Java që kaloi u mbyll me një sulm të opozitës berishiste mbi ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Shkaku duket se është zemërimi i Berishës (muzë këndo zemërimin e Sali Pelidit!) për një deklaratë të Arvizut lidhur me akuzat për përfshirjen e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në një trafik droge me avionë. Ambasadori kish thënë, në këtë rast, diçka me të cilën nuk mund të mos dakordësohet çdo mendje e shëndoshë. Në thelb, Arvizu tha se akuzat e pabazuara dhe për përfitime politike, veçanërisht kur luhet edhe me prestigjin e një institucioni si ushtria, është një gjë e ulët. Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur kundërgoditja. Një deputet i PD-së, Gent Strazimiri, i është vërvitur Arvizut në Facebook me një mllef ku përzihen cinizmi me komizmin.

***

Ana cinike e reagimit ka të bëjë me faktin që deklarata i “uron” Arvizut daljen në pension. “T’ma gëzosh pensionin shoku Kolë! – shkruan, ndër të tjera, Strazimiri. Kuptimi: Ike edhe ti si jo pak të tjerë para teje! Një cinizëm që i ka rrënjët në një krenari të hershme të Berishës për sa u përket marrëdhënieve me ambasadorët e Perëndimit në Tiranë. Edhe vetë Berisha ka pohuar publikisht kur qe Kryeministër, se në rast se nuk merrej vesh me ndonjë ambasador, ai ja relatonte çështjen, superiorëve të ambasadorit në shtetin nga ai vinte. Jo pak ambasadorë në Tiranë u squllën nga ky shantazh dhe për vite me radhë, për të mirën e karrierës së tyre, por për të keqen e Shqipërisë, i kanë thënë “derrit”- “dajë”. Sepse nuk ishin vetëm kërcënime ato të Berishës. Ai të hapte telashe vërtet. Ndër shembujt e hidhur ishte edhe ai i ambasadorit amerikan, Uidhers që, pas marrëdhënieve shumë të acaruara me Kryeministrin Berisha në fund të mandatit të tij, përfundoi në pension. Shumë shqiptarë që kanë kuptuar rrezikun që përfaqëson kulti 24-vjeçar, autokratizmi dhe korrupsioni i Berishës, i janë mirënjohës Xhon Uidhersit që guxoi të thotë, qoftë edhe me kosto në karrierën personale, të vërteta shpëtimtare për shqiptarët. Por kjo nuk e pengon aspak klanin e Berishës t’i hakërrehet pasardhësit të Uidhers: Edhe ti tek Uidhersi do përfundosh! Nuk e kuptojnë këta hakmarrës të gënjeshtrës, se është nder të përfundosh si Uidhers, si mbrojtës i së vërtetës.

 

***

Ndërkaq, rrafshi komik i reagimit qëndron në faktin se Arvizu kritikohet edhe për një prononcim lidhur me komisionin hetimor parlamentar që Berisha e ngriti për të hetuar dhe provuar “puçin” e opozitës në 21 janar. Kuptohet se komisioni nuk mund të zbulonte dot gjë, për faktin e thjeshtë, se “puçi” kishte ndodhur vetëm në kokën Berishës. Arvizu kish nënkuptuar pikërisht këtë të vërtetë të faktuar nga fakti që komisioni nuk nxori dot asnjë fakt për puçin pra, nuk kishte zbuluar asnjë nga ata që kishin pasur një axhendë të ndryshme nga protesta. Por kjo e vërtetë e hidhur, e ka zemëruar Berishën aq shumë sa të akuzojnë Arvizun se refuzon të shohë atë që e panë të gjithë në 21 janar. Ka një nonsens logjik në këtë akuzë. Sepse nëse e paskan parë “puçin” të gjithë, përse do të lindte nevoja për një komision hetimor? Veç ana komike nuk mbaron këtu. Ajo zgjerohet në faktin se Berisha akuzon ambasadorin Arvizu për 21 janarin, pikërisht atë diplomat që e mbrojti si askush tjetër Berishën, në momentet kritike pasi garda kishte vrarë protestues të pafajshëm në një krim tipik diktatorial, m’u para zyrës së tij! Ndoshta do të vijë një ditë që ambasadori Arvizu t’ju shpjegojë shqiptarëve shkaqet e atij pozicionimi për një krim qeveritar që, vetëm ca pak javë më vonë, vetë Sarkozi, Presidenti i Francës, do ta kualifikonte si të patolerueshëm në një demokraci. Por tani për tani, një gjë është shumë e qartë për sa i takon Berishës: Ky njeri nuk di të jetë as mirënjohës.

