Mbi gjysmëmilion eurot e ekzekutivit të Tiranës për të promovuar përmes një platforme multimediale Shqipërinë si vend potencial për zhvillim, dhe mbi të gjitha për turizëm, rrezikon të kthehet në një bumerang.

Nuk e vë në dyshim qëllimin e mirë dhe dëshirën shpesh naive, për të promovuar vendin nëpër botë, e për ta vendosur Shqipërinë në hartën vizive të botës, që shpesh nuk e di as se ku bie gjeografikisht atdheu ynë, sa për faj të injorancës së tyre gjeografike, aq edhe për shkak të izolimit tonë gjysmëshekullor, por edhe përpjekjeve inadekuate dhe diletante të shtetit, për të promovuar më shumë, jo si duhet dhe në formën e përshtatshme, ato që na definojnë si komb dhe si vend potencial në botën e sotme të vrullshme të marketingut agresiv.

Dëshira është tjetër gjë, dhe mënyra, dhe akoma më e rëndësishme, koha kur e bën një reklamë të tillë, është absolutisht një konsideratë tjetër.

Ka pasur edhe në të shkruarën reklama dhe para të hedhura për një reklamë për turizëm për Shqipërinë, ku spote gjysmëminutëshe apo pak më shumë, nëpër stacione apo platforma të rëndësishme televizive botërore, kanë kaluar si meteor përpara syve të audiencës botërore.

Qeveria e sotme shqiptare, edhe për shkak të sqimës së saj të veçantë artistike, padyshim kërkon që përmes kësaj reklame apo stamposje të emrit të Shqipërisë në memorien botërore, synon të nxisë turizmin dhe të promovojë vendin.

Pyetja që më shqetëson mua është: A ia vlen të bëhet sot reklamë për Shqipërinë, ose thënë ndryshe, a ia vlen që t’u thuash të huajve të vijnë në Shqipëri masivisht, kur vendi nuk është i përgatitur seriozisht për këtë “dyndje” qoftë edhe turistike, e kur Shqipëria shumë mirë mund të zhgënjejë edhe ata të huaj që duan të eksplorojnë diçka ndryshe nga ato destinacione turistike tashmë të njohura?!

Personalisht kam frikë se Shqipëria me gjithë dëshirën time që t’i përmendet pjesës tjetër të botës se edhe ne ekzistojmë, se edhe ne kemi vlera dhe potenciale, nuk është e përgatitur ende për një reklamë apo branding, siç përdoret termi në anglisht dhe nga qeveria.

Këto ditë isha në Tiranë, dhe qoftë një episod i vetëm, ku në Aeroportin e Rinasit, të duhet të presësh për kontrollin e pasaportave, më shumë si kohë sesa vetë koha e udhëtimit nga Roma apo Vjena në Tiranë, i deguston të huajt.

Është absurde që sportelet e kontrollit të pasaportave të të huajve, kanë nga një ose dy punonjës policie që kontrollojnë pasaportat, kur për shtetasit shqiptar janë tre a katër, edhe pse numri i atyre të huajve apo shqiptarëve me pasaportë të huaj, ishin thuajse të barabartë ose më të shumtë në radhë.

E kur e krahason me kontrolle pasaportash, qoftë edhe transit, e ku duhet të kalosh nëpër skanerë sigurie, në vende të tjera, ne edhe këtu jemi të habitshëm e groteskë deri në dhembje. A thua se avionët në Rinas ngrihen e ulen në çdo një minutë si në Aeroportin e Heathrow-t.

Nuk po flas për atë që një i huaj nuk di ku të shkojë në Tiranë, pa le pastaj në Fushë-Krujë apo Tepelenë, për të marrë një informacion si i huaj se ku të shkojë dhe çfarë të vizitojë.

Fakti mbetet se nëse kërkohet që të huajt të vijnë në masë, ne nuk kemi infrastrukturën e turizmit as për atë masiv, as për atë që ndonjë delenxhi, me injorancën e vet, dikur ka guxuar të pretendojë për turizëm cilësor në Shqipëri!

Jemi shumë mbrapa fqinjëve, që bëjnë reklama të tilla. Jemi shumë mbrapa edhe Malit të Zi, që ka një infrastrukturë shumë më të sofistikuar dhe të ngritur turistike se ne në turizëm apo jemi shumë mbrapa edhe Maqedonisë, si mentalitet apo qasje, që bën reklamë nëpër CNN apo gjetkë për potencialet për bërje biznesi.

