Gati 2 trilionë dollarë të larguar nga Afrika, në mënyrë të jashtëligjshme që nga viti 1970. Korrupsioni bëri të pamundur krijimin e kapitalit të nevojshëm për zhvillimin e kontinentit më të varfër të planetit.

Shifrat janë rrëqethëse: së paku 1.8 trilionë dollarë janë transferuar në mënyrë të paligjshme nga Afrika drejt pjesëve të tjera të botës mes viteve 1970 dhe 2009. Kjo është shumë herë më tepër nga paratë që kontinenti ka marrë në formën e ndihmave humanitare dhe ndihmave ndërkombëtare për zhvillim, si dhe është e mjaftueshme për të mbuluar me pesë herë borxhin aktual të jashtëm të të gjitha vendeve të marra së bashku. Sipas kërkuesve, kontinenti humbet së paku 100 miliardë dollarë në vit nga largimi i parave të fituara përmes grabitjeve në shkallë të gjerë nga politikanët.

Udhëheqësit e Afrikës u mblodhën këtë javë në qytetin Bahar Dar të Etiopisë për të diskutuar flukset financiare të paligjshme dhe asaj çfarë mund të bëhet për t’i ndaluar ato. Një studim i komisionuar nga Forumi i Nivelit të Lartë mbi Sigurinë në Afrikë, e cila organizoi konferencën, zbuloi se largimet e parave nga Afrika janë rritur me mesatarisht 12 për qind në vit që nga viti 1970.

Flukset kapitale të paligjshme përbëhen nga para të fituara në mënyrë të paligjshme dhe që transferohen gjetkë për përdorim. Këto para zakonisht gjenerohen nga korrupsioni, evazioni fiskal, ryshfeti dhe kontrabanda. Megjithatë, shifrat tregojnë vetëm një pjesë të historisë – një histori që tregon se si këto praktika komplekse dhe të ndërthurura kanë një ndikim shkatërrimtar mbi përpjekjet e afrikanëve për të nxjerrë veten nga varfëria e thellë.

Kjo murtajë po gllabëron prodhimin e vendeve të Afrikës, duke shkatërruar rezervat e këmbimit valutor, duke reduktuar mbledhjen e taksave dhe investimet e nevojshme për reduktimin e varfërisë.

“Kostoja e kësaj hemorragjie financiare ka qenë shumë e rëndë për vendet e Afrikës. Ajo ka theksuar pabarazinë në të ardhura dhe ka shkatërruar perspektivën për punësim. Shumica e vendeve në këtë kontinent ka një normë shumë të lartë papunësie si pasojë e mungesës së investimeve dhe zgjerimit industrial”, thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kenias, Dr. Njuguna Ndungu.

Dhe disa besojnë se vlerësimet për flukset valutore të paligjshme e nënvlerësojnë problemin. “Këto shifra nuk kapin paratë e humbura përmes trafikut të parave apo humbjes së burimeve detare të Afrikës përmes peshkimit ilegal”, thotë Abdiveli Mohammed Ali, presidenti i ri i rajonit gjysmë autonom të Somalisë, Putland.

“Somalia humbet mes 800 milionë dhe 1 miliard dollarë në vit nga peshkimi ilegal çdo vit. Kjo është një sasi që ne nuk duhet ta lejojmë të humbasë. Diçka duhet të bëhet kundër karteleve ndërkombëtare ilegale të peshkimit që po grabisin burimet tona detare”, thotë Abdiveli, i cili është gjithashtu ish-kryeministër i Somalisë.

Është shumë e turpshme që Nigeria udhëheq vendet me hemorragji financiare. Por duhet të theksohet se ka edhe udhëheqës që po përpiqen të riatdhesojnë disa nga fondet e vjedhura.

Studimi zbuloi gjithashtu një lidhje të rëndësishme mes rritjes së çmimit të naftës dhe largimit të kapitalit nga Nigeria – vendi më i madh prodhues i naftës në Afrikë, dhe që ka edhe sasinë më të madhe të parave të larguara ilegalisht nga kontinenti.

“Një pjesë e rritjes së largimit ilegal të parave pa dyshim është shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës”, thuhet në raport.

Për shembull, Nigeria humbi së paku 250 miliardë dollarë mes viteve 2000 dhe 2009. Afrika e Jugut, e cila kishte ekonominë më të madhe të Afrikës deri së fundmi, ishte vendi i dytë me humbjen e së paku 170 miliardë dollarëve. Egjipti, Algjeria, Libia, Maroku, Angola, Sudani dhe Kameruni janë gjithashtu në majë të listës së humbësve.

