e ngritur dhe se vetë Kodheli duhej të përgjigjej nëse ishte në dijeni të shqetësimit për përdorim të mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.

“A ka informacion ajo (Kodheli) se si ka ndodhur që kjo strukturë e rëndësishme e shtetit, pjesë e NATO-s, është përdorur në trafikun e drogës? Çfarë masash ka marrë ajo përballë këtyre ngjarjeve të rënda?”- ishin pyetjet e ngritura nga PD-ja. Këmbënguljes së PD-së për përgjigje, Kodheli i është përgjigjur me një letër të dytë drejtuar (jo PD-së) por sërish organit të akuzës. Nga ana e saj, opozita kërkon ta institucionalizojë këtë debat, duke kërkuar që Kodheli të thirret në një seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë. Deri më tani, skema e reagimeve dhe politikës që po ndjekin të dyja palët duket e qartë. Ajo që nuk po merr ende drejtim është pikëpyetja që ngrihet nëse PD-ja disponon fakte konkrete për një akuzë, ndoshta më të rëndën në historikun e veprimtarisë së Ushtrisë shqiptare.

Edhe pse shumica e eksponentëve demokratë shfaqen të rezervuar për të dhënë një përgjigje konkrete se çfarë faktesh ata pretendojnë se kanë, burime konfidenciale pranë PD-së thanë për Mapon se akuza e tyre lidhet me përfshirjen e një baze ushtarake, konkretisht në Gjadër, si bazë për transportimin e lëndëve narkotike.

Se sa e vërtetë është një akuzë e tillë, demokratët pritet që të japin shpjegime ditët në vijim, atëherë kur vetë ata do të kërkojnë me këmbëngulje thirrjen e Mimi Kodhelit për sqarime. Edhe dje, nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka u shpreh se e gjykonte të rëndësishëm këtë raportim që ministrja duhet të bënte para deputetëve.

“Është cenuar si asnjëherë tjetër imazhi i Forcave të Armatosura , është cenuar rëndë imazhi i vendit tonë si një vend anëtar i NATO-s, ndaj dhe ne kërkojmë që kjo e vërtetë të zbardhet deri në fund”, – u shpreh Noka në një deklarim për mediat, menjëherë pasi kishte dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për seancë dëgjimore me ministren. Edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka deklaroi mbrëmë i ftuar në emisionin “Fakt” në UTV, se heshtja e Kodhelit flet shumë. “Nëse Kodheli do të ishte e sigurt se ç’ndodh në bazat ajrore dhe detare, do thoshte që nuk ka trafik…Nuk bëhet fjalë për kanabis, por për droga të forta”,- tha mbrëmë Paloka. Edhe pse nuk pranoi të japë detaje konkrete rreth fakteve që ata pretendojnë se kanë, Paloka shtoi se në këtë aferë është përfshirë edhe një tjetër ministër, duke theksuar madje se dijeni për këtë çështje ka edhe kryeministri Edi Rama.

88 Komente

burime konfidenciale pranë PD-së thanë për Mapon 

smiley

 

SHIKU ja ka dhene informacionet nese nuk e ke kuptuar, po rendesi eshte trafiku qe ben Shteti, jo kush e ja dha lajmin

Po ti me mu tallesh ore Left? Te dija qun me integritet moral po qenke pothuj si ata me gj... smiley

Po ate e paska thene Flamur idioti ne komisionin e sigurise dmth ne prani te mediave dhe te nja 50 veteve te tjere, ku leshin jane burimet konfidenciale te MAPO-s?

Pse kane fillu te mos kordinohet Panorama me MAPO-n? 

Nuk kemi gje me kete remuje ne komunikimin me publikun. Qe kur ka ik Majlinda Ajzi nga kjo pune dhe e ka marre ne dore Grida Shqina, lemsh po na beni.

Po na ktheni me zor te 55 smiley

 

Akuzat për trafik droge / Përveç Gjadrit, “në rreth” edhe Divjaka e Gjirokastra

Nga MAPO {16/04/2014}

Të njëjtat burime pranë opozitës thonë se dy vende të tjera që janë përdorur për transportin e lëndëve narkotike në rrugë ajrore është Divjaka dhe Gjirokastra. Sipas tyre, informacionet e siguruara tregojnë se në ditë të caktuara, radarët e Ushtrisë që ndodhen pranë këtyre dy zonave janë fikur qëllimisht, për të mos regjistruar uljet dhe ngritjet e avionëve të vegjël që kryejnë transportin e lëndëve narkotike.

