Nje gjenerate e re hapesirash publike jane ndertuar ne vende qe me pare nuk mund te imagjinoheshin si te tilla.  

Fotoja e pare ilustruese eshte sheshi "Campus Martius" ne Detroit.  Sic dihet, Detroit ka kaluar dhe vazhdon te kaloje nje periudhe teper te veshtire ekonomike.  Megjithate investimi 25 milione dollare per kete hapesire publike, po rezulton i suksesshem.  Ne zonat perqark jane investuar rreth 500 milione dollare, kompania "Compuware" i zhvendosi selite nga rrethinat ne zyra prane parkut, se bashku me 4000 nenpunes.  Pa anashkaluar aspektin me te rendesishmen, shfrytezimin publik te kesaj hapesire.  

Per qytetet ku projekte te medha publike jane te pamundura per shkak te mungeses se hapesires, jane gjetur forma te tjera transformimi.  Ne New York City (fotoja ilustruese ne Fulton) hapesirat publike jane krijuar dhe vazhdojne te krijohen nga mbyllja e nje korsie rruge, ide e cila po kopjohet edhe nga qytete te tjera ne bote.  Nje menyre tjeter eshte gjetur ne San Francisco, ku ne disa zona jane hequr parkimet anes rruges per t'u zevendesuar me "mini-parqe" (fotoja ilustruese.)  

Nje forme tjeter transformimi eshte zevendesimi i autostradave me zona urbane me perdorim te shumellojshem, si pershembull parqe, bulevarde, hapesira residenciale, komerciale etj. Fotoja ilustruese ne Seul eshte nje shembull i tille, ku ish-autostrada eshte shnderruar ne park.  Projekti i Madridit eshte i nje kategorie te ngjashme por me permasa me te medha, ku unaza e qytetit eshte shnderruar ne numer te madh parqesh, kende lojrash etj.  

Artikulli origjinal: A new generation of great public spaces in places you'd least expect 

 

Ne qytetet shqiptare, hapesirat publike sa vijne e zvogelohen, pasoje e zhvillimeve urbane te paplanifikuara apo mbushur me abuzime.  Megjithate, sic ilustrojne dhe shembujt e mesiperm, mundesi te tjera ekzistojne.  Nje gershetim i ketyre mundesive, disa prej tyre me kosto minimale, do te tjetersonin fizionomine e qyteteve e bashke me te dhe jeten ne komunitet. 

22 Komente

Ne nje fare menyre edhe kto tendat tona me kumblla e qylyma, shfrytezim maksimal i hapesirave publike quhen. 

Obama e ka bere Ameriqine, xhenet mor xhenet. Sa te mesoje ne harte ku bie Shqiperiqia, do t'a beje edhe Shqiperiqine xhenet more xhenet.

Amerika esh si shpirt.

ky sheshi  Campus Martius  ne Detroit  duket si  inspirim  nga sheshi Skenderbej.

Sheshi Skenderbej ka mbet per ibret. smiley Bejn gjithe diten gam gam ne parlament ...

Belulo ashtu mu duk dhe mu po qe rrenesmiley

fjalekyci eshte transporti. Se te gjitha kto qytetet e tjera e kane nje transport publik qe nuk krahasohet me tonin. Dhe flasim per Tr se pershtypja ime eshte qe n'qytete te tjera do talleshin po ta ngrije si debat

leje se me kshu temash te ze me qajt shpirti kur e meno si na percundrun me beton tironen tone te dashtun me gjithe fuqine e zemres tyne

leje, do thone brezat e ardhshem ca kafshesh paskan qene 

Boj hesap nuk shifet mo Dajtismiley

Tamam me t'ardh me qajt,pa le kur me tha nje shqiptare qe shkoi per here te pare ne tr vjet-.e ç'kishte tirana per tu pare qe e mbanit per aq te bukur-??!!

ç'ti thoja ,s'kishte faj si e kane katandisursmiley

po ku ka mundesi te krijohet hapesire publike ne shqiperi me 28 mije km katror e me 3.5 milion banore nuk ka vend ore ska vend teritori eshte shume i vogel

2.6 mln eshte toronto (qyteti pa rrethinat) - 630 km katror eshte. Ky mund te jete argument per Tiranen se ka rritje popullsie mgjte me shume ka rendu rrethinat. Ktu po flitet per qendren. Ai 3.5 milionshi ka ngel ne libra historie se popullsia ka rrjedh e ka shteru, me t'miret kane ngel aty si rezultat i perzgjedhjes natyrale

edhe Peruzzi 1.85 m i gjate ka qene po i priste penalltite per bukuri edhe pse porta ishte 6 m e gjate

une si ish-sampdorian preferoj pagliucan smiley

Me nje porte prej 6 metrash i bie qe te kene bere me hile, sepse norma e portave te futbollit thote qe porta duhet te jete 7,32 metra.

Po sic duket, italianeve te varfer nuk u ka dalur, qe ti bejne portat njesoj si te tjeret.smiley

Apo e kane vjedhur diferencen? smiley

Haha, edhe Peruzzi s'ka qene 1.85 me verte po ka qene 1.93 smiley

Dhe ne i kemi tonat; s'eshte e thene qe hapesira publike te jete patjeter horizontale, mund te jete dhe vertikale, e padyshim topolake.

Majmuni i cirkut Rama, ai e shkaterroi perfundimisht kryeqytetin e Shqiperise, e betonizoi. Sikurse, po betonizon dhe aeroportet ushtarake. Ky eshte mentaliteti qe e shoqeron edhe Prefektin e Tiranes, i cili mban bllokimin e buxhetit te Bashkise, vetem e vetem per qellime elektorale.

hapesira publike s' ka per te pas naiher pa pas publik qe i vlereson

Si eshte kjo pune: ca dum strehim ku te fusin koken, ca dun hapesire ku te kullosin lopen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).