***

Kujtojmë se pas masakrës së 21 janarit, edhe mbi ambasadorin Arvizu ranë kritika të forta (por jo sharje dhe etiketime) në media? Gazetari Ilir Yzeiri, në një artikull në gazetën “Shekulli” e kritikoi Arvizun për një pohim, të bërë atyre ditëve, se edhe në SHBA kish pasur raste që ishin vrarë protestues. Një pohim që sikur tentonte ta paraqiste vrasjen e protestuesve me plumba luftarakë si një krim jo atipik për demokracinë. Në një mbireagim të panevojshëm madje arrogant, që u justifikua me gjoja konotacionin racist që artikulli nuk e kishte, Ambasada deklaroi se ndërpriste marrëdhëniet me gazetën “Shekulli”, një rast krejtësisht pa precedent në marrëdhëniet e Ambasadës së SHBA me mediat e Tiranës.

***

Edhe autori i këtyre radhëve, e kritikoi ambasadorin ato ditë, pasi Arvizu e komplimentoi Berishën “burrë shteti” vetëm sepse pati “meritën” që të mos organizonte një antiprotestë me të cilën shantazhoi, sipas stilit të Bashar Al Asad, organizimin nga opozita të protestave si reagim për vrasjet e 21 janarit. Nuk do shumë mend që shtypi dhe media e Berishës nxituan t’i shpallnin “antiamerikanë” disa gazetarë, vetëm sepse kishim guxuar të kritikonim hapur një ambasador amerikan. Me një gur do vriteshin dy zogj: edhe i bëheshin “furçe” ambasadorit, por edhe luftoheshin si “antiamerikanë” gazetarë dhe zëra mjaft kritikë ndaj autokratit Berisha që sapo kishte vrarë.

***

Por e vërteta vonon, por nuk harron. Dhe vjen momenti kur edhe ambasadori Arvizu ka rast të shohë dhe kuptojë, më në fund, se cila është fytyra e vërtetë e atij që, menjëherë pas vrasjes së protestuesve, e komplimetoi “burrë shteti”. Dhe ndoshta t’u kërkojë edhe falje shqiptarëve se përse nuk pati mundësi t’ua thotë të vërtetën për të. Jo me fjalë. Por duke bashkuar zërin, nëse del vërtet në pension sikundër lusin berishianët, me ambasadorin Uidhers. Për të denoncuar bashkë me të, në një luftë për të vërtetën, fytyrën e së keqes që ka kapur për fyti Shqipërinë. Një fytyrë që nuk e ka asnjë kamp, asnjë parti, asnjë lider tjetër në Shqipërinë e këtyre 24 viteve. Ka pasur jo pak raste kur opozita e djeshme ka qenë jo në dakordësi me Arvizun apo me të tjerë ambasadorë. Por nuk kemi parë a dëgjuar për reagime a deklarata komiko-sadiste deri edhe fyese. Prandaj themi se fytyra e “burrit të shtetit” është mjaft specifike. Është fytyrë e atij që, me anë të zërave të rinj të klanit të tij politik dhe jo politik, arrin të akuzojë sot deri edhe vetë ambasadorin amerikan për antiamerikanizëm. Është fytyra e atij që kërkon që jo vetëm shqiptarët, por dhe amerikanët, t’i bëjë vegla të verbra të skenarëve që kriminalizojnë kundërshtarin politik. Është fytyra e autokratit që darovit gënjeshtrën dhe hakmerret gjithë mllef ndaj të vërtetës. Është fytyra e “burrit të shtetit” që ka 24 vjet që gërmon pa u lodhur vetëm për të shkatërruar shtetin.

