Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar sot kundër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili përmes një letre dërguar kreut të shtetit 3 ditë më parë bënte publik emrat e gjyqtarëve të cilët sipas tij kishin dhënë vendimeve të kundërligjshme dhe i kërkonte presidentit që të rishqyrtonte vendimet në fjalë.

Përmes një letre drejtuar presidentit të vendit, Unioni i Gjyqtarëve ka shprehur shqetësimin se në këtë mënyrë po ‘cenohen standardet ndërkombëtare bashkëkohore të trajtimit të ankesave ndaj gjyqtarëve dhe vendimeve të tyre’, çka sipas tyre dëmton pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut tek drejtësia.

LETRA E UNIONIT TE GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË
BORDI DREJTUES
Nr. 48 Prot.
Datë 21/04/2014

Drejtuar : Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani
Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Ministrit të Drejtësisë
Komisionit të Ligjeve pranë Kuvendit të Shqipërisë
Delegacionit të Bashkimit Evropian
Misionit EURALIUS
Misionit OPDAT
Projektit JuST të USAID
Njësisë për Shtetin e së Drejtës pranë OSBE
Të gjitha mediave.

Lënda: “Lidhur me trajtimin në publik të ankesave ndaj gjyqtarëve”.
I nderuar z. President!
Të nderuar përfaqësues të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv!
Të nderuar përfaqësues të asistencës ndërkombëtare për drejtësinë!
Të nderuar përfaqësues të mediave.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me gjyqësorin, në emër të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, anëtar me të drejta të plota në Shoqatën Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, që ka status këshillimor në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës, na lejoni të risjellim edhe njëherë në vëmendjen tuaj standardet ndërkombëtare bashkëkohore të trajtimit të ankesave ndaj gjyqtarëve dhe vendimeve të tyre, në raport me publikun e gjerë.

Së pari, Parimet Bazike të Kombeve të Bashkuara mbi Pavarësinë e Gjyqësorit, në pikën 17 të tyre parashikojnë se “Një akuzë apo ankesë e bërë ndaj një gjyqtari në kapacitetin e tij/saj profesional dhe gjyqësor duhet të shqyrtohet me shpejtësi dhe drejtësi, bazuar në një procedurë të përshtatshme. Gjyqtari duhet të ketë të drejtën e një procesi të drejtë dëgjimor. Hetimi i rastit në fazën fillestare duhet të mbahet konfidencial, përveç kur vetë gjyqtari kërkon ndryshe”.

Së dyti, Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës drejtuar shteteve anëtare mbi Gjyqtarët: Pavarësinë, Efiçencën dhe Përgjegjësitë (2010), në pikën 16 të tij, parashikon se “Vendimet e gjyqtarëve nuk duhet të jenë subjekt rishikimi, përveç procedurës apeluese ose rishikuese, sikurse parashikohet në ligj.”, ndërsa në pikën 18 se “Teksa komenton vendimet e gjyqtarëve, pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ duhet të shmangin kriticizmin që minon pavarësinë ose besimin e publikut tek gjyqësori. Ata gjithashtu duhet të shmangin veprimet që mund të tregojnë mungesën e vullnetit të tyre për t’iu bindur vendimeve të gjyqtarëve, përveç se mund të deklarojnë qëllimin e tyre për të apeluar.”

Sa më lart, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë vlerëson se qasja e trajtimit në publik të ankesave ndaj gjyqtarëve duhet t’i përmbahet këtyre standardeve dhe parimeve, në të kundërt dëmton pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut tek drejtësia dhe interesat e mirëadministrimit të drejtësisë në përgjithësi.

15 Komente

smiley 

cenohet pavarësia e sistemit të Drejtësisë

smiley

E di ca eshte e keqja e ketyre letrave, dhe e kesaj klime qe eshte krijuar ne Shqiperi per sa i perket kesaj shtrese te ashtuquajtur te shkolluar, me lidhje mes vedi, qe e shtypin ate fukara milet dhe e abuzojne dite nate, shi, bresher kohe e mire?

E keqja eshte qe letra te tilla, nxjerrin me te keqen, me te zezen qe ka njeriu brenda, jashte ne pazar!

Une, psh, kur lexova kete letren, mendova: vetem terrorri i kuq i ben derman ketyre njerezve! 

Terror i kuq, i verber, nga ai i llojit me te keq, me mesapliqote dhe bencjote qe akoma mbajne era grazhd, po qe hipin e zbresin nga bc-te si cjeper te rinj!

Nja dy vjet.

unioni! afrikan?

fusni more ndonjerin brenda se shumica vetem fjale te mira do thone!  po filluat me llafe ,ata te gjithe e kane nga nje pasaporte amerikane a kanadeze,milionat euro,dhe su rruhet shume!

kush ka me shume leke,ilir meta apo gjin gjini a gjoni si e ka?

mata te fuse brenda gjinin,apo gjini meten??

po sales i ka cuar leter gjini?  eh, sa e koklavitur eshtesmiley

Keta Unioni i Gjuetareve smiley ngatrrojne nje gje Thelbesore me duket .

Ata nuk e kuptojne qe te GJITHA dokumenteve nderkombetare qe u referohen per Pavaresine e Gjyqsorit Rrjedhimisht te Gjyqtarit e Vendimit te tij bejne Fjale per

Gjyqsor dhe Gjyqtar .

Nuk bejne fjale per Gjynafqar..

kadiut ti rrefec parane / ters e vertit sherihane / per para ce shet te aane / ja di kimene Parase ...smiley

Sa ta kuptojne kete keta smiley Ju Lutmi kush na rekomandon ndonje Gjyetar  Shqipnie qe gjujne Gjah te Majme .

Drejtesia ?

21 Janar 2011. 4 te vrare diten per diell.

Mos te rafte qeleshja ke cezmja e ketyre. 

Tani qe Rilindja mori ne dore kontrollin e pasurive, Spartak Braho do tja hape shume shpejt petet lakrorit te korruptuar te gjyqesorit.

që ka status këshillimor në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës

dre dre, paskan status te keshillojne edhe boten keta qyqtaret tane

Ku eshte kashta te na e interpretoje kete situate? E mira e pergjithshme morale vs institucionit.

Keshtu pra,gjindjes se cenuar ci.itemen por imazhin e gjyqtarit kurre mos ta cenojme. Mban ere qytetari,cdo gje funksionon vetem me imazhin duhet te punojme me fort,me shpejt,me mire!

Lufte e ashper korrupsionit, me duket mu. smiley

Te mbledhur kopilat, ne " ne union" ..nga do qe ..qene
Se.... kur u " pjell vici.."
Pse te mos vene........?

Thone qe korrupsioni ka zene tmerr dhe po kerkon azil ...smiley

Sot e neser kerkon azil ne Spanje. Pastaj kismet ne Angli e Gjermani.

Kot e ka, se Pandi nuk i ndahet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).