Nuk do të doja që një britanik apo francez, një kinez apo rus të vijë në Shqipëri për të mos ardhur më kurrë apo për t’u tallur me të vetët, kur të rikthehet e kur t’ju rrëfejë e shpjegojë çudirat shqiptare, edhe përkundër mahnitjes nga disa prej bukurive natyrore që ofron vendi ynë. Ne nuk kemi pse fshihemi pas gishtit, e të pretendojmë se jemi gati t’i themi botës të vijë masivisht apo edhe cilësisht të bëjë turizëm në Shqipëri, ende.

Jemi shumë larg, edhe përpos ndryshimeve të dekadave të fundit, për të qenë një vend afër normal, një destinacioni tipik turistik.

As sasitë dhe fondet monetare të dhëna nga qeveria nuk tregojnë seriozitet dhe besoj as forma e reklamës, nuk më duket personalisht adekuate. Një reklamë qoftë edhe njëminutëshe është shumë e pamjaftueshme në botën e sotme për të dhënë në mënyrë lakonike një impresion ndjellës për Shqipërinë.

Në botën e sotme mediatike dhe në ato stacione apo platforma televizive, ku synon të transmetosh reklamat, janë shumë të kushtueshme dhe fondet e alokuara nuk mjaftojnë për disa herë reklamë, por padyshim jo më shumë se gishtat e njërës dorë.

Ato nuk mjaftojnë edhe sikur Bruno Vespa e të tjerët personalitete europiane të PR-it, të mospaguhet për konsulencën për këtë reklamë multimediale.

Do të gjykoja se nisur nga praktika britanike e reklamimit që vë re, edhe për vende afër nesh gjeografikisht, por edhe nga stadi i zhvillimit, reklama përmes programeve të dedikuara televizive dhe nëpër mjetet apo nyjat e transportit publik, është shumë më efektive, sesa një spot gjysmëminutësh ose njëminutësh, sado i arrirë artistikisht që të jetë.

Me aq fonde më mirë do të gjykoja se do të ishte kontaktimi me programe të specializuara promovimi vendesh nëpër televizionet ose publike ose private apo gazetat falas nëpër metrotë e Londrës p.sh., për të sponsorizuar vizita të ekipeve të tyre televizive dhe realizuar emisione gjysmorëshe për Shqipërinë, siç bëri para pak kohësh Kroacia apo vizita gazetarësh për artikuj–reklamë gazetash, ku ke mundësira më të mëdha për të dhënë një panoramë më të plotë të vendit dhe potencialeve të tij, aq sa realisht janë.

Emisione të tilla vetëm në Britani ka në disa kanale televizive, si në BBC, SKY apo ITV e “Channel 4”. Siç jam i sigurt që ka edhe në shumë vende të tjera me një treg të madh turistik.

Shqipëria, në stadin aktual, ka më shumë nevojë të krijojë infrastrukturën dhe know-how-n, si parakusht për një vend potencial turistik përmes atij që quhet “turizëm patriotik”, të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit shtetëror dhe nëpër botë, që të investojnë përmes ardhjeve të tyre çdo vit dhe çdo verë në atdhe sesa të reklamohet për të huajt me atë që ofron Shqipëria sot.

Këta të huaj, ndryshe nga ne të shpërndarët nëpër botë, ka më shumë gjasa të vijnë një herë vetëm në Shqipëri dhe në shumicë të bëjnë më shumë antireklamë, kur të rikthehen nga kanë ardhur, e t’u tregojnë miqve dhe të afërmve të tyre stadin tonë paraindustrial të zhvillimit dhe paraturistik, për të cilin ata janë shumë më të stërvitur për ta pikasur, siç në realitet është, dhe më pak patriot se ne, për ta shitur ashtu në mënyrë naive, siç realisht nuk është.

Marrë nga http://www.24-ore.com/

23 Komente

po ec mer se paralel me kategorine e turisteve qe kerkojne hotele me 4 e 5 yje dhe salltanete te tjera, ka dhe prej atyre me t'guximshemve qe kane nji shpirt aventurier dhe nuk vijne per turizem elitar. Derisa te arrijme standartet per kategorine e pare, nuk ka pse mos te shfrytzohet maksimalisht potenciali. E kupton ky qe ka qindra e mbase mijera familje qe sigurojne te ardhura shtese ne muajt e veres fale turizmit?

Masanej ku i gjejne kto fjale si degustim mer amon? A thu se po provon nji shishe vere kallmeti!

Këto ditë isha në Tiranë, dhe qoftë një episod i vetëm, ku në Aeroportin e Rinasit, të duhet të presësh për kontrollin e pasaportave, më shumë si kohë sesa vetë koha e udhëtimit nga Roma apo Vjena në Tiranë, i deguston të huajt.

dobet trajtimi dhe ilustrimi me shembuj, per mendimin tim modest.