Nuhu Ribadu, ish-kryetar i Komisionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar të Nigerisë tha: “Është e turpshme që Nigeria udhëheq në këtë listë të pakëndshme. Por duhet të nënvijëzohet se ne jemi gjithashtu udhëheqës në përpjekjet për riatdhesimin e disa prej fondeve të vjedhura. Ne kemi arritur të rikuperojmë miliarda nga fondet që ish-diktatori ushtarak, Sani Abaka, kishte vënë në banka të huaja”.

Ribadu tha se Afrika ka nevojë për udhëheqës të ndershëm dhe të angazhuar që duhet të vendosin shembullin e çrrënjosjes së korrupsionit dhe mbylljes së shtigjeve për largimin e paligjshëm të kapitalit. “Është serioziteti dhe angazhimi i treguar nga udhëheqësit e Afrikës ai që mund të bindë vendet e huaja të punojnë me ta për rikuperimin e parave të vjedhura që janë depozituar gjetkë”.

Ekspertët thonë se përmasat e largimit të kapitalit shpjegojnë se pse përpjekjet e vendeve donatore për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të reduktuar varfërinë nuk kanë arritur potencialin e plotë në Afrikë. Vijimi i transfertave të paligjshme e kanë kthyer kontinentin në një borxhmarrës neto ndaj pjesës tjetër të botës.

“Politikat duhet të shënjestrojnë rrënjët e transfertave të paligjshme dhe për të bindur bashkësinë ndërkombëtare për nevojën për të mbikëqyrur më mirë bankat dhe parajsat fiskale, në mënyrë që të ndalojnë këto flukse”, tha ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Thabo Mbeki.

Mbeki është gjithashtu udhëheqës i Komisionit për Financat e Paligjshme i krijuar nga OKB-ja në Afrikë. Për sa kohë kapitali i paligjshëm vijon të dalë nga vendet e varfra afrikane me këto ritme, përpjekjet për të reduktuar varfërinë dhe rritur ekonominë do të shkojnë dëm dhe shpërndarja e të ardhurave do të bëhet edhe më e pabarabartë, duke sjellë destabilitet ekonomik dhe politik.

Megjithatë, ka një fije shpresë, tashmë që udhëheqësit e Afrikës dhe qeveritë janë duke kuptuar gjithnjë e më shumë rreziqet e krijuara nga flukset monetare të paligjshme.

* Mohammed Adow, Al Jazeera

8 Komente

Prandaj or toçer afrikane, eshte e rendesishme regjistrimi i ter aktiviteteve ekonomike, pasuria e politikanve dhe bizneseve, lufta ndaj korrupsionit, ndertimi i shtetit social, etj. 

Pjer, a njef ndonje afrikan aty ne Antwerpen dhe c'mendim kane per demokracine ne pergjithsi?

Afrikanet qe kam ketu Bredharako, rezultojne si shqiptaret, plot temperament, i bien shkurt, jo gjate, mendojne se fajin per vendin e tyre e kane te huajt, te bardhet, dhe nuk e kuptojne se jane te paafte. Per fat te mire, kane filluar edhe disa afrikane, ta kuptojne se fajin duhet ta kerkojne tek vetja, dhe se duhet te kopjojne perendimin ne aspektet e mira te tyre, por keta jane vetem disa kokrra. 

po parate e larguara nga shqiperia ,futen tek ato te afrikes?

vetem ato qe jane mashtruar me skemat nigeriane te vjedhjes 

andej vjedhjet behen ne permasa te tmerrshme .. ne nigeri vetem vitin e kaluar u zhduken pa lene gjurme mbi 5 miliarde dollare (fup fup) nga te ardhurat e naftes... dhe ju qaheni se ka vjedhur Basha 200-300 milione dollare .. edhe nese i ka vjedhur, i ka marre per partine.. fituam zgjedhjet ne 2009, u blene vota ne 2011, aty ne shqiperi ngelen.. ky eshte batackllik patriotik ..  jo si Andis Harasani, qe cfare vodhi e coi ne ishujt virgjine dhe delaware  e tani ha nga ato ne amerike 

me tregonte nje i njohur nigerian, koke tjetri, bio-engineering .. e mashtruan te vinte, e sollen verdalle dhe me ne fund i gjeten nje pune ne nje laborator qe kishte kushtuar mbi 1 miliarde dollare por qe ne te kishte vetem nje kove, lecke dhe nje pastruese, asgje prej gjeje 

mos u qani .. kot nuk e rendiste shqiperine pas gjermanise ai, per vjedhjet nuk jemi larg, dhe hic afer kontinentit afrikan 

 

Po me mire ti kishin tranferuar jashte parate se do kishim shpetuar nga Kucedra qysh perpara 8 vjeteve. 

Dmth mire ka bere Harasani qe i ka nxjerre?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).