Në një hartë të kompanisë ndërkombëtare “Navionics”, e cila prej 30 vitesh operon në publikimin e hartave të lundrimit për të gjithë vendet e botës, Gjiri i Vlorës konsiderohet si një zonë me rrezikshmëri të lartë lundrimi për shkak të zonave të minuara.

Hapësira detare prej grykëderdhjes së Vjosës deri në afërsi të Gjirit të Gramës në Karaburun vlerësohet si zonë e minuar. 

Në legjendën e hartës përshkruhet se e gjithë kjo sipërfaqe paraqet rrezikshmëri për shkak të minave apo municioneve luftarake që ndodhen aty. 

Sipas “Navionics” të gjitha mjetet lundruese që patrullojnë në këtë zonë duhet të tregohen të kujdesshme dhe të kenë kontakte të vazhdueshme me kapitanerinë e portit.  

Ndërkaq, e kontaktuar nga Top Channel zyra e “Navionics” në Britani deklaron se hartat e tyre rifreskohen çdo ditë dhe se janë të sakta. 

“Të dhënat tona rifreskohen çdo ditë, por varet se cilat të dhëna ne përdorim për bregdetin shqiptar dhe sa shpesh ato rifreskohen. Ne grumbullojmë të dhënat që vijnë nga burimet, pasi është e pamundur që ne t’i kryejmë vet këto verifikime”, tha Lance Godefroy, nga zyra e shtypit e “Navionics”.

Shefi i Shtabit të Forcave Detare, kapiteni i rangut të dytë, Adnand Agastra në një intervistë telefonike për Top Channel tregon se bregdeti i Vlorës është i pastër, por nuk mohon që në Gjirin e Vlorës dhe në zonën e Sazanit ka mbetje municionesh, por sipas tij nuk sjellin rrezik për lundrimin. 

“Në bregdetin shqiptar janë identifikuar rajone me mbetje municionesh, jo zona të minuara. Në konceptin tonë këto janë mbetje të municioneve, predha dhe jo mina luftarake apo silura të cilat janë armatime nënujore. Këto zona janë të piketuara në mënyrë të saktë, si në Gjirin e Vlorës dhe te zona e Kalasë. Kemi organizuar disa operacione për demilitarizimin e këtyre zonave, por aty ka ende mbetje dhe në afërsi të ishullit të Sazanit. Them me bindje se hapësira detare shqiptare nuk ka asnjë rajon, e cila mund të bëhet pengesë për lundrimin paqësor të mjeteve civile apo ushtarake të lundrimit”, tha Shefi i Shtabit të Forcave Detare, Adnand Agastra. 

Sipas Navionics këto harta sigurohen nga burime të ndryshme nga ku duhet të gjendet edhe gabimi. 

“Ajo që Navionics përpiqet të bëjë është që të gjejë burime të besueshme, por nëse ka ndryshime lidhur me këto zona, ne fillimisht duhet të identifikojmë zonën ekzakte dhe cili është problemi me të, më pas të dhënat përpunohen nëse verifikohet nëse ka probleme dhe ai korigjohet”, deklaroi Lance Godefroy. 

Por sipas kryekapitenit të Portit të Vlorës, Anastas Goga Gjiri i Vlorës është i pastër nga minat dhe lehtësisht i lundrueshëm. 

Harta në fjalë i referohet Luftës së Dytë Botërore, kur kjo zona ka qenë e minuar. Harta e fundit që kemi ne për Gjirin e Vlorës është e vitit 2002. Unë ju garantojë që Gjiri i Vlorës është i pastër nga të gjitha rreziqet, por edhe zona të cilat i referohen disa harta, cilësohen si ish-zona të minuara”, Anastas Goga. 

Pavarësisht  garancive që japin drejtues të lartë shqiptarë sërish problemi mbetet. Turistë të huaj që vijnë në Shqipëri apo pritet të vijnë i referohen këtyre hartave, si kjo e botuar nga kompania Navionics dhe që krijojnë një perceptim të gabuar për sigurinë e ujërave shqiptare, ca më keq kur institucionet shqiptare shpesh herë kanë dëshmuar mungesë të lart besimi te publiku. 

27 Komente

ore, qe deri para ca muajsh valonte tritolismiley ne bregdetin e Vlores e dinim,  po keto minat nga na i nxorre  tashi prag sezoni turistik, more top-chanali..?!

 

p.s  akoma ai Muhamet Veliu ua dergon lajmet nga Londra ketyre..?

Pjer, une e di qe ti je entuziast per cdo zhvillim qe i jep impuls ekonomise shqiptare, por ne kete rast, ku e heq vijen e mesme mes mbrojtjes se mjedisit dhe nxitjes me cdo kusht te investimeve? sepse njefare impakti ne turizem do e kete shpimi ne det per nafte apo jo? se raste ka plot, edhe ne Ameriken e eger

flm si gjithmone!

Mos harro edhe faktin qe djegja e naftes sjell dhe me shume CO2.

Prit se u kujtova! Prandaj eshte entuziast Pjeri per shpimet e naftes ngaqe ka investuar ne obligacionet e CO2 dhe sa me shume te rritet CO2 ne atmosfere, aq me shume fiton ai! Ah Pjer Pjer, shume dhelper paske qene!