 

23 Komente

I njoh dhe kam lexuar pothuaj te gjithe shkruesit kryesor ne shtypin e tiranes, por ku Stefani eshte vertet i pandreqshem smiley. si nuk harroi qofte nje here te vetme qe te mos sulmoj Sali Berishen ky njeri?!

Me duket se ky rron vetem per kete arsye, te shkruaj kunder Berishes! 

Po tashti me ndejt shtrember dhe me fol drejt, nuk eshte se Berisha psh nuk te jep ndonje siperfaqe te lire per ta sulmuar.

Berisha eshte bere si i ndjeri Shabon Qosja njiher e nji kohe, kur edhe nuk e kishe ndermend me i fol fare, prape te thoshte: " Ho mre, m´thuj hundderr po ta majti!"

Edhe vetë Berisha ka pohuar publikisht kur qe Kryeministër, se në rast se nuk merrej vesh me ndonjë ambasador, ai ja relatonte çështjen, superiorëve të ambasadorit në shtetin nga ai vinte. Jo pak ambasadorë në Tiranë u squllën nga ky shantazh dhe për vite me radhë, për të mirën e karrierës së tyre, por për të keqen e Shqipërisë, i kanë thënë “derrit”- “dajë”. Sepse nuk ishin vetëm kërcënime ato të Berishës. Ai të hapte telashe vërtet. Ndër shembujt e hidhur ishte edhe ai i ambasadorit amerikan, Uidhers që, pas marrëdhënieve shumë të acaruara me Kryeministrin Berisha në fund të mandatit të tij, përfundoi në pension.

 

ça po thote ky, qe Berisha  ka guxuar tu bej shantazh ambasadoreve te ndryshem, e sidomos atij amerikan..?!   dhe jo vetem kaq, por Saliu na paska influence te  Departamenti i Shtetit  prandaj   dhe  e nxorren ambasadorin Withers ne pension..??smiley    hajde trap  qe qenka ky Andrea ,hajde!

per tjeter pune e nxoren Withers ne pension, o koqeee....   sa per Berishen,  kushedi nga do e  fluturonin si lecke  nese do te guxonte  ti bente shantazh ambasadorit te tyre..

Ndoshta interpretimi i gazetarit Belulo, eshte ajo qe te ve ty ne dyshim, se mundet qe Buall Mavria te jete ankuar tek DASH, por Andrea e interpreton si shantazh smiley keshtu qe gazetari ka nje fare te drejte ketu. 

Dmth edhe ne Washington qenka bere popullore shprehja: Fajin e ka Saliu.smiley

Se si ka mbijetuar ai vend me nje qenie intrigante e kriminele si cuni Sheqeres, dje si president/kryeminister e sot si kryetar i opozites vec zoti atje e siper e shpjego. Si ka mundesi qe te kete mbijetuar deri sot ne politike ky Taliban????

Po gjibi cfare mendon valle?

Andrea, sa ha kot me keto gjera kaq te ditura dhe te sterperseritura, so beje mire qe te filloje te hulumtoje raste konkrete ku ky halabaku dhe te tjere halabake inkriminohen personalisht.

keshtu i ben nje sherbim te mire njerezimit. Se keto "o sali, sa i zi qe je" e kryen funksionin e vet. Saliu tani merret me facebook. C'kishte per te bere dem e beri. Aty kerko!

Artikulli do ishte mire ti çohej Arvziut ne anglisht, per ta lexuar smiley

Di njeri te me thote dicka me shume per kete besimin qe egzistoka ne Shqiperi qe ishte Saliu ai qe e nxorri ne pension ate Withers? 

Thank jue! smiley

Dmth ti mrroklle nuk besoke ne zot?!

Ja kalofshi sa me mire.

Besimi ne aftesite cudiberese te Prijesit eshte dicka qe haset shpesh ne histori. Prandaj dua te di dicka me shume.

Te mesoj me shume per popullin tim bestyt doja.

