Një bienale që gjithmonë e më shumë është art. Edhe pse bëhet fjalë për edicionin e Bienales së Arkitekturës në Venecia, që kurohet nga Rem Koolhaas dhe hapet më 4 qershor, Shqipëria përfaqësohet në këtë edicion me dy artistët Adrian Paci dhe Edi Hila, me temën "Monumentet potenciale të së ardhmes se parealizuar" që kurohet nga Beyond Entropy Europe,përfaqësuar nga Jonida Turani dhe Stefani Rabolli Pansera, njëkohësisht dhe ideatore e pavijonit të Angolës Bienalen e shkuar, që u shpall dhe fituese e “Luanit të Artë” si përfaqësimi më i mirë kombëtar. Nëse pritshmëritë janë të mira, ku i dihet, mbase edhe këtë radhë pavijoni i tyre, Shqipëria, do të shkojë drejt suksesit.

Por me çfarë përfaqësohen dy artistët shqiptarë në Bienalen e Venecias? Adrian Paci do të prezantojë videon “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike. Videoja paraqet një bllok mermeri që është nxjerrë nga një gurore në Kinë, i cili u punua në det të hapur nga duart e artizanëve kinezë në bordin e një anijeje ofiçine të madhe, duke u shndërruar në një kolonë të stilit klasik.

“Në mendjen time filloi të merrte formë imazhi i një skulpture mermeri, gdhendur gjatë një udhëtimi në oqean, kështu vendosa ta kthej këtë imazh në realitet”, – është shprehur për veprën e tij artisti që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, Adrian Paci.

Një tjetër artist që prej kohësh është vendosur në Paris, udhëton drejt Venecias me një seri pikturash realiste. Tablotë me të cilat Hila prezantohet në Bienale janë një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, tarraca e të cilit është kthyer në një apartament. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme” për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë gjithë problematikën sociale me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite.

“Piktura ime buron nga një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti. Shoqëria shqiptare po kalon momente të vështira tranzicioni, e për këtë arsye është një burim pafund problemesh, situatash që zhvillohen në një sfond tepër ekspresiv, me ngarkesa të forta emocionale.Prandaj jam i interesuar të marr pjesë në zbulimin, analizën dhe renditjen e këtyre fakteve, gjithmonë në shërbim të shprehjes artistike, për të krijuar një art që në bazën e vet udhëhiqet nga e vërteta”, – ka shpjeguar punët e tij Hila.

Pavijoni shqiptar eksploron arkitekturën urbane në këtë vend pas rënies së regjimit totalitar. Tirana është në fakt kryeqendra e arkitekturës tradicionale, ndërthurur me ndërtesa të modelit sovjetik, për të vijuar me valën e spekulimeve të ndërtimeve të ashtuquajtura bashkëkohore. Në pavijonin shqiptar të Bienales vizitori mund të eksplorojë sesi arkitektura moderne në Shqipëri, ajo e banuar, transformohet, refuzohet, modifikohet dhe zhytet mes betonit. Kjo është arsyeja pse kuratorët janë fokusuar te bashkëpunimi me artistë dhe jo me arkitektë. Qëllimi i kësaj ekspozeje është që të zhvillojë një pikë të re të mendimit përsa i përket arkitekturës urbane në qytetet shqiptare. “Kjo nuk është një ekspozitë didaktike e lëvizjeve në historikë arkitektonike shqiptare, kjo është një katalog enciklopedik i arkitekturës shqiptare dhe ky pavijon është një vend qëndrimi për të kuptuar arkitekturën shqiptare sot”,- ftojnë kuratorët vizitorët në pavijonin e Shqipërisë në Bienalen e Venecias që do të hapet më 4 qershor.

12 Komente

Prandaj jam i interesuar të marr pjesë në zbulimin, analizën dhe renditjen e këtyre fakteve, gjithmonë në shërbim të shprehjes artistike, për të krijuar një art që në bazën e vet udhëhiqet nga e vërteta

smiley

A mund te me thuash, te lutem, pse e ke bere ne bold ate pjese te fjalise? Arsyen pse te ka pelqyer (supozimi qe te ka pelqyer me vjen nga lulja - ne mos qofte lule ironie gjithnje)?

Ne fak zhardin drandofillen e vertete ja ka dhene (me bold) Pikasos qe ka thone ate shprehjen e modhe mer jau:

Un jam nje genjeshtar qe them te verteten.

 

Nje nga shprehjet me te medha te Pikasos.

Arti eshte nje genjeshter qe na ben te kuptojme te verteten. 

Hila me duket se ngaterrohet ngaqe mendon qe e verteta i ka bazat ne  natyre, ne eksperiencen njerezore. Nderkohe qe vete natyra/realiteti eshte nje KRIJIM ashtu sic arti. 

 

1- Pranej Zhardin rri gjithe diten me diell duke rrejte, i mushi me rrena algjerianet ne metro te Parist, qe Zhardine eshte nje revolucionare femen e shtypur nga maskilistet e nje vendi oriental obskurantist ballkanik. Dhe ata mundohen ta ngushellojne, sigurisht edhe ajo i ngushellon ata, dhe keshtu krijohet nje veper arti e vertete nderkombetare universale, tamam siç eshte moda sot.

2- Pranej kam thene vazhdimisht se veprat me te medha te artit socialist ishin letrat anonime, dhe shkronjetaret me te medhenj qe njeh bota kane qene: Danglar, Ferdinad, Kaderus (Vilfor: korektor letrar).

Kur kam pas punu per ca vite ne province, andej nga zona zjonjes Elbe, Gjemb, Xhib, Tredh, ne mjes heret nuk u hapte dera e zyres prej letrave anonime qe ishin fut posht deres dhe ishin bo shuka shuka si kaçarruma.

 

Tike pse kapesh kaq shume me jardine ti? Cpo ndodh?

Tikja si plak i keq qe eshte, e ka per sport te preferuar te me denigroje, por nuk arrin dot pasi nuk ndaj te njejten mendje me te persa i perket promiskuitetit* te femrave.

* shthurja seksuale nuk me tingellon e drejte ne vesh.

 

Ne kete rast nuk eshte lule ironie, por pelqimi ne lidhje me ate qe kuptoj si te vertete per artistin: urbanizmi si realitet i pashmangshem i njeriut.

 

Iriset

"Iriset" e van Gogh jane pikturuar kaq hijshem,

kaq te vertete si te buruar nga nje realitet shume kompleks,

zbuluar, analizuar dhe renditur ne sherbim te shprehjes artistike,

ekspozuar ne nje tempull, shitur ne trajte posterash per t'u riekspozuar

ne mure te vertete dhomash te verteta si art i vertete:

"Nje studim i bukur plot ajer dhe jete"

E ndersa bukuria dhe jeta i mbetet studimit, vrazhdesia kaloi te gomari

qe per te mos ngordhur hengri iriset e vertete.

 

kuratorismiley

ke gazra ,nene?-i thote kuratori plakes

gaz pac biri i nenes- i thote plakasmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).