Sponsorët e çdo lloji, rrallë, tepër rrallë, arrijnë deri aty sa të humbasin paratë e tyre për futbollin. Pas çdo investimi ka një plan biznesi, qoftë kur donatori ka ndonjë baxho në fshat, shet rroba të përdorura apo quhet Mercedes Benz. Ai që humbet, është tifozi. Dhe sporti

Pasditen e 5 prillit, disa qindra tifozë vendosën një standard të ri në futbollin shqiptar. Ata dolën kundër klubit të tyre, kundër lojtarëve të zemrës, për shkak se dyshonin, madje ishin të bindur, se ata po ia linin ndeshjen qëllimisht kundërshtarit. Tifozët ishin korçarë dhe skuadra e tyre ishte Skënderbeu, që humbi të shtunën, më 5 prill, 2-3 përballë Tiranës, që po lufton për mbijetesë në Superligë. Shpërthimi i tifozëve edhe ishte, edhe nuk ishte i pritshëm, të paktën për mënyrën sesi erdhi. Me dhjetëra flakadanë u hodhën në fushën e bukur, thirrjet oshëtuan, tymueset u bënë zot, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta. “E shitët”, ishte refreni.

Pak ditë më parë, kampionët u mundën 0-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë, një tjetër skuadre që rrezikon të bjerë nga kategoria, ndonëse në atë rast tifozët nuk mundën të kuptonin apo të dyshonin sa duhet se ekipi i tyre toleroi. Në të vërtetë, ishte një gabim i gjyqtarit që solli golin vendas në minutën e parafundit. Për t’i bërë gjërat edhe më të rënda, erdhi humbja me Flamurtarin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë (si rrjedhojë, eleminimi), madje brenda në Korçë, ndaj një ekipi që cilësohet shumë më i dobët sesa Skënderbeu.

Ne nuk do të bëhemi si Dinamo, theksoi përpara se të niste ky tur i tmerrshëm, presidenti Ardian Takaj, një njeri të cilit shpenzimet dhe futbolli duket se i kanë ardhur në majë të hundës dhe nuk po lë rast pa deklaruar se do të ikë në fund të sezonit. Sa për rikujtesë, bëhet fjalë për atë Dinamo që humbi shtatë ndeshje radhazi, dhe 8 nga 10 takime që nga momenti që u shpall matematikisht kampion.

Natyrisht, Skënderbeu nuk u bë si ajo Dinamo që, për fatin e keq të tifozëve të saj, do të mbetet për një kohë të gjatë, ndoshta përherë, si etaloni i mashtrimit, por shija e keqe është tepër e fortë për të mos u ndjerë. E keqja më e madhe ishte se, menjëherë pas kryengritjes së tifozëve, presidenti Takaj, por edhe të tjerë “bosë” në Korçë, sulmuan popullin e tyre.

Kulmi u arrit kur ish-presidenti Zeqo kritikoi tifozët se gabuan shumë rëndë, se u hodhën kundër atyre që kanë investuar kaq shumë te klubi i futbollit, por në fund u bë zemërgjerë duke thënë se presidenca edhe mund t’i falte tifozët nëse këta do të kërkonin ndjesë.

Dikur, ish-trajneri i madh i Liverpulit, Bill Shenkli, deklaronte se futbolli ishte një trinitet i shenjtë që përbëhej nga tifozët, lojtarët dhe trajnerët. Po presidentët, u pyet Shenkli legjendar, dhe ai nuk e vonoi përgjigjen: Ata janë vetëm për të firmosur çeqet. Presidentët dhe sponsorët e çdo lloji, rrallë, tepër rrallë, arrijnë deri aty sa të humbasin paratë e tyre për futbollin. Pas çdo investimi, zakonisht ka një plan biznesi, qoftë edhe nëse donatori ka ndonjë baxho në fshat, shet rroba të përdorura apo quhet Mercedes Benz.