Doktori i zemres; qe ka shpetu kaq jete njerezish, me doren e vet qe nuk dridhej e mbyti kulshedren e kuqe... Tablo gati perfekte qe ky njeri te kete bere edhe mrekullira minore si nxjerrja nga binaret e karrieres se ambasadorit amerikan. 

Prandaj them. Te mesojme me shume mbi popullin tone. 

Nuk ka mo nevoj, mroklle, me e von n´dyshim fuqine mbitokesore t´Berishs. Se si ka thon poplli "ai qi ban nji tunel kaj vjen e nji tunel kaj shkojke, ai i ban t´gjitha"

Ky postulat ka qen deri para pak vitesh, dmth para epokes tunelberese, i rezervuar vetem per shkodrant.
 

Artikull " thesi miell" dhe nje shkop thane ....per ta goditur !

E kam ditur se A. Stefani nuk figuron me ne shtypin e perditshem, se realisht kete nuk e lexon kush, po me habit qe paska dale ketu krejt papritur per te share qeverine, jo, prit, opoziten.

Traktet e tij prej marksisti-leninisti bien ndesh edhe me fakte publike qe i dine te gjithe. Nuk ishte media e PD qe foli athere per gazetare anti-amerikane, por ishte dora vete Arvizu qe foli bile per celule anti-amerikane ne Tirane, kur u sulmua racialisht ne fletushken e kokedhimes dhe ku u ringjall propaganda enveriste dhe marksiste ne kete gazete dhe te tjera.

Duhet thene qe sulmi i perqendrur i celules anti-amerikane e dha efektin e vet, Arvizu, nga nje ambasador model, qe foli qarte per 21 janarin dhe ceshtje te tjera, filloi te tulatet dhe hordhite e majta e kooptuan edhe kete.

Tani ky eshte nje pensionist qe mund ta kendoje kengen e fundit si miliant i PS, por fjala e tij nuk ka peshe.

Po te fliste nje ambasador tjeter sikurse foli Arvizu per akuzat per trafik droge, ku na dolli edhe si sondues i opinionit publik (sondazhi online i balkan web tregon qarte se shumica e njerezve pas fakteve te dala ishin te bindur qe kishte trafik droge me avione) me siguri qe do te kishim kerkuar shpalljen e tij non grata, por perderisa ende ka spaletat e Amerikes, ja kalojme lehte keto lajthitje.

Tek e fundit ky ka mbetur ketu se ka bllokuar kongresi kandidaturat e reja per ambasador dhe megjithse duhet te ikte dhe ambasaden deri sa te vije i riu e drejton nje titullar tjeter, ky rri ketu se ka ca pune, ca inate per te nxjerre.

Ma gezofsh pensionin Kole!

Po rri ore se nuk na e kane fajin te huajt.Ben dhe ti si debili strazo ! I huaji eshte.... i huaj ! Dil ore ne individualitet per nje pastrim te kalbesires politike se na kane mposhtur kusaret e debilet! Amin o hoxhe se tha strazimiri! Arvizu na e a fajin..!

ca ka thene ky stratozja taman ne FB? se nga kaq sa thote andrea, mund te jete ndonje kole, i njohuri i vet...

Arviziu eshte thjesht vegel e qeverise se vet. Deri me tani nuk ka patur kurajon te tregoje qofte edhe nje grime te karakterit te tij; gje qe Withers e beri biles edhe me kenaqesi.Ti thuash nje ndyresire si berisha "burre shteti" vetem nje zyrtar vocrak mund ta beje. Dhe i tille mbeti Arviziu.

" Ma gezofsh pensionin Kole "
smileysmiley

Vallai kot kthehen keto ambasadoret. Me mire se ne Albanie s'kane per te gjet. 

ueee cer lajmi, andrea stefani qenka gjalle smiley

Une gjithsesi dicka e futa n'xhep nga kjo: mesova qe Kola qenka shkurt per Aleksander. smiley

Llesh e dija, Leka, Aleko, Leksi, etj. Por Kole jo! Tani po! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).