Eshte e kunderta Gjembi smiley sa me shume te ulet CO2 ne atmosfere, aq me shume i rritet vlera obligacioneve te saja. 

Me fal Pjer, e paskam kuptuar gabim. Kujtova se ti kishe spekuluar. Se c'kam degjuar njerez qe flasin per nje metode spekulimi qe quhet "sell short."

Lajmi eshte i vertete e dergon Veliu nga Londra apo Konda nga Washingoni per fatin e keq. Per fat te mire shtypi nderkombetar qe meret me turizmin s'ka ngene e Vlores dhe Shqiperise sepse do ishte nje ogur i keq per sezonin turistik qe fillon pas nje jave. sa te meret vesh se s'ka mina ne Vlore me gushtin do ike dhe vapa..

Top Channel Ship Sokol Qorr Balla ..e terci e verci ....e terci e verci Tanjoshka !

Navionics-in une e kam te instalum ne telefon, dhe sipas Navionics edhe nga Kepi i Rodonit deri ne Spille eshte e minuar. Sidoqofte, pas asaj te lidhjes se fucive me bar dhe me pesha poshte trageteve, kjo eshte si pjate me fruta. Pritet dhe nje shkrim tjeter per trafikun e droges me hidroplan nga liqeni i farkes ne liqenet e lures per tu shperndare me tej ne puke dhe zonat perreth smiley

nuk ka mundesi!  si e transportojne hashashin ata pastaj..?!

po ate pyetje duhet ta bejme ne ty o derman

po  pra, nuk ka gje!  gjithe ai fluks skafesh gjate  gjithe bregdetit  ne vitet 90-te,  do kish  bere njeher bam  po te ishte i minuar....

vetem bova ka  atje..  prandaj ka lindur edhe shprehja e famshme: ''morri kum te bova''.

ashtu tha dhe inglizi po e hengri, Belul...
Jo, une ne fakt ta bera provokimin meqe ti ke thene se ke 2 skafe qe i punon

smiley

skafet i kam punuar gjithmone une se ai  memorandumi, ligji antiskafe,  ishte vetem per albanezet, jo per ne te huajt e Evropit..smiley  

ndersa lejimi  skafeve, perseri,  edhe  per shqiptaret  na prish cik pune me thene te drejten, se rrit  konkurencen.. nga ana tjeter,  kunkureca e forte sjell rritje  cilesore  te sherbimit dhe transportit.

Qellova njehere rastesisht me nje kapedan skafi. I qethim (dmth te berberi) perdite kinezet, tha. Po pse,  i thashe. Qe tua qerrojme cu ka mbetur xhepave. smiley

ishte nje periudhe qe nga kinezet dhe kurdet eshte fituar para e madhe!   po jo thjesht skafistat.. por  gjithe infrastruktura..smiley  dmth, shoferet e furgonave qe i transportonin.. apo familje  qe  jepnin dhoma per te fjetur.. hotel gjoja, po 10-15 veta ne nje dhome..smiley   se ndonjehere nisja  mundte zgjaste edhe 2 jave a me shume.., shkak deti i keq, etj. ndersa ata paguanin 10-20$  nata per te fjetur ne nje dhome, sic thashe, me 15 veta...

Mos harro shefat (dhe jo vetem) e policise (nga te dy anet e detit), se ata ishin shtylla e "infrastruktures."smiley

Psh nje tjeter qe s'donte te jepte pjesen, ia kapen skafin qe udhetimin e pare. Ah koke a koke, thoshte.smiley  

po mire,  keto  leket  per ''shefat''  ishin te perfshire ne cmimin e skafistit...  por te thashe  per pjesen tjeter, shofere furgonash, shoqeruesa, apo hotelxhinjte.. keto ishin ekstra dmth..smiley     1 rruge me skaf, mbante rreth 10 familje me buke ore..smiley

dhe te mendosh qe gjithe ky ingranazh zhvillimi u vu ne pune pa u lexu VQ-ja

ose i hypnin ne vlore dhe i zbrisnin ne shengjin dhe oburra, shpejt se arritet ne itali smiley
si ka qene ajo barcaleta, Belul? i doli peshkaqeni skafistit dhe i tha ne dialekt vlore:
- po ca ben o vella se na zuri barku vetem me kineze

Lere se kane bere dhe krime zagaret, duke hedhur rob ne det. smiley

ça ne Shengjin o vlla,  se na cove larg.. pas nja gjysem ore verdalle neper det,  ne Karaburun  i ka ne lene...

 

ne fakt ka pasur dhe te forta... me thote nje shoke njeher. sapo mbrritem ne Itali  te vendi i duhur u thame pasagjervesmiley  mbrritem  me ngadale hidhuni tani...  nje shkodran , tip i gjate, nja 35 vjec i pari ky, tha, pa degjuar instruksionet e metejshme, u hodh  direkt  me koke...   nderkoh ne ishim ne breg, thellesia ishte nja 30-50 cm..  desh  thyeu qafen..smiley

smiley

Det pa leje ?

Ku pyt sottomarina mor shok,

Tashi na doli dhe deti i minum, si betoni i gjadrit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).