Të vetmit që, thuajse në 100 për qind të rasteve, dalin vetëm me humbje materiale, janë tifozët. Ata shpenzojnë para, kohë, energji dhe shëndet, ndërsa në kthim nuk e kanë të garantuar kënaqësinë. Kjo, jo vetëm sepse skuadra e tyre e zemrës nuk fiton dot gjithnjë, apo sepse shumica e skuadrave fitojnë më pak se gjysmën e ndeshjeve, por edhe sepse me emrin e ekipeve bëhen lloj-lloj lojrash.

Në Shqipëri, po se po. Për këtë jemi të sigurt, edhe pse do të ishte tepër e vështirë ta mbronim me prova të qarta dhe të pakundërshtueshme atë që është më shumë se një dyshim. Vetë atmosfera e helmuar që rrethon kampionatet tona, të paktën që pas 1991-it kur na u hoq zgjedha dhe na u lejua të bënim shumë lloj gjërash, që nga më të mirat e deri tek më të zezat, e tregon qartë këtë.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) vazhdimisht kanë menduar disa formula magjike sesi mund të shmanget ky degjenerim i lojës më popullore, por në mungesë të fuqisë, imagjinatës, mbështetjes dhe asaj doze normale idealizmi që duhet ta ketë gjithkush, gjithnjë është bërë vetëm një gjë: Ndryshimi i formulës së kampionatit.

Shqipëria ka, pa asnjë dyshim, turneun elitar më të çoroditur në botë në këtë aspekt. Kampionati një vit bëhet me 14 skuadra, një herë me 16, dikur zbret tek 12 ekipet dhe jo rrallë tek numri 10. Ndryshimet kanë qenë thuajse të përvitshme, duke ia kaluar reformave të kodeve elektorale apo të ligjeve të ndryshme.

Natyra thuajse e veçantë e shoqërisë sonë lejon e quan normale disa gjëra që në Perëndim as që mund të mendohen. Tolerimi dhe trukimi, me interes të drejtpërdrejtë financiar, apo me përfitime-tangent, bëhen në një formë të tillë që ia humb çdo lloj bukurie sportit. Ndodh që vetë të zotët e punës e thonë hapur atë që bëjnë apo që lojtarët në fushë arrijnë deri aty sa as gëzohen kur shënojnë dhe as hidhërohen kur pësojnë gol.

Pasoja është largimi i tifozëve. Është tepër e vështirë të gjesh një statistikë të qartë sesa fitojnë klubet tona nga biletat e shitura. Shpesh, ndodh që ka tifozë në stadium edhe kur dyshohet apo besohet se ndeshja është e trukuar dhe kjo ngjan kur ekipi i zemrës do të dalë fitues nga ky trukim. Në këtë rast, tifozët shkojnë për të asistuar të paktën në një fitore, që mund të shoqërohet me një titull, kupë, kualifikim për në Europë apo mbijetesë. 

Veçse, në raste të tilla, zakonisht klubet tona hapin dyert e stadiumeve që tifozët të hyjnë falas ose i shesin biletat me çmime simbolike, deri në 100 lekë të reja. Përfundimi është i qartë: Tifozët nuk kanë ndërmend të prekin xhepin për ndeshje që nuk quhen ndeshje apo, siç e quajnë gjermanët “luajmë, por luajmë në mënyrë false”. Përfundimi tjetër është që klubet nuk mund të përfitojnë gjë nga një stadium i mbushur plot në këtë mënyrë.

Çështja tjetër është ajo e basteve sportive. Kjo, sepse është një rrugë e dy punë kur një president e fikson një ndeshje duke i bërë nder dikujt, dhe nxjerr prej saj përfitime duke luajtur në skedinë. Fatkeqësisht, ne shqiptarët kemi qenë kaq shumë të izoluar (dhe mbetemi ende), po ashtu edhe të pashkolluar, saqë nuk dalim dot nga gjendja e gropës, pra nga një gjendje kur syri ynë nuk sheh dot larg. Kjo, jo vetëm bën që të luajmë pafund me skedina, por edhe që në mendjen tonë të dekompozojmë gjithçka, edhe futbollin më spektakolar të Barcelonës apo më sublim të Bajernit.