Në kulmin e debatit për këtë çështje, ministrja e Mbrojtjes i ka kërkuar disa herë Prokurorisë të hetojë akuzat e opozitës, por ende organi i akuzës nuk ka nisur një hetim për çështjen. Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani tha se Prokuroria ende nuk ka një vendim përfundimtar për hetimin e akuzave të pretenduara nga deputetët e Partisë Demokratike. Kjo çështje pritet të jetë beteja e radhës mes mazhorancës dhe opozitës në seancën parlamentare të ditës së enjte, ku përfaqësues të dy forcave politike thonë se do të vërtetojnë diçka me prova e dokumente. 

smiley

kur do te shofim prap me flamur francez? smiley

Keta o Emo. jane: O ne Ambasada.. o pa pune . Rruge te mesme nuk ka.

Opo le te shkruaje edhe nga Babrruja, nje IP e shkrete eshte, vec ta vere te Frances se kishte lezet... pa shiko c'bejne shoket smiley   edhe nga Zelanda e re shkrujn po te jete nevoja smiley

O Lefto, o rob Zoti!!!

 "Prokuroria ende nuk ka një vendim përfundimtar për hetimin ..."

Albanian early show smiley

Nuk dihet pse për çështje që quhen të “inteligjencës”, PD nxori më “inteligjentin” e saj dhe meqenëse bëhej fjalë për lëndë psikotrope, e shoqëroi me deputetin më “esëll” të parlamentit, në sulmin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Me siguri, për shkak se kush ka dy pare mend dhe dy gisht cipë, nuk ka pranuar të dalë në podium dhe artikulojë pyetjet që edhe një hetues i ‘45-ës, i sapo zbritur nga mali e pa shkollë, do të kishte aq sqimë profesionale për mos i bërë. 

Një katundari, roje reparti që e ka zënë lapsi i reformës, mund t’i lejohet të fantazojë. Por kur pre e spazmave trunore që vijnë nga inati, marazi, kapsllëku i një fshatari bëhet edhe opozita, atëherë dikush këtu është për të qarë hallin. 

 

smiley

 

SHIKU ja ka dhene informacionet nese nuk e ke kuptuar, po rendesi eshte trafiku qe ben Shteti, jo kush e ja dha lajmin

..prandaj oshte e rendesishme qe SHIKU te jete gjithmone  ne duart e opozites,sepse opinioni publik  here pas here informohet per gjithe pislliqet e qeveriut ,kuptohet jo ato qe bohen ne dhomat e gjumit apo plazhet lakuriqe smiley 
 

ah kjo ironia jote e mcefet, si shigjete me maje te helmatisme. smiley

mjere ke qellon!

.. nuk durohet ma joooo...na e nxin facen o burre ...nga ushtria e NATO-s na e kthyn ne ushtri te Droges

prandaj Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi dje mazhorancën se nëse ajo nuk do të përmbushë angazhimet dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta, atëherë vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje para vitit 2017. Deklaratën, Shqiptaret jane  përballë një qeverie ku shkelet kushtetuta, institucionet e pavarura dhe çdo ditë e më shumë shteti ligjor dobësohet.

Protesta është përgjigja e merituar ndaj Ramës që po shndërron Shqipërinë në epiqendër të trafikut zyrtar të drogave të forta!!” ...shkruan komandanti  ne FB.

 

 

Kushedi cfare peshperitet per Shqiperine neper qarqet e pecogroseve te gjeopolitikes nderkombetare... Vetem njeri mund te na ndricoje, po s'di a ka deshire ta beje.

nga ushtria e NATO-s na e kthyn ne ushtri te Droges

smiley

shume e trishtume kjo, o Kapo!

me kujtoi nje kryetar kshilli ne Corovode, ne kohen e roberise moniste. kryetari e kishte qejf "filxhonin e kafes", dhe kishte organizu nje si shtepize qejfi, kshu... mirpo hafijet ta zinin ate te shkrete kafe ne fyt. E kapen kryetarin, cefesht!

