Pas suksesit të vitit të shkuar, letërsia dhe kultura shqiptare janë rikthyer këto ditë në Panairin Ndërkombëtar të Librit, që zhvillohet në Torino të Italisë nga data 8 deri në 12 Maj. Publiku i shumtë i panairit ka kështu mundësinë të njihet nga afër me veprat e autorëve më të njohur shqiptarë, të botuar në gjuhën italiane, ndër të cilët Kadare, Kongoli, Aliçka, Ceka, Zhiti, Kyçyku, Çuli, Mustafaj, etj.

Një vend të veçantë zënë edhe veprat e suksesshme të autorëve shqiptarë që shkruajnë dhe botojnë drejtpërdrejtë në gjuhën italjane, ndër të cilët Ibrahimi, Dones, Vorpsi, Ndoci, Kubati, Spanjolli, etj. Nuk mungojnë natyrisht as titujt e zgjedhur në gjuhën shqipe, veçanarisht të kërkuar nga të rinjtë shqiptarë që kanë lindur apo janë rritur në Itali dhe dëshirojnë të mbajnë gjallë lidhjet me gjuhën e shkruar të vendit të tyre të origjinës.

Një hapësirë e posaçme e stendës, e organizuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i kushtohet këtë vit promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik. Vizitorët mund të tërheqin pranë stëndës shqiptare materiale promocionale dhe informuese mbi mundesitë turistike që ofron vendi ynë.

Në këtë kuadër, në Panairin e Torinos është prezantuar për herë të parë edhe guida e re turistike “Tirana & Albania”, me autorë gazetarin Benko Gjata dhe antropologun Francesco Vietti. Guida përfaqëson botimin e parë të plotë turistik kushtuar lexuesve dhe udhetarëve italjanë dhe është pritur me mjaft interes nga publiku i panairit.   

Stendën shqiptare në panair e vizitori të Shtunën, datë 10 Maj edhe Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Itali. Kryeministri Rama u ndal gjatë në stendën dedikuar letërsisë shqipe dhe e vlerësoi këtë Panair dhe praninë e Shqipërisë në të, si një mundësi e rëndësishme për të thelluar njohjen dhe zgjeruar kontaktet mes dy kulturave.

“Është kënaqësi e veçantë që para kësaj stende mund më në fund të gjesh guidën e vetme në italisht të Tiranës dhe Shqipërisë, një punë e përbashkët e një shqiptari dhe një italiani. Një kënaqësi të dëgjosh edhe fjalët e presidenti të Panairit dhe të të tjerëve, për  këtë nevojë për të vazhduar për të punuar sëbashku dhe për të zgjeruar bashkëpunim mes nesh në mënyrë që letërsia dhe kultura shqiptare të njihet edhe më shumë e të jetë edhe më shumë e arritshme në Itali dhe anasjelltas,” – u shpreh Kryeministri.  

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Panair, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Torinos, Piero Fassino. Pas takimit me Fassino, njëherësh edhe një nga politikanët e lartë të Partisë Demokratike Italiane, Kryeministri Rama u drejtoi një thirrje publike shqiptarëve në Itali të bëhen pjesë e të kontribuojnë në proçesin europian të zgjedhjeve për Parlamentin Europian:  “Jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa sot ka nevojë për shqiptarët e Italisë. Shqiptarët e Italisë duhet vërtet të mos e lënë t’u ikë kjo mundësi që kanë për të votuar në zgjedhjet evropiane. Dhe, pa asnjë dyshim, të votoni për Partinë Demokratike Italiane që është e vetmja forcë e madhe, e re, e këtij vendi që ka nevojë për energjinë dhe kurajën e Matteo Renzi-t”.

Kryeministri theksoi se Europa e bashkuar është një projekt i jashtëzakonshëm dhe i ftoi bashkëatdhetarët në Itali, që mund të marrin pjesë në proçesin e votimit për zgjedhjet europjane, të japin kontributin e tyre. 