Pyetja që më shqetëson mua është: A ia vlen të bëhet sot reklamë për Shqipërinë, ose thënë ndryshe, a ia vlen që t’u thuash të huajve të vijnë në Shqipëri masivisht, kur vendi nuk është i përgatitur seriozisht për këtë “dyndje” qoftë edhe turistike, e kur Shqipëria shumë mirë mund të zhgënjejë edhe ata të huaj që duan të eksplorojnë diçka ndryshe nga ato destinacione turistike tashmë të njohura?!

Po, ja vlen. A-ja e kapitalizmit, shite mallin me shtrenjte sae cka vleren, reklamoje, reklamoje, reklamoje. Pastaj ai ta thote vete qe ne titull...go your own way, medemek 'ne qafe pac veten, provo dicka aventureske, behu dhe ti njehere burre etj etj.

Ketu ja ke fut kot plako promovimi eshte i domosdoshem puna eshte se si behet ai .. kjo po. Sa per jo veza po pula,  me  duket nuk je i informuar mbi tipologjine e turistit qe vizition Shqiperine. Kjo kategori nuk perfshin  ata qe duan infrastruktura resortesh. 

 

 

Po lejini mrekullite e tangerlliqet mre.

Thuji te hujit drejt e drejt, ec se bo sevap popull i varfen ne, boje per njerezillik.

Vizita juaj mban tre familje nga tonat per nji vit. Edhe nji here ju falenderojme.

Kshtu po.

 

Fiqo, po i huji mund te thote, mire mer mire per sataka po boj nei donejshen, po c'ne me lazem ene te shkulem me rryc e pyc. smiley

Po kshu te pakten pesqimijshen e fushates do e mbulojm mendoj smiley

po ne per barazim kena lujt gjithmone mer fiqo. 10 veta n'mbrojtje dhe 1 mesfushor me tipare sulmuse smiley

Nji qeveri qi do me promovu me verte turizmin nga zero, i pagun turistit fjetjen, çadren e plazhit dhe nji vakt ne dite per viziten e pare. Dhe i jep te gjithve nga nji dore. 

Se po qe per trekendsha te verdhe e byrek blu aha.

Munsisht ne Lazaratsmiley

Pa nje aeroport ne jug te vendit gjendja e turizmit ska per te ndryshuar..Te reklamojne sa te duan

+1

Ah mor Ben Manaj, po cfare i kujton te huajt ti syleshe qe te besojne cdo reklame dhe te vershojne ne Shqiperi?

Po ka 20 vjet qe flitet per Shqiperine per mire a per keq keshtu qe reklama e rradhes ndihmon qe Shqiperia te mos bjere ne harrese e per me teper nuk rrezikon te na mallkojne te huajt me vershimin e tyre te paparalajmeruar.  Trajtim i deshtuar e per me teper plagjature diskutimesh kafenesh.

Albania-if you can make it here you'll make it anywhere.

african adventure at your doorstepsmiley

Ato 500.000 eurot personazhet qe jane ne bordin e kesaj nisme do i shpenzojne per pare xhepi, si xhetona prezence ne bledhjet e ndryshme qe do bejne 2 here ne vit max'

Pra leket e mia dhe tuajat bashke qe paguani taksa ketu...Ediskobar Rama jep doreheqjen!!

Lefti qytetar !!!

per 500,000 evro u nezen kto?

boh...

Shqiperise nuk i duhet 're-branding' he per he. Ai buxhet per mua do ishte me mire ti shkonte nje firme avokatie ne Londer si 'retainer' me kusht qe ata te hidhnin ne gjyq per shpifje shtypin e gjithe anglo-sferes sa here qe nxihet emri i Shqiperise e Shqiptareve.

Nje buxhet i tille do duhej per shtypin Gjerman (ndoshta me pak ate Italian).

Ato para, sic e kam thon edhe para shum viteve, fare mire mund te perdoreshin duke ftuar nje ekip xhirimi nga nje vend perendimor, Gjermaniaq, Belgjika, Suedia, Danimarka psh, per nje jave, e te filmonin pjeset me te bukura te bregdetit e maleve. 

thone qe Mila Kunis eshte shume e shtrenjte.

Duhet aeroport internacjonal ne vlore ose sarande se sben.

Aeroporti eshte gati, me ter komoditetet, ne Kukes, por nuk lejohet te fluturoje njeri, se hapsira shqiptare eshte dhene se bashku me aeroportin Nene Tereza, me koncension per 20 vjet. 10-11 vjet kaluan, jane dhe nja 8-9 vjet, ne pronesi te firmes gjermano-amerikane.  

Hahahaha po po patjeter

Ça ka per te qesh ere klluf k...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).