Edhe i doli kenga:

Ne te dinim kryetar Kshilli,

Ti na dole kryetar p... 

edhe kjo pune e ushtris, ne e dinim ushtri te NATOs...

S'kom per ta harru, se si e boni zonja Topalli per nji lek nje deputet te opozites se dikurshme (te ktyre qe jane ne fuqi sot); i tha sillu mor sic i ka hije nje deputeti te nje vendi antar i NATOs.

me boni shum pershtypje dhe me futi ne mendime te thella...

sa naiv qe je! 

Po pse o durojne dot bijte e eterve NATO-n?

jane si uji me vojin, shkartisi sa te dush, po bashke nuk bohen kurre! 

I ra goja PD-se, po kush e degjon!!!!!!! Ata te natos i majne bijte e eterve akoma dhe me afer...

Po ti vete Rono, me ke je, se nuk mirresh vesh, nje here ve ne loje majtistet, nje here djathtistet, nje here i uron te jene te perçare, nje here ben sikur i uron te afrohen, apo keshtu eshte loja e atyre komshinjve. 

patriotet e vertete gjithnje mbeten te keqkuptuar...

Si Fatos Lubonja.

Kujdes ketu, se po ngre mite... ti e di se ci ben Lubonja miteve!!!!

hej, meqe ra llafi, tosja e kish nigju qe dekonstruktimi nuk ishte shkaterrim, edhe po ia shpjegonte kete gjindjes se etur per DIJE (tm njoni) ne shqiperi.

pasandaja ne fund tha: dhe drit e diturise, perpara do na shpjere, por pa guxu me permen autorin, tamom si ai qe kujtohet nga mesi i fjalise per gafen ne shqiptim e siper.

Interesant ky pikeveshtrim. Te ben te thellohesh mbi fatin e fundme te luftetareve te dekonstruktivizmes.

nje fare metabolizmi i miteve (anabolizme dhe katabolizme). pra merret miti dhe zberthehet ne fijet elementare ndertuese, ne pejza, copera dejesh dhe fibra te patretshme te paazotuara. keto pasandaja riorganizohen sipas kodit te Toses (aka,  Code of Tose, or COT), kod i cili ruhet ne ARN-n mesazhere te tos mitokondrise (si dhe ne kodekset e Beratit). Edhe behen mite te reja, ku miti me i rendesishem eshte ai i Toses vete si cmitizues.

Miti i fatosit, i pionierit, i rinise (fashiste, komuniste)... te gjitha zhvendosje (c)mitizuese, nga uji ne stere, peshq qe u del bishti dhe nisin e ushqehen me lakra e pastaj me ngrenes lakrash. Keshtu fjalet varrosin njera-tjetren. Gjindja duhej te qe me pak histerike ne kete lloj (vete)dijeje, mirepo na e prish punen mikrofizika e pushtetit.

Shumimi vegjetativ i Toses ne shume tose te veckel, gelues flagjelat ne bujonin primordial tonin, nuk eshte vecse nje mitoze e llojit te vet, nje zmadhim fillestar somatik, lindja e dy poleve drejt te cileve grahin kromozohet dhe pastaj nje keputje ne mes... per hallet e kozmopolitizmes.

Epo te me falni, po nqse nuk eshte "mitoza" nje semundje mitesh, cfare do jete tjeter?

loja e atyre komshinjve. 

Roni agjent i SIM-it?

Kush e mendonte!!!

Roni... duhet provuar! 

Nuk te ben cudi qe Pjeri shpesh here hedh akuza te forta, por me lehtesine e sigurine e nje gjylehedhesi?

Karakteristike e agjenteve sekret eshte rehatlleku me vetveten... kemisha e hapur gjer ne bark, sandalet me corape te bardha... askush nuk do dyshonte...

I besoj 100 here me shume detektoreve te Pjerit, se sa nje raporti te hollesishem te nje sherbimi sekret!

*sensoreve....smiley

yes!!!

Ti leme faktet te flasin? Si thoni? Dakort!

Amerika (vendi me demokratik ne bote) me ka pritur me krahet hapur, dhe sot jam qytetare i nderuar Amerikan. 

Zotit Thomai, nga ana tjeter, Gjermania pasi ja shqyrtoi kerkesen per azil i tha: nuk i ploteson kushtet* per te qene pjestare i shoqerise sone gjermano-demokratike, prandaj SHPORRU! 