Kjo është normale, pasi gjithkush e sheh botën sipas ngjyrës së syzeve të veta. Njeriu nuk arrin të kuptojë se me çfarë ngjyrash i duket bota, p.sh. insekteve. Po ashtu, është e famshme fjalia e një gazetari gjerman të “Sueddeutsche Zeitung”-ut të Mynihut që raportonte që nga Milano për skandalin e “Tangentopolit” në Itali, në nisje të viteve 90-të. Problemi im, thoshte gjermani, nuk është lodhja nga puna, por fakti që lexuesit e mi nuk i besojnë ato që shkruaj unë, pasi as nuk mund të mendojnë se njerëzit mund të bëjnë gjëra të tilla. Kraksi dhe të tjerët i bënin gjëra të tilla në Itali, por bavarezët e Mynihut, jo!

Sipas mentalitetit të tifozit shqiptar apo njeriut shqiptar të skedinave, ndryshimi mes një humbjeje të dyshuar të Skënderbeut me barazimin 2-2 aq shumë të mallkuar të Suedisë me Danimarkën në Euro 2004, është se Skënderbeu apo ekipet tona nuk dinë ta veshin poshtërsinë me kostum të bukur, ndërsa nordikët po. Është e kotë t’u thuash këtyre tanëve se nordikët ndryshojnë në radhë të parë si njerëz nga shumë të tjerë, për faktin se nuk vjedhin (korrupsioni atje është në nivele minimale), nuk shkelin rregullat e komunitetit, punojnë fort dhe natyrisht shpërblehen shumë mirë, kanë aq ndërgjegje sa të mos lejojnë të shitet naftë me squfur, aq kulturë sa të përdorin biçikletën sa më shpesh dhe makinat sa më rrallë, që biznesmeni nordik nuk fiton 1 milionë euro sot me një pallat, por 1 milionë euro mot me një kompleks sportiv apo kulturor.

Natyrisht, trukimi në sport nuk është shpikje shqiptare. Madje, gazeta britanike “The Guardian” shkruan se diçka e tillë ekziston në gjenet e një pjese të njerëzve, një pjese të sportistëve. Ajo jep shembuj të yjeve të mëdhenj si bilardistit (snooker) Stefën Li (Stephen Lee) apo të lojtarit të boulingut (bowling), indianit Shantha Streesanth. Sipas studimeve në Britaninë e Madhe, njeriu që merr rreziqe në sy ka shanse më të mëdha të jetë i suksesshëm, të paktën kjo vlen në fushën sportive. Po ashtu, studiuesi britanik Xhon Kouts (John Coats) lidh nivelin e rrezikimit me nivelin e testosteronit.

Kouts, njeri i bursës së Uoll Stritit, shkruan se “shoh njerëz që bëhen si të çmendur kur arrijnë sukses pas suksesi në tregtinë e bursës”. Ai shton se të tillë bëhen edhe sportistët kur kanë sukses (në fushë, ose në baste) dhe harrojnë rrezikun. Kjo është një sjellje tipike mashkullore që, nën nxitjen hormonale rrezikojnë deri edhe jetën. Natyrisht, edhe sportistët, trajnerët apo drejtuesit e sportit në Shqipëri janë gjithashtu burra dhe nxiten nga e njëjta sjellje. Ata i hyjnë me shumë emocion një rruge që, të paktën, nuk quhet aq kriminale sa shumë gjëra të tjera. Madje, nëse janë në botën e gangove, pjesa e basteve sportive mund të quhet më e pafajshmja dhe e kulturuara e jetës së tyre.

