Prestigjozia THE GUARDIAN realizoi nje reportazh ne Ballkan me fokus arinjtë e egër, te cilet ende shfrytëzohen në Evropën qendrore; atyre u merren të vegjëlit nga nenat arusha dhe shpesh mbahen në kushte të renda. Reporteri Patrick Barkham udhëtoi për në Kosovë, ku fondacioni "Katër putrat" ka mbajtur dhe shpëtuar kafshët nga kafazet dhe restorantet ku mbahen si argëtim për te ftuarit. Ata tani janë duke u kujdesur te gjejnë për arinjtë një vend më të mirë, me shpresën e rehabilitimin te tyre fizik, mendor dhe shendetesor. Ashtu si Kosova, edhe Shqiperia ne kete model qe na afron me standartet e Bashkimit Evropian ka nisur me iniciativen e Shoqates PPNEA dhe Ministrise se Mjedisit, eksperteve, shkencetareve dhe rrjetit te Fondacioneve ne Mbrojtje te Kafsheve. Agjencive Turistike, si dhe ndergjegjesimin e publikut per te kuptuar vleren e Qendrave te Shpetimit dhe gradualisht ndalimin e praktikes se kafazeve dhe "arinjve valltare". Ne kete linje, me prane realitetit shqiptar nepermjet nje dokumentari te realizuar me kerkuesit shkencore te PPNEA-s neper zonat e mbrojtura te Shebenikut ne Librazhd, dhe Munelles ne rajonin Puke- Mirdite, ne 7 maj ora 19.30 ne RTSH ART shfaqet premiera e dokumentarit "ARIU NJE THESAR QE I PERKET NATYRES". Fotot e dy arinjve te murrme jane pjese e historise me fund te lumtur fale dashurise, humanizmit dhe vizionit te diplomates spanjolle ne Tirane znj. Montserrat Batllo, e cila me deshiren dhe vullnetin e saj, si dhe ndihmen e disa aktivisteve per kafshet dhe vlerat e natyres nga Anglia dhe Hollanda arriti te mbante dhe dergonte ne parkun e Rumanise dy arinjte moter e vella, Marko dhe Maria. Per me teper ndiqni ngjarjen ne dokumentarin, i cili do te konkurroje edhe ne 17 Maj ne Festvalin e Filmit Mjedisor ne Tirane.

http://www.theguardian.com/environment/v...

 

20 Komente

smiley

Kur erdhi ai arushi i vogel Panda nga Kina para 3-4-5 muajsh ketu ne Belgjike, atij kopshtit zeollogjik ne Wallonie,   http://www.pairidaiza.eu/nl/nieuws/pairi... ngrit vlera ne 70% brenda 1 jave. Edhe e dijsha qe do i ngrihej vlera, kot qe nuk bleva ca aksione para se te vinte arushi. 

Pjero, kam degjuar se per nja 2 muaj, te ky kopshti zoologjik, do sjellin  nje FIAT  Panda..  me siguri qe ka per tu ngritur perseri vlera  e aksioneve..   prandaj shiko mos e humb shancin kesaj radhe..smiley

nuk mjaftojne hekurat e shtrembura , por u dashka dhe nje dryn smiley

Njeriu: kafsha me mizore (dhe e shpifur).

po pse vetwm ariu mo, po qeni, bie llafi, thesar i kujt eshte?

e hengri ket robin nji ari pardje. I punojne qindshin natyres dhe habiten masanej. Ato 6 robt e tjere qe kishin qene aty afer kur kjo po bente ca matje, ishin terrorizu kur e kishte terheq dhe shqy kte.
I kishin ron burive te makinave me e tremb gjasme po s'kishte bo efekt

Andej nga ju dhe Alaska ka me shume arinj se sa njerez

Bredho, kjo kish qene tu dhi dhe kur doli nga banjo pa ariun perpara. Ka mundesi te kish honger shume bacon ate mengjes dhe e kishte nuhat ariu. Duket shaka po eshte e vertete. 
 

Patrioto, po ky tjetri pse  e pesoi, kemi ndonje info..?.smiley
 

Rezultat apo hakmarrje per Fracking.....

Eshte i njejti lajm Belulo.
 

seriozisht? lajmet qe pash ne mnjes po thoshin qe ish t'u bo ca matje dhe ishin grup prej 7 vetesh kur kish ndodh. Fuk it, sido qe te kete qene eshte tmerr me te dal shpirti ashtu.

Cdo dite, 12 kufoma dreresh (moose, per saktesi) hiqen nga autostrada ne ate vend po thoshin. I kane #$rdhy ndjenjat natyres. Shpresoj ta kem nigju une gabim se ky numer eshte jashte cdo llogjike

 

Eshte e tmerr, po hasjet me kafshet e egra jane te zakonshme. Grizlit dhe ujqit ne tufe jane me te rezikshmit. Ske ci ben eshte pjese e punes. Ndersa ato lajmet (qe me siguri jane per high 63) jane te exagjerume.

Art, un nuk e imagjinoj ca e ka ngacmu ariun t'i versulet atij fakirit, por besoj se eshte nje " hakmarrje " e kafsheve ndaj denatyrimit te tyre...prej njeriut

Kafshet jane territoriale, njeriu vazhdon dhe gjuan kafshe  te imeta per hobby  dhe shkaterron miljona hektare pyje cdo vit nderkohe qe si mungon aspak ushqimi nderkohe kemi kafshet ti cila sulojne per mbijetese..E konsiderojme veten superiore nderkohe qe jemi vetshkaterrues nuk shohim pertej hundes sone. 

eeee "hakmarrje" eshte se kane edhe arinjte kanunin e tyre, domosdo. Filozofia e tyre mbi natyren nuk eshte e njejte si e jona dhe prandaj lindin keto. Po te doli ndonji ari perpara shpjegoja se ti je dakord me ariun dhe je kundra denatyrimit te tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).