 

*se cfare kushtesh nuk ka plotesuar ate e di ai. Por une dyshimet e mia i kam bere publike!

Fjale te mencura na the o Ron, por udhe s'te hap dot .

Me Pjerin kam shume detyrime si nxenesi ndaj profesorit. Ceshtje sedre kjo, dhe sedren e burrit mos e nga. 

Toçi, gjermanet, iu kthyen e i kthejne pergjigje negative te gjithve thuajsve. Ata e dine se po t'iu japin pergjigje pozitive, sulen te gjithe ne Gjermani. Ne fakt une mund ta revokoja pergjigjen negative qe me derguan, por nuk e bera ate, thjesht per sfide, pra i dhjeva a derzi. Lexo VQ, se i ke aty.  

pra i dhjeva

Pjeri eshte nga ata qe s'kane pranuar revokimin mu ne mes te Berlinit!

Dhe kete nuk e ben kushdo. 

Pse pikerisht azilin ta mohuan ty dho jo komshiut tim Ladit? 

Keni njolla ne biografi zoti Thomai! U munduat qe kto njolla tja fshihnit sherbimeve gjermane por ato i zbuluan dhe ju thane SHPORRU nga Gjermania, shko te padronet e tu! 

Ne VQ, "patrioti" Thomai shkruan se ka tentuar te krijoi kontakte me ambasaden Polake. Pyetja qe nge une eshte perse z. Thomai nuk tentoi te kontaktonte nje ambasade Perendimore (fjala bie ate italiane apo gjermane) por kerkoi kontakte me nje ambasade Lindore, dhe aq me teper Sllave? 

Toço, nga i nxorre keto, i paske bere lemsh ne koke ngjarjet. Se ne konsullaten polake hodha dy letrat e shkruara ne dhjetor te 1990, ne ato kohe kur filloi levizja, qe i hodha naten po ato dite te nxehta. Lexo mire a derzi. 

Pse pikerisht te ambasada Polake? (Ambasade Lindore dhe Sllave)

cfare lidhje ke me sllavet?

 

Se ruhej me pak or toç, dhe polaket jane kundra sllaveve historikisht. 

polaket jane kundra sllaveve historikisht. 

shikojeni sa paturpsisht kerkon te na hedh hi syve! Polaket jane popull sllav per vete kurse "patrioti" na thote se jane historikisht kunder sllaveve! 

Je i diskretituar!

Nuk merrem me me ty!

Shyqyr, me ne fund, Ron. 

Cne letra anonime neteve te 90 ti, kur polaket zgjedhjet e verteta demokratike i paten ne 1991????? Kujt po i shkruaje??????? Me ke komunikoje?????? Eshte mire te sqarosh opinionin them, se sa te lesh pikpytjet var si dreper....

Kam bindjen qe ceshtja e ambasades polake do sqarohet dikur. eshte pa diskutim nje keqkuptim. ambasadat ne ate kohe shikoheshin te gjitha si cerdhe te disidences (me perjashtim te besoj koreanes dhe kubes). imagjino, u be ambasada turke si nje fanar i kapitalizmes dhe i lirive themelore te njeriut e kartes se helsinkit. polakja kishte reputacion, mbase edhe nga papa gjon pal i dyte. dmth duhet pa ne kompleks ceshtja.

Ne fakt une mund ta revokoja pergjigjen negative qe me derguan, por nuk e bera ate, thjesht per sfide, pra i dhjeva a derzi.

smiley

Se mos ka qene ndopakez por fare pak ama spiun i sigurimit te shtetit, ose bashkepunetor sic i theshnin dikur. Po edhe ne ka qene i tille, pra spiun, nga nevoja per bashkepunim do t'a kete bere, me siguri si i shtreguar me to zori sic thone andej nga fqinji jugor qe ne e urrejme kaq shume. Mos i kane zbuluar ekzistencen e sensoreve dhe e kane marre me detyrim. Rrezik se e kane kercenuar edhe me burgim me afat te gjate.

usta, te kisha qene bashkpuntor i sigurimit, do ishte mire, se shum nga ata zune vend nen regjimin e Buall Mavrise, ndersa ne ngelem ne opozite me te gjithe, fatkeqesisht smiley

Mos u merzit more Pjerin, atdheu (memedheu) dhe te gjitha llojet e tjera te dheut ndihmohen si nga brenda edhe nga jashte, si nga afer edhe nga larg, me fjale, me para, me mendime, me ide. Mjafton deshira e mire e ndihmuesit. Dikur nje "profesor" i edukimit fizik te Fakultetit Ekonomik, emri i te cilit nuk me kujtohet, thoshte se "ne jua japim ditunine me garuzhda ndersa ju e merrni me luge kafje".