Problemi i madh është se futbolli shqiptar ende nuk merret seriozisht pasi nuk është serioz. Ai nuk është biznes, nuk është një sistem që të sjellë përfitime, nuk ka hallkat e veta që nga prodhimi i lojtarëve dhe i trajnerëve, ngritja e infrastrukturës së duhur për të krijuar spektaklin mbi të dhe është pikërisht spektakli bashkë me infrastrukturën që krijojnë produktin që i shitet konsumatorit, nëpërmjet shikimit direkt apo nëpërmjet televizionit dhe që krijon miliona nga të gjitha anët, pikërisht sepse është një spektakël i ndjekur.

“Mendo gjëra të mëdha” (Think Big) është një shprehje e Perëndimit. Mendo përfitimin (Think Profit) thoshte Stiv Xhobs kur u kthye sërish tek Apple në 1997. Do të duhet një rrugë e gjatë që njerëzit e përfshirë në futbollin e Shqipërisë të arrijnë të mendojnë kështu. Do të duhet që njerëzit ta kuptojnë ndjekjen e një ndeshjeje futbolli jo si një mënyrë për kryengritje apo për të sharë të tjerët pa u hyrë gjemb në këmbë, por si mënyrë jetese ku fitohet kënaqësi duke paguar në mënyrë të arsyeshme. Do të duhet që ne të kënaqemi ndryshe, që të kënaqemi nga gjëra të tjera.

Atëherë kur shoqëria shqiptare, që ende i ka këpucët me baltën e fshatrave nga ka ardhur, të nisë ta kërkojë këtë gjë, do të jetë shumë e lehtë që të lobohet në parlament dhe qeveri për ligje që e bëjnë me përfitim investimin në sport dhe po ashtu do të dalin me dhjetëra e qindra sipërmarrës që do të hedhin paratë, sipas një llogaritjeje të saktë, ndonëse emocionale, për të ndërtuar sportin në Shqipëri. Për të arritur sa më shpejt deri atje duhet të ndihmojë televizioni dhe media në përgjithësi. Jo më kot filozofi i shquar gjerman, Jyrgen Habermas, thekson në mënyrë kritike se kapitalistët kanë ndërtuar një sferë të mediave dhe të artit për t’i dhënë mendimeve të shoqërisë formën që duan dhe që u intereson. Le ta përdorim maksimën e Habermasit për qëllimin tonë: Të ndërtohet sfera e mediave në mënyrë të tillë që të krijohet tek ne kultura e sportivitetit.

38 Komente

Mire. Por duhet me shume kujdes kur i rendit gjerat sepse kur Skenderbeu humbi me Tiranen, Bajern humbi me Augsburg, kur humbi Korca me Shkodren, Bajern barazoi me Hoffenheim e kur Korca humbi me Vloren Bajern humbi me Borusian 0-3.

Pra per gjithe kampionatin kishte pesuar 13 gola e vetem ne tre ndeshjet e fundit pesoi 7 gola. Bile ajo ndeshja barazim u permbys nga 3-1 per Bajernin ne 3-3.

Natyrisht qe situatat nuk jane te ngjashme e une dua te te mbeshtes qe me shume t`u biesh atyre plehrave qe drejtojne futbollin ne Shqiperi, por ama ndodh jo vetem tek ne. Justifikimi eshte i ndryshem. Ata te Korces duhet te hetohen me kujdes se ne favort te kujt i dhane rezultatet. .

Henes,si komandar i Bajernit, shkoi vete ne burg per evazion , por ti mos prit te shkoje Zeqo apo Takaj me kembet e veta ne Drenove.

Megjithate t`i jap te gjitha yjet per shkrimin e drejtperdrejte.

I drejtperdrejt nuk eshte mendoj une por eshte me i drejtperdrejt se keta analistat e futbollit qe dalin ne televizione me shishe birre para e femra qe per kombin dhe Januzaj nxjerrin gjoksin jashte.. smiley

Futbolli ne Shqiperi nuk eshte jetim, ka nje organ qe e drejton dhe mban pergjegjsi per marrevatjen e tij. Ky autori shume pak e ka permend kete.. Edhe Zeqon me gjysem zeri e permend dhe para sa te permend thote qe ekipi i tij u mund nga nje ekip shume here me i dobet (Flamurtari). 