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë dhe në rajonin e Mesdheut. Në të marrin pjesë mbi 1000 ekspozues, si edhe rreth mijëra gazetarë nga e gjithë bota, që ndjekin takimet e shumta që zhvillohen gjatë ditëve të panairit me autorët më të njohur italjanë dhe ndërkombëtarë. Panairi numëron gjithashtu çdo vit qindra mijëra vizitorë.  

Stenda shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Librit organizohet nga Qendra e Kulturës Shqiptarë, në bashkëpunim me institucionet diplomatike të Shqipërisë në vendin fqinj.

29 Komente

Qenka dhe Neritan Veshi aty me duket, ai sojlliu. smiley

 

Viva Italia smiley me pelqen toleranca italiane ndaj kultures tone. Eshte diçka per tu admiruar, gje qe neve ketu ne qender te Europes veriore, na mungon. 

Nuk eshte e vetvetishme Pjer, sidomos ketej nga veriu i Italise. Po fale integrimit te mire te pjeses me te madhe te bashkesise shqiptare, po fitojme dite pas dite terrenin e humbur ne drejtim te imazhit, si bashkesi dhe si shtet. 

Pjesemarrja ne panairin e Torinos, p.sh., eshte nisme e nje organizate te bashkesise shqiptare ne Itali (www.culturaalbanese.it) qe punon me sukses prej vitesh ne drejtim te promovimit te vlerave tona me te mira kulturore.

Vizita e KM, qe po shikoj se eshte komentuar goxha edhe ketu, ne na gezoi, sepse eshte nje sinjal mjaft elokuent i vemendjes dhe vleresimit ndaj punes qe bejme.

Sikur te eksportohej modeli jone i angazhimit ne dobi te imazhit te vendit kudo ku ka shqiptare te integruar do te krijohej nje rrjet nismash me te vertete i fuqishem, plotesues i veprimtarise institucionale ne kete drejtim. 

torinezo, ju kam zili. Ketu ne Belgjike, ekzistojne disa shoqata kosovare, ndoshta nja 4-5, ndersa nga shqiptaret e Shqiperise, s'kam pare akoma. 

Rama hajde! smiley

....dhe mos e bo rrugen bosh smiley

Gje e mire kurdohere lajmi qe ka lidhje me librin. Megjithate druaj se ky postim si shume te tjere ka lidhje me pranine kryeministrore, ç'do atribut ne kete vend patjeter do lidhet me politiken, dikur ishin motrat mbreterore, pastaj biroja me partine e punes e me radhe tradita vazhdon. 

 

Jo vallaj dhe prova eshte postimi identik i ketij lajmi Majin e vitit te shkuar, kur morem pjese per here te pare ne Panair...

Oferta te leverdisshme nga Shqiperia: Bli nje liber, perfito nje kupon per 15% ulje te transportit te droges me Mushkonja Airlines.

Nderkohe, Mimi Kodheli kishte vajtur per nje vizite ne Afganistan, ishte takuar me ushtaret tane atje dhe duke u kthyer, i ishte prishur avioni mbi nje parcele droge. 

Spartak Braho tha se dro ngreje nje komision per te hetuar se kush e ka pare Rilindjen me sy te keq keto dite.

Tani, lajmi tek ky postim eshte se, paralelisht me grupimet kriminale, veprimtarine e zeze te te cilave e njohim prej kohesh, ka edhe grupime te tjera, qe perpiqen te shkembejne art dhe kulture mes Shqiperise dhe Italise...

Deri ke "..nje pune e perbashket e nje shqiptari dhe nje italjani" e lexova me nji frym, po aty mori rrjedhe tjeter

Po na thoni mer ndonje fjale te mire per punen, se na behet qejfi! smiley

 

O torinez, meqe u merrke me libra duhet te jesh edhe i ditur.

Na trego si eshte kjo puna qe u bene tre qeveri njera pas tjetres, hiq e ve, e nuk po marrim vesh kush i zgjedh, e si qysh e tek me vota te lira demokratike, nderkohe qe nuk kemi votuar fare. Te pakten ne kohe te Enverit e futnim voten ne nje brime, tani na ka ngel vota ne dore e nuk dime ne çfar brime ta fusim. Apo ne vrime te Konçites?