Shtrengoni b@thon o burrat e PD-s.. "squeaky bum time" smiley

Sot ne Kukes po behet nami.. Ilir Meta qyqetar nderi smiley

 

Po bënani nji aroport ne Sarande aò.

Dakort qe Shqiperia po reklamon sherbime te shpejta heroine dhe kokaine me avione ushtarake, po s'e kuptoj se pse i hapen namin droges se Lazaratit si jo te forte xhanem.

Nuk bëhet fjalë për kanabis, por për droga të forta

Ej po mire qe e dikan keta halldupet e pd-se se nga doli droga, po ku shkoi a di gjo! 

Se e ka pergjegjsi tashi, si pd-ja e madhe edhe ajo e vogla e Vishos, qe ti paralajmeroje ( ose tani kaq vone ti lajmeroje) per kete ngarkesen, qofte nepermjet shik-eve te fqinjeve, qofte nepermjet Partive Popullore Evropiane, qe i ka shoqe te ngushta njoni qe s'po ja permen emrin! smiley

Ndiqni prononcimin " zbythes " te Arben Imamit sot!

E ka punen keq Kodheli , mbase ajo nuk ka pasur dijeni por po themi qe ja futen smiley

Po ore Brad po!qaj hasll kodhelit se po e gjen gje!

Mimi eshte bere nje grusht keto dite, i ka dale surrati si 2 lekesh hekri Brado

Sot kemi te forta ne Parlament

Nuk kuptoj c'ka iu duhet te genjejne kur ka 1000 gjera per te cilat mund ta kritikosh qeverine pa u dash me trillu fakte.

Eshte aq Idiot dhe aq Mashtrues Ordiner sa nuk kupton qe kjo deshmi ka shume probleme qe qofte dhe njeri e fut ne Burg .

Se pari akuzon NATON qe nuk ka kontroll mbi Ajrin e Shqiperise qe ka per detyre ta Mbroje ne hapsiren e se ciles Fluturojne Avione pa "destinacion , Orar e Program " Aleluja Mullah Berisha !

.Se dyti me termin "protektorat Droge " kujton se ja Fut qeverise smiley Po Rrjetet  Organizmave Nderkombetare qe Luftojne burimet e Financimit te Organizatave te Krimit , dhe kryesisht ato te Antiterorit flene keshtu ? Apo jane Bashepunetore 

Se treti me e thjeshta ..Cfare Reforme eshte bere ne Ushtri qe krijoji keta KUADRO kaq te Organizuar qe  transpoortojne Droge nga Baza Ushtarake ?

 Se katerti eshte karagjoz dhe i papergjgjshem sa nuk e   ja ka Idene Fare perse  sherben Gjadri qe e quan Baze Ushtarake smiley Kjo shpjegon edhe perse e ka mbajtur nje Minister te Luftes kunder Alieneve si Imam Bajlldia smiley

Se pesti ai po ja Fut Nishanit te Vishos smiley Cfare ben ky Dordolec Politik me mustake i Babasqapit qe nuk e pergenjeshtron dhe nuk jep Orientim te "ndiqet penalisht " Saliu qe akuzon Presidentin ?

Dhe nje e vogel Fare po qe Llalla e Bardhe , nuk mund ti shmanget DOT .Ka deshmi me ZE dhe Figure Konkrete pergjithesuese .te Adresuar . Akoma do e lere ?????..

Ky eshte Loqja qe kemi pas Kryeminister per Tete vjet dhe President si nja pese a gjashte Vjet e mender Kryetar i Bandes qe therasin PD-hi dhe me Thashethemet e Gazidedes e futi Popullin ne Lufte Civile !

Xhake, ke fol keq o Xhake

Harron kaq shpejt se ishte ushtria amerikane pra e Natos, ajo qe ne vitet '70 sillte drogen nga Vietnami ne arkivolet e ushtareve te vdekur ?

Justifikoje keshtu te pakten ate qe po ben treshja Rama-Mimi-Tahiri, se po mori vesh shqipo se keshtu ka bere dhe amerikani, e fal pastaj smiley

Dmth bikan Poshte ato te Imam Bajlldise , Ballshes se Pare dhe Krye te marrit se "Pranimni ne NATJE  'asht ngjarja me madhore ne Historie "

U dashka pare me dyshim kjo mardhenie me NATJEN .Paska qene brenda Strategjise se Babasqapit per 'kapitalizem te zhvilluem zotrij , se poli zhvillimit zotrie "  nepermjet afrimit te Drogaxhijve te NATJES qe kane eksperience qe nga Vietnami smiley

LefTKope jak ne Vehte ! Me behet  se duke krijuar e prure ato monstrat mendore si ....smiley kush i permend smiley je infektuar dhe vet me pergjigje tip Robotesh .

Tani ti e ke deklarua qe ke ndryshuar Jeten ,  pas leximit te "Idiotit " po te pakten idiot Human jo teknologjik smiley

Ke plot menyra per ta shfaq antiamerikanizmin e PD-hit nga "na kem Feisin e Bukit or tie " jo keshtu te drejteperdrejt se ....nuk i dihet . E ke qejf Gjahun ti ?

Keni ndonje informacion nese keto qe thuhen jane te verteta?

Nese do te ishin te verteta eshte dicka shume e rende!  Deputetet e opozites nese kane fakte duhet t'i nxjerrin patjeter, nese nuk kane te mos ta vazhdojne me kete muhabet!

Kane fakte sipas MAPO-s.

 “Muaj më parë më vjen një SMS dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Jua jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë”, – tha ish-kryeministri. 

Pra, e kane ngatarruar jo per Gjadrin por per fshatin X te Divjakes se Lushnjes. Duhet ne fshatin X ne Divjake se tani do behet lidhja me Aldo Baren, Arta Daden dhe 200 bandat qe i arrestoi Berisha.

MAPO lajm dmth. Ka pune puna. 

I poshteron djali i Shqeres te vetet deri ne palce. Sot iken problemi nga Gjadri ne Divjake, pastaj sipas burimeve  konfidenciale prane opozites te MAPO-s do kaloje ne Gjirokaster. Se ashtu doli nje pune ne rruge e siper.

Po une akoma nuk kuptoj perse nuk e perfshijne Sazanin ne kete histori. Nje zot e di !

ej, si ka qene ajo qe pat thene Saliu para nja dy vjetesh qe, informacionin per cadrat pistolete me 21 janar ja kish dhene nje gazetar qe punonte per shikun ? Se mos eshte i njejti gazetar ore !
 smiley  smiley  smiley  

po PD-ja pse nuk ja drejton prokurorise informacionin qe ka? gjykata qe ka lene PD jane

Llalla te arrestoje ne flagrance Kryeministrin duke marre droge, dhe ja, mbaruan te gjitha problemet smiley

zgjedhje te reja, Majko Kryeminister!

po afron qershori.ka qark fieri,por ka dhe droge divjake. smiley

Ketu nuk eshte ceshtja pse nuk cohet ne Prokurori nese ka prova. Dihet qe ne Shqiperi nuk funksionojne institucionet, prandaj dergimi ne prokurori do te ishte vrime ne uje, prandaj nuk ka lidhje qe filan prokuror eshte i kesaj partie apo i asaj partie.

Problemi eshte qe nese eshte e vertete kjo gje, t'i behet e ditur shqiptareve, perndryshe nese nuk eshte e vertete, te mos vazhdohet me!

 

po pse, mos po pret Ramen t'ju thote shqiptareve, me falni o popull, u be pak trafik droge nga bazat e ushtrise, sorry , nuk do ta perseris me

wake up, Rama mashtrimin e ka ne gjak

Vetem kryeprokuror Llalla mund te ndaloje mashtrimet e tij, kam besim te ai, shpresoj te mos me zhgenjeje

Ne boten time ideale, ushtria ose ndonje organizem tjeter shteteror do ndermerrte trafikimin e droges dhe perfitimet do te sherbenin per te financuar sherbimet publike (sociale, etj.).  