 

 

 

 

Mire mer mire se une nuk pres qe ky te analizoje perse nuk u fut ne burg ai Bizhdili i Beses per nje humbje ne kupat e Europes me rezultat 11-0 me nje skuader greke.smiley Ene bertet neper Tv qe ja kane me hile Beses e ne nje vit sajon ne cdo 2 ndeshje nga nje incident me policine apo skuadren qe i shkon ne Kavaje.

Sa kohe qe ka Armand Duke ne krye te FSHF futboli shqiptar nuk ka per te bere hair kurre.

Kete vit Korca eshte ekip me i mire se Vlora ate mbajeni ju maloket e Vlores. smiley

Të ndërtohet sfera e mediave në mënyrë të tillë që të krijohet tek ne kultura e sportivitetit.

Si ? Hapu Sazan Mbylly Sazan! Nuk na the gje! 

ore, une kisha degjuar shprehjen:  ''hapu Sesam''  (nga perralla e famshme Ali baba...),  po kete ''hapu Sazan''  se kisha degjuar ndonjeher..smiley   

Presidenti,u ka deklarar Uqerve te Debores,pra ultrasve te Skednerbeut,qe deri ne fund te sezonit,hyrja ne stadium do te jete pa para dhe nuk do te kete me tolerime ndaj ekipeve,sic ndodhi me Tiranen.

Presioni i tifozeve dha rezultat.

Por a do ta pranojne tifozet kete oferte te Takajt?

Deri tani jane ne debate dhe dilema.Por te pakten ata bene presion dhe ky presion u duhet bere tere presidenteve,jo vetem Takajt dhe Zeqos.

po ca lesh presioni dhe ti...une habitem me ata qe akoma paguajne bileten per te pare ate fare lige.
Peshku eshte qelb nga koka aty. Shif kush e drejton fshf dhe si behen zgjedhjet e krereve megjithe zhurmen per matrapazlliqe e rryshfete gjate gjithe kampionatit.
Rudi Vata kish per te bere dicka te mire aty po nuk te lejne kto mafiozat

Presidenti i FSHF u rizgjodh per te katerten here rresht nga vete presidentet e klubeve. Konkurrente te tjere nuk pati.

Presioni i tifozeve dha rezultat.

ca  rezultati dha  o ACDC..?   Skenderbeu humbi   prape (si zakonisht xhanem.smiley.)  pardje  ne Vlore  1-0..  apo nuk e kishe per rezultat sportiv llafin ti..?smiley

presidentit Takaj i paska ardhur ne maje te hundes shpenzimet e futbollit,  thote,  dhe kercenon se do te terhiqet nga futbolli...  Ok.  ja kjo eshte e gjitha.  kaq e pat dhe Skenderbeu  e  do shkoj  ne fërckëtsmiley   si te tjeret..   nuk e them me kenaqesi kete,  por kjo eshte ajo tradita e 10-re qe eshte krijuar ne futbollin shqiptar gjithe keto vite.. sec na del  papritur nje ''paralli'',  donator i dyshimte  qe  sponsorizon ekipe pa  kurrefare identiteti.. keto ekipe vijne  nga ktegoria e pare dhe shpallen direkt kampion ne superlige.. vijne verdalle nja 2 sezone ne superlige si kampion,  terhiqet paralliu papritur dhe keto ekipe , nga kampion  shkojne prape andej nga erdhen kategori me poshte..   keshtu ka ndodhur me Besen,  me  Elbasanin etj etj.. po kjo nuk eshte normale ne futboll, prandaj  edhe ai far kampionati  me ate soj futbolli qe luhet atje..

ehhh iken ato kohe kur Gramozi i furishem rrihte Realin e Madridit ne gop te semes

haha,,Erseka e Rezart Tacit...i lame madrilenet ne terr per 40 min!smiley

ishte nje popull i tere qe e deshironte ate fitore. futbolli shqiptar arriti majat

ore, meqe jemi te Taci, e rrasi mren lirindja ket apo ala?

