Dita Botërore e Diversitetit Kulturor festohet praktikisht në gjithë botën, që nga Nëntori 2001, muaj në të cilin Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor, në një nga Rezolutat e saj, shpalli 21 Majin si dita në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat diversitetit kulturor dhe ‘të jetuarit së bashku”.

Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi, si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si “Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit” dhe e konsideron ruajtjen e saj si një aksion konkret dhe etikë të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor.

Ndërsa bota e djeshme e kishte vënë theksin në ndryshimet e saj, zhvillimet e sotme janë drejt unifikimit dhe të shkuarit drejt një drejtimi. Për të theksuar karakterin fondamental të identitetit tonë kolektiv dhe individual, kultura është mjeti i pashoq për ta përcjellë në mënyrën e duhur këtë mesazh.

Aktiviteti që zhvillohet në 21 Maj 2014, synon të promovojë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore të minoriteteve, duke risjellë edhe një herë atë që shprehet në Trashëgimia shpirtërore, e transmetuar nga një brez në tjetrin, rikrijohet vazhdimisht nga komunitetet dhe grupet si përgjigje e gjenisë së tyre krijuese ndaj mjedisit rrethues, ndërveprimit  te tyre me natyrën dhe historinë, dhe u jep një sens të vazhdimësisë dhe identitetit duke promovuar kështu respektin për diversitetin kulturor dhe kreativitetin njerëzor.

Ministria e Kulturës, me rastin e kësaj dite, organizon në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar një aktivitet që do t’i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve të titulluar “Trego Kulturën Tënde”. Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.

4 Komente

Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.

u bete copa per pustecin, u bete!

vdiqet per pak diversitet bosnje,libani,dhe cekosllovakie!

si shpjegohet qe politikanet ne shqiperi kane nje vonese faze 20 vjecare?

ne nje kohe qe ne bote po mbizoterojne partite nacionaliste te djathta,tek te ka hibride te viteve 70-te!

mbase sespe s'kemi imigrante qe na zene deren e na cajne derrasat deri ne ate pike sa te shkohet te partite e djathta por kemi nje mal me emigrante qe u leverdis multikulturalizmi? Ti byrazer edhe dhi e superzgjebosur, edhe bishtin perpjete. Po te mos kishit shkelur dinjitetin juve, tuajin dhe te vendit, per dy leke me shume, s'do te ishim ne keto kushte.

o shqup shumekulturori,cilin dinjitet kemi shkelur ne?   ju ,me te ate sjelljen tuaj afrikanoqendrore na keni turperuar qe ju ben shurren ne koke colici me bollanon

doni edhe evrope juve,po nuk e dini qe ne evrope nuk pranohen zezaket..

Edhe e ke futur veten ne te njejten kategori me zezaket dhe afrikano-qendroret atje ne Greqi, edhe me flet per zezake e afrikano-qendrore. ec e merre vesh. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).