 

Tani ti do me na nxjerr ke Grilo, e mora vesh une... smiley

Po ne ket teme do kisha qejf mos merreshim me politiken italiane, por me letersine, artin dhe maksimumi me rolin potencial te diaspores ne promovimin e vlerave tona kulturore...

Mire e ke ti kshu ne pergjithsi, por shife i çike me konkretisht se ne shkrim sikur flitet per te votuar per Rrensin Toskaninin dhe EuroVizionin.

 

KM u beri thirrje gjithe bashkatdhetareve qe kane mundesi te marrin pjese ne zgjedhje te votojne per forcat pro-europeiste. Natyrisht, si kreu i PS-se dhe njeheresh nen-kryetar i Internacionales Socialiste, i takon te shprehet ne favor te pales se tij. Zgjedhjet jane per Parlamentin Europjan, ndaj edhe beteja eshte mbareuropjane, jo thjesht kombetare. 

Une personalisht e gjej koment shume me vend dhe ne kohen e duhur. 

Po te kishte qene Berisha do te kishte bere propagande per Berluskonin dhe nuk besoj se do kishte cuditur njeri!

 

A ecin librat e sh.Enver ne Torino?

smiley

Ta kisha llafne meqe ti e qujte panairin e librit si apolitik, pranej. Po ja qe nuk eshte, ka pas te drejte shoku Enver qe ka thene : "politika ne plan te pare".

Persa i perket proEuropes majtas, ka edhe nje proEurope djathtas, siç ka nje antiEurope majtas dhe nje antiEurope djathtas. Cicat e lopes jane majtas dhe djathtas, varet si i thith.

Mos i beni komplet budallej njerzit, me teper seç jane. Mbajeni veten si burrat.

 

Interesant...

 

a nuk eshte lajm i pare , gropat te shtepia e adm. ??

Po shyqyr ere qe na vijne dhe kesi lajmesh, se na merzitet me kronike te zeze!!!

Ka nje Shqiperi tjeter,me e madhe,me e zhvilluar e me nje fuqi e potencial te jashtezakonshem sidomos politik e qe mund te jete faktori kryesor ne zhvillimin e shtetit e kombit shqiptar,ashtu si ne te kaluaren zhillimi i metejshem mund te vij nga diaspora,aty ku akoma ka mbetur ende pak atdhedashuri..keto nisma jane te pakta,dhe shume te veshtira per tu organizuara,shpresoj te mbeshteten realisht e jo vetem me llafe te bukura nga ata qe jane ne pushtet,nese vertet jane te interesuar per te ardhmen, para se edhe kjo atdhedashuri e paket te humbas.

Diaspora ka me te vertete nje potencial te madh...

Kjo eshte sipermarrje e mire qe ja vlen te kthehet ne tradite.

Mesa kam lexuar ketu ne Peshk, me duket se keta eshte viti i dyte qe e perserisin kete pune...

me ne fund ja nje rast i mir per poeteshen-multiskill te peshkut smiley

Nisma me vlere dhe serioze, qe meritojne pergezime. 

Pergezime meriton gjithashtu edhe KM, sepse me pranine e vet valorizon punen e ketij grupit te diaspores.

Ky eshte nje rast i mire, per kontrast, per ti shkulur i cik veshin (meqe jemi ne teme) perfaqesive diplomatike ketu ne Itali, sidomos kendej nga veriu. Pavaresisht nderrimit te qeverive dhe te nje pjese te stafeve, sipas bisedave me bashkeatdhetaret, po vijojne avazin e vjeter te "diplomacise noterike" me duart zhytur deri ne berryla neper xhepat e emigranteve hallexhinj qe ju perplasen zyrave... .    

nga fotot stenda duket bukur, goxha pune e pjesemarrje. bravo ju andej.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).