Ne nje qeli me Lirin eshte. Lujn shah gjithe diten. 

hm. Po Liri pse xhanem? Ktij ja kish fut pa mendje sistemi, ky vete ishte i pafaj

Futbolli: sporti me idiot qe ekziston pas Curling-it, kuptohet.

I shemtuar eshte futbolli vetem kur luhet nga femrat. Perndryshe ja ke futur kot zonjushe.

Per mua eshte super i shemtuar kur luhet nga te dyja gjinite, z. Romak. 

Me nje fjale u 10-je dhe futbolli smiley

Ajo e Dinamos para 5 vitesh ka qene dicka e papare.

ishalla na bo Edi stadiumin sa me shpejt

Ndoshta s'ka gjetur ende planet qe i la Berisha per 100 vjetorin.

duro cik Gono, se do behet stadiumi i ri ne Vlore, e pastaj ka per te pare futboll te hairit  gjithe Shqiperia..smiley

me zor po presim ta shohim Flamurtarin madheshtor si njehere e nje kohe

na edhe nje tjater:

http://www.fanofunny.com/cartoonballs/im...

E kemi bere muhabet edhe nje here tjeter, por e paske harruar. Shkaku eshte se ne vendet ish-Lindore grafika e aq me teper karikatura eshte ne nivel shume te larte. Ndoshta per shkak te intelektualizimit te sforcuar, tumllas me intelektuale te shquar, meqe grafika eshte me afer intelektit, ose me afer Shejtanit.

 

po mu kujtua  tani qe kemi folur njeher...  po degjo,   nuk eshte se jam njohes i materies,  por  me duket se nuk ka te beje vetem niveli i karikatures...  me ckam kutptuar ka te beje edhe me menyren apo stilin e te shprehurit  te ketij lloj arti.. ne perendim p.sh, perdoret nje lloj tjeter karikature, shume me e thjeshte ne figure/pikture, por me e forte ne batuta humoristike..  pra ketyre u intereson me shume batuta...   

po keshtu edhe te humori..  ne  ne Shqiperi (nuk e di per lindjen ne pergjithsi)   humorin e benim me skece dhe  shume aktore.. skece te shkurtra apo te gjata  me skenografi etj... ndersa keta , perendimoret, e benin dhe bejne humorin ne menyre tjeter..   kryesisht stand-up comedy ..

Kjo qe thu per karikaturen krahasim lindje-perendim eshte e vertete, por nuk besoj se ka ndonje shkak tjeter perveç faktorit te disidences se atehershme (moderne, abstrakte, jo reale, kunder tradicionalizmit zyrtar figure/pikture etj) qe per inerci vazhdon dhe sot si kulture, e ndoshta edhe mot.

Kurse Shqiperia nuk mund te futet ne kete muhabet, ndikimi i disidences shume i vogel, ambjent shume i ndrydhur, e kam fjalen per ate disidence qe arrinte te futej dhe ndikonte ne kulturen zyrtare, qe ne ish-Lindjen ishte nje komponente shume e konsiderushme ne sasi dhe cilesi.

Stand-up comedy eshte pikerisht koncept grafik, modern, individualist, abstrakt, jo zyrtar etj.

 

Haha, une qe e lexoja 'takimin e sotem mos e ler per neser. ' smiley

S'do mend, se neser ka takim tjeter robi. smiley

E de, se perfundon me ndonje autogol pastaj. smiley

Me keq akoma, ngelesh pa gola fare, dmth in biancosmiley 

Cfare rakie po pike sonte? smiley

robi per nji unitet rron, fiqo. Ca dallimi kemi pastaj prej kafshve nqse nuk shfaqim unitet rreth partise dhe luftojme armiqte e saj?

Bravo tifozave korcare. Me behet qejfi sinqerisht qe jane zgjuar dhe po kerkojne drejtesi.

Mire do ishte te ishin zgjuar qe atehere kur ZeqoBodeDukaFederata blinin ndeshje, jo vetem  tani qe po shesin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).