Pollyanna.

Muaj më parë më vjen një sms dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Ja u jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë. Kur më vijnë mesazhe se kjo po ndodh në bazat ushtarake dua të jem fare i sinqertë se nuk e besova. Por jo. Ky është fakt me dokumente. Dhe në vend se të bëjnë transparencën ata nuk lejojnë transparencën. Po nëse je i pastër zoti Kryeministër atëherë si ka mundësi që nuk pranon të zbardhet e vërteta? Sigurisht që je denoncuar nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes  ..shkruan komandanti ne FB

....populli i shikon te gjitha ....edhe me figure thone qe e kish dergu denoncimin fermeri nga Gjadri 

 

Po ku din kto ça osht droga mer Ed smiley

Shik con informacion ....ne PD .....ne vitin 2012 , " per dyshime , te perfshirjes se FA ne trafikim droge..." ! Shik, ky " seksion i PD , con informacion " per dyshime " ....!! Dhe Gjeneral Imami i ngre pasi bie nga fiku ! Jari, ky " kumandar i pergjithshem... i seksionit te PD per FA , merzen sot, kur perflitet ushtria, ku duhet ta dinte se eshte kumandar i Pergjithshem...!
Neper kodrat e Divjakes, ballonat vene e vine, per tu " furrosur " me droge ! E gjitha flluske sapuni pd iste !

Ministria e mbrojtjes :
Hapsira ajrore e Shqiperise kontrollohe 6 muaj prej forcave ajrire te Italise dhe 6 muaj nga ato greke , gjithmone nden komanden e NATOS
Dhe ne se nje avion anonimdo te futej ne hapesiren ajrore te Shqiperise, do te interceptohej menjhere dhe do te kapej ....pa arritur as ne vijen bregdetare.Ministria e mbrojtjes nuk ka asnje sinjalizim per shkelje te hapesires ajrore te Republikes.
Deklaroi sonte zv mbrojtjes Hila ! Por nga radaret e salihut , ka dyshime se ....avionet mund te jene ulur jo me nje here por edhe " varravingo " ne xhadene Luzat - Mashkullore ...!

Fakt te vertetuar shish nuk ka o komi, por nese pranoni fjalet e shish, pra qe nje avion eshte ulur ne aerodromin ushtarak te Gjadrit, athere duhet te jepni shpjegime se cfare bente ky avion ne nje hapesire te ushtrise ne menyre te paautorizuar dhe cfare ishte ky avion?

Shish ka thene kemi dyshime te arsyeshme se bente trafik droge, une si qytetar e di qe ai avion ka ardhur per trafik droge, se pune tjeter nje avion anonim nuk ka ne Gjader.

Me mire thoni qe Visho po genjen se kshtu e ka mesuar PD, ndryshe duhet te shpjegoni se cfare bente ai avion i paidentifikuar ne nje baze ushtarake?

Ska nevoje ta thote aya.

Tashme ne te gjithe jemi bere koshient qe trafiku i droges ne Shqiperi behet edhe me aeroplan.

E vetmja gje qe mund te vertetohet ne ket rast, eshte qe Meroja akoma mund te shkruaje me shpejt se sa mund te lexoje Roni smileysmiley

Mero ja fut kot ne ate shkrim.SHISH ka bere me dije se nuk ka raportuar fakte te perdorimit te infrastruktures se ushtrise per transport droge.Por "faktet" e tjera te evidentuara, nuk i pergenjeshtron ne deklaraten e sotme.Dmth zhurma u be per te implikuar ushtrine (NATO), pastaj u terhoq me lezet nga Visho (i detyruar nga?) , ama gjurmet e njolles mbeten. Varianti fundit qe mbetet eshte: avionet vene e vine..por pa lidhje me ushtrine.
 

Vishoja o komi i shkolles se partise nuk eshte terhequr nga asgje, ka riperseritur ate qe e ka thene ne shkresen sekrete per Mriken: nje avion i paidentifikuar eshte ulur ne Gjader, ne shkresen sekrete te bere publike, thuhet qe shish ka arsye te dyshoje qe eshte per trafik droge, por jemi ne proces verifikimi. Nese ne rastet e tjera te trafikut te droges me avion (he nuk qenkan mushkonja e?) e ka verifikuar, ne kete rast po punonte, por kjo nuk e zhben faktin e asaj qe thote shish ne shkresen sekrete, per avionin e paidentifikuar te ulur ne Gjader.

Tani pyetja eshte, cfare bente ai avion ne Gjader ose thoni qe Visho po genjen edhe per avionin?

Une si qytetar e di cfare bente, bente trafik droge. Shkurt e shqip.

Jo,  qe ti si qyqar  beson cdo qe qe gatuhet ne fabriken Berisha-Visho, e kam te qarte.Do habitesha po te ishte ndryshe por amin,  do besoja se ne vend te tallashit , do te kishte mbire ndonje gram tru nen kafken me qoshe.

Po kete thuaj, Vishoja dhe Berisha genjejne, sic thate ne fillim, jo ta perdorini deklaraten e Vishos tani pasi keshtu pranoni edhe informacionin per avionin ne Gjader.

 

Nga informacioni Vishos :

Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, mëLëndë: 
Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike. 

Deri tani, kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje.

Vishua e thote cope-kemi evidentuar raste ku avionet perdoren per droge..dhe nuk thote "kemi dyshime te arsyeshme". Nga dyshimi tek evidentimi ..

Tani kjo deklarta e SHISH vetem se pergenjeshtron perdorimin e infrastrutures se ushtrise per transport droge, kurse rastet e tjra te evidentuara me avione mbeten ne fuqi.

 

 

Ja ku e ke fjale per fjale ate qe ka thene vete Vishoja ne deklarate sot: "Puna e SHISH është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit."

Pra vishoja, nen gunen e shefit te sherbimit sekret po thote qe ne nuk e kemi vertetuar, por i kemi informuar autoriteteve te larta per DYSHIMET e ARSYESHME per trafikun e droges nga Gjadri.

E paski Gjembosur e Xhibosur Prurjen smiley

Ore po hiqni dore nbga FRIKA .Nuk mbani Ju pergjegjesi per antiamerikanizmin e Pampersave te LefTGopese .si ky Politico .

Ky  eshte certifikuar si me "ngerc " ne koke ..Do i ruani "privacine keshtu ? smiley

Po vet vjen bertet ketu  asnje nuk e detyron...Pse ja hiqni dhe na i hiqni kete te drejte .te bashkebisedojme e te qajme hallet e Kombit ? Apo u kthye Gjembi me Xhibolen nga ndonje dreke e bollshme dhe pak "tymosje " dhe s'ka me cfar ti heq Gromsimat smiley

Megjithse them se Gjembi eshte VIP ne InteliDjence .Ja psh nga Perlat e ketij Pampersit di c'te seleksionoje 

Une si qytetar e di cfare bente, bente trafik droge.

Po ku e di  ky si Qytetar .? Ate e kane pare Fshataret ? Apo aleanca e klases Punetore me Fshateresine ? O u marte Purtha shalet  me gjithe kete Pampersin e LefTKopese qe majen e InteliDjences Gjembore e ka me 

 o komi i shkolles se partise 

Ci punojne keta fshesaxhijte kesaj Faqje me InteliDjence te Larte as Babasqapi  nuk do ta imagjinonte smiley

 Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne, lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

- ka pohuar Visho Aajazi

Dhe nje tjeter deklarate e pergjegjshme :

“Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media”. Data e cituar nga media, sipas shkresës së Shërbimit Sekret, është 19 marsi i këtij viti, kur në Gjadër është ulur një avion i bardhë turistik, që ka bashkëvepruar me një furgon të bardhë me targa “Vlorë”, duke bërë Shërbimin Sekret të dyshojë për trafik droge. Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm bën të ditur se “Forcat e Armatosura nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e debatit politik dhe se qëndrimi i Forcave të Armatosura mbështetet në verifikimet e kryera nga institucione të specializuara vendase dhe të huaja. Duke iu bindur ligjit dhe vetëm ligjit, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe Kuvendit të gjitha provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi”- thuhet në deklaratë.  

Tani keto akuzat ti fusin nga i kane nxjerr, Arben Imami Berisha ,Flamur Noka,  Paloka dhe ata qe i ndjekin nga